EmailFacebookKontakt
Lajme

Speciale – E Enjtja e Madhe

21/04/2011
Speciale – E Enjtja e Madhe

Kisha Orthodhokse

Të Enjten e Madhe të Shenjtë Etërit e Hyjshëm që i urdhëruan të gjitha mirë, siç i morën prej Apostujve të hyjshëm dhe prej Ungjijve të Shenjtëruar na kanë dhënë të kremtojmë këto të katra:Lajtoren e shenjtëruar, Darkën mistike, Faljen e sipërnatyrshme dhe Tradhëtinë vetë. Duke u afruar të gjithë tek tryeza mistike me frikë, le të presim bukën me shpirt të paqshëm, duke mbetur më Zotin, që të shohim si u lan këmbët dishepujve dhe ua fshin me peshqirin, e le të bëjmë siç pamë, duke u përulur tek njëri-tjetri dhe duke larë këmbët e njëri-tjetrit; Krishti vetë i porositi kështu dishepujt e tij, siç tha më parë; po nuk e dëgjoi Juda robi dhe dinaku. Në Shërbesën e Mëngjesit dhe të Mbrëmësores himnet qëndrojnë mbi temat në një mënyrë shumë shprehëse. Darka e Fundit është përtëritja e Parajsës, e jetës në Mbretërinë e Perëndisë.

Speciale – E Enjtja e Madhe

Foto: Nathan Hoppe


Arkiv historik i faqes së vjetër. Burimi: OldWebpage/Shqip/Shtypi & Publikimet/Year2011/EnjtjaeMadhe.htm