EmailFacebookKontakt
Lajme

Kolendrat e para të studentëve në familjet e krishtera të Tiranës

24/12/2010
Kolendrat e para të studentëve

Kisha Orthodhokse

në familjet e krishtera të Tiranës

Kolendrat e para të studentëve

Për herë të parë studentët e Qendrës Studentore të Kishës sonë së bashku me Arkimadrit Asti Bakallbashin çuan lajmin e Lindjes së Jisuit në familjet e besimtarëve në Tiranë. Kolendrat, lajmërimi i Lindjes së Shpëtimtarit Jisu, është një traditë e vjetër kudo në Shqipëri. Sipas traditës, grupi i studentëve, duke kënduar këngët e Krishtlindjes vizituan familjet e besimtarëve në kryeqytet dhe përcollën këtë gëzim të madh tek ata. Gjithashtu, mikpritja dhe atmosfera e Krishtlindjes që gjetën në çdo familje transmetoi te studentët gëzim dhe përjetim të veçantë në këtë prag Krishtlindjesh.

Ana Baba

Kolendrat e para të studentëve

Arkiv historik i faqes së vjetër. Burimi: OldWebpage/Shqip/Shtypi & Publikimet/Year2010/kolendra.htm