EmailFacebookKontakt
Lajme

Gratë besimtare të Tiranës përjetojnë me entuziazëm veprimtaritë shpirtërore dhe sociale

31/10/2009
Gratë besimtare të Tiranës përjetojnë me entuziazëm veprimtaritë shpirtërore dhe sociale

Gratë aktiviste të Kishës së Tiranës kanë vazhduar me gjallëri dhe entuziazëm veprimtaritë e tyre shpirtërore dhe sociale përgjatë këtij sezoni të ri vjeshte. Ato mblidhen çdo javë në takimet e tyre tradicionale të mërkurën pasdite nën drejtimin e theologëve dhe etërve shpirtërorë, duke biseduar me ta në një cikël të gjerë rreth besimit.

Këtë periudhë janë zhvilluar tema interesante mbi përkushtimin që kishin të krishterët e parë dhe përpjekjen e tyre në falje e në lutje me frikë Perëndie.

Gratë besimtare të Tiranës përjetojnë me entuziazëm veprimtaritë shpirtërore dhe sociale

Ndërkohë, a ktivitete sociale janë organizuar ne disa drejtime të rëndësishme. Vlen të përmenden pritjet çdo javë që bëjnë punonjëset e zyrës me persona nevojtarë, të cilët vijnë nga familje shumë të varfra: jetimë, invalidë, të braktisur, persona depresivë, persona që lypin rrugëve etj. Çdo muaj, më shumë se 400 nevojtarë ndihmohen me ushqime, veshmbathje, ilaçe dhe mjete monetare.

Gjithashtu një rëndësi e veçantë i është kushtuar vizitave tek personat e sëmurë në shtëpi dhe tek nënat e m oshuara besimtare. Duke parë nga afër problemet e tyre është bërë e mundur të transmetohet ndihma e Kishës për zgjidhjen e vështirësive të tyre shpirtërore dhe ekonomike.

Një tjetër veprimtari janë vizitat në burg që kryhen prej 10 vjet rradhazi. Këto takime mbajnë vazhdimisht të gjallë frymën e vullnetarizmit. Në muajin tetor u realizua një takim me 30-35 gra të dënuara të burgut 325 të Tiranës dhe u zhvilluan biseda mbi paravolinë e Mbjellësit të farës në Ungjillin sipas Llukait.

Vizita kryhen edhe në dy strehat e të moshuarve (burra e gra) te motrat e Nënë Terezës ku janë shpërndarë fruta dhe ëmbëlsira për rreth 100 vetë.

Më e rëndësishme është dashuria dhe përkujdesja e sinqertë që ofrohet nga Kisha dhe aktivistët e saj.

Rajmonda Shqevi


Arkiv historik i faqes së vjetër. Burimi: OldWebpage/Shqip/Shtypi & Publikimet/Year09/ZyraGrave.htm