
si Kryepiskop i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Më 24 qershor Kisha jonë kremton zgjedhjen e Kryepiskopit Anastas në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nga Patriarkana Ekumenike në vitin 1992. Për të kujtuar këtë datë të shënuar, në Kishën “Ungjillëzimi i Perëndilindëses” në Tiranë u celebrua Liturgjia Hyjnore e drejtuar nga vetë Kryepiskopi dhe anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Kishës sonë, si dhe me pjesëmarrjen e shume besimtarëve, të ardhur nga disa qytete të vendit, të rinj nga kampet e Kishës etj. Fortlumturia e Tij foli për rolin e të gjithëve në vazhdimin e ecjes përpara të Kishës.
Dëgjoni në audio (mp3) (rreth historisë, vështirësive dhe punës gjatë këtyre viteve) fjalimet me rastin e këtij përvjetori: nga Kryepiskopi Anastas, Mitropoliti i Korçës Hirësi Joan Pelushi dhe Episkopi Krujës Hirësi Andon Merdani.
Më poshtë ju prezantojmë foto album me disa momente nga vepra e Kryepiskopit Anastas gjatë këtyre viteve në Shqipëri (1991-2008).
Ju lutemi prisni pak!
Arkiv historik i faqes së vjetër. Burimi: OldWebpage/Shqip/Shtypi & Publikimet/Year09/24Qershori.htm