"Jezu Krishti Shëron dhe Pajton"
– Nga data 25 qershor deri me datën 2 korrik 2003, në Trondhaim të Norvegjisë u zhvillua Ansambleja e 12-të e Konferencës Europiane të Kishave (CEC), në të cilën morën pjesë rreth 800 delegatë. Tema e Asamblesë ishte "Jisu Krishti Shëron dhe Pajton'. Kjo Ansamble u mbajt në një çast të veçantë për Europën kur shumë nga plagët e vjetra të saj janë shëruar dhe barrierat midis popujve dalëngadalë po zhduken. –
CEC (Konferenca Europiane e Kishave) është një organizatë e themeluar që në vitin 1959, në të cilën marrin pjesë 126 Kisha Orthodhokse, anglikane, Protestante etj… nga gjthe Europa, si dhe 43 organizata. Të krishterë nga komunitete të ndryshme janë angazhuar që të jetojnë dhe të dëshmojnë së bashku, në frymën e ekumenizmit, ndarjes së mendimeve, mirëkuptimit dhe respektit reciprok. Anëtare e saj është dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, e cila përfaqësohej nga Primari i saj Fortlumturia e Tij Kryepiskopi Anastas si dhe nga Z. Jorgo Papadhopulli dhe Znj. Nina Gramo. Gjatë takimit ra në sy kontributi i rëndësishëm i Kryepiskopit Anastas, përvoja, urtësia dhe vizioni i Tij në hartimin e strukturës, funksionimit dhe vizionit që duhet të ketë CEC-u si një organizatë e Kishave në Europe. Hapja e veprimtarisë u bë me 26 qershor, në Katedralen e Nidaros, me një lutje të kryer nga Patriku Ekumenik Vartholomeu I. Pastaj hapja u bë në praninë zyrtare të Mbretit të Norvegjisë Harald V, kryeministrit, lidërve të shumtë nga jeta politike-fetare, delegatëve të Ansamblese etj. Mirëseardhja u dha nga Kryeministri norvegjez Kjell Magne Bondevik dhe pastaj foli dr. Kenneth Kaunda ish – president i Zambias.
Disa nga temat e diskutuara në Ansamblenë e CEC ishin:
Migrimi në Europe – interesimi i kishave për të drejtat e emigrantëve, mbrojtjen e refugjatëve dhe luftën kundër racizmit.
Përballimi i sfidave të përbashkëta në Europën në ndryshim – një perspektivë e krishterë në rajonin e Balltikut dhe Barencit.
Një treg i ri europian i skllevërve? Trafikimi i grave në Europë -sfidë për Kishat.
Si po i përballojnë Kishat problemet e Bioetikës.
Kishat maxhoritare dhe minoritare në Europë – konfliktet dhe pajtimi.
"Cilësi jete për të gjithë" : Diakonia -duke u përpjekur për një Europë sociale.
Të thirrur për të komunikuar: Dëshmia e Kishave në shoqërinë e Informimit.
Roli i kishave në përpjekjet për paqe.
Zhvillimi i përballueshëm pas Johanesburgut -një sfidë për kishat.
Shërimi nga kujtimet -një detyrë në vazhdim – Roma dhe kishat Nordike.
Një proces Ekumenik për një ekonomi në shërbim të jetës.
Takimi midis të krishterëve dhe muslimanëve në një Europë pluraliste.
Europa Qëndrore e Lindore – Sfidat sociale, ekonomike e mjedisore. Detyra për të gjitha Kishat Europiane dhe shoqërinë Civile.
Në seancën plenare të Ansamblese të (CEC), në të cilën u fol për temën: "Europa dhe qëndrimi i kishave ndaj një Europe, e cila nga dita në ditë po bashkohet dhe më shumë'', folës kryesor ishte Kryepiskopi Anastas.
Në fjalën e Tij ai theksoi ndër të tjera se:
"Në ditët e sotme ne po jetojmë në mes një zhvillimi të mrekullueshëm, atë që për shumë gjenerata ishte një ëndërr e guximshme: Bashkimin e popujve të Europës me një vizion të ri të bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimi, mbi bazën e vlerave dhe principeve bashkërisht të pranuara. Por, që kjo ide e Europës të lulëzoje e të japë frute, duhet të kapercehen shumë paragjykime dhe psikoza. Faktorë që kontribuan në këtë proçes pajtimi ishin nisma e personaliteteve politike, që ishin frymëzuar nga besimi i krishterë, por edhe nga afrimi i drejtëpërdrejtë ose i tërthortë midis kishave pas Luftës së II Botërore, në kontekstin ekumenik.
Por, bashkë me euforinë për Europën e Bashkuar, ka lindur edhe shqetësimi, se për ku kontinenti ynë është drejtuar…Rrënjët e krishtera dhe vlerat shpirtërore në të cilat u mbështet Europa e Bashkuar, gjë e cila duhet të theksohet dhe në statutin e saj, duhet të ruhen dhe në të ardhmen, duke theksuar vlerat e dashurisë dhe të lirisë që sjell ai…
Roli që do të luajnë kishat lokale në këtë proçes mbetet gjithmonë esencial. Do të jetë e rrezikshme që në një momente të tillë, të Europës kur shumë forca janë duke mbështetur paqen stabilitetin dhe sigurinë në kontinent, komunitetet fetare të ngrenë barierra dhe të mbajnë veten larg njëri – tjetrit….
Parimet e Krishtera intelektuale dhe shpirtërore të Europës, duhet të përfshijnë gjithë qëniet njerëzore. Nuk është e drejt që Europa të mbyllet në vetvete dhe të veproje vetëm për interesat e saj. Ajo ka pasur dhe ka një përgjegjësi mbarëbotërore. Vizioni universal i saj, i cili përqafon çdo person dhe çdo popull lidhet me respektin e çdo qënieje njerëzore, pavarësisht nga origjina, raca, arsimimi dhe duhet të respektojë lirinë e tyre.
Në fund ai theksoi se të Krishterët janë në të njëjtë kohë dhe qytetarë të përgjegjshëm të Europës dhe duhet të kontribuojnë për transformimin e shoqërisë, duke theksuar vlerat e drejtësisë, barazisë, paqes, solidaritetit dhe dashurisë: Gjithsecili, në fillim në vendin e tij dhe pastaj duke u shtrirë më gjerë në gjithë vendet e Europës dhe pse jo, në të gjithë botën.
Arkiv historik i faqes së vjetër. Burimi: OldWebpage/Shqip/Shtypi & Publikimet/Tempulli/Tempcontents.htm