EmailFacebookKontakt
Lajme

Më pas, Kryepiskopi Anastas do të pritet nga Kryetari Parlamentit të Gjeorgjisë, z. David Bakradze.

11/10/2010
Më pas, Kryepiskopi Anastas do të pritet nga Kryetari Parlamentit të Gjeorgjisë, z. David Bakradze.

Kryepiskopi Anastas

nisi vizitën zyrtare në Kishën Orthodhokse të Gjeorgjisë

Më pas, Kryepiskopi Anastas do të pritet nga Kryetari Parlamentit të Gjeorgjisë, z. David Bakradze.

-Në këtë vizitë Fortlumturia e Tij do të nderohet me titullin “Doktor Nderi” nga Universiteti “Apostull Andrea i Parëthirruri” dhe do të jetë folës kryesor në 1000-vjetorin e katedrales historike të Svetitskhovelit, në Mskheta. Kryepiskopi Anastas do të pritet gjithashtu nga autoritetet më të larta shtetërore gjeorgjiane. –

Nga 11 -15 tetor, Fortlumturia e Tij Anastasi, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, do kryejë një vizitë zyrtare në Kishën Orthodhokse të Gjeorgjisë. Ai shoqërohet nga një delegacion i përbërë nga Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësia e Tij Dhimitri, Episkopi i Apollonisë, Hirësia e Tij Nikolla dhe Arkimandrit Asti.

Ditën e parë, 11 tetor, pas mirëseardhjes në aeroportin e Tbilisit, do zhvillohet dhe pritja në selinë e Patriarkanës Orthodhokse të Gjeorgjisë.

Ditën e dytë, 12 tetor, Kryepiskopi Anastas dhe hierarkët që e shoqërojnë do të marrin pjesë në një simpozium shkencor, në bibliotekën e Parlamentit të Gjeorgjisë, me rastin e 1000-vjetorit të ndërtimit të katedrales historike të Svetitskhovelit.

Pas kësaj veprimtarie, në Univesitetin “Apostull Andrea i Parëthirruri”, do të zhvillohet ceremonia e dorëzimit Kryepiskopit Anastas të titullit “Doktor Nderi”. Fortlumturia e Tij do të mbajë para trupit akademik dhe studentëve temën "Vlerat shpirtërore të Evropës dhe përgjegjësia e të Krishterëve."

Ditën e tretë, 13 tetor, do të ketë një vizitë në pjesën e thesareve të Muzeut të Arteve dhe në Qendrën Kombëtare të Dorëshkrimeve.

Më pas Kryepiskopi Anastas dhe delegacioni që e shoqëron do të priten nga Kryeministri i Gjeorgjisë, z. Nika Gilauri dhe nga Presidenti, z. Mikhail Saakashvili.

Dita e katërt të vizitës, 14 tetor, do të nisë me Liturgjinë Hyjnore në Kishën e vjetër katedrale të Svetitskhovelit, në Mskheta, e cila kremton 1000-vjetorin e ndërtimit, ku do të marrin pjesë edhe primatë e hierarkë të lartë nga të gjitha Kishat Orthodhokse. Në këtë ceremoni madhështore folësit e rastit do të jenë Patriarku i Gjeorgjisë Ilia dhe Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi.

Zyra e Shtypit

e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Tiranë, 11 tetor 2010

Shënim: Kisha Apostolike Orthodhokse e Gjeorgjisë sipas traditës është themeluar nga Apostull Andrea në shek. I. Ajo u bë kishë zyrtare e Gjeorgjisë që nga shek. IV. Në vitin 327, mbreti Mirian III e shpalli Krishterimin si fe zyrtare të mbretërisë. Kisha e Gjeorgjisë është autoqefale që nga viti 466 dhe rreth saj sot mblidhet më shumë se 80 për qind e popullsisë së vendit.

Mskheta, ku ngrihet katedralja e Svetitskhovelit, ishte kryeqyteti i mbretërisë së Gjeorgjisë midis shek. III-V. Aty ndodhi edhe kthimi i popullsisë në të krishterë. Në vendin ku në shek. XI u ngrit katedralja që feston 1000-vjetorin, në shek. V ishte ngritur një kishë në nder të Shen Ninës, mbetje të të cilës janë gjetur gjatë punimeve të restaurimit. Katedralja është shpallur nga UNESKO Pasuri e njerëzimit.


Arkiv historik i faqes së vjetër. Burimi: OldWebpage/Shqip/Shtypi & Publikimet/Year2010/georgia.htm