EmailFacebookKontakt
Lajme

Njoftim për shëndetin dhe veprimtarinë e Kryepiskopit Anastas

01/01/2005
(10) February 15, 1999

Njoftim Shtypi

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPERISE

ZYRA E SHTYPIT

Kryepiskopata e Hirshme

NJOFTIM

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi, në fillim të muajit dhjetor 2004 iu nënshtrua një operacioni në gjendrat tiroide, në spitalin "Evangjelizmos" të Athinës. Operacioni u krye me sukses të plotë.

Më 1 janar 2005, Kryepiskopi kreu Liturgjinë Hyjnore në kishën "Ungjillëzimi i Hyjlindëses", në Tiranë dhe më 3 janar kryesoi mbledhjen e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Duke ndjekur terapinë përkatëse, Kryepiskopi Anastas ka bashkërenduar të gjitha punët e Kishës dhe ato të veprimtarisë shkencore. Shëndeti i tij u rimëkëmb plotësisht dhe me fuqi të ripërtërira u kthye sot në Tiranë, për të vijuar punën e tij kishtare dhe shoqërore.

Tiranë, 18 shkurt 2005.


Arkiv historik i faqes së vjetër. Burimi: OldWebpage/Shqip/Shtypi & Publikimet/komshtypi.htm