EmailFacebookKontakt
Lajme

Mbyllet viti kushtuar 100-vjetorit të Kishës Shqiptare në SHBA

01/01/2008

Kremtim festiv me rastin e përvjetorit të Liturgjisë së parë Hyjnore në shqip

Mbyllet viti kushtuar 100-vjetorit të Kishës Shqiptare në SHBA

Mbyllet viti kushtuar 100-vjetorit të Kishës Shqiptare në SHBA

Mbyllet viti kushtuar 100-vjetorit të Kishës Shqiptare në SHBA

Mbyllet viti kushtuar 100-vjetorit të Kishës Shqiptare në SHBA

Mbyllet viti kushtuar 100-vjetorit të Kishës Shqiptare në SHBA

Mbyllet viti kushtuar 100-vjetorit të Kishës Shqiptare në SHBA

Viti Nolian, u mbyll këtë fundjavë, ku në Boston ishin mbledhur më shumë se një mijë pjesëmarrës.

Të shtunën më 27 dhe të dielën, më 28 shtator, në mbyllje të vitit kushtuar 100

Mbyllet viti kushtuar 100-vjetorit të Kishës Shqiptare në SHBA

vjetorit të Kishës dhe Meshës së parë në shqip në SHBA, shqiptarët e Bostonit përkujtuan Nolin me një festim madhështor. Kishte të ardhur për këtë rast nga shumë qytete. Baba Edmond Halili, zëvendësi i Kryegjyshit Botëror me qendër në Tiranë, përfaqësonte bektashinjtë shqiptarë, ndërsa besimtarët myslimanë përfaqësoheshin nga hoxha i xhamisë së Detroitit. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë përfaqësohej nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani dhe Hirësia e Tij Ilia, Drejtor i Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, Shën Vlash, Durrës.

Kremtimi nisi në Boston të shtunën, 27 shtator, në mbrëmje, në Qendrën e Tregtisë Botërore të qytetit, në prani edhe të Presidentit Bamir Topi. Fjalën e hapjes e mbajti Episkopi Nikon. Ndërsa Imzot Ilia Ketri, bekoi darkën. Për historinë e 100-vjetorit të

Mbyllet viti kushtuar 100-vjetorit të Kishës Shqiptare në SHBA

Kishës së Nolit, foli Michael Gregory. Grupi i valleve “Bashkimi” dhe koncerti i grupit “The Mathouse Ensemble” i dhanë kolorit të veçantë mbrëmjes. Me këtë rast, Presidenti Topi dekoroi Kishën e Shën Gjergjit me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”. Në vijim, Presidenti i Republikës vlerësoi gjithashtu edhe kontributin e pashembullt dhe të rëndësishëm të Imzot Theofan S. Nolit, duke e nderuar, pas vdekjes, me Urdhrin e lartë “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Urdhri i lartë iu dorëzua Atë Artur Liolinit, i cili, duke folur edhe në emër të bashkatdhetarëve të pranishëm në këtë ceremoni madhështore, e falënderoi nga zemra.

Edhe Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Fortlumturia e Tij Anastasi në mbylljen e festimeve të 100 vjetorit të krijimit të Kishës Shqiptare në Amerikë i dërgoi një letër Episkopit të Bostonit dhe New England Hirësisë së Tij Nikon Liolin, të Arqidioqezës Shqiptare në SHBA. (kliko)

Të nesërmen, 28 shtator, në Kishën Katedrale të Shën Gjergjit, në South Boston, u mbajt Liturgjia Hyjnore solemne. Ajo u krye në gjuhën shqipe dhe morën pjesë Hirësia e Tij Nikoni, Hirësia e Tij Joani, Hirësia e Tij Ilia, Atë Arturi dhe shumë klerikë të kishave shqiptare të Amerikës. Të pranishëm ishin përsëri shqiptarë me banim në qytete të ndryshme të SHBA e Kanadasë.

Për më tepër informacion dhe foto, klikoni këtu:

http://www.saintgeorgecathedral.com/anniversary.html

Së fundmi kujtojmë se në fillimet e festimeve për 100 vjetorin e Kishës Ortodokse Shqiptare në SHBA mori pjesë në Boston edhe Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Anastasi.

Burimi arkivor: OldWebpage/Shqip/Shtypi & Publikimet/year08/100VjetNoli.html

Arkiv historik i faqes së vjetër. Burimi: OldWebpage/Shqip/Shtypi & Publikimet/year08/100VjetNoli.html