EmailFacebookKontakt
Lajme

Kampi i dyte i vajzave

23/07/2008

Kampi i dytë i vajzave “Bariu i mirë” në Shën Joan Vladimir

“S’ka jetë më të bukur, se jeta me Zotin”

Kampi i dyte i vajzave

Kur gjendesh vetëm motra ime

Perëndisë drejtoji lutje dhe përgjërime

shumë shpejt do të kuptosh

se jeta jote nuk është bosh.

Vetëm Perëndia heq trishtimin

dhe realisht të rikthen gëzimin.

S’ka jetë më të bukur, se jeta me Zotin!

Vetëm kjo jetë është tani, përherë e përjetë

Amin!

“S’ka jetë më të bukur, se jeta me Zotin”. Kjo frazë kaq domethënëse ishte tema e kampit të vajzave “Bariu i Mirë” 2008, i zhvilluar në ambientet e Manastirit të Shën Joan Vladimirit, në Elbasan.

Kampi i dyte i vajzave
Kampi i dyte i vajzave

Në periudhën e dytë të këtij kampi, i cili u krye nga datat 14 korrik deri në 23 korrik 2008 morën pjesë vajza të moshës mbi 14 vjeçe. Vajzave iu afrua një mundësi e papërshkrueshme për të jetuar realisht me Zotin, Perëndinë tonë.

Programi i larmishëm i mbushur me aktivitete nga më të ndryshmet si: lutje të përbashkëta dhe personale, studime biblike, referate, mësime praktike të besimit orthodhoks dhe himneve, punëdore dhe lojëra të ndryshme bënë të mundur që vajzat të lidheshin më shumë më njëra-tjetrën dhe më kryesorja të krijonin një marrëdhënie më personale me Perëndinë.

Kampi i dyte i vajzave
Kampi i dyte i vajzave

Dita në kamp niste me tingujt e kambanës dhe cicërimat e zogjve, si ftesë për të gjitha vajzat për lutjen e mëngjesit, në kishë. Çdo ditë përfundonte me lutjen e mbrëmjes, në kishë, ku hëna dhe yjet na përshëndesnin, duke na lënë të kuptojmë se sa të mrekullueshme janë veprat e Zotit. Pjesë e këtij programi kaq të larmishëm ishte edhe vizita në Berat në datë 18 korrik dhe liturgjia në kishën e Shën Spiridhonit me rastin e 10-vjetorit të fronëzimit të Hirësi Ignatit.

Në numrin e madh të vajzave pjesëmarrëse në këtë kamp kishte edhe vajza të papagëzuara, 11 nga të cilat morën vendimin të pagëzoheshin në kamp dhe të bëheshin pjesëtare të Kishës së Krishtit, duke u veshur me Krishtin dhe duke u bërë pjesë e Trupit të Kishës. Për të gjithë kampin kjo ishte një ditë plot emocione.

Kampi i dyte i vajzave
Kampi i dyte i vajzave

Përveç misterit të Pagëzimit, gjatë periudhës 10 ditore të kampit u kryen edhe misteri i Pendim-Rrëfimit nga Atë Jani Trebicka si edhe Liturgjia Hyjnore nga prifti i kampit Atë Viktor Bërdufi. Të gjitha vajzat e pagëzuara dhe të përgatitura patën mundësinë të merrnin Trupin dhe Gjakun e Krishtit.

Papritur erdhi dhe dita e fundit e këtij rrugëtimi veror, shpirtëror dhe shumë argëtues. Mes gëzimit dhe lotëve, vajzat u ndanë nga rrethi shoqëror që krijuan gjatë qëndrimit së bashku.

Kampi i dyte i vajzave
Kampi i dyte i vajzave

Duke uruar, shpresuar dhe lutur që secila prej tyre të ketë kuptuar temën dhe qëllimin e këtij kampi, le të mos harrojmë që çdo ditë është dhuratë e Perëndisë për ne personalisht. Duhet të shfrytëzojmë çdo ditë që na jepet më gjallëri dhe përpjekje.

Ditët ikin dhe nuk kthehen dhe Perëndia na flet me shumë mënyra gjatë gjithë ditës. Le të lutemi vazhdimisht që të jemi gjithmonë gati të dëgjojmë zërin e Tij!

Kampi i dyte i vajzave
Kampi i dyte i vajzave
Kampi i dyte i vajzave

Dhjakonesha Theano Kostoli

Burimi arkivor: OldWebpage/Shqip/Shtypi & Publikimet/year08/kampivaj2.html


Arkiv historik i faqes së vjetër. Burimi: OldWebpage/Shqip/Shtypi & Publikimet/year08/kampivaj2.html