EmailFacebookKontakt
Lajme

Himni i plotë Akathist u përjetua me përulësi dhe shpresëtari. (Prill 2012)

21/03/2013
    Këtë të premte të pestë të Kreshmëve të mëdha, u krye shërbesa e Himnit të plotë Akathist. Dhjetëra besimtarë, bashkë me klerin dhe korin e muzikës bizantine, psalën së bashku këtë himn të bukur dhe kuptimplotë. Kryepiskopi Anastas theksoi domosdoshmërinë e çdo besimtari për të marrë shembull nga Hyjlindësja Mari, përulësinë dhe gadishmërinë e saj për t’iu përgjigjur vullnetit të Perëndisë.
Isidor Koti