EmailFacebookKontakt
Lajme

U kremtua panairi i Shën Kozmait të Kolkondasit

24/08/2020

U kremtua panairi i Shën Kozmait të Kolkondasit

Sot, 24 gusht 2020, Kisha jonë kremton kujtimin e Shën Kozmait të Kolkondasit. Me këtë rast, në Kolkondas, ku ndodhet manastiri që mban emrin e tij dhe varri i shenjtorit, u krye Liturgjia Hyjnore panegjirike nga Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësi Nikolla dhe Mitropoliti i Amantias, Hirësi Nathanaili. Bashkë me ta meshuan edhe shumë klerikë nga zona dhe nga mitropolitë e tjera. Me gjithë situatën e vështirë të krijuar nga pandemia, besimtarë të shumtë morën pjesë në kremtime, duke zbatuar rregullat mbrojtëse.

Në datë 23 gusht, Hirësi Nikolla kreu mbrëmësoren e shenjtorit në fshatin Mujalli, aty ku ai u martirizua, tek kryqi i ngritur në kujtim të Shën Kozmait.