Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Imzot Joan Pelushi, ka lindur në Tiranë në 01.01.1956. Qysh në rininë e tij të hershme, në kohën më të egër të persekutimit fetar, u pagëzua fshehurazi nga prifti hero, më vonë peshkopi i Apollonisë, z. Kozma Qirio, duke u bërë pjesë e një grupi të vogël të kishës së nëndheshme.
Në vitet 1979-1990 punoi në Spitalin Psikiatrik të Tiranës, në pavionin e reabilitimit nëpërmjet terapisë okupacionale. Në vitin 1990 u largua nga Shqipëria për në USA ku kreu studimet në teologji në Universitetin “Holy Cross Greek Orthodox School of Theology” në Boston, ku u diplomua me “High Distinction” në MTS (Master i Studimeve Teologjike) në vitin 1993.
Qysh në vitin 1992, i nxitur nga dëshira për të dhënë një kontribut në rindërtimin e Kishës, ai kontaktoi Kryepeshkopin Anastas dhe i parashtroi vendimin e tij për tu kthyer në Shqipëri. Në Shtator të atij viti u kthye në Shqipëri dhe filloi të punonte si pedagog në Akademinë Teologjike të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Në 27 Shkurt 1994 u dorëzua dhjakon dhe në 4 Dhjetor prift, duke vazhduar të jepte mësim në Akademinë Teologjike. Në 1995 shkon përsëri për të ndjekur studime të mëtejshme në Holy Cross. Për rezultate të larta në sezonin akademik 1995-1996 ishte në Listën Kombëtare të Dekanit (The National Dean’s List). Në vitin 1996 u ngrit në rangun e arkimandritit. Në vitin 1997 u diplomua përsëri me “High Distinction” në MT (Master i Teologjisë).
U kthye në Shqipëri ku u emërua dekan i Akademisë Teologjike të Kishës Ortodokse, detyrë në të cilën qëndroi nga viti 1996 deri në 1998. Në vitin 1998 u zgjodh dhe u dorëzua peshkop, si Mitropolit i Korçës, duke vazhduar të ishte përsëri pedagog në Akademinë Teologjike.
Ai ka përgatitur tekstet e Dogmatikës dhe ka përkthyer shumë libra, si edhe ka botuar shumë artikuj në gazeta, revista dhe periodikë studimorë. Përveç gjuhës së tij amtare shqipes, zotëron anglishten, frëngjishten, italishten, greqishten dhe ka njohuri në latinishten dhe hebraishten.
Ka përkthyer disa libra teologjikë në shqip, përfshirë “Mbi Shpirtin e Shenjtë” të Vasilit të Madh. Kontributi i Kryepiskopit Imzot Joan Pelushit në fushën e terminologjisë është vlerësuar nga studjues të vendit dhe të huaj. Ka shkruar tekstin e parë të Dogmatikës në shqip, tekst që përdoret si botimi zyrtar i Kishës Ortodokse në Shqipëri.
Në vitin 2000 ka themeluar dhe vazhdon të drejtojë Revistën periodike “Tempulli”, që është bërë tashmë një nga revistat më serioze në fushën studimore dhe kulturore.
Ka përfaqësuar Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në shumë takime ndërkombëtare. Ka përfaqësuar në nivel të lartë Kishën Ortodokse Botërore në shumë grupe pune të Këshillit Botëror të Kishave dhe ishte një nga anëtarët e grupit të rëndësishëm të punës (Joint Working Group) për hartimin e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit Botëror të Kishave dhe Kishës Romano-Katolike. Përfaqësoi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në hartimin e dokumenteve për përgatitjen e Sinodit të Madh dhe të Shenjtë, që u mbajt në qershor të vitit 2016, në Kretë.
Vazhdon të përfaqësojë me dinjitet Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në dialogun ndërmjet Kishave Orthodhokse dhe asaj Romano-Katolike, si edhe ndërmjet Kishave Orthodokse dhe Kishave Orientale.
Jep një kontribut të madh në jetën shoqërore dhe humanitare të qytetit të Korçës. Me inisiativën e tij është hapur një mencë për të ndihmuar çdo ditë njerëzit në nevojë, e cila funksionon prej tashmë 27 vjetësh.
Nderimet dhe çmimet
Në 23.07.2003 u shpall “Qytetar Nderi i Qarkut Korçë” me motivacionin: “Për kontribut të shquar në kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimit fetar.”
Në 18.08.2008 u shpall nga Këshilli bashkiak i qytetit të Korçës “Qytetar Nderi” me motivacionin: “Për merita të shquara për ringjalljen e besimit si dhe për veprat e shumta në fushën humane dhe sociale.”
Në 23.07.2018 Universiteti “Fan S. Noli” Korçë i jep titullin “Doctor Honoris Causa”.
Në 29.05.2019, Bashkia Tiranë i jep Çertifikatë Mirënjohje si një vlerë me përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare.
Më 16 mars 2025, Fortlumturia e Tij, Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, u zgjodh me votë unanime Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, duke pasuar të ndjerin Kryepiskop Anastas. U fronëzua më 29 mars 2025 te Katedralja “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
Kryepiskopi Joan
Materiale të zgjedhura
Intervista, fjalime dhe materiale të rëndësishme të dhëna nga Kryepiskopi Joan. Këtu shtohen vetëm materialet e përzgjedhura redaksionalisht.
Fjala e Fortlumturisë së Tij, Joani, në fund të Liturgjisë Hyjnore Kisha e Ungjillëzimit, Tiranë, 8 maj 2026 (Tekst & Video)
Fjala e Fortlumturisë së Tij, Joani, në fund të Liturgjisë Hyjnore Kisha e Ungjillëzimit, Tiranë, 8 maj 2026…
Fjala e Kryepiskopit Joan në Simpoziumin e XIV Akademik Ndërfetar dhe Ndërteologjik me temë: “Roli i Krishterimit dhe Islamit në trajtimin e çështjeve klimatike”
E Zotit është toka dhe të gjitha gjërat që janë mbi të; bota dhe banorët e saj. Kështu…
Fjala e Fortlumturisë së Tij, Joani në Dorëzimin e Hirësi Ignatit, Episkop të Amantias, Tiranë, 03.05.2026 (Tekst)
Fjala e Fortlumturisë së Tij, Joani në Dorëzimin e Hirësi Ignatit, Episkop të Amantias, Tiranë, 03.05.2026 Çdo ditë…
Fjala e Fortlumturisë së Tij, Joani, në përvjetorin e dhjetë të Hirësi Andonit, si Mitropolit i Elbasanit, Kisha e Shën Nikollës, Elbasan, 17 prill 2026 (Tekst & Video)
Fjala e Fortlumturisë së Tij, Joani, në përvjetorin e dhjetë të Hirësi Andonit, si Mitropolit i Elbasanit, Kisha…
Fjala e Kryepiskopit Joan për Mitropolitin Nikolla në Fier
Fjala e Kryepiskopit Joan mbajtur në katedralen e Shën Gjergjit në Fier me rastin e 10-vjetorit të Fronëzimit…
Fjala e Kryepiskopit Joan E Mërkura e Madhe, Shërbesa e Dhëndrit (III) Katedralja “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë 7 prill 2026 (Tekst)
Fjala e Kryepiskopit Joan E Mërkura e Madhe, Shërbesa e Dhëndrit (III) Katedralja "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë…
E Marta e Madhe: fjala e Kryepiskopit Joan
Fjala e Kryepiskopit Joan E Marta e Madhe, Shërbesa e Dhëndrit (II) Katedralja "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë…
Fjala e Kryepiskopit Joan Shërbesa e Dhëndrit (I) Katedralja “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, 5 prill 2026
Sot kemi hyrë në Javën e Madhe që është java më intensive liturgjike e jetës shpirtërore në Kishën…
E Hëna e Madhe: fjala e Kryepiskopit Joan
Fjala e Kryepiskopit Joan E Hëna e Madhe, Shërbesa e Dhëndrit (I) Katedralja “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, 5…
Predikim nga Fortlumturia e Tij, Joani Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Katedralja “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, 5 prill 2026 (Tekst & Video)
Predikim nga Fortlumturia e Tij, Joani Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Katedralja “Ngjallja e Krishtit”…
Fjala e Kryepiskopit Joan në përvjetorin e Fronëzimit
Fjala e Fortlumturisë së Tij, Joanit, në ditën e përvjetorit të parë të Fronëzimit të tij si Kryepiskop…
Predikim nga Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Kisha e Ungjillëzimit, Tiranë 25 mars, 2026 (Tekst & Video)
Predikim nga Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Kisha e Ungjillëzimit, Tiranë…
Fjala e Imzot Dhimitrit, ish-Kryepiskop i Amerikës Konferenca Ndërkombëtare: “Anastasi: Kryepiskop, Theolog, Hierapostull” Brookline, Massachusetts, 3 mars, 2026
Miku i ngushtë kujton... Ishte shtator i vitit 1947 kur u takova për herë të parë në jetën…
Fjala e Fortlumturisë së Tij, Joanit në Konferencën Ndërkombëtare: “Anastasi: Kryepiskop, Theolog, Hierapostull” Brookline, Massachusetts, 2 – 4 mars, 2026
Fjala e Fortlumturisë së Tij, Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Konferenca Ndërkombëtare: “Anastasi: Kryepiskop,…
Fjala e Fortlumturisë së Tij, Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Shërbesa I e Himnit Akathist, Tiranë, 27.02.2026 (Tekst))
Fjala e Fortlumturisë së Tij, Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Shërbesa I e Himnit…
Lutja e Kreshmës – Fortlumturia e Tij Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë
Periudha e Kreshmës së Madhe, përveç se është një periudhë udhëtimi është dhe një periudhë restaurimi. E përmenda…
Lutja e Kreshmës – Homili i Fortlumturisë së Tij Kryeipeshkv Joanit
Fortlumturia e Tij, Kryeipeshkvi Joan, shpjegon kuptimin e thellë të Lutjes së Shën Efrem Sirianit gjatë periudhës së…
Fjala e Kryepiskopit Joan, Presidenti i Fondacionit “Fryma e Dashurisë” Drejtuar stafit të Institucionit Arsimor “Protagonistët”, 30.01.2026
Fjala e Kryepiskopit Joan, Presidenti i Fondacionit “Fryma e Dashurisë” Drejtuar stafit të Institucionit Arsimor “Protagonistët” 30 janar…



