EmailFacebookKontakt

Biografia e Mitropolitit të Korçës, Anastas

Hirësia e Tij, Mitropoliti i Korçës, Anastasi (Mamaj), shërbeu për vite pranë Kryepiskopatës së Tiranës dhe Durrësit dhe në veprën baritore të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Më 9 dhjetor 2024, Sinodi i Shenjtë e zgjodhi me vota unanime si Episkop të Krujës dhe Episkop Ndihmës të Kryepiskopit Anastas. Dorëzimi i tij në gradën episkopale u krye më 15 dhjetor 2024 në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Pas zgjedhjes së Fortlumturisë së Tij Joanit si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Hirësi Anastasi shërbeu si Protosingjel i Kryepiskopatës së Tiranës dhe Durrësit, duke ndihmuar në jetën liturgjike, baritore dhe administrative të Kryepiskopatës.

Më 16 shtator 2025, nën kryesimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan, Sinodi i Shenjtë e zgjodhi unanimisht Mitropolit të Korçës. Fronëzimi i tij u krye më 27 shtator 2025 në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Korçë.