Hirësia e tij Asti, Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, lindi në Durrës, në vitin 1974. Kreu
studimet teologjike në Seminarin Teologjik Hieratik, në Durrës (1993-1997), në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Selanikut (1998-2003), dhe studimet pasuniversitare (master) në Homelitikë në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Selanikut (2010-2012).
U dorëzua në Kryepiskopatën e Tiranës: Dhjakon (gusht 2003), Kryedhjakon (nëntor 2006), Hieromonak (nëntor 2009), Arkimandrit (nëntor 2009), Episkop, si Episkop Titullar i Bylisit (janar 2012), Mitropolit i Beratit, Vlorës dhe Kaninës (nëntor 2024).
Nga viti 2012 ka shërbyer si Episkop Ndihmës i Kryepiskopit dhe nga fillimi i vitit 2018 si Protosingjel i Kryepiskopatës së Tiranës.
Më 21 nëntor 2024 u krye fronëzimi i tij si Mitropolit i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, ku shërben aktualisht.
Krahas veprës liturgjike dhe pimantike, ka shërbyer edhe në disa sektorë të tjerë të Kishës: Në administratën e Kryepiskopatës së Tiranës, si pedagog i jashtëm i Akademisë Teologjike në Shën
Vlash të Durrësit, ku ka dhënë lëndën e Liturgjikës (2004-2017) dhe të Homelitikës (2015-2017); ka qenë bashkëpunëtor dhe bashkëdrejtues i Stacionit Radiofonik “Ngjallja” (2005-2018), bashkëdrejtues i Lidhjes Rinore të Mitropolisë së Tiranës (2010- 2018) dhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë (2018 e deri më sot).