Mitropolitit të Gjirokastrës Imzot Nathanail (Stergiu), lindi në Taksiarhas të Trikalas në vitin 1957.
Përfundoi shkollën e mesme “Athoniadha” në Malin e Shenjtë në vitin 1978 dhe Fakultetin Theologjik të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut më 1982.
U qeth murg në Manastirin e Hirshëm të Lavrës së Madhe të Malit të Shenjtë në vitin 1979, u hirotonis dhjak më 1982 dhe prift më 1987 nga Hirësia e Tij, Episkopi i Rodostolit, Krisostomi. Në janar të vitit 2012 u hirotonis Episkop i Episkopatës së ndritur të dikurshme të Amantias nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi.
Nga 1991-2012, ka shërbyer si prift enorie, atë shpirtëror, predikues në Mitropolinë e Shenjtë të Gjirokastrës dhe mësues në liceun kishtar “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër.
Më 7 prill 2016 Episkopata e Amantias u ngrit në rang Mitropolie dhe Episkopi Nathanail u caktua Mitropolit Titullar i saj.
Më 16 shtator 2025, Hirësi Nathanaili u zgjodh unanimisht Mitropolit i Gjirokastrës nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, në kryesimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan. Deri në zgjedhjen e tij, Hirësia shërbente si Mitropolit Titullar i Amantias që nga viti 2016. Ishte gjithashtu për mjaft vite Kryesekretar i Sinodit të Shenjtë dhe përgjegjës për kujdesin e Katedrales së Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Fronëzimi i Tij u krye më 20 Shtator 2025 në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Gjirokastër.
Është anëtar i bordit ekzekutiv të Fondacionit “Klinika Orthodhokse Ungjillëzimi”.