Mesazh Urimi nga klerikët e Kryepiskopatës së Tiranës

– – –

Congratulation Message Sent by the Clergy of the Archiepiscopate of Tirana

 

Fortlumturi,

Lajmi që u dha në mediat vizive në vigjilje të Krishtlindjes për dhënien e nënshtetësisë Shqiptare nga ana e Shkëlqesisë së Tij, z.Ilir Meta President i Republikës na gëzoi pamasë dhe falenderojmë Perëndinë edhe të gjithë ata që mundësuan këtë akt të munguar dhe të vonuar. Ne besojmë që Perëndia ynë është Perëndi i mrekullive, i Cili e ngjalli Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë me anën e një njeriu të shenjtë e të bekuar që na solli 26 vite më parë.

– Vepra Juaj Fortlumturi, i kapërcen kufijtë e njerëzores dhe detyron cdo njeri me arsye racionale që të pohojë rolin dhe kontributin Tuaj të jashtëzakonshëm në këto vite, jo vetëm në ringjalljen e KOASH, jo vetëm në ndërtimin, rindërtimin dhe restaurimin e Kishave, Manastireve, ndërtimin e shkollave, klinikave, kopshteve dhe qëndrave sociale por më shumë se sa kaq përcjelljen e një mesazhi hyjnor që transmeton në zemrat e njerëzve shumë paqe, mirësi, dashuri për Perëndinë dhe mbarë njerëzinë.

– Ne Fortlumturi bijtë Tuaj në Zotin dhe mbarë populli Orthodhoks iu jemi mirënjohës Ju dhe Perëndisë që iu dërgoi midis nesh dhe kjo është më e pakta që ne mund të bëjmë karshi Jush.

– Ju duruat dhe duroni pambarimisht, pa e humbur dashurinë Tuaj ndaj të gjithë popullit, fyerje, sharje,ofendime dhe një stigmatizim të padrejtë duke imituar deri në fund Zotin Jisu Krisht, të Cilin e doni dhe i shërbeni gjithë jetën Tuaj duke u bërë një ikonë e gjallë e dashurisë dhe mirësisë së Perëndisë për ne popullin e shumëvuajtuar të Shqipërisë.

Ajo që na mbetet ne klerikëve të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë është t’Ju imitojmë Ju në shërbesën tonë priftërore duke ndjekur fjalët hyjnore të Apostull Pavlit; “Më imitoni mua ashtu sic unë imitoj Krishtin” (1. Kor. 11:1) dhe ….. “Nuk jam më unë por Krishti që banon brenda meje” (Galatasve 2:20).

Me dashuri më Zotin,

Klerikët e Kryepiskopatës së Tiranës

(Tiranës, Durrësit, Kavajës, Shkodrës)

Tiranë, 29.12.2017

*  *  *

 

Mesazh urimi nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan për dhenien e nënshtetësisë Kryepiskopit Anastas

– – –

Congratulation Message Sent to Archbishop Anastasios by the Interfaith Cooperation

Center in Elbasan for Receiving the Albanian Citizenship

 

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan përshëndet njëzëri dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta për dhënien e shtetësisë Kryepeshkopit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë Hiresise se Tij Anastas Janullatos. Ky është një vendim i shumëpritur për komunitetin ortodoks shqiptar si dhe për kontributin e gjithanshëm që Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas ka dhënë gjatë këtyre 25 viteve në krye të Kishës Ortodokse në Shqipëri.

Ne si komunitete fetare të Elbasanit i urojmë Fortlumturisë së Tij, jetë të gjatë dhe shëndet në përmbushje të misionit të tij.

 

 

*  *  * 

 

Mesazh urimi nga Klerikët, Këshilli Kishtar dhe besimtarët e qytetit

të Durrësit për Kryepiskopin Anastas

– – –

Congratulation Message Sent to Archbishop Anastasios by the Clergy,

the Church Council and the Faithful of Durresi

 

 

 

 *  *  *

 

Mesazh urimi nga Lidhja e Grave Orthodhokse

– – –

Congratulation Message Sent by the Orthodox Women Association

 

I dashur Kryebariu ynë!

Me emocion dhe lot në sy, u gëzuam pa masë kur mësuam për lajmin e bukur të dhënies së nënshtetësisë shqiptare për ju Kryebariu ynë, nga Shkëlqesia e Tij, z. Ilir Meta, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, më 24 dhjetor 2017 ,me dekretin presidencial nr. 10700/22.12.2017, te cilin e falenderojme perzemersisht per kete veprim fisnik dhe dhurate te cmuar qe i beri komunitetit orthodhoks ne prag te Krishtlindjeve.

Ne Gratë e Lidhjes Orthodhokse kemi qenë me ju që prej fillimit të rimëkëmbjes së Kishës Orthodhokse në Shqipëri, 25 vjet më parë, kur gjithçka ishte e shkatërruar dhe pa shpresë. Atëherë kur çdo ëndërr dukej si iluzion… kur këmbëngulja dhe dashuria juaj na jepte guxim dhe shpresë. Sot, pas kaq shumë përpjekjesh, shijojmë të gjithë një mrekulli që as nuk e mendonin, ndaj në këtë moment të shënuar të marrjes së nënshtetësisë shqiptare, ju përcjellim urimet tona më të ngrohta dhe më të përzemërta.

Gëzohemi që edhe Shteti Shqiptar, edhe pse me vonesë, arriti të kuptojë dhe vlerësojë veprën tuaj të çmuar dhe të bekuar në Zotin. Të gjithë kemi përjetuar dhe bashkëvuajtur nga sulmet e padrejta ndaj jush, kur ju me plot dashuri dhe qetësi na këshillonit që me gurët që na godasin, ne ndërtojmë kisha, dhe guximi juaj na mësonte që ta mundnim të keqen me të mirën.

Sa emocion kishim kur ju shpreheshit që jam “shqiptar i vogël”. Tani, pas 25 vitesh, puna dhe vepra juaj, durimi dhe këmbëngulja e dashurisë suaj, u tregoi të gjithëve cili është shqiptari i vërtetë i këtij vendi. Ju na rritët në besim, përkrah jush kemi përjetuar dashurinë dhe përkujdesjen për njerëzit në nevojë, vizionin tuaj për edukimin e brezit të ri, ofrimin e shërbimeve të shumta sociale dhe fuqizimin e rolit të gruas në Kishë e shoqëri.

Lutemi që Zoti i dashurisë t’ju japë vite të gjata në drejtimin e Kishës së Tij në Shqipëri dhe në frymëzimin e brezave të rinj sipas shembullit tuaj të fortë në Krishtin!

Urime të zjarrta, Fortlumturi!

Lidhja e Grave Οrthodhokse te Tiranës, Durresit, Kavajes dhe Shkodres.

 

 *  *  *

 

Mesazh urimi nga Lidhja Rinore Orthodhokse ‘Bijtë e Dritës’, Durrës

– – –

Congratulation Message Sent by the Sons of Light

Orthodox Youth Association in Durresi

Drejtuar Fortlumturisë së tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit.

I dashur Kryebariu ynë, Fortlumturia Juaj Kryepiskopi Anastas!

U emocionuam pa masë kur në gëzimin e lajmit të Lindjes së KRISHTIT mësuam lajmin e marrjes së shtetësisë shqiptare nga Shkëlqesia e Tij, z. Ilir Meta, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, me dekretin presidencial nr. 10700 / 22. 12. 2017.

I shprehim mirënjohjen tonë të thellë Presidentit të Republikës z. Ilir Meta i cili si një protagonist i vërtetë vlerësoi punën tuaj madhështore 25 vjeçare. E falenderojmë përzemërsisht pasi me këtë akt kaq qytetar të Presidentit, për vlerësimin ndaj gjithë veprës tuaj Fortlumturi edhe pse gjatë gjithë këtyre viteve kanë kaluar në atë post shumë të tjerë, do t’i jemi mirënjohës.

Ne bijtë e tu shpirtërorë në Krishtin, shprehim urimet më të ngrohta për këtë lajm të shumëpritur. Së pari falenderojmë Perëndinë që ju dërgoi mes nesh. Së dyti Ju falenderojmë Fortlumturi që ringritët prej fillimit Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, besimin dhe shpresën që kishin varrosur nga pllakosja e errësirës komuniste.

Ne si të rinj, të rritur në besim që ju Fortlumturi na e ushqeni çdo ditë, e njohim shumë mirë veprën tuaj të shumanshme. Ne jemi dëshmitarë të gjithë asaj që keni bërë për Shqipërinë, por dhe për qytetin tonë të bukur, Durrësin. Tanimë qyteti ynë ka një katedrale të ngritur nga themelet, kopsht dhe shkolla, të gjitha këto falë jush dhe këmbënguljes suaj në besim. Ky besim është një shembull për ne, për rininë tonë. Ne jemi dëshmitarë kur ju Fortlumturi gjithmonë na përmendni se jeni një ‘’shqiptar i vogël’’, se ne si të rinj duhet ta duam vendin tonë dhe të mos largohemi, por të bëjmë më të mirën për të dhe se ne nuk jemi vetëm e ardhmja, por dhe e tashmja e vendit tonë.

Ju jeni nxitje dhe shembull i gjallë për rininë dhe mbarë Shqipërinë!

Urime të përzemërta dhe përulësisht përulemi, duke puthur të djathtën tuaj Fortlumturi!

Bijtë e Lidhjes Rinore, Durrës.

 

*  *  *

 

 Mesazh urimi nga Lidhja Rinore Orthodhokse ‘Bijtë e Dritës’, Tiranë!

– – –

Congratulation Message Sent by the Sons of Light

Orthodox Youth Association in Tirana

 

Datë 27.12.2017

I dashur Kryebariu ynë, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas,

Me admirim të papërshkruar dhe plot emocion, këtë Krishtlindje, mësuam për dhuratën e shumëpritur që Shkëlqesia e Tij, z. Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë, më 24 dhjetor 2017 ju komunikoi juve marrjen e nënshtetësinë shqiptare me dekretin presidencial nr. 10700/22.12.2017. E falënderojmë nga zemra z. President për këtë veprim plot urtësi dhe guxim. Shprehim mirënjohjen tonë të thellë ndaj tij për vlerësimin që ju bëri juve, Fortlumturi, njëkohësisht nderimin që i bëri komunitetit orthodhoks dhe mbarë popullit shqiptar, duke treguar që jemi një popull që dimë të vlerësojmë dhe nderojmë vlerat dhe njerëzit!

Fortlumturi, ne bijtë tuaj në Krishtin shprehim gëzimin e madh dhe ju urojmë nga zemra për këtë arritje. Jemi shumë krenarë që në drejtimin tonë kemi një shembull të mishëruar të dashurisë së Krishtit, dhe gëzohemi që edhe të tjerët rreth nesh e kuptuan shumë qartë këtë, edhe pse me vonesë. Ne jemi bijtë, që ju na lindët në Krishtin dhe jemi ende duke mësuar si të jetojmë dhe si të kontribuojmë në shoqëri. Ju na jepni modelin për të patur harmoni të lartë fetare, e admiruar në mbarë botën, dashuri pa kushte për çdo person, pavarësisht racës, besimit apo kombësisë, ofrimin dhe shërbimin ndaj njerëzve në nevojë etj. Vizioni juaj për Kishën tonë dhe veçanërisht për rininë, është shumë i lartë dhe frymëzues, dhe ne përpiqemi që ta arrijmë duke ndjekur shembullin e dashurisë dhe të përkushtimit tuaj. E dimë që çdo vit ju keni investuar shumë për rritjen tonë në Zotin me anë të programeve të shumta në qendra rinore që janë ngritur pikërisht për edukimin e brezit të ri. Gëzohemi që ju çdo vit investoni shumë për kampet verore për djem e vajza, vlera monetare e të cilave do të bënte të mundur të ngrihej edhe një kishë tjetër, por ju preferoni të ndërtoni më shumë qindra kisha të gjalla besimtarësh të rinj, që të ecin në gjurmët e Zotit. Jemi të bindur që lutjet tuaja do të japin fryte, që vendi ynë të ketë një rini të shendetshme dhe aktive. E dimë që kemi shumë për të mësuar dhe për të ofruar.

Gjithmonë kujtojmë fjalët tuaja që ta duam vendin tonë dhe të punojmë për të. Shpesh, në takimet tona rinore, ju theksoni: “Duam që të përparoni dhe të kultivoni të gjitha talentet që ju dha Perëndia. Në jetën tuaj të jeni të suksesshëm dhe të bekuar. Ne, të vetmen gjë që ju kërkojmë është të ndani me të tjerët, çfarë mësoni. Kujdesuni që kudo që të ndodheni të jeni bekim për vendin, për Shqipërinë. Vendi ka nevojë për shumë dashuri. Ju nuk jeni vetëm e ardhmja, por edhe e tashmja e këtij vendi”.

Admirojmë gjithmonë nxitjen tuaj që të mos largohemi nga Shqipëria dhe të punojmë që vendi ynë të lulëzojë. Kjo është njëkohësisht edhe sfidë për ne. Motoja juaj që në Orthodhoksi “E vërteta, bukuria dhe dashuria qëndrojnë bashkë”, na bën të mendojmë edhe të përpiqemi edhe më shumë, që vlerat mijëvjeçare të Krishterimit të ndryshojnë jetën dhe vendin tonë. Jeta juaj dhe shërbimi juaj 26-vjeçar në Shqipëri është libri që ne lexojmë dhe frymëzohemi çdo herë, sepse kemi parë që mjafton një person plot dashuri që një komb të mësojë drejtësi; mjafton një bari me përkushtim, që të drejtojë popullin në jetë me kuptim; mjafton një drejtues vizionar, që të rritë një brez të ri shpresëtar dhe besimtar!

Urime të përzemërta!

Me përulësi puthim të djathtën tuaj, Fortlumturi!

Bijtë e Lidhjes Rinore, Tiranë

 

 *  *  *

 

Mesazh urimi nga Klerikët e besimtarët e Mitropolisë

së Apollonisë dhe Fierit

– – –

Congratulation Message Sent by the Clergy and the Faithful of the

Metropolis of Apollonia and Fier

 

 

 

 

*  *  * 

 

Mesazh Urimi nga besimtarët e Beratit dhe Anëtarët

e Këshillit Kishtar të Qytetit

– – –

Congratulation Message Sent by the Faithful of Berati and the

Members of the Church Council in Berati

 

 

 *  *  *

 

Mesazh Urimi nga Lidhja e Intelektualëve

Orthodhoksë të Shqipërisë

– – –

Congratulation Message Sent by the Orthodox Intellectuals

Association of Albania

 

 

 

Datë 28.12.2017

Fortlumturia Juaj

Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë

Imzot Anastas,

I dashur Kryebariu ynë,

Në lavdërim të vazhdueshëm të së kremtes së Lindjes trupore të Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht, përzemërsisht ne, anëtarët e Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë të Shqipërisë, Ju shprehim urimet tona më të përzemërta, për vite të shumta në baritimin shpirtëror të Kishës sonë dhe njëkohësisht përgëzimin e veçantë për vendimin, përmes te cilit Shkëlqesia e tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta, ju akordoi nënshtetësinë shqiptare.

Vendimi i Presidentit na gëzon dhe na kujton ne, si besimtarë dhe si intelektualë orthodhoksë, vendimin që morëm të gjithë brenda vetes, që në momentin e zgjedhjes dhe fronëzimit tuaj në krye të Kishës sonë. Për ne, kërkesa juaj, në pritje të këtij vendimi që u la trashëgimi presidenciale që nga viti 1992, për një çerek shekulli mbeti falenderimi i vonuar dhe i privuar për Ju, Kryebariun tonë dhe kontributin tuaj të çmuar në Ringritjen e Kishës sonë Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe rolin që ajo luan gjithë këto vite në zhvillimin e vendit.

Ne jemi dëshmitarë të përmbushjes profetike kur, Kisha jonë, e shkaterruar dhe e përndjekur deri në kufijtë e inekzistencës, u bekua me përvojën, veprimtarinë dhe kontributin tuaj hierapostolik, dhe u ringrit nga themelet. Kishën tonë Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë e bëtë kontribuese të çmuar të mbarë shoqërisë shqiptare, në vitet më të vështira të tranzicionit shpirtëror dhe politik të vendit. Falë sakrificës dhe shërbimit tuaj baritor të palodhur, me hirin dhe për lavdinë e Perëndisë Triadike, Kisha jonë u ringrit në çdo aspekt të saj. Baritimi dhe kontributi juaj vendimtar në Krye të Kishës sonë, mbeten një vepër dhe trashegimi shpirtërore që do tu shërbejë brezave.

I jemi mirënjohës Perëndisë dhe Juve për këtë mrekulli të dukshme dhe të prekshme.

Besojmë se ky vendim materializon dhe shpreh mirënjohjen dhe falenderimin e të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe shpresojmë që do të fashitë sado pak përndjekjen dhe akuzat e rreme ndaj Fortlumturisë Tuaj, të cilat drejtpërdrejt i drejtohen çdo anëtari të Kishës që Ju drejtoni.

Nënshtetësinë shqiptare ta gëzoni!

Dhënia e nënshtetësisë Juve, Kryebariut që gjithë këto vite keni kontribuar fuqishëm si orthodhoks i devotshëm, është gëzim i shtuar edhe për ne, anëtarëve të Kishës dhe qytetarë të vendit tonë, të cilin kaq shumë e doni.

Urojmë që të kontribuoni edhe shumë vite të tjera në krye të Kishës sonë Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Puthim të djathtën tuaj dhe urojmë gëzuar Krishtlindjen!

Lidhja e Intelektualëve Orthodhoksë të Shqipërisë – LIOSH

 

*  *  *

 

 Mesazh urimi nga Lidhja Rinore Orthodhokse ‘Bijtë e Dritës’, Elbasan!

– – –

Congratulation Message Sent by the Sons of Light Orthodox

Youth Association in Elbasan

 

Drejtuar: Fortlumturisë së tij Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit.

Fortlumturi!

Dhënia e nënshtetësisë nga presidenti iRepublikës së Shqipërisë,Shkëlqesia e tij z. Ilir Meta imbushi me gëzim zemrat tona këtë Krishtlindje!Veprimi plot me urtësi, që z. Ilir Meta mori për ju ishte mëse i domosdoshëm.

Lajmi i shumëpritur nga të gjithë ne, më në funderdhi.“Erdhi ora e Zotit” siç thoni ju gjithmonë! Ky është një vlerësim i merituari cili duhej bërëshumë kohë më parë.Jeni ju, që me shumë përkushtim, dashuri dhe sakrifica keni dhënë një kontribut të vyer për kishën.Me shembullin tuaj na keni udhëhequr drejt besimit, së vërtetës, dhe dashurisë. Na keni mësuar ju Kryebariu ynë, që “me gurët që na godasim ndërtojmë kisha, ndërtojmë të ardhmen”. Këshillat tuaja si“Mos e mbyllni jetën brenda vetes suaj! Kujdesuni, kudo që të ndodheni, të jeni bekim për vendin, për Shqipërinë, vendi ka nevojë për më shumë dashuri”.“Qëllimi është i njëjtë: Të ndani me të tjerët atë që Perëndia ju dha”, janë këshilla të cilat mbillen te të rinjtë tanë për lavdi te Perëndisë dhe për të ardhmen e vendit!

Mbështetja juaj nuk ka munguar si nga ana shpirtëroreedhe finaciare për zhvillimin e Kishës dhe rinisë orthodhokse në Elbasan, dhe jo vetëm, kudo në Shqipëri. Ne i kuptojmë shumë mirë kostot e këtyre projekteve por falë punës dhe dashurisë suaj nuk naka munguar asgjë.Me bekimin tuaj u krijua Mitropolia jonë, mitropoliae re e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, për të cilën ju jemimirënjohës, pasi u dhatë mundësinë të gjithë besimtarëve të ndihen më të plotësuar.

Ne, bijtë tuaj shiprtëror, ju kemi shembull në shumë aspekte të jetës dhe falenderojmë Perëndinë që na dha mundësinë e madhe të jeni pjesëjona, pjesëe Shqipërisë. Ne, i lutemi Perëndisë, që t’ju dhurojë shëndet dhe jetë të gjatë, që me Hirin e Tij t’ju kemi dhe për shumë vjet në drejtimin e Kishës sonë. Mirënjohja për ju, nuk do të mjaftojë asnjëherë.Keni rimbjellëfarën e dashurisë, që po rritet nën kujdesin tuaj për Lavdinë e Perëndisë.Nuk gjejmë fjalë zemre dhe shpirti për t’ju falenderuar për sa keni bërë dhe po bëni për ne. Së fundmi pranoni Fortlumturi urimin tonë të njëzëshëm:

Vite të bekuara e jetë gjatë o Kryezot!

Lidhja rinore” Bijtë e dritës” Elbasan.

 

*  *  *

 

Urimi i Klerikëve dhe Besimtarëve të Mitropolisë së Gjirokastrës

për dhënien e Nënshtetësisë Shqiptare

Kryepiskopit Anastas

– – –

Congratulation Message Sent to Archbishop Anastasios by the Clergy and the Faithful

of the Metropolis of Gjirokastra for Receiving the Albanian Citizenship


Fortlumturi,

Me respekt të thellë dhe ndjenjë mirënjohjeje nga zemrat tona, Ju përcjellim urimet tona më të ngrohta për Krishtlindjet! Le të bëhet që Zoti ynë që u Lind të bekojë edhe Vitin e Ri 2018!

Viti që lamë pas, Përvjetor i rëndësishëm për Kishën tonë, ngaqë u plotësuan tanimë 25 vjet nga Zgjedhja dhe Fronëzimi Juaj, në krye të Kishës sonë Orthodhokse Autoqefale, kishte edhe një lajm kaq të këndshëm. Presidenti i Republikës së Shqipërisë nxorri Dekretin për akordimin e nënshtetësisë së këtij vendi, për Ju Fortlumturi.

Fryt i lutjeve i gjithë grigjës së Kishës Orthodhokse por njëherësh edhe drejtësim në një përpjekje që veç të tjerash ka lidhje me realizimin në praktikë të barazisë para ligjit dhe shtetit në vend pavarësisht përkatësisë fetare.

Fjalët janë të tepërta për arsyet sepse do të duhej prej kohësh të ishte realizuar ky hap nga ana e shtetit. Nga dita e parë që ndërmorrët veprën titanike dhe në pamje të parë të pamundur, atë të ringritjes nga gërmadhat e persekutimit ateist të Kishës sonë, e dashuruat këtë vend me gjithë fuqinë e shpirtit dhe zemrës suaj. Dashuruat popullin e këtij vendi, që ishin bërë padrejtësi, sikundër shpesh përsërisni. I përkushtuat atij gjithë fuqitë tuaja duke neglizhuar mundime dhe duke e bërë realitet dashurinë tuaj të painteres. Rezultatet përbëjnë një mrekulli. Kisha jonë është sot një nga arritjet më historike të hierapostolisë Orthodhokse bashkëkohore. Kontributi dhe prurja në rilindjen e shoqërisë i ka aq të shumta shembujt e konkrretizimit.

Të gjitha këto kanë vulën Tuaj.

Qoftë edhe përmes kësaj kërkese të tejzgjatur në kohë dhe përpjekjes për vendosjen e së drejtës për marrjen e nënshtetësisë së vendit për të cilin aq shumë kini kontrubuar, përbën shembull të durimit dhe veprimtarisë në bindje të ligjit. Perëndia i dëgjoi lutjet tuaja dhe kërkesën e mbarë komunitetit Orthodhoks.

Fortlumturi, ne si Mitropoli, në të gjitha enoritë e saj dhe institucionit e ofrimit social me të cilat e kini pajisur, ndihemi të privilegjuar dhe aq të plotë në mirëbërje që hiri i Perëndisë, për aq shumë vjet Jua ka sjellë ptanë nesh. Urojmë që të vijojë t’ju dhurojë fuqi dhe ndriçimin e Tij të pasur për të vijuar të na ofroni me përvojë mësimin praktik të dashurisë së Krishterë, të durimit dhe të guximit për të shprsuar akoma edhe në situata parrugëdalje.

Pranoni urimet tona të përulura për një vit akoma të vazhdimit të veprës Suaj shpirtërore!

Lutemi që në mënyrën e duhur të përcillni edhe Presidentit të Republikës falenderimin tonë për vendimin e tij për të miratuar kërkesën diakronike të gjithë besimtarëve Orthodhoksë në Shqipëri lidhur me dhënien e nështetësisë!

Gjirokastër, të Dielën pas Krishtlindjve 2017

· Teksti u lexua në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Gjirokastër, gjatë Liturgjisë Hyjnore nga Mitropoliti i Gjirokastrës Imzot Dhimitri dhe u firmos nga klerikët dhe besimtarët.