{"id":77479,"date":"2025-11-26T09:00:00","date_gmt":"2025-11-26T08:00:00","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?p=77479"},"modified":"2026-05-29T17:41:21","modified_gmt":"2026-05-29T15:41:21","slug":"11-26-oshenar-alip-stiliti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/26\/11-26-oshenar-alip-stiliti\/","title":{"rendered":"Osh\u00ebnar Alip Stiliti"},"content":{"rendered":"<div class=\"oa-saint-rebuild-entry\">\n<figure class=\"oa-saint-rebuild-hero\"><img src=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/11_26_oshenar_alip_stiliti.webp\" alt=\"Osh\u00ebnar Alip Stiliti\" loading=\"eager\" decoding=\"async\" \/><figcaption>Osh\u00ebnar Alip Stiliti<\/figcaption><\/figure>\n<div class=\"oa-saint-rebuild-body\">\n<p>Ati yn\u00eb i shenjt\u00eb Alipi lindi n\u00eb qytetin e Andrianopoj\u00ebs, provinca e Pamflagonis\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e Iraklit (610-641). Kur e \u00ebma ishte shtatz\u00ebn\u00eb, pa vegim nj\u00eb qengj, i cili mbante n\u00eb vend t\u00eb brir\u00ebve dy qirinj t\u00eb ndezur, si profeci e hireve hyjnore q\u00eb do t\u00eb mbushnin sh\u00ebrb\u00ebtorin e Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p>Jetim nga i ati, e \u00ebma ia besoi episkop Theodhorit, q\u00eb kur djali ishte tre vje\u00e7, q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbente n\u00eb kish\u00eb dhe t\u00eb m\u00ebsonte Shkrimet e Shenjta. F\u00ebmija tregoi aft\u00ebsi dhe devotshm\u00ebri t\u00eb till\u00eb, sa t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen dhe besimin e episkopit, i cili, me rekomandimin unanim t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve, e ngarkoi Alipin me funksionet e ikonomit t\u00eb kish\u00ebs dhe e dor\u00ebzoi dhjak kur arriti mosh\u00ebn kanonike. E kryente me p\u00ebrpik\u00ebri k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb, por shpirti i tij ishte i plagosur nga dashuria p\u00ebr Krishtin dhe d\u00ebshironte t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur, duke ndjekur rrug\u00ebn e ngusht\u00eb dhe t\u00eb shtr\u00ebnguar t\u00eb jet\u00ebs murg\u00ebrore.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, duke iu bindur z\u00ebrit t\u00eb nd\u00ebrgjegjes s\u00eb tij, ua shp\u00ebrndau t\u00eb mirat t\u00eb varf\u00ebrve dhe ia besoi s\u00eb \u00ebm\u00ebs planin q\u00eb kishte p\u00ebr t\u00eb ikur n\u00eb Tok\u00ebn e Shenjt\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebhej murg. E \u00ebma nuk e kund\u00ebrshtoi, as donte ta mbante af\u00ebr vetes, por i ra n\u00eb krah\u00eb duke qar\u00eb, lavd\u00ebroi Per\u00ebndin\u00eb p\u00ebr vendimin e guximsh\u00ebm dhe i dha bekimin. Iku fshehurazi, nga frika se mos e pengonin episkopi dhe banor\u00ebt e qytetit.<\/p>\n<p>Disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, kur arriti n\u00eb Efkaita, dit\u00ebn e fest\u00ebs s\u00eb sh\u00ebn Theodhorit (17 shkurt), episkopi e gjeti dhe e detyroi t\u00eb kthehej n\u00eb atdhe. E soll\u00ebn me forc\u00eb n\u00eb bot\u00eb, por sh\u00ebrb\u00ebtori i Per\u00ebndis\u00eb u ngush\u00ebllua me nj\u00eb vegim, p\u00ebrmes t\u00eb cilit m\u00ebsoi se dhe n\u00eb qytetin e lindjes ishin Vendet e Shenjta: Bethlehem, Nazaret, Jerusalem, Golgotha, pasi atje donte Per\u00ebndia q\u00eb ai t\u00eb ushtrohej. Filloi t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb vend t\u00eb izoluar. Arriti n\u00eb nj\u00eb mal t\u00eb eg\u00ebr n\u00eb jug t\u00eb Adrianopoj\u00ebs, zbuloi nj\u00eb burim fal\u00eb nj\u00eb vegimi dhe u p\u00ebrgatit t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb kish\u00ebz dhe m\u00eb pas do t\u00eb ngrinte nj\u00eb qeli; por episkopi e donte m\u00eb af\u00ebr vetes, q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbente n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tashm\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb i huaj, prandaj bllokoi burimin, q\u00eb ta detyronte Alipin t\u00eb zbriste n\u00eb lugin\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb arritsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ai vazhdoi k\u00ebrkimet e veta dhe u fut n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb friksh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e zon\u00ebs, ku kishte varre t\u00eb vjetra dhe tempuj pagan\u00eb, qendra demon\u00ebsh dhe tmerri p\u00ebr njer\u00ebzit. Me gjith\u00eb k\u00ebshillat e t\u00eb af\u00ebrmve p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb nga plani i tij, Alipi u ngjit n\u00eb maj\u00eb t\u00eb nj\u00ebrit prej k\u00ebtyre monumenteve t\u00eb braktisura. Ishte nj\u00eb kolon\u00eb (kion), n\u00eb maj\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ngrihej statuja e nj\u00eb kafshe fantastike, gjysm\u00eb dem, gjysm\u00eb luan. \u201cK\u00ebtu, tha ai, \u00ebsht\u00eb vendi i prehjes sime!\u201d Dhe u kthye n\u00eb qytet t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb kryq e nj\u00eb lev\u00eb. Me an\u00eb t\u00eb lev\u00ebs, e hodhi statuj\u00ebn p\u00ebrtok\u00eb dhe e z\u00ebvend\u00ebsoi me kryqin jet\u00ebdh\u00ebn\u00ebs, i vendosur p\u00ebr t\u2019i mundur demon\u00ebt n\u00eb strofk\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Por, kur episkopi do t\u00eb shkonte te perandori p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje, e detyroi shenjtin ta shoq\u00ebronte n\u00eb udh\u00ebtimin e tij. Kur arrit\u00ebn n\u00eb Kalqedoni, Alipi u fsheh n\u00eb sall\u00ebn e lutjeve t\u00eb Sh\u00ebn Vas\u00ebs, ngjitur me detin, dhe dremiti derisa episkopi u nis p\u00ebr n\u00eb Konstandinopoj\u00eb. N\u00eb gjum\u00eb iu shfaq sh\u00ebn Efimia (16 shtator), mbrojt\u00ebsja e Kalqedonis\u00eb, e cila e urdh\u00ebroi t\u00eb kthehej n\u00eb vendin e tij dhe e siguroi se do ta mbronte. Pasi u kthye, shenjti nd\u00ebrtoi edhe nj\u00eb kish\u00ebz kushtuar sh\u00ebn Efimis\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb iu p\u00ebrcaktua me an\u00ebn e nj\u00eb vizioni t\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Meq\u00eb shenjti nuk zot\u00ebronte asgj\u00eb, disa miq t\u00eb tij i siguronin burimet e nevojshme dhe u mor\u00ebn me pun\u00ebt e nd\u00ebrtimit. Alipi, sado q\u00eb kishte d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u2019u vendosur mbi shtyll\u00eb, ndoqi me bindje k\u00ebshillat e jeront\u00ebve dhe u t\u00ebrhoq n\u00eb nj\u00eb qeli t\u00eb ngusht\u00eb, jo larg prej andej, p\u00ebr t\u00eb punuar p\u00ebr pastrimin e shpirtit t\u00eb tij me kreshm\u00eb, agripni dhe lutje. Ishte 30 vje\u00e7 dhe q\u00ebndroi dy vjet n\u00eb k\u00ebt\u00eb qeli, n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb pakursyer kund\u00ebr demon\u00ebve. Ishte i pal\u00ebkundur para ngacmimeve t\u00eb tyre t\u00eb k\u00ebqija dhe i d\u00ebbonte me shenj\u00ebn e Kryqit dhe me an\u00eb t\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb zjarrta t\u00eb Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrb\u00ebtori i Per\u00ebndis\u00eb u b\u00eb menj\u00ebher\u00eb i njohur dhe, megjith\u00ebse nuk donte t\u00eb turbullohej n\u00eb aktivitetin e tij t\u00eb shenjt\u00eb, u detyrua t\u00eb pranonte shum\u00eb besimtar\u00eb q\u00eb shkonin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb bekimin e tij. I but\u00eb, i kujdessh\u00ebm me k\u00ebdo, q\u00eb nga f\u00ebmija deri te plaku, nga i varfri deri te i pasuri, nuk linte asnj\u00eb t\u00eb largohej pa qen\u00eb i mbushur me g\u00ebzim shpirt\u00ebror. Por vuri re se kjo i b\u00ebnte keq shpirtit t\u00eb tij, prandaj vendosi t\u00eb ngjitej n\u00eb maj\u00ebn e shtyll\u00ebs, duke u mbrojtur nga paq\u00ebndrueshm\u00ebrit\u00eb e motit n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb \u00e7atie t\u00eb vog\u00ebl, b\u00ebr\u00eb me disa d\u00ebrrasa. Vendi ku q\u00ebndronte ishte kaq i ngusht\u00eb, aq sa nuk mund t\u00eb shtrihej, as t\u00eb ulej, por rrinte vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, duke luftuar kund\u00ebr t\u00eb nxehtit, t\u00eb ftohtit, shiut, er\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb martir\u00ebt vuanin p\u00ebr disa \u00e7aste, sh\u00ebn Alipi martirizohej p\u00ebrdit\u00eb p\u00ebr 53 vjet me radh\u00eb, duke dhunuar \u00e7do dit\u00eb natyr\u00ebn njer\u00ebzore. Demon\u00ebt xheloz\u00eb u t\u00ebrbuan nga ai dhe i hidhnin gur\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb, duke dashur t\u2019u tregonte se trupat e tyre ishin m\u00eb t\u00eb pafuqish\u00ebm nga ata t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Krishtit, i k\u00ebrkoi nj\u00eb s\u00ebpat\u00eb s\u00eb \u00ebm\u00ebs q\u00eb rrinte rr\u00ebz\u00eb shtyll\u00ebs dhe e rr\u00ebzoi p\u00ebrdh\u00e9 \u00e7atin\u00eb, q\u00eb t\u2019u ekspozohej gjuajtjeve me gur\u00eb t\u00eb demon\u00ebve, n\u00ebse ishte ky vullneti i Per\u00ebndis\u00eb dhe t\u00eb vdiste si Stefani, martiri i par\u00eb. I frik\u00ebsuar nga ky guxim dhe besim i pal\u00ebkundur te Per\u00ebndia, demon\u00ebt e braktis\u00ebn at\u00eb vend, duke vajtuar p\u00ebr humbjen q\u00eb p\u00ebsuan.<\/p>\n<p>I ekspozuar ndaj shikimeve t\u00eb njer\u00ebzve si llamba n\u00eb mbajt\u00ebsen e saj, shenjti shk\u00eblqeu me virtytet e tij (Matth. 5.14-16). E kishte mposhtur dashurin\u00eb p\u00ebr veten dhe egoizmin dhe, si apostujt, ishte b\u00ebr\u00eb loj\u00eb n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb engj\u00ebjt e n\u00eb njer\u00ebzit nga dashuria p\u00ebr Krishtin (I Kor. 4.9). Turma njer\u00ebzish vraponin te shtylla dhe k\u00ebrkonin nd\u00ebrmjetimin e shenjtit. Disa q\u00ebndruan aty p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb stilitit. E para ishte nj\u00eb grua e shquar me emrin Efimia dhe shpejt erdhi ta takonte nj\u00eb tjet\u00ebr grua fisnike, Euvula, e cila u b\u00eb kryetare e manastirit, t\u00eb nd\u00ebrtuar pas pak koh\u00ebsh atje. E \u00ebma e shenjtit, e cila ende e kishte dob\u00ebsin\u00eb e natyr\u00ebs s\u00eb saj si n\u00ebn\u00eb, e kishte ndjekur pas dhe e kishte ndihmuar t\u00eb birin n\u00eb p\u00ebrmbushjen e betejave t\u00eb tij, u fut dhe ajo n\u00eb manastir, por pa veshur skim\u00ebn murg\u00ebrore, sado q\u00eb biri i saj e donte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Ishte kaq e p\u00ebrkushtuar sa, duke pasur si detyr\u00eb t\u00eb ndante l\u00ebmoshat, u jepte t\u00eb varf\u00ebrve madje dhe nga m\u00eb t\u00eb domosdoshmet p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e manastirit.<\/p>\n<p>Pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, disa burra i k\u00ebrkuan shenjtit t\u00eb q\u00ebndronin pran\u00eb tij dhe ai themeloi nj\u00eb manastir nga ana tjet\u00ebr e shtyll\u00ebs. Ishte nj\u00eb pamje e admirueshme t\u00eb d\u00ebgjoje 7 her\u00eb n\u00eb dit\u00eb korin e virgj\u00ebreshave dhe at\u00eb t\u00eb murgjve q\u00eb lavd\u00ebronin Per\u00ebndin\u00eb dhe t\u00eb shikoje shenjtin q\u00eb rrinte mes tyre si engj\u00ebll.<\/p>\n<p>Shum\u00eb her\u00eb, d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm pan\u00eb nj\u00eb drit\u00eb qiellore q\u00eb shkrep\u00ebtinte n\u00eb maj\u00eb t\u00eb shtyll\u00ebs, shoq\u00ebruar me vet\u00ebtima dhe bubullima. Shenjti kishte dhuntin\u00eb e profecis\u00eb, sh\u00ebronte t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt, pajtonte armiqt\u00eb, m\u00ebsonte misteret e Urt\u00ebsis\u00eb hyjnore: qoft\u00eb drejtp\u00ebrdrejt, qoft\u00eb me letra; u b\u00eb nj\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb t\u2019i fitonte t\u00eb gjith\u00eb m\u00eb Krishtin (I Kor. 9.22). Nj\u00eb her\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar nj\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, i hodhi tunik\u00ebn e tij q\u00eb lart nga shtylla dhe vet\u00eb ndenji i zhveshur n\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb, derisa e vuri re nj\u00eb i mbyllur i manastirit t\u00eb burrave dhe e ndihmoi. Hiret e tij u shp\u00ebrndan\u00eb mbi dishepujt, prandaj vinin shum\u00eb q\u00eb t\u2019i t\u00ebrhiqnin n\u00eb manastirin e tyre apo p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb episkop\u00eb n\u00ebp\u00ebr kisha.<\/p>\n<p>Pas 53 vjet\u00ebsh betejash heroike, gjysma e trupit t\u00eb shenjtit ishte paralizuar dhe k\u00ebmb\u00ebt iu pren\u00eb, prandaj p\u00ebr 14 vjet u detyrua t\u00eb rrinte shtrir\u00eb n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn brinj\u00eb, pothuajse pa l\u00ebvizur. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht vuante nga nj\u00eb plag\u00eb e r\u00ebnd\u00eb dhe, si nj\u00eb Jov tjet\u00ebr, lavd\u00ebronte Per\u00ebndin\u00eb (Jov. 1.21). Kur fjeti, n\u00eb mosh\u00ebn 99-vje\u00e7are, populli erdhi p\u00ebr ta nderuar dhe nj\u00eb i demonizuar u sh\u00ebrua kur u afrua pran\u00eb tij.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Osh\u00ebnar Alip Stiliti<\/p>\n","protected":false},"author":15,"featured_media":77478,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[],"class_list":["post-77479","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Osh\u00ebnar Alip Stiliti - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/26\/11-26-oshenar-alip-stiliti\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77479\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-11-26T08:00:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-05-29T15:41:21+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/26\/11-26-oshenar-alip-stiliti\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/26\/11-26-oshenar-alip-stiliti\/\"},\"author\":{\"name\":\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec\"},\"headline\":\"Osh\u00ebnar Alip Stiliti\",\"datePublished\":\"2025-11-26T08:00:00+00:00\",\"dateModified\":\"2026-05-29T15:41:21+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/26\/11-26-oshenar-alip-stiliti\/\"},\"wordCount\":1636,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/26\/11-26-oshenar-alip-stiliti\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/11_26_oshenar_alip_stiliti.webp\",\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/26\/11-26-oshenar-alip-stiliti\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/26\/11-26-oshenar-alip-stiliti\/\",\"name\":\"Osh\u00ebnar Alip Stiliti - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/26\/11-26-oshenar-alip-stiliti\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/26\/11-26-oshenar-alip-stiliti\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/11_26_oshenar_alip_stiliti.webp\",\"datePublished\":\"2025-11-26T08:00:00+00:00\",\"dateModified\":\"2026-05-29T15:41:21+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/26\/11-26-oshenar-alip-stiliti\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/26\/11-26-oshenar-alip-stiliti\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/26\/11-26-oshenar-alip-stiliti\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/11_26_oshenar_alip_stiliti.webp\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/11_26_oshenar_alip_stiliti.webp\",\"width\":1536,\"height\":1024,\"caption\":\"Osh\u00ebnar Alip Stiliti\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/26\/11-26-oshenar-alip-stiliti\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Osh\u00ebnar Alip Stiliti\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec\",\"name\":\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Osh\u00ebnar Alip Stiliti - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/26\/11-26-oshenar-alip-stiliti\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77479","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-11-26T08:00:00+00:00","article_modified_time":"2026-05-29T15:41:21+00:00","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"author":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Written by":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/26\/11-26-oshenar-alip-stiliti\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/26\/11-26-oshenar-alip-stiliti\/"},"author":{"name":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec"},"headline":"Osh\u00ebnar Alip Stiliti","datePublished":"2025-11-26T08:00:00+00:00","dateModified":"2026-05-29T15:41:21+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/26\/11-26-oshenar-alip-stiliti\/"},"wordCount":1636,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/26\/11-26-oshenar-alip-stiliti\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/11_26_oshenar_alip_stiliti.webp","articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/26\/11-26-oshenar-alip-stiliti\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/26\/11-26-oshenar-alip-stiliti\/","name":"Osh\u00ebnar Alip Stiliti - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/26\/11-26-oshenar-alip-stiliti\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/26\/11-26-oshenar-alip-stiliti\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/11_26_oshenar_alip_stiliti.webp","datePublished":"2025-11-26T08:00:00+00:00","dateModified":"2026-05-29T15:41:21+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/26\/11-26-oshenar-alip-stiliti\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/26\/11-26-oshenar-alip-stiliti\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/26\/11-26-oshenar-alip-stiliti\/#primaryimage","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/11_26_oshenar_alip_stiliti.webp","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/11_26_oshenar_alip_stiliti.webp","width":1536,"height":1024,"caption":"Osh\u00ebnar Alip Stiliti"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/26\/11-26-oshenar-alip-stiliti\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Osh\u00ebnar Alip Stiliti"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec","name":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g","caption":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77479","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/users\/15"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77479"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77479\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78064,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77479\/revisions\/78064"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77478"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77479"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77479"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77479"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}