{"id":76853,"date":"2025-03-14T09:00:00","date_gmt":"2025-03-14T08:00:00","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2026\/03\/14\/03_14_oshenar_efskimon_rrefyesi\/"},"modified":"2026-05-29T17:36:53","modified_gmt":"2026-05-29T15:36:53","slug":"03-14-oshenar-efskimon-rrefyesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/03\/14\/03-14-oshenar-efskimon-rrefyesi\/","title":{"rendered":"Osh\u00ebnar Efskimon Rr\u00ebfyesi"},"content":{"rendered":"<div class=\"oa-saint-rebuild-entry\">\n<figure class=\"oa-saint-rebuild-hero\"><img src=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/03_14_oshenar_efskimon_rrefyesi.webp\" alt=\"Osh\u00ebnar Efskimon Rr\u00ebfyesi\" loading=\"eager\" decoding=\"async\" \/><figcaption>Osh\u00ebnar Efskimon Rr\u00ebfyesi<\/figcaption><\/figure>\n<div class=\"oa-saint-rebuild-body\">\n<p>Pas nj\u00eb f\u00ebmij\u00ebrie t\u00eb virtytshme, sh\u00ebn Efskimoni u b\u00eb murg dhe ishte i mbushur aq shum\u00eb me hirin e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, saq\u00eb arriti t\u00eb ngjallte nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebbonte me an\u00eb t\u00eb lutjes t\u00eb gjith\u00eb parazit\u00ebt q\u00eb d\u00ebmtonin kopshtet me perime. U hirotonis episkop i Lampsak\u00ebs gjat\u00eb persekutimit ikonoklast dhe u b\u00eb mbrojt\u00ebs i zjarrt\u00eb i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs pran\u00eb sh\u00ebn Theodhor Studitit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye u burgos dhe u internua me urdh\u00ebr t\u00eb perandorit Theofil (829-842). Sado q\u00eb vuante, kujdesej me dashuri p\u00ebr t\u00eb mjer\u00ebt dhe madje, pas fjetjes s\u00eb tij, vazhdoi t\u2019u shp\u00ebrndante bekime besimtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ati yn\u00eb osh\u00ebnar Benedikti lindi rreth vitit 480 n\u00eb Nor\u00e7ia, qytet i vog\u00ebl mes maleve n\u00eb verilindje t\u00eb Rom\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb krishter\u00eb mjaft t\u00eb pasur. E d\u00ebrguan p\u00ebr t\u00eb studiuar n\u00eb Rom\u00eb, por q\u00eb f\u00ebmij\u00eb kishte arritur urt\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb plaku. Ai d\u00ebshironte t\u2019i p\u00eblqente vet\u00ebm Per\u00ebndis\u00eb, prandaj i p\u00ebrbuzi k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e bot\u00ebs e premtimet e kota dhe k\u00ebrkoi jet\u00ebn murg\u00ebrore.<\/p>\n<p>Kur ndaloi n\u00eb qytez\u00ebn Emfida, m\u00ebndesha, q\u00eb e kishte<br \/>\nndjekur pas me dashurin\u00eb e nj\u00eb n\u00ebne, mori hua nj\u00eb shosh\u00eb<br \/>\nbalte t\u00eb pjekur p\u00ebr t\u00eb pastruar grurin, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatiste buk\u00eb.<br \/>\nPor ena ra e u thye. Kur Benedikti pa pik\u00ebllimin e m\u00ebndesh\u00ebs,<br \/>\nu ul n\u00eb gjunj\u00eb dhe filloi t\u00eb lutej me lot. Kur u ngrit,<br \/>\nshosha ishte si n\u00eb fillim. T\u00eb mrekulluar nga kjo, banor\u00ebt e<br \/>\nvar\u00ebn shosh\u00ebn te dera e kish\u00ebs. Por, i frik\u00ebsuar se mund t\u00eb<br \/>\nprivohej nga hiri hyjnor p\u00ebr shkak t\u00eb lavdis\u00eb s\u00eb kot\u00eb,<br \/>\nBenedikti u largua fshehurazi dhe u t\u00ebrhoq n\u00eb Subiako, n\u00eb<br \/>\nmalet e Abruceve, n\u00eb nj\u00eb shpell\u00eb q\u00eb ndodhej n\u00eb 600 metra<br \/>\nlart\u00ebsi, ku mbeti i panjohur nga njer\u00ebzit, me p\u00ebrjashtim t\u00eb<br \/>\nnj\u00eb murgu kinovi, Romanit, i cili e veshi me skim\u00ebn engj\u00ebllore<br \/>\ndhe i sillte fshehurazi pak ushqim, q\u00eb e hiqte m\u00ebnjan\u00eb<br \/>\nnga racioni i tij.<\/p>\n<p>Pas tre vjet\u00ebsh, Per\u00ebndia, q\u00eb nuk donte ta linte t\u00eb fshehur<br \/>\nvirtytin e tij, i zbuloi nj\u00eb prifti vendin se ku ndodhej<br \/>\ndhe dit\u00ebn e Pashk\u00ebs ai shkoi dhe i \u00e7oi ushqim. Benedikti, i<br \/>\ncili kishte harruar nocionin e koh\u00ebs, e p\u00ebrsh\u00ebndeti duke i<br \/>\nth\u00ebn\u00eb: \u201cE di se \u00ebsht\u00eb Pashk\u00eb, p\u00ebrderisa kam edhe nderin t\u00eb<br \/>\nt\u00eb shikoj!\u201d. U gjet edhe nga disa barinj dhe m\u00eb pas shum\u00eb<br \/>\nnjer\u00ebz e vizitonin p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar fjal\u00eb shp\u00ebtimi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb, teksa lutej i vet\u00ebm, iu shfaq demoni n\u00eb form\u00ebn e<br \/>\nnj\u00eb m\u00ebllenje dhe menj\u00ebher\u00eb u sulmua aq shum\u00eb nga afshet<br \/>\ne tundimit mishor, sa gati e la vetmin\u00eb, por me ndihm\u00ebn e<br \/>\nHirit u hodh lakuriq mbi nj\u00eb ferr\u00eb me gjemba dhe me hithra<br \/>\np\u00ebrreth dhe p\u00ebrmes dhimbjes mori fitoren p\u00ebrfundimtare<br \/>\nmbi epshin. I hir\u00ebsuar nga Per\u00ebndia me papasionshm\u00ebrin\u00eb<br \/>\ne mishit, fitoi pjekurin\u00eb dhe u b\u00eb nj\u00eb m\u00ebsues i virtytit p\u00ebr t\u00eb<br \/>\ntjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Kur nd\u00ebrroi jet\u00eb igumeni i manastirit fqinj t\u00eb Vikovaros,<br \/>\nmurgjit k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn q\u00eb t\u00eb vinte Benedikti n\u00eb vend t\u00eb tij<br \/>\ndhe arrit\u00ebn ta bindnin t\u00eb merrte drejtimin e tyre. Por, kur<br \/>\nshenjti iu caktoi disiplin\u00eb t\u00eb rrept\u00eb, e cila binte ndesh me<br \/>\nsjelljen e tyre, filluan t\u00eb p\u00ebshp\u00ebritnin kund\u00ebr tij. Madje<br \/>\nshkuan aq larg, sa tentuan ta helmonin, por sapo shenjtori<br \/>\nb\u00ebri shenj\u00ebn e kryqit mbi kan\u00ebn me helm, ajo u thye. Fytyra<br \/>\ne tij ishte e qet\u00eb dhe shpirti plot paqe, pa urrejtje ndaj armiqve<br \/>\nt\u00eb tij. I la murgjit e pakorrigjuesh\u00ebm dhe u kthye n\u00eb<br \/>\nvetmi, q\u00eb t\u00eb vigjilonte pa pushim mbi zemr\u00ebn e tij n\u00eb prani<br \/>\nt\u00eb Krijuesit, pa e l\u00ebn\u00eb syrin e shpirtit t\u00eb hidhte v\u00ebshtrime<br \/>\njasht\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa po rritej n\u00eb virtyt dhe soditje, t\u00ebrhoqi dishepuj<br \/>\ndhe nga Roma erdh\u00ebn shum\u00eb fisnik\u00eb p\u00ebr t\u2019i besuar shpirtrat<br \/>\ne tyre tek ai, si Mauri (27 janar) dhe Placidi i vog\u00ebl. I<br \/>\nvendosi ata n\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb manastire, t\u00eb ndara mes tyre<br \/>\ndhe secili kishte dymb\u00ebdhjet\u00eb murgj. N\u00eb krye t\u00eb \u00e7do<br \/>\nv\u00ebllaz\u00ebrie ishte nj\u00eb igumen, i cili i jepte llogari njeriut t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb<br \/>\np\u00ebr sa i p\u00ebrkiste jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe p\u00ebrparimit<br \/>\nshpirt\u00ebror t\u00eb \u00e7do murgu. Benedikti ishte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb<br \/>\nati i tyre shpirt\u00ebror dhe shembulli i gjall\u00eb i bindjes s\u00eb p\u00ebrsosur<br \/>\nt\u00eb kanonit murg\u00ebror. I ndihmonte me t\u00eb mira materialet<br \/>\nq\u00eb siguronte hiri hyjnor dhe, duke dalluar mendimet e<br \/>\nfshehta t\u00eb zemr\u00ebs s\u00eb tyre, nuk ngurronte q\u00eb t\u2019i korrigjonte,<br \/>\nme dashurin\u00eb e tij at\u00ebrore, ndonj\u00ebher\u00eb edhe me d\u00ebnime trupore,<br \/>\nme q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb hiqnin dor\u00eb nga zakonet e k\u00ebqija.<\/p>\n<p>Virtytet e tij dhe mrekullit\u00eb q\u00eb b\u00ebnte soll\u00ebn sprova t\u00eb tjera<br \/>\np\u00ebr Benediktin. Nj\u00eb prift me emrin Florent, nga xhelozia<br \/>\np\u00ebr shenjtorin dhe me sugjerimin e djallit, filloi t\u00eb p\u00ebrhapte<br \/>\nshpifje, q\u00eb t\u2019ia largonte vizitor\u00ebt, madje arriti t\u2019i d\u00ebrgonte<br \/>\nnj\u00eb dit\u00eb edhe buk\u00eb me helm. Kur mori k\u00ebt\u00eb dhurat\u00eb vdekjeprur\u00ebse,<br \/>\nBenedikti ia dha nj\u00eb korbi, i cili e kishte zakon t\u00eb<br \/>\nmerrte ushqim p\u00ebrdit\u00eb nga dora e shenjtorit dhe e urdh\u00ebroi<br \/>\nta hidhte n\u00eb nj\u00eb vend ku t\u00eb mos e gjente askush. Prifti i<br \/>\npadenj\u00eb nuk ndaloi s\u00eb shpikuri dredhi e kurthe, por, kur pa<br \/>\nse nuk mund ta d\u00ebmtonte dot me asgj\u00eb Benediktin, vendosi<br \/>\nt\u2019i rr\u00ebzonte n\u00eb m\u00ebkat dishepujt e tij, duke d\u00ebrguar shtat\u00eb<br \/>\nvajza t\u00eb reja t\u00eb vall\u00ebzonin lakuriq para tyre, n\u00eb kopshtin e<br \/>\nmanastirit. Nga frika se mos b\u00ebhej shkak r\u00ebnieje p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit,<br \/>\nBenedikti vendosi t\u00eb largohej dhe, pasi u dha porosit\u00eb<br \/>\ne fundit superior\u00ebve t\u00eb manastirit, e la Subiakon, i<br \/>\nshoq\u00ebruar nga nj\u00eb grup i vog\u00ebl dishepujsh (rreth vitit 529).<br \/>\nKur m\u00ebsoi m\u00eb von\u00eb p\u00ebr vdekjen aksidentale t\u00eb Florentit,<br \/>\nnjeriu i Per\u00ebndis\u00eb vajtoi hidhur p\u00ebr t\u00eb dhe i k\u00ebrkoi me ashp\u00ebrsi<br \/>\nt\u00eb pendohej nj\u00ebrit nga dishepujt, i cili kishte shfaqur<br \/>\ng\u00ebzim.<\/p>\n<p>Shkuan n\u00eb Kasino, nj\u00eb mal i lart\u00eb midis Rom\u00ebs dhe Napolit,<br \/>\nn\u00eb maj\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit ndodhej tempulli kushtuar Apollonit.<br \/>\nShenjtori cop\u00ebtoi idhullin, rr\u00ebzoi altarin dhe e shnd\u00ebrroi<br \/>\ntempullin e lasht\u00eb n\u00eb kish\u00eb kushtuar sh\u00ebn Martinit t\u00eb<br \/>\nTurit (11 n\u00ebntor). Ai preu pem\u00ebt ku banor\u00ebt shkonin dhe<br \/>\nadhuronin idhujt dhe arriti t\u2019i kthente me fjal\u00ebn e tij apostolike.<br \/>\nMe britma keqardhjeje dhe me mallkime, satanai u<br \/>\np\u00ebrpoq t\u2019u ngrinte kurthe murgjve gjat\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb manastirit,<br \/>\npor \u00e7do her\u00eb fuqia e Per\u00ebndis\u00eb e kthente mbrapsht.<\/p>\n<p>Mbreti i ostrogot\u00ebve, Totila, i cili po shkat\u00ebrronte at\u00ebher\u00eb<br \/>\nItalin\u00eb me luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme, k\u00ebrkoi ta vinte n\u00eb prov\u00eb<br \/>\nshpirtin profetik t\u00eb shenjtorit dhe i d\u00ebrgoi shqytarin e tij t\u00eb<br \/>\nveshur me t\u00eb gjitha stolit\u00eb mbret\u00ebrore. Por, kur pa pajisjet<br \/>\ne ndritshme, njeriu i Per\u00ebndis\u00eb thirri: \u201cL\u00ebri, o bir, ato q\u00eb nuk<br \/>\nt\u00eb p\u00ebrkasin ty!\u201d. Totila erdhi at\u00ebher\u00eb n\u00eb vete dhe ra n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt<br \/>\ne shenjtorit, i cili e qortoi p\u00ebr veprat e tij t\u00eb k\u00ebqija dhe i<br \/>\nparatha se do t\u00eb mbret\u00ebronte n\u00ebnt\u00eb vjet n\u00eb Rom\u00eb dhe pastaj<br \/>\ndo t\u00eb vdiste. Ky parashikim u plot\u00ebsua sakt\u00ebsisht n\u00eb<br \/>\nvitin 556.<\/p>\n<p>Nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr, iu shfaq n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr igumenit q\u00eb kishte<br \/>\ncaktuar n\u00eb manastirin e Terra\u00e7in\u00ebs dhe i tregoi vendin ku<br \/>\nduhej t\u00eb ngriheshin nd\u00ebrtesat e reja.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00eb zie buke, b\u00ebri p\u00ebrmes lutjes q\u00eb t\u00eb kishte grur\u00eb e<br \/>\nvaj me boll\u00ebk p\u00ebr manastirin, q\u00eb t\u2019i linte murgjit t\u00eb punonin<br \/>\npa shp\u00ebrqendrim n\u00eb vepr\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb, para s\u00eb cil\u00ebs asgj\u00eb<br \/>\ntjet\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb e preferueshme. E kishte organizuar n\u00eb<br \/>\nm\u00ebnyr\u00eb t\u00eb balancuar adhurimin e shenjt\u00eb, q\u00eb t\u00eb ishte i arritsh\u00ebm<br \/>\np\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb tradit\u00ebn e Et\u00ebrve<br \/>\nt\u00eb Lindjes dhe zakonet romake t\u00eb koh\u00ebs. Vazhdimisht i bashkuar<br \/>\nme Per\u00ebndin\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet lutjes, nuk e n\u00ebnvler\u00ebsonte<br \/>\npun\u00ebn e dor\u00ebs bashk\u00eb me murgjit. Nj\u00eb dit\u00eb, duke u kthyer<br \/>\nnga ara, pa n\u00eb der\u00ebn e manastirit trupin e pajet\u00eb t\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije,<br \/>\nq\u00eb i ati e kishte l\u00ebn\u00eb aty. I shtyr\u00eb nga dhembshuria,<br \/>\nBenedikti iu lut Zotit dhe, p\u00ebr hir t\u00eb besimit t\u00eb t\u00eb atit, f\u00ebmija<br \/>\nerdhi n\u00eb jet\u00eb. Vet\u00eb fjal\u00ebt e shenjtit kishin fuqi hyjnore<br \/>\ndhe pushtet t\u00eb d\u00ebnonin ose t\u00eb \u00e7lironin shpirtrat e t\u00eb fjeturve.<\/p>\n<p>N\u00eb ato koh\u00eb lufte e invazionesh, parashikoi r\u00ebnien e Rom\u00ebs<br \/>\ndhe shkat\u00ebrrimin m\u00eb pas t\u00eb manastirit t\u00eb Kasinos nga<br \/>\nlongobard\u00ebt (583). Dhe ndoshta, duke pasur parasysh k\u00ebt\u00eb<br \/>\nprofeci, n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs shkroi Kanonin e tij, dokument i<br \/>\nmrekulluesh\u00ebm rreth dallueshm\u00ebris\u00eb shpirt\u00ebrore dhe vet\u00ebp\u00ebrmbajtjes<br \/>\nplot\u00ebsisht latine, e cila u b\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb karta e<br \/>\nmurgjve t\u00eb Per\u00ebndimit. Duke u bazuar edhe n\u00eb shkrimet e<br \/>\nEt\u00ebrve, si t\u00eb Pahomit, Vasilit dhe Kasianit, si dhe n\u00eb institucionet<br \/>\nmurg\u00ebrore q\u00eb zbatoi n\u00eb manastirin e tij, ai paraqet<br \/>\nn\u00eb t\u00eb parimet dhe ligjet e funksionimit t\u00eb nj\u00eb manastiri me<br \/>\njet\u00eb kinoviake.<\/p>\n<p>P\u00ebr sh\u00ebn Benediktin manastiri \u00ebsht\u00eb imazh i Kish\u00ebs dhe<br \/>\n\u201cnj\u00eb shkoll\u00eb ku m\u00ebsohet t\u2019i sh\u00ebrbesh Zotit\u201d, n\u00ebn drejtimin e<br \/>\nigumenit dhe n\u00ebp\u00ebrmjet bindjes s\u00eb shenjt\u00eb ndaj porosive<br \/>\nungjillore. Duke k\u00ebmb\u00ebngulur atje deri n\u00eb vdekje dhe duke<br \/>\nmarr\u00eb pjes\u00eb me durim n\u00eb P\u00ebsimin e Zotit ton\u00eb Jisu Krisht,<br \/>\nmurgjit mund p\u00ebrparojn\u00eb n\u00eb virtyt, q\u00eb t\u00eb arrijn\u00eb p\u00ebrfundimisht<br \/>\nn\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e p\u00ebrjetshme. N\u00ebse n\u00eb fillim ata duhet<br \/>\nta dhunojn\u00eb natyr\u00ebn e tyre t\u00eb pabindur, derisa t\u00eb \u00e7lirohen<br \/>\nnga egoizmi, zemra e tyre do t\u00eb zgjerohet dhe ata do t\u00eb mund<br \/>\nt\u00eb vrapojn\u00eb n\u00eb udh\u00ebn e urdh\u00ebrimeve t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb me \u00ebmb\u00eblsi<br \/>\nt\u00eb pap\u00ebrshkrueshme t\u00eb dashuris\u00eb.<\/p>\n<p>Sikurse episkopi n\u00eb kish\u00ebn lokale, edhe igumeni mban<br \/>\nn\u00eb manastir vendin e Krishtit dhe duhet t\u00eb jap\u00eb llogari para<br \/>\nPer\u00ebndis\u00eb p\u00ebr bindjen e dishepujve, duke treguar t\u00ebr\u00eb kujdesin<br \/>\ne tij p\u00ebr t\u2019i m\u00ebsuar, sigurisht me fjal\u00eb, por mbi t\u00eb gjitha<br \/>\nme shembullin e jet\u00ebs s\u00eb tij. Ati shpirt\u00ebror, i mbushur plot<br \/>\ndashuri, duhet t\u00eb dij\u00eb ta nd\u00ebrthur\u00eb but\u00ebsin\u00eb me rrept\u00ebsin\u00eb<br \/>\ne duhur dhe, n\u00ebse n\u00eb fush\u00ebn shpirt\u00ebrore ka autoritet t\u00eb plot\u00eb,<br \/>\np\u00ebr sa u p\u00ebrket gj\u00ebrave materiale t\u00eb komunitetit, duhet<br \/>\nt\u00eb veproj\u00eb \u201cbashk\u00eb me k\u00ebshillin\u201d dhe t\u2019i ndaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb<br \/>\nme t\u00eb tjer\u00ebt. Pasi tregoi instrumentet e veprave t\u00eb mira,<br \/>\nvirtytet murg\u00ebrore dhe shkall\u00ebt e p\u00ebrul\u00ebsis\u00eb q\u00eb na \u00e7ojn\u00eb te<br \/>\ndashuria, d.m.th. te bashkimi me Per\u00ebndin\u00eb, sh\u00ebn Benedikti<br \/>\np\u00ebrcaktoi se si duhet t\u00eb kremtohen Sh\u00ebrbesat Hyjnore<br \/>\nt\u00eb dit\u00ebs dhe t\u00eb nat\u00ebs dhe sakt\u00ebsoi se n\u00eb to duhet t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb<br \/>\npara Per\u00ebndis\u00eb dhe engj\u00ebjve duke psalur n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb,<br \/>\nq\u00eb mendja jon\u00eb t\u00eb p\u00ebrputhet me z\u00ebrin ton\u00eb. N\u00eb vazhdim p\u00ebrmbledh<br \/>\nt\u00eb gjitha aspektet e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, duke zbuluar<br \/>\nn\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pagabueshme gjith\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet<br \/>\nrast r\u00ebnieje ose neglizhence n\u00eb detyrat e shenjta t\u00eb murgjve,<br \/>\nsi: n\u00eb vakte, n\u00eb gjum\u00eb, n\u00eb veshje, n\u00eb sh\u00ebrbime, n\u00eb pun\u00ebn<br \/>\ne dor\u00ebs, n\u00eb daljet jasht\u00eb manastirit, n\u00eb pritjen e vizitor\u00ebve<br \/>\ndhe n\u00eb lidhjet e v\u00ebllez\u00ebrve midis tyre dhe me t\u00eb huajt. Asgj\u00eb<br \/>\nnuk i shp\u00ebton kujdesit t\u00eb tij baritor dhe me pak fjal\u00eb sakt\u00ebson<br \/>\nse \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur gjith\u00e7ka \u201csi\u00e7 i ka<br \/>\nhije dhe me rregull\u201d (I Kor. 14:40).<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, duke kujtuar p\u00ebrul\u00ebsisht se ky Kanon<br \/>\n\u00ebsht\u00eb nj\u00eb skic\u00eb dhe fillim i jet\u00ebs shpirt\u00ebrore, i d\u00ebrgonte te<br \/>\nm\u00ebsimi i Et\u00ebrve t\u00eb shenjt\u00eb ata q\u00eb d\u00ebshironin t\u2019i p\u00ebrkushtoheshin<br \/>\nsoditjes p\u00ebr t\u00eb arritur atdheun qiellor.<\/p>\n<p>Disa koh\u00eb pas bised\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb mrekullueshme dhe t\u00eb<br \/>\nfundit me t\u00eb motr\u00ebn, sh\u00ebn Skolastik\u00ebn, dhe pas vdekjes<br \/>\ns\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit, teksa q\u00ebndronte te dritarja duke u lutur,<br \/>\npa nj\u00eb drit\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyeshme t\u00eb largonte tutje err\u00ebsir\u00ebn dhe<br \/>\nn\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj drite soditi bot\u00ebn e t\u00ebr\u00eb, si t\u00eb ishte e mbledhur<br \/>\nn\u00ebn nj\u00eb rreze dielli. I ngritur mbi bot\u00ebn dhe jasht\u00eb vetes<br \/>\nnga bashkimi me Krijuesin, Benedikti mundi t\u00eb sodiste t\u00ebr\u00eb<br \/>\nkrijes\u00ebn, gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn Per\u00ebndin\u00eb, n\u00eb drit\u00ebn hyjnore<br \/>\nq\u00eb buronte prej zemr\u00ebs s\u00eb tij. Pasi arriti n\u00eb kufijt\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb<br \/>\nardhshme, pa n\u00eb k\u00ebt\u00eb drit\u00eb shpirtin e Gjermanoit, episkopit<br \/>\nt\u00eb Kapuas, i cili fluturonte drejt qiellit. Paranjohu dit\u00ebn e<br \/>\nfjetjes s\u00eb tij, dhe urdh\u00ebroi t\u2019i hapej varri, n\u00eb t\u00eb cilin kishte<br \/>\nv\u00ebn\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara trupin e s\u00eb motr\u00ebs dhe pastaj e zun\u00eb ethet.<br \/>\nE \u00e7uan n\u00eb kish\u00eb, u kungua, ngriti duart drejt qiellit dhe dha<br \/>\nfrym\u00ebn e tij t\u00eb fundit, duke th\u00ebn\u00eb fjal\u00ebt e nj\u00eb lutjeje (rreth<br \/>\nvitit 560). Po at\u00eb dit\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit pan\u00eb nj\u00eb udh\u00eb shtruar me<br \/>\ntapet\u00eb t\u00eb bukur dhe t\u00eb ndri\u00e7uar me pishtar, q\u00eb ngrihej nga<br \/>\nmanastiri i tij deri n\u00eb qiell dhe nj\u00eb jerond i nderuar u shfaq<br \/>\nn\u00eb maj\u00eb p\u00ebr t\u2019iu zbuluar se andej kishte kaluar shenjtori,<br \/>\np\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb atdheun e tij qiellor.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, nga lipsani i shenjtorit filluan t\u00eb kryheshin mrekulli t\u00eb shumta. Por, pas shkat\u00ebrrimit t\u00eb manastirit nga longobard\u00ebt, ai u harrua, deri kur murgjit e manastirit t\u00eb Flerit n\u00eb Franc\u00eb erdh\u00ebn dhe mor\u00ebn lipsanin, n\u00eb fillim t\u00eb shek. 8, p\u00ebr ta transferuar n\u00eb manastirin e tyre, i cili mori emrin e shenjtorit (Sh\u00ebn Benedikti-syr-Luar), ku nderohet edhe sot.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Osh\u00ebnar Efskimon Rr\u00ebfyesi<\/p>\n","protected":false},"author":15,"featured_media":76852,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[],"class_list":["post-76853","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Osh\u00ebnar Efskimon Rr\u00ebfyesi - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/03\/14\/03-14-oshenar-efskimon-rrefyesi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76853\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-03-14T08:00:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-05-29T15:36:53+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/03\/14\/03-14-oshenar-efskimon-rrefyesi\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/03\/14\/03-14-oshenar-efskimon-rrefyesi\/\"},\"author\":{\"name\":\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec\"},\"headline\":\"Osh\u00ebnar Efskimon Rr\u00ebfyesi\",\"datePublished\":\"2025-03-14T08:00:00+00:00\",\"dateModified\":\"2026-05-29T15:36:53+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/03\/14\/03-14-oshenar-efskimon-rrefyesi\/\"},\"wordCount\":2425,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/03\/14\/03-14-oshenar-efskimon-rrefyesi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/03_14_oshenar_efskimon_rrefyesi.webp\",\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/03\/14\/03-14-oshenar-efskimon-rrefyesi\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/03\/14\/03-14-oshenar-efskimon-rrefyesi\/\",\"name\":\"Osh\u00ebnar Efskimon Rr\u00ebfyesi - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/03\/14\/03-14-oshenar-efskimon-rrefyesi\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/03\/14\/03-14-oshenar-efskimon-rrefyesi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/03_14_oshenar_efskimon_rrefyesi.webp\",\"datePublished\":\"2025-03-14T08:00:00+00:00\",\"dateModified\":\"2026-05-29T15:36:53+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/03\/14\/03-14-oshenar-efskimon-rrefyesi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/03\/14\/03-14-oshenar-efskimon-rrefyesi\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/03\/14\/03-14-oshenar-efskimon-rrefyesi\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/03_14_oshenar_efskimon_rrefyesi.webp\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/03_14_oshenar_efskimon_rrefyesi.webp\",\"width\":1536,\"height\":1024,\"caption\":\"Osh\u00ebnar Efskimon Rr\u00ebfyesi\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/03\/14\/03-14-oshenar-efskimon-rrefyesi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Osh\u00ebnar Efskimon Rr\u00ebfyesi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec\",\"name\":\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Osh\u00ebnar Efskimon Rr\u00ebfyesi - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/03\/14\/03-14-oshenar-efskimon-rrefyesi\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76853","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-03-14T08:00:00+00:00","article_modified_time":"2026-05-29T15:36:53+00:00","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"author":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Written by":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/03\/14\/03-14-oshenar-efskimon-rrefyesi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/03\/14\/03-14-oshenar-efskimon-rrefyesi\/"},"author":{"name":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec"},"headline":"Osh\u00ebnar Efskimon Rr\u00ebfyesi","datePublished":"2025-03-14T08:00:00+00:00","dateModified":"2026-05-29T15:36:53+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/03\/14\/03-14-oshenar-efskimon-rrefyesi\/"},"wordCount":2425,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/03\/14\/03-14-oshenar-efskimon-rrefyesi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/03_14_oshenar_efskimon_rrefyesi.webp","articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/03\/14\/03-14-oshenar-efskimon-rrefyesi\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/03\/14\/03-14-oshenar-efskimon-rrefyesi\/","name":"Osh\u00ebnar Efskimon Rr\u00ebfyesi - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/03\/14\/03-14-oshenar-efskimon-rrefyesi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/03\/14\/03-14-oshenar-efskimon-rrefyesi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/03_14_oshenar_efskimon_rrefyesi.webp","datePublished":"2025-03-14T08:00:00+00:00","dateModified":"2026-05-29T15:36:53+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/03\/14\/03-14-oshenar-efskimon-rrefyesi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/03\/14\/03-14-oshenar-efskimon-rrefyesi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/03\/14\/03-14-oshenar-efskimon-rrefyesi\/#primaryimage","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/03_14_oshenar_efskimon_rrefyesi.webp","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/03_14_oshenar_efskimon_rrefyesi.webp","width":1536,"height":1024,"caption":"Osh\u00ebnar Efskimon Rr\u00ebfyesi"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/03\/14\/03-14-oshenar-efskimon-rrefyesi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Osh\u00ebnar Efskimon Rr\u00ebfyesi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec","name":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g","caption":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76853","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/users\/15"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76853"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76853\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77751,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76853\/revisions\/77751"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76852"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76853"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76853"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76853"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}