{"id":76711,"date":"2025-02-07T09:00:00","date_gmt":"2025-02-07T08:00:00","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2026\/02\/07\/02_07_oshenar_llukai_ne_stiri\/"},"modified":"2026-05-31T09:48:18","modified_gmt":"2026-05-31T07:48:18","slug":"02-07-oshenar-llukai-ne-stiri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/02\/07\/02-07-oshenar-llukai-ne-stiri\/","title":{"rendered":"Osh\u00ebnar Llukai n\u00eb Stiri"},"content":{"rendered":"<div class=\"oa-saint-rebuild-entry\">\n<figure class=\"oa-saint-rebuild-hero\"><img src=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/02_07_oshenar_llukai_ne_stiri.webp\" alt=\"Osh\u00ebnar Llukai n\u00eb Stiri\" loading=\"eager\" decoding=\"async\" \/><figcaption>Osh\u00ebnar Llukai n\u00eb Stiri<\/figcaption><\/figure>\n<div class=\"oa-saint-rebuild-body\">\n<p>Paraardh\u00ebsit e sh\u00ebn Llukait emigruan nga Egjina, n\u00eb pjes\u00ebn kontinentale t\u00eb Greqis\u00eb, sepse ishulli i tyre ishte i ekspozuar ndaj sulmeve t\u00eb sara\u00e7en\u00ebve. Pas shum\u00eb mundimesh, n\u00eb vitin 890, u vendos\u00ebn n\u00eb fshatin Kastorion, ku jetonin mir\u00eb dhe atje, lindi sh\u00ebn Llukai, djali i tret\u00eb i familjes me shtat\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, tregoi prirje p\u00ebr jet\u00ebn shpirt\u00ebrore dhe asketizmin, nj\u00ebsoj sikur t\u00eb ishte nj\u00eb jerond i vjet\u00ebr me p\u00ebrvoj\u00eb. Nuk hante mish, vez\u00eb, prodhime bulmeti dhe gj\u00ebra t\u00eb tjera t\u00eb shijshme. Ushqehej vet\u00ebm me buk\u00eb dhe perime. Nuk pinte asgj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 ujit, dhe \u00e7do t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb e t\u00eb premte mbante kreshm\u00eb t\u00eb plot\u00eb. Punonte gjith\u00eb dit\u00ebn duke kullotur bag\u00ebtin\u00eb ose n\u00eb fush\u00eb e, megjithat\u00eb, ua jepte t\u00eb varf\u00ebrve ushqimin e tij t\u00eb thjesht\u00eb e n\u00eb disa raste dhe rrobat, dhe kthehej n\u00eb sht\u00ebpi i zhveshur.<\/p>\n<p>Pas vdekjes s\u00eb t\u00eb atit, Llukai la pun\u00ebn e bujq\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrkushtuar t\u00ebr\u00ebsisht jet\u00ebs shpirt\u00ebrore dhe arriti n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb aq t\u00eb lart\u00eb virtyti, saq\u00eb, kur lutej, ngrihej nga toka. Duke pasur d\u00ebshir\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb murg, nj\u00eb dit\u00eb e la sht\u00ebpin\u00eb e tij dhe shkoi n\u00eb Thesali, por u ndalua nga ushtar\u00ebt, q\u00eb e mor\u00ebn p\u00ebr skllav t\u00eb arratisur dhe donin t\u00eb dinin se cili ishte zot\u00ebria i tij. Kur Llukai u tha me past\u00ebrti zemre se ishte Krishti zot\u00ebria i tij, ata e rrah\u00ebn dhe e fut\u00ebn n\u00eb burg. Kur e d\u00ebrguan n\u00eb sht\u00ebpi, duroi t\u00eb gjitha qortimet dhe t\u00eb sharat q\u00eb i b\u00ebn\u00eb. Per\u00ebndia e pa me mir\u00ebsi durimin e tij, derisa dy murgj q\u00eb vinin nga Roma, ndaluan n\u00eb fshatin e shenjtit rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Jerusalem.<\/p>\n<p>Ai ia doli mban\u00eb t\u00eb bindte t\u00eb \u00ebm\u00ebn, q\u00eb ta linte t\u00eb ikte me murgjit. Kur mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb Athin\u00eb, murgjit e lan\u00eb kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7arin n\u00ebn kujdesin e nj\u00eb igumeni manastiri t\u00eb qytetit, i cili pas nj\u00eb far\u00eb kohe, e veshi me veshjen e vog\u00ebl murg\u00ebrore. Nd\u00ebrkoh\u00eb e \u00ebma qante p\u00ebr Llukain, e kishte marr\u00eb malli p\u00ebr t\u00eb. Qante aq shum\u00eb me vajtime, saq\u00eb igumeni, duke e par\u00eb at\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr \u00e7do nat\u00eb me lot n\u00eb sy, thirri djalin e ri dhe i dha bekimin t\u00eb kthehej n\u00eb sht\u00ebpi. Pas 4 muajsh, e \u00ebma e lejoi t\u00eb jetonte si murg atje pran\u00eb, n\u00eb malin e Joanic\u00ebs (Bardos), ku ndodhej nj\u00eb kish\u00eb kushtuar Anargjend\u00ebve t\u00eb shenjt\u00eb Kozma e Damian.<\/p>\n<p>Qelia e tij e varf\u00ebr ishte vendi i p\u00ebrpjekjeve shpirt\u00ebrore, q\u00eb e ndihmonte t\u00eb fshihte nga syt\u00eb e bot\u00ebs luft\u00ebrat e tij shpirt\u00ebrore, t\u00eb kryera p\u00ebr hir t\u00eb dashuris\u00eb p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb. Ai luftonte ashp\u00ebr me tiranin\u00eb e gjumit dhe \u00e7do nat\u00eb rrinte zgjuar, duke b\u00ebr\u00eb metani t\u00eb panum\u00ebrta me lutjen: \u201cO Zot, m\u00ebshirom\u00eb!\u201d Mbante edhe nj\u00eb kopsht t\u00eb vog\u00ebl, produktet e t\u00eb cilit ua jepte vizitor\u00ebve ose fqinj\u00ebve. Sa m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpjekje asketike q\u00eb nd\u00ebrmerrte, aq m\u00eb tep\u00ebr i \u00ebmb\u00ebl b\u00ebhej, duke shfaqur dashuri dhe mir\u00ebsi p\u00ebr njer\u00ebzit, madje edhe p\u00ebr kafsh\u00ebt e egra dhe p\u00ebr gjarp\u00ebrinjt\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb, erdh\u00ebn ta takonin dy murgj t\u00eb devotsh\u00ebm, q\u00eb po shkonin p\u00ebr n\u00eb Rom\u00eb. Kur e pan\u00eb sjelljen e tij, q\u00eb nuk dallonte nga ajo e nj\u00eb murgu t\u00eb p\u00ebrsosur, edhe pse ishte vet\u00ebm 18 vje\u00e7, ata e vesh\u00ebn me Veshjen e Madhe Engj\u00ebllore. Pasi u vesh me mburoj\u00ebn e nj\u00eb luft\u00ebtari me p\u00ebrvoj\u00eb dhe t\u00eb sprovuar mir\u00eb, Llukai hyri n\u00eb beteja m\u00eb t\u00eb forta asketike dhe n\u00eb izolim m\u00eb t\u00eb madh nga bota. Arriti n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb aq t\u00eb lart\u00eb me kreshm\u00eb, lot dhe me lutje, saq\u00eb Per\u00ebndia i fali dhurat\u00ebn e mrekullis\u00eb dhe t\u00eb profecis\u00eb. K\u00ebshtu, ai paratha sulmin e bullgar\u00ebve, q\u00eb shkat\u00ebrroi Greqin\u00eb n\u00eb vitin 917.<\/p>\n<p>Shum\u00eb njer\u00ebz vinin nga zonat aty pran\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb bekimin e k\u00ebtij njeriu t\u00eb famsh\u00ebm p\u00ebr jet\u00ebn e tij ose p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebfyer m\u00ebkatet. Ai i ndihmonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje, duke ua zbuluar mendimet e m\u00ebkatet e fshehta dhe, pasi u caktonte pendesat e nevojshme, u jepte faljen n\u00eb emrin e Zotit. N\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto takime, djalli shfryt\u00ebzoi rastin p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar tek ai, me pretekstin e rr\u00ebfimit, tri gra dhe, pas largimit t\u00eb tyre, frym\u00ebzoi mendime t\u00eb k\u00ebqija tek ai. Shenjti luftoi kund\u00ebr tundimit p\u00ebr tri dit\u00eb dhe net me lot e lutje, dhe u \u00e7lirua me an\u00eb t\u00eb shfaqjes s\u00eb nj\u00eb engj\u00eblli, q\u00eb i dha dhurat\u00ebn e papasionshm\u00ebris\u00eb. K\u00ebshtu, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb engj\u00ebll n\u00eb mish, ai nuk pati m\u00eb asnj\u00eb shqet\u00ebsim nga mendimet e k\u00ebqija trupore apo nga prania e grave.<\/p>\n<p>Pasi kaloi 7 vjet n\u00eb malin Joanica, k\u00ebrc\u00ebnimi i sulmeve bullgare b\u00ebri q\u00eb Llukai dhe grupi rreth tij, t\u00eb shkonin n\u00eb nj\u00eb ishull atje pran\u00eb. Por, p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb sulm i papritur i detyroi t\u00eb largoheshin. Shenjtorit iu desh t\u00eb notonte p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar dhe, sipas gjas\u00ebs, p\u00ebrfundoi n\u00eb Korinth. Kur ishte atje, vendosi t\u00eb m\u00ebsonte n\u00eb shkoll\u00ebn fillore, edhe pse tani ishte i rritur, sepse kishte d\u00ebshir\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb lexuar Shkrimin e Shenjt\u00eb. Por nx\u00ebn\u00ebsit ishin aq t\u00eb padisiplinuar, saq\u00eb ai preferoi m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mbetej i paarsimuar, sesa t\u00eb duronte sjelljen e tyre. Mendoi t\u00eb shkonte p\u00ebr t\u00eb jetuar pran\u00eb nj\u00eb stiliti n\u00eb Patra, kur nj\u00eb tjet\u00ebr stilit, q\u00eb jetonte pran\u00eb Korinthit, i k\u00ebrkoi t\u00eb jetonte me t\u00eb. Llukai u g\u00ebzua shum\u00eb q\u00eb do t\u00eb merrte rrug\u00ebn e bindjes. P\u00ebr 10 vjet gjuante peshk, mbartte uj\u00eb e dru dhe b\u00ebnte \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb jerondi i k\u00ebrkonte, me bindje t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Pas rivendosjes s\u00eb paqes m\u00eb 927, n\u00eb sundimin e mbretit t\u00eb ri bullgar Petro, Llukai u kthye p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb qelin\u00eb e tij n\u00eb malin Joanica, ku dyfishoi zellin n\u00eb asketiz\u00ebm dhe dashurin\u00eb e tij p\u00ebr vizitor\u00ebt. Nj\u00eb dit\u00eb, kur d\u00ebgjoi se kryepiskopi i Korinthit po kalonte andej, shkoi t\u2019i shprehte respektin dhe t\u2019i ofronte disa perime nga kopshti. Kryepiskopi i k\u00ebrkoi t\u00eb vizitonte qelin\u00eb e tij. Ai p\u00ebrfitoi shum\u00eb kur pa varf\u00ebrin\u00eb e jetes\u00ebs s\u00eb asketit dhe donte t\u2019i jepte para, por asketi nuk pranoi, duke i th\u00ebn\u00eb se ajo q\u00eb donte t\u00eb merrte prej tij nuk ishin parat\u00eb, por lutja dhe m\u00ebsimi. N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjeve t\u00eb tij, kryepiskopi i tha se asket\u00ebt q\u00eb jetonin larg kishave mund t\u00eb kungoheshin me Misteret e Shenjta t\u00eb Parashenjt\u00ebruara. N\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr, shenjtori u pyet p\u00ebrse nuk shkonte n\u00eb manastire p\u00ebr t\u00eb kremtet e m\u00ebdha dhe ai dha k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje: \u201cT\u00eb kremtet dhe himnet kan\u00eb si q\u00ebllim t\u00eb tyre fitimin e frik\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Por \u00e7far\u00eb mund t\u2019i sjellin ato nj\u00eb njeriu q\u00eb ka fituar frik\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb me an\u00eb t\u00eb qet\u00ebsis\u00eb dhe lutjes?\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb, kur sh\u00ebn Llukai ndodhej n\u00eb nj\u00eb manastir af\u00ebr Thiv\u00ebs, t\u00eb cilin e kishte zakon ta vizitonte, nj\u00eb prej t\u00eb par\u00ebve t\u00eb qytetit erdhi p\u00ebr t\u2019iu lutur q\u00eb t\u2019i sh\u00ebronte t\u00eb birin, i cili ishte i s\u00ebmur\u00eb r\u00ebnd\u00eb. N\u00eb fillim shenjtori refuzoi, duke i th\u00ebn\u00eb se Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb i vetmi mjek i shpirtrave dhe i trupave, por, i nxitur nga miku i tij, Andoni, igumeni i manastirit shkoi tek i s\u00ebmuri p\u00ebr t\u2019u lutur. N\u00eb m\u00ebngjes, djali i ri u ngrit i sh\u00ebruar, mori kalin e tij dhe u largua.<\/p>\n<p>Mrekullit\u00eb dhe profecit\u00eb e tij kishin marr\u00eb fam\u00eb. Vinin aq shum\u00eb vizitor\u00eb, sa shenjtit iu prish qet\u00ebsia dhe u detyrua t\u00eb linte Joanic\u00ebn e t\u00eb shkonte n\u00eb qytetin e qet\u00eb t\u00eb Kalamionit. Atje jetoi 3 vjet, derisa nj\u00eb tjet\u00ebr inkursion hungarez e detyroi t\u00eb shkonte n\u00eb ishullin djerr t\u00eb Ampelonit. Her\u00eb pas here, e motra e furnizonte me buk\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn ai e ndante me marinar\u00ebt e varf\u00ebr dhe nevojtar\u00ebt q\u00eb i zinte rruga, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe i ngush\u00ebllonte n\u00eb hidh\u00ebrime me \u00e7do lloj m\u00ebnyre, duke i siguruar se dit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira do t\u00eb vinin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb atyre 3 viteve q\u00eb jetoi n\u00eb ishull provoi shum\u00eb mundime: duroi me vet\u00ebmohim nj\u00eb s\u00ebmundje, duke preferuar m\u00eb mir\u00eb dhimbjen si shp\u00ebrblim shpirt\u00ebror, sesa t\u00eb p\u00ebrdorte ila\u00e7in q\u00eb iu zbulua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb hyjnore me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb vizioni. N\u00eb fund, iu bind lutjeve t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij dhe u kthye n\u00eb vendin e quajtur Stiri (Stirion ose Soterion), vend me bukuri t\u00eb jasht\u00ebzakonshme natyrore, tek i cili mund t\u00eb shkoje me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Pastroi vendin, e ktheu n\u00eb nj\u00eb kopsht t\u00eb bukur dhe nd\u00ebrtoi edhe qelin\u00eb e tij. Jetoi pjes\u00ebn e mbetur t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e nx\u00ebn\u00ebsve m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt , duke i fshehur virtytet. Por fama e tij, si nj\u00eb profet i ri, sillte shum\u00eb vizitor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebnin gar\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin se kush do ta b\u00ebnte shenjtorin mikun e tij. Ai u thoshte t\u00eb ardhmen e jet\u00ebs s\u00eb tyre dhe parashikoi 20 vjet p\u00ebrpara rimarrjen e Kret\u00ebs nga arab\u00ebt prej Niqifor Fokasit (961).<\/p>\n<p>N\u00eb ato koh\u00eb t\u00eb sulmeve t\u00eb pareshtura pirate dhe barbare, ai lajm\u00ebrohej nga qielli n\u00eb koh\u00eb p\u00ebr rrezikun dhe k\u00ebshtu i paralajm\u00ebronte njer\u00ebzit e krahin\u00ebs q\u00eb t\u00eb strehoeshin n\u00eb pyjet dhe malet p\u00ebrreth. Nj\u00eb besimtar, q\u00eb kishte mendim jo t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr shenjtorin, e pa at\u00eb n\u00eb nj\u00eb vizion t\u00eb q\u00ebndronte mbi nj\u00eb qilim t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm dhe t\u00eb purpurt n\u00eb qiell.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin e shtat\u00eb t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Stiri, sh\u00ebn Llukai zuri shtratin. Ai p\u00ebrqafoi nx\u00ebn\u00ebsit dhe t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb vinin p\u00ebr ta takuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit. U k\u00ebrkoi t\u00eb luteshin p\u00ebr t\u00eb dhe e dor\u00ebzoi paq\u00ebsisht shpirtin e tij te Per\u00ebndia m\u00eb 7 shkurt 953. Nga varri i tij buroi vaj er\u00ebmir\u00eb dhe u mblodh n\u00eb nj\u00eb en\u00eb, nd\u00ebrsa varri vet\u00eb u b\u00eb burimi i shum\u00eb mrekullive. Si\u00e7 paratha shenjtori, m\u00eb pas u nd\u00ebrtuan atje dy kisha dhe nj\u00eb manastir, i cili edhe sot \u00ebsht\u00eb vend i famsh\u00ebm pelegrinazhi.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Osh\u00ebnar Llukai n\u00eb Stiri<\/p>\n","protected":false},"author":15,"featured_media":76710,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[6179,6115,6423,7649,5613,6429,6427,5692,6425,6113,6421,6455],"class_list":["post-76711","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-jeta-e-shenjtoreve","tag-jete-shenjtoresh-2","tag-kalendari-orthodhoks","tag-llukai-stiri","tag-manastire","tag-murgeria","tag-oshenare-2","tag-radio-ngjallja-2","tag-shembuj-shenjterie","tag-shenjtoret-e-dites","tag-sinaksar","tag-tradita-orthodhokse"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Osh\u00ebnar Llukai n\u00eb Stiri - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/02\/07\/02-07-oshenar-llukai-ne-stiri\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76711\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-02-07T08:00:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-05-31T07:48:18+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/02\/07\/02-07-oshenar-llukai-ne-stiri\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/02\/07\/02-07-oshenar-llukai-ne-stiri\/\"},\"author\":{\"name\":\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec\"},\"headline\":\"Osh\u00ebnar Llukai n\u00eb Stiri\",\"datePublished\":\"2025-02-07T08:00:00+00:00\",\"dateModified\":\"2026-05-31T07:48:18+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/02\/07\/02-07-oshenar-llukai-ne-stiri\/\"},\"wordCount\":1839,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/02\/07\/02-07-oshenar-llukai-ne-stiri\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/02_07_oshenar_llukai_ne_stiri.webp\",\"keywords\":[\"Jeta e shenjtor\u00ebve\",\"Jet\u00eb shenjtor\u00ebsh\",\"Kalendari Orthodhoks\",\"Llukai Stiri\",\"Manastire\",\"Murg\u00ebria\",\"Osh\u00ebnar\u00eb\",\"Radio Ngjallja\",\"Shembuj shenjt\u00ebrie\",\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\",\"Sinaksar\",\"Tradita Orthodhokse\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/02\/07\/02-07-oshenar-llukai-ne-stiri\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/02\/07\/02-07-oshenar-llukai-ne-stiri\/\",\"name\":\"Osh\u00ebnar Llukai n\u00eb Stiri - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/02\/07\/02-07-oshenar-llukai-ne-stiri\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/02\/07\/02-07-oshenar-llukai-ne-stiri\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/02_07_oshenar_llukai_ne_stiri.webp\",\"datePublished\":\"2025-02-07T08:00:00+00:00\",\"dateModified\":\"2026-05-31T07:48:18+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/02\/07\/02-07-oshenar-llukai-ne-stiri\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/02\/07\/02-07-oshenar-llukai-ne-stiri\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/02\/07\/02-07-oshenar-llukai-ne-stiri\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/02_07_oshenar_llukai_ne_stiri.webp\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/02_07_oshenar_llukai_ne_stiri.webp\",\"width\":1536,\"height\":1024,\"caption\":\"Osh\u00ebnar Llukai n\u00eb Stiri\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/02\/07\/02-07-oshenar-llukai-ne-stiri\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Osh\u00ebnar Llukai n\u00eb Stiri\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec\",\"name\":\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Osh\u00ebnar Llukai n\u00eb Stiri - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/02\/07\/02-07-oshenar-llukai-ne-stiri\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76711","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-02-07T08:00:00+00:00","article_modified_time":"2026-05-31T07:48:18+00:00","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"author":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Written by":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/02\/07\/02-07-oshenar-llukai-ne-stiri\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/02\/07\/02-07-oshenar-llukai-ne-stiri\/"},"author":{"name":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec"},"headline":"Osh\u00ebnar Llukai n\u00eb Stiri","datePublished":"2025-02-07T08:00:00+00:00","dateModified":"2026-05-31T07:48:18+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/02\/07\/02-07-oshenar-llukai-ne-stiri\/"},"wordCount":1839,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/02\/07\/02-07-oshenar-llukai-ne-stiri\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/02_07_oshenar_llukai_ne_stiri.webp","keywords":["Jeta e shenjtor\u00ebve","Jet\u00eb shenjtor\u00ebsh","Kalendari Orthodhoks","Llukai Stiri","Manastire","Murg\u00ebria","Osh\u00ebnar\u00eb","Radio Ngjallja","Shembuj shenjt\u00ebrie","Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs","Sinaksar","Tradita Orthodhokse"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/02\/07\/02-07-oshenar-llukai-ne-stiri\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/02\/07\/02-07-oshenar-llukai-ne-stiri\/","name":"Osh\u00ebnar Llukai n\u00eb Stiri - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/02\/07\/02-07-oshenar-llukai-ne-stiri\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/02\/07\/02-07-oshenar-llukai-ne-stiri\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/02_07_oshenar_llukai_ne_stiri.webp","datePublished":"2025-02-07T08:00:00+00:00","dateModified":"2026-05-31T07:48:18+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/02\/07\/02-07-oshenar-llukai-ne-stiri\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/02\/07\/02-07-oshenar-llukai-ne-stiri\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/02\/07\/02-07-oshenar-llukai-ne-stiri\/#primaryimage","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/02_07_oshenar_llukai_ne_stiri.webp","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/02_07_oshenar_llukai_ne_stiri.webp","width":1536,"height":1024,"caption":"Osh\u00ebnar Llukai n\u00eb Stiri"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/02\/07\/02-07-oshenar-llukai-ne-stiri\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Osh\u00ebnar Llukai n\u00eb Stiri"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec","name":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g","caption":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76711","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/users\/15"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76711"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76711\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77680,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76711\/revisions\/77680"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76710"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76711"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76711"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76711"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}