{"id":76614,"date":"2025-01-14T09:00:00","date_gmt":"2025-01-14T08:00:00","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2026\/01\/14\/01_14_oshenar_sava\/"},"modified":"2026-05-29T17:35:11","modified_gmt":"2026-05-29T15:35:11","slug":"01-14-oshenar-sava","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/14\/01-14-oshenar-sava\/","title":{"rendered":"Osh\u00ebnar Sava"},"content":{"rendered":"<div class=\"oa-saint-rebuild-entry\">\n<figure class=\"oa-saint-rebuild-hero\"><img src=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/01_14_oshenar_sava.webp\" alt=\"Osh\u00ebnar Sava\" loading=\"eager\" decoding=\"async\" \/><figcaption>Osh\u00ebnar Sava<\/figcaption><\/figure>\n<div class=\"oa-saint-rebuild-body\">\n<p>Ati yn\u00eb i shenjt\u00eb Sava, shenjti m\u00eb i dashur p\u00ebr popullin serb, lindi m\u00eb 1169. Ishte djali i tret\u00eb i princit t\u00eb madh t\u00eb Serbis\u00eb, t\u00eb per\u00ebndishmit Stefan Nemanja, dhe iu dedikua Per\u00ebndis\u00eb, si p\u00ebrgjigje e lutjes s\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij, dhe n\u00eb pag\u00ebzimin e shenjt\u00eb mori emrin Radko (Rastislav, p\u00ebrkthim sllav i Kreshentit). U rrit me frik\u00eb Per\u00ebndie dhe me t\u00eb gjitha virtytet ungjillore, dhe n\u00eb mosh\u00ebn 15-vje\u00e7are u ngarkua me detyr\u00ebn e qeverisjes s\u00eb provinc\u00ebs s\u00eb Herzegovin\u00ebs; por nuk e t\u00ebrhiqte lavdia dhe d\u00ebfrimet e k\u00ebsaj bote, sepse digjej \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga dashuria hyjnore. Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, me t\u2019u kthyer n\u00eb oborr, kund\u00ebrshtoi propozimet p\u00ebr martes\u00eb q\u00eb i b\u00ebn\u00eb prind\u00ebrit; dhe kur nj\u00eb delegacion murgjish serb\u00eb nga Mali Athos, drejtuar nga nj\u00eb starec rus, k\u00ebrkuan bujarin\u00eb e princit t\u00eb madh, Radkoja d\u00ebgjoi me zell tregimet e jerontit p\u00ebr jet\u00ebn engj\u00ebllore dhe qiellore q\u00eb b\u00ebnin murgjit n\u00eb Kopshtin e s\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebs. Hezitimet e tij t\u00eb fundit, n\u00eb lidhje me dashurin\u00eb bir\u00ebrore, u venit\u00ebn kur murgu i kujtoi fjal\u00ebn e Zotit: Ai q\u00eb do t\u00eb atin ose t\u00eb \u00ebm\u00ebn m\u00eb tep\u00ebr se mua, nuk \u00ebsht\u00eb i denj\u00eb p\u00ebr mua (Matth. 10.37). Vendosi, pra, q\u00eb t\u00eb merrte kryqin dhe t\u00eb ndiqte Zotin, duke p\u00ebrdorur nj\u00eb \u201cdredhi\u201d: k\u00ebrkoi bekimin e t\u00eb atit q\u00eb t\u00eb shkonte p\u00ebr t\u00eb gjuajtur kaproj dhe k\u00ebshtu ndoqi gjurm\u00ebt e Qengjit hyjnor, Krishtit.<\/p>\n<p>Kur arriti n\u00eb Athos, Radkoja u b\u00eb rishtar n\u00eb manastirin rus t\u00eb Sh\u00ebn Pandeleimonit (te Rusikoni i Vjet\u00ebr), por u zbulua menj\u00ebher\u00eb nga nj\u00eb duk\u00eb i oborrit, t\u00eb cilin e kishte d\u00ebrguar i ati i shenjtit p\u00ebr ta k\u00ebrkuar. Edhe prej tij shp\u00ebtoi. Pas sh\u00ebrbes\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb t\u00eb manastirit, i shtroi vojvodit nj\u00eb vakt t\u00eb bollsh\u00ebm dhe p\u00ebrfitoi kur ky ra n\u00eb gjum\u00eb, p\u00ebr t\u2019u ngjitur n\u00eb maj\u00ebn e kull\u00ebs s\u00eb manastirit e t\u00eb vishej me skim\u00ebn engj\u00ebllore, duke marr\u00eb emrin Sava. Kur agoi, t\u00eb d\u00ebrguarit e mbretit u zgjuan dhe pan\u00eb princin t\u00eb veshur me rroba murgu, duke iu hedhur q\u00eb lart nga kulla tufat e flok\u00ebve t\u00eb sapoprera, veshjet princ\u00ebrore dhe nj\u00eb let\u00ebr ngush\u00ebllimi p\u00ebr prind\u00ebrit.<br \/>\nDisa koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, Sava u vesh murg n\u00eb manastirin e madh e t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb Vatopedit, n\u00ebn drejtimin e jerontit Makar. Origjina e tij fisnike dhe, mbi t\u00eb gjitha, vet\u00ebmohimi i p\u00ebrkryer p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, bindja absolute, p\u00ebrul\u00ebsia e tij e shk\u00eblqyer, zelli p\u00ebr kreshm\u00ebn, agripnin\u00eb dhe lutjen nxit\u00ebn admirim te t\u00eb gjith\u00eb murgjit athonit\u00eb. Vizitoi k\u00ebmb\u00ebzbathur t\u00eb gjitha manastiret dhe vendet e shenjt\u00ebruara t\u00eb Athosit dhe mbeti i mrekulluar ve\u00e7an\u00ebrisht nga jeta e heshtur dhe e shk\u00ebputur nga \u00e7do p\u00ebrkujdesje tok\u00ebsore e eremit\u00ebve; por, kur u kthye n\u00eb manastir, jeronti nuk i dha bekimin p\u00ebr t\u00eb ndjekur nj\u00eb udh\u00eb t\u00eb till\u00eb, ndaj u dha me m\u00eb shum\u00eb devotshm\u00ebri n\u00eb bindjen dhe sh\u00ebrbimin ndaj v\u00ebllez\u00ebrve. Atje m\u00ebsoi gjuh\u00ebn greke, e cila i lejoi t\u00eb p\u00ebrkthente n\u00eb sllavisht dhe t\u2019i transmetonte popullit t\u00eb tij pasurit\u00eb e tradit\u00ebs patristike, liturgjike dhe kanonike t\u00eb Kish\u00ebs.<\/p>\n<p>Fal\u00eb ndikimit t\u00eb t\u00eb birit, Stefan Nemanja braktisi mbret\u00ebrin\u00eb tok\u00ebsore, q\u00eb t\u00eb luftonte p\u00ebr fitimin e Mbret\u00ebris\u00eb Qiellore. Hoqi dor\u00eb m\u00eb 1196 dhe u vesh murg n\u00eb manastirin e Studenic\u00ebs, me emrin Simeon. M\u00eb von\u00eb, ai shkoi n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb dhe e mori t\u00eb birin si udh\u00ebheq\u00ebsin e tij shpirt\u00ebror. Tashm\u00eb, i kaluar n\u00eb mosh\u00eb, ai nuk mund t\u00eb kryente t\u00eb gjitha detyrat asketike t\u00eb murgjve me p\u00ebrvoj\u00eb, prandaj Sava i dyfishoi betejat e tij vetjake dhe mori mbi vete t\u00ebr\u00eb asketizmin q\u00eb i ati nuk mund t\u00eb b\u00ebnte. I thoshte: \u201cUn\u00eb jam kreshma jote dhe metanit\u00eb e tua. Un\u00eb jam asketi yt. Un\u00eb do jem p\u00ebrgjegj\u00ebs para Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebr ty, p\u00ebrderisa m\u00eb ke d\u00ebgjuar dhe erdhe deri k\u00ebtu\u201d. Pasi i shtuan edhe m\u00eb tep\u00ebr l\u00ebmoshat n\u00eb dobi t\u00eb manastirit, t\u00eb dy murgjit princa themeluan, me miratimin e perandorit Aleksi III Engj\u00eblli (\u20201203), manastirin e Hilandarit, i cili do t\u00eb b\u00ebhej qendra e besimit dhe e kultur\u00ebs kishtare serbe. Q\u00ebndruan aty s\u00eb bashku me disa murgj serb\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve m\u00eb von\u00eb iu bashkuan edhe t\u00eb tjer\u00eb me komb\u00ebsi t\u00eb ndryshme, duke p\u00ebrparuar vazhdimisht n\u00eb ngjitjet qiellore.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1200, sh\u00ebn Simeoni fjeti (kremtohet nga Kisha m\u00eb 13 shkurt) dhe shum\u00eb shpejt trupi i tij filloi t\u00eb nxirrte balsam \u00e7udib\u00ebr\u00ebs. Pasi la nj\u00eb igumen n\u00eb Hilandar, Sava u nis t\u00eb realizonte d\u00ebshir\u00ebn e zemr\u00ebs s\u00eb tij: t\u00eb jetonte i vet\u00ebm me Per\u00ebndin\u00eb. U vendos n\u00eb nj\u00eb qeli pran\u00eb Kariesit, kryeqendr\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl t\u00eb qytet\u00ebrimit monakal, dhe i rob\u00ebruar i t\u00ebri nga dashuria p\u00ebr Krishtin, shikonte vet\u00ebm drejt qiellit dhe t\u00eb mirave t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb. I p\u00ebrgj\u00ebrohej dit\u00eb e nat\u00eb Zotit, q\u00eb ta m\u00ebshironte. Pasi m\u00ebsoi n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb zbulimi p\u00ebr lavdin\u00eb qiellore q\u00eb kishte fituar i ati, ai i shkroi biografin\u00eb dhe kompozoi sh\u00ebrbes\u00ebn e tij liturgjike. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, n\u00eb Serbi, dy v\u00ebllez\u00ebrit e tij, princi Stefan dhe Vukan, u ndesh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme. Ata i b\u00ebn\u00eb thirrje Sav\u00ebs, i cili, pasi ishte b\u00ebr\u00eb prift dhe ishte ngritur n\u00eb ofiqin e arkimandritit n\u00eb Selanik, u nis p\u00ebr n\u00eb atdhe me lipsanet mrekullib\u00ebr\u00ebse t\u00eb sh\u00ebn Simeonit. Fal\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb murgut t\u00eb shenjt\u00eb, t\u00eb dy princat u pajtuan para varrit t\u00eb t\u00eb atit dhe populli serb arriti t\u00eb fitonte paqen dhe mrekulli t\u00eb shumta buruan nga balsami q\u00eb vazhdonte t\u00eb rridhte nga kutia e lipsanit t\u00eb shenjtorit. I shtr\u00ebnguar nga Stefani dhe nga populli, sh\u00ebn Sava q\u00ebndroi n\u00eb Serbi, u b\u00eb igumen i Studenic\u00ebs dhe, pa l\u00ebn\u00eb aspak m\u00ebnjan\u00eb jet\u00ebn e tij asketike, kreu shum\u00eb vepra apostolike, e forcoi popullin n\u00eb bes\u00ebn orthodhokse, luftoi kund\u00ebrshtar\u00ebt, nd\u00ebrtoi kisha dhe manastiret i organizoi sipas rregullit athonit, dhe e zbukuroi atdheun me zakone e norma ungjillore. Themeloi manastirin e madh t\u00eb Zicas, i cili do t\u00eb b\u00ebhej m\u00eb von\u00eb selia e kryepiskopat\u00ebs serbe dhe qendra e jet\u00ebs kishtare t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Pas marrjes s\u00eb p\u00ebrgjakshme t\u00eb kryeqytetit bizantin nga kryq\u00ebzatat (1204) dhe largimit p\u00ebr n\u00eb Nikea t\u00eb perandorit dhe patriarkut, perandori latin i Konstandinopoj\u00ebs nd\u00ebrmori edhe pushtimin e Serbis\u00eb, me ndihm\u00ebn e mbretit t\u00eb Hungaris\u00eb, Andrea. Stefani ndau gruan e tij, Evdhoksin\u00eb, bij\u00eb e perandorit bizantin Aleksi, mb\u00ebshtet\u00ebs i zjarrt\u00eb i Orthodhoksis\u00eb, p\u00ebr t\u2019u martuar me nj\u00eb fisnike me origjin\u00eb veneciane, madje u tregua i gatsh\u00ebm t\u00eb kuror\u00ebzohej nga papa, duke njohur k\u00ebshtu autoritetin e Rom\u00ebs n\u00eb vendin e tij dhe n\u00eb Kish\u00ebn Serbe.<\/p>\n<p>Duke mos i pranuar k\u00ebto koncesione, por pa gjykuar t\u00eb v\u00ebllan\u00eb, Sava preferoi t\u00eb t\u00ebrhiqej dhe t\u00eb shkonte n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb (1216), ku ia kushtoi koh\u00ebn lutjes p\u00ebr shp\u00ebtimin e popullit t\u00eb tij. M\u00eb von\u00eb, kur balsami i sh\u00ebn Simeonit kishte reshtur s\u00eb rrjedhuri, serb\u00ebt k\u00ebrkuan nd\u00ebrmjetimin e murgut t\u00eb shenjt\u00eb. Sava d\u00ebrgoi me an\u00eb t\u00eb dishepullit t\u00eb tij, Ilarit, nj\u00eb let\u00ebr p\u00ebr Stefanin dhe nj\u00eb tjet\u00ebr drejtuar t\u00eb atit. Q\u00eb kur Ilari lexoi k\u00ebt\u00eb let\u00ebr para varrit t\u00eb shenjtit, balsami filloi t\u00eb rridhte me mbushulli, jo vet\u00ebm nga varri, por dhe nga ikonat e sh\u00ebn Simeonit, duke e mbushur popullin me g\u00ebzim shpirt\u00ebror dhe duke konfirmuar k\u00ebshtu se p\u00eblqimi hyjnor ishte n\u00eb krah t\u00eb Sav\u00ebs dhe Orthodhoksis\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 1219, sh\u00ebn Sava u kthye n\u00eb Nikea dhe takoi perandorin Theodhori I, i cili i dha autonomin\u00eb e plot\u00eb p\u00ebr Kish\u00ebn Serbe, me kusht q\u00eb t\u00eb pranonte t\u00eb b\u00ebhej ai vet\u00eb kryepiskopi i par\u00eb. Dit\u00ebn e dor\u00ebzimit t\u00eb tij nga Patriarku Ekumenik, u shfaq nj\u00eb drit\u00eb hyjnore q\u00eb rrethonte hierarkun e ri. Kur u kthye n\u00eb Serbi, sh\u00ebn Sava nisi menj\u00ebher\u00eb pun\u00ebn p\u00ebr t\u00eb organizuar Kish\u00ebn Serbe. Dishepujt e tij m\u00eb t\u00eb mir\u00eb i hirotonisi episkop\u00eb, kuror\u00ebzoi solemnisht t\u00eb v\u00ebllan\u00eb, i cili q\u00eb at\u00ebher\u00eb u mbiquajt Stefani i Pari i Kuror\u00ebzuar (Prvoven\u00e7ani), p\u00ebrshkoi vendin duke predikuar besimin e v\u00ebrtet\u00eb, pendimin dhe past\u00ebrtin\u00eb e traditave, hirotonisi prift\u00ebrinj, ngriti kudo kisha e manastire, p\u00ebrktheu dhe futi zbatimin e kanuneve t\u00eb shenjta kishtare.<\/p>\n<p>K\u00ebto suksese nxit\u00ebn xhelozin\u00eb e mbretit t\u00eb Hungaris\u00eb, i cili p\u00ebrgatiti nj\u00eb invazion t\u00eb ri. Sh\u00ebn Sava, i d\u00ebrguar si nd\u00ebrmjet\u00ebs, e qet\u00ebsoi mbretin Andrea me fuqin\u00eb e fjal\u00ebs s\u00eb tij. Kur u kthye, princi Stefan vdiq, pa mundur t\u00eb realizonte d\u00ebshir\u00ebn e tij: t\u00eb b\u00ebhej murg. Sh\u00ebn Sava iu lut Zotit me zjarr, dhe i ndjeri u kthye n\u00eb jet\u00eb dhe mori skim\u00ebn murg\u00ebrore me emrin Simeon, u kungua me Misteret e Shenjta, pastaj fjeti n\u00eb paqe n\u00eb pritje t\u00eb ngjalljes.<\/p>\n<p>Pas kuror\u00ebzimit t\u00eb birit t\u00eb Stefanit, Radoslavi (1230), kryepiskopi u nis n\u00eb pelegrinazh p\u00ebr n\u00eb Tok\u00ebn e Shenjt\u00eb. Nderoi me lot vendet q\u00eb i shenjt\u00ebroi Zoti me pranin\u00eb e Tij tok\u00ebsore, q\u00ebndroi n\u00eb manastirin e Sh\u00ebn Sav\u00ebs, ku mori shkopin e bariut t\u00eb shenjt\u00eb q\u00eb mbronte at\u00eb manastir, sipas profecis\u00eb s\u00eb sh\u00ebn Sav\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00ebruar, i cili kishte parath\u00ebn\u00eb se shum\u00eb koh\u00eb pas fjetjes s\u00eb tij do t\u00eb vinte nga larg nj\u00eb njeri i Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb do t\u00eb kishte t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr, bari i nj\u00eb populli t\u00eb shumt\u00eb. Pasi takoi n\u00eb Nikea perandorin e shenjt\u00eb Joani III Bataxis (kujtohet m\u00eb 4 n\u00ebntor) dhe pasi kaloi nga Mali i Shenjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur v\u00ebllez\u00ebrit e tij, u kthye n\u00eb Serbi, ku e prisnin s\u00ebrish problemet e qytetit tok\u00ebsor. Radoslavi u shfron\u00ebzua nga nj\u00eb revolt\u00eb e fisnik\u00ebve, prandaj i k\u00ebrkoi t\u00eb b\u00ebhej murg. V\u00ebllai i tij m\u00eb i vog\u00ebl, Vladislavi, mori kuror\u00ebn n\u00eb vend t\u00eb tij dhe u martua me t\u00eb bij\u00ebn e mbretit Jovan II Asen i bullgar\u00ebve, at\u00ebher\u00eb fuqia dominuese n\u00eb gadishullin e Ballkanit (1233).<\/p>\n<p>Pasi vendosi rregullin n\u00eb mbret\u00ebri, Sava, tashm\u00eb i moshuar, hoqi dor\u00eb nga froni kryepiskopal dhe drejtimin e Kish\u00ebs Serbe ia dor\u00ebzoi dishepullit t\u00eb tij, sh\u00ebn Arsenit I (1234-1264, i cili kremtohet m\u00eb 28 tetor) dhe nd\u00ebrmori nj\u00eb pelegrinazh t\u00eb ri n\u00eb Tok\u00ebn e Shenjt\u00eb, n\u00eb Egjipt, n\u00eb Malin Sina dhe n\u00eb Antioki. U s\u00ebmur kur iu afrua Konstandinopoj\u00ebs, q\u00ebndroi p\u00ebr disa koh\u00eb n\u00eb manastirin e Evergjetit, pastaj u kthye n\u00eb Tirnovo, n\u00eb Bullgari, ku u prit me madh\u00ebshti nga mbreti Asen. I d\u00ebrrmuar nga udh\u00ebtimet e shumta dhe nga vitet e gjata n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Kish\u00ebs, fjeti m\u00eb 14 janar 1235 (1236). Para se t\u00eb jepte shpirtin te Per\u00ebndia, sh\u00ebn Sava e besoi popullin serb te dashamir\u00ebsia e Per\u00ebndis\u00eb dhe e p\u00ebrfundoi lutjen e tij duke th\u00ebn\u00eb si sh\u00ebn Joan Gojarti: \u201cLavdi Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha!\u201d. Fytyra e tij shk\u00eblqente nga drita hyjnore. Trupi i shenjtit u vendos n\u00eb kish\u00ebn e Dyzet Martir\u00ebve n\u00eb Tirnovo dhe 2 vjet m\u00eb von\u00eb mbreti Vladislav shkoi vet\u00eb t\u2019i k\u00ebrkonte sovranit bullgar q\u00eb ta sillte shenjtin n\u00eb Serbi, n\u00eb manastirin e Milesevos, i cili u kthye n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr t\u00eb madhe pelegrinazhi. Gjat\u00eb pushtimit turk, mizori Sinan pasha u ngarkua nga sulltani t\u2019u jepte fund revoltave t\u00eb serb\u00ebve. Ai i rr\u00ebmbeu lipsanet e shenjta dhe i dogji n\u00eb Beograd, m\u00eb 27 prill 1594. Edhe pse u privua nga prania tok\u00ebsore e shenjtit t\u00eb tij mbrojt\u00ebs, populli orthodhoks mbeti i pamposhtur, pasi sh\u00ebn Sava nuk pushon s\u00eb nd\u00ebrmjetuari n\u00eb qiell p\u00ebr mbrojtjen e Kish\u00ebs.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Osh\u00ebnar Sava<\/p>\n","protected":false},"author":15,"featured_media":76613,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[],"class_list":["post-76614","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Osh\u00ebnar Sava - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/14\/01-14-oshenar-sava\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76614\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-01-14T08:00:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-05-29T15:35:11+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/14\/01-14-oshenar-sava\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/14\/01-14-oshenar-sava\/\"},\"author\":{\"name\":\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec\"},\"headline\":\"Osh\u00ebnar Sava\",\"datePublished\":\"2025-01-14T08:00:00+00:00\",\"dateModified\":\"2026-05-29T15:35:11+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/14\/01-14-oshenar-sava\/\"},\"wordCount\":2100,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/14\/01-14-oshenar-sava\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/01_14_oshenar_sava.webp\",\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/14\/01-14-oshenar-sava\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/14\/01-14-oshenar-sava\/\",\"name\":\"Osh\u00ebnar Sava - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/14\/01-14-oshenar-sava\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/14\/01-14-oshenar-sava\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/01_14_oshenar_sava.webp\",\"datePublished\":\"2025-01-14T08:00:00+00:00\",\"dateModified\":\"2026-05-29T15:35:11+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/14\/01-14-oshenar-sava\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/14\/01-14-oshenar-sava\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/14\/01-14-oshenar-sava\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/01_14_oshenar_sava.webp\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/01_14_oshenar_sava.webp\",\"width\":1536,\"height\":1024,\"caption\":\"Osh\u00ebnar Sava\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/14\/01-14-oshenar-sava\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Osh\u00ebnar Sava\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec\",\"name\":\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Osh\u00ebnar Sava - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/14\/01-14-oshenar-sava\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76614","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-01-14T08:00:00+00:00","article_modified_time":"2026-05-29T15:35:11+00:00","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"author":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Written by":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/14\/01-14-oshenar-sava\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/14\/01-14-oshenar-sava\/"},"author":{"name":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec"},"headline":"Osh\u00ebnar Sava","datePublished":"2025-01-14T08:00:00+00:00","dateModified":"2026-05-29T15:35:11+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/14\/01-14-oshenar-sava\/"},"wordCount":2100,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/14\/01-14-oshenar-sava\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/01_14_oshenar_sava.webp","articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/14\/01-14-oshenar-sava\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/14\/01-14-oshenar-sava\/","name":"Osh\u00ebnar Sava - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/14\/01-14-oshenar-sava\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/14\/01-14-oshenar-sava\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/01_14_oshenar_sava.webp","datePublished":"2025-01-14T08:00:00+00:00","dateModified":"2026-05-29T15:35:11+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/14\/01-14-oshenar-sava\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/14\/01-14-oshenar-sava\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/14\/01-14-oshenar-sava\/#primaryimage","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/01_14_oshenar_sava.webp","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/01_14_oshenar_sava.webp","width":1536,"height":1024,"caption":"Osh\u00ebnar Sava"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/14\/01-14-oshenar-sava\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Osh\u00ebnar Sava"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec","name":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g","caption":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76614","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/users\/15"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76614"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76614\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77633,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76614\/revisions\/77633"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76613"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76614"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76614"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76614"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}