{"id":76574,"date":"2025-01-02T09:00:00","date_gmt":"2025-01-02T08:00:00","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2026\/01\/02\/01_02_oshenar_serafimi_ne_sarov\/"},"modified":"2026-05-29T17:34:53","modified_gmt":"2026-05-29T15:34:53","slug":"01-02-oshenar-serafimi-ne-sarov","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/02\/01-02-oshenar-serafimi-ne-sarov\/","title":{"rendered":"Osh\u00ebnar Serafimi n\u00eb Sarov"},"content":{"rendered":"<div class=\"oa-saint-rebuild-entry\">\n<figure class=\"oa-saint-rebuild-hero\"><img src=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/01_02_oshenar_serafimi_ne_sarov.webp\" alt=\"Osh\u00ebnar Serafimi n\u00eb Sarov\" loading=\"eager\" decoding=\"async\" \/><figcaption>Osh\u00ebnar Serafimi n\u00eb Sarov<\/figcaption><\/figure>\n<div class=\"oa-saint-rebuild-body\">\n<p>Ky d\u00ebshmitar i madh i drit\u00ebs s\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb u ngrit si yll i ri n\u00eb tok\u00ebn ruse, m\u00eb 19 korrik 1759, n\u00eb koh\u00ebn kur fryma e ashtuquajtur \u201cDrita\u201d po pushtonte Evrop\u00ebn dhe Rusin\u00eb, duke p\u00ebrgatitur koh\u00ebt e err\u00ebta t\u00eb ateizmit dhe t\u00eb persekutimit. Ishte nga Kursku, bir tregtar\u00ebsh t\u00eb devotsh\u00ebm dhe u rrit me p\u00ebrkushtim e dashuri p\u00ebr Kish\u00ebn dhe q\u00eb i ri pati p\u00eblqimin e Hyjlind\u00ebses n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb sh\u00ebrimi t\u00eb mrekulluesh\u00ebm. N\u00eb mosh\u00ebn 17-vje\u00e7are braktisi bot\u00ebn, pasi mori dhe bekimin e s\u00eb \u00ebm\u00ebs, dhe hyri n\u00eb manastirin e Sarovit, ku shum\u00eb shpejt u b\u00eb model i bindjes dhe i virtyteve engj\u00ebllore.<\/p>\n<p>Me g\u00ebzim e me gatishm\u00ebri kryente t\u00eb gjitha pun\u00ebt e mundimshme n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve, kreshmonte p\u00ebr t\u00eb mposhtur vrullet e mishit dhe ruante nat\u00eb e dit\u00eb mendjen n\u00eb kujtimin e Per\u00ebndis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Lutjes s\u00eb Jisuit. Pas disa koh\u00ebsh, u s\u00ebmur r\u00ebnd\u00eb dhe, me gjith\u00eb dhimbjen q\u00eb kishte, refuzonte ndihm\u00ebn e mjek\u00ebve, duke k\u00ebrkuar ila\u00e7in e vet\u00ebm q\u00eb u p\u00ebrket atyre q\u00eb kan\u00eb braktisur gjith\u00e7ka p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb: Kungimin e Shenjt\u00eb. Kur i soll\u00ebn Kungat\u00ebn, iu shfaq e T\u00ebr\u00ebshenjta, e rrethuar me drit\u00eb dhe e shoq\u00ebruar nga apostujt e shenjt\u00eb Petro dhe Joan Theologu, dhe u tha atyre, duke treguar rishtarin e ri: \u201cKy \u00ebsht\u00eb nga tan\u00ebt!\u201d. Pak koh\u00eb m\u00eb pas, ai u sh\u00ebrua plot\u00ebsisht dhe nd\u00ebrtoi nj\u00eb streh\u00eb p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt n\u00eb vendin ku pati k\u00ebt\u00eb shfaqje.<\/p>\n<p>Pas 8 vjet\u00ebsh si rishtar, u qeth murg me emrin Serafim (i zjarrt\u00eb), em\u00ebr q\u00eb e nxiti edhe m\u00eb tep\u00ebr zellin e tij p\u00ebr t\u00eb imituar k\u00ebta sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb patrup t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe t\u00eb zjarrt\u00eb nga dashuria. U dor\u00ebzua dhjak dhe kalonte net t\u00eb t\u00ebra n\u00eb lutje para se t\u00eb celebronte Liturgjin\u00eb Hyjnore; dhe, duke p\u00ebrparuar pa pushim n\u00eb virtytet e shenjta, Zoti i dha si shp\u00ebrbles\u00eb vizione t\u00eb shumta, gjendje ekstaze dhe ngush\u00ebllime shpirt\u00ebrore. I drejtuar me kujdes nga jerond\u00ebt e tij, nuk binte n\u00eb lavdi t\u00eb kot\u00eb nga k\u00ebto dhurata hyjnore; p\u00ebrkundrazi, e nxitnin t\u00eb thellohej n\u00eb p\u00ebrul\u00ebsi dhe qortimin e vetes dhe t\u00eb k\u00ebrkonte m\u00eb shum\u00eb vetmi.<\/p>\n<p>Pak koh\u00eb pas dor\u00ebzimit t\u00eb tij n\u00eb prift dhe vdekjes s\u00eb atit shpirt\u00ebror, mori leje t\u00eb t\u00ebrhiqej n\u00eb vetmi, thell\u00eb n\u00eb pyll, 6-7 km larg manastirit, ku ngriti nj\u00eb kasolle t\u00eb vog\u00ebl druri t\u00eb rrethuar nga nj\u00eb kopsht, mbi nj\u00eb kod\u00ebr q\u00eb e quajti \u201cMali i Shenjt\u00eb\u201d (Athos). Gjith\u00eb jav\u00ebn q\u00ebndronte atje, nd\u00ebrsa t\u00eb dielave dhe dit\u00ebt e festave kthehej n\u00eb manastir, duke e kaluar koh\u00ebn n\u00eb lutje, lexim dhe pun\u00eb fizike t\u00eb p\u00eblqyeshme p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb. \u00c7do veprimtari e tij ishte nj\u00eb rast p\u00ebr ta lart\u00ebsuar mendimin te gj\u00ebrat e Per\u00ebndis\u00eb. Sh\u00ebn Serafimi i Sarovit nuk i njihte gj\u00ebrat e k\u00ebqija t\u00eb bot\u00ebs e as ato t\u00eb mishit, duronte ashp\u00ebrsin\u00eb e dimrit dhe pickimet e insekteve n\u00eb ver\u00eb, ndihej i lumtur q\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb vuajtjet e Zotit p\u00ebr pastrimin e shpirtit t\u00eb tij. Mbante vazhdimisht nj\u00eb Ungjill t\u00eb trash\u00eb lidhur mbi kurriz, si \u201cbarr\u00ebn e Krishtit\u201d, dhe shkonte n\u00eb zona t\u00eb ndryshme t\u00eb pyllit, t\u00eb cilave u kishte dh\u00ebn\u00eb edhe emra t\u00eb shenjt\u00eb: \u201cBetlehem\u201d, \u201cJordan\u201d, \u201cThavor\u201d, \u201cGolgotha\u201d, q\u00eb t\u00eb lexonte pasazhet korresponduese.<\/p>\n<p>\u00c7do dit\u00eb jetonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb intensive jet\u00ebn dhe P\u00ebsimin e Zotit ton\u00eb Jisu Krisht. Meditimi i p\u00ebrditsh\u00ebm i Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb nuk i jepte vet\u00ebm njohjen e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, por i siguronte edhe past\u00ebrtin\u00eb e shpirtit dhe d\u00ebrrmimin e zemr\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb, gjat\u00eb citimeve p\u00ebrmendsh t\u00eb sh\u00ebrbesave hyjnore dhe gjat\u00eb metanive t\u00eb p\u00ebrditshme, q\u00eb ishin me mij\u00ebra, t\u00eb mund t\u00eb lutej pa nd\u00ebrprerje, mendja e bashkuar me zemr\u00ebn. Ushqehej fillimisht me buk\u00eb q\u00eb i vinte nga manastiri, pastaj me prodhimet e vetme t\u00eb kopshtit; por e privonte shpesh veten nga ushqimi p\u00ebr t\u2019ua shp\u00ebrndar\u00eb kafsh\u00ebve q\u00eb i vinin af\u00ebr kasolles, ve\u00e7an\u00ebrisht nj\u00eb ariu t\u00eb madh, q\u00eb u zbut m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb mace.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese kaq t\u00eb p\u00eblqyeshme dhe kaq t\u00eb af\u00ebrt me at\u00eb t\u00eb t\u00eb patrup\u00ebve, armiku i njer\u00ebzve, djalli, i nxitur nga xhelozia, i solli asketit t\u00eb Krishtit sulmet e tij t\u00eb zakonshme: mendime krenarie, zhurma, shfaqje t\u00eb frikshme etj.; por luft\u00ebtari trim i largonte k\u00ebto sulme me lutjen dhe shenj\u00ebn e kryqit. Meq\u00eb lufta e mendimeve b\u00ebhej m\u00eb shtyp\u00ebse, shenjti vendosi t\u00eb nd\u00ebrmerrte nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb denj\u00eb si stilit\u00ebt e dikursh\u00ebm: kaloi nj\u00eb mij\u00eb dit\u00eb e nj\u00eb mij\u00eb net m\u00eb k\u00ebmb\u00eb ose n\u00eb gjunj\u00eb mbi nj\u00eb gur, duke p\u00ebrs\u00ebritur pa pushim lutjen e tagrambledh\u00ebsit: \u201cO Per\u00ebndi, ki m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr mua q\u00eb jam m\u00ebkatar!\u201d (Lluk. 18.13). K\u00ebshtu ai u \u00e7lirua p\u00ebrfundimisht nga lufta e mendimeve. Por djalli nuk e quante veten t\u00eb humbur, i d\u00ebrgoi murgut t\u00eb varf\u00ebr tre kusar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, ngaq\u00eb nuk gjet\u00ebn asgj\u00eb nga ato q\u00eb donin, si parat\u00eb, e godit\u00ebn me shkopinj dhe me bishtin e s\u00ebpat\u00ebs dhe e lan\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb vdekur, t\u00eb mbytur n\u00eb gjak e me kocka t\u00eb thyera.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse kishte trup t\u00eb fort\u00eb, Serafimi i but\u00eb nuk k\u00ebrkoi mbrojtje dhe mendoi se kjo ishte nj\u00eb pjes\u00ebmarrje n\u00eb vuajtjet e Zotit. Me gjith\u00eb gjendjen e tij t\u00eb vajtueshme, ai u sh\u00ebrua me an\u00ebn e nj\u00eb mrekullie nga shfaqja e Hyjlind\u00ebses, e ngjashme n\u00eb \u00e7do pik\u00eb me pamjen q\u00eb kishte par\u00eb kur ishte rishtar. Deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs mbeti i k\u00ebrrusur dhe l\u00ebvizte me shum\u00eb mundim, me ndihm\u00ebn e nj\u00eb bastuni.<\/p>\n<p>Kjo dob\u00ebsi i lejoi t\u00eb ngjitej m\u00eb lart n\u00eb shkall\u00ebn drejt qiellit dhe t\u00eb nd\u00ebrmerrte, q\u00eb nga 1807 deri m\u00eb 1810, betej\u00ebn e heshtjes n\u00eb vetmi. Me t\u2019u sh\u00ebruar, shkoi prap\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb vetmuar dhe, duke mos mundur t\u00eb kthehej rregullisht n\u00eb manastir, nuk foli m\u00eb me ask\u00ebnd. Sa her\u00eb q\u00eb takonte dik\u00eb n\u00eb pyll, p\u00ebrkulej thell\u00eb deri n\u00eb tok\u00eb para tij, pa fjal\u00eb, derisa ky t\u00eb largohej. K\u00ebshtu mundi t\u00eb ruante mendjen t\u00eb p\u00ebrqendruar te Per\u00ebndia, pa nd\u00ebrprerje dhe shp\u00ebrqendrim. Nd\u00ebrkoh\u00eb, fjeti igumeni i manastirit, dhe disa murgj filluan t\u00eb tregoheshin armiq\u00ebsor\u00eb p\u00ebrkundrejt eremitit t\u00eb shenjt\u00eb, duke e akuzuar se po ndahej nga kungimi i Kish\u00ebs. Arrit\u00ebn sa i dhan\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb kthehej n\u00eb manastir. Serafimi u n\u00ebnshtrua pa kund\u00ebrshtuar dhe u vendos n\u00eb nj\u00eb qeli t\u00eb ngusht\u00eb, ku filloi p\u00ebr t\u00eb nj\u00eb stad i ri i jet\u00ebs asketike: mbyllja. N\u00eb hyrje t\u00eb qelis\u00eb kishte vendosur arkivolin e tij, n\u00eb t\u00eb cilin i p\u00eblqente t\u00eb lutej, dhe n\u00eb qeli, ku askush nuk hynte, kishte nj\u00eb thes me gur\u00eb si shtres\u00eb, nj\u00eb k\u00ebrcu peme si stol dhe nj\u00eb ikon\u00eb \u201cVirgj\u00ebresha e dhembshuris\u00eb\u201d, t\u00eb cil\u00ebn e quante \u201cG\u00ebzimi i t\u00eb gjitha g\u00ebzimeve\u201d, para s\u00eb cil\u00ebs digjej p\u00ebrher\u00eb nj\u00eb kandil.<\/p>\n<p>Jetonte k\u00ebshtu n\u00eb heshtje t\u00eb plot\u00eb, duke e shtuar ushtrimin, duke lexuar dhe komentuar p\u00ebr veten e tij \u00e7do jav\u00eb gjith\u00eb Dhiat\u00ebn e Re, duke u lutur pa pushim, me zem\u00ebr vigjilente, dhe duke pasur vet\u00ebm engj\u00ebjt dhe shenjtor\u00ebt si d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb ekstazave t\u00eb tij t\u00eb shpeshta dhe t\u00eb ngaz\u00ebllimit t\u00eb mendjes n\u00eb banesat qiellore.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pas pes\u00eb vjet\u00ebsh hapi der\u00ebn, duke lejuar t\u00eb hynin vet\u00ebm ata q\u00eb kishin d\u00ebshir\u00eb ta shikonin, po pa nd\u00ebrprer\u00eb heshtjen, edhe p\u00ebr vizitor\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. M\u00eb 1825 iu zbulua nga Hyjlind\u00ebsja se kishte arritur ora q\u00eb t\u00eb braktiste jet\u00ebn hezikaste, dhe k\u00ebshtu filluan edhe t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb p\u00ebrfitonin nga frytet e p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb tij: murgjit, fillimisht, q\u00eb i nxiste t\u00eb ndiqnin rregullat murg\u00ebrore dhe t\u00eb kishin zell p\u00ebr vepr\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb, pastaj laik\u00ebt, q\u00eb sa vinin e shtoheshin. Pasi mori pjes\u00eb vullnetarisht n\u00eb P\u00ebsimin e Zotit p\u00ebr 47 vjet jet\u00eb asketike, duke kaluar nj\u00eb pas nj\u00eb nga gjendjet e kinoviarkut, hezikastit, t\u00eb stilitit dhe t\u00eb t\u00eb mbyllurit, ky plak i k\u00ebrrusur mbi nj\u00eb bastun, kthehej drejt njer\u00ebzve, i mbushur me hirin dhe drit\u00ebn e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, q\u00eb t\u00eb niste detyr\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb at\u00ebsis\u00eb shpirt\u00ebrore (star\u00e7estvo) dhe t\u00eb b\u00ebhej p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popullin rus nj\u00eb \u201capostull\u201d i v\u00ebrtet\u00eb, d\u00ebshmitar dhe predikues i Ngjalljes. Dera e tij rrinte hapur dit\u00eb e nat\u00eb. I p\u00ebrsh\u00ebndeste vizitor\u00ebt e tij me gaz, duke u th\u00ebn\u00eb: \u201cG\u00ebzimi im, Krishti u ngjall!\u201d; madje tregonte g\u00ebzim m\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ndaj m\u00ebkatar\u00ebve q\u00eb vinin tek ai t\u00eb penduar, si djali plangprish\u00ebs (Lluk. 11). But\u00ebsia e tij e mbinatyrshme i kthente edhe zemrat m\u00eb t\u00eb ashpra, p\u00ebrul\u00ebsia e tij ulte edhe m\u00eb krenar\u00ebt dhe i b\u00ebnte t\u00eb derdhnin lot si f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr aristokrat\u00ebt, si dhe p\u00ebr popullin e thjesht\u00eb, qelia e t\u00eb \u201cvarfrit Serafim\u201d i ngjante paradhom\u00ebs s\u00eb qiellit. Nj\u00eb bised\u00eb me t\u00eb ose thjesht nj\u00eb bekim, b\u00ebhej nj\u00eb bashk\u00ebbisedim i v\u00ebrtet\u00eb me Per\u00ebndin\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb ndryshonte rr\u00ebnj\u00ebsisht orientimin e jet\u00ebs. Fal\u00eb dhuntis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb largpam\u00ebsis\u00eb, kuptonte sekretet e zemrave dhe ua zbulonte t\u00eb penduarve q\u00eb nuk guxonin t\u2019i pohonin, u p\u00ebrgjigjej letrave pa pasur nevoj\u00eb t\u2019i hapte, dhe dinte t\u2019i jepte secilit k\u00ebshill\u00ebn e duhur, ngush\u00ebllimin, inkurajimin ose qortimin.<\/p>\n<p>Plot\u00ebsisht i dor\u00ebzuar te vullneti i Per\u00ebndis\u00eb, u thoshte fjal\u00ebn e par\u00eb q\u00eb Per\u00ebndia i zbulonte, dhe kjo binte pik\u00ebrisht atje ku duhej. Dashuria e Per\u00ebndis\u00eb brenda tij i ngush\u00ebllonte t\u00eb gjith\u00eb, i falte t\u00eb gjith\u00eb, i pranonte t\u00eb gjith\u00eb. B\u00ebnte shum\u00eb mrekulli sh\u00ebruese, duke i lyer t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt me vajin e kandilit, i cili digjej n\u00eb qelin\u00eb e tij ose duke u dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb uj\u00eb nga burimi, q\u00eb e quajti \u201cpusi i Serafimit\u201d, larg manastirit, n\u00eb \u201cshkret\u00ebtir\u00ebn e tij t\u00eb af\u00ebrt\u201d, ku i p\u00eblqente t\u00eb kalonte pasditet e tij. I k\u00ebrkonin t\u00eb lutej si p\u00ebr t\u00eb gjall\u00ebt, edhe p\u00ebr t\u00eb vdekurit, aq sa ishte e pamundur t\u2019i kujtonte t\u00ebr\u00eb emrat; p\u00ebr secilin ndizte nga nj\u00eb qiri n\u00eb qelin\u00eb e ngroht\u00eb dhe vazhdimisht t\u00eb ndri\u00e7uar nga qindra flak\u00eb, si shpirtra t\u00eb shumt\u00eb e t\u00eb gjall\u00eb.<\/p>\n<p>Per\u00ebndia i dha gjithashtu edhe dhuntin\u00eb e profecis\u00eb, dhe paratha shum\u00eb ngjarje q\u00eb do t\u00eb ndodhnin si p\u00ebr individ\u00eb, ashtu dhe p\u00ebr vende, si p.sh. lufta n\u00eb Krime, zia e buk\u00ebs dhe sprova e tmerrshme q\u00eb do t\u00eb shkat\u00ebrronte Kish\u00ebn dhe popullin rus nj\u00eb shekull m\u00eb von\u00eb; por i fshehu profecit\u00eb e fundit me fjal\u00eb enigmatike, sa askush nuk i kuptoi vet\u00ebm pasi ndodh\u00ebn ato ngjarje, i kuptuan.<\/p>\n<p>Pronari i pasur, Motovilovi, i cili ishte sh\u00ebruar me mrekulli nga njeriu i Per\u00ebndis\u00eb dhe u b\u00eb dishepulli i tij i zjarrt\u00eb, e pyeti nj\u00eb dit\u00eb: \u201cCili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i jet\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb?\u201d. At\u00eb Serafimi iu p\u00ebrgjigj: \u201cFitimi i Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, t\u00eb cilin e fitojm\u00eb me vepra t\u00eb shenjta q\u00eb k\u00ebshillon Kisha, dhe sidomos me an\u00eb t\u00eb lutjes\u201d.<\/p>\n<p>Por duke qen\u00eb se bashk\u00ebbiseduesi i tij i b\u00ebnte shum\u00eb pyetje p\u00ebr t\u00eb ditur m\u00eb me sakt\u00ebsi se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb Hiri i Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, stareci e mori befas n\u00eb krah\u00ebt e tij, e pa n\u00eb sy fytyra e tij u b\u00eb m\u00eb e shk\u00eblqyer se e diellit n\u00eb mesdit\u00eb dhe i tha me autoritet: \u201cShikom\u00eb, mik i Per\u00ebndis\u00eb, mos ki frik\u00eb. I k\u00ebrkova Zotit me gjith\u00eb zem\u00ebr t\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb denj\u00eb t\u00eb shikosh me syt\u00eb e tu trupor\u00eb zbritjen e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb. Dhe ja! U b\u00ebre si un\u00eb, i t\u00ebri i shndritsh\u00ebm. Edhe ti u mbushe me Hirin e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, p\u00ebrndryshe do t\u00eb ishte e pamundur t\u00eb m\u00eb shikoje k\u00ebshtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb drit\u00eb. \u00c7far\u00eb ndien?\u201d. Motovilovi iu p\u00ebrgjigj: \u201cNj\u00eb qet\u00ebsi, nj\u00eb paqe t\u00eb pashprehshme. Zemra m\u00eb \u00ebsht\u00eb mbushur me g\u00ebzim t\u00eb pashpjeguesh\u00ebm\u201d. \u201cTjet\u00ebr?\u201d &#8211; \u201cNgroht\u00ebsi dhe er\u00eb t\u00eb mir\u00eb, sa kurr\u00eb s\u2019i kam ndier ndonj\u00ebher\u00eb\u201d. &#8211; \u201cKjo er\u00eb e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb aroma e mir\u00eb e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, &#8211; iu p\u00ebrgjigj shenjti, &#8211; dhe kjo ngroht\u00ebsi nuk \u00ebsht\u00eb e jashtme, p\u00ebrderisa jemi n\u00eb mes t\u00eb dimrit dhe i gjith\u00eb pylli rreth nesh \u00ebsht\u00eb mbuluar nga d\u00ebbora, por ajo \u00ebsht\u00eb brenda nesh, sipas fjal\u00ebve t\u00eb Zotit q\u00eb tha: \u201cMbret\u00ebria e Per\u00ebndis\u00eb \u00ebsht\u00eb brenda jush (Lluk. 17.21)\u201d.<\/p>\n<p>Ky bashk\u00ebbisedim i mrekulluesh\u00ebm zgjati edhe m\u00eb shum\u00eb dhe n\u00eb fund sh\u00ebn Serafimi e urdh\u00ebroi dishepullin e tij ta shkruante k\u00ebt\u00eb dhe ta p\u00ebr\u00e7onte n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Dor\u00ebshkrimi i Motovilovit u gjet m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 1903, n\u00eb fillim t\u00eb procesit t\u00eb kanonizimit t\u00eb shenjtit. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, ai pati nj\u00eb shp\u00ebrndarje t\u00eb konsiderueshme. \u00cbsht\u00eb mesazhi i fundit i drit\u00ebs dhe i shpres\u00ebs q\u00eb profeti i Sarovit i la Rusis\u00eb, p\u00ebrball\u00eb vuajtjeve t\u00eb k\u00ebtyre koh\u00ebve t\u00eb fundit. N\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebniet e tij, thoshte shpesh: \u201cG\u00ebzimi im, fito frym\u00ebn e paqes, dhe at\u00ebher\u00eb me mij\u00ebra shpirtra do t\u00eb shp\u00ebtohen rreth teje\u201d. Kjo paqe e brendshme, q\u00eb e kishte fituar si \u00e7mim t\u00eb shum\u00eb pun\u00ebve, u p\u00ebrhap p\u00ebrreth tij si g\u00ebzim dhe drit\u00eb, prandaj dhe sh\u00ebn Serafimi nuk la pas vdekjes s\u00eb tij nj\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie tep\u00ebr t\u00eb zhvilluar, por la nj\u00eb shembull jete.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb kur ishte ende dhjak, themeluesja e manastirit t\u00eb Divejevos, disa kilometra larg Sarovit, i kishte besuar at\u00eb Serafimit drejtimin shpirt\u00ebror t\u00eb komunitetit t\u00eb sapoformuar. Gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs tregoi kujdes at\u00ebror p\u00ebr bijat e tij. Komuniteti u rrit me shpejt\u00ebsi, me gjith\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ekonomike. Sh\u00ebn Serafimi e organizoi sipas nj\u00eb m\u00ebnyre t\u00eb rrept\u00eb kinovi, me k\u00ebt\u00eb parim: \u201cN\u00eb \u00e7do koh\u00eb, duart n\u00eb pun\u00eb dhe buz\u00ebt n\u00eb lutje\u201d. Me urdh\u00ebr t\u00eb Hyjlind\u00ebses, ai themeloi nj\u00eb manastir t\u00eb dyt\u00eb, t\u00eb quajtur \u201cMulliri\u201d, me bijat e tij m\u00eb t\u00eb shtrenjta, t\u00eb cilave u dha nj\u00eb rregull jete t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb lutjen e Jisuit. P\u00ebr fat t\u00eb keq, pas vdekjes s\u00eb starecit, djalli nxiti nj\u00eb murg ziliqar dhe intrigant, i cili u p\u00ebrpoq me \u00e7do mjet t\u00eb shkat\u00ebrronte emrin e mir\u00eb dhe vepr\u00ebn e shenjtit: ai b\u00ebri q\u00eb t\u00eb mbyllej \u201cMulliri\u201d dhe u shkaktoi shum\u00eb shqet\u00ebsime murgeshave.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb, pak koh\u00eb para fjetjes s\u00eb tij, Serafimi b\u00ebri q\u00eb t\u00eb vinte nj\u00eb mot\u00ebr nga Divejevo dhe i tha duke e mbuluar me petkun e tij: \u201cDo t\u00eb na vizitoj\u00eb e T\u00ebr\u00ebshenjta\u201d. Erdhi momenti, ai e ngriti dhe d\u00ebgjuan nj\u00eb zhurm\u00eb t\u00eb ngjashme me at\u00eb t\u00eb nj\u00eb ere t\u00eb furishme n\u00eb pyll, pastaj himnet e kish\u00ebs; dera u hap vet\u00eb dhe qelia u mbush papritur me drit\u00eb dhe me er\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme. Shenjti ra n\u00eb gjunj\u00eb, dhe e T\u00ebr\u00ebshenjta iu shfaq, e paraprir\u00eb nga dy engj\u00ebj, sh\u00ebn Joan Pag\u00ebzori dhe sh\u00ebn Joan Theologu, dhe e ndjekur nga 12 virgj\u00ebresha martire. Murgesha ra p\u00ebrdh\u00e9, duke menduar se do t\u00eb vdiste, nd\u00ebrsa sh\u00ebn Serafimi q\u00ebndroi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe bisedonte but\u00ebsisht si me nj\u00eb mik me Mbret\u00ebresh\u00ebn e qiellit. Ajo i premtoi se do t\u00eb kujdesej p\u00ebr motrat n\u00eb Divejevo dhe, duke u larguar, e T\u00ebr\u00ebshenjta i tha: \u201cShum\u00eb i dashur, s\u00eb shpejti do t\u00eb jesh me ne!\u201d. Kur ata u gjend\u00ebn vet\u00ebm, stareci i rr\u00ebfeu murgesh\u00ebs se kjo ishte shfaqja e dymb\u00ebdhjet\u00eb hyjnore q\u00eb Zoti i jepte.<\/p>\n<p>N\u00eb mosh\u00ebn 70-vje\u00e7are, mes vuajtjeve t\u00eb mundimshme nga plag\u00ebt q\u00eb kishte, por pa e l\u00ebn\u00eb aspak aktivitetin e tij, sh\u00ebn Serafimi fliste gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh p\u00ebr vdekjen e tij t\u00eb af\u00ebrt me g\u00ebzim dhe me fytyr\u00eb t\u00eb ndri\u00e7uar. M\u00eb 1 janar 1833, u kungua, nderoi gjith\u00eb ikonat n\u00eb kish\u00eb, duke ndezur para \u00e7donj\u00ebr\u00ebs nga nj\u00eb qiri, dhe bekoi t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit me k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cPunoni p\u00ebr shp\u00ebtimin tuaj. Vigjiloni! Kurora jan\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr ju!\u201d Pastaj, pasi vizitoi varrin e tij, u mbyll n\u00eb qeli dhe ia dha shpirtin Per\u00ebndis\u00eb po at\u00eb nat\u00eb, i gjunj\u00ebzuar, duke psalur himne Pashke. I gjith\u00eb populli i atyre an\u00ebve u mblodh p\u00ebr varrimin e tij.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, njeriu i Per\u00ebndis\u00eb vazhdoi t\u2019i vizitonte dhe t\u2019i ndihmonte f\u00ebmij\u00ebt e tij shpirt\u00ebror\u00eb me shfaqje t\u00eb shumta dhe sh\u00ebrime, nd\u00ebrsa p\u00ebrkushtimi i popullit rus nuk ndalej, me gjith\u00eb kund\u00ebrshtimet. P\u00ebrfundimisht, kanonizimi i sh\u00ebn Serafimit, m\u00eb 19 korrik 1903, n\u00eb prani t\u00eb familjes perandorake, t\u00eb shum\u00eb episkop\u00ebve dhe t\u00eb nj\u00eb turme prej qindra e mij\u00ebra njer\u00ebzish, t\u00eb ardhur nga t\u00ebr\u00eb krahinat e Rusis\u00eb, sh\u00ebnoi triumfin e tij. Kjo ishte d\u00ebshmi e fundit e unitetit t\u00eb popullit rus dhe e lavdis\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs para sprov\u00ebs s\u00eb madhe. Lipsanet e tij t\u00eb shenjta, at\u00ebher\u00eb t\u00eb nxjerra n\u00eb procesion mbi turm\u00ebn, kryen shum\u00eb mrekulli.<\/p>\n<p>M\u00eb 1926, bolshevik\u00ebt i konfiskuan dhe gjurm\u00ebt e tyre humb\u00ebn. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb providenciale u gjet\u00ebn m\u00eb 1991, n\u00eb magazinat e muzeut t\u00eb ateizmit t\u00eb Sh\u00ebn Pet\u00ebrburgut. K\u00ebto lipsane t\u00eb shenjta u transferuan solemnisht n\u00eb manastirin e Divejevos, pas nj\u00eb procesioni triumfal dhe mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs n\u00eb qytetet e m\u00ebdha t\u00eb Rusis\u00eb. Kjo ngjarje p\u00ebruroi n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre rilindjen e jet\u00ebs fetare n\u00eb Rusi.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Osh\u00ebnar Serafimi n\u00eb Sarov<\/p>\n","protected":false},"author":15,"featured_media":76573,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[],"class_list":["post-76574","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Osh\u00ebnar Serafimi n\u00eb Sarov - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/02\/01-02-oshenar-serafimi-ne-sarov\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76574\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-01-02T08:00:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-05-29T15:34:53+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/02\/01-02-oshenar-serafimi-ne-sarov\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/02\/01-02-oshenar-serafimi-ne-sarov\/\"},\"author\":{\"name\":\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec\"},\"headline\":\"Osh\u00ebnar Serafimi n\u00eb Sarov\",\"datePublished\":\"2025-01-02T08:00:00+00:00\",\"dateModified\":\"2026-05-29T15:34:53+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/02\/01-02-oshenar-serafimi-ne-sarov\/\"},\"wordCount\":3121,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/02\/01-02-oshenar-serafimi-ne-sarov\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/01_02_oshenar_serafimi_ne_sarov.webp\",\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/02\/01-02-oshenar-serafimi-ne-sarov\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/02\/01-02-oshenar-serafimi-ne-sarov\/\",\"name\":\"Osh\u00ebnar Serafimi n\u00eb Sarov - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/02\/01-02-oshenar-serafimi-ne-sarov\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/02\/01-02-oshenar-serafimi-ne-sarov\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/01_02_oshenar_serafimi_ne_sarov.webp\",\"datePublished\":\"2025-01-02T08:00:00+00:00\",\"dateModified\":\"2026-05-29T15:34:53+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/02\/01-02-oshenar-serafimi-ne-sarov\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/02\/01-02-oshenar-serafimi-ne-sarov\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/02\/01-02-oshenar-serafimi-ne-sarov\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/01_02_oshenar_serafimi_ne_sarov.webp\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/01_02_oshenar_serafimi_ne_sarov.webp\",\"width\":1536,\"height\":1024,\"caption\":\"Osh\u00ebnar Serafimi n\u00eb Sarov\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/02\/01-02-oshenar-serafimi-ne-sarov\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Osh\u00ebnar Serafimi n\u00eb Sarov\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec\",\"name\":\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Osh\u00ebnar Serafimi n\u00eb Sarov - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/02\/01-02-oshenar-serafimi-ne-sarov\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76574","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-01-02T08:00:00+00:00","article_modified_time":"2026-05-29T15:34:53+00:00","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"author":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Written by":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/02\/01-02-oshenar-serafimi-ne-sarov\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/02\/01-02-oshenar-serafimi-ne-sarov\/"},"author":{"name":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec"},"headline":"Osh\u00ebnar Serafimi n\u00eb Sarov","datePublished":"2025-01-02T08:00:00+00:00","dateModified":"2026-05-29T15:34:53+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/02\/01-02-oshenar-serafimi-ne-sarov\/"},"wordCount":3121,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/02\/01-02-oshenar-serafimi-ne-sarov\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/01_02_oshenar_serafimi_ne_sarov.webp","articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/02\/01-02-oshenar-serafimi-ne-sarov\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/02\/01-02-oshenar-serafimi-ne-sarov\/","name":"Osh\u00ebnar Serafimi n\u00eb Sarov - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/02\/01-02-oshenar-serafimi-ne-sarov\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/02\/01-02-oshenar-serafimi-ne-sarov\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/01_02_oshenar_serafimi_ne_sarov.webp","datePublished":"2025-01-02T08:00:00+00:00","dateModified":"2026-05-29T15:34:53+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/02\/01-02-oshenar-serafimi-ne-sarov\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/02\/01-02-oshenar-serafimi-ne-sarov\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/02\/01-02-oshenar-serafimi-ne-sarov\/#primaryimage","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/01_02_oshenar_serafimi_ne_sarov.webp","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/01_02_oshenar_serafimi_ne_sarov.webp","width":1536,"height":1024,"caption":"Osh\u00ebnar Serafimi n\u00eb Sarov"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/01\/02\/01-02-oshenar-serafimi-ne-sarov\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Osh\u00ebnar Serafimi n\u00eb Sarov"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec","name":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g","caption":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76574","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/users\/15"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76574"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76574\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77613,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76574\/revisions\/77613"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76573"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76574"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76574"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76574"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}