{"id":76431,"date":"2025-04-19T09:00:00","date_gmt":"2025-04-19T07:00:00","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/04\/19\/04-19-e-shtuna-e-madhe\/"},"modified":"2026-05-29T10:43:15","modified_gmt":"2026-05-29T08:43:15","slug":"04-19-e-shtuna-e-madhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/04\/19\/04-19-e-shtuna-e-madhe\/","title":{"rendered":"E Shtuna e Madhe."},"content":{"rendered":"<p><!-- OA_SAINT_IMPORT_20260529 --><\/p>\n<article class=\"oa-saint-entry\" data-saint-month=\"04\" data-saint-day=\"19\">\n<figure class=\"oa-saint-hero-image\">\n    <img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/saint-04-19-e-shtuna-e-madhe.webp\" alt=\"E Shtuna e Madhe.\" loading=\"eager\" \/><br \/>\n  <\/figure>\n<header class=\"oa-saint-caption\">\n<h2>E Shtuna e Madhe.<\/h2>\n<p class=\"oa-saint-meta\">19 Prill \u00b7 Jet\u00eb Shenjtor\u00ebsh<\/p>\n<\/header>\n<div class=\"oa-saint-body\">\n<p>Sh\u00ebrbesa e par\u00eb q\u00eb i p\u00ebrket t\u00eb Shtun\u00ebs s\u00eb Madhe, quajtur n\u00eb Kish\u00eb Sabati i Bekuar, kryhet n\u00eb mbr\u00ebmjen e s\u00eb Premtes\u00a0s\u00eb Zez\u00eb. Zakonisht kryhet mbasdite p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar varrimin e Krishtit.1\u00a0P\u00ebrpara se t\u00eb filloj\u00eb sh\u00ebrbesa, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur nj\u00eb \u201cvarr\u201d (Kuvuklion) n\u00eb mes t\u00eb Kish\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb zbukuruar me lule. Gjithashtu nj\u00eb ikon\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb e pikturuar ose e q\u00ebndisur n\u00eb nj\u00eb p\u00eblhur\u00eb (n\u00eb greqisht epitafios2\u00a0dhe n\u00eb sllavisht plashanica), ku paraqitet Shp\u00ebtimtari i vdekur, \u00ebsht\u00eb e vendosur n\u00eb Tryez\u00ebn e Shenjt\u00eb.\u00a0Sh\u00ebrbesa e Mbr\u00ebm\u00ebsores, si zakonisht fillon me himne rreth vuajtjes dhe vdekjes s\u00eb Krishtit. Mbas hyrjes me Ungjillin dhe k\u00ebndimin e \u201cDrit\u00eb Gazmore\u201d, lexohen pjes\u00eb prej Eksodit, Jobit dhe Isais\u00eb 52. Apostulli \u00ebsht\u00eb 1 Korinthian\u00ebt (1:18-31) dhe Ungjilli p\u00ebrb\u00ebhet nga pj\u00ebs\u00ebt e kat\u00ebr Ungjijve, q\u00eb tregojn\u00eb kryq\u00ebzimin dhe varrimin e Krishtit. Paravargu dhe vargjet q\u00eb thuhen para k\u00ebndimeve nga Shkrimi i Shenjt\u00eb, jan\u00eb prej psalmeve, t\u00eb cilat jan\u00eb tashm\u00eb d\u00ebgjuar gjat\u00eb sh\u00ebrbesave t\u00eb s\u00eb Premtes s\u00eb Zez\u00eb. Ata jan\u00eb vargje me nj\u00eb kuptim profetik:\u00a0Ata ndan\u00eb midis tyre rrobat e mia dhe hodh\u00ebn short p\u00ebr tunik\u00ebn time\u00a0(Psalmi 22:18)\u00a0Per\u00ebndia im, Per\u00ebndia im, p\u00ebrse m\u00eb braktise\u00a0(Psalmi 22:1).\u00a0M\u00eb vun\u00eb n\u00eb grop\u00ebn m\u00eb t\u00eb poshtme, m\u00eb t\u00eb err\u00ebt dhe m\u00eb t\u00eb thell\u00eb\u00a0(Psalmi 88:6).<\/p>\n<p>Mbas disa himneve q\u00eb lavd\u00ebrojn\u00eb vdekjen e Krishtit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kori k\u00ebndon k\u00ebng\u00ebn p\u00ebrl\u00ebshuese t\u00eb Sh\u00ebn Simeonit, prifti, i veshur i t\u00ebri me rroba t\u00eb errta, temjanis epitafin, i cili ndodhet mbi Tryez\u00ebn e Shenjt\u00eb. Pastaj, mbas Ati Yn\u00eb, nd\u00ebrsa populli k\u00ebndon troparin e dit\u00ebs (p\u00ebrl\u00ebshoren), prifti shkon rrotull altarit, duke mbajtur mbi kok\u00ebn e tij epitafin dhe e vendos n\u00eb varrin, q\u00eb ta nderojn\u00eb besnik\u00ebt.\u00a0Bujari Sh\u00ebn Josif, pasi e zbriti trupin t\u00ebnd prej Kryqit t\u00eb \u00c7muar, e mb\u00ebshtolli me savan t\u00eb paqm\u00eb, e leu me vajra er\u00ebmir\u00eb dhe e vendosi n\u00eb nj\u00eb varr t\u00eb ri(P\u00ebrl\u00ebshore e s\u00eb Shtun\u00ebs s\u00eb Madhe).\u00a0Sh\u00ebrbesa e M\u00ebngjesit e s\u00eb Shtun\u00ebs s\u00eb Madhe, zakonisht b\u00ebhet t\u00eb Premten nat\u00ebn. Ajo fillon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb normale me k\u00ebndimin e Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb Zoti, p\u00ebrl\u00ebshoren Bujari Josif dhe troparet pasuese:\u00a0Zbrite n\u00eb vdekje dhe n\u00eb varr p\u00ebr ne, ti o jet\u00eb e pavdekshme, Ferrin t\u00eb vdekur e shtrive kur ndri\u00e7ove si Per\u00ebndi; edhe kur i ngrite t\u00eb vdekurit nga fundet e dheut, t\u00eb gjitha fuqit\u00eb qiellore thirr\u00ebn me z\u00eb t\u00eb madh: O Krisht Per\u00ebndia Yn\u00eb Jet\u00ebdh\u00ebn\u00ebs, lavdi m\u00eb Ty!\u00a0Nj\u00eb engj\u00ebll q\u00ebndroi para varrit dhe iu thirri grave myrr\u00ebprur\u00ebse: Myrra \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb vdekurit, por Krishti e tregoi veten t\u00eb \u00e7liruar prej prishjes.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb psalmeve t\u00eb zakonsh\u00ebm, lexohet i t\u00ebr\u00eb Psalmi 1193, me nj\u00eb varg q\u00eb k\u00ebndohet nd\u00ebrmjet rreshtave, varg q\u00eb lavd\u00ebron Shp\u00ebtimtarin e vdekur. Ky psalm i ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb ikona verbale e Jisuit, e njeriut t\u00eb drejt\u00eb, jeta e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e Per\u00ebndis\u00eb, prandaj dhe ai nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb i vdekur. Lavd\u00ebrimet,4\u00a0sikurse jan\u00eb quajtur vargjet, e lavd\u00ebrojn\u00eb Per\u00ebndin\u00eb si \u201cNgjallja dhe Jeta\u201d dhe tregojn\u00eb habi p\u00ebr zbritjen e tij n\u00eb vdekje.\u00a0N\u00eb personin e Jisu Krishtit \u00ebsht\u00eb unifikimi i p\u00ebrsosur i dashuris\u00eb s\u00eb p\u00ebrsosur t\u00eb njeriut ndaj Per\u00ebndis\u00eb dhe i dashuris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb ndaj njeriut. Kjo dashuri hyjnore-njer\u00ebzore soditet dhe lavd\u00ebrohet mbi varrin e Shp\u00ebtimtarit. Me p\u00ebrparimin e k\u00ebndimit, Lavd\u00ebrimet b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb shkurtra dhe gradualisht, m\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruara n\u00eb fitoren p\u00ebrfundimtare t\u00eb Zotit, duke ardhur k\u00ebshtu n\u00eb p\u00ebrfundimin e duhur:\u00a0Un\u00eb e d\u00ebshiroj me mall, o Zot, shp\u00ebtimin t\u00ebnd dhe ligji yt \u00ebsht\u00eb g\u00ebzimi im\u00a0(Psalmi 119:174).<\/p>\n<p>Mendja \u00ebsht\u00eb e trembur nga varrimi yt i friksh\u00ebm dhe i \u00e7uditsh\u00ebm.\u00a0Lerm\u00eb t\u00eb jetoj, q\u00eb t\u00eb t\u00eb lavd\u00ebroj dhe le t\u00eb m\u00eb ndihmojn\u00eb dekretet e tua\u00a0(Psalmi 119:175).\u00a0Grat\u00eb me myrra erdh\u00ebn her\u00ebt q\u00eb t\u00eb lyenin Ty.\u00a0Un\u00eb po endem si nj\u00eb dele e humbur. K\u00ebrkoje sh\u00ebrb\u00ebtorin t\u00ebnd, se nuk i harrova porosit\u00eb e tua.\u00a0Me ngjalljen T\u00ebnde fali Kish\u00ebs paqe dhe popullit T\u00ebnd shp\u00ebtim.\u00a0Mbas lavd\u00ebrimit final t\u00eb Trinis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb, Kisha ndri\u00e7ohet dhe kumbon lajm\u00ebrimi i par\u00eb i grave, q\u00eb po vijn\u00eb n\u00eb varr, n\u00ebp\u00ebrmjet popullit, nd\u00ebrsa prifti temjanis t\u00ebr\u00eb Kish\u00ebn. K\u00ebtu, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, vjen e qart\u00eb shpallja e lajmit t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shp\u00ebtimit n\u00eb Ngjalljen e Krishtit.<\/p>\n<p>Kanoni i M\u00ebngjesores vazhdon lavd\u00ebrimin e fitores s\u00eb Krishtit mbi vdekjen me an\u00eb t\u00eb vdekjes s\u00eb tij dhe e p\u00ebrdor secil\u00ebn nga k\u00ebng\u00ebt e Dhiat\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr, si nj\u00eb sh\u00ebmb\u00eblles\u00eb parafigurative t\u00eb shp\u00ebtimit p\u00ebrfundimtar t\u00eb njeriut n\u00ebp\u00ebrmjet Jisuit. K\u00ebtu, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb del kuptimi q\u00eb ky Sabat \u2013 kjo e Shtun\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Krishti shtrihet i vdekur- \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dita e shtat\u00eb e bekuar, nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb e mir\u00eb se kjo kurr\u00eb nuk ka ekzistuar. Kjo \u00ebsht\u00eb dita kur Krishti pushoi nga t\u00ebr\u00eb veprat e tij t\u00eb rikrijimit t\u00eb bot\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb dita kur Fjala e Per\u00ebndis\u00eb \u201cme an\u00eb t\u00eb cil\u00ebs u b\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha gj\u00ebrat\u201d (Joani 1:3), pushoi n\u00eb varr, si nj\u00eb njeri i vdekur, duke e shp\u00ebtuar bot\u00ebn e krijimit t\u00eb tij dhe duke hapur varret:<\/p>\n<p>Po ky \u00ebsht\u00eb Sabati i p\u00ebrmbibekuar, n\u00eb t\u00eb cilin Krishti fle, por do t\u00eb ngjallet dit\u00ebn e tret\u00eb\u00a0(Shkurtorja dhe Sht\u00ebpia).\u00a0P\u00ebrs\u00ebri Kanoni mbaron me not\u00ebn finale t\u00eb fitores s\u00eb Krishtit.\u00a0Mos m\u00eb vajto ti moj N\u00ebn\u00eb, kur m\u00eb sheh t\u00eb varrosur, Birin e dashur, q\u00eb ke lindur virgj\u00ebrisht, se do t\u00eb ngrihem prap\u00eb dhe do t\u00eb lavd\u00ebrohem dhe do t\u2019i lart\u00ebsoj si Per\u00ebndi, ata q\u00eb t\u00eb madh\u00ebshtojn\u00eb bes\u00ebrisht\u00a0(K\u00ebnga e n\u00ebnt\u00eb e Kanonit).\u00a0Vazhdohet t\u00eb k\u00ebndohen vargje lavd\u00ebrimi. N\u00eb koh\u00ebn kur k\u00ebndohet Dhoksologjia e Madhe, prifti i veshur me rroba t\u00eb errta, temjanis p\u00ebrs\u00ebri varrin e Shp\u00ebtimtarit. Pastaj, populli me qirinj t\u00eb ndezur, duke k\u00ebnduar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur Himnin Trishenjtor, i kryesuar nga prifti q\u00eb mban Ungjillin n\u00eb duar dhe mbi kok\u00eb mban epitafin5, shkon n\u00eb procesion jasht\u00eb Kish\u00ebs. Ata shkojn\u00eb rrotull kish\u00ebs, duke d\u00ebshmuar p\u00ebr fitoren e Krishtit mbi fuqit\u00eb e err\u00ebsir\u00ebs dhe vdekjes. E t\u00ebr\u00eb gjith\u00ebsia \u00ebsht\u00eb lar\u00eb, restauruar dhe shp\u00ebtuar, n\u00ebp\u00ebrmjet hyrjes s\u00eb Jet\u00ebs s\u00eb Bot\u00ebs n\u00eb vdekjen.\u00a0Kur procesioni kthehet brenda n\u00eb Kish\u00eb, troparet k\u00ebndohen p\u00ebrs\u00ebri dhe profecia e Ezekielit rreth \u201ckockave t\u00eb thata\u201d t\u00eb Izraelit k\u00ebndohet me solemnitet t\u00eb madh:<\/p>\n<p>Dhe ju do t\u00eb m\u00eb njihni q\u00eb Un\u00eb jam Zoti, kur t\u00eb hap varret tuaja dhe t\u2019ju b\u00ebj t\u00eb dilni nga varret tuaja, o populli im. Do t\u00eb shtie tek ju Frym\u00ebn time dhe ju do t\u00eb jetoni\u2026\u00a0(Ezekieli 37:13-14).\u00a0Pastaj kemi vargjet fitimtar\u00eb t\u00eb psalmeve q\u00eb i th\u00ebrrasin Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb ngrihet, t\u00eb nxjerr\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn e tij, t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb armiqt\u00eb e tij dhe t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb t\u00eb drejtin. Vazhdohet me k\u00ebndimet e p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb Aliluiave, me letr\u00ebn e Apostull Pavlit drejtuar Korinthian\u00ebve: \u201csepse pashka jon\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb\u00a0Krishti, u flijua p\u00ebr ne\u201d (1 Korinthian\u00ebt 5:7).\u00a0Pastaj, p\u00ebrs\u00ebri k\u00ebndohet Ungjilli rreth vulosjes s\u00eb varrit dhe sh\u00ebrbesa mbyllet me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin dhe bekimin.<\/p>\n<p>Mbr\u00ebm\u00ebsorja dhe M\u00ebngjesorja e Sabatit t\u00eb Bekuar, e cila vjen pas, formojn\u00eb nj\u00eb kryevep\u00ebr t\u00eb tradit\u00ebs liturgjike orthodhokse. K\u00ebto sh\u00ebrbesa, nuk jan\u00eb aspak nj\u00eb riv\u00ebnie dramatike n\u00eb sken\u00eb e vdekjes dhe e varrimit historik t\u00eb Krishtit dhe as nj\u00eb lloj riprodhimi ritual i skenave t\u00eb Ungjillit. Por, ato jan\u00eb m\u00eb tep\u00ebr dep\u00ebrtimi m\u00eb i thell\u00eb shpirt\u00ebror e liturgjik, n\u00eb kuptimin e p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb ngjarjeve shp\u00ebtimtare t\u00eb Krishtit, t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb lavd\u00ebruar tashm\u00eb me njohurin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb dhe fuqis\u00eb s\u00eb tyre hyjnore.<\/p>\n<p>Kisha nuk pretendon sikur nuk e di se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ngjas\u00eb me Jisuin e kryq\u00ebzuar. Ajo nuk d\u00ebshp\u00ebrohet dhe nuk mban zi p\u00ebr Zotin, sikur ajo t\u00eb mos ishte vet\u00eb krijimi i dal\u00eb nga brinja e plagosur dhe nga thell\u00ebsia e varrit t\u00eb tij. N\u00ebp\u00ebr t\u00ebr\u00eb sh\u00ebrbesat soditet fitorja e Krishtit dhe shpallet ngjallja. Sepse vet\u00ebm n\u00eb drit\u00ebn e ngjalljes fitimtare mund t\u00eb kuptohet me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kuptimi i thell\u00eb dhe i p\u00ebrjetsh\u00ebm i p\u00ebsimit dhe vdekjes s\u00eb Krishtit, i cili \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar dhe lavd\u00ebruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme.\u00a0T\u00eb Shtun\u00ebn e Madhe, Mbr\u00ebm\u00ebsorja kryhet s\u00eb bashku me Mesh\u00ebn Hyjnore t\u00eb Sh\u00ebn Vasilit t\u00eb Madh. Sh\u00ebrbesa tashm\u00eb i p\u00ebrket t\u00eb Diel\u00ebs s\u00eb Pashk\u00ebs. Ajo fillon normalisht me psalmin mbr\u00ebm\u00ebsor, litanin\u00eb, himnet q\u00eb pasojn\u00eb Psalmin 14 dhe Hyrjen e Madhe me k\u00ebndimin e himnit mbr\u00ebm\u00ebsor Drit\u00eb Gazmore.<\/p>\n<p>Mbas hyrjes q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me Ungjill, k\u00ebndohen pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb pjes\u00eb prej Dhiat\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr, t\u00eb gjitha t\u00eb lidhura me vepr\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb krijimit dhe shp\u00ebtimit, vep\u00ebr e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbledhur dhe p\u00ebrmbushur n\u00eb ardhjen e parashikuar t\u00eb Mesias. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebndimeve nga Gjeneza, rreth krijimit dhe nga Eksodi, rreth pashk\u00ebs s\u00eb Izraelit\u00ebve n\u00eb koh\u00ebn e Moisiut, kemi gjithashtu pjes\u00eb prej profecive t\u00eb Isais\u00eb, Ezekielit, Jeremis\u00eb, Danielit, Sofonis\u00eb dhe Jonait; si edhe prej Jisu Naviut dhe Librit t\u00eb Mbret\u00ebrve. K\u00ebndohen gjithashtu, K\u00ebnga e Moisiut dhe e Tre Djemve, q\u00eb gjendet tek libri i Danielit.\u00a0Mbas k\u00ebndimeve nga Dhiata e Vjet\u00ebr, kremtuesi intonon thirrjen e zakonshme liturgjike p\u00ebr k\u00ebndimin e Himnit Trishenjtor, por n\u00eb vend t\u00eb tij k\u00ebndohet vargu nga Galatian\u00ebt: \u201cSa u pag\u00ebzuat me Krishtin, me Krishtin u vesh\u00ebt. Aliluia (Galatian\u00ebt 3:27).<\/p>\n<p>Si zakonisht, n\u00eb Mesh\u00ebn Hyjnore b\u00ebhet k\u00ebndimi i Apostullit. Pjesa \u00ebsht\u00eb po ajo e Pag\u00ebzimit n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse (Roman\u00ebt 6:3-11). Sepse, n\u00ebse u bashkuam\u00a0me Krishtin\u00a0n\u00eb nj\u00eb vdekje t\u00eb ngjashme me t\u00eb tij\u00ebn, do t\u00eb jemi edhe e ringjalljes\u00a0s\u00eb tij\u00a0(Roman\u00ebt 6:5).\u00a0N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb Dyert e Bukura mbyllen dhe kremtuesit dhe sh\u00ebrbyesit e altarit i nd\u00ebrrojn\u00eb veshjet e tyre nga veshjet e errta t\u00eb p\u00ebsimit t\u00eb Krishtit, n\u00eb ato t\u00eb ndritshmet t\u00eb fitores s\u00eb Tij mbi vdekjen. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjitha veshjet e mbulesat e Kish\u00ebs jan\u00eb nd\u00ebrruar, gjithashtu, n\u00eb ngjyra t\u00eb ndritshme, si shenj\u00eb e fitores s\u00eb Krishtit mbi m\u00ebkatin, djallin dhe vdekjen. Kjo riveshje b\u00ebhet gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb populli k\u00ebndon vargjet e Psalmit 82: Ngrihu o Per\u00ebndi edhe gjykoje dhen\u00eb, sepse Ti do i trash\u00ebgosh t\u00ebr\u00eb kombet.<\/p>\n<p>Mbas k\u00ebndimit solemn t\u00eb vargjeve t\u00eb psalmit, tek t\u00eb cilat shtohen shpesh himnet q\u00eb e lavd\u00ebrojn\u00eb Krishtin si Pashka e Re, Flijimi i Gjall\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb therur, Qengji i Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb heq m\u00ebkatet e bot\u00ebs; kremtonj\u00ebsit dalin nga altari p\u00ebr t\u00eb shpallur mbi varrin e Krishtit sihariqin e g\u00ebzuar t\u00eb triumfit t\u00eb tij mbi vdekjen dhe porosin\u00eb e tij tek apostujt: \u201cB\u00ebni dishepuj nga t\u00eb gjith\u00eb popujt duke i pag\u00ebzuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Atit e t\u00eb Birit e t\u00eb Frym\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb dhe duke i m\u00ebsuar t\u00eb ruajn\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ju kam porositur juve\u2026\u201d (Mattheu 28:1-20). Ky Ungjill k\u00ebndohet gjithashtu n\u00eb Sh\u00ebrbes\u00ebn e Pag\u00ebzimit t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse.\u00a0Pastaj, Mesha Hyjnore vazhdon me shk\u00eblqimin e shkat\u00ebrrimit t\u00eb vdekjes nga Krishti. Himni i m\u00ebposht\u00ebm z\u00ebvend\u00ebson Himnin Keruvik.<\/p>\n<p>Heshtni q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ju o njer\u00ebz, q\u00ebndroni me tmerr dhe me frik\u00eb dhe mos u mejtoni p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb dheshme; se Mbreti i Mbret\u00ebrve dhe Zoti i Zot\u00ebrve vjen q\u00eb t\u00eb theret, edhe t\u00eb jepet p\u00ebr t\u2019u ngr\u00ebn\u00eb tek besnik\u00ebt.\u00a0P\u00ebrpara atij po shkojn\u00eb rangjet e engj\u00ebjve, bashk\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb kryesit\u00eb dhe pushtetet, keruvimet e shum\u00ebsysh\u00ebm dhe serafimet gjasht\u00ebkrah\u00ebsh, duke e mbuluar fytyr\u00ebn dhe duke k\u00ebnduar himnin: Aliluia! Aliluia! Aliluia!\u00a0N\u00eb vend t\u00eb Himnit t\u00eb Hyjlind\u00ebses k\u00ebndohet p\u00ebrs\u00ebri k\u00ebnga e n\u00ebnt\u00eb e Kanonit t\u00eb M\u00ebngjesit: \u201cMos m\u00eb vajto ti moj N\u00ebn\u00eb\u2026 se do ngrihem prap\u00eb\u201d (Shih m\u00eb sip\u00ebr). Himni i Kungimit \u00ebsht\u00eb vargu i psalmit: Zoti u zgjua nga gjumi, edhe u ngrit dhe na shp\u00ebtoi. Aliluia, Aliluia, Aliluia.\u00a0Fillimisht, kjo Mesh\u00eb ishte Mesha Pag\u00ebzimore e Pashk\u00ebs, ku pag\u00ebzoheshin t\u00eb Krishter\u00ebt. Ajo mbetet edhe sot, si p\u00ebrvoja e p\u00ebrvitshme e \u00e7do t\u00eb krishteri, e vdekjes dhe e ngjalljes s\u00eb tij me Zotin.<\/p>\n<p>Por, n\u00ebse vdiq\u00ebm bashk\u00eb me Krishtin, besojm\u00eb se dhe do t\u00eb rrojm\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb; duke ditur q\u00eb Krishti u ngrit prej s\u00eb vdekurish, nuk vdes m\u00eb. Dhe vdekja nuk ka pushtet m\u00eb mbi at\u00eb\u00a0(Roman\u00ebt 6:8-9).\u00a0Krishti shtrihet i vdekur, por ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebri i gjall\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb varr, por ai tashm\u00eb \u201cme vdekjen vdekjen shkeli dhe t\u00eb varrosurve iu fali jet\u00ebn\u201d. Tani, nuk mbetet m\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00ebp\u00ebr gjith\u00eb mbr\u00ebmjen e Sabatit t\u00eb Bekuar, n\u00eb t\u00eb cilin Krishti fle, duke pritur or\u00ebn e mesnat\u00ebs, kur Dita e Zotit do t\u00eb agoj\u00eb p\u00ebrmbi ne dhe nata plot drit\u00eb do t\u00eb vij\u00eb kur ne do t\u00eb shpallim bashk\u00eb me engj\u00ebllin: \u201cAi u ngjall, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb k\u00ebtu; ja vendi ku e vun\u00eb\u201d (Marku 16;6).<\/p>\n<p>_______________<\/p>\n<p>1Mbr\u00ebm\u00ebsorja e t\u00eb Premtes s\u00eb Zez\u00eb b\u00ebhet n\u00eb M\u00ebngjesin e t\u00eb Premtes. Mbas \u201cOr\u00ebve Mbret\u00ebrore\u201d ose n\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbes\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb mbasdite, b\u00ebhet sh\u00ebrbesa e \u201cZbritjes nga Kryqi\u201d.<\/p>\n<p>2\u00a0N\u00eb shqip quhet epitaf, nj\u00eb fjal\u00eb e huazuar nga greqishtja.<\/p>\n<p>3\u00a0Psalmi 119 (ose 118 sipas LXX), i quajtur Amomos \u00ebsht\u00eb psalmi m\u00eb i gjat\u00eb dhe luan nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse. I ndar\u00eb n\u00eb tre seksione ai p\u00ebrb\u00ebn t\u00eb shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb kathizmat. N\u00eb praktik\u00ebn e sotme liturgjike t\u00eb Kish\u00ebs Shqiptare, Greke dhe t\u00eb disa Kishave t\u00eb tjera, Amomos \u00ebsht\u00eb hequr nga sh\u00ebrbesa e s\u00eb Shtun\u00ebs s\u00eb Madhe. Vet\u00ebm lavd\u00ebrimet k\u00ebndohen n\u00eb tre stanza. N\u00eb disa manastire dhe n\u00eb disa kisha sllave Amomos vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb Shtun\u00ebn e Madhe.<\/p>\n<p>4Lavd\u00ebrimet, n\u00eb greqisht Enkomia, jan\u00eb vargje t\u00eb shkurtra poetike q\u00eb vajtojn\u00eb p\u00ebsimin, vdekjen dhe varrimin e Krishtit. Ato njihen edhe me emrin Vajtimet mbi Epitaf.<\/p>\n<p>5\u00a0K\u00ebtu flitet kur ka vet\u00ebm nj\u00eb prift. Kur jan\u00eb dy ose m\u00eb shum\u00eb, nj\u00ebri mban Ungjillin dhe t\u00eb tjer\u00ebt epitafin.<\/p>\n<\/p><\/div>\n<\/article>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sh\u00ebrbesa e par\u00eb q\u00eb i p\u00ebrket t\u00eb Shtun\u00ebs s\u00eb Madhe, quajtur n\u00eb Kish\u00eb Sabati i Bekuar, kryhet n\u00eb mbr\u00ebmjen e s\u00eb Premtes s\u00eb Zez\u00eb. Zakonisht kryhet mbasdite p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar varrimin e Krishtit.1 P\u00ebrpara se t\u00eb filloj\u00eb sh\u00ebrbesa, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur n<\/p>\n","protected":false},"author":15,"featured_media":76430,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-76431","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>E Shtuna e Madhe. - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/04\/19\/04-19-e-shtuna-e-madhe\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76431\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-04-19T07:00:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-05-29T08:43:15+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/04\/19\/04-19-e-shtuna-e-madhe\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/04\/19\/04-19-e-shtuna-e-madhe\/\"},\"author\":{\"name\":\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec\"},\"headline\":\"E Shtuna e Madhe.\",\"datePublished\":\"2025-04-19T07:00:00+00:00\",\"dateModified\":\"2026-05-29T08:43:15+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/04\/19\/04-19-e-shtuna-e-madhe\/\"},\"wordCount\":2612,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/04\/19\/04-19-e-shtuna-e-madhe\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/saint-04-19-e-shtuna-e-madhe.webp\",\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/04\/19\/04-19-e-shtuna-e-madhe\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/04\/19\/04-19-e-shtuna-e-madhe\/\",\"name\":\"E Shtuna e Madhe. - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/04\/19\/04-19-e-shtuna-e-madhe\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/04\/19\/04-19-e-shtuna-e-madhe\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/saint-04-19-e-shtuna-e-madhe.webp\",\"datePublished\":\"2025-04-19T07:00:00+00:00\",\"dateModified\":\"2026-05-29T08:43:15+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/04\/19\/04-19-e-shtuna-e-madhe\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/04\/19\/04-19-e-shtuna-e-madhe\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/04\/19\/04-19-e-shtuna-e-madhe\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/saint-04-19-e-shtuna-e-madhe.webp\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/saint-04-19-e-shtuna-e-madhe.webp\",\"width\":1536,\"height\":1024,\"caption\":\"E Shtuna e Madhe.\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/04\/19\/04-19-e-shtuna-e-madhe\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"E Shtuna e Madhe.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec\",\"name\":\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"E Shtuna e Madhe. - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/04\/19\/04-19-e-shtuna-e-madhe\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76431","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-04-19T07:00:00+00:00","article_modified_time":"2026-05-29T08:43:15+00:00","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"author":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Written by":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/04\/19\/04-19-e-shtuna-e-madhe\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/04\/19\/04-19-e-shtuna-e-madhe\/"},"author":{"name":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec"},"headline":"E Shtuna e Madhe.","datePublished":"2025-04-19T07:00:00+00:00","dateModified":"2026-05-29T08:43:15+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/04\/19\/04-19-e-shtuna-e-madhe\/"},"wordCount":2612,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/04\/19\/04-19-e-shtuna-e-madhe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/saint-04-19-e-shtuna-e-madhe.webp","inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/04\/19\/04-19-e-shtuna-e-madhe\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/04\/19\/04-19-e-shtuna-e-madhe\/","name":"E Shtuna e Madhe. - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/04\/19\/04-19-e-shtuna-e-madhe\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/04\/19\/04-19-e-shtuna-e-madhe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/saint-04-19-e-shtuna-e-madhe.webp","datePublished":"2025-04-19T07:00:00+00:00","dateModified":"2026-05-29T08:43:15+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/04\/19\/04-19-e-shtuna-e-madhe\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/04\/19\/04-19-e-shtuna-e-madhe\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/04\/19\/04-19-e-shtuna-e-madhe\/#primaryimage","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/saint-04-19-e-shtuna-e-madhe.webp","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/saint-04-19-e-shtuna-e-madhe.webp","width":1536,"height":1024,"caption":"E Shtuna e Madhe."},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/04\/19\/04-19-e-shtuna-e-madhe\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"E Shtuna e Madhe."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec","name":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g","caption":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76431","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/users\/15"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76431"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76431\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76517,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76431\/revisions\/76517"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76430"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76431"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76431"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76431"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}