{"id":74568,"date":"2025-11-22T16:07:00","date_gmt":"2025-11-22T15:07:00","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?p=74568"},"modified":"2026-05-29T21:08:29","modified_gmt":"2026-05-29T19:08:29","slug":"radio-ngjallja-theofan-popa-mbrojtes-dhe-studjues-i-trashegimise-kishtare-te-shqiperise-nga-ilirjan-gjika","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/22\/radio-ngjallja-theofan-popa-mbrojtes-dhe-studjues-i-trashegimise-kishtare-te-shqiperise-nga-ilirjan-gjika\/","title":{"rendered":"Theofan Popa &#8211; Mbrojt\u00ebs dhe studjues i trash\u00ebgimis\u00eb kishtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Ilirjan Gjika"},"content":{"rendered":"<p>Padyshim nj\u00eb nd\u00ebr personalitetet e shquara t\u00eb studimit t\u00eb artit bizantin dhe pasbizantin n\u00eb vendin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe Theofan Popa. Merita e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim do t\u00eb ishte e jasht\u00ebzakonshme dhe do t\u00eb p\u00ebrfshinte jo vet\u00ebm k\u00ebrkimin dhe evidentimin e afreskeve, ikonave, mbishkrimeve apo objekteve t\u00eb tjera kishtare, por edhe botimin e studimeve t\u00eb shumta rreth tyre. \u2018\u2019Theofan Popa mbetet nj\u00eb prej themeluesve dhe et\u00ebrve t\u00eb par\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs shqiptare p\u00ebr evidentimin dhe studimin e artit bizantin dhe pasbizantin, e artit q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn, ndoshta, nj\u00eb prej vlerave m\u00eb t\u00eb spikatura e identifikuese t\u00eb trash\u00ebgimnis\u00eb historike e kulturore t\u00eb popullit shqiptar gjat\u00eb mesjet\u00ebs, madje edhe gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb historis\u00eb s\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb tij\u2019\u2019, shkruajn\u00eb rreth figur\u00ebs s\u00eb tij studjuesit Kristaq Balli dhe Lorenc Glozheni (1). Por cili ishte Theofan Popa, njeriu i palodhur i k\u00ebrkimeve dhe studimeve t\u00eb artit kishtar?! Sipas nj\u00eb jet\u00ebshkrimi t\u00eb shkurt\u00ebr, ai lindi m\u00eb 3 n\u00ebntor 1914 n\u00eb lagjjen \u2018\u2019Kala\u2019\u2019 t\u00eb Elbasanit. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb shkoll\u00ebs fillore n\u00eb vendlindje, Theofan Popa, do t\u00eb kryente Seminarin Teologjik \u201cJoan Teologu\u201d n\u00eb Manastir, p\u00ebr t\u00eb vijuar me studimet e larta n\u00eb Fakultetin Teologjik t\u00eb Universitetit \u2018\u2019Kapodistria\u2019\u2019 t\u00eb Athin\u00ebs. Pas diplomimit n\u00eb vitin 1941 do t\u00eb kthehej n\u00eb Shqip\u00ebri, ku do t\u00eb fillonte pun\u00ebn si m\u00ebsues i gjuh\u00ebs latine n\u00eb Liceun e Kor\u00e7\u00ebs dhe m\u00eb pas n\u00eb Normalen e Elbasanit (2). Pas \u00c7lirimit, Popa, do t\u00eb transferohej n\u00eb Tiran\u00eb pran\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse si predikues, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 1945 ai do t\u00eb ishte nj\u00eb nga themeluesit dhe drejtuesit e Lidhjes s\u00eb Teolog\u00ebve dhe Seminarist\u00ebve t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (3). I larguar prej Kish\u00ebs nga nd\u00ebrhyrjet politike t\u00eb koh\u00ebs, Theofan Popa, do t\u00eb punonte p\u00ebr disa koh\u00eb n\u00eb ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs dhe t\u00eb Financave, nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb vitin 1949 do t\u00eb angazhohej p\u00ebrfundimisht si punonj\u00ebs n\u00eb Institutin e Shkencave. Pran\u00eb k\u00ebtij institucioni, dhe m\u00eb pas n\u00eb Institutin e Historis\u00eb dhe Gjuh\u00ebsis\u00eb, Institutin e Monumenteve t\u00eb Kultur\u00ebs dhe Arkivin e Shtetit, Popa, do t\u00eb zhvillonte nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe t\u00eb gjithanshme k\u00ebrkimore (4). Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe ai do t\u00eb botonte librat \u2018\u2019Piktor\u00ebt mesjetar\u00eb shqiptar\u00eb\u2019\u2019 (1961), \u2018\u2019Ikona dhe miniatura mesjetare n\u00eb Shqip\u00ebri\u2019\u2019 (1974), si dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkrimesh studimore kryesisht n\u00eb revistat shkencore: \u2018\u2019Buletini i Universitetit Shtet\u00ebror t\u00eb Tiran\u00ebs, seria shkencat shoq\u00ebrore\u2019\u2019 dhe \u2018\u2019Studime Historike\u2019\u2019. Nj\u00eb merit\u00eb e jasht\u00ebzakonshme e tij do t\u00eb ishte mbledhja dhe grumbullimi i ikonave t\u00eb kishave ortodokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe v\u00ebnia n\u00ebn mbrojtje e k\u00ebtyre objekteve t\u00eb kultit si monumente kulture (5). Theofan Popa do t\u00eb nd\u00ebrronte jet\u00eb m\u00eb 30 dhjetor 1985 n\u00eb Tiran\u00eb, pas nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebrndjekjeje dhe persekucionit nga diktatura komuniste (6). Me r\u00ebnien e regjimit vepra e tij do t\u00eb vler\u00ebsohej n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb s\u00ebr\u00eb botimesh. K\u00ebshtu, n\u00eb vitin 1998, Akademia e Shkencave dhe Instituti i Historis\u00eb, do t\u00eb botonin librin e tij \u2018\u2019Mbishkrime t\u00eb kishave n\u00eb Shqip\u00ebri\u2019\u2019, i cili do t\u00eb pasohej n\u00eb vitin 2006 nga Akademia e Shkencave, Instituti i Historis\u00eb dhe Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Arkivave, t\u00eb cilat do t\u00eb botonin nj\u00eb tjet\u00ebr lib\u00ebr: \u2018\u2019Miniatura dhe piktura mesjetare n\u00eb Shqip\u00ebri (shek. VI-XV)\u2019\u2019 (7). Nd\u00ebrkoh\u00eb, puna e palodhur e Theofan Pop\u00ebs do t\u00eb shtrihej n\u00eb nj\u00eb rrafsh m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe shum\u00ebplan\u00ebsh. Si specialist i Sektorit t\u00eb Historis\u00eb s\u00eb Mesjet\u00ebs n\u00eb Institutin e Shkencave, ai do t\u00eb kishte fatin t\u00eb bashk\u00ebpunonte ngusht\u00eb me kolegen Viktori Puzanova. T\u00eb dy s\u00eb bashku do t\u00eb zbulonin n\u00eb vitet 1951, 1953 dhe 1956, tre nga kolos\u00ebt e ikonogafis\u00eb shqiptare: Onufrin, David Selenic\u00ebn dhe Nikoll\u00ebn e Onufrit (8). \u2018\u2019Theofan Popa, si studjues i zellsh\u00ebm dhe sistematik, i vuri n\u00eb sh\u00ebrbim, n\u00eb grad\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb mundshme, njohurit\u00eb q\u00eb kishte fituar nga studimet dhe p\u00ebrvoja\u2019\u2019, shkruan p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast akademiku grek Ioannis Vitaliotis (9). Pik\u00ebrisht artikulli i par\u00eb i botuar prej tij \u2018\u2019Piktor Kostandini prej Shpati\u2019\u2019, n\u00eb vitin 1955 n\u00eb revist\u00ebn \u2018\u2019Buletin p\u00ebr shkencat shoq\u00ebrore\u2019\u2019, do t\u00eb prezantonte p\u00ebrpara publikut piktorin e shquar miniaturist Kostandin Shpataraku (10). Po k\u00ebshtu, artikujt me studime t\u00eb shkruara p\u00ebrgjat\u00eb viteve 1955-1960 p\u00ebr Onufrin, Nikoll\u00ebn e Onufrit, Kostandin Shpatarakun, Kostandin dhe Athanas Zografin, \u00c7etir\u00ebt, etj, do t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb librin e tij t\u00eb botuar n\u00eb vitin 1961: \u2018\u2019Piktor\u00ebt mesjetar\u00eb shqiptar\u00eb\u2019\u2019 (11). Nd\u00ebrsa, n\u00eb vitin 1974 ai do t\u00eb botonte n\u00eb shqip dhe fr\u00ebngjisht librin e dyt\u00eb, \u2018\u2019Ikona dhe miniatura mesjetare n\u00eb Shqip\u00ebri\u2019\u2019. Do t\u00eb ishte pik\u00ebrisht ky botim q\u00eb do ta b\u00ebnte t\u00eb njohur p\u00ebr rrethet shkencore dhe publikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar (12). \u2018\u2019Deri n\u00eb vitin 1975, Popa do t\u00eb botoj\u00eb 23 studime kryesisht p\u00ebr piktur\u00ebn murale, ikonat e drurit, kodik\u00ebt e dekoruar me miniature dhe p\u00ebr mbishkrimet\u2019\u2019, shkruan Ioannis Vitaliotis n\u00eb shkrimin e tij: \u2018\u2019Studimi i piktur\u00ebs bizantine dhe pasbizantine t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb shtat\u00ebdhjet\u00eb viteve t\u00eb fundit (1945-2015): Nj\u00eb rishqyrtim kritik\u2019\u2019 (13). Theofan Popa ishte i pari n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb, s\u00eb bashku me Viktori Puzanov\u00ebn dhe m\u00eb von\u00eb me Dhorka Dhamon, e vendos\u00ebn ikonografin\u00eb e artit kishtar n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb studimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb fush\u00ebs, do t\u00eb theksonte n\u00eb aktivitetin p\u00ebr vler\u00ebsimin e figur\u00ebs s\u00eb tij nga Akademia e Shkencave, historiani dhe studjuesi Konstantinos Giakoumis (14). Por Theofan Popa, nuk do t\u00eb mjaftohej vet\u00ebm me studimin e epigrafis\u00eb, afreskeve dhe ikonave kishtare. Ai do t\u00eb trajtonte me shum\u00eb sukses edhe tema t\u00eb tjera dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. I till\u00eb ishte edhe studimi, \u2018\u2019Gllavenica e lasht\u00eb dhe Ballshi i Mallakastr\u00ebs\u2019\u2019, botuar n\u00eb vitin 1964 n\u00eb revist\u00ebn \u2018\u2019Studime historike, ku ai do t\u00eb p\u00ebrcaktonte vendodhjen e Gllavinic\u00ebs mesjetare n\u00eb Ballsh t\u00eb Mallakastr\u00ebs. Nd\u00ebrsa n\u00eb kumtes\u00ebn e titulluar, \u2018\u2019Shkolla e Kor\u00e7\u00ebs dhe tradita e saj n\u00eb piktur\u00ebn kishtare\u2019\u2019, mbajtur n\u00eb Konferenc\u00ebn e Dyt\u00eb t\u00eb Studimeve Albanologjike, n\u00eb vitin 1969, Popa, do t\u00eb formulonte tezat p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e dy shkollave t\u00eb ikonografis\u00eb shqiptare: Beratit dhe Kor\u00e7\u00ebs (15). Nd\u00ebrkoh\u00eb, kryevepra e k\u00ebtij kolosi t\u00eb studimeve t\u00eb artit kishtar konsiderohet padyshim libri, \u2018\u2019Mbishkrime t\u00eb kishave n\u00eb Shqip\u00ebri\u2019\u2019. I botuar post mortum n\u00eb vitin 1998, n\u00eb t\u00eb paraqiten 1000 mbishkrime t\u00eb p\u00ebrkthyera dhe t\u00eb identifikuara t\u00eb kishave, manastireve, apo shpellave eremite q\u00eb gjenden brenda territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim, materialet ndahen duke ndjekur rendin kronologjik sipas zonave t\u00eb mitropolive kryesore t\u00eb dikurshme kishtare, t\u00eb shoq\u00ebruara edhe me sqarimet p\u00ebrkat\u00ebse, holl\u00ebsit\u00eb dhe citimet bibliografike (16). Nd\u00ebrkoh\u00eb, Theofan Popa, do t\u00eb p\u00ebrjetonte me dhimbje edhe vitin e mbrapsht\u00eb 1967, kur shteti komunist, nd\u00ebrmori nj\u00eb nga veprimet e tij m\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb: ndalimin e fes\u00eb dhe mbylljen e institucioneve fetare. \u2018\u2019At\u00eb koh\u00eb, Theofani s\u00eb bashku me koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, Gani Strazimirin, Aleksand\u00ebr Meksin dhe Pirro Thomon, duke ndier p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb historike, reaguan menj\u00ebher\u00eb dhe fort p\u00ebr ndalimin e shkat\u00ebrrimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb monumenteve kishtare me vler\u00eb, duke arritur t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb thuajse t\u00eb paprekura rreth 120 kisha dhe manastire\u2019\u2019, shkruan historiani dhe studjuesi Andi R\u00ebmbeci, n\u00eb kumtes\u00ebn e tij: \u2018\u2019Theofan Popa, nj\u00eb jet\u00eb kushtuar studimit dhe ruajtjes s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore\u2019\u2019 (17). Po k\u00ebshtu, ai do t\u00eb nd\u00ebrhynte me autoritetin e njoh\u00ebsit dhe studjuesit t\u00eb k\u00ebtyre vlerave t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebristshme t\u00eb kultur\u00ebs son\u00eb q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoheshin sa m\u00eb shum\u00eb objekte t\u00eb tilla kulti (18). \u2018\u2019Nd\u00ebrmjet viteve 1967-1975, Theofani u mor me grumbullimin e ikonave dhe t\u00eb objekteve luturgjike kishtare duke i shp\u00ebtuar ato nga shkat\u00ebrrimi. Duke shkuar fshat m\u00eb fshat dhe kish\u00eb m\u00eb kish\u00eb \u2026 \u2018\u2019, shkruan n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast studjuesi Andrea Llukani (19). Nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb till\u00eb ai e mori p\u00ebrsip\u00ebr i vet\u00ebm duke grumbulluar dhe regjistruar ikona dhe objekte t\u00eb tjera nga kishat dhe manastiret e Shqip\u00ebris\u00eb. Do t\u00eb ishin rreth 10 000 ikona t\u00eb tilla q\u00eb do t\u00eb vendoseshin m\u00eb von\u00eb n\u00eb Muzeun Komb\u00ebtar t\u00eb Artit Mesjetar n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Muzeun Komb\u00ebtar t\u00eb Ikonografis\u00eb \u2018\u2019Onufri\u2019\u2019 n\u00eb Berat, n\u00eb Muzeun Historik Komb\u00ebtar n\u00eb Tiran\u00eb, etj (20). Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb drejtim tjet\u00ebr i pun\u00ebs s\u00eb Theofan Pop\u00ebs do t\u00eb ishte edhe angazhimi me koh\u00eb t\u00eb pjeshme pran\u00eb Arkivit Q\u00ebndror Sht\u00ebt\u00ebror. K\u00ebtu, ai ku do t\u00eb hartonte edhe \u2018\u2019Katalogun e kodik\u00ebve mesjetar\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u2019\u2019, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vitin 2003 n\u00eb v\u00ebllimin \u2018\u2019Kodik\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb\u2019\u2019, si dhe \u2018\u2019Pasaport\u00ebn e kodik\u00ebve t\u00eb fondit 488\u2019\u2019. Gjat\u00eb pun\u00ebs q\u00eb do t\u00eb kryente n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion, Theofan Popa, do t\u00eb realizonte edhe studimin, \u2018\u2019Miniaturat e kodik\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u2019\u2019, i cili do t\u00eb botohej n\u00eb vitin 2006 me titullin: \u2018\u2019Miniatura dhe piktura mesjetare n\u00eb Shqip\u00ebri (shek. VI-XV)\u2019\u2019 (21). Pik\u00ebrisht k\u00ebtu ai do t\u00eb trajtonte me mjesht\u00ebri jo vet\u00ebm miniaturat e kodik\u00ebve mesjetar\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe mozaikun e paraklisit t\u00eb amfiteatrit t\u00eb Durr\u00ebsit, si dhe pikturat murale t\u00eb shpellave eremite dhe kishave ortodokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (22). Por fatkeq\u00ebsisht p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, Theofan Popa, do t\u00eb p\u00ebrndiqej nga Sigurimi i Shtetit, i cili do ta kishte si objekt p\u00ebrpunimi dhe hetimi q\u00eb prej vitit 1949. Jan\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dokumentash t\u00eb dosjes s\u00eb tij formulare me nr. 3328, q\u00eb i p\u00ebrkasin Arkivit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, t\u00eb cilat d\u00ebshmojn\u00eb nj\u00eb veprimtari t\u00eb till\u00eb (23). Ai p\u00ebrndiqej me akuz\u00ebn se \u2018\u2019propagandonte pik\u00ebpamje fetareve\u2019\u2019 dhe \u2018\u2019zhvillonte veprimtari armiq\u00ebsore n\u00eb form\u00ebn e agjitacionit dhe propagand\u00ebs kund\u00ebr partis\u00eb dhe pushtetit popullor\u2019\u2019 (24). N\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebsaj fushate, m\u00eb 29 janar 1978 do t\u00eb organizohej p\u00ebr t\u00eb nj\u00eb mbledhje publike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ishte arrestuar i biri, student, me akuz\u00ebn \u2018\u2019agjitacionit dhe propogand\u00ebs\u2019\u2019. Po k\u00ebshtu, me urdh\u00ebr t\u00eb organeve t\u00eb diktatur\u00ebs do t\u00eb b\u00ebhej edhe denigrimi i figur\u00ebs s\u00eb tij si studjues dhe intelektual i shquar, nga ana e koleg\u00ebve dhe institucioneve n\u00eb t\u00eb cilat kishte punuar. N\u00eb vijim t\u00eb persekucionit ndaj familjes, t\u00eb shoqen dhe t\u00eb bij\u00ebn, do ti hiqnin nga puna p\u00ebr ti d\u00ebrguar si pun\u00ebtore krahu n\u00eb prodhim (25). Por pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre goditjeve, Theofan Popa, do t\u00eb mbetej ashtu si\u00e7 e ka p\u00ebrcaktuar bashk\u00ebkoh\u00ebsi dhe kolegu Pirro Thomo: \u201cKonseguent deri n\u00eb fund n\u00eb bindjet e tij\u201d (26). N\u00eb k\u00ebt\u00eb klim\u00eb duke mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim stoik dhe t\u00eb paepur, me forc\u00ebn q\u00eb i jepte besimi i krishter\u00eb ortodoks, ai do t\u00eb nd\u00ebrrohte jet\u00eb m\u00eb 30 dhjetor 1985. Nd\u00ebrsa, regjimi komunist do t\u00eb sh\u00ebmbej s\u00eb af\u00ebrmi, figura e Theofan Pop\u00ebs do t\u00eb ridimensionohej duke marr\u00eb vler\u00ebsimin e merituar. Krahas botimeve t\u00eb veprave t\u00eb mbetura n\u00eb dor\u00ebshkrim nga institucionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shkencore t\u00eb vendit, n\u00ebp\u00ebmjet shkrimeve dhe aktiviteteve promovuese publiku i gjer\u00eb do t\u00eb njihej edhe me profilin e plot\u00eb t\u00eb tij. Do t\u00eb ishin nj\u00eb s\u00ebr\u00eb miqsh, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebsh, bashk\u00ebkoh\u00ebsish apo studjuesish t\u00eb ndrysh\u00ebm, q\u00eb do t\u00eb prezantonin figur\u00ebn e tij intelektuale, si nj\u00eb njeri shum\u00ebdimensional, me nj\u00eb natyr\u00eb humane, poliglot, studjues i shquar, shkenc\u00ebtar i sakrific\u00ebs, etj. Ashtu si\u00e7 do t\u00eb theksonte edhe miku dhe bashk\u00ebpun\u00ebtori i tij Dhimit\u00ebr Beduli: \u2018\u2019Teolog dhe studjues i denj\u00eb i kish\u00ebs dhe i kombit\u2019\u2019 (27). Nd\u00ebrkoh\u00eb m\u00eb 3 maj 2024, Akademia e Shkencave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, do ti akordonte diplom\u00ebn \u2018\u2019Nderi i Akademis\u00eb\u2019\u2019, me motivacionin: \u2018\u2019Theofan Popa, shp\u00ebtuesi, kataloguesi, mbrojt\u00ebsi dhe studiuesi i trash\u00ebgimis\u00eb kishtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u2019\u2019 (28). Nj\u00eb akt i till\u00eb do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb prej vler\u00ebsimeve m\u00eb t\u00eb larta ndaj figur\u00ebs s\u00eb tij. \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 <br \/>* Titulli \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga motivacioni i vler\u00ebsimit t\u00eb Theofan Pop\u00ebs nga Akademia e Shkencave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb vitin 2024, me diplom\u00ebn \u2018\u2019Nderi i Akademis\u00eb\u2019\u2019. <br \/>******\u00a0 <br \/>1-K. Balli-L. Glozheni, Theofan Popa dhe disa gjetje e konfirmime t\u00eb reja p\u00ebr piktur\u00ebn e v\u00ebllez\u00ebrve Kostandin dhe Athanas Zografi n\u00ebn drit\u00ebn e vepr\u00ebs s\u00eb tij shkencore, 2000 vjet art dhe kultur\u00eb kishtare n\u00eb Shqip\u00ebri, KOASH, Tiran\u00eb 2003, f. 291 \u00a0\u00a0 <br \/>2-A. R\u00ebmbeci, Theofan Popa, nj\u00eb jet\u00eb kushtuar studimit dhe ruajtjes s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, Pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb Albanologjis\u00eb, Universiteti i Elbasanit \u201cAleksand\u00ebr Xhuvani\u201d- Akademia e Studimeve Albanologjike, Dhjetor 2019, f. 192; A. Llukani, Ndihmesa e Theofan Pop\u00ebs p\u00ebr shp\u00ebtimin e mbishkrimeve dhe objekteve liturgjike kishtare, Botimet \u201cTrifon Xhagjika\u201d, Tiran\u00eb 2019, f. 13 <br \/>3-Andrea Llukani, Ndihmesa e Theofan Pop\u00ebs p\u00ebr shp\u00ebtimin e mbishkrimeve dhe objekteve liturgjike kishtare, Botimet \u201cTrifon Xhagjika\u201d, Tiran\u00eb 2019, f. 13 <br \/>4-Po aty, f. 15, 30; I. Vitaliotis, Studimi i piktur\u00ebs bizantine dhe pasbizantine t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb shtat\u00ebdhjet\u00eb viteve t\u00eb fundit (1945-2015): Nj\u00eb rishqyrtim kritik, Monumentet, 54, Tiran\u00eb 2016, f. 118-120; A. Llukani, Ndihmesa e Theofan Pop\u00ebs p\u00ebr muzeologjin\u00eb shqiptare, Drit\u00ebhije, 1, Tiran\u00eb 2018, f. 78 <br \/>5-Andi R\u00ebmbeci, Theofan Popa, nj\u00eb jet\u00eb kushtuar studimit dhe ruajtjes s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, Pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb Albanologjis\u00eb, Universiteti i Elbasanit \u201cAleksand\u00ebr Xhuvani\u201d- Akademia e Studimeve Albanologjike, Dhjetor 2019, f. 193-194 <br \/>6-Po aty, f. 193; A. Llukani, Ndihmesa e Theofan Pop\u00ebs p\u00ebr shp\u00ebtimin e mbishkrimeve dhe objekteve liturgjike kishtare, Botimet \u201cTrifon Xhagjika\u201d, Tiran\u00eb 2019, f. 30 <br \/>7- Th. Popa, Mbishkrime t\u00eb Kishave n\u00eb Shqip\u00ebri, ASH, Tiran\u00eb 1998; Th. Popa, Miniatura dhe piktura mesjetare n\u00eb Shqip\u00ebri (shek. VI-XV), ASH t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb-IH-DPA, Tiran\u00eb 2006 <br \/>8-Theofan Popa, Piktor\u00ebt mesjetare shqiptar\u00eb, MAK, Tiran\u00eb 1961, f. 37-38, 63 <br \/>9-Ioannis Vitaliotis, Studimi i piktur\u00ebs bizantine dhe pasbizantine t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb shtat\u00ebdhjet\u00eb viteve t\u00eb fundit (1945-2015): Nj\u00eb rishqyrtim kritik, Monumentet, 54, Tiran\u00eb 2016, f. 120 <br \/>10-Theofan Popa, Piktor Kostandini prej Shpati, Buletin p\u00ebr Shkencat Shoq\u00ebrore, Nr. 1, 1955, f. 211-214 <br \/>11-Theofan Popa, Piktor\u00ebt mesjetare shqiptar\u00eb, MAK, Tiran\u00eb 1961, f. 37-122 <br \/>12-Andrea Llukani, Dosja e Teologut Theofan Popa, Global Chalenge, Akademia Diplomatike Shqiptare, IV, 2, Tiran\u00eb 2017, f. 95 <br \/>13-Ioannis Vitaliotis, Studimi i piktur\u00ebs bizantine dhe pasbizantine t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb shtat\u00ebdhjet\u00eb viteve t\u00eb fundit (1945-2015): Nj\u00eb rishqyrtim kritik, Monumentet, 54, Tiran\u00eb 2016, f. 119 <br \/>14-https:\/\/akad.gov.al\/nderohet-ne-akademi-theofan-popa-shpetuesi-kataloguesi-mbrojtesi-dhe-studiuesi-i-trashegimise-kishtare-te-shqiperise\/ <br \/>15-Th. Popa, Gllavenica e lasht\u00eb dhe Ballshi i Mallakastr\u00ebs, Studime historike, 2, Tiran\u00eb 1964, f. 22; Th. Popa, Shkolla e Kor\u00e7\u00ebs dhe tradita e saj n\u00eb piktur\u00ebn kishtare, Konferenca e Dyt\u00eb e Studimeve Albanologjike, II, Tiran\u00eb 1969, f. 91-92 <br \/>16-Theofan Popa, Mbishkrime t\u00eb kishave n\u00eb Shqip\u00ebri, ASH, Tiran\u00eb 1998, f. 4 <br \/>17-Andi R\u00ebmbeci, Theofan Popa, nj\u00eb jet\u00eb kushtuar studimit dhe ruajtjes s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, Pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb Albanologjis\u00eb, Universiteti i Elbasanit \u201cAleksand\u00ebr Xhuvani\u201d- Akademia e Studimeve Albanologjike, Dhjetor 2019, f. 193 <br \/>18-Po aty, f. 193-194 <br \/>19-Andrea Llukani, Ndihmesa e Theofan Pop\u00ebs p\u00ebr shp\u00ebtimin e mbishkrimeve dhe objekteve liturgjike kishtare, Botimet \u201cTrifon Xhagjika\u201d, Tiran\u00eb 2019, f. 16 <br \/>20-A. R\u00ebmbeci, Theofan Popa, nj\u00eb jet\u00eb kushtuar studimit dhe ruajtjes s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, Pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb Albanologjis\u00eb, Universiteti i Elbasanit \u201cAleksand\u00ebr Xhuvani\u201d- Akademia e Studimeve Albanologjike, Dhjetor 2019, f. 194; A. Llukani, Ndihmesa e Theofan Pop\u00ebs p\u00ebr muzeologjin\u00eb shqiptare, Drit\u00ebhije, 1, Tiran\u00eb 2018, f. 78 <br \/>21-A. Llukani, Ndihmesa e Theofan Pop\u00ebs p\u00ebr shp\u00ebtimin e mbishkrimeve dhe objekteve liturgjike kishtare, Botimet \u201cTrifon Xhagjika\u201d, Tiran\u00eb 2019, f. 30; Kodik\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Arkivave, Tiran\u00eb 2003, f. 87-206; Th. Popa, Miniatura dhe piktura mesjetare n\u00eb Shqip\u00ebri (shek. VI-XV), ASH t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb-IH-DPA, Tiran\u00eb 2006 <br \/>22-Theofan Popa, Miniatura dhe piktura mesjetare n\u00eb Shqip\u00ebri (shek. VI-XV, ASh t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb-IH-DPA, Tiran\u00eb 2006 <br \/>23-Arkivi i Ministris\u00eb t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Dosje Formulare, 2\/B, nr. 3328; AIDSSH, Dosja nr. 3328 <br \/>24-Po aty, f. 123-125 <br \/>25-Andrea Llukani, Dosja e Teologut Theofan Popa, Global Chalenge, IV, 2, Akademia Diplomatike Shqiptare, Tiran\u00eb 2017, f. 96-97 <br \/>26-Pirro Thomo, Konseguent deri n\u00eb fund n\u00eb bindjet e tij, Ngjallja, prill 2002, f. 3 <br \/>27-Dhimt\u00ebr Beduli, Theofan Popa teolog dhe studiues i denj\u00eb i kish\u00ebs dhe i kombit, Ngjallja, janar 1995, f. 6-8 <br \/>28-https:\/\/akad.gov.al\/nderohet-ne-akademi-theofan-popa-shpetuesi-kataloguesi-mbrojtesi-dhe-studiuesi-i-trashegimise-kishtare-te-shqiperise\/ <br \/>Media Ngjallja <br \/>Data: 22.11.2025<\/p>\n<p><small>Sh\u00ebnim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: <a href=\"https:\/\/media.ngjallja.org\/theofan-popa-mbrojtes-dhe-studjues-i-trashegimise-kishtare-te-shqiperise-nga-ilirjan-gjika\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Radio Ngjallja<\/a>.<\/small><\/p>\n<p>#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Padyshim nj\u00eb nd\u00ebr personalitetet e shquara t\u00eb studimit t\u00eb artit bizantin dhe pasbizantin n\u00eb vendin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe Theofan Popa. Merita e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim do t\u00eb ishte e jasht\u00ebzakonshme dhe do t\u00eb p\u00ebrfshinte jo vet\u00ebm k\u00ebrkimin dhe evidentimin e afreskeve, ikon<\/p>\n","protected":false},"author":15,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[108],"tags":[5694,5692],"class_list":["post-74568","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-lajme","tag-lajme-nga-radio-ngjallja","tag-radio-ngjallja-2"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Theofan Popa - Mbrojt\u00ebs dhe studjues i trash\u00ebgimis\u00eb kishtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Ilirjan Gjika - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/22\/radio-ngjallja-theofan-popa-mbrojtes-dhe-studjues-i-trashegimise-kishtare-te-shqiperise-nga-ilirjan-gjika\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74568\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-11-22T15:07:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-05-29T19:08:29+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/22\/radio-ngjallja-theofan-popa-mbrojtes-dhe-studjues-i-trashegimise-kishtare-te-shqiperise-nga-ilirjan-gjika\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/22\/radio-ngjallja-theofan-popa-mbrojtes-dhe-studjues-i-trashegimise-kishtare-te-shqiperise-nga-ilirjan-gjika\/\"},\"author\":{\"name\":\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec\"},\"headline\":\"Theofan Popa &#8211; Mbrojt\u00ebs dhe studjues i trash\u00ebgimis\u00eb kishtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Ilirjan Gjika\",\"datePublished\":\"2025-11-22T15:07:00+00:00\",\"dateModified\":\"2026-05-29T19:08:29+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/22\/radio-ngjallja-theofan-popa-mbrojtes-dhe-studjues-i-trashegimise-kishtare-te-shqiperise-nga-ilirjan-gjika\/\"},\"wordCount\":2729,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"keywords\":[\"Lajme nga Radio Ngjallja\",\"Radio Ngjallja\"],\"articleSection\":[\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/22\/radio-ngjallja-theofan-popa-mbrojtes-dhe-studjues-i-trashegimise-kishtare-te-shqiperise-nga-ilirjan-gjika\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/22\/radio-ngjallja-theofan-popa-mbrojtes-dhe-studjues-i-trashegimise-kishtare-te-shqiperise-nga-ilirjan-gjika\/\",\"name\":\"Theofan Popa - Mbrojt\u00ebs dhe studjues i trash\u00ebgimis\u00eb kishtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Ilirjan Gjika - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2025-11-22T15:07:00+00:00\",\"dateModified\":\"2026-05-29T19:08:29+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/22\/radio-ngjallja-theofan-popa-mbrojtes-dhe-studjues-i-trashegimise-kishtare-te-shqiperise-nga-ilirjan-gjika\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/22\/radio-ngjallja-theofan-popa-mbrojtes-dhe-studjues-i-trashegimise-kishtare-te-shqiperise-nga-ilirjan-gjika\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/22\/radio-ngjallja-theofan-popa-mbrojtes-dhe-studjues-i-trashegimise-kishtare-te-shqiperise-nga-ilirjan-gjika\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Theofan Popa &#8211; Mbrojt\u00ebs dhe studjues i trash\u00ebgimis\u00eb kishtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Ilirjan Gjika\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec\",\"name\":\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Theofan Popa - Mbrojt\u00ebs dhe studjues i trash\u00ebgimis\u00eb kishtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Ilirjan Gjika - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/22\/radio-ngjallja-theofan-popa-mbrojtes-dhe-studjues-i-trashegimise-kishtare-te-shqiperise-nga-ilirjan-gjika\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74568","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-11-22T15:07:00+00:00","article_modified_time":"2026-05-29T19:08:29+00:00","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"author":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Written by":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/22\/radio-ngjallja-theofan-popa-mbrojtes-dhe-studjues-i-trashegimise-kishtare-te-shqiperise-nga-ilirjan-gjika\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/22\/radio-ngjallja-theofan-popa-mbrojtes-dhe-studjues-i-trashegimise-kishtare-te-shqiperise-nga-ilirjan-gjika\/"},"author":{"name":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec"},"headline":"Theofan Popa &#8211; Mbrojt\u00ebs dhe studjues i trash\u00ebgimis\u00eb kishtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Ilirjan Gjika","datePublished":"2025-11-22T15:07:00+00:00","dateModified":"2026-05-29T19:08:29+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/22\/radio-ngjallja-theofan-popa-mbrojtes-dhe-studjues-i-trashegimise-kishtare-te-shqiperise-nga-ilirjan-gjika\/"},"wordCount":2729,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"keywords":["Lajme nga Radio Ngjallja","Radio Ngjallja"],"articleSection":["Lajme"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/22\/radio-ngjallja-theofan-popa-mbrojtes-dhe-studjues-i-trashegimise-kishtare-te-shqiperise-nga-ilirjan-gjika\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/22\/radio-ngjallja-theofan-popa-mbrojtes-dhe-studjues-i-trashegimise-kishtare-te-shqiperise-nga-ilirjan-gjika\/","name":"Theofan Popa - Mbrojt\u00ebs dhe studjues i trash\u00ebgimis\u00eb kishtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Ilirjan Gjika - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2025-11-22T15:07:00+00:00","dateModified":"2026-05-29T19:08:29+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/22\/radio-ngjallja-theofan-popa-mbrojtes-dhe-studjues-i-trashegimise-kishtare-te-shqiperise-nga-ilirjan-gjika\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/22\/radio-ngjallja-theofan-popa-mbrojtes-dhe-studjues-i-trashegimise-kishtare-te-shqiperise-nga-ilirjan-gjika\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/11\/22\/radio-ngjallja-theofan-popa-mbrojtes-dhe-studjues-i-trashegimise-kishtare-te-shqiperise-nga-ilirjan-gjika\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Theofan Popa &#8211; Mbrojt\u00ebs dhe studjues i trash\u00ebgimis\u00eb kishtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Ilirjan Gjika"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec","name":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g","caption":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74568","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/users\/15"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74568"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74568\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75182,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74568\/revisions\/75182"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74568"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74568"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74568"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}