{"id":74441,"date":"2025-12-29T20:29:00","date_gmt":"2025-12-29T19:29:00","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?p=74441"},"modified":"2026-05-23T01:12:57","modified_gmt":"2026-05-22T23:12:57","slug":"radio-ngjallja-nga-komunizmi-te-krishti-interviste-e-ancient-faith-radio-me-mitropolitin-e-korces-hiresi-joanin-sot-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiper","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/29\/radio-ngjallja-nga-komunizmi-te-krishti-interviste-e-ancient-faith-radio-me-mitropolitin-e-korces-hiresi-joanin-sot-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiper\/","title":{"rendered":"Nga komunizmi te krishti \u2013 intervist\u00eb e ancient faith radio me mitropolitin e kor\u00e7\u00ebs hir\u00ebsi joanin, sot kryepiskopi i tiran\u00ebs, durr\u00ebsit dhe gjith\u00eb shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>NGA KOMUNIZMI TE KRISHTI \u2013 INTERVIST\u00cb E ANCIENT FAITH RADIO ME<br \/>MITROPOLITIN E KOR\u00c7\u00cbS HIR\u00cbSI JOANIN, SOT KRYEPISKOPI I TIRAN\u00cbS, DURR\u00cbSIT DHE GJITH\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb<br \/>22 N\u00ebntor 2022<br \/>Pjesa 1.<br \/>Mikrofoni udh\u00ebtues i Ancient Faith Radio (AFC) shkon deri n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb intervistuar Mitropolitin Joan. Ai u rrit n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste, e gjeti Krishtin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mrekullueshme, u b\u00eb pjes\u00eb e kish\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb dhe ilegale dhe tani \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Orthodokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00ebn udh\u00ebheqjen hierarkike t\u00eb Kryepeshkopit Anastas. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb histori e fuqishme e hirit dhe ofrimit t\u00eb Zotit n\u00eb rrethana shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. <br \/>Z. John Maddex: Pas persekutimit t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb ashp\u00ebr n\u00eb Lindjen komuniste, Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb sot ka p\u00ebrjetuar nj\u00eb ringjallje t\u00eb plot\u00eb \u2013 shum\u00eb e quajn\u00eb nj\u00eb mrekulli t\u00eb koh\u00ebve moderne \u2013 n\u00ebn udh\u00ebheqjen dhe drejtimin shpirt\u00ebror t\u00eb Kryepeshkopit Anastas, ende aktiv n\u00eb mosh\u00ebn 93 vje\u00e7.<br \/>N\u00eb k\u00ebt\u00eb ringjallje p\u00ebrfshihet edhe Mitropolia e Kor\u00e7\u00ebs. Sot n\u00eb Kor\u00e7\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb 32 prift\u00ebrinj vendas n\u00ebn kujdesin e Mitropolitit dhe atit t\u00eb dashur Joan. Mitropoliti Joan, u rrit n\u00eb komuniz\u00ebm dhe e gjeti Krishtin p\u00ebrmes nj\u00eb mrekullie n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb papritur. M\u00eb pas ai u b\u00eb pjes\u00eb e kish\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur grumbullimi si t\u00eb krishter\u00eb p\u00ebr t\u00eb adhuruar dhe lutur ishte i paligjsh\u00ebm.\u00a0<br \/>S\u00eb fundmi pat\u00ebm privilegjin t\u00eb udh\u00ebtonim n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebrfshim\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim an\u00ebsor n\u00eb Kor\u00e7\u00eb n\u00eb juglindje t\u00eb k\u00ebtij vendi t\u00eb bukur. N\u00eb zyr\u00ebn e tij, Hir\u00ebsi Joani na dha k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb t\u00eb pangutur dhe mahnit\u00ebse, ku ai tregon historin\u00eb e tij shum\u00eb personale t\u00eb konvertimit.<br \/>Kemi bekimin dhe privilegjin t\u00eb jemi n\u00eb Kor\u00e7\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb flasim me Mitropolitin Joan. Ne duam t\u2019ju fal\u00ebnderojm\u00eb, Hir\u00ebsi, q\u00eb na lejuat t\u00eb vijm\u00eb t\u00eb flasim me ju.<br \/>H. Joani: Mir\u00eb se na erdh\u00ebt!<br \/>z. Maddex: Ju keni qen\u00eb Mitropolit k\u00ebtu p\u00ebr sa koh\u00eb?<br \/>H. Joani: Kam kaluar 24 vjet; tani jam n\u00eb vitin e 25-t\u00eb.<br \/>z. Maddex: Ah, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje e madhe. urime. \u00cbsht\u00eb e mrekullueshme!<br \/>H. Joani: 25 vjet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb brez i plot\u00eb.<br \/>z. Maddex: Po, ashtu \u00ebsht\u00eb. E kuptoj q\u00eb jeni edhe n\u00eb nj\u00eb program nd\u00ebrtimi?<br \/>H. Joani: Po, ne po restaurojm\u00eb katedralen e vjet\u00ebr. Nj\u00eb nga arsyet \u00ebsht\u00eb ruajtja e kujtes\u00ebs historike t\u00eb qytetit, sepse populli ka nevoj\u00eb p\u00ebr kujtes\u00ebn historike. Rreth katedrales u themelua dhe u rrit qyteti. Ndaj rikthimi n\u00eb qytet i k\u00ebsaj katedraleje do t\u00eb ishte di\u00e7ka shum\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Jo vet\u00ebm ortodoks\u00ebt, por edhe njer\u00ebzit e besimeve t\u00eb tjera kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb restaurimin e k\u00ebsaj kishe historike.<br \/>z. Maddex: Pra, po restauroni nj\u00eb kish\u00eb historike, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ajo ka nj\u00eb histori. Kur nis historia e saj?<br \/>H. Joani: Ndoshta kisha ka qen\u00eb k\u00ebtu me shekuj, por vet\u00ebm dy ngjarje jan\u00eb regjistruar. Nj\u00ebra n\u00eb shekullin e 18-t\u00eb, nj\u00eb kish\u00eb e madhe, nj\u00eb kish\u00eb postbizantine, dhe tjetra, prishja dhe rind\u00ebrtimi nga themelet n\u00eb fillim t\u00eb shekullit 19-t\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn po e rind\u00ebrtojme tani. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb katedrale e madhe dhe besojm\u00eb se do t\u00eb jet\u00eb jo vet\u00ebm kish\u00eb, por nj\u00eb lloj qendre kulturore, e hapur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe sigurisht p\u00ebr sh\u00ebrbimin e t\u00eb krishter\u00ebve, por e hapur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.\u00a0<br \/>Sepse n\u00eb Shqip\u00ebri, jo vet\u00ebm n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, por n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit kishte shum\u00eb martesa nd\u00ebrfetare, por q\u00eb ndanin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kultur\u00eb, duke e ditur q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt para pushtimit osman ishin t\u00eb krishter\u00eb. Pra, ata kan\u00eb di\u00e7ka t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Q\u00eb ata t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb kish\u00eb, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka normale.\u00a0<br \/>Shumica e f\u00ebmij\u00ebve nga k\u00ebto martesa nd\u00ebrfetare tani po vijn\u00eb n\u00eb kish\u00eb. Ne nuk duhet t\u2019i gjykojm\u00eb, ne duhet tu sh\u00ebrbejm\u00eb atyre. Por personalisht besoj se \u00e7do qenie njer\u00ebzore k\u00ebrkon di\u00e7ka. Kur them \u201cdi\u00e7ka\u201d, ata po k\u00ebrkojn\u00eb Zotin. Dhe kur them Zotin, kam parasysh Per\u00ebndin\u00eb e zbuluar nga Krishti. Pra, n\u00ebse ne do t\u00eb jemi n\u00eb gjendje t\u2019ia paraqesim k\u00ebt\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve, do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr ta q\u00eb ta pranojn\u00eb. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebri edhe Sh\u00ebn Pavli kur foli p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb e panjohur. Pra, ky Zot i panjohur \u00ebsht\u00eb \u201cdi\u00e7ka\u201d q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qeniet njer\u00ebzore e k\u00ebrkojn\u00eb. \u00cbsht\u00eb detyr\u00eb e t\u00eb krishter\u00ebve t\u00eb paraqesin at\u00eb Zot, jo Zotin q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb mendojn\u00eb se po predikojn\u00eb. \u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet e r\u00ebnd\u00ebsishme kjo, sepse t\u00eb gjitha qeniet njer\u00ebzore ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn natyr\u00eb. Si\u00e7 e diskutuam m\u00eb par\u00eb, kur ju p\u00ebrmenda nj\u00eb th\u00ebnie t\u00eb Sh\u00ebn Gregorit Teologut, i cili thot\u00eb: \u201cT\u00eb thuash qenie njer\u00ebzore n\u00eb shum\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb herezi; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qenie njer\u00ebzore dhe miliona persona\u201d. Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Qenie Hyjnore dhe Tre Persona.<br \/>z. Maddex: Po, ashtu \u00ebsht\u00eb.<br \/>H. Joani: Pra, t\u00eb gjitha qeniet njer\u00ebzore kan\u00eb nj\u00eb origjin\u00eb hyjnore dhe t\u00eb gjitha jan\u00eb krijuar sipas ikon\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Dhe n\u00ebse besimet e tyre jan\u00eb t\u00eb gabuara, prap\u00ebseprap\u00eb, origjina hyjnore, \u00ebsht\u00eb n\u00eb ata. \u00cbsht\u00eb e mundur gjithmon\u00eb q\u00eb \u00e7do qenie njer\u00ebzore t\u00eb njoh\u00eb Per\u00ebndin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.\u00a0<br \/>Z. Maddex: Po. Filozofi Blaise Pascal foli p\u00ebr boshll\u00ebkun q\u00eb ekziston n\u00eb \u00e7do qenie njer\u00ebzore, q\u00eb vet\u00ebm Per\u00ebndia mund ta mbush\u00eb, dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia jon\u00eb si t\u00eb krishter\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebrpiqemi t\u00eb p\u00ebrmbushim urdh\u00ebrimin e madh, t&#x27;i prezantojm\u00eb Zotin njer\u00ebzve n\u00eb Personin e Jisu Krishtit.<br \/>H. Joani. Mish\u00ebrimi preku gjith\u00eb qenien njer\u00ebzore, u dha mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb ndryshojn\u00eb natyr\u00ebn e tyre, duke ndjekur kryqin dhe ngjalljen e Zotit ton\u00eb. Pra, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha qeniet njer\u00ebzore, jo vet\u00ebm p\u00ebr disa njer\u00ebz t\u00eb zgjedhur apo disa raca t\u00eb ve\u00e7anta. T\u00eb gjitha ato gj\u00ebra t\u00eb tjera jan\u00eb nj\u00eb devijim i k\u00ebsaj. T\u00eb gjitha qeniet njer\u00ebzore jan\u00eb thirrur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe Krishti u kryq\u00ebzua p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qeniet njer\u00ebzore.<br \/>Z. Maddex: Faleminderit Zotit. Ka kaq shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat mund t\u00eb flasim, Hir\u00ebsi, p\u00ebr Kor\u00e7\u00ebn, p\u00ebr kish\u00ebn k\u00ebtu. Ajo q\u00eb v\u00ebrtet mendoj se d\u00ebgjuesit tan\u00eb do t\u00eb donin t\u00eb d\u00ebgjonin ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb me ju personalisht dhe takimin tuaj t\u00eb par\u00eb me Krishtin si plot\u00ebsuesin e nevoj\u00ebs suaj p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb. Mund t\u00eb na tregoni ku keni lindur dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb kulture?<br \/>H. Joani: Kam lindur n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb 1 janar 1956. Isha pjes\u00eb e nj\u00eb familjeje t\u00eb madhe. Ishim tet\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe feja ishte e ndalua, \u00e7do lloj feje. Por megjithat\u00eb, nuk mund ta mbyllnin der\u00ebn e Zotit. \u201cUn\u00eb hap dhe askush nuk mund ta mbyll\u00eb\u201d \u2013 thot\u00eb Zoti. Kur isha f\u00ebmij\u00eb, isha shum\u00eb i lumtur. Nj\u00eb familje e madhe, nj\u00eb familje tradicionale. M\u00eb p\u00eblqenin aq shum\u00eb p\u00ebrrallat, legjendat, mitet, leximi, t\u00eb gjitha k\u00ebto gj\u00ebra. M\u00eb von\u00eb, kuptova se kjo d\u00ebshir\u00eb ishte nj\u00eb udh\u00ebtim, ishte nj\u00eb k\u00ebrkim, duke k\u00ebrkuar di\u00e7ka.\u00a0<br \/>Kur shkova n\u00eb gjimnaz, dal\u00ebngadal\u00eb g\u00ebzimi u zhduk, sepse ishte ndikimi i leximit t\u00eb disa filozofive, ku filloni t\u00eb mos u besoni gj\u00ebrat q\u00eb ishin p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Por besimi nuk ishte n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre doktrinore, sepse nuk kishte kish\u00eb, nuk kishte xhami, nuk kishte asgj\u00eb. Ishte m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb lloj ekzistence e di\u00e7kaje t\u00eb p\u00ebrtejme.\u00a0<br \/>Isha n\u00eb vitin e kat\u00ebrt t\u00eb gjimnazit dhe sapo kisha m\u00ebsuar fr\u00ebngjisht. Nj\u00eb mik i v\u00ebllait tim tha: Kam nj\u00eb lib\u00ebr n\u00eb fr\u00ebngjisht n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time, do t\u2019jua sjell at\u00eb. Ai nuk e dinte se \u00e7far\u00eb lloj libri ishte. Ai ma solli mua\u2014ishte Dhiata e Re. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ishte viti 1974, n\u00eb Shqip\u00ebri ishte shum\u00eb m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb gjeje dinamit, sesa nj\u00eb ungjill, sepse n\u00ebse t\u00eb kapnin me nj\u00eb ungjill, t\u00eb pakt\u00ebn do t\u00eb d\u00ebnoheshe me tet\u00eb vjet burg.\u00a0<br \/>Kur lexova Ungjillin, ndjeva di\u00e7ka ndryshe. E ndjeva at\u00eb g\u00ebzim q\u00eb kisha si f\u00ebmij\u00eb q\u00eb mu rikthye. Fjal\u00ebt e para q\u00eb i thash\u00eb vetes p\u00ebr Zotin ishin: Faleminderit q\u00eb ma ktheve s\u00ebrish k\u00ebt\u00eb g\u00ebzim. Dhe k\u00ebshtu fillova t\u00eb interesohem m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebr t\u00eb lexuar di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb rreth k\u00ebtyre gj\u00ebrave. E lexoja shpesh dhe e dija n\u00eb at\u00eb koh\u00eb thuajse p\u00ebrmendsh t\u00eb gjith\u00eb Ungjillin n\u00eb fr\u00ebngjisht. Pas k\u00ebsaj e gjeta edhe n\u00eb shqip.\u00a0<br \/>N\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb miku tim u lidha me nj\u00eb grup t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb nj\u00eb Kishe t\u00eb n\u00ebndheshme. Kishte disa grupe shum\u00eb t\u00eb vogla, sepse frika ishte e tmerrshme. Mbaj mend n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb disa u pag\u00ebzuan fshehurazi, nj\u00eb prift katolik u ekzekutua vet\u00ebm sepse b\u00ebri sh\u00ebrbes\u00ebn e Pag\u00ebzimit.\u00a0<br \/>Z. Maddex:Uau.<br \/>H. Joani. E thash\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar si ishte situata. Ishte nj\u00eb prift hero, nj\u00eb prift i shenjt\u00eb, At\u00eb Kozmai nga Vlora, nj\u00eb qytet n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ai kreu gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij ndoshta 3000 pag\u00ebzime. Ai ishte pjes\u00eb e k\u00ebtij grupi t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb n\u00ebndheshme.\u00a0<br \/>Mbaj mend q\u00eb shkova n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij p\u00ebr pag\u00ebzimin. Djali i tij ruante jasht\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse dikush do t\u00eb vinte. Ishim n\u00eb bodrum. Ishim vet\u00ebm tre veta. Ishte prifti, un\u00eb dhe kumbari im. Por g\u00ebzimin q\u00eb ndjeva n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, nuk e kam p\u00ebrjetuar m\u00eb kurr\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishim etje, por nuk kishim uj\u00eb. Sot ka shum\u00eb uj\u00eb, por njer\u00ebzit nuk kan\u00eb m\u00eb etje. Ndonj\u00ebher\u00eb ato nuk shkojn\u00eb bashk\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.\u00a0<br \/>Kungimin e par\u00eb e mora gjat\u00eb asaj kohe. Q\u00ebllimi im, ideja ime \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebhesha murg, por n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ky mendim ishte marr\u00ebzi, sepse njer\u00ebzit mendonin se do t\u00eb ishte i pamundur ndryshimi i regjimit.<br \/>N\u00eb vitin 1990, kur filloi nj\u00eb lloj hapjeje, dhe shum\u00eb shqiptar\u00eb pat\u00ebn mund\u00ebsin\u00eb ndoshta t\u00eb dilnin jasht\u00eb, un\u00eb isha nj\u00eb prej tyre. Fillimisht shkova n\u00eb Itali dhe m\u00eb pas n\u00eb Shtetet e Bashkuara. N\u00eb Shtetet e Bashkuara kam studiuar n\u00eb Kryqin e Nderuar, i ndihmuar nga Kisha Ortodokse Shqiptare n\u00eb Boston. Por un\u00eb u thash\u00eb se n\u00ebse Kisha do t\u00eb hapet n\u00eb Shqip\u00ebri, un\u00eb do t\u00eb kthehem. Dhe ata m\u00eb than\u00eb, \u201cMir\u00eb\u201d, duke menduar se askush nuk do t\u00eb donte t\u00eb kthehej. Kur mbarova shkoll\u00ebn, mendova se n\u00eb Shtetet e Bashkuara, nj\u00eb prift m\u00eb shum\u00eb, nj\u00eb m\u00eb pak, do t\u00eb ishte nj\u00ebsoj. N\u00eb Shqip\u00ebri ishte nj\u00eb nevoj\u00eb e madhe, sepse ishte shkat\u00ebrruar gjith\u00e7ka. K\u00ebshtu q\u00eb vendosa t\u00eb kthehem.<br \/>Z. Maddex: M\u00eb lejoni t\u00eb kthehem te ai momenti i konvertimit. Ju fol\u00ebt p\u00ebr leximin eDhiat\u00ebs s\u00eb Re p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebr tu rr\u00ebmbyer, magjepsur nga fjal\u00ebt e Krishtit dhe p\u00ebr mesazhin e Ungjillit. Kjo kish\u00eb e n\u00ebndheshme q\u00eb gjet\u00ebt, a ishte nj\u00eb kish\u00eb ortodokse?<br \/>H. Joani: Po. Ndoshta u p\u00ebrgjigja n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr. Kur lexon Ungjillin, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb un\u00eb e quaj nj\u00eb lloj t\u00eb v\u00ebrtete psikologjike. Nga m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb shkruar, si\u00e7 e kam kuptuar dhe e kam ndjer\u00eb, bindesh se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. K\u00ebt\u00eb nuk e b\u00ebn arsyeja, por \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka p\u00ebrbrenda q\u00eb e ndjen. K\u00ebshtu q\u00eb kur e lexova, q\u00eb her\u00ebn e pare, nuk kisha asnj\u00eb dyshim se ishte e v\u00ebrteta.<br \/>Ky grup i vog\u00ebl &#8211; t\u00eb gjith\u00eb ishin ortodoks\u00eb &#8211; disa prej tyre ishin n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Atje ishin disa motra t\u00eb shenjta, n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb kaluar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Ishte ai prifti nga Vlora dhe disa njer\u00ebz n\u00eb Tiran\u00eb. I kam vizituar shpesh motrat n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Ne i quajm\u00eb motra, sepse ishin motra nga gjaku. Kam vizituar priftin n\u00eb Vlor\u00eb, ku u pag\u00ebzova dhe mora Kungimin e Par\u00eb.<br \/>Dhe un\u00eb kam nj\u00eb histori t\u00eb bukur me k\u00ebt\u00eb prift. Pasi u ktheva n\u00eb Shqip\u00ebri dhe pasi u dor\u00ebzova Peshkop, ai u dor\u00ebzua pas meje si Peshkop. Un\u00eb isha nj\u00eb nga tre Peshkop\u00ebt q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb dor\u00ebzimin e tij. Nuk di nj\u00eb rast tjet\u00ebr q\u00eb prifti q\u00eb t\u00eb ka pag\u00ebzuar, ti do t\u00eb ishe nj\u00eb nga Peshkop\u00ebt q\u00eb ta dor\u00ebzoje Peshkop! Ndoshta ka, por un\u00eb nuk e di nj\u00eb rast si ky.<br \/>Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, megjith\u00ebse ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjeje k\u00ebt\u00eb lloj let\u00ebrsie n\u00eb Shqip\u00ebri, do t\u00eb tregoj historin\u00eb q\u00eb n\u00ebse ka shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur di\u00e7ka, Zoti do t\u2019ju jap\u00eb mund\u00ebsin\u00eb. Pra, askush nuk \u00ebsht\u00eb i privuar nga mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb gjetur Zotin. Gjithmon\u00eb, n\u00ebse ka nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb &#8211; dhe un\u00eb isha kaq i etur p\u00ebr t\u00eb gjetur Dhiat\u00ebn e Vjet\u00ebr.<br \/>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb m\u00eb interesonin shum\u00eb, si shum\u00eb t\u00eb rinj, gjuh\u00ebt e vjetra dhe etimologjia e fjal\u00ebve. Po k\u00ebrkoja nj\u00eb lib\u00ebr nga Champollion q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me hieroglifet Egjiptiane. Shkova n\u00eb bibliotek\u00ebn qendrore n\u00eb Tiran\u00eb dhe b\u00ebra aplikimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr. Kur erdhi libri, bibliotekarja po fliste me dik\u00eb tjet\u00ebr dhe m\u00eb dha librin pa e par\u00eb. E mora librin, duke menduar gjithmon\u00eb se ishte libri p\u00ebr gjuh\u00ebn e Egjiptit t\u00eb lasht\u00eb. Por, kur hapa librin, ishte e gjith\u00eb Bibla n\u00eb fr\u00ebngjisht. E kam akoma at\u00eb lib\u00ebr, dhe ndoshta tani po mendoj t\u2019ia kthej p\u00ebrs\u00ebri bibliotek\u00ebs! Por askush nuk e ka k\u00ebrkuar at\u00eb lib\u00ebr, sepse n\u00ebse kishit marr\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr nga biblioteka dhe nuk e ktheje, do ju d\u00ebrgonin nj\u00eb njoftim. Por k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr askush nuk e kerkoi. Ndoshta kishin frik\u00eb, sepse po ta k\u00ebrkonin, do i thonin: Pse e keni dh\u00ebn\u00eb at\u00eb lib\u00ebr t\u00eb ndaluar? Nuk e di se \u00e7far\u00eb ndodhi, por ju mund t\u00eb shihni se si nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e madhe p\u00ebr t\u00eb gjetur di\u00e7ka n\u00eb vendin m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr ta gjetur, p\u00ebrs\u00ebri mund t\u00eb realizohet. Si\u00e7 thash\u00eb n\u00eb fillim, n\u00ebse Zoti ka hapur, askush nuk mund ta mbyll\u00eb at\u00eb.<br \/>Z. Maddex: Disa nga d\u00ebgjuesit tan\u00eb si un\u00eb, q\u00eb jam pak m\u00eb i rritur, kujtojm\u00eb vitet e komunizmit dhe ne luteshim p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit dhe motrat tona n\u00eb Krishtin q\u00eb ishin n\u00ebn sundimin komunist, q\u00eb Zoti t\u2019i mbronte, q\u00eb t\u2019u jepte nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb shprehur besimin t\u00eb sigurt\u00eb. Dhe ju n\u00eb fakt, megjithat\u00eb, e keni jetuar at\u00eb. Ju e gjet\u00ebt Dhjat\u00ebn e Re, e lexuat, e besuat, shkuat n\u00eb kish\u00eb. Na tregoni, \u00e7far\u00eb mbani mend nga vajtja n\u00eb k\u00ebt\u00eb kish\u00eb t\u00eb n\u00ebndheshme si i ri dhe rreziku q\u00eb lidhej me k\u00ebt\u00eb? A ka pasur ndonj\u00eb moment kur keni qen\u00eb n\u00eb frik\u00eb?<br \/>H. Joani: Kur u pag\u00ebzova, nuk i tregova familjes sime, jo sepse ishin kund\u00ebr, por nuk doja q\u00eb t\u00eb kishin frik\u00eb, sepse kishte shum\u00eb frik\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Me nj\u00eb fjal\u00eb, ndoshta do t\u00eb d\u00ebnoheshe. Nuk mund ta shpjegoj m\u00eb mir\u00eb, por ndoshta Zoti na ruajti n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, sepse isha shum\u00eb i ri dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb flisja me miqt\u00eb e mi m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj.<br \/>Kam nj\u00eb histori. Un\u00eb kam punuar n\u00eb Spitalin Psikiatrik p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe nj\u00eb dit\u00eb &#8211; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori q\u00eb nuk e dija gjat\u00eb asaj kohe, por m\u00eb pas, kur isha n\u00eb Shtetet e Bashkuara, takova atje sekretarin e Partis\u00eb Komuniste q\u00eb ishte n\u00eb spital. Ai m\u00eb tregoi se nj\u00eb dit\u00eb erdh\u00ebn dy persona nga Sigurimi &#8211; Sigurimi ishte KGB-ja shqiptare, Securitate n\u00eb Rumani. Ata donin t\u00eb kontrollonin dollapin tim n\u00eb pun\u00eb. Por rregulli ishte i till\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb ishin t\u00eb pranish\u00ebm drejtori i spitalit dhe sekretari i partis\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb vijonin kontrollin. E kisha Bibl\u00ebn n\u00eb at\u00eb dollap. Ndon\u00ebse drejtori ishte komunist dhe ishte nipi i dikujt q\u00eb ishte an\u00ebtar i Byros\u00eb Politike dhe kush\u00ebriri i tij i par\u00eb ishte drejtor i policis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, ai nuk i lejoi dhe u tha: Jo, ai \u00ebsht\u00eb pun\u00ebtori im m\u00eb i mir\u00eb k\u00ebtu. Ai morri kush\u00ebririn e tij n\u00eb telefon dhe ai u tha punonjesve t\u00eb sigurimit t\u00eb ktheheshin. Por un\u00eb nuk e dija k\u00ebt\u00eb &#8211; e mora vesh m\u00eb pas. Pra, ndoshta Zoti na mbrojti.\u00a0<br \/>Por ndoshta ishte edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr. Duke punuar n\u00eb psikiatri, duke lexuar disa jet\u00eb t\u00eb shenjtor\u00ebve, i frym\u00ebzuar prej tyre, u p\u00ebrpoqa ti imitoja, sepse isha shum\u00eb i ri. Kur jeni pak m\u00eb i rritur, ndoshta keni m\u00eb shum\u00eb frik\u00eb!\u00a0<br \/>Disa nga pacient\u00ebt i laja vet\u00eb, sepse disa prej tyre nuk mund t\u00eb laheshin dot vet\u00eb. I kam marr\u00eb shum\u00eb her\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time p\u00ebr drek\u00eb dhe p\u00ebr ti sh\u00ebtitur. Ndoshta duke par\u00eb k\u00ebto mund t\u00eb ken\u00eb menduar: ai nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb mend\u00ebrisht. Q\u00ebndrimi me k\u00ebta pacient\u00eb n\u00eb Psikiatri, ndoshta kjo m\u00eb ka mbrojtur, nuk jam i sigurt\u00eb. Zoti ka m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb mbrojtur dik\u00eb. Ose nuk isha i p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi, nuk e di; Zoti i di t\u00eb gjitha k\u00ebto gj\u00ebra.<br \/>Por mund t\u00eb them me siguri se g\u00ebzimin q\u00eb pata gjat\u00eb asaj kohe, nuk e kam p\u00ebrjetuar m\u00eb. Pas vitit 1990 ishim t\u00eb lir\u00eb, tani kishat i kishim t\u00eb hapura, por ende nuk e kam p\u00ebrjetuar t\u00eb nj\u00ebjtin g\u00ebzim q\u00eb kam pasur gjat\u00eb asaj kohe. Dhe g\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb si t\u00eb thuash\u2026 M\u00eb kujtohet nj\u00eb her\u00eb kur po diskutonim me t\u00eb ndjerin Mitropolitin Kallistos (Ware), p\u00ebr g\u00ebzimin. Ai tha k\u00ebto fjal\u00eb, se g\u00ebzimi nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb lidhet me temperamentin e njeriut, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb nga Zoti. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb, kjo do t\u00eb thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb merita jon\u00eb. Por, ne duhet t\u00eb kuptojm\u00eb se kjo dhurat\u00eb vjen kur Zoti \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. Dhe Zoti \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, kur ne jetojm\u00eb sipas vlerave q\u00eb vijn\u00eb nga m\u00ebsimi i Zotit. N\u00ebp\u00ebrmjet sakrific\u00ebs, ne mund t\u00eb kemi g\u00ebzim. Pa kryq, nuk ka g\u00ebzim.<br \/>U them shum\u00eb njer\u00ebzve di\u00e7ka q\u00eb besoj se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, sepse sot kemi munges\u00eb sakrificash. Sot kemi egoiz\u00ebm: secili p\u00ebr vete: un\u00eb i par\u00eb, vendi im i pari. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn ekziston kjo. Etimologjia e fjal\u00ebs sakrific\u00eb vjen nga dy fjal\u00eb latine: sacra, e shenjt\u00eb dhe folja ficare, b\u00ebj, pra fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb b\u00ebsh t\u00eb shenjt\u00eb, t\u00eb shenjt\u00ebrosh. Nuk mund t\u00eb b\u00ebhesh i shenjt\u00eb pa sakrific\u00ebn, por sakrifica nuk \u00ebsht\u00eb destinacioni p\u00ebrfundimtar: \u00cbsht\u00eb ngjallja! \u00cbsht\u00eb g\u00ebzimi!<br \/>Z. Maddex: Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e bukur.<br \/>H. Joani. N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb vuajtjesh, p\u00ebrndjekjesh, kishte shum\u00eb t\u00eb rinj, moshatar\u00eb me mua, 20, 24 vje\u00e7, t\u00eb d\u00ebnuar thuajse p\u00ebr asgj\u00eb. P\u00ebr t\u00eb kuptuar at\u00eb koh\u00eb dhe k\u00ebto gj\u00ebra, qarkullonin disa anekdota, disa shaka. Nj\u00ebra, q\u00eb qarkullonte n\u00eb shumic\u00ebn e vendeve komuniste, \u00ebsht\u00eb si vijon: Jan\u00eb dy t\u00eb burgosur dhe nj\u00ebri e pyeti tjetrin: Sa vjet je i d\u00ebnuar? Ai i p\u00ebrgjigjet:20 vjet. Tjetri e pyet p\u00ebrs\u00ebri: P\u00ebr \u00e7far\u00eb? Ai u p\u00ebrgjigj: P\u00ebr asgj\u00eb. G\u00ebnjeshtar, &#8211; i thot\u00eb ky tjetri- p\u00ebr asgj\u00eb, d\u00ebnohesh 10. Kjo shaka tregon shum\u00eb mir\u00eb frym\u00ebn e asaj kohe persekutimi. Dhjet\u00eb vjet n\u00eb burgjet e tmerrshme dhe shum\u00eb njer\u00ebz u persekutuan dhe vuajt\u00ebn shum\u00eb.<br \/>Tani kur mendoj\u2026 Nuk mund t\u00eb gjesh nj\u00eb arsye. T\u00eb gjitha k\u00ebto regjime, gjith\u00eb k\u00ebto diktatura, nuk mund t\u00eb gjesh nj\u00eb arsye p\u00ebrse. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebzi dhe nuk mund t\u00eb gjesh nj\u00eb arsye n\u00eb marr\u00ebzi. Por t\u00eb gjitha k\u00ebto vijn\u00eb nga nj\u00eb shoq\u00ebri pa besim dhe doktrina pa besim. Shum\u00eb sakt\u00eb e p\u00ebrkufizon shkrimtari i famsh\u00ebm Solzhenitsyn q\u00eb thot\u00eb: Nj\u00eb shoq\u00ebri pa per\u00ebndi \u00ebsht\u00eb fillimi i Gulagut.<br \/>K\u00ebta njer\u00ebz ishin t\u00eb motivuar nga urrejtja, dhe urrejtja shkat\u00ebrron gjith\u00e7ka, dhe me siguri urrejtja nuk vjen nga Zoti. Nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtosh me urrejtje. Mund t\u00eb nd\u00ebrtohet vet\u00ebm p\u00ebrmes dashuris\u00eb. Ishte nj\u00eb prift rumun q\u00eb kaloi shum\u00eb vite n\u00eb burg dhe pasi e d\u00ebbuan nga Rumania dhe shkoi n\u00eb Per\u00ebndim, ndoshta n\u00eb Franc\u00eb. Shum\u00eb gazetar\u00eb i b\u00ebnin pyetje t\u00eb ndryshme. Nj\u00ebri prej tyre e pyeti: Pse komunist\u00ebt i urrejn\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt? Ai iu p\u00ebgjegj: \u201cJo, ata nuk i urrejn\u00eb vet\u00ebm t\u00eb krishter\u00ebt. Ata urrejn\u00eb gjith\u00e7ka. Ata e urrejn\u00eb edhe nj\u00ebri-tjetrin.\u201d<br \/>Pra, n\u00ebse keni urrejtje, do t\u00eb urreni gjith\u00e7ka. Dhe e kund\u00ebrta: N\u00ebse keni dashuri, do ti doni t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Problemi \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb kemi v\u00ebrtet n\u00eb vetvete. Nuk \u00ebsht\u00eb problemi me t\u00eb tjer\u00ebt, sepse ne p\u00ebrpiqemi t\u00eb justifikojm\u00eb veten, duke menduar se ata jan\u00eb t\u00eb k\u00ebqij. Ne i shohim k\u00ebta njer\u00ebz t\u00eb k\u00ebqij p\u00ebr shkak se ne jemi t\u00eb k\u00ebqij. N\u00ebse do t\u00eb jemi t\u00eb mir\u00eb, do t\u00eb shohim di\u00e7ka ndryshe. Dhe shenjtor\u00ebt na e thon\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmes jet\u00ebs s\u00eb tyre, p\u00ebrmes jet\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb shenjt\u00eb. Ata ishin n\u00eb gjendje t\u00eb shihnin ikon\u00ebn e Zotit tek \u00e7do qenie njer\u00ebzore. Na mungon kjo sepse zemra jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e past\u00ebr. Lum ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb past\u00ebr n\u00eb zem\u00ebr- na thot\u00eb Zoti \u2013 sepse ata do t\u00eb shohin Per\u00ebndin\u00eb. Vet\u00ebm me zem\u00ebr t\u00eb past\u00ebr do t\u00eb mundemi ta shohim Zotin dhe, duke par\u00eb Zotin, mund t\u00eb shohim Zotin n\u00eb \u00e7do qenie njer\u00ebzore!\u00a0<br \/>N\u00ebse nuk e sheh Zotin n\u00eb qeniet njer\u00ebzore, nuk e ke par\u00eb kurr\u00eb At\u00eb. Sh\u00ebn Joan Gojarti kishte t\u00eb drejt\u00eb kur tha se n\u00ebse nuk e gjeni Krishtin te lyp\u00ebsi n\u00eb shkall\u00ebt e kish\u00ebs, nuk do ta gjeni n\u00eb kungat\u00eb. N\u00ebp\u00ebrmjet dashuris\u00eb ne mund ti zbulojm\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra. T\u00eb gjitha ideologjit\u00eb q\u00eb bazohen n\u00eb urrejtje jan\u00eb shkat\u00ebrruese. T\u00eb ndikuara prej k\u00ebtyre njer\u00ebzit do t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb veten dhe t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebrreth. Ashtu si\u00e7 ndodh me nj\u00eb njeri t\u00eb shenjt\u00eb, i cili shp\u00ebton veten, por dhe njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrreth tij.<br \/>N\u00eb bot\u00ebn e sotme, njer\u00ebzit kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dashuri. Et\u00ebrit e Kish\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndyshme kan\u00eb shprehur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Kryepeshkopi Anastas ka th\u00ebn\u00eb se \u201ce kund\u00ebrta e dashuris\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb urrejtja; \u00ebsht\u00eb egoizmi\u201d. Ne po jetojm\u00eb tani n\u00eb periudh\u00ebn e egoizmit, secili vet\u00ebm p\u00ebr vete. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj, t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb mbeten t\u00eb vetmuar, sepse egoizmi na ndan nga t\u00eb tjer\u00ebt. Kur Zoti tha ti duam t\u00eb tjer\u00ebt si veten ton\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn ton\u00eb, sepse njeriu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qenie komunitare, si Trinia e Shenjt\u00eb. Ekziston nj\u00eb Qenie n\u00eb Tre Persona, dhe qeniet njer\u00ebzore jan\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin model. Nj\u00eb i krishter\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr veten e tij. Qysh n\u00eb shekullin e dyt\u00eb, Tertuliani tha ato fjal\u00ebt e famshme: Unus Christianus, nullus Christianus. Nj\u00eb i krishter\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr veten e tij nuk \u00ebsht\u00eb i krishter\u00eb.<\/p>\n<p><small>Sh\u00ebnim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: <a href=\"https:\/\/media.ngjallja.org\/nga-komunizmi-te-krishti-interviste-e-ancient-faith-radio-me-mitropolitin-e-korces-hiresi-joanin-sot-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiperise\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Radio Ngjallja<\/a>.<\/small><\/p>\n<p>#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA KOMUNIZMI TE KRISHTI \u2013 INTERVIST\u00cb E ANCIENT FAITH RADIO ME MITROPOLITIN E KOR\u00c7\u00cbS HIR\u00cbSI JOANIN, SOT KRYEPISKOPI I TIRAN\u00cbS, DURR\u00cbSIT DHE GJITH\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb 22 N\u00ebntor 2022 Pjesa 1. Mikrofoni udh\u00ebtues i Ancient Faith Radio (AFC) shkon deri n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Shqip\u00ebri p<\/p>\n","protected":false},"author":15,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[108],"tags":[5615,5700,4010,5666,5694,4413,5696,5660,5692,4494],"class_list":["post-74441","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-lajme","tag-korce-2","tag-kryepiskopata-e-tiranes","tag-kryepiskopi-joan","tag-lajme-nga-mitropolia-e-korces","tag-lajme-nga-radio-ngjallja","tag-mitropolia-e-korces","tag-ngjarje-nga-kisha","tag-pagezime","tag-radio-ngjallja-2","tag-tirane-2"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>NGA KOMUNIZMI TE KRISHTI \u2013 INTERVIST\u00cb E ANCIENT FAITH RADIO ME MITROPOLITIN E KOR\u00c7\u00cbS HIR\u00cbSI JOANIN, SOT KRYEPISKOPI I TIRAN\u00cbS, DURR\u00cbSIT DHE GJITH\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/29\/radio-ngjallja-nga-komunizmi-te-krishti-interviste-e-ancient-faith-radio-me-mitropolitin-e-korces-hiresi-joanin-sot-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiper\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74441\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-12-29T19:29:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-05-22T23:12:57+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"21 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/29\/radio-ngjallja-nga-komunizmi-te-krishti-interviste-e-ancient-faith-radio-me-mitropolitin-e-korces-hiresi-joanin-sot-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiper\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/29\/radio-ngjallja-nga-komunizmi-te-krishti-interviste-e-ancient-faith-radio-me-mitropolitin-e-korces-hiresi-joanin-sot-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiper\/\"},\"author\":{\"name\":\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec\"},\"headline\":\"Nga komunizmi te krishti \u2013 intervist\u00eb e ancient faith radio me mitropolitin e kor\u00e7\u00ebs hir\u00ebsi joanin, sot kryepiskopi i tiran\u00ebs, durr\u00ebsit dhe gjith\u00eb shqip\u00ebris\u00eb\",\"datePublished\":\"2025-12-29T19:29:00+00:00\",\"dateModified\":\"2026-05-22T23:12:57+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/29\/radio-ngjallja-nga-komunizmi-te-krishti-interviste-e-ancient-faith-radio-me-mitropolitin-e-korces-hiresi-joanin-sot-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiper\/\"},\"wordCount\":4172,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"keywords\":[\"Kor\u00e7\u00eb\",\"Kryepiskopata e Tiran\u00ebs\",\"Kryepiskopi Joan\",\"Lajme nga Mitropolia e Kor\u00e7\u00ebs\",\"Lajme nga Radio Ngjallja\",\"Mitropolia e Kor\u00e7\u00ebs\",\"Ngjarje nga Kisha\",\"Pag\u00ebzime\",\"Radio Ngjallja\",\"Tiran\u00eb\"],\"articleSection\":[\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/29\/radio-ngjallja-nga-komunizmi-te-krishti-interviste-e-ancient-faith-radio-me-mitropolitin-e-korces-hiresi-joanin-sot-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiper\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/29\/radio-ngjallja-nga-komunizmi-te-krishti-interviste-e-ancient-faith-radio-me-mitropolitin-e-korces-hiresi-joanin-sot-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiper\/\",\"name\":\"NGA KOMUNIZMI TE KRISHTI \u2013 INTERVIST\u00cb E ANCIENT FAITH RADIO ME MITROPOLITIN E KOR\u00c7\u00cbS HIR\u00cbSI JOANIN, SOT KRYEPISKOPI I TIRAN\u00cbS, DURR\u00cbSIT DHE GJITH\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2025-12-29T19:29:00+00:00\",\"dateModified\":\"2026-05-22T23:12:57+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/29\/radio-ngjallja-nga-komunizmi-te-krishti-interviste-e-ancient-faith-radio-me-mitropolitin-e-korces-hiresi-joanin-sot-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiper\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/29\/radio-ngjallja-nga-komunizmi-te-krishti-interviste-e-ancient-faith-radio-me-mitropolitin-e-korces-hiresi-joanin-sot-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiper\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/29\/radio-ngjallja-nga-komunizmi-te-krishti-interviste-e-ancient-faith-radio-me-mitropolitin-e-korces-hiresi-joanin-sot-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiper\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"NGA KOMUNIZMI TE KRISHTI \u2013 INTERVIST\u00cb E ANCIENT FAITH RADIO ME MITROPOLITIN E KOR\u00c7\u00cbS HIR\u00cbSI JOANIN, SOT KRYEPISKOPI I TIRAN\u00cbS, DURR\u00cbSIT DHE GJITH\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec\",\"name\":\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"NGA KOMUNIZMI TE KRISHTI \u2013 INTERVIST\u00cb E ANCIENT FAITH RADIO ME MITROPOLITIN E KOR\u00c7\u00cbS HIR\u00cbSI JOANIN, SOT KRYEPISKOPI I TIRAN\u00cbS, DURR\u00cbSIT DHE GJITH\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/29\/radio-ngjallja-nga-komunizmi-te-krishti-interviste-e-ancient-faith-radio-me-mitropolitin-e-korces-hiresi-joanin-sot-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiper\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74441","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-12-29T19:29:00+00:00","article_modified_time":"2026-05-22T23:12:57+00:00","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"author":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Written by":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","Est. reading time":"21 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/29\/radio-ngjallja-nga-komunizmi-te-krishti-interviste-e-ancient-faith-radio-me-mitropolitin-e-korces-hiresi-joanin-sot-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiper\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/29\/radio-ngjallja-nga-komunizmi-te-krishti-interviste-e-ancient-faith-radio-me-mitropolitin-e-korces-hiresi-joanin-sot-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiper\/"},"author":{"name":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec"},"headline":"Nga komunizmi te krishti \u2013 intervist\u00eb e ancient faith radio me mitropolitin e kor\u00e7\u00ebs hir\u00ebsi joanin, sot kryepiskopi i tiran\u00ebs, durr\u00ebsit dhe gjith\u00eb shqip\u00ebris\u00eb","datePublished":"2025-12-29T19:29:00+00:00","dateModified":"2026-05-22T23:12:57+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/29\/radio-ngjallja-nga-komunizmi-te-krishti-interviste-e-ancient-faith-radio-me-mitropolitin-e-korces-hiresi-joanin-sot-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiper\/"},"wordCount":4172,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"keywords":["Kor\u00e7\u00eb","Kryepiskopata e Tiran\u00ebs","Kryepiskopi Joan","Lajme nga Mitropolia e Kor\u00e7\u00ebs","Lajme nga Radio Ngjallja","Mitropolia e Kor\u00e7\u00ebs","Ngjarje nga Kisha","Pag\u00ebzime","Radio Ngjallja","Tiran\u00eb"],"articleSection":["Lajme"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/29\/radio-ngjallja-nga-komunizmi-te-krishti-interviste-e-ancient-faith-radio-me-mitropolitin-e-korces-hiresi-joanin-sot-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiper\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/29\/radio-ngjallja-nga-komunizmi-te-krishti-interviste-e-ancient-faith-radio-me-mitropolitin-e-korces-hiresi-joanin-sot-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiper\/","name":"NGA KOMUNIZMI TE KRISHTI \u2013 INTERVIST\u00cb E ANCIENT FAITH RADIO ME MITROPOLITIN E KOR\u00c7\u00cbS HIR\u00cbSI JOANIN, SOT KRYEPISKOPI I TIRAN\u00cbS, DURR\u00cbSIT DHE GJITH\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2025-12-29T19:29:00+00:00","dateModified":"2026-05-22T23:12:57+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/29\/radio-ngjallja-nga-komunizmi-te-krishti-interviste-e-ancient-faith-radio-me-mitropolitin-e-korces-hiresi-joanin-sot-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiper\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/29\/radio-ngjallja-nga-komunizmi-te-krishti-interviste-e-ancient-faith-radio-me-mitropolitin-e-korces-hiresi-joanin-sot-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiper\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/29\/radio-ngjallja-nga-komunizmi-te-krishti-interviste-e-ancient-faith-radio-me-mitropolitin-e-korces-hiresi-joanin-sot-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiper\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"NGA KOMUNIZMI TE KRISHTI \u2013 INTERVIST\u00cb E ANCIENT FAITH RADIO ME MITROPOLITIN E KOR\u00c7\u00cbS HIR\u00cbSI JOANIN, SOT KRYEPISKOPI I TIRAN\u00cbS, DURR\u00cbSIT DHE GJITH\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec","name":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g","caption":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74441","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/users\/15"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74441"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74441\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75055,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74441\/revisions\/75055"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74441"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74441"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74441"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}