{"id":74293,"date":"2025-12-10T11:56:00","date_gmt":"2025-12-10T10:56:00","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?p=74293"},"modified":"2026-05-23T01:10:48","modified_gmt":"2026-05-22T23:10:48","slug":"radio-ngjallja-krishtlindja-theologji-e-dashurise-dhe-dashuri-e-theologjise-himnografet-per-festen-e-krishtlindjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/10\/radio-ngjallja-krishtlindja-theologji-e-dashurise-dhe-dashuri-e-theologjise-himnografet-per-festen-e-krishtlindjes\/","title":{"rendered":"Krishtlindja: Theologji e dashuris\u00eb dhe dashuri e theologjis\u00eb! Himnograf\u00ebt p\u00ebr Fest\u00ebn e Krishtlindjes"},"content":{"rendered":"<p>Krishtlindja: Theologji e dashuris\u00eb dhe dashuri e theologjis\u00eb! <br \/>Himnograf\u00ebt p\u00ebr Krishtlindjen <br \/>Betlehem! Vendi ku lindi Krishti. \u201cBetlehem, p\u00ebrgatitu\u201d! K\u00ebshtu fillon idhiomeli i vigjiljeve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb\u00a0poezi e Sofronit, patriarkut t\u00eb Jerusalemit. \u201cBetlehem, p\u00ebrgatitu\u201d! Je vendi m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm ku mund t\u00eb vij\u00eb\u00a0Krishti. Emri Betlehem do t\u00eb thot\u00eb: Vendi i buk\u00ebve. T\u00eb shumta ishin furret dhe e mir\u00eb buka e asaj kohe n\u00eb\u00a0Betlehem. Grat\u00eb mbrunin buk\u00eb dhe brumin e tyre e \u00e7onin t\u00eb mb\u00ebshtjell\u00eb me nj\u00eb p\u00eblhur\u00eb t\u00eb past\u00ebr n\u00eb ndonj\u00eb furr\u00eb\u00a0t\u00eb Betlehemit p\u00ebr ta pjekur. Kund\u00ebrmonte er\u00eb t\u00eb mir\u00eb gjith\u00eb Betlehemi nga pjekja e buk\u00ebve. Por at\u00eb nat\u00eb, o\u00a0Betlehem, erdhi nj\u00eb grua e \u00e7uditshme, e cila t\u00eb solli brumin e saj. \u00cbsht\u00eb mb\u00ebshtjell\u00eb n\u00eb mrekulli dhe me p\u00eblhur\u00eb<br \/>t\u00eb past\u00ebr nga virgj\u00ebria e saj. Brenda Virgj\u00ebresh\u00ebs Mari p\u00ebrgatitet buka e jet\u00ebs. At\u00eb nat\u00eb, o Betlehem, nga vendi yt, nga vendi i Buk\u00ebve, doli Buka e \u00ebmb\u00ebl, \u201cme an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ushqehen shpirtrat q\u00eb kan\u00eb etje p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb\u201d.\u00a0Shpella, e cila pranon mrekullin\u00eb e pashprehshme, kund\u00ebrmon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe si furr\u00eb qiellore:\u00a0\u201cBetlehem p\u00ebrgatitu, le t\u00eb stoliset grazhdi. Shpella le t\u00eb pres\u00eb, erdhi e v\u00ebrteta, hija shkoi dhe Per\u00ebndia u shfaq\u00a0prej Virgj\u00ebresh\u00ebs te njer\u00ebzit duke marr\u00eb form\u00ebn ton\u00eb dhe p\u00ebr ta hyjnizuar, prandaj Adami me Ev\u00ebn p\u00ebrs\u00ebritet\u00a0duke thirrur: u duk mbi dhe mir\u00ebdashja p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar gjindjen ton\u00eb\u201d. (Idhiomeli i Krishtlindjes).<br \/>\u201cBetlehem, p\u00ebrgatitu\u201d! Tek ty do t\u00eb shfaqet mrekullia e madhe; mrekullia q\u00eb Per\u00ebndia u b\u00eb njeri, por edhe mrekullia q\u00eb njeriu t\u00eb b\u00ebhet Per\u00ebndi. Imagjinoni argjendarin t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb pak dh\u00e9 nga dikush duke th\u00ebn\u00eb: \u201cM\u00eb jep dh\u00e9, t\u00eb ta kthej flori\u201d. Di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb, dhe pakrahasimisht me t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, b\u00ebri Per\u00ebndia. Mori trup nga Virgj\u00ebresha dhe e shenjt\u00ebroi at\u00eb. Prandaj thot\u00eb himnografi: \u201cTani parath\u00ebnia profetike nxitohet t\u00eb p\u00ebrmbushet. Ajo thot\u00eb mistik\u00ebrisht: dhe ti Betlehem dheu i Jud\u00ebs nuk je m\u00eb i vog\u00ebl. Se prej teje do t\u00eb dal\u00eb krijetar i kombeve i lindur prej vajz\u00ebs Virgj\u00ebresh\u00eb, Krishti Per\u00ebndia yn\u00eb, i cili do t\u00eb kullos\u00eb popullin e tij, Izraelin e ri; le t\u2019I japim t\u00eb gjith\u00eb madh\u00ebri\u201d. Me mish\u00ebrimin Per\u00ebndia b\u00ebhet njeri, me q\u00ebllim q\u00eb njeriu t\u00eb b\u00ebhet Per\u00ebndi. Mbreti b\u00ebhet sh\u00ebrb\u00ebtor, q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet njeriu i skllav\u00ebruar trashgimtar i Parajs\u00ebs. Per\u00ebndia i p\u00ebrsosur b\u00ebhet njeri i p\u00ebrsosur. Mish\u00ebrimi mbetet mister. Nuk e nx\u00eb logjika dhe nuk mund ta konceptoj\u00eb q\u00eb Fjala e pafundme e Per\u00ebndis\u00eb, Per\u00ebndia i panx\u00ebnsh\u00ebm, u nxu brenda Virgj\u00ebresh\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb dy ikonat q\u00eb n\u00eb esenc\u00eb \u00ebsht\u00eb Krishti si Per\u00ebndinjeri, flet idhiomeli i mbr\u00ebm\u00ebsores s\u00eb Krishtlindjes, poezia e Gjermanoit, patrikut t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs: \u201cEjani t\u00eb ngaz\u00ebllohemi m\u00eb Zotin duke treguar k\u00ebt\u00eb mister. Muri i gardhit ra, shpata e flakt\u00eb iku dhe keruvimet sjellin drurin e jet\u00ebs. Dhe un\u00eb marr pjes\u00eb n\u00eb d\u00ebfrimin e Parajs\u00ebs, prej s\u00eb cil\u00ebs u d\u00ebbova m\u00eb par\u00eb nga mosbindja, se kora e pandryshuar e Atit, karakter i amshimit t\u00eb tij merr fytyr\u00eb robi, i lindur prej n\u00ebne t\u00eb pamartuar, pa p\u00ebsuar ndryshim. Se mbeti si\u00e7 ishte duke qen\u00eb Per\u00ebndi nga njeridashja. Atij le t\u2019i th\u00ebrresim: O Per\u00ebndi q\u00eb linde prej Virgj\u00ebresh\u00ebs, m\u00ebshirona\u201d. (Idhiomeli e Mbr\u00ebm\u00ebsores).\u00a0Para ngjarjes s\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb pafundme t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, si mund njeriu t\u00eb mbetet apatik? Zemra e tij rreh<br \/>nga mall\u00ebngjimi dhe ngaz\u00ebllimi hyjnor. Buz\u00ebt e tij p\u00ebrmbledhin n\u00eb dy fjal\u00eb lavd\u00ebrimin e misterit: JA KRISHT\u00a0LIND! Me k\u00ebto fillon sh\u00ebn Grigor Theologu predikimin e tij n\u00eb dit\u00ebn e Theofanis\u00eb\u201d: \u201cJa Krishti lind,\u00a0lavd\u00ebrojeni; ja Krishti i qiellit vjen, dilni priteni. Ja Krishti mbi dhen\u00eb, ngrihuni. Zotin pra, e lavd\u00ebroni lart e\u00a0mbi dh\u00e9, dhe me ngaz\u00ebllime p\u00ebrhimnojeni me mall popuj dhe me lavdi&quot;. Shumica e himneve tona t\u00eb njohura\u00a0jan\u00eb p\u00ebrkthim i teksteve t\u00eb et\u00ebrve. Sh\u00ebn Kozma Melodiozi, v\u00ebllai i sh\u00ebn Joan Damaskinoit, poet i zbrit\u00ebsoreve t\u00eb\u00a0Krishtlindjes, e mori citimin e sh\u00ebn Grigor Theologut si irmos t\u00eb od\u00ebs s\u00eb par\u00eb: \u201cJa Krishti\u2026 (Irmos i<br \/>zbrit\u00ebsoreve t\u00eb Krishtlindjes).\u00a0JA KRISHT LIND! Mjaftojn\u00eb dy fjal\u00eb, \u201cKrishti\u201d dhe \u201clind\u201d, q\u00eb t\u00eb mbushin me ngaz\u00ebllim zemr\u00ebn e besimtarit. Krisht! Nj\u00eb fjal\u00eb me kuptim t\u00eb dyfisht\u00eb: prek dhe mbush qiellin dhe tok\u00ebn. Brenda fjal\u00ebs \u201cKrisht\u201d fshihet Per\u00ebndia, Biri i Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb mori vajosjen, porosin\u00eb, p\u00eblqimin hyjnor. Krisht = nd\u00ebr njer\u00ebzit mir\u00ebdashje. Krisht=Per\u00ebndia mbi tok\u00eb; Krisht=Per\u00ebndia u b\u00eb njeri; Krisht=Per\u00ebndia qerasi njeriun me dashurin\u00eb, g\u00ebzimin dhe me jet\u00ebn m\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl. \u201cPini nga vera q\u00eb ju kam qerasur\u201d (Fja. Urt. 9.5). N\u00eb dasm\u00ebn e Kan\u00ebs n\u00eb fund ofruan \u201cver\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d (Joan 2.10). Gjithashtu p\u00ebr n\u00eb fund ruajti Per\u00ebndia ver\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb Tij, e cila \u00ebsht\u00eb Krishti. Mbushuni me dashurin\u00eb e Tij. Jeta zakonisht \u00ebsht\u00eb e hidhur. Vet\u00ebm kur vepron hiri i Krishtit, hidh\u00ebrimi shnd\u00ebrrohet n\u00eb g\u00ebzim. Loti b\u00ebhet ngaz\u00ebllim hyjnor. \u201cDhe me ngaz\u00ebllime, p\u00ebrhimnojeni me mall popuj dhe me lavdi\u201d. <br \/>Oda IX e kanoneve i dedikohet gjithmon\u00eb Virgj\u00ebresh\u00ebs. Sidomos n\u00eb od\u00ebn VIII t\u00eb zbrit\u00ebsoreve, himnohet Virgj\u00ebresha si misteri i Misterit. Lindja e Krishtit \u00ebsht\u00eb fron\u00ebzim pa shfron\u00ebzim. Shum\u00eb mbret\u00ebr, sundimtar\u00eb bot\u00ebror\u00eb a fetar\u00eb, fron\u00ebzohen me madh\u00ebshti dhe lavdi bot\u00ebrore. Por pas \u00e7do fron\u00ebzimi pason patjet\u00ebr shfron\u00ebzimi. Dhe n\u00ebse nuk i shfron\u00ebzojn\u00eb kryengritjet e zakonshme dhe ndryshimet e situatave, sigurisht q\u00eb vjen vdekja q\u00eb i shfuqizon t\u00eb gjith\u00eb. Por vet\u00ebm nj\u00ebri nuk do t\u00eb shfron\u00ebsohet kurr\u00eb: Krishti! Si fron t\u00eb Tij t\u00eb par\u00eb mbi tok\u00eb, zgjodhi Virgj\u00ebresh\u00ebn Mari. <br \/>2<br \/>Krishti i panx\u00ebn\u00eb si Per\u00ebndi, u nxu brenda barkut t\u00eb Virgj\u00ebresh\u00ebs, brenda shpell\u00ebs s\u00eb Betlehemit. Nx\u00eb\u00a0vazhdimisht brenda Potirit t\u00eb Shenjt\u00eb. Ai q\u00eb ka fronin e Tij n\u00eb qiejt, u fron\u00ebzua brenda asaj, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e\u00a0past\u00ebr dhe m\u00eb e qasht\u00ebr se Qeruvimet. \u201cO shpirt madh\u00ebshtoje Marin\u00eb e nderuar dhe t\u00eb lavd\u00ebruar mbi forcat\u00a0engj\u00ebllore\u201d (Irmos IX i zbrit\u00ebsoreve).\u00a0Himnografi, sh\u00ebn Kozma Melodiozi, \u00ebsht\u00eb i frym\u00ebzuar q\u00eb nga fillimi i predikimit t\u00eb sh\u00ebn Joan Gojartit\u00a0\u201cN\u00eb Lindjen e Shp\u00ebtimtarit\u201d: \u201cMister t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm shikoj dhe s\u2019e marr dot vesh\u201d (E.P.E.35,462). Sh\u00ebn Athanasi\u00a0i Madh e shikon shpell\u00ebn si tempull qiellor ku kryhet misteri i madh: \u201cSh\u00ebn Maria simbolizon kish\u00ebn, grazhdi\u00a0theroren, Josifi si prift i enoris\u00eb. Mag\u00ebt si klerik\u00eb. Barinjt\u00eb si dhjak\u00eb. Eng\u00ebjt si prift\u00ebrinj. Krishti si kryeprift.<br \/>Froni, Virgj\u00ebresha\u201d.\u00a0\u00c7far\u00eb ofroi Ai? \u00c7far\u00eb I ofruan Atij? \u00c7far\u00eb I ofrojm\u00eb ne? Himnografi pyet: \u00c7far\u00eb t\u00eb t\u00eb ofrojm\u00eb, o Krisht?\u00a0Ti ofrove gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Zbrite nga qielli. Krishti zbriti nga qielli. E gjeti njeriun t\u00eb d\u00ebrrmuar nga m\u00ebkati dhe\u00a0e t\u00ebrhoqi nga vdekja dhe e rip\u00ebrt\u00ebriti.\u00a0Pra, \u00e7\u2019t\u00eb t\u00eb ofrojm\u00eb, o Krisht, \u201cq\u00eb u b\u00ebre njeri p\u00ebr ne\u201d? &#8211; thot\u00eb himnografi i shenjt\u00eb: \u201c\u00c7\u2019t\u00eb t\u00eb ofrojm\u00eb, o Krisht,\u00a0q\u00eb u duke mbi dh\u00e9 si njeri p\u00ebr ne. Secila nga krijesat e b\u00ebra prej teje t\u00eb sjell p\u00ebrhirim. Engj\u00ebjt himnin, qiejt\u00eb\u00a0yllin, mag\u00ebt dhuratat, barinjt\u00eb \u00e7udin\u00eb, dheu shpell\u00ebn, shkret\u00ebtira grazhdin dhe ne n\u00ebn\u00ebn Virgj\u00ebresh\u00eb, o Per\u00ebndi,\u00a0q\u00eb je para jet\u00ebve, m\u00ebshirona\u201d (Idhiomeli i Mbr\u00ebm\u00ebsores).<br \/>Ngjarja e Krishtlindjes \u00ebsht\u00eb burim g\u00ebzimi. Ftohen toka dhe qielli n\u00eb panairin e madh t\u00eb g\u00ebzimit qiellor:\u00a0\u201cD\u00ebfreni, o t\u00eb drejt\u00eb, ngaz\u00ebllohuni, o qiej; k\u00ebrceni o male se lindi Krishti. Virgj\u00ebresha rri si keruvimet dhe mban\u00a0n\u00eb p\u00ebqi t\u00eb saj Fjal\u00ebn Per\u00ebndi q\u00eb u mish\u00ebrua. Barinjt\u00eb lavd\u00ebrojn\u00eb at\u00eb q\u00eb lindi. Mag\u00ebt i shpien dhurata Zotit,\u00a0engj\u00ebjt duke p\u00ebrhimnuar, thon\u00eb: O Zot i pakuptuesh\u00ebm, lavdi m\u00eb ty\u201d. (Lavd\u00ebrim i Krishtlindjes).\u00a0Por, nuk mund t\u00eb ngaz\u00ebllohen ata q\u00eb nuk kan\u00eb dashuri n\u00eb zem\u00ebr, q\u00eb nuk kan\u00eb shpres\u00eb, q\u00eb nuk besojn\u00eb n\u00eb\u00a0Misterin e Mish\u00ebrimit. N\u00eb Betlehem mbret\u00ebronte err\u00ebsir\u00eb jasht\u00eb shpell\u00ebs, por brenda saj ndri\u00e7onte drita hyjnore.\u00a0N\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb ndodh e kund\u00ebrta. Nga jasht\u00eb ka plot drita p\u00ebr Krishtlindje, shum\u00eb drita ka n\u00ebp\u00ebr bredha e rrug\u00eb.\u00a0Por brenda ka err\u00ebsir\u00eb, ka zemra pa drit\u00ebn e besimit, pa ndri\u00e7imin e shpres\u00ebs, pa llambadh\u00ebn e dashuris\u00eb. Zemra\u00a0pa dhembshuri. Zemra t\u00eb ashpra, q\u00eb nuk d\u00ebshirojn\u00eb t\u2019i p\u00ebrkasin Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. \u00cbsht\u00eb koha t\u00eb\u00a0rreshtohemi n\u00eb shtetin e Krishtit. T\u00eb jetojm\u00eb pranin\u00eb e Krishtit. Erdhi Ai, Per\u00ebndia i madh, dhe u fut n\u00eb librat e\u00a0jet\u00ebs, n\u00eb procedur\u00ebn e regjistrimit, q\u00eb t\u00eb regjistrohemi n\u00eb librat e qiellit. P\u00ebr regjistrimin ton\u00eb n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e\u00a0Krishtit flet himnografi i shenjt\u00eb: \u201cKur erdhi koha e ndodhjes sate mbi dh\u00e9, dheu u b\u00eb i pari shkrim p\u00ebr bot\u00ebn.\u00a0At\u00ebher\u00eb deshe t\u00eb shkruajn\u00eb emrat e njer\u00ebzve q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb Lindjen T\u00ebnde, prandaj doli ky dekret prej Qesarit se<br \/>u p\u00ebrs\u00ebrit panis\u00ebria e mbret\u00ebris\u00eb sate t\u2019am\u00ebshuar, prandaj dhe ne po t\u00eb blatojm\u00eb p\u00ebrmbi v\u00ebrgjin\u00eb monetare,\u00a0pasuri theologjie orthodhokse, ty Per\u00ebndis\u00eb dhe Shp\u00ebtimtarit t\u00eb shpirtrave tan\u00eb\u201d. (Lavdi e lavd\u00ebrimeve t\u00eb<br \/>fest\u00ebs).<br \/>Theologji e dashuris\u00eb dhe dashuri e theologjis\u00eb! Kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht Krishtlindja.<br \/>Kush vall\u00eb i feston m\u00eb bukur ato? Sigurisht ai q\u00eb shpenzon m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr dashurin\u00eb sesa p\u00ebr kot\u00ebsin\u00eb.\u00a0Ai, q\u00eb sipas \u201czbrasjes\u201d s\u00eb Krishtit, boshatis portofolin e tij duke ofruan dashuri. Ai q\u00eb b\u00ebhet i varf\u00ebr me d\u00ebshir\u00eb.\u00a0Krishti i Krishtlindjes \u00ebsht\u00eb Krishti i varf\u00ebr, q\u00eb pasuron njer\u00ebzit. \u201cSe, ndon\u00ebse ishte i pasur, u b\u00eb i varf\u00ebr p\u00ebr ne,\u00a0q\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi ne t\u00eb pasur me an\u00eb t\u00eb varf\u00ebris\u00eb s\u00eb tij\u201d (II Kor. 8.9). Amin. <br \/>P\u00ebrktheu: Rozeta Baba <br \/>MEDIA NGJALLJA, 10:12.2025<\/p>\n<p><small>Sh\u00ebnim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: <a href=\"https:\/\/media.ngjallja.org\/krishtlindja-theologji-e-dashurise-dhe-dashuri-e-theologjise-himnografet-per-festen-e-krishtlindjes\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Radio Ngjallja<\/a>.<\/small><\/p>\n<p>#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Krishtlindja: Theologji e dashuris\u00eb dhe dashuri e theologjis\u00eb! Himnograf\u00ebt p\u00ebr Krishtlindjen Betlehem! Vendi ku lindi Krishti. \u201cBetlehem, p\u00ebrgatitu\u201d! K\u00ebshtu fillon idhiomeli i vigjiljeve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb poezi e Sofronit, patriarkut t\u00eb Jerusalemit. \u201cBetlehem, p\u00ebrgati<\/p>\n","protected":false},"author":15,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[108],"tags":[3917,5694,5597,5696,5692],"class_list":["post-74293","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-lajme","tag-kisha-orthodhokse-autoqefale-e-shqiperise","tag-lajme-nga-radio-ngjallja","tag-liturgji","tag-ngjarje-nga-kisha","tag-radio-ngjallja-2"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Krishtlindja: Theologji e dashuris\u00eb dhe dashuri e theologjis\u00eb! Himnograf\u00ebt p\u00ebr Fest\u00ebn e Krishtlindjes - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/10\/radio-ngjallja-krishtlindja-theologji-e-dashurise-dhe-dashuri-e-theologjise-himnografet-per-festen-e-krishtlindjes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74293\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-12-10T10:56:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-05-22T23:10:48+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/10\/radio-ngjallja-krishtlindja-theologji-e-dashurise-dhe-dashuri-e-theologjise-himnografet-per-festen-e-krishtlindjes\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/10\/radio-ngjallja-krishtlindja-theologji-e-dashurise-dhe-dashuri-e-theologjise-himnografet-per-festen-e-krishtlindjes\/\"},\"author\":{\"name\":\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec\"},\"headline\":\"Krishtlindja: Theologji e dashuris\u00eb dhe dashuri e theologjis\u00eb! Himnograf\u00ebt p\u00ebr Fest\u00ebn e Krishtlindjes\",\"datePublished\":\"2025-12-10T10:56:00+00:00\",\"dateModified\":\"2026-05-22T23:10:48+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/10\/radio-ngjallja-krishtlindja-theologji-e-dashurise-dhe-dashuri-e-theologjise-himnografet-per-festen-e-krishtlindjes\/\"},\"wordCount\":1810,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"keywords\":[\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"Lajme nga Radio Ngjallja\",\"Liturgji\",\"Ngjarje nga Kisha\",\"Radio Ngjallja\"],\"articleSection\":[\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/10\/radio-ngjallja-krishtlindja-theologji-e-dashurise-dhe-dashuri-e-theologjise-himnografet-per-festen-e-krishtlindjes\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/10\/radio-ngjallja-krishtlindja-theologji-e-dashurise-dhe-dashuri-e-theologjise-himnografet-per-festen-e-krishtlindjes\/\",\"name\":\"Krishtlindja: Theologji e dashuris\u00eb dhe dashuri e theologjis\u00eb! Himnograf\u00ebt p\u00ebr Fest\u00ebn e Krishtlindjes - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2025-12-10T10:56:00+00:00\",\"dateModified\":\"2026-05-22T23:10:48+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/10\/radio-ngjallja-krishtlindja-theologji-e-dashurise-dhe-dashuri-e-theologjise-himnografet-per-festen-e-krishtlindjes\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/10\/radio-ngjallja-krishtlindja-theologji-e-dashurise-dhe-dashuri-e-theologjise-himnografet-per-festen-e-krishtlindjes\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/10\/radio-ngjallja-krishtlindja-theologji-e-dashurise-dhe-dashuri-e-theologjise-himnografet-per-festen-e-krishtlindjes\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Krishtlindja: Theologji e dashuris\u00eb dhe dashuri e theologjis\u00eb! Himnograf\u00ebt p\u00ebr Fest\u00ebn e Krishtlindjes\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec\",\"name\":\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Krishtlindja: Theologji e dashuris\u00eb dhe dashuri e theologjis\u00eb! Himnograf\u00ebt p\u00ebr Fest\u00ebn e Krishtlindjes - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/10\/radio-ngjallja-krishtlindja-theologji-e-dashurise-dhe-dashuri-e-theologjise-himnografet-per-festen-e-krishtlindjes\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74293","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-12-10T10:56:00+00:00","article_modified_time":"2026-05-22T23:10:48+00:00","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"author":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Written by":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/10\/radio-ngjallja-krishtlindja-theologji-e-dashurise-dhe-dashuri-e-theologjise-himnografet-per-festen-e-krishtlindjes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/10\/radio-ngjallja-krishtlindja-theologji-e-dashurise-dhe-dashuri-e-theologjise-himnografet-per-festen-e-krishtlindjes\/"},"author":{"name":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec"},"headline":"Krishtlindja: Theologji e dashuris\u00eb dhe dashuri e theologjis\u00eb! Himnograf\u00ebt p\u00ebr Fest\u00ebn e Krishtlindjes","datePublished":"2025-12-10T10:56:00+00:00","dateModified":"2026-05-22T23:10:48+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/10\/radio-ngjallja-krishtlindja-theologji-e-dashurise-dhe-dashuri-e-theologjise-himnografet-per-festen-e-krishtlindjes\/"},"wordCount":1810,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"keywords":["Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","Lajme nga Radio Ngjallja","Liturgji","Ngjarje nga Kisha","Radio Ngjallja"],"articleSection":["Lajme"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/10\/radio-ngjallja-krishtlindja-theologji-e-dashurise-dhe-dashuri-e-theologjise-himnografet-per-festen-e-krishtlindjes\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/10\/radio-ngjallja-krishtlindja-theologji-e-dashurise-dhe-dashuri-e-theologjise-himnografet-per-festen-e-krishtlindjes\/","name":"Krishtlindja: Theologji e dashuris\u00eb dhe dashuri e theologjis\u00eb! Himnograf\u00ebt p\u00ebr Fest\u00ebn e Krishtlindjes - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2025-12-10T10:56:00+00:00","dateModified":"2026-05-22T23:10:48+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/10\/radio-ngjallja-krishtlindja-theologji-e-dashurise-dhe-dashuri-e-theologjise-himnografet-per-festen-e-krishtlindjes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/10\/radio-ngjallja-krishtlindja-theologji-e-dashurise-dhe-dashuri-e-theologjise-himnografet-per-festen-e-krishtlindjes\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2025\/12\/10\/radio-ngjallja-krishtlindja-theologji-e-dashurise-dhe-dashuri-e-theologjise-himnografet-per-festen-e-krishtlindjes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Krishtlindja: Theologji e dashuris\u00eb dhe dashuri e theologjis\u00eb! Himnograf\u00ebt p\u00ebr Fest\u00ebn e Krishtlindjes"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec","name":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g","caption":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74293","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/users\/15"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74293"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74293\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74907,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74293\/revisions\/74907"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74293"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74293"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74293"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}