{"id":72853,"date":"2006-04-23T12:00:00","date_gmt":"2006-04-23T10:00:00","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2006\/04\/23\/arkivi-historik-6e789fc5f846\/"},"modified":"2006-04-23T12:00:00","modified_gmt":"2006-04-23T10:00:00","slug":"arkivi-historik-6e789fc5f846","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2006\/04\/23\/arkivi-historik-6e789fc5f846\/","title":{"rendered":"Kremtimi i Pashk\u00ebs n\u00eb Kor\u00e7\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kremtimi i Pashk\u00ebs n\u00eb Kor\u00e7\u00eb<\/strong><\/p>\n<figure class=\"old-archive-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/6e789fc5f846_01.jpg\" alt=\"Kremtimi i Pashk\u00ebs n\u00eb Kor\u00e7\u00eb\" loading=\"lazy\" \/><\/figure>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb dita m\u00eb e shk\u00eblqyer, e para dit\u00eb e jav\u00ebs!<\/p>\n<p>Kor\u00e7a nj\u00eb qytet me tradita t\u00eb shquara dhe t\u00eb vjetra sa vet\u00eb ai. P\u00ebrs\u00ebri edhe sivjet ky qytet priti me solemnitet t\u00eb kremten e madhe t\u00eb Ngjalljes s\u00eb Shp\u00ebtimtarit, pas nj\u00eb periudhe kreshme dhe parap\u00ebrgatitjeje intensive shpirt\u00ebrore, por edhe p\u00ebrsa i p\u00ebrket atmosfer\u00ebs festive.<\/p>\n<figure class=\"old-archive-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/6e789fc5f846_03.jpg\" alt=\"Kremtimi i Pashk\u00ebs n\u00eb Kor\u00e7\u00eb\" loading=\"lazy\" \/><\/figure>\n<p>Duke filluar nga e Diela e Dafin\u00ebs dhe n\u00eb vazhdim, atmosfera preku \u00e7do cep t\u00eb qytetit. E gjith\u00eb Java e Madhe u shoq\u00ebrua me sh\u00ebrbesat kishtare. Duke filluar me Sh\u00ebrbes\u00ebn e Dh\u00ebnd\u00ebrrit, e cila u celebrua nga Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs Hir\u00ebsia e Tij Imzot Joani, i cili iu drejtua besimtar\u00ebve q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqeshin t\u00eb p\u00ebrjetonin realisht frym\u00ebn e k\u00ebsaj jave.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e m\u00ebrkur\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmje u celebrua Misteri i Efqelis\u00eb, ku sipas nj\u00eb tradite q\u00eb tashm\u00eb ka z\u00ebn\u00eb vend n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, celebrohet vet\u00ebm n\u00eb Katedralen e vjet\u00ebr t\u00eb Burimit Jet\u00ebdh\u00ebn\u00ebs. Edhe ky Mister u celebrua nga Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs Hir\u00ebsia e Tij Imzot Joani, i cili foli p\u00ebr \u201cPax Ecclesiae\u201d, paqen q\u00eb Kisha vendos me t\u00eb krishter\u00ebt n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij Misteri. Duke qen\u00eb se njeriu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb entitet psikosomatik, pjes\u00ebmarrja e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb Mister \u00ebsht\u00eb prekja e gjith\u00eb qenies nga fuqia hyjnore e cila padukurisht prek gjithsecilin dhe n\u00eb form\u00eb t\u00eb dukshme kjo prekje realizohet n\u00ebp\u00ebrmjet vajosjes. Fuqia e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, e cila vepron mistik\u00ebrisht realizon paqen e brendshme tek njeriu dhe pajton pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb entitet t\u00eb ndar\u00eb nga m\u00ebkati, fashit gjymtimin e qenies njer\u00ebzore, gjymtim, i cili reflektohet n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e gjithsecilit me t\u00eb gjitha. Pik\u00ebrisht rivendosja e pajtimit me Zotin \u00ebsht\u00eb rivendosja e paqes s\u00eb qenies me t\u00eb gjith\u00eb dhe t\u00eb gjitha, t\u00eb cil\u00ebn Kisha n\u00eb form\u00eb t\u00eb dukshme e realizon n\u00ebp\u00ebrmjet vajosjes. Ky Mister b\u00ebhet nga Kisha n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb Jav\u00ebs s\u00eb Madhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb sa m\u00eb thell\u00eb ngjarjen e Ngjalljes s\u00eb Zotit, pasi sa m\u00eb i kthjell\u00ebt dhe n\u00eb paqe t\u00eb jet\u00eb njeriu aq m\u00eb i madh dhe i fuqish\u00ebm do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrjetimi i tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb kishte nj\u00eb pjes\u00ebmarrje prej mij\u00ebra e mij\u00ebra njer\u00ebzish, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb fund u vajos\u00ebn me Vajin e Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb p\u00ebrvajtueshme vazhdoi m\u00eb pas dita e enjte ku sh\u00ebrbesat kishtare u celebruan n\u00eb t\u00eb gjitha kishat e qytetit dhe ku qindra e qindra besimtar\u00eb iu fal\u00ebn Zotit Jisu t\u00eb varur mbi Kryq.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa dita e premte arriti kulmin n\u00eb or\u00ebt e mbasdites, ku pasi n\u00ebp\u00ebr kisha ishte kryer sh\u00ebrbesa e Zbritjes s\u00eb Zotit Jisu nga Kryqi. Kambanat filluan t\u00eb bien vajtuesh\u00ebm. \u00c7do pjes\u00eb e qytetit ngjasonte me nj\u00eb manifestim vaji, sepse sipas tradit\u00ebs njer\u00ebzit shkojn\u00eb dhe nderojn\u00eb Epitafet n\u00eb t\u00eb gjitha Kishat e qytetit. Nd\u00ebrsa kambanat vazhduan vajin e tyre gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs, n\u00eb or\u00ebn 18:45 p\u00ebrpara Katedrales \u201cNgjallja e Krishtit\u201d u bashkuan pes\u00eb Epitafet me kuvuklet e tyre t\u00eb zbukuruar dhe mij\u00ebra e mij\u00ebra njer\u00ebz q\u00eb tashm\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij procesioni. Nj\u00eb procesion madh\u00ebshtor, i cili fillon dhe mbyllet duke plot\u00ebsuar nj\u00eb cik\u00ebl n\u00eb bulevardet qendrore t\u00eb qytetit. Procesioni tashm\u00eb i kthyer n\u00eb tradit\u00eb shoq\u00ebrohet edhe nga banda e qytetit, t\u00eb cil\u00ebt me madh\u00ebshti luajn\u00eb muzik\u00ebn e stanc\u00ebs s\u00eb tret\u00eb t\u00eb Vajtimeve t\u00eb p\u00ebrmbivarr\u00ebshme. N\u00eb krye t\u00eb procesionit, i cili paraprihej nga flamujt kishtar\u00eb, eksapter\u00ebt dhe kryqet q\u00ebndronte, Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs Hir\u00ebsia e Tij Imzot Joani i shoq\u00ebruar nga t\u00eb gjith\u00eb klerik\u00ebt, dhe m\u00eb pas vinin Epitaf\u00ebt dhe lumi i gjat\u00eb i njer\u00ebzve. Mall\u00ebngjyes \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb mij\u00ebra njer\u00ebz ndjekin k\u00ebt\u00eb procesion duke psalur: \u201c Gjith\u00eb gjeneratat i blatojn\u00eb k\u00ebng\u00eb, varrimit t\u00ebnd o Krishti im \u201d. \u00c7donj\u00ebri tashm\u00eb ka mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb Nikodhim ose nj\u00eb Josif nga Arimathea duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje.<\/p>\n<p>Kulmi i fest\u00ebs arriti dit\u00ebn e diel. Sh\u00ebrbesa Ngjall\u00ebsore filloi n\u00eb t\u00eb gjitha Kishat n\u00eb or\u00ebn 23:00. Mij\u00ebra besimtar\u00eb kishin mbushur Kishat dhe sheshet p\u00ebrpara tyre duke pritur lajmin e triumfit, lajmin e ngjalljes. Thirrja: \u201c Ejani dhe merrni drit\u00eb prej drit\u00ebs q\u00eb s\u2019per\u00ebndon \u2026\u201d, ndezi nj\u00eb lum\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb qirinjsh.<\/p>\n<p>Nj\u00eb moment q\u00eb kap\u00ebrcen t\u00eb zakonshmen. Tashm\u00eb k\u00ebtu e disa vjet pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtij momenti nuk jan\u00eb vet\u00ebm qytetar\u00ebt e Kor\u00e7\u00ebs, por qindra e qindra persona t\u00eb cil\u00ebt vijn\u00eb nga t\u00eb gjitha qytetet e tjera t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe nga jasht\u00eb saj si Greqia e Maqedonia, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjetuar k\u00ebt\u00eb moment madh\u00ebshtor. Gjat\u00eb leximit t\u00eb Mesazhit Paskal, Hir\u00ebsia e Tij Imzot Joani theksoi \u201cg\u00ebzimin q\u00eb kjo fest\u00eb iu jep t\u00eb gjith\u00ebve, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fitore me t\u00eb cil\u00ebn g\u00ebzohemi dhe fitojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, sepse Zoti me Ngjalljen e Tij mundi armikun e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzimit, mposhti vdekjen. Ky \u00ebsht\u00eb dhe kryelajmi i fest\u00ebs, i cili dashur pa dashur na prek t\u00eb gjith\u00ebve, se vdekja u abolit dhe se triumfi i Krishtit mbi vdekjen \u00ebsht\u00eb triumfi i \u00e7do njeriu mbi armikun e p\u00ebrbashk\u00ebt, vdekjen\u201d.<\/p>\n<p>Ky kryelajm nuk vonoi. Akrepat e or\u00ebs sh\u00ebnuan 00:00 dhe u d\u00ebgjua lajmi i Ngjalljes \u201c Krishti u Ngjall \u201d dhe nj\u00eb kor prej mij\u00ebra vet\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt pohonin \u201c V\u00ebrtet u Ngjall \u201d. Tingujt tashm\u00eb panagjirik\u00eb t\u00eb kambanave sillnin mesazhe shprese, g\u00ebzimi dhe fitoreje. M\u00eb pas Liturgjia Hyjnore n\u00eb Kish\u00ebn Katedrale t\u00eb \u201cNgjalljes s\u00eb Krishtit\u201d u kryesua nga Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs Hir\u00ebsia e Tij Imzot Joani, i cili i ftoi t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt q\u00eb t\u00eb afroheshin dhe t\u00eb \u201cMerrnin Drit\u00eb prej Drit\u00ebs q\u00eb s\u2019per\u00ebndon\u201d, q\u00eb t\u00eb afroheshin t\u00eb \u201cShijonin dhe t\u00eb shihnin q\u00eb Zoti \u00ebsht\u00eb i Mir\u00eb\u201d, q\u00eb t\u00eb afroheshin dhe t\u00eb hanin pashk\u00ebn se \u201cVi\u00e7i \u00ebsht\u00eb i shum\u00eb, dhe asnj\u00eb t\u00eb mos dal\u00eb i uritur\u201d, prandaj t\u00eb g\u00ebzonin t\u00eb gjith\u00eb se \u201cKrishti u Ngjall s\u00eb vdekur\u00ebsh dhe me vdekje vdekjen e shkeli\u201d. Duke e p\u00ebrjetuar realisht at\u00eb q\u00eb psalim t\u00eb gjith\u00eb tham\u00eb \u201cDit\u00eb e Ngjalljes sot na ndriti ngaz\u00ebllohuni pra\u201d \u201cKjo \u00ebsht\u00eb dita m\u00eb e shk\u00eblqyer e para dit\u00eb e jav\u00ebs, mbret\u00ebresha dhe zonja&#8230;\u201d.<\/p>\n<p>\u201c K\u00ebshtu k\u00ebndon Kisha n\u00eb Dit\u00ebn e Pashk\u00ebs, n\u00eb Dit\u00ebn e Ngjalljes s\u00eb Zotit. Kjo dit\u00eb lajm\u00ebron se pushteti i err\u00ebsir\u00ebs, m\u00ebkatit dhe vdekjes u mund dhe vendin e tyre e zuri drita, g\u00ebzimi dhe jeta.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb dita m\u00eb e shk\u00eblqyer sepse n\u00eb at\u00eb ne shpallim Ngjalljen e Zotit dhe ngjalljen e t\u00eb gjith\u00ebve dhe t\u00eb gjithave. Kjo p\u00ebrb\u00ebn predikimin e Kish\u00ebs, p\u00ebrmbushjen e \u00e7do njeriu dhe garancin\u00eb e shp\u00ebtimit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb dita m\u00eb e shk\u00eblqyer, sepse Ngjallja e Zotit b\u00ebri t\u00eb mundur mrekullin\u00eb e Kish\u00ebs; u ktheu shenjt\u00ebrimin njer\u00ebzve, shpres\u00ebn t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruarve dhe jet\u00ebn t\u00eb vdekurve.<\/p>\n<p>Dita e Pashk\u00ebs \u00ebsht\u00eb kjo dit\u00eb, sepse ajo jep shpres\u00eb, largon frik\u00ebn, ndri\u00e7on shpirtin, shton g\u00ebzimin n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb dhe nuk na lejon q\u00eb t\u00eb mbytemi n\u00eb detin e hidh\u00ebrimit. Ajo na d\u00ebshmon se Zoti e mundi t\u00eb keqen dhe Ngjallja e Tij na jep t\u00eb gjith\u00ebve siguri, shpres\u00eb, g\u00ebzim dhe mbi t\u00eb gjitha jet\u00eb; nj\u00eb jet\u00eb nga Jeta e Tij. Prandaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb do t\u00eb doja t\u2019i nxitja t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb realisht pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb kryelajmin e Dit\u00ebs m\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer se: Krishti u Ngjall! \u201d \u2013 tha Hir\u00ebsia e Tij Imzot Joani.<\/p>\n<p>Gjithashtu gjat\u00eb Liturgjis\u00eb Hyjnore Hir\u00ebsia e Tij Imzot Joani u b\u00ebri thirrje t\u00eb gjith\u00ebve, f\u00ebmij\u00eb dhe pleq, t\u00eb rinj dhe t\u00eb reja, burra dhe gra, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqeshin q\u00eb t\u00eb mbanin me g\u00ebzim t\u00eb pashuar zjarrin e Pashk\u00ebs, dhe t\u00eb jetonin me g\u00ebzimin q\u00eb buron nga Ngjallja e Zotit.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e diel n\u00eb or\u00ebn 10:00 p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Kish\u00ebn e \u201cBurimit Jet\u00ebdh\u00ebn\u00ebs\u201d, e cila me plot goj\u00eb mund t\u00eb cil\u00ebsohet historia, krenaria dhe shpirti i qytetit, u celebrua Mbr\u00ebm\u00ebsorja e Dashuris\u00eb. M\u00eb pas n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb sh\u00ebrbes\u00ebs Hir\u00ebsia e Tij Imzot Joani dhe t\u00eb gjith\u00eb klerik\u00ebt t\u00eb veshur me stoli t\u00eb shndritshme dol\u00ebn n\u00eb ballkonin e Selis\u00eb s\u00eb Mitropolis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb Kor\u00e7\u00eb duke shpallur edhe nj\u00ebher\u00eb Ngjalljen e Zotit dhe duke uruar besimtar\u00ebt e shumt\u00eb q\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb shesh. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ritual, i cili i p\u00ebrket tradit\u00ebs s\u00eb qytetit dhe q\u00eb quhet \u201cDhefteri Anastasi\u201d \u201cNgjallja e dyt\u00eb\u201d. M\u00eb pas n\u00eb or\u00ebn 11:30 n\u00eb Mitropolin\u00eb e Shenjt\u00eb, Kor\u00e7\u00eb, filloi pritja e vizitave. Uruan personalitete t\u00eb qytetit nga fusha t\u00eb ndryshme, politikan\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb pushtetit dhe komuniteteve t\u00eb tjera fetare si edhe qindra besimtar\u00eb kor\u00e7ar\u00eb.<\/p>\n<p>Lajmi \u201cKrishti u Ngjall\u201d mbylli k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb Fitores s\u00eb Madhe, duke \u00e7elur nj\u00ebkoh\u00ebsisht periudh\u00ebn e shenjt\u00eb t\u00eb Pashk\u00ebs.<\/p>\n<p>Mihal Sonellari<\/p>\n<hr class=\"old-archive-source\" \/>\n<p class=\"old-archive-source-note\"><em>Arkiv historik i faqes s\u00eb vjet\u00ebr. Burimi: OldWebpage\/Shqip\/Shtypi &amp; Publikimet\/pashka\/pashkaKO.htm<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arkiv historik i lajmeve t\u00eb Kish\u00ebs. Burimi i vjet\u00ebr: OldWebpage\/Shqip\/Shtypi &#038; Publikimet\/pashka\/pashkaKO.htm<\/p>\n","protected":false},"author":15,"featured_media":72850,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[5585],"tags":[5587,5593,5615,5589,5597,5591,5609,5607,189],"class_list":["post-72853","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-arkivi-historik-i-lajmeve","tag-arkiv-historik","tag-kisha-dhe-tempuj","tag-korce-2","tag-lajme-historike","tag-liturgji","tag-me-fotografi","tag-mitropoliti-joan","tag-ngjallja","tag-pashke-2014"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kremtimi i Pashk\u00ebs n\u00eb Kor\u00e7\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2006\/04\/23\/arkivi-historik-6e789fc5f846\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72853\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2006-04-23T10:00:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2006\/04\/23\/arkivi-historik-6e789fc5f846\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2006\/04\/23\/arkivi-historik-6e789fc5f846\/\"},\"author\":{\"name\":\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec\"},\"headline\":\"Kremtimi i Pashk\u00ebs n\u00eb Kor\u00e7\u00eb\",\"datePublished\":\"2006-04-23T10:00:00+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2006\/04\/23\/arkivi-historik-6e789fc5f846\/\"},\"wordCount\":1637,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2006\/04\/23\/arkivi-historik-6e789fc5f846\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/6e789fc5f846_01.jpg\",\"keywords\":[\"Arkiv historik\",\"Kisha dhe tempuj\",\"Kor\u00e7\u00eb\",\"Lajme historike\",\"Liturgji\",\"Me fotografi\",\"Mitropoliti Joan\",\"Ngjallja\",\"Pashk\u00eb\"],\"articleSection\":[\"Arkivi historik i lajmeve\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2006\/04\/23\/arkivi-historik-6e789fc5f846\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2006\/04\/23\/arkivi-historik-6e789fc5f846\/\",\"name\":\"Kremtimi i Pashk\u00ebs n\u00eb Kor\u00e7\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2006\/04\/23\/arkivi-historik-6e789fc5f846\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2006\/04\/23\/arkivi-historik-6e789fc5f846\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/6e789fc5f846_01.jpg\",\"datePublished\":\"2006-04-23T10:00:00+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2006\/04\/23\/arkivi-historik-6e789fc5f846\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2006\/04\/23\/arkivi-historik-6e789fc5f846\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2006\/04\/23\/arkivi-historik-6e789fc5f846\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/6e789fc5f846_01.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/6e789fc5f846_01.jpg\",\"width\":350,\"height\":234},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2006\/04\/23\/arkivi-historik-6e789fc5f846\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kremtimi i Pashk\u00ebs n\u00eb Kor\u00e7\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec\",\"name\":\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kremtimi i Pashk\u00ebs n\u00eb Kor\u00e7\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2006\/04\/23\/arkivi-historik-6e789fc5f846\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72853","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2006-04-23T10:00:00+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png","width":1200,"height":630}],"author":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Written by":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2006\/04\/23\/arkivi-historik-6e789fc5f846\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2006\/04\/23\/arkivi-historik-6e789fc5f846\/"},"author":{"name":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec"},"headline":"Kremtimi i Pashk\u00ebs n\u00eb Kor\u00e7\u00eb","datePublished":"2006-04-23T10:00:00+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2006\/04\/23\/arkivi-historik-6e789fc5f846\/"},"wordCount":1637,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2006\/04\/23\/arkivi-historik-6e789fc5f846\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/6e789fc5f846_01.jpg","keywords":["Arkiv historik","Kisha dhe tempuj","Kor\u00e7\u00eb","Lajme historike","Liturgji","Me fotografi","Mitropoliti Joan","Ngjallja","Pashk\u00eb"],"articleSection":["Arkivi historik i lajmeve"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2006\/04\/23\/arkivi-historik-6e789fc5f846\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2006\/04\/23\/arkivi-historik-6e789fc5f846\/","name":"Kremtimi i Pashk\u00ebs n\u00eb Kor\u00e7\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2006\/04\/23\/arkivi-historik-6e789fc5f846\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2006\/04\/23\/arkivi-historik-6e789fc5f846\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/6e789fc5f846_01.jpg","datePublished":"2006-04-23T10:00:00+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2006\/04\/23\/arkivi-historik-6e789fc5f846\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2006\/04\/23\/arkivi-historik-6e789fc5f846\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2006\/04\/23\/arkivi-historik-6e789fc5f846\/#primaryimage","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/6e789fc5f846_01.jpg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/6e789fc5f846_01.jpg","width":350,"height":234},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2006\/04\/23\/arkivi-historik-6e789fc5f846\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kremtimi i Pashk\u00ebs n\u00eb Kor\u00e7\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/4f2b841662dd0a7dbe9e5a7fb6d0a7ec","name":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/310f3241b69dbd1c8594738a22ac3e48bbebc3bfd718d3d5a44e3604e24170ad?s=96&d=mm&r=g","caption":"\u039d\u03b9\u03ba\u03cc\u03bb\u03b1\u03bf\u03c2 HermesChurchWebsite"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72853","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/users\/15"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72853"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72853\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72850"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72853"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72853"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72853"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}