{"id":28179,"date":"2020-12-23T00:23:42","date_gmt":"2020-12-22T23:23:42","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=28179"},"modified":"2026-05-21T22:20:43","modified_gmt":"2026-05-21T20:20:43","slug":"interviste-e-kryepiskopit-anastas-per-gazeten-kathimerini","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/12\/23\/interviste-e-kryepiskopit-anastas-per-gazeten-kathimerini\/","title":{"rendered":"Intervist\u00eb e Kryepiskopit Anastas p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cKathimerini\u201d"},"content":{"rendered":"<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>Intervist\u00eb <\/strong><strong>e Kryepiskopit Anastas p\u00ebr gazet\u00ebn<em> \u201cKathimerini\u201d<\/em><\/strong><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>Kryepiskopi Anastas \u00ebsht\u00eb njeri i ve\u00e7ant\u00eb. Kisha shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u00eb fliste pas peripecis\u00eb s\u00eb tij me koronavirusin, sepse e dija q\u00eb mendimet dhe fjal\u00ebt e tij nuk do t\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe abstrakte. \u00c7do gj\u00eb tjet\u00ebr, por jo t\u00eb tilla. Ai p\u00ebrshkruan ato \u00e7ka p\u00ebrjetoi brenda \u201ckapsul\u00ebs\u201d ku e vendos\u00ebn p\u00ebr ta transportuar nga Tirana p\u00ebr n\u00eb Athin\u00eb. <\/em><\/p>\n<p><em>Kryepiskopi Anastas u drejtohet t\u00eb gjith\u00eb atyre, q\u00eb edhe sot dyshojn\u00eb p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e koronavirusit. Ai flet rreth ndryshimeve t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb, duke nisur nga konstatimi se \u201cpandemia i vuri p\u00ebrfund t\u00eb gjitha sistemet mbrojt\u00ebse t\u00eb t\u00eb fuqishm\u00ebve t\u00eb dheut\u201d. Nuk shmanget, p\u00ebrkundrazi, pozicionohet me guxim p\u00ebr sa u takon \u00e7arjeve q\u00eb kan\u00eb ndodhur midis shkenc\u00ebs dhe Kish\u00ebs, nd\u00ebrsa thekson se \u201cpolarizimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb arrogance dhe dekadence\u201d. <\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb rr\u00ebfim i vog\u00ebl: kur kaloja t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sprov\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin spital, Anastasi ishte nj\u00eb nga njer\u00ebzit e pakt\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt arrita t\u00eb flisja. Ndoshta ngaq\u00eb e ndieja nga instinkti se nj\u00eb bised\u00eb e shkurt\u00ebr me t\u00eb do t\u00eb m\u00eb jepte fuqin\u00eb e shpresuar. Ai vet\u00eb, n\u00eb intervist\u00ebn e tij, e p\u00ebrshkruan sakt\u00eb ndjenj\u00ebn q\u00eb provova un\u00eb: \u201cN\u00eb izolimin e friksh\u00ebm, q\u00eb \u00ebsht\u00eb karakteristika kryesore e k\u00ebsaj s\u00ebmundjeje, antidoti \u00ebsht\u00eb z\u00ebri: \u201cNuk je vet\u00ebm. Kurr\u00eb nuk ke qen\u00eb vet\u00ebm, e nuk je vet\u00ebm as tani\u201d. <\/em><\/p>\n<p><strong><em>\u00a0<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>&#8211; Fortlumturi, kaluat nj\u00eb sprov\u00eb, nj\u00eb peripeci me sh\u00ebndetin, ndjet\u00eb frik\u00eb?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk do t\u00eb thosha pik\u00ebrisht frik\u00eb. Ndjeva shqet\u00ebsim t\u00eb paprovuar m\u00eb par\u00eb. N\u00eb jet\u00eb kam kaluar shum\u00eb s\u00ebmundje, por kjo ishte nj\u00eb peripeci e rrezikshme n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb panjohur. S\u00ebmundjes i parapriu nj\u00eb lodhje e \u00e7uditshme. Analizat fillimisht dol\u00ebn negative. N\u00eb dat\u00ebn 11 n\u00ebntor m\u00eb njoftuan se isha pozitiv ndaj virusit. Faza m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ishte transportimi. M\u00eb treguan p\u00ebr kapsul\u00ebn dhe udh\u00ebtimin e ve\u00e7ant\u00eb ajror me C-130, por nuk e kisha imagjinuar kurr\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thoshte kjo. Kur m\u00eb fut\u00ebn brenda kapsul\u00ebs, pata p\u00ebrshtypjen se po hyja n\u00eb arkivol. \u00c7ast i v\u00ebshtir\u00eb. U luta dhe thash\u00eb: \u201cZbatoni ato q\u00eb cakton \u00a0protokolli n\u00eb t\u00eb tilla raste\u201d. Dhe gjeta streh\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat, q\u00eb m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb fuqi n\u00eb jet\u00eb. N\u00eb \u00e7astin kur po largohesha nga Kryepiskopata, iu p\u00ebrgjigja k\u00ebshtu pyetjeve q\u00eb m\u00eb b\u00ebn\u00eb: \u201cN\u00eb Shqip\u00ebri ekzistojn\u00eb shum\u00eb rrug\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe un\u00eb p\u00ebr 29 vjet rresht kam zbritur deri n\u00eb humnera. Por n\u00eb \u00e7do rast, zbulojm\u00eb nj\u00eb monopat dhe dalim n\u00eb drit\u00eb. Pjes\u00ebmarrja e dikujt, qoft\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, n\u00eb dhimbjen e p\u00ebrbashk\u00ebt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Kam simptoma t\u00eb lehta. Kam nj\u00eb problem t\u00eb mushk\u00ebrive, nj\u00eb astm\u00eb, nga e cila vuaj p\u00ebr shum\u00eb koh\u00ebsh. Besoj se do t\u2019ia dalim. Pasdite do t\u00eb jem n\u00eb spitalin \u201cEvangjelismos\u201d n\u00eb Athin\u00eb. Kemi pasur edhe n\u00eb koh\u00eb t\u00eb tjera sprova t\u00eb tilla t\u00eb v\u00ebshtira, por i kaluam. Mos u m\u00ebrzisni! Mos u m\u00ebrzisni! Do t\u00eb kalojn\u00eb! Edhe n\u00ebse jetojm\u00eb, edhe n\u00ebse vdesim, t\u00eb Zotit jemi\u201d.<\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/em><\/p>\n<p><strong><em>&#8211; \u00c7far\u00eb ju jepte shpres\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb spital? <\/em><\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Gjat\u00eb \u00e7asteve t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb jet\u00ebs sime gjej frym\u00ebzim n\u00eb parimet baz\u00eb t\u00eb besimit. Automatikisht m\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb mendje vargjet e psalmeve: \u201cP\u00ebrse je i hidh\u00ebruar, o shpirti im, dhe p\u00ebrse tronditesh? Shpreso n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb se do ta lavd\u00ebroj at\u00eb\u201d. \u201cEdhe po t\u00eb eci n\u00eb mes t\u00eb hijes s\u00eb vdekjes, nuk do t\u00eb kem frik\u00eb t\u00eb k\u00ebqijat, sepse ti me mua je\u201d. N\u00eb vetmin\u00eb e frikshme, q\u00eb \u00ebsht\u00eb karakteristika kryesore e k\u00ebsaj s\u00ebmundjeje, antidoti ishte z\u00ebri: \u201cNuk je vet\u00ebm, nuk ishe vet\u00ebm dhe nuk je vet\u00ebm as tani\u201d. \u201cNe e dim\u00eb se kaluam nga vdekja n\u00eb jet\u00eb, sepse i duam v\u00ebllez\u00ebrit\u201d.<\/p>\n<p><strong><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>&#8211; Ka shum\u00eb nga bashk\u00ebqytetar\u00ebt tan\u00eb q\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim edhe ekzistenc\u00ebn e koronavirusit. N\u00ebse do t\u00eb kishit rast t\u00eb flisnit me ta, \u00e7far\u00eb do t\u2019u thoshit?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Gjith\u00eb k\u00ebta shkenc\u00ebtar\u00eb e specialist\u00eb t\u00eb shquar dhe kryetar\u00eb t\u00eb shum\u00eb shteteve, q\u00eb jan\u00eb mobilizuar p\u00ebr p\u00ebrballimin e k\u00ebsaj pandemie, nuk jan\u00eb naiv\u00eb dhe t\u00eb pand\u00ebrgjegjsh\u00ebm. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb shqet\u00ebsues fakti se deri m\u00eb sot n\u00eb Greqi kan\u00eb vdekur rreth 3.400 njer\u00ebz dhe n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn rreth 1.690.000. Ata q\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna trondit\u00ebse, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se jan\u00eb prekur nga nj\u00eb tjet\u00ebr s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb, q\u00eb e p\u00ebrkufizon bukur th\u00ebnia e vjet\u00ebr: \u201cNuk m\u00eb bind, edhe sikur t\u00eb m\u00eb bind\u00ebsh\u201d.<\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/em><\/p>\n<p><strong><em>&#8211; Flitet dhe shkruhet shpesh se pandemia do t\u00eb ndryshoj\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn ton\u00eb t\u00eb jetes\u00ebs. \u00c7far\u00eb m\u00ebsimesh duhen nxjerr\u00eb nga kjo p\u00ebrvoj\u00eb trondit\u00ebse?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshime, k\u00ebt\u00eb e quaj t\u00eb sigurt. Por \u201cp\u00ebrgjithmon\u00eb\u201d dhe \u201csi\u201d, nuk jam i sigurt. Pas dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore pat\u00ebm shum\u00eb ndryshime n\u00eb historin\u00eb bot\u00ebrore: aleanca, nisma dhe organizma t\u00eb rinj bot\u00ebror\u00eb, bashk\u00ebpunime mbar\u00ebnjer\u00ebzore. Tani na vjen nj\u00eb m\u00ebsim i madh nga nuk e prisnim. Nuk ishte nj\u00eb komb, nj\u00eb ideologji, nj\u00eb sistem. Pandemia i mposhti t\u00eb gjitha sistemet mbrojt\u00ebse t\u00eb t\u00eb fuqishm\u00ebve t\u00eb dheut. Armiku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb protein\u00eb e padukshme dhe e panjohur, me mutacione t\u00eb ndryshme dhe agresivitet t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm, q\u00eb nuk b\u00ebn dallime ndaj askujt. M\u00ebsimi i madh \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr ta p\u00ebrballuar k\u00ebt\u00eb virus, u k\u00ebrkua bashkim dhe mobilizim i t\u00eb gjith\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebve dhe i fuqive t\u00eb tjera, si dhe solidaritet mbar\u00ebbot\u00ebror. Pra, duhet t\u00eb rishqyrtohen p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e njer\u00ebzimit dhe vlerat q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb ecurin\u00eb e tij, duke u bazuar mbi drejt\u00ebsin\u00eb dhe respektin ndaj \u00e7do personi njer\u00ebzor dhe jo mbi t\u00eb drejt\u00ebn e atij q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fort\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/em><\/p>\n<p><strong><em>&#8211; Pandemia duket se ka krijuar t\u00eb \u00e7ara midis Kish\u00ebs dhe shkenc\u00ebs. <\/em><\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Do t\u00eb ishte gabimi m\u00eb i madh p\u00ebr Kish\u00ebn dhe shkenc\u00ebn t\u00eb lejojn\u00eb q\u00eb nga kjo pandemi t\u00eb krijohen t\u00eb \u00e7ara midis tyre. Dhe q\u00eb n\u00eb Dhiat\u00ebn e Vjet\u00ebr theksohet qart\u00eb: \u201cNdero mjekun, si\u00e7 i takon, duke pasur parasysh sh\u00ebrbimet e tij n\u00eb nevojat e tua, sepse Zoti e b\u00ebri at\u00eb\u2026 Zoti vet\u00eb ua dha njer\u00ebzve shkenc\u00ebn e mjek\u00ebsis\u00eb, q\u00eb t\u00eb lavd\u00ebrohet me veprat e tij t\u00eb mrekullueshme\u201d (Urt\u00ebsia e Sirahut 38:1-5).\u00a0 N\u00eb raste t\u00eb ndryshme kam theksuar se: \u201cOrthodhoksia e shikon zhvillimin e shkencave pozitive dhe t\u00eb teknologjis\u00eb me lavd\u00ebrim dhe fal\u00ebnderim p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb, q\u00eb i ka dhuruar njeriut mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb zbuluar an\u00eb t\u00eb panjohura t\u00eb Krijimit. Duhet t\u00eb theksojm\u00eb se Kisha Orthodhokse i \u00ebsht\u00eb shmangur p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb kujdestarja e k\u00ebrkimit shkencor dhe nuk merr pozicion p\u00ebr \u00e7do arritje t\u00eb re shkencore. K\u00ebrkimi i shkenc\u00ebs, me q\u00ebllim hulumtimin e t\u00eb fshehtave t\u00eb krijes\u00ebs si dhe k\u00ebrkimi shpirt\u00ebror i Kish\u00ebs, p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrqasur dhe p\u00ebr t\u00eb pasur komunikim me Krijuesin, jan\u00eb dy forma t\u00eb ndryshme t\u00eb k\u00ebrkimit t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. T\u00eb dyja k\u00ebto p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shprehje t\u00eb lavd\u00ebrimit p\u00ebr At\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e V\u00ebrteta\u201d.<\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/em><\/p>\n<p><strong><em>&#8211; T\u00eb \u00e7ara jan\u00eb krijuar edhe brenda Kish\u00ebs, me epiqend\u00ebr rrept\u00ebsin\u00eb e masave q\u00eb ka vendosur shteti p\u00ebr grumbullimet publike. Madje edhe Kungata Hyjnore \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb objekt debatesh publike midis episkop\u00ebve dhe shkenc\u00ebtar\u00ebve dhe midis vet\u00eb episkop\u00ebve. Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj? Si duhet t\u00eb veproj\u00eb nj\u00eb teolog p\u00ebr t\u00eb gjetur ekuilibrin midis dogm\u00ebs dhe sh\u00ebndetit publik?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&#8211; I dashur zoti Papahela, m\u00eb lejoni t\u00eb theksoj se sh\u00ebrbej si primat i nj\u00eb tjet\u00ebr Kishe \u00a0Orthodhokse Autoqefale dhe nuk m\u00eb lejohet t\u00eb hyj n\u00eb nj\u00eb debat q\u00eb po zhvillohet nga nj\u00eb Kish\u00eb lokale mot\u00ebr. Kisha e Greqis\u00eb ka strukturat e saj administrative dhe mendoj se Kisha nuk p\u00ebrb\u00ebhet vet\u00ebm nga klerik\u00ebt, por edhe nga an\u00ebtar\u00eb laik\u00eb t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme t\u00eb shkenc\u00ebs. Marr\u00ebdh\u00ebniet e Kish\u00ebs me Shtetin n\u00eb Greqi kan\u00eb ve\u00e7antin\u00eb e tyre. N\u00eb Shqip\u00ebri ne p\u00ebrballemi me kushte t\u00eb tjera dhe as nuk mund t\u00eb kopjojm\u00eb zgjidhje q\u00eb propozohen n\u00eb Greqi, dhe as nuk mund t\u00eb propozojm\u00eb si shembull zgjidhjet tona, q\u00eb na duhet t\u00eb japim n\u00eb Shqip\u00ebri kur mblidhemi n\u00eb Sinod. Konkretisht, q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb pandemis\u00eb ne komunikuam me kryeministrin dhe autoritetet e vendit. Informuam me an\u00eb t\u00eb enciklikave sinodike besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb (llogariten rreth 20% e popullsis\u00eb), duke ngulur k\u00ebmb\u00eb n\u00eb respektimin dhe zbatimin me korrekt\u00ebsi t\u00eb t\u00eb gjitha masave t\u00eb caktuara nga qeveria. Kishat nuk u mbyll\u00ebn. Ato jan\u00eb t\u00eb hapura p\u00ebr kryerjen e Liturgjis\u00eb Hyjnore dhe si vende q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr fuqizim shpirt\u00ebror e lutje personale. P\u00ebr zbatimin e rrept\u00eb t\u00eb masave t\u00eb sh\u00ebndetit publik, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e kan\u00eb kompetent\u00ebt e \u00e7do mitropolie. Edhe disa z\u00ebra ekstrem\u00eb iu bind\u00ebn urdhrit sinodik.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrballim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb pandemis\u00eb nga ana orthodhokse, n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr &#8211; p\u00ebrgjigje (25.5.2020) drejtuar T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij, Patriarkut Ekumenik, Z. Vartholome, theksuam: \u201cEpiskop\u00ebt e \u00e7do Kishe Autoqefale do t\u00eb mund t\u00eb merrnin vendime konkrete, duke pasur parasysh shqet\u00ebsimet e besimtar\u00ebve p.sh. duke krijuar nj\u00eb komision t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me teolog\u00eb serioz\u00eb dhe shkenc\u00ebtar\u00eb t\u00eb specializuar n\u00eb k\u00ebto fusha p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar t\u00eb dh\u00ebnat dhe p\u00ebr t\u00eb parashtruar propozime konkrete. N\u00eb vazhdim, Sinodi kompetent i episkop\u00ebve, duke mir\u00ebkuptuar me dashuri dhe urt\u00ebsi nevojat e grigj\u00ebs s\u00eb tij, do t\u00eb kishte rastin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar edhe masat nga ana praktike. Parashikimet shkencore dhe paralajm\u00ebrimet e Organizmave bot\u00ebror\u00eb kompetent\u00eb paralajm\u00ebrojn\u00eb se kjo pandemi e papar\u00eb pritet t\u00eb vij\u00eb p\u00ebrs\u00ebri me an\u00eb t\u00eb val\u00ebve dhe mutacioneve t\u00eb reja. Do t\u00eb ishte me vend, pra, q\u00eb Kisha Orthodhokse t\u00eb dal\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e duhur me nismat e duhura si p.sh.: formimin e nj\u00eb komisioni t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nd\u00ebrorthodhoks p\u00ebr vler\u00ebsimin e kushteve t\u00eb reja globale dhe n\u00eb vazhdim t\u00eb th\u00ebrras\u00eb Mbledhjen Panorthodhokse p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar drejtimet praktike. Besoj, pa l\u00ebkundje, se sistemi sinodik p\u00ebrb\u00ebn tradit\u00ebn orthodhokse shum\u00eb t\u00eb \u00e7muar dhe t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsueshme dhe duhet t\u00eb vihet n\u00eb pun\u00eb gjat\u00eb rrethanave kritike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kjo e tanishmja, q\u00eb po trondit mbar\u00eb bot\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/em><\/p>\n<p><strong><em>&#8211; N\u00eb epok\u00ebn ton\u00eb po mbizot\u00ebron polarizimi. Politikan\u00eb, opinionist\u00eb, faktor\u00eb kishtar\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb ekstreme kur shprehen publikisht. Ju shqet\u00ebson ky fenomen?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk mendoj se ekziston polarizim midis dogm\u00ebs dhe sh\u00ebndetit publik. \u00cbsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr \u00e7\u00ebshtje e shpjegimit t\u00eb dogm\u00ebs dhe e kushteve konkrete n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb problem. Z\u00ebrat dhe vler\u00ebsimet e ndryshme jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebpranuara dhe shpesh t\u00eb frytshme n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb lir\u00eb demokratike, por nuk justifikohet fryma negative, p\u00ebrbuzja, demagogjia. Dialogu publik, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb krijues, \u00a0k\u00ebrkon njohuri t\u00eb thella, p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe kthjellt\u00ebsi. Polarizimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb kryelart\u00ebsie dhe dekadence.<\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/em><\/p>\n<p><strong><em>&#8211; Ka shum\u00eb zem\u00ebrat\u00eb dhe d\u00ebshp\u00ebrim n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, q\u00eb ndien jo vet\u00ebm izolimin, por edhe shkat\u00ebrrimin ekonomik q\u00eb sjell pandemia. \u00c7far\u00eb do t\u2019u thoshit k\u00ebtyre njer\u00ebzve?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Zem\u00ebrat\u00ebn e kuptoj, por d\u00ebshp\u00ebrimin duhet ta largojm\u00eb. Shqet\u00ebsimin e shkaktuar nga pandemia duhet ta p\u00ebrballojm\u00eb me seriozitet, frym\u00eb kritike, solidaritet, besim dhe shpres\u00eb. Duhet t\u00eb punojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku, duke theksuar nevoj\u00ebn p\u00ebr drejt\u00ebsi shoq\u00ebrore, p\u00ebr respekt ndaj \u00e7do personi njer\u00ebzor dhe p\u00ebr p\u00ebrkujdesje ndaj atyre q\u00eb vuajn\u00eb e q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pafuqish\u00ebm.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>&#8211; Do ta b\u00ebni vaksin\u00ebn, kur t\u00eb jet\u00eb e disponueshme?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Sigurisht q\u00eb po. Gjithmon\u00eb sipas udh\u00ebzimeve t\u00eb mjek\u00ebve t\u00eb mi t\u00eb zgjedhur.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>&#8211; Nj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb ju q\u00ebndruan pran\u00eb n\u00eb spital?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kur dola nga spitali \u201cEvangjelismos\u201d, lavd\u00ebrova Per\u00ebndin\u00eb p\u00ebr kalimin e k\u00ebsaj sprove serioze dhe shpreha mir\u00ebnjohjen time p\u00ebr mjek\u00ebt dhe p\u00ebr infermier\u00ebt e repartit t\u00eb terapis\u00eb intensive, t\u00eb drejtuar nga profesoresha Anastasia Kotanidhu. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, shpreha fal\u00ebnderimet e ngrohta p\u00ebr Patriarkun Ekumenik, Z. Vartholome dhe p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit e tjer\u00eb Primat\u00eb, p\u00ebr president\u00ebt, kryeministrat, ministrat, ambasador\u00ebt, kryetar\u00ebt e bashkive, intelektual\u00ebt, gazetar\u00ebt. Fal\u00ebnderova me\u00a0 gjith\u00eb zem\u00ebr miqt\u00eb e shumt\u00eb, klerik\u00eb dhe laik\u00eb, t\u00eb njohur dhe t\u00eb panjohur, q\u00eb m\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn me lutjet e tyre t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, me shprehjet fisnike dhe p\u00ebrgj\u00ebratat spontane gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe. Dhe sigurisht, nuk harroj, Aleks i dashur, telefonat\u00ebn tuaj t\u00eb par\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn me uruat, duke m\u00eb transmetuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe p\u00ebrvoj\u00ebn tuaj sa i takon kujdesit t\u00eb mjek\u00ebve n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin repart t\u00eb spitalit \u201cEvangjelismos\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>&#8211; Do t\u00eb d\u00ebshironit t\u00eb shtonit di\u00e7ka p\u00ebr Skizm\u00ebn n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen e Ukrain\u00ebs?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nj\u00eb nga hidh\u00ebrimet e m\u00ebdha t\u00eb koh\u00ebve s\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb se uniteti orthodhoks \u00ebsht\u00eb plasaritur dhe po zgjat shum\u00eb nj\u00eb pritje e turbullt. Nismat n\u00eb Ukrain\u00eb, pasi kan\u00eb kaluar dy vjet, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se nuk kan\u00eb sjell\u00eb rezultatin sh\u00ebrues t\u00eb d\u00ebshiruar. Nuk arrit\u00ebn t\u00eb sjellin as paqen dhe as unitetin p\u00ebr milionat e orthodhoks\u00ebve t\u00eb Ukrain\u00ebs. P\u00ebrkundrazi, dyshimi dhe ndasia u p\u00ebrhap edhe n\u00eb Kisha t\u00eb tjera Orthodhokse. Si\u00e7 jan\u00eb pun\u00ebt, \u00ebsht\u00eb urgjente t\u00eb b\u00ebhet di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb sjell\u00eb rezultat. Koha q\u00eb kalon e p\u00ebrkeq\u00ebson plag\u00ebn. Rreziku jasht\u00ebzakonisht i madh p\u00ebr Orthodhoksin\u00eb \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: nj\u00eb ndarje me baza etno-racore (n\u00eb grek\u00eb, sllav\u00eb dhe n\u00eb ata q\u00eb duan t\u00eb ken\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie harmonike me t\u00eb gjith\u00eb), gj\u00eb q\u00eb e zhvler\u00ebson karakterin multikulturor t\u00eb Orthodhoksis\u00eb dhe ekumenicitetin e saj. Ky \u00ebsht\u00eb rreziku m\u00eb i madh jo vet\u00ebm p\u00ebr Orthodhoksin\u00eb, por edhe p\u00ebr mbar\u00eb Krishterimin dhe t\u00eb gjith\u00eb ne duhet ta shmangim k\u00ebt\u00eb me \u00e7do kusht dhe sakrific\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrvoja nga p\u00ebrballimi i koronavirusit thekson se pavar\u00ebsisht nga shfaqja dhe p\u00ebrhapja e tij, \u00e7\u00ebshtja urgjente \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballimi n\u00eb koh\u00eb dhe sh\u00ebrimi p\u00ebrfundimtar i s\u00ebmundjes. Besoj se vaksina shpirt\u00ebrore n\u00eb rastin konkret \u00ebsht\u00eb \u201cpajtimi\u201d sipas kuptimit biblik. Pohoj se m\u00eb pushton dhimbja kur nuk mund t\u00eb bie n\u00eb nj\u00eb mendje me v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb dashur dhe t\u00eb respektuar, por e kam t\u00eb pamundur t\u00eb anashkaloj fakte tejet t\u00eb dukshme dhe parime orthodhokse bazike.<\/p>\n<p>Nisma p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrimit t\u00eb realitetit t\u00eb ri, padyshim q\u00eb i takon Patriarkan\u00ebs Ekumenike, por edhe t\u00eb gjitha Kishat Orthodhokse Autoqefale, sipas mas\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb q\u00eb na takon, duhet t\u00eb kontribuojm\u00eb n\u00eb pajtim, n\u00eb kap\u00ebrcimin e skizm\u00ebs. Kam bindjen e pal\u00ebkundur se me pajtimin do t\u00eb paqtohen edhe miliona besimtar\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, Orthodhoksia do t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb e saj shpirt\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb zbutur plag\u00ebt, me udh\u00ebrr\u00ebfyes Fjal\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb dhe veprimin e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, duke theksuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn se \u00ebsht\u00eb Nj\u00eb Kish\u00eb, e Shenjt\u00eb, Katholike dhe Apostolike, e cila ka Krye Krishtin, Birin e Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb u mish\u00ebrua, \u201cp\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb t\u00eb gjitha dhe me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit u b\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha\u201d (Hebr. 2:10), \u201c\u2026 q\u00eb na dha ne sh\u00ebrbes\u00ebn e pajtimit<em>\u201d<\/em> (2 Kor. 5:18).<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>Intervistoi gazetari Aleksis Papahelas<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 20 dhjetor 2020<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb e Kryepiskopit Anastas p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cKathimerini\u201d &nbsp; Kryepiskopi Anastas \u00ebsht\u00eb njeri i ve\u00e7ant\u00eb. Kisha shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u00eb fliste pas peripecis\u00eb s\u00eb tij me koronavirusin, sepse e dija q\u00eb mendimet dhe fjal\u00ebt e tij nuk do t\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe abstrakte. \u00c7do gj\u00eb tjet\u00ebr, por jo t\u00eb tilla. Ai p\u00ebrshkruan ato \u00e7ka p\u00ebrjetoi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":28059,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50748252863_a319840481_b.jpg","fifu_image_alt":"Excerpt from the interview of His Beatitude Archbishop Anastasios of Tirana, Durres, and All Albania by the journalist Alexis Papahelas of the newspaper \u201cI Kathimerini\u201d, Sunday December 20th, 2020.","footnotes":""},"categories":[108],"tags":[355,212,210],"class_list":["post-28179","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-355","tag-lajme-d27","tag-news"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Intervist\u00eb e Kryepiskopit Anastas p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cKathimerini\u201d - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/12\/23\/interviste-e-kryepiskopit-anastas-per-gazeten-kathimerini\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28179\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-12-22T23:23:42+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-05-21T20:20:43+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/12\/23\/interviste-e-kryepiskopit-anastas-per-gazeten-kathimerini\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/12\/23\/interviste-e-kryepiskopit-anastas-per-gazeten-kathimerini\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"Intervist\u00eb e Kryepiskopit Anastas p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cKathimerini\u201d\",\"datePublished\":\"2020-12-22T23:23:42+00:00\",\"dateModified\":\"2026-05-21T20:20:43+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/12\/23\/interviste-e-kryepiskopit-anastas-per-gazeten-kathimerini\/\"},\"wordCount\":2773,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/12\/23\/interviste-e-kryepiskopit-anastas-per-gazeten-kathimerini\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50748252863_a319840481_b.jpg\",\"keywords\":[\"2020\",\"lajme\",\"news,\"],\"articleSection\":[\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/12\/23\/interviste-e-kryepiskopit-anastas-per-gazeten-kathimerini\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/12\/23\/interviste-e-kryepiskopit-anastas-per-gazeten-kathimerini\/\",\"name\":\"Intervist\u00eb e Kryepiskopit Anastas p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cKathimerini\u201d - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/12\/23\/interviste-e-kryepiskopit-anastas-per-gazeten-kathimerini\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/12\/23\/interviste-e-kryepiskopit-anastas-per-gazeten-kathimerini\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50748252863_a319840481_b.jpg\",\"datePublished\":\"2020-12-22T23:23:42+00:00\",\"dateModified\":\"2026-05-21T20:20:43+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/12\/23\/interviste-e-kryepiskopit-anastas-per-gazeten-kathimerini\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/12\/23\/interviste-e-kryepiskopit-anastas-per-gazeten-kathimerini\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/12\/23\/interviste-e-kryepiskopit-anastas-per-gazeten-kathimerini\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50748252863_a319840481_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50748252863_a319840481_b.jpg\",\"width\":\"950\",\"height\":\"624\",\"caption\":\"Excerpt from the interview of His Beatitude Archbishop Anastasios of Tirana, Durres, and All Albania by the journalist Alexis Papahelas of the newspaper \u201cI Kathimerini\u201d, Sunday December 20th, 2020.\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/12\/23\/interviste-e-kryepiskopit-anastas-per-gazeten-kathimerini\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Intervist\u00eb e Kryepiskopit Anastas p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cKathimerini\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Intervist\u00eb e Kryepiskopit Anastas p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cKathimerini\u201d - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/12\/23\/interviste-e-kryepiskopit-anastas-per-gazeten-kathimerini\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28179","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2020-12-22T23:23:42+00:00","article_modified_time":"2026-05-21T20:20:43+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png","width":1200,"height":630}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/12\/23\/interviste-e-kryepiskopit-anastas-per-gazeten-kathimerini\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/12\/23\/interviste-e-kryepiskopit-anastas-per-gazeten-kathimerini\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"Intervist\u00eb e Kryepiskopit Anastas p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cKathimerini\u201d","datePublished":"2020-12-22T23:23:42+00:00","dateModified":"2026-05-21T20:20:43+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/12\/23\/interviste-e-kryepiskopit-anastas-per-gazeten-kathimerini\/"},"wordCount":2773,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/12\/23\/interviste-e-kryepiskopit-anastas-per-gazeten-kathimerini\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50748252863_a319840481_b.jpg","keywords":["2020","lajme","news,"],"articleSection":["Lajme"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/12\/23\/interviste-e-kryepiskopit-anastas-per-gazeten-kathimerini\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/12\/23\/interviste-e-kryepiskopit-anastas-per-gazeten-kathimerini\/","name":"Intervist\u00eb e Kryepiskopit Anastas p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cKathimerini\u201d - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/12\/23\/interviste-e-kryepiskopit-anastas-per-gazeten-kathimerini\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/12\/23\/interviste-e-kryepiskopit-anastas-per-gazeten-kathimerini\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50748252863_a319840481_b.jpg","datePublished":"2020-12-22T23:23:42+00:00","dateModified":"2026-05-21T20:20:43+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/12\/23\/interviste-e-kryepiskopit-anastas-per-gazeten-kathimerini\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/12\/23\/interviste-e-kryepiskopit-anastas-per-gazeten-kathimerini\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/12\/23\/interviste-e-kryepiskopit-anastas-per-gazeten-kathimerini\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50748252863_a319840481_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50748252863_a319840481_b.jpg","width":"950","height":"624","caption":"Excerpt from the interview of His Beatitude Archbishop Anastasios of Tirana, Durres, and All Albania by the journalist Alexis Papahelas of the newspaper \u201cI Kathimerini\u201d, Sunday December 20th, 2020."},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/12\/23\/interviste-e-kryepiskopit-anastas-per-gazeten-kathimerini\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Intervist\u00eb e Kryepiskopit Anastas p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cKathimerini\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28179","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28179"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28179\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28180,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28179\/revisions\/28180"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28059"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28179"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28179"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28179"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}