{"id":24550,"date":"2020-06-06T14:46:19","date_gmt":"2020-06-06T12:46:19","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=24550"},"modified":"2021-10-13T16:02:41","modified_gmt":"2021-10-13T14:02:41","slug":"e-kremtja-e-pendikostise-joanis-m-fountoulis","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/06\/06\/e-kremtja-e-pendikostise-joanis-m-fountoulis\/","title":{"rendered":"E Kremtja e Pendikostis\u00eb &#8211; Joanis M. Fountoulis"},"content":{"rendered":"<p style=\"padding-left: 40px; text-align: left;\">Kremtojm\u00eb Pendikostin\u00eb,<br \/>\nzbritjen e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb,<br \/>\nmbajtjen e premtimit<br \/>\ndhe p\u00ebrmbushjen e shpres\u00ebs.<br \/>\nOh, sa i madh ky mister!<br \/>\nSa i madh, aq edhe i nderuar!<br \/>\nPrandaj po t\u00eb th\u00ebrresim:<br \/>\nO Zot, Krijues i Gjith\u00ebsis\u00eb,<br \/>\nlavdi m\u00eb ty.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kisha jon\u00eb e vendos k\u00ebt\u00eb himn t\u00eb mrekulluesh\u00ebm si port\u00eb p\u00ebr t\u00eb kremten e Pendikostis\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb himn p\u00ebrmbledh misterin \u201ce madh dhe t\u00eb nderuar\u201d, p\u00ebr t\u00eb cilin kremton: p\u00ebrmbushjen e shpres\u00ebs, mbajtjen e premtimit, zbritjen e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, sepse, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ngjarja q\u00eb po kremtohet, zbritja e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb mbi apostujt e Krishtit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushja dhe kuror\u00ebzimi i t\u00eb gjith\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb shp\u00ebtimit. E t\u00ebr\u00eb vepra e Krishtit, dometh\u00ebn\u00eb ardhja, m\u00ebsimdh\u00ebnia, p\u00ebsimi, ngjallja, ngjitja n\u00eb qiej, synonin k\u00ebt\u00eb gj\u00eb: zbritjen e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb n\u00eb bot\u00eb, krijimin e ri. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, tropari i m\u00ebsip\u00ebrm dhe t\u00eb gjitha troparet e t\u00eb kremtes s\u00eb Pendikostis\u00eb i thurin himne Krijuesit t\u00eb Gjith\u00ebsis\u00eb, Atit, i cili, me an\u00eb t\u00eb Fjal\u00ebs, Birit t\u00eb tij t\u00eb dashur, dhe n\u00eb Shpirtin e Shenjt\u00eb, krijon bot\u00ebn, por krijon dhe trajt\u00ebson rishtazi edhe krijes\u00ebn duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb re, duke e rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">K\u00ebsisoj, kjo dit\u00eb b\u00ebn bashk\u00eb kujtimin e dit\u00eblindjes s\u00eb bot\u00ebs s\u00eb re dhe kujtimin e dit\u00eblindjes s\u00eb bot\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr, pra lindjen natyrore dhe lindjen mbinatyrore. P\u00ebr lindjen e bot\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr na flasin rreshtat e par\u00eb t\u00eb librit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Bibl\u00ebs: \u201cToka ishte e padukshme dhe pa trajt\u00eb. Err\u00ebsira mbulonte humner\u00ebn dhe fryma e Per\u00ebndis\u00eb endej mbi ujin. At\u00ebher\u00eb Per\u00ebndia tha: \u00abLe t\u00eb b\u00ebhet drita!\u00bb. Dhe drita u b\u00eb. Per\u00ebndia pa q\u00eb drita ishte e mir\u00eb\u201d (Zan. 1:2-4). Edhe n\u00eb lindjen e dyt\u00eb ndodh e nj\u00ebjta gj\u00eb. Mbi materien pa trajt\u00eb t\u00eb pagan\u00ebve dhe mbi err\u00ebsir\u00ebn e mashtrimit endej Fryma e Per\u00ebndis\u00eb \u201csi nj\u00eb er\u00eb e fort\u00eb\u201d (Vep. 2:2). Fjala e tij rip\u00ebrt\u00ebrin krijimin e vjetruar. \u201cPart\u00ebt, med\u00ebt, elamit\u00ebt, banor\u00ebt e Mesopotamis\u00eb, t\u00eb Judes\u00eb, t\u00eb Kapadokis\u00eb, t\u00eb Pontit, t\u00eb Azis\u00eb, t\u00eb Frigjis\u00eb, t\u00eb Pamfilis\u00eb, t\u00eb Egjiptit, t\u00eb krahinave t\u00eb Libis\u00eb, q\u00eb i p\u00ebrkasin Kiren\u00ebs, t\u00eb ardhurit nga Roma, judenjt\u00eb dhe t\u00eb kthyerit n\u00eb besimin e judenjve, kretasit dhe arab\u00ebt\u201d (Vep. 2:9-11) jan\u00eb \u201chumnera e re\u201d, lindja e diaspor\u00ebs, e rikrijimit dhe e ritrajt\u00ebsimit t\u00eb bot\u00ebs. Mbi ta tanim\u00eb endet Fryma e Per\u00ebndis\u00eb dhe Fjala e Per\u00ebndis\u00eb i fton t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb nj\u00eb mendje, t\u00eb jen\u00eb n\u00eb unitet me Shpirtin e Shenjt\u00eb, t\u00eb jen\u00eb n\u00eb drit\u00eb. \u201cAi q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb: Le t\u00eb ndri\u00e7oj\u00eb drita n\u00eb err\u00ebsir\u00eb\u201d (2 Kor. 4:6) i fton t\u00eb kthehen \u201cnga err\u00ebsira n\u00eb drit\u00eb\u201d (Vep. 26:18), t\u00eb b\u00ebhen \u201cdrit\u00eb n\u00eb Zotin\u201d (Efes. 5:8). Dhe ftesa u b\u00ebhet n\u00ebp\u00ebrmjet gjuh\u00ebve si prej zjarri t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, q\u00eb zbrit\u00ebn mbi apostujt: \u201cAta pan\u00eb disa gjuh\u00eb si prej zjarri, t\u00eb ndara nga nj\u00ebra-tjera, e mbi secilin prej tyre zbriste nga nj\u00eb gjuh\u00eb zjarri\u201d (Vep. 2:3). Gjuha, q\u00eb u b\u00eb simbol dhe shkak i ndarjes, tani b\u00ebhet simbol i bashkimit, i bashkimit t\u00eb popullit t\u00eb ri t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb Shpirtin e Shenjt\u00eb. P\u00ebrurimi n\u00eb Shpirtin e Shenjt\u00eb simbolizohet tashm\u00eb nga p\u00ebrt\u00ebritja e gjuh\u00ebve. Tanim\u00eb, misteri i shp\u00ebtimit t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm shpallet n\u00ebp\u00ebrmjet Krishtit n\u00eb Shpirtin e Shenjt\u00eb. K\u00ebt\u00eb thekson edhe varg\u00ebzimi i dyt\u00eb i thirrtoreve t\u00eb Mbr\u00ebm\u00ebsores s\u00eb Pendikostis\u00eb, i cili psalet n\u00eb tingullin e dyt\u00eb:<\/p>\n<p style=\"padding-left: 40px;\">Me gjuh\u00eb t\u00eb huaja<br \/>\ni p\u00ebrt\u00ebrite Dishepujt e tu, o Krisht,<br \/>\nq\u00eb p\u00ebrmes tyre t\u00eb t\u00eb predikonin ty,<br \/>\nFjal\u00ebn dhe Per\u00ebndin\u00eb e pavdeksh\u00ebm,<br \/>\nq\u00eb u fal shpirtrave tan\u00eb p\u00ebrd\u00ebllimin e madh.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pra, n\u00eb t\u00eb kremten e Pendikostis\u00eb, populli i Per\u00ebndis\u00eb, Kisha, kremton lindjen e saj. Kremton dit\u00eblindjen e saj dhe misterin e vet\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj, sepse Kisha e Krishtit nuk e jetoi misterin e Pendikostis\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr pak \u00e7aste n\u00eb at\u00eb vit t\u00eb bekuar dhe n\u00eb at\u00eb dit\u00eb historike ku nx\u00ebn\u00ebsit e tij \u201cu mbush\u00ebn me Shpirtin e Shenjt\u00eb\u201d, por Kisha e jeton Pendikostin\u00eb vazhdimisht, \u00e7do dit\u00eb, n\u00eb \u00e7do \u00e7ast, q\u00eb nga ajo koh\u00eb e deri n\u00eb fund t\u00eb bot\u00ebs, sepse Shpirti i Shenjt\u00eb v\u00ebrtet erdhi at\u00eb dit\u00eb, por q\u00eb nga ajo dit\u00eb ai q\u00ebndron dhe do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb t\u2019i jap\u00eb trajt\u00eb Kish\u00ebs. Shpirti i Shenjt\u00eb dhe Kisha jan\u00eb pandashm\u00ebrisht t\u00eb bashkuar. Shpirti i Shenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb shpirti, jeta, qenia e Kish\u00ebs, e jet\u00ebs s\u00eb re n\u00eb Shpirtin e Shenjt\u00eb. Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb i atribuohet uniteti, shenjt\u00ebria dhe katholiciteti i Kish\u00ebs. Nga Shpirti i Shenjt\u00eb burojn\u00eb dhuntit\u00eb, besimi dhe teologjia e Kish\u00ebs. Kisha e ndien \u201cer\u00ebn e fort\u00eb\u201d dhe freskin\u00eb \u201csi gjuh\u00eb prej zjarri\u201d t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb n\u00eb \u00e7do hap, n\u00eb \u00e7do shfaqje, n\u00eb \u00e7do l\u00ebvizje t\u00eb saj. Nga Shpirti i Shenjt\u00eb burojn\u00eb energjit\u00eb mbinatyrore t\u00eb mistereve, t\u00eb cilat japin jet\u00eb, ushqejn\u00eb dhe shenjt\u00ebrojn\u00eb trupin e Kish\u00ebs. K\u00ebshtu teologon edhe himnografi i varg\u00ebzimit t\u00eb tret\u00eb t\u00eb thirrtoreve t\u00eb Mbr\u00ebm\u00ebsores:<\/p>\n<p style=\"padding-left: 40px;\">T\u00eb gjitha i jep Shpirti i Shenjt\u00eb:<br \/>\nburon profeci,<br \/>\np\u00ebrsos prift\u00ebrinj,<br \/>\nt\u00eb paditurve u jep dituri,<br \/>\npeshkatar\u00ebt i d\u00ebften teolog\u00eb,<br \/>\ndhe i jep trajt\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs.<br \/>\nO Ngush\u00ebllimtar<br \/>\ni bashk\u00ebqen\u00ebsh\u00ebm dhe i bashk\u00ebfronsh\u00ebm<br \/>\nme Atin dhe me Birin,<br \/>\nlavdi m\u00eb Ty.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">E kremtja e p\u00ebrvitshme e Pendikostis\u00eb na shpie si n\u00eb Pendikostin\u00eb historike, ashtu edhe n\u00eb Pendikostin\u00eb e vazhdueshme, t\u00eb cil\u00ebn Kisha e jeton \u00e7do dit\u00eb. Ne do t\u00eb ftohemi t\u00eb gjunj\u00ebzohemi n\u00eb oborret e Zotit, t\u2019i p\u00ebrulemi fuqis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb pamposhtur, t\u00eb lavd\u00ebrojm\u00eb Trinin\u00eb e shenjt\u00eb, q\u00eb ndri\u00e7on dhe shenjt\u00ebron shpirtrat tan\u00eb. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrulur, t\u00eb gjunj\u00ebzuar e me krye p\u00ebrkulur, t\u00eb pranojm\u00eb hirin e Ngush\u00ebllimtarit, t\u00eb p\u00ebrt\u00ebrijm\u00eb dhe t\u00eb mbajm\u00eb ndezur flak\u00ebn e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, t\u00eb b\u00ebhemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr vendin q\u00eb z\u00ebm\u00eb n\u00eb Kish\u00eb, si gjymtyr\u00eb t\u00eb saj dhe si tempuj t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, si tempuj dhe en\u00eb t\u00eb pastra t\u00eb Ngush\u00ebllimtarit, ku \u00e7do mendim t\u00eb na diktohet nga Shpirti i urt\u00ebsis\u00eb, \u00e7do veprim nga Shpirti i men\u00e7uris\u00eb, nga Shpirti i mir\u00eb, i drejt\u00eb, jol\u00ebndor, udh\u00ebheq\u00ebs, nga Shpirti q\u00eb na pastron nga paudh\u00ebsit\u00eb, nga Shpirti i Shenjt\u00eb, Zot, jet\u00ebb\u00ebr\u00ebs dhe hyjnor, q\u00eb hyjnizon njer\u00ebzit, q\u00eb p\u00ebrmes hirit t\u00eb tij na shnd\u00ebrron n\u00eb \u201cper\u00ebndi sipas hirit\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb ngjarje mbinatyrore t\u00eb zbritjes s\u00eb Ngush\u00ebllimtarit e p\u00ebrshkruajn\u00eb edhe tri troparet e mrekullueshme t\u00eb lavd\u00ebrimeve t\u00eb s\u00eb kremtes dhe t\u00eb Mbr\u00ebm\u00ebsores s\u00eb tingullit t\u00eb kat\u00ebrt, t\u00eb cilat do t\u2019i d\u00ebgjojm\u00eb. Ato i thurin lavde Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe p\u00ebrmes tyre, si edhe n\u00ebp\u00ebrmjet lavdis\u00eb s\u00eb lavd\u00ebrimeve, q\u00eb psalet n\u00eb tingullin e dyt\u00eb, k\u00ebrkojm\u00eb hirin e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb:<\/p>\n<p style=\"text-align: left; padding-left: 40px;\">Gj\u00ebra t\u00eb \u00e7uditshme<br \/>\npan\u00eb sot t\u00ebr\u00eb kombet n\u00eb qytetin e Davidit,<br \/>\nkur zbriti Shpirti i Shenjt\u00eb<br \/>\nn\u00eb trajt\u00eb gjuh\u00ebsh prej zjarri,<br \/>\nsi\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb hyjfol\u00ebsi Luka.<br \/>\nSe thot\u00eb: Nd\u00ebrsa dishepujt e Krishtit<br \/>\nishin mbledhur bashk\u00eb,<br \/>\nu d\u00ebgjua nj\u00eb oshtim\u00eb, si t\u00eb frynte er\u00eb e fort\u00eb,<br \/>\ndhe mbushi sht\u00ebpin\u00eb ku po q\u00ebndronin;<br \/>\nDhe t\u00eb gjith\u00eb nis\u00ebn t\u00eb flisnin<br \/>\ngjuh\u00eb t\u00eb pad\u00ebgjuara, doktrina t\u00eb pad\u00ebgjuara,<br \/>\nm\u00ebsime t\u00eb pad\u00ebgjuara, rreth Trinis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: left; padding-left: 40px;\">Shpirti i Shenjt\u00eb<br \/>\nka qen\u00eb p\u00ebrher\u00eb, \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb.<br \/>\nNuk ka as fillim, as fund,<br \/>\npor gjithmon\u00eb rreshtohet dhe gjendet<br \/>\np\u00ebrkrah Atit dhe Birit.<br \/>\nAi \u00ebsht\u00eb jet\u00eb dhe jet\u00ebdh\u00ebn\u00ebs,<br \/>\ndrit\u00eb dhe drit\u00ebdh\u00ebn\u00ebs,<br \/>\ni mir\u00eb nga vetja dhe burim mir\u00ebsie,<br \/>\np\u00ebrmes tij njihet Ati<br \/>\ndhe lavd\u00ebrohet Biri.<br \/>\nMe an\u00eb t\u00eb tij njihet prej t\u00eb gjith\u00ebve<br \/>\ne vetmja fuqi, i vetmi uniteti,<br \/>\ndhe i vetmi adhurim i Trinis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: left; padding-left: 40px;\">Shpirti i Shenjt\u00eb<br \/>\n\u00ebsht\u00eb drit\u00eb dhe jet\u00eb, dhe burim i gjall\u00eb jol\u00ebndor.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb Shpirt urt\u00ebsie, Shpirt men\u00e7urie,<br \/>\ni mir\u00eb, i drejt\u00eb, jol\u00ebndor,<br \/>\nzot\u00ebrues, spastrues i m\u00ebkateve,<br \/>\nPer\u00ebndi dhe hyjnizues,<br \/>\nzjarr q\u00eb buron prej zjarrit,<br \/>\nq\u00eb flet, q\u00eb vepron<br \/>\ndhe q\u00eb ndan dhuratat.<br \/>\nMe an\u00eb t\u00eb tij u kuror\u00ebzuan<br \/>\nt\u00eb gjith\u00eb profet\u00ebt, apostujt<br \/>\ndhe d\u00ebshmor\u00ebt e Per\u00ebndis\u00eb.<br \/>\nOh, \u00e7\u2019lajm i \u00e7uditsh\u00ebm, \u00e7\u2019pamje e \u00e7uditshme,<br \/>\nzjarr q\u00eb p\u00ebrhapet p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb dhurata.<\/p>\n<p style=\"text-align: left; padding-left: 40px;\">O Mbret qiellor,<br \/>\nNgush\u00ebllimtar, Shpirt i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs,<br \/>\nq\u00eb ndodhesh kudo dhe i mbush t\u00eb gjitha,<br \/>\nthesar i t\u00eb mirave dhe dhurues jete,<br \/>\neja dhe q\u00ebndro n\u00eb ne<br \/>\ndhe pastrona nga \u00e7do njoll\u00eb<br \/>\ndhe shp\u00ebtoi, o i Mir\u00eb, shpirtrat tan\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: right;\">\u0399\u03c9\u03ac\u03bd\u03bd\u03bf\u03c5 \u039c. \u03a6\u03bf\u03c5\u03bd\u03c4\u03bf\u03cd\u03bb\u03b7, <em>\u039b\u03bf\u03b3\u03b9\u03ba\u03ae \u039b\u03b1\u03c4\u03c1\u03b5\u03af\u03b1<\/em>,<br \/>\n\u0395\u03ba\u03b4\u03cc\u03c3\u03b5\u03b9\u03c2 <em>\u0391\u03c0\u03bf\u03c3\u03c4\u03bf\u03bb\u03b9\u03ba\u03ae\u03c2 \u0394\u03b9\u03b1\u03ba\u03bf\u03bd\u03af\u03b1\u03c2<\/em><br \/>\nShqip: Stefan Zhupa<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kremtojm\u00eb Pendikostin\u00eb, zbritjen e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, mbajtjen e premtimit dhe p\u00ebrmbushjen e shpres\u00ebs. Oh, sa i madh ky mister! Sa i madh, aq edhe i nderuar! Prandaj po t\u00eb th\u00ebrresim: O Zot, Krijues i Gjith\u00ebsis\u00eb, lavdi m\u00eb ty. Kisha jon\u00eb e vendos k\u00ebt\u00eb himn t\u00eb mrekulluesh\u00ebm si port\u00eb p\u00ebr t\u00eb kremten e Pendikostis\u00eb. Me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":24563,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/20200606_090754.jpg","fifu_image_alt":"E Kremtja e Pendikostis\u00eb \u2013 Joanis M. Fountoulis","footnotes":""},"categories":[2028],"tags":[2262,2264,2250,2266,2085],"class_list":["post-24550","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-tekste-shpirterore","tag-e-kremtja-e-pendikostise","tag-gjuhe-si-prej-zjarri","tag-joanis-m-fountoulis","tag-kremtojme-pendikostine","tag-shpirti-i-shenjte"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>E Kremtja e Pendikostis\u00eb - Joanis M. Fountoulis - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/06\/06\/e-kremtja-e-pendikostise-joanis-m-fountoulis\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24550\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-06-06T12:46:19+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-10-13T14:02:41+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/06\/06\/e-kremtja-e-pendikostise-joanis-m-fountoulis\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/06\/06\/e-kremtja-e-pendikostise-joanis-m-fountoulis\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86\"},\"headline\":\"E Kremtja e Pendikostis\u00eb &#8211; Joanis M. Fountoulis\",\"datePublished\":\"2020-06-06T12:46:19+00:00\",\"dateModified\":\"2021-10-13T14:02:41+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/06\/06\/e-kremtja-e-pendikostise-joanis-m-fountoulis\/\"},\"wordCount\":1542,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/06\/06\/e-kremtja-e-pendikostise-joanis-m-fountoulis\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/20200606_090754.jpg\",\"keywords\":[\"E Kremtja e Pendikostis\u00eb\",\"Gjuh\u00eb si prej zjarri\",\"Joanis M. Fountoulis\",\"Kremtojm\u00eb Pendikostin\u00eb\",\"Shpirti i Shenjt\u00eb\"],\"articleSection\":[\"Shkrime Teologjike-Liturgjike\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/06\/06\/e-kremtja-e-pendikostise-joanis-m-fountoulis\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/06\/06\/e-kremtja-e-pendikostise-joanis-m-fountoulis\/\",\"name\":\"E Kremtja e Pendikostis\u00eb - Joanis M. Fountoulis - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/06\/06\/e-kremtja-e-pendikostise-joanis-m-fountoulis\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/06\/06\/e-kremtja-e-pendikostise-joanis-m-fountoulis\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/20200606_090754.jpg\",\"datePublished\":\"2020-06-06T12:46:19+00:00\",\"dateModified\":\"2021-10-13T14:02:41+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/06\/06\/e-kremtja-e-pendikostise-joanis-m-fountoulis\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/06\/06\/e-kremtja-e-pendikostise-joanis-m-fountoulis\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/06\/06\/e-kremtja-e-pendikostise-joanis-m-fountoulis\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/20200606_090754.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/20200606_090754.jpg\",\"width\":\"1080\",\"height\":\"1023\",\"caption\":\"E Kremtja e Pendikostis\u00eb \u2013 Joanis M. Fountoulis\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/06\/06\/e-kremtja-e-pendikostise-joanis-m-fountoulis\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"E Kremtja e Pendikostis\u00eb &#8211; Joanis M. Fountoulis\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"E Kremtja e Pendikostis\u00eb - Joanis M. Fountoulis - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/06\/06\/e-kremtja-e-pendikostise-joanis-m-fountoulis\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24550","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2020-06-06T12:46:19+00:00","article_modified_time":"2021-10-13T14:02:41+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png","width":1200,"height":630}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/06\/06\/e-kremtja-e-pendikostise-joanis-m-fountoulis\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/06\/06\/e-kremtja-e-pendikostise-joanis-m-fountoulis\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86"},"headline":"E Kremtja e Pendikostis\u00eb &#8211; Joanis M. Fountoulis","datePublished":"2020-06-06T12:46:19+00:00","dateModified":"2021-10-13T14:02:41+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/06\/06\/e-kremtja-e-pendikostise-joanis-m-fountoulis\/"},"wordCount":1542,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/06\/06\/e-kremtja-e-pendikostise-joanis-m-fountoulis\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/20200606_090754.jpg","keywords":["E Kremtja e Pendikostis\u00eb","Gjuh\u00eb si prej zjarri","Joanis M. Fountoulis","Kremtojm\u00eb Pendikostin\u00eb","Shpirti i Shenjt\u00eb"],"articleSection":["Shkrime Teologjike-Liturgjike"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/06\/06\/e-kremtja-e-pendikostise-joanis-m-fountoulis\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/06\/06\/e-kremtja-e-pendikostise-joanis-m-fountoulis\/","name":"E Kremtja e Pendikostis\u00eb - Joanis M. Fountoulis - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/06\/06\/e-kremtja-e-pendikostise-joanis-m-fountoulis\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/06\/06\/e-kremtja-e-pendikostise-joanis-m-fountoulis\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/20200606_090754.jpg","datePublished":"2020-06-06T12:46:19+00:00","dateModified":"2021-10-13T14:02:41+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/06\/06\/e-kremtja-e-pendikostise-joanis-m-fountoulis\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/06\/06\/e-kremtja-e-pendikostise-joanis-m-fountoulis\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/06\/06\/e-kremtja-e-pendikostise-joanis-m-fountoulis\/#primaryimage","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/20200606_090754.jpg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/20200606_090754.jpg","width":"1080","height":"1023","caption":"E Kremtja e Pendikostis\u00eb \u2013 Joanis M. Fountoulis"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/06\/06\/e-kremtja-e-pendikostise-joanis-m-fountoulis\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"E Kremtja e Pendikostis\u00eb &#8211; Joanis M. Fountoulis"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24550","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24550"}],"version-history":[{"count":8,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24550\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":55658,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24550\/revisions\/55658"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media\/24563"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24550"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24550"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24550"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}