{"id":14026,"date":"2020-04-04T14:59:20","date_gmt":"2020-04-04T14:59:20","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=14026"},"modified":"2020-05-11T23:51:29","modified_gmt":"2020-05-11T21:51:29","slug":"muzika-kishtare-bizantine-ne-shqiperi-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/muzika-kishtare-bizantine-ne-shqiperi-2\/","title":{"rendered":"Muzika kishtare bizantine n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<h3><\/h3>\n<h3 style=\"text-align: center;\"><strong>Muzika kishtare bizantine n\u00eb Shqip\u00ebri<\/strong><\/h3>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong><br \/>\n<\/strong><em>shkruar nga At\u00eb Spiro Kostoli,<br \/>\nPedagog i Muzik\u00ebs Kishtare Bizantine dhe i Historis\u00eb s\u00eb saj<br \/>\nn\u00eb Akademin\u00eb Teologjike \u201cNgjallja e Krishtit\u201d Sh\u00ebn Vlash, Durr\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt, gjat\u00eb rrjedh\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb t\u00eb shekujve kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb zhvillimin e kultur\u00ebs jo vet\u00ebm t\u00eb vendit ton\u00eb, por edhe t\u00eb rajonit e m\u00eb gjer\u00eb. Ky kontribut ka qen\u00eb n\u00eb shum\u00eb fusha nj\u00eb prej t\u00eb cilave edhe muzika kishtare bizantine. Historia e saj n\u00eb vendin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb e lidhur ngusht\u00eb me t\u00eb qenurit e Shqip\u00ebris\u00eb pjes\u00eb e perandoris\u00eb bizantine p\u00ebr afro 1000 vjet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, kjo perandori ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb thella n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend sidomos n\u00eb art, si: n\u00eb arkitektur\u00eb, me nd\u00ebrtesat madh\u00ebshtore t\u00eb kultit; n\u00eb piktur\u00eb, me piktur\u00ebn murale dhe ikonografike; n\u00eb gdhendjen e drurit, me ikonostaset, fronet e amvonet; n\u00eb muzik\u00ebn kishtare etj. Vendi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb plot me monumente e vepra t\u00eb tilla arti, n\u00eb t\u00eb cilat spikat dora dhe mendja e mjesht\u00ebrve dhe e artist\u00ebve vendas.<u>[1]<\/u><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Gjithashtu hap\u00ebsira shqiptare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vat\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ka trash\u00ebguar dor\u00ebshkrime t\u00eb pasura kishtare, ku disa prej tyre p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb edhe monumente t\u00eb vyera n\u00eb shkall\u00eb bot\u00ebrore.<u>[2]<\/u> K\u00ebta kodik\u00eb t\u00eb dor\u00ebshkruar, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pasuri t\u00eb \u00e7muar t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb vendit ton\u00eb, ku mes tyre nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb z\u00ebn\u00eb edhe dor\u00ebshkrimet e muzik\u00ebs kishtare bizantine, t\u00eb cilat i p\u00ebrkasin periudhave t\u00eb ndryshme t\u00eb zhvillimit t\u00eb saj dhe d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebrdorimin dhe kultivimin e muzik\u00ebs bizantine n\u00eb viset e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb sotme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Sot n\u00eb Arkivin Qendror Shtet\u00ebror, p\u00ebrve\u00e7 kodik\u00ebve me shenja ekfonike ruhen edhe 5 kodik\u00eb me muzik\u00eb bizantine, t\u00eb cil\u00ebt edhe pse t\u00eb pak\u00ebt n\u00eb num\u00ebr kan\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr muzikolog\u00ebt, sepse jan\u00eb burimet e para t\u00eb shkruara muzikore n\u00eb vendin ton\u00eb t\u00eb njohura deri m\u00eb sot. M\u00eb i hershmi mes tyre \u00ebsht\u00eb Kodiku i P\u00ebrmetit nr. 81, i cili \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb pergamen dhe i takon shek. XII. Pas tij n\u00eb radh\u00eb kronologjike vjen Kodiku i Beratit nr. 23, i cili \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb let\u00ebr n\u00eb vitin 1292 nga Mihal Slavopuli dhe i p\u00ebrket periudh\u00ebs kukuzeliane, d.m.th. periudh\u00ebs gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs jetoi dhe veproi nj\u00eb prej personaliteteve m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb muzik\u00ebs bizantine, Joan Kukuzeli nga Durr\u00ebsi. Tre kodik\u00ebt e tjer\u00eb muzikor\u00eb i p\u00ebrkasin periudhave m\u00eb t\u00eb vonshme dhe p\u00ebrfshijn\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb kohore dyshekullore. Konkretisht, ata jan\u00eb Kodiku i Kor\u00e7\u00ebs nr. 72 q\u00eb i takon vitit 1736, Kodiku i Elbasanit nr. 87 q\u00eb daton m\u00eb 1806 dhe Kodiku i Tiran\u00ebs nr. 95 q\u00eb i p\u00ebrket vitit 1895<a href=\"https:\/\/www.blogger.com\/null\" name=\"_ftnref3\"><\/a>.<u>[3]<\/u><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Jo vet\u00ebm historia e muzik\u00ebs bizantine n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe ajo mbar\u00ebbot\u00ebrore lidhet ngusht\u00eb me personin e Sh\u00ebn Joan Kukuzelit nga Durr\u00ebsi, i cili pas Sh\u00ebn Joan Damaskinit konsiderohet si burimi i dyt\u00eb i muzik\u00ebs kishtare bizantine. Me veprat e tij \u201cTeoria rreth artit muzikor\u201d, \u201cIso e madhe e papadik\u00ebs\u201d dhe \u201cTroho e madhe e muzik\u00ebs\u201d si edhe krijime me k\u00ebng\u00eb kishtare, ai krijoi nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb re, e cila quhet periudha kukuzeliane.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 Si d\u00ebshmi e ruajtjes dhe kultivimit t\u00eb muzik\u00ebs kishtare bizantine n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb edhe shum\u00eb emra k\u00ebng\u00ebtar\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb gjuh\u00ebn e Kish\u00ebs quhen \u201cpsalt\u00eb\u201d. N\u00eb vendin ton\u00eb vazhdim\u00ebsia e m\u00ebsimit dhe e praktikimit t\u00eb k\u00ebsaj muzike \u00ebsht\u00eb arritur n\u00ebp\u00ebrmjet dy m\u00ebnyrave.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Forma e par\u00eb \u0451sht\u0451 praktika me an\u00eb t\u00eb veshit, q\u00eb organizohej prej protopsaltit ose ndryshe psaltit t\u00eb par\u00eb t\u00eb kish\u00ebs, n\u0451 form\u00eb kursi p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e psalt\u00ebve t\u00eb ardhsh\u00ebm si me an\u00eb t\u00eb praktik\u00ebs, ashtu edhe nga ana teorike me njohurit\u00eb m\u00eb elementare t\u00eb muzik\u00ebs bizantine. K\u00ebto lloj kursesh u b\u0451n\u0451 tradicionale p\u00ebr transmetimin e t\u00eb psalurit nga nj\u00eb brez n\u0451 tjetrin me nuancat e karakterin e vendit ku vepronin. Shkolla t\u00eb tilla kan\u00eb ekzistuar n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Elbasan, Durr\u00ebs, Kavaj\u00eb, Berat e gjetiu. N\u00eb fillim t\u00eb shek. XIX \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur dhe reforma e re e thjeshtimit t\u00eb sistemit grafik t\u00eb muzik\u00ebs bizantine nga Arkimandrit Krisanthi, mitropolit i m\u00ebvonsh\u00ebm i Durr\u00ebsit, i cili bashk\u00eb me dy studiues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj muzike Hurmuz hartofilaksin dhe Grigor protopsaltin quhen m\u00ebsuesit e m\u00ebdhenj t\u00eb metod\u00ebs s\u00eb re t\u00eb muzik\u00ebs kishtare bizantine.<u>[4]<\/u><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Forma e dyt\u00eb e m\u00ebsimit ka qen\u00eb ajo e m\u00ebsimit t\u00eb detyruar t\u00eb teoris\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj muzike n\u00ebp\u00ebr shkollat e koh\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht nga ata q\u00eb p\u00ebrgatiteshin p\u00ebr m\u00ebsues. Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb sundimit otoman, m\u00ebsuesit meq\u00eb dinin shkrim e k\u00ebndim kryenin edhe detyr\u00ebn e psaltit, prandaj shpesh her\u00eb psalt\u00ebt i th\u00ebrrisnin edhe \u201cdhaskal\u201d. N\u00eb manastire kopjoheshin tekstet muzikore, t\u00eb cilat m\u00eb pas shp\u00ebrndaheshin n\u00ebp\u00ebr kishat e fshatrave dhe p\u00ebrdoreshin nga psalt\u00ebr-m\u00ebsuesit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Pra, n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre formave dhe sidomos t\u00eb form\u00ebs s\u00eb par\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e vjetra n\u00eb vendin ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb siguruar nj\u00eb vazhdim\u00ebsi e njohjes s\u00eb muzik\u00ebs bizantine dhe e t\u00eb psalurit n\u00ebp\u00ebr kisha. \u00cbsht\u00eb siguruar kuadri p\u00ebrkat\u00ebs i protopsalt\u00ebve q\u00eb e praktikonin k\u00ebt\u00eb muzik\u00eb, si edhe nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e teksteve muzikore n\u00eb dor\u00ebshkrim, q\u00eb si\u00e7 u tha gjenden n\u00ebp\u00ebr kisha e manastire. N\u00eb k\u00ebto dor\u00ebshkrime ka edhe pjes\u00eb himnesh t\u00eb kompozuara nga vet\u00eb protopsalt\u00ebt me nuanca t\u00eb karakterit vendas, duke u dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb bukuri dhe hijeshi melodis\u00eb tradicionale bizantine. P\u00ebr t\u00eb ilustruar \u00e7\u2019ka thash\u00eb m\u00eb sip\u00ebr dua t\u00eb p\u00ebrmend disa nga k\u00ebto personalitete q\u00eb e ruajt\u00ebn dhe e zhvilluan k\u00ebt\u00eb muzik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Q\u00eb nga gjysma e par\u00eb e shek. XIX n\u00eb Elbasan ishte nj\u00eb protopsalt shum\u00eb i d\u00ebgjuar, Vladimir Gjini, njoh\u00ebs shum\u00eb i mir\u00eb dhe ekzekutues i saj me nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb lir\u00eb. Fama e tij kishte mb\u00ebrritur deri n\u00eb Konstandinopoj\u00eb. Ai kishte korrespondenc\u00eb t\u00eb rregullt me protopsaltin e Kish\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb Patriarkan\u00ebs dhe her\u00eb pas here i d\u00ebrgonte p\u00ebr vler\u00ebsim pjes\u00eb origjinale t\u00eb kompozuara prej tij. Melizmat (pjes\u00ebt muzikore) e tij ishin p\u00eblqyer dhe vler\u00ebsuar kaq shum\u00eb saq\u00eb e ftuan t\u00eb b\u00ebhej an\u00ebtar i korit t\u00eb Patriarkan\u00ebs, madje dhe protopsalt i saj, por Vladimir Gjini nuk pranoi, duke q\u00ebndruar n\u00eb Elbasan deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, ku la shum\u00eb nx\u00ebn\u00ebs q\u00eb vazhduan tradit\u00ebn e tij.<u>[5]<\/u><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Udh\u00ebtimit p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb s\u00eb pasur t\u00eb muzik\u00ebs bizantine n\u0451 Shqip\u00ebri i erdhi radha t\u0451 ndaloj\u00eb tek nj\u00eb personalitet i madh, i cili p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb stacion shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr l\u00ebvrimin dhe zhvillimin e k\u00ebsaj muzike n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<u>[6]<\/u> Ky \u00ebsht\u00eb Imzot Theofan S. Noli. Duke p\u00ebrkthyer e botuar tekstet liturgjike m\u00eb t\u00eb domosdoshme q\u00eb p\u00ebrdoreshin n\u0451 Kish\u00eb, ai nj\u00ebkoh\u00ebsisht kontribuoi n\u0451 vendosjen nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe n\u0451 adhurimin e Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00ebshtu n\u00eb koh\u00eb rekord ai p\u00ebrkthen e boton: m\u00eb 1908 \u201cSh\u0451rbes\u0451n e Jav\u0451s s\u0451 Madhe\u201d, m\u00eb 1909 \u201cLibrin e Sh\u0451rbesave t\u0451 shenjta t\u0451 Kish\u00ebs Orthodhokse\u201d, q\u0451 p\u0451rmban sh\u0451rbesat e Mbr\u0451m\u00ebsores, t\u0451 M\u0451ngjesores, Liturgjin\u0451 e Sh\u0451n Joan Gojartit me p\u00ebrgatitjet p\u00ebr t\u00eb, sh\u0451rbesat e Pag\u0451zimit, t\u0451 Martes\u0451s, t\u0451 Prehjes p\u0451r t\u0451 vdekurit, Bekimin e ujit, disa himne nga Oktoihu (Tet\u00ebtingulli) dhe Zbrit\u0451soret e vitit, m\u0451 1911 \u201cLibrin e t\u0451 Kremteve t\u0451 m\u0451dha t\u0451 Kish\u0451s Orthodhokse\u201d, m\u0451 1913 \u201cTriodin e vog\u0451l\u201d, m\u0451 1914 \u201cLutjesoren\u201d dhe \u201cPes\u0451dhjetoren e vog\u0451l\u201d. Si\u00e7 del nga vet\u0451 p\u0451rmbajtja e librave liturgjik\u00eb t\u0451 p\u00ebrkthyer, Noli ishte jo vet\u00ebm nj\u00eb njoh\u00ebs i p\u00ebrkryer i greqishtes s\u00eb vjet\u00ebr, por edhe i teoris\u00eb dhe i praktik\u00ebs s\u00eb muzik\u00ebs bizantine, pasi n\u00eb p\u00ebrkthimin e t\u00eb ashtuquajturave <em>prosomia<\/em>&#8211;<em>p\u00ebrshemb\u00ebllta<\/em>, ai n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mahnitshme ruan ritmin, metrin dhe muzikalitetin e vargjeve poetike kishtare.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 N\u00eb kultivimin dhe zhvillimin e k\u00ebsaj muzike nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm luajti dhe Seminari Komb\u0451tar Orthodhoks \u201cApostull Pavli\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, i cili kishte si l\u0451nd\u0451 t\u00eb detyrueshme m\u00ebsimin e k\u0451ng\u0451s kishtare. K\u00ebtu nj\u00eb kontribut shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb teologu, shkrimtari, muzikanti, p\u0451rshtat\u0451si n\u0451 shqip n\u0451 nota bizantine i disa tropareve dhe psalti i njohur, Dhimit\u00ebr Beduli, i cili midis t\u0451 tjerave ka qen\u00eb dhe pedagog i Muzik\u0451s Bizantine n\u0451 k\u00ebt\u00eb Seminar. Ai, m\u0451 1934 ngriti zyrtarisht korin e Seminarit. Ve\u00e7 k\u00ebtij kori ai ngriti kore t\u0451 ngjashme dhe n\u0451 qytete t\u0451 tjera si n\u0451 Pogradec (1936), Durr\u0451s (1938) etj.<u>[7]<\/u> Vlen p\u00ebr t\u0451 theksuar se pjes\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtyre koreve u b\u0451n\u0451 ura e vazhdimit t\u00eb t\u0451 k\u00ebnduarit t\u00eb muzik\u00ebs bizantine n\u0451 Shqip\u0451ri.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Viti 1967 p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb moment tragjik jo vet\u00ebm p\u00ebr Kish\u00ebn Orthodhokse, por p\u00ebr t\u00eb gjitha komunitetet fetare n\u00eb Shqip\u00ebri. Me mbylljen e kishave pati nj\u00eb nd\u00ebrprerje edhe t\u00eb praktikimit t\u00eb k\u00ebsaj muzike. N\u0451 k\u0451t\u0451 periudh\u00eb bashk\u00eb me shkat\u00ebrrimin e kishave, u dogj\u00ebn edhe shum\u00eb libra, midis t\u0451 cil\u00ebve dhe libra t\u0451 muzik\u0451s kishtare bizantine t\u00eb shkruar n\u0451 shqip.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Me rihapjen e kishave dhe riorganizimit t\u0451 saj pas viteve 1990, si gjith\u00e7ka tjet\u00ebr, librat liturgjik\u00eb e muzikor\u00eb pothuajse ishin zhdukur krejt\u00ebsisht. Ata q\u00eb p\u00ebrpiqeshin t\u00eb ndihmonin n\u00eb t\u00eb psalur gjat\u00eb sh\u00ebrbesave t\u00eb shenjta, duke qen\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb madhe u kishte mbetur vet\u00ebm jehona e t\u00eb psalur\u00ebs tradicionale dhe e k\u00ebnduara e tyre ngjasonte m\u00eb tep\u00ebr me k\u00ebng\u00ebt popullore sesa me tingullin e past\u00ebr t\u00eb muzik\u00ebs bizantine. K\u00ebtu, duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje e vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb theksuar se k\u0451ng\u0451t tona popullore, sidomos ato t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme dhe asaj t\u00eb Jugut, p\u00ebr dik\u00eb q\u00eb njeh muzik\u0451n bizantine, \u0451sht\u0451 e leht\u0451 t\u2019i klasifikoj\u0451 n\u0451 grupin e tet\u0451tingullshit bizantin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Me fron\u00ebzimin, si Kryepiskop i Tiran\u0451s, Durr\u00ebsit dhe gjith\u0451 Shqip\u0451ris\u0451, t\u00eb Fortlumturis\u00eb s\u0451 tij, Prof. Dr. Anastasit, n\u00eb vendin ton\u00eb filloi nj\u00eb epok\u00eb e re ku iu dha nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi shum\u00eb e madhe edhe rizgjimit e kultivimit t\u00eb tradit\u00ebs s\u00eb bukur t\u00eb muzik\u00ebs bizantine.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Me hapjen e Akademis\u00eb Teologjike, n\u00eb vitin 1992, bashk\u00eb me pedagog\u00ebt e teologjis\u00eb erdh\u00ebn nga Mali i Shenjt\u0451 At\u00eb Parashqevai, At\u00eb Damaskini dhe At\u00eb Tihoni. K\u00ebta praktikues t\u0451 shk\u0451lqyer t\u0451 muzik\u0451s, p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb q\u00ebndruan n\u00eb Shqip\u00ebri, m\u0451sonin student\u0451t e Seminarit Teologjik dhe ngrit\u0451n kore f\u0451mij\u0451sh n\u0451 qytetin e Durr\u0451sit dhe t\u0451 Kavaj\u0451s me form\u00ebn praktike t\u00eb veshit, duke i m\u00ebsuar f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb t\u00eb psalnin mesh\u00ebn n\u00eb gjuh\u00ebn ton\u00eb shqipe.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Nj\u00eb nga synimet dhe d\u00ebshirat kryesore t\u00eb Kryepiskopit Anastas p\u00ebr ringritjen e Kish\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri ishte edhe p\u00ebrgatitja e nj\u00eb stafi pedagogjik p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebnien n\u00eb Akademin\u00eb Teologjike t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga shqiptar\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr student\u00ebt me rezultatet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb Akademis\u00eb, u d\u00ebrguan p\u0451r studime jasht\u00eb vendit. Midis tyre, u d\u00ebrguan edhe student\u00eb t\u00eb talentuar p\u00ebr t\u00eb studiuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale muzik\u00ebn kishtare bizantine.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Ai, q\u00eb m\u00eb pas, mund t\u00eb themi me siguri, se hodhi themelet p\u00ebr m\u00ebsimin e sakt\u00eb n\u00eb teori dhe praktik\u00eb t\u00eb muzik\u00ebs bizantine n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb Arkimandrit Justin Anthimiadhi. Ky misionar, murg nga Mali i Shenjt\u0451, zot\u0451rues i thell\u00eb i muzik\u0451s bizantine, bir psalti dhe psalt q\u0451 prej f\u0451mij\u0451ris\u0451 t\u0451 tij, ngriti shkoll\u0451n e par\u00eb lokale n\u00eb Shqip\u00ebri, pran\u00eb katedrales s\u00eb Tiran\u0451s, p\u0451r m\u0451simin teorik dhe praktik me nota t\u0451 muzik\u0451s bizantine. Gjithashtu, prej tij u dha l\u00ebnda e muzik\u0451s bizantine, si l\u0451nd\u0451 t\u0451 detyruar n\u0451 programin m\u00ebsimor t\u00eb Akademis\u00eb Teologjike \u201cNgjallja e Krishtit\u201d. Ai ka p\u0451rshtatur n\u0451 shqip me nota bizantine tekstet m\u00eb t\u00eb domosdoshme t\u00eb sh\u00ebrbesave fetare. Edhe melizmat (pjes\u00ebt muzikore), q\u00eb po paraqesim sot p\u00ebrpara jush, jan\u00eb p\u00ebrshtatur n\u00eb shqip prej tij. Me nj\u00eb projekt shum\u00eb serioz ka nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthyer p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb shqip nj\u00eb nga librat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm liturgjik Mineon-Mujoret p\u00ebr muajt Shtator-Tetor-N\u00ebntor dhe po punon p\u00ebr botimin e t\u00eb gjith\u00eb ciklit vjetor etj. Prej tij u organizua dhe kori i par\u0451 zyrtar i Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me emrin \u201cSh\u0451n Joan Kukuzeli\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb admirueshme po b\u00ebjn\u00eb edhe pedagog\u00ebt e muzik\u00ebs bizantine n\u00eb Akademin\u00eb Teologjike, duke qen\u00eb n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb korrektimit t\u00eb Liturgjis\u00eb Hyjnore n\u00eb t\u00eb tet\u00eb tingujt e muzik\u00ebs dhe gjithashtu i Anastasimatarit t\u00eb plot\u00eb, si n\u00eb ritmin e shpejt\u00eb t\u00eb t\u00eb psalurit at\u00eb irmologjik, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb m\u00eb t\u00eb ngadalt\u00eb stihirarik (varg\u00ebzor), t\u00eb Dhoksastarit t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Triodhit e t\u00eb Pendikostarit etj.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Pasuria e vyer e tradit\u00ebs son\u00eb tashm\u00eb ka rilul\u00ebzuar dhe po kultivohet n\u00eb vendin ton\u00eb. Po ashtu, mund t\u00eb pohojm\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi e modesti se edhe ne, brezi i ri, q\u00eb jemi diplomuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, po vazhdojm\u00eb me zell dhe k\u00ebmb\u00ebngulje n\u00eb zhvillimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb artit t\u00eb muzik\u00ebs bizantine n\u00eb vend, n\u00eb p\u00ebrshtatjen e teksteve liturgjike me nota, n\u00eb kultivimin dhe m\u00ebsimin e saj, duke vazhduar k\u00ebshtu t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e gjall\u00eb e nj\u00eb tradite shum\u00ebshekullore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00ebn drejtimin plot frym\u00ebzim dhe vizion p\u00ebr t\u00eb ardhmen t\u00eb Kryepiskopit t\u00eb saj, Fortlumturis\u00eb s\u00eb tij, Prof. Dr. Anastasit, bashk\u00eb me ringritjen e saj n\u00eb t\u00eb gjitha hallkat, ka kontribuar edhe n\u00eb ringjalljen dhe zhvillimin e muzik\u00ebs kishtare bizantine, si nj\u00eb element shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ngritjen e shpirtrave t\u00eb besimtar\u00ebve drejt Per\u00ebndis\u00eb por, nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe pjes\u00eb e \u00e7muar dhe e lasht\u00eb e kultur\u00ebs s\u00eb popullit ton\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Duhet theksuar se vendi yn\u00eb ka shum\u00eb thesare t\u00eb \u00e7muara kulturore, q\u00eb na stolisin dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht e rendisin atdheun dhe popullin ton\u00eb, n\u00eb list\u00ebn e atyre q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontributin e tyre t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si p\u00ebr zhvillimin e kultur\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare ashtu edhe t\u00eb asaj bot\u00ebrore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;-<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>\u00a0 <\/em><em>Ky referat u mbajt n\u00eb veprimtarin\u00eb kulturore \u201cMbr\u00ebm\u00ebsore Bizantine\u201d, pran\u00eb kish\u00ebs \u201cUngjill\u00ebzimi i Hyjlind\u00ebses\u201d, n\u00eb Tiran\u00eb, 7 qershor 2010, me rastin e mbylljes s\u00eb ekspozit\u00ebs \u201cDor\u00ebshkrime Bizantine dhe Pasbizantine n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, q\u00eb u hap n\u00eb mjediset e Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Arkivave n\u00eb Tiran\u00eb.\u00a0<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>\u00a0 Ky referat u botua n\u00eb gazet\u00ebn \u201cNgjallja\u201d, qershor 2010.<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"https:\/\/www.blogger.com\/null\" name=\"_ftn1\"><\/a><a href=\"https:\/\/www.blogger.com\/blogger.g?blogID=3899614454545037256#_ftnref1\">[1]<\/a> Dh. Beduli, <em>Muzika Bizantine n<\/em><em>\u0451<\/em><em> Shqip<\/em><em>\u0451<\/em><em>ri<\/em>.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"https:\/\/www.blogger.com\/null\" name=\"_ftn2\"><\/a><a href=\"https:\/\/www.blogger.com\/blogger.g?blogID=3899614454545037256#_ftnref2\">[2]<\/a> Shaban Sinani, <em>Kodik<\/em><em>\u0451<\/em><em>t e Shqip<\/em><em>\u0451<\/em><em>ris<\/em><em>\u0451 n\u00eb &#8220;Kujtes\u00ebn e Bot\u00ebs&#8221;<\/em>, bot. Naimi, Tiran\u00eb, 2011.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"https:\/\/www.blogger.com\/null\" name=\"_ftn3\"><\/a><a href=\"https:\/\/www.blogger.com\/blogger.g?blogID=3899614454545037256#_ftnref3\">[3]<\/a> A. R\u00ebmbeci, S. \u00c7unga, <em>Dor\u00ebshkrime bizantine dhe pasbizantine n\u00eb Shqip\u00ebri, <\/em>katalog i ekspozit\u00ebs, bot. FGK, Tiran\u00eb 2010; Sh. Sinani, <em>Kodik<\/em><em>\u0451<\/em><em>t e Shqip<\/em><em>\u0451<\/em><em>ris<\/em><em>\u0451 n\u00eb &#8220;Kujtes\u00ebn e Bot\u00ebs&#8221;<\/em>, bot. Naimi, Tiran\u00eb, 2011.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"https:\/\/www.blogger.com\/null\" name=\"_ftn4\"><\/a><a href=\"https:\/\/www.blogger.com\/blogger.g?blogID=3899614454545037256#_ftnref4\">[4]<\/a> \u0394\u03b9\u03b1\u03bc\u03b1\u03bd\u03c4\u03ae \u03a3. \u039c\u03b1\u03c5\u03c1\u03b1\u03b3\u03ac\u03bd\u03b7, <em>\u03a3\u03cd\u03bd\u03c4\u03bf\u03bc\u03b7 \u03b9\u03c3\u03c4\u03bf\u03c1\u03af\u03b1 \u0395\u03ba\u03ba\u03bb\u03b7\u03c3\u03b9\u03b1\u03c3\u03c4\u03b9\u03ba\u03ae\u03c2 \u0392\u03c5\u03b6\u03b1\u03bd\u03c4\u03b9\u03bd\u03ae\u03c2 \u039c\u03bf\u03c5\u03c3\u03b9\u03ba\u03ae\u03c2<\/em>.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"https:\/\/www.blogger.com\/null\" name=\"_ftn5\"><\/a><a href=\"https:\/\/www.blogger.com\/blogger.g?blogID=3899614454545037256#_ftnref5\">[5]<\/a> Dh. Beduli, <em>Muzika Bizantine n<\/em><em>\u0451<\/em><em> Shqip<\/em><em>\u0451<\/em><em>ri<\/em>.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"https:\/\/www.blogger.com\/null\" name=\"_ftn6\"><\/a><a href=\"https:\/\/www.blogger.com\/blogger.g?blogID=3899614454545037256#_ftnref6\">[6]<\/a> <em>Kontributi i Imzot Nolit n\u0451 p\u00ebrkthimin e teksteve litugjikale,<\/em> \u201cNgjallja\u201d, mars, 1995.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"https:\/\/www.blogger.com\/null\" name=\"_ftn7\"><\/a><a href=\"https:\/\/www.blogger.com\/blogger.g?blogID=3899614454545037256#_ftnref7\">[7]<\/a> Kristofor Beduli, <em>Mbi muzik\u0451n dhe koret n\u0451 Kish\u0451n ton\u0451 Orthodhokse, <\/em>\u201cTempulli\u201d (revist\u00eb periodike kulturore), nr. 11, Kor\u00e7\u00eb, 2005.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Muzika kishtare bizantine n\u00eb Shqip\u00ebri &nbsp; shkruar nga At\u00eb Spiro Kostoli, Pedagog i Muzik\u00ebs Kishtare Bizantine dhe i Historis\u00eb s\u00eb saj n\u00eb Akademin\u00eb Teologjike \u201cNgjallja e Krishtit\u201d Sh\u00ebn Vlash, Durr\u00ebs. &nbsp; \u00a0\u00a0 Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt, gjat\u00eb rrjedh\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb t\u00eb shekujve kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb zhvillimin e kultur\u00ebs jo vet\u00ebm t\u00eb vendit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":23635,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[375],"tags":[597],"class_list":["post-14026","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kisha-jone","tag-tekste-per-historine-e-kishes-sone"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Muzika kishtare bizantine n\u00eb Shqip\u00ebri - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/muzika-kishtare-bizantine-ne-shqiperi-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14026\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-04-04T14:59:20+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-05-11T21:51:29+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/muzika-kishtare-bizantine-ne-shqiperi-2\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/muzika-kishtare-bizantine-ne-shqiperi-2\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86\"},\"headline\":\"Muzika kishtare bizantine n\u00eb Shqip\u00ebri\",\"datePublished\":\"2020-04-04T14:59:20+00:00\",\"dateModified\":\"2020-05-11T21:51:29+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/muzika-kishtare-bizantine-ne-shqiperi-2\/\"},\"wordCount\":2686,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/muzika-kishtare-bizantine-ne-shqiperi-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/shen-joan-kukuzeli-3.jpg\",\"keywords\":[\"Tekste p\u00ebr historin\u00eb e Kish\u00ebs son\u00eb\"],\"articleSection\":[\"Kisha Jon\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/muzika-kishtare-bizantine-ne-shqiperi-2\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/muzika-kishtare-bizantine-ne-shqiperi-2\/\",\"name\":\"Muzika kishtare bizantine n\u00eb Shqip\u00ebri - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/muzika-kishtare-bizantine-ne-shqiperi-2\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/muzika-kishtare-bizantine-ne-shqiperi-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/shen-joan-kukuzeli-3.jpg\",\"datePublished\":\"2020-04-04T14:59:20+00:00\",\"dateModified\":\"2020-05-11T21:51:29+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/muzika-kishtare-bizantine-ne-shqiperi-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/muzika-kishtare-bizantine-ne-shqiperi-2\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/muzika-kishtare-bizantine-ne-shqiperi-2\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/shen-joan-kukuzeli-3.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/shen-joan-kukuzeli-3.jpg\",\"width\":960,\"height\":720},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/muzika-kishtare-bizantine-ne-shqiperi-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Muzika kishtare bizantine n\u00eb Shqip\u00ebri\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Muzika kishtare bizantine n\u00eb Shqip\u00ebri - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/muzika-kishtare-bizantine-ne-shqiperi-2\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14026","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2020-04-04T14:59:20+00:00","article_modified_time":"2020-05-11T21:51:29+00:00","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/muzika-kishtare-bizantine-ne-shqiperi-2\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/muzika-kishtare-bizantine-ne-shqiperi-2\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86"},"headline":"Muzika kishtare bizantine n\u00eb Shqip\u00ebri","datePublished":"2020-04-04T14:59:20+00:00","dateModified":"2020-05-11T21:51:29+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/muzika-kishtare-bizantine-ne-shqiperi-2\/"},"wordCount":2686,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/muzika-kishtare-bizantine-ne-shqiperi-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/shen-joan-kukuzeli-3.jpg","keywords":["Tekste p\u00ebr historin\u00eb e Kish\u00ebs son\u00eb"],"articleSection":["Kisha Jon\u00eb"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/muzika-kishtare-bizantine-ne-shqiperi-2\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/muzika-kishtare-bizantine-ne-shqiperi-2\/","name":"Muzika kishtare bizantine n\u00eb Shqip\u00ebri - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/muzika-kishtare-bizantine-ne-shqiperi-2\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/muzika-kishtare-bizantine-ne-shqiperi-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/shen-joan-kukuzeli-3.jpg","datePublished":"2020-04-04T14:59:20+00:00","dateModified":"2020-05-11T21:51:29+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/muzika-kishtare-bizantine-ne-shqiperi-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/muzika-kishtare-bizantine-ne-shqiperi-2\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/muzika-kishtare-bizantine-ne-shqiperi-2\/#primaryimage","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/shen-joan-kukuzeli-3.jpg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/shen-joan-kukuzeli-3.jpg","width":960,"height":720},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/muzika-kishtare-bizantine-ne-shqiperi-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Muzika kishtare bizantine n\u00eb Shqip\u00ebri"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14026","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14026"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14026\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23634,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14026\/revisions\/23634"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media\/23635"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14026"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14026"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14026"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}