{"id":14024,"date":"2020-04-04T14:58:18","date_gmt":"2020-04-04T14:58:18","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=14024"},"modified":"2020-05-12T00:03:08","modified_gmt":"2020-05-11T22:03:08","slug":"shen-nifoni-i-konstandinopojes-vellami-i-gjergj-kastriotit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/shen-nifoni-i-konstandinopojes-vellami-i-gjergj-kastriotit\/","title":{"rendered":"Sh\u00ebn Nifoni i Konstandinopoj\u00ebs,  v\u00ebllai i Gjergj Kastriotit"},"content":{"rendered":"<h4><\/h4>\n<h3 style=\"text-align: center;\"><strong>Sh\u00ebn Nifoni i Konstandinopoj\u00ebs, v\u00ebllai i Gjergj Kastriotit<\/strong><\/h3>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h4 style=\"text-align: justify;\"><strong><em>shkruar nga Arkimandrit Justin Anthimiadhi<\/em><\/strong><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Vitin q\u00eb kaloi (2008) u mbush\u00ebn 500 vjet nga fjetja e Patriarkut t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs, sh\u00ebn Nifonit (1508). P\u00ebr ne ai ka r\u00ebnd\u00ebsi jo vet\u00ebm se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenjtor i shquar (kremtohet dit\u00ebn e fjetjes s\u00eb tij, pra m\u00eb 8 gusht), por edhe sepse jetoi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, madje u b\u00eb v\u00ebllami i heroit ton\u00eb komb\u00ebtar, heroit t\u00eb krishterimit, Gjergj Kastriotit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 P\u00ebr sh\u00ebn Nifonin ekziston nj\u00eb bibliografi mjaft e pasur, pasi jeta dhe veprimtaria e tij ishin t\u00eb shumanshme dhe u zhvilluan n\u00eb vende t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim po japim disa t\u00eb dh\u00ebna, t\u00eb cilat, mendojm\u00eb se, paraqesin interes.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Ky material \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga volumi me vler\u00eb, q\u00eb botoi p\u00ebr nder t\u00eb shenjtorit manastiri i tij n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb Athos me rastin e p\u00ebrvjetorit[1], kryesisht nga biografia e shkruar nga Sh\u00ebn Nikodhim ajoriti, n\u00eb vitin 1803[2], t\u00eb cil\u00ebn e gjejm\u00eb dhe n\u00eb botimin e Dhionisiut (fq.26-49).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Por, burimi i par\u00eb i informacionit \u00ebsht\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi i Nifonit, hieromonaku Gavril[3], i cili u b\u00eb pes\u00eb her\u00eb \u201cProtos\u201d (kryetar) i Malit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe m\u00eb pas u martirizua n\u00eb vitin 1536 (kremtohet m\u00eb 26 tetor). Mendohet se at\u00eb kishte si burim Nikodhimi, i cili e referon brenda biografis\u00eb s\u00eb sh\u00ebn Nifonit. K\u00ebt\u00eb vet\u00ebm e supozojm\u00eb, sepse teksti origjinal i Gavrilit humbi dhe dor\u00ebshkrimi m\u00eb i vjet\u00ebr q\u00eb na ka ardhur, konsiderohet se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkthim n\u00eb rumanisht, n\u00eb vitin 1682[4].<\/p>\n<h4><\/h4>\n<h4><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * *<\/strong><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Shenjtori lindi n\u00eb More (Peloponez, q\u00eb banohet edhe nga arvanitas) t\u00eb Greqis\u00eb. Prind\u00ebrit e tij Manueli dhe Maria, aristokrat\u00eb e shpres\u00ebtar\u00eb, e pag\u00ebzuan me emrin Nikolla.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Shquhej p\u00ebr men\u00e7urin\u00eb dhe zgjuarsin\u00eb e tij dhe u shkollua gjer\u00ebsisht. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht dallohej dhe p\u00ebr virtytin e tij, madje jetonte kryesisht me buk\u00eb e uj\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Kur n\u00eb vendlindjen e tij kaloi nj\u00eb hieromonak, i quajtur Josif, Nikolla e ndoqi fshehtazi nga familja. Ai i m\u00ebsoi filozofin\u00eb. N\u00eb Epidavro u takuan me nj\u00eb eremit t\u00eb quajtur Andon, pran\u00eb t\u00eb cilit shenjtori vendosi t\u00eb q\u00ebndronte dhe aty u qeth murg me emrin Nifon.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 P\u00ebrparoi shum\u00eb shpirt\u00ebrisht dhe nd\u00ebrkoh\u00eb punonte si kopjues dor\u00ebshkrimesh (kaligrafos) tep\u00ebr i aft\u00eb. Por jeronti i tij nd\u00ebrroi jet\u00eb shpejt. M\u00eb pas, shenjtori jetoi n\u00eb Manastirin e Kallamit, n\u00eb krahin\u00ebn e Naplios, n\u00eb Argolidh\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Pasi u ushtrua p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb si asket i vetmuar, d\u00ebgjoi p\u00ebr fam\u00ebn e Zaharis\u00eb nga Mali i Shenjt\u00eb, m\u00ebsues i virtytsh\u00ebm, q\u00eb ndodhej n\u00eb qytetin Nardha dhe u b\u00eb bind\u00ebsi i tij atje. Vet\u00ebm Florini Marinesku Nardh\u00ebn e quan Arta[5]. Arta ndodhet n\u00eb Epir, gjersa nuk mundim t\u00eb gjejm\u00eb qytetin me emrin Nardha. Ekzistonte vet\u00ebm nj\u00eb qytet Naarda (sic) n\u00eb Mesopotami.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 B\u00ebjm\u00eb k\u00ebtu nj\u00eb hipotez\u00eb, por t\u00eb rezervuar: Mos vall\u00eb Nardha ishte Narta e Vlor\u00ebs? Arrijm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb hipotez\u00eb se, pas ardhjes s\u00eb sh\u00ebn Nifonit n\u00eb Nardh\u00eb pran\u00eb Zaharis\u00eb, ata b\u00ebnin ture s\u00eb bashku dhe shkuan n\u00eb Kruj\u00eb[6].<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Ishte koha kur u mblodh Sinodi i Firences (1439), p\u00ebr bashkimin e Katolicizmit dhe t\u00eb Orthodhoksis\u00eb, q\u00eb u imponua nga Perandori bizantin Joan VIII Paleologu (1425-1448), i cili shpresonte p\u00ebr ndihm\u00eb politike dhe sidomos ushtarake nga Per\u00ebndimi kund\u00ebr otoman\u00ebve. Por, populli orthodhoks nuk e pranoi Sinodin. Ai e konsideroi t\u00eb rrem\u00eb (dhe e quan \u201cpseudosinod\u201d), duke th\u00ebn\u00eb se nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr bashkim, por p\u00ebr n\u00ebnshtrimin e Orthodhoksis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Mes k\u00ebtyre debateve e p\u00ebrplasjeve Zaharia me nx\u00ebn\u00ebsin e tij, shenjtorin ton\u00eb, \u201cshkuan n\u00eb Askalon, duke predikuar n\u00eb kisha q\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb pal\u00ebkundur n\u00eb Orthodhoksi dhe n\u00eb termat [n\u00eb vendimet] e apostujve t\u00eb shenjt\u00eb dhe t\u00eb Sinodeve Ekumenike\u201d, sipas Nikodhimit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Studiuesit evitojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendin Askalonin e Nikodhimit, sepse sipas mendimit ton\u00eb, ngat\u00ebrron gj\u00ebrat. Me sa dim\u00eb ekzistonte vet\u00ebm nj\u00eb Askalon, pothuajse n\u00eb bregdetin e Palestin\u00ebs, af\u00ebr Gaz\u00ebs. At\u00ebher\u00eb lind pyetja: Mos vall\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gabim n\u00eb shkrim (si dhe p\u00ebr emra t\u00eb tjer\u00eb) dhe n\u00eb vend t\u00eb \u201cAulona\u201d (emri i ngjash\u00ebm dhe q\u00eb p\u00ebrkon me zon\u00ebn e veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre) u shkrua \u201cAskalona\u201d?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 K\u00ebshtu ndodh edhe m\u00eb posht\u00eb, kur thuhet se, m\u00eb pas erdh\u00ebn n\u00eb \u201cTroj\u00eb (n\u00eb vend t\u00eb \u201cKroj\u00eb\u201d, \u201cKruj\u00eb\u201d) dhe pushtetari i vendit, Gjergj Sk\u00ebnderbeu (sic), i pranoi ata n\u00eb \u00e7do nder dhe shpres\u00ebtari, sepse edhe m\u00eb par\u00eb kishte d\u00ebgjuar p\u00ebr fam\u00ebn e tyre. Pasi i mir\u00ebpriti me g\u00ebzim t\u00eb madh, i mbajti pran\u00eb vetes n\u00eb pallatin e tij mbret\u00ebror, nd\u00ebrsa Zaharian tep\u00ebr t\u00eb urt\u00eb e b\u00ebri atin e tij shpirt\u00ebror \u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi e qart\u00eb se Gjergj Kastrioti ishte orthodhoks, ndryshe nuk kishte si ta b\u00ebnte Zaharian atin e tij shpirt\u00ebror, rr\u00ebfyesin e tij. Dhe as Zaharia nuk do t\u00eb mund t\u00eb pranonte n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kishte si f\u00ebmij\u00eb shpirt\u00ebror n\u00eb misterin e rr\u00ebfimit nj\u00eb joorthodhoks. Madje, duke pasur parasysh mospranimin nga ana e dy murgjve t\u00eb Sinodit t\u00eb Firences, v\u00ebshtir\u00eb se do pranonin t\u00eb q\u00ebndronin pran\u00eb nj\u00eb sundimtari romanokatolik. Do t\u00eb ishin n\u00eb kund\u00ebrshtim me veten e tyre, pik\u00ebrisht ata p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ishin shp\u00ebrngulur dhe udh\u00ebtonin p\u00ebr t\u00eb predikuar q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb Orthodhoksi. Nga ana tjet\u00ebr, a do mundej nj\u00eb mbret t\u00eb priste, madje \u201cn\u00eb \u00e7do nder\u2019 dhe shpres\u00ebtari\u201d, ata q\u00eb kund\u00ebrshtonin besimin e tij?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Duket se nuk q\u00ebndruan shum\u00eb vjet n\u00eb Kruj\u00eb, sepse ra Konstandinopoja (1453) dhe pasoi nj\u00eb periudh\u00eb paq\u00ebndrueshm\u00ebrie, e mbushur me trazira dhe ata u fsheh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb mal (pas vdekjes s\u00eb Sk\u00ebnderbeut?!).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Pastaj shkuan n\u00eb Oh\u00ebr, ku Zaharia u b\u00eb kryeprifti i tij, nd\u00ebrsa sh\u00ebn Nifoni, pasi i mori bekimin, udh\u00ebtoi p\u00ebr n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb, ku tashm\u00eb i kishte paraprir\u00eb fama e tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Sh\u00ebtiti n\u00eb manastire t\u00eb ndryshme dhe i m\u00ebsonte murgjit sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tyre. P\u00ebrfundoi dhe u b\u00eb kallogjer (murg) me \u201cskim\u00ebn e madhe\u201d n\u00eb manastirin e osh\u00ebnarit Dhionis, q\u00eb i p\u00ebrkushtohet Joan Pag\u00ebzorit. Atje u hirotonis dhjak dhe prift.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Fama e shenjt\u00ebrimit dhe urt\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij u p\u00ebrhap deri n\u00eb Selanik. Prandaj u zgjodh kryebariu i qytetit. Edhe pse nga p\u00ebrul\u00ebsia e madhe nuk donte q\u00eb t\u00eb lart\u00ebsohej n\u00eb nj\u00eb ofiq aq t\u00eb madh, m\u00eb n\u00eb fund u bind, fal\u00eb dhe nj\u00eb vizioni q\u00eb pati igumeni i tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Viti i dor\u00ebzimit t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb i paqart\u00eb. Flitet p\u00ebr vitet 1481\/1482[7], por disa e p\u00ebrcaktojn\u00eb m\u00eb von\u00eb, n\u00eb vitet 1483\/1484.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Si kryeprift i qytetit t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb ish-Perandoris\u00eb Bizantine u dallua p\u00ebr orthodhoksin\u00eb e tij, p\u00ebr karizm\u00ebn didaktike, p\u00ebr kujdesin social, p\u00ebr pun\u00ebn e frytshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Shum\u00eb shpejt (pas dy vjet\u00ebsh, sipas Nikodhimit dhe t\u00eb ndjek\u00ebsve t\u00eb tij), u ftua n\u00eb Konstandinopoj\u00eb dhe mori pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb sinod (1483\/1484), ku n\u00ebnshkroi s\u00eb bashku me t\u00eb tjer\u00ebt shfuqizimin e vendimit t\u00eb Sinodit t\u00eb Firences. (Ngjarjet rreth sinodit gjithashtu nuk jan\u00eb t\u00eb qarta). Atje takoi jerontin e tij, Zaharian, i cili pas pak vdiq. Kur fjeti edhe patriarku, ishte Nifoni ai q\u00eb u zgjodh n\u00eb fronin e par\u00eb (1486 ose sipas t\u00eb tjer\u00ebve 1482[8]).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Edhe atje ndri\u00e7oi me veprimtarin\u00eb e tij, madje pag\u00ebzonte n\u00eb fsheht\u00ebsi edhe jo t\u00eb krishter\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Por, n\u00eb vitin 1488, u internua nga sulltani n\u00eb Sozopol, bregdeti i Bullgaris\u00eb, sepse u p\u00ebrpoq me manovra t\u00eb ndryshme t\u00eb shp\u00ebtonte nga lakmia e tij nj\u00eb pasuri kishtare dhe nxiste t\u00eb krishter\u00ebt t\u00eb b\u00ebnin q\u00ebndres\u00eb ndaj abuzimeve dhe dhun\u00ebs \u201cs\u00eb atyre q\u00eb mbret\u00ebruan n\u00eb fund\u201d, t\u00eb turqve. Por jo vet\u00ebm kjo. Sulltan\u00ebt ishin t\u00eb pangopur. Ata gjenin gjoja pretekste p\u00ebr t\u00eb nderuar patriark\u00ebt, q\u00eb t\u00eb merrnin hara\u00e7in e zgjedhjeve t\u00eb patriark\u00ebve t\u00eb rinj. K\u00ebshtu, n\u00eb shkarkimin e sh\u00ebn Nifonit ndihmuan dhe disa&#8230; klerik\u00eb ziliqar\u00eb q\u00eb d\u00ebshironin fronin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 U rithirr n\u00eb postin e tij n\u00eb vitin 1497 ose 1498, por nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb arsye qesharake (besimtar\u00ebt b\u00ebn\u00eb nj\u00eb \u00e7ati kishe pa leje ose nuk e p\u00ebrsh\u00ebndeti me shum\u00eb respekt Bajazitin II), u hoq nga froni[9].<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 N\u00eb Adrianopol ku ishte burgosur, ose t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb arrest sht\u00ebpie, i erdhi Radhuli i madh (1459-1509), vojvoda i Vllahis\u00eb (ku duket se tashm\u00eb ishte p\u00ebrhapur fama e tij), i cili po shkonte n\u00eb kryeqytet p\u00ebr t\u00eb paguar taksat dhe hara\u00e7et. Radhuli iu lut shum\u00eb dhe e bindi sh\u00ebn Nifonin q\u00eb t\u00eb shkonte n\u00eb vendin e tij. Mori leje nga Porta e Lart\u00eb dhe n\u00eb kthim mori me vete ish-patriarkun.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Shk\u00eblqeu edhe n\u00eb Vllahi. Fal\u00eb predikimeve t\u00eb tij t\u00eb vyera e mbiquajt\u00ebn \u201cGojarti i ri\u201d. Me veprimtarin\u00eb e tij bamir\u00ebse influencoi dhe rip\u00ebrt\u00ebriu shpirt\u00ebrisht krahin\u00ebn. Midis t\u00eb tjerave solli paqen n\u00eb Kish\u00eb, pasi mblodhi nj\u00eb sinod dhe p\u00ebrmir\u00ebsoi gjendjen e klerik\u00ebve dhe t\u00eb popullit q\u00eb vuante nga jeta e shthurur, alkooli dhe imoraliteti.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Ndaj edhe sot nderohet s\u00eb tep\u00ebrmi n\u00eb gjith\u00eb Rumanin\u00eb. N\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Rumani, q\u00eb p\u00ebrkoi me kremtimin e osh\u00ebnares shum\u00eb popullore Parashqevi nga Trace, lipsani i s\u00eb cil\u00ebs ruhet n\u00eb Jashi t\u00eb Moldavis\u00eb, pam\u00eb se n\u00eb panairin kishtar mbizot\u00ebronin dy ikona, kuptohet p\u00ebrve\u00e7 ikonave t\u00eb Krishtit dhe t\u00eb Per\u00ebndilind\u00ebses; ikona e shenjtores q\u00eb festohej (m\u00eb 14 tetor) dhe ikona e sh\u00ebn Nifonit. Duhet marr\u00eb parasysh, se patriarku nuk veproi tamam n\u00eb Moldavi, por n\u00eb Hungari-Vllahi. Megjithat\u00eb, si\u00e7 e theksuam m\u00eb lart, at\u00eb e respekton Rumania e t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 P\u00ebr fat t\u00eb keq Radhuli u kthye n\u00eb armik t\u00eb eg\u00ebr kur sh\u00ebn Nifoni e kund\u00ebrshtoi, sepse kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr grua motr\u00ebn e tij, Kapll\u00ebn, tek nj\u00eb bojar nga Moldavia, i cili nd\u00ebrkoh\u00eb e kishte familjen e tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Shenjtori aforizoi Radhulin dhe e mallkoi me vuajtje, gj\u00eb q\u00eb u realizua m\u00eb von\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb frikshme. Pasi ngush\u00eblloi nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb tij shpirt\u00ebror, Neagun, dhe i paratha se do t\u00eb ngjitej n\u00eb rang t\u00eb lart\u00eb, me ndihm\u00ebn e tij u largua n\u00eb Bitola s\u00eb bashku me bind\u00ebsit e tij, Josifin dhe Makarin (i cili u martirizua m\u00eb 1527 dhe kremtohet m\u00eb 14 shtator).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 M\u00eb 1502 u zgjodh p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb patriark, por nuk pranoi. U kthye i panjohur n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb Athos, n\u00eb manastirin e tij, duke u shtirur si nj\u00eb njeri i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Atje u caktua kujdestar i mushkave! Transportonte dru dhe sh\u00ebrbente n\u00eb stall\u00eb. Ndaj, kur erdh\u00ebn t\u00eb deleguar nga Patriarkana e k\u00ebrkuan edhe atje, por nuk mund\u00ebn ta gjenin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Nj\u00eb nat\u00eb, kur b\u00ebnte roj\u00ebn e radh\u00ebs n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb lart\u00eb, duke v\u00ebzhguar se mos vinin pirat\u00ebt, q\u00eb tiranizonin Malin e Shenjt\u00eb, u pa nga disa murgj t\u00eb virtytsh\u00ebm si i zjarrt\u00eb. Murgjit u tmerruan dhe nj\u00ebri nga ata vrapoi e rr\u00ebfeu ngjarjen tek et\u00ebrit. B\u00ebn\u00eb lutje dhe igumenit iu shfaq Pag\u00ebzori (shenjtori i manastirit, si\u00e7 p\u00ebrmend\u00ebm) dhe e urdh\u00ebroi: \u201cMblidhe v\u00ebllaz\u00ebrin\u00eb e t\u00ebr\u00eb, dhe dilni priteni patriarkun Nifon; mjaft p\u00ebrul\u00ebsi nga ana e tij\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Dol\u00ebn me litani, me llambadhe, gjasht\u00ebkrah\u00ebshet, temjanic\u00eb etj. dhe e prit\u00ebn kur kthehej i lodhur. I k\u00ebrkuan faljen q\u00eb e kishin munduar, por s\u2019kishte nevoj\u00eb, se ai ishte gjithmon\u00eb i but\u00eb, me dashuri ekstreme. N\u00eb pik\u00ebn e pritjes ka edhe sot si kujtim t\u00eb k\u00ebsaj nj\u00eb proskinitar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Vazhdoi t\u00eb punonte r\u00ebnd\u00eb: n\u00eb kopsht, n\u00eb mulli, n\u00eb liman dhe nuk ua vinte veshin fjal\u00ebve t\u00eb disave q\u00eb e quanin hipokrit dhe llafazan.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Nj\u00eb her\u00eb ndodhi t\u00eb rrezikohej nga stuhia anija e manastirit, megjithat\u00eb shenjtori mundi t\u00eb hip\u00eb n\u00eb t\u00eb dhe menj\u00ebher\u00eb deti u qet\u00ebsua, p\u00ebr \u00e7udin\u00eb dhe frik\u00ebn e murgjve. Madje bekoi spiranc\u00ebn e anijes dhe kur deti kishte trazir\u00eb, p\u00ebr ta qet\u00ebsuar, e hidhnin n\u00eb uj\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb: \u201ct\u00eb hedhim patriarkun n\u00eb det\u201d!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Paranjohu fjetjen e tij dhe nd\u00ebrroi jet\u00eb, n\u00eb mosh\u00ebn 90-vje\u00e7are. Biri i tij shpirt\u00ebror Neagoe Besarab kur u b\u00eb vojvod\u00eb, m\u00eb 1512, d\u00ebshiroi t\u00eb sillte n\u00eb Vllahi lipsanin e shenjt\u00eb p\u00ebr bekimin e popullit q\u00eb vuante nga fatkeq\u00ebsi t\u00eb ndryshme, sipas profetizimit t\u00eb sh\u00ebn Nifonit p\u00ebr Radhulin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Ndaj d\u00ebrgoi nj\u00eb delegacion zyrtar me dhurata dhe para, por murgjit nuk donin dhe nuk guxonin t\u00eb b\u00ebnin zhvarrosjen. N\u00eb fund u lejuan ta b\u00ebnin vet\u00ebm t\u00eb huajt, n\u00ebse mundeshin. K\u00ebshtu u b\u00eb dhe u nxor lipsani q\u00eb l\u00ebshonte arom\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebndshme. Shkruhet se shenjtori ishte mirovlit[10], dometh\u00ebn\u00eb se lipsani buronte miro.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Lipsani b\u00ebri dhe \u00e7udira t\u00eb tjera. P.sh. nj\u00eb murg shurdhmemec sa e puthi u sh\u00ebrua, po ashtu dhe nj\u00eb i verb\u00ebr q\u00eb f\u00ebrkoi syt\u00eb e tij m\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 N\u00eb Bukuresht u prit me madh\u00ebshti dhe devotshm\u00ebri t\u00eb madhe nga kombi rumun dhe aty b\u00ebri mrekullira.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Neagoe e vendosi mbi varrin e paraardh\u00ebsit, Radhulit, q\u00eb kishte vdekur nga nj\u00eb s\u00ebmundje e tmerrshme, duke k\u00ebrkuar faljen nga ana e tij. N\u00eb \u00ebnd\u00ebrr pa se miroja q\u00eb rridhte nga kutia e lipsaneve lau plot\u00ebsisht kufom\u00ebn e pushtetarit. Ndoshta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u quajt Mirovlit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Neagoe, me p\u00eblqimin e v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb s\u00eb Manastirit t\u00eb Dhionisit, mbajti kok\u00ebn dhe dor\u00ebn e djatht\u00eb. Si shpagim u dha kok\u00ebn e Pararend\u00ebsit, Pag\u00ebzorit Joan, brenda kutis\u00eb tep\u00ebr t\u00eb \u00e7muar &#8211; q\u00eb tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb xhamin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Damaskut[11] \u2013 dhe lipsanet e tjera t\u00eb sh\u00ebn Nifonit, n\u00eb nj\u00eb kuti gjithashtu shum\u00eb t\u00eb bukur. Kjo e fundit ruhet n\u00eb Manastirin Dhionisiu dhe peshon 20 kilogram\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb e t\u00ebra prej argjendi, ari dhe zmalti, vep\u00ebr e artit transilvanik dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb miniatur\u00eb e nj\u00eb kishe q\u00eb nd\u00ebrtoi Neagoe[12]. Vojvoda nd\u00ebrtoi edhe pirgun mbrojt\u00ebs t\u00eb manastirit, uj\u00ebsjell\u00ebsin dhe nd\u00ebrtesa t\u00eb tjera shum\u00eb t\u00eb vyera.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 F\u00ebmij\u00eb shpirt\u00ebror\u00eb t\u00eb sh\u00ebn Nifonit kishin qen\u00eb dhe osh\u00ebnar\u00ebt Theofan e Nektar, nd\u00ebrtuesit e manastireve t\u00eb Varlaamit n\u00eb Meteora dhe t\u00eb Prodhromit n\u00eb ishullin e Janin\u00ebs[13], q\u00eb kremtohen m\u00eb 17 maj.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>Botuar n\u00eb revist\u00ebn &#8220;K\u00ebrkim&#8221; (Revist\u00eb periodike: Teologji, Shkenc\u00eb, Kultur\u00eb, Aktualitet), nr. 1, botim i Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Tiran\u00eb 2009.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">_______________<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">[1] <em>O ajios Nifon, Patriarkis Konstantinupolleos<\/em>, bot. Iera Moni Ajiu Dhionisiu, Ajion Oros 2008.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">[2] \u201cVios qe politia tu Osiu qe theoforu patros imon Nifonos, Patriarhu Konstantinupolleos\u201d, n\u00eb <em>Neon Eklojion<\/em>, Athina 19742, fq.333-346.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">[3] Nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb shih edhe Jedheon, M., <em>Athos<\/em>, Athina 19902, fq.209; Popesku, N., \u201cNifon II Patriarkul Constantinopolluli\u201d, n\u00eb <em>A. Academici Romane<\/em>, seria II, vol. 36, Bukureshti (1914), fq.18-23.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">[4] &#8211; Greku, V., <em>Vios qe politia tu Ajiu Nifonos Anekdhotos parafrasis nin pekdhidhomeni qe is rumaniqin glosan metafrazomeni<\/em>, Bukuresht 1944, fq.4. Greku u bazua n\u00eb kodik\u00ebt 610 dhe 715 t\u00eb manastirit t\u00eb Dhionisiut.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">[5] <em>O ajios Nifon, Patriarkis Konstantinupolleos<\/em>, bot. Iera Moni Ajiu Dhionisiu, Ajion Oros 2008, fq. 134.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">[6] Pantelakis, E. G., \u201cZaharias Ahridhon\u201d, n\u00eb <em>Megali Eliniqi Egjiklopedhia<\/em>, vol.11, fq.925.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">[7] Valais, Dh., \u201cO ajios Nifon, Mitropolitis Thesaloniqis\u201d, n\u00eb <em>O ajios Nifon, Patriarkis Konstantinupolleos, <\/em>bot. Iera Moni Ajiu Dhionisiu, Ajion Oros 2008, fq.98.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">[8] Le Quien, M., \u201cOriens Khristianus\u201d n\u00eb <em>Kuatuor Patriarhatus Digjestus; kvo eksibentur Eklezie&#8230;,<\/em> Parisiis MDCCXL, vol.2, kap.61.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">[9] Krisostomos, mitropolit i Mirave, \u201cO ajios Nifonos Ikumenikos Patriarhis\u201d, n\u00eb <em>O ajios Nifon, Patriarkis Konstantinupolleos,<\/em> bot. Iera Moni Ajiu Dhionisiu, Ajion Oros 2008, fq.123.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">[10] Shih. kodikun nr.127, f.704r t\u00eb manastirit t\u00eb Varlaamit n\u00eb Meteora, si\u00e7 ai paraqitet n\u00eb <em>O ajios Nifon, Patriarkis Konstantinupolleos<\/em>, bot. Iera Moni Ajiu Dhionisiu, Ajion Oros 2008.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">[11] Kadhas, S. N., <em>I Iera Moni Dhionisiu<\/em>, Ajion Oros 20023, fq.130.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">[12] Ibidem, fq.128.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">[13] Lambros, Sp., \u201cSimvole, is tin historian ton Meteoron\u201d n\u00eb <em>Neos Elinomnimon<\/em>, vol.2 (1905), fq. 93-153; shih edhe Turta, A., \u201cNektarios qe Theofanis i Apsaradhes qe i Moni tu Prodhromu sto Nisi ton Ioaninon\u201d, n\u00eb<em> Ipirotika Hronika<\/em>, vol.22 (1980), fq.66-88.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sh\u00ebn Nifoni i Konstandinopoj\u00ebs, v\u00ebllai i Gjergj Kastriotit &nbsp; shkruar nga Arkimandrit Justin Anthimiadhi &nbsp; \u00a0\u00a0 Vitin q\u00eb kaloi (2008) u mbush\u00ebn 500 vjet nga fjetja e Patriarkut t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs, sh\u00ebn Nifonit (1508). P\u00ebr ne ai ka r\u00ebnd\u00ebsi jo vet\u00ebm se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenjtor i shquar (kremtohet dit\u00ebn e fjetjes s\u00eb tij, pra m\u00eb 8 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":23637,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[375],"tags":[597],"class_list":["post-14024","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kisha-jone","tag-tekste-per-historine-e-kishes-sone"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Sh\u00ebn Nifoni i Konstandinopoj\u00ebs, v\u00ebllai i Gjergj Kastriotit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/shen-nifoni-i-konstandinopojes-vellami-i-gjergj-kastriotit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14024\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-04-04T14:58:18+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-05-11T22:03:08+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/shen-nifoni-i-konstandinopojes-vellami-i-gjergj-kastriotit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/shen-nifoni-i-konstandinopojes-vellami-i-gjergj-kastriotit\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86\"},\"headline\":\"Sh\u00ebn Nifoni i Konstandinopoj\u00ebs, v\u00ebllai i Gjergj Kastriotit\",\"datePublished\":\"2020-04-04T14:58:18+00:00\",\"dateModified\":\"2020-05-11T22:03:08+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/shen-nifoni-i-konstandinopojes-vellami-i-gjergj-kastriotit\/\"},\"wordCount\":2756,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/shen-nifoni-i-konstandinopojes-vellami-i-gjergj-kastriotit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/shen-nimfoni-i-konstandinopojes.jpg\",\"keywords\":[\"Tekste p\u00ebr historin\u00eb e Kish\u00ebs son\u00eb\"],\"articleSection\":[\"Kisha Jon\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/shen-nifoni-i-konstandinopojes-vellami-i-gjergj-kastriotit\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/shen-nifoni-i-konstandinopojes-vellami-i-gjergj-kastriotit\/\",\"name\":\"Sh\u00ebn Nifoni i Konstandinopoj\u00ebs, v\u00ebllai i Gjergj Kastriotit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/shen-nifoni-i-konstandinopojes-vellami-i-gjergj-kastriotit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/shen-nifoni-i-konstandinopojes-vellami-i-gjergj-kastriotit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/shen-nimfoni-i-konstandinopojes.jpg\",\"datePublished\":\"2020-04-04T14:58:18+00:00\",\"dateModified\":\"2020-05-11T22:03:08+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/shen-nifoni-i-konstandinopojes-vellami-i-gjergj-kastriotit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/shen-nifoni-i-konstandinopojes-vellami-i-gjergj-kastriotit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/shen-nifoni-i-konstandinopojes-vellami-i-gjergj-kastriotit\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/shen-nimfoni-i-konstandinopojes.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/shen-nimfoni-i-konstandinopojes.jpg\",\"width\":833,\"height\":762},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/shen-nifoni-i-konstandinopojes-vellami-i-gjergj-kastriotit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Sh\u00ebn Nifoni i Konstandinopoj\u00ebs, v\u00ebllai i Gjergj Kastriotit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Sh\u00ebn Nifoni i Konstandinopoj\u00ebs, v\u00ebllai i Gjergj Kastriotit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/shen-nifoni-i-konstandinopojes-vellami-i-gjergj-kastriotit\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14024","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2020-04-04T14:58:18+00:00","article_modified_time":"2020-05-11T22:03:08+00:00","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/shen-nifoni-i-konstandinopojes-vellami-i-gjergj-kastriotit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/shen-nifoni-i-konstandinopojes-vellami-i-gjergj-kastriotit\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86"},"headline":"Sh\u00ebn Nifoni i Konstandinopoj\u00ebs, v\u00ebllai i Gjergj Kastriotit","datePublished":"2020-04-04T14:58:18+00:00","dateModified":"2020-05-11T22:03:08+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/shen-nifoni-i-konstandinopojes-vellami-i-gjergj-kastriotit\/"},"wordCount":2756,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/shen-nifoni-i-konstandinopojes-vellami-i-gjergj-kastriotit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/shen-nimfoni-i-konstandinopojes.jpg","keywords":["Tekste p\u00ebr historin\u00eb e Kish\u00ebs son\u00eb"],"articleSection":["Kisha Jon\u00eb"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/shen-nifoni-i-konstandinopojes-vellami-i-gjergj-kastriotit\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/shen-nifoni-i-konstandinopojes-vellami-i-gjergj-kastriotit\/","name":"Sh\u00ebn Nifoni i Konstandinopoj\u00ebs, v\u00ebllai i Gjergj Kastriotit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/shen-nifoni-i-konstandinopojes-vellami-i-gjergj-kastriotit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/shen-nifoni-i-konstandinopojes-vellami-i-gjergj-kastriotit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/shen-nimfoni-i-konstandinopojes.jpg","datePublished":"2020-04-04T14:58:18+00:00","dateModified":"2020-05-11T22:03:08+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/shen-nifoni-i-konstandinopojes-vellami-i-gjergj-kastriotit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/shen-nifoni-i-konstandinopojes-vellami-i-gjergj-kastriotit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/shen-nifoni-i-konstandinopojes-vellami-i-gjergj-kastriotit\/#primaryimage","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/shen-nimfoni-i-konstandinopojes.jpg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/shen-nimfoni-i-konstandinopojes.jpg","width":833,"height":762},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/shen-nifoni-i-konstandinopojes-vellami-i-gjergj-kastriotit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Sh\u00ebn Nifoni i Konstandinopoj\u00ebs, v\u00ebllai i Gjergj Kastriotit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14024","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14024"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14024\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23639,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14024\/revisions\/23639"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media\/23637"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14024"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14024"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14024"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}