{"id":13893,"date":"2020-04-04T09:18:01","date_gmt":"2020-04-04T09:18:01","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=13893"},"modified":"2020-04-07T00:35:57","modified_gmt":"2020-04-06T22:35:57","slug":"nje-jete-e-perkushtuar-e-gjitha-perendise-dhe-njeriut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/nje-jete-e-perkushtuar-e-gjitha-perendise-dhe-njeriut\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrkushtuar e gjitha Per\u00ebndis\u00eb dhe njeriut"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\"><em>Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs, Imzot Joan Pelushi, K\u00ebrkim nr. 3, Tiran\u00eb, 2009.<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb raste p\u00ebrvjetor\u00ebsh \u00ebsht\u00eb e natyrshme q\u00eb t\u00eb meditosh p\u00ebr ngjarjet dhe personat me t\u00eb cilat lidhet p\u00ebrvjetori. N\u00eb fillim t\u00eb n\u00ebntorit ne festuam 80 &#8211; vjetorin e Kryepiskopit Anastas, nj\u00eb em\u00ebr i dashur dhe i respektuar jo vet\u00ebm n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb t\u00eb gjitha Kishat e tjera Orthodhokse kudo n\u00eb bot\u00eb, por edhe m\u00eb gjer\u00eb.\u00a0 Nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sinonimi jo vet\u00ebm i ringjalljes s\u00eb Kish\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe i misionarit t\u00eb devotsh\u00ebm, i promotorit t\u00eb dialogut nd\u00ebrmjet besimeve dhe kulturave t\u00eb ndryshme, t\u00eb paqes dhe dashuris\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, t\u00eb p\u00ebrkujdesit p\u00ebr t\u00eb varfrit dhe nevojtar\u00ebt dhe t\u00eb respektit, liris\u00eb dhe dinjitetit t\u00eb \u00e7do personi, kushdo qoft\u00eb ai. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor na vjen nd\u00ebr mend natyrisht vepra e jasht\u00ebzakonshme e k\u00ebtij njeriu n\u00eb ringritjen e Kish\u00ebs nga g\u00ebrmadhat, jo vet\u00ebm n\u00eb kufijt\u00eb e saj t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, por\u00a0n\u00eb ridimensionimin e saj n\u00eb nj\u00eb nivel shum\u00eb m\u00eb lart\u00eb dhe\u00a0m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb.<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mbas p\u00ebrmbysjes s\u00eb komunizmit u b\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb dukshme, tashm\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, pasojat e tmerrshme shkat\u00ebrrimtare t\u00eb cilat ai la pas. Nga kjo nuk kishte shp\u00ebtuar as Kisha Orthodhokse. Ajo tashm\u00eb, si edhe t\u00eb gjitha komunitetet e tjera fetare, pothuajse ishte inekzistente. P\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, Kisha Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri edhe para persekutimit komunist nuk kishte pasur ndonj\u00eb lul\u00ebzim. Periudha e gjat\u00eb e pushtimit osman e kishte dob\u00ebsuar jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb. Nga shpallja e autoqefalis\u00eb vet\u00ebm dy vjet kishte qen\u00eb e lir\u00eb se m\u00eb pas erdhi pushtimi fashist dhe persekutimi komunist. K\u00ebshtu q\u00eb viti n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb e gjeti krejt\u00ebsisht t\u00eb shkat\u00ebrruar. Edhe optimist\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj nuk ishin entuziast\u00eb p\u00ebr ringjalljen e saj. Por ajo q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e mundur p\u00ebr njer\u00ebzit \u00ebsht\u00eb e mundur p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>P<\/strong>er\u00ebndia d\u00ebrgoi nj\u00eb njeri, i cili b\u00ebri t\u00eb mundur at\u00eb q\u00eb m\u00eb von\u00eb nga shum\u00eb njer\u00ebz u quajt mrekullia e Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri. Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e ditur dhe e prekshme nga t\u00eb gjith\u00eb vepra madh\u00ebshtore e nd\u00ebrtimit t\u00eb infrastruktu\u00ebs fizike t\u00eb Kish\u00ebs, nj\u00eb vep\u00ebr vigane e b\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kaq t\u00eb shkurt\u00ebr. Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve jan\u00eb nd\u00ebrtuar m\u00eb shum\u00eb se 150 kisha t\u00eb reja, jan\u00eb restauruar 50 kisha e manastire t\u00eb cilat jan\u00eb monumente kulture dhe jan\u00eb riparuar rreth 200 kisha. P\u00ebrmbi 70 godina jan\u00eb bler\u00eb dhe jan\u00eb rikonstruktuar p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer si shkolla, kopshte, klinika sh\u00ebndet\u00ebsore, seli mitropolitane, punishte e mensa p\u00ebr t\u00eb varfrit. Kisha \u00ebsht\u00eb angazhuar gjithashtu n\u00eb programe bujq\u00ebsore dhe social-kulturore, n\u00eb programe kulturore dhe mjedisore, duke pun\u00ebsuar mij\u00ebra njer\u00ebz dhe duke i sh\u00ebrbyer k\u00ebshtu p\u00ebrparimit t\u00eb vendit ton\u00eb. Jan\u00eb ndihmuar shtresat dhe njer\u00ebzit n\u00eb nevoj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, ku mund t\u00eb ve\u00e7ohet ndihmesa e madhe dh\u00ebn\u00eb refugjat\u00ebve kosovar\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb vitit 1999, ku n\u00ebp\u00ebrmjet Kish\u00ebs Orthodhokse u dha nj\u00eb ndihm\u00eb me vler\u00eb rreth 12 milion\u00eb dollar\u00eb, duke pritur 33 mij\u00eb vet\u00eb n\u00eb dy kampe t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb ngritura nga vet\u00eb Kisha. Dhe k\u00ebtu kemi p\u00ebrmendur vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb Kish\u00ebs n\u00eb k\u00ebto vite. Dhe pa asnj\u00eb dyshim, arkitekti dhe realizuesi i gjith\u00eb k\u00ebsaj veprimtarie ka qen\u00eb Kryepiskopi Anastas.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri e kuptojn\u00eb se sa shum\u00eb energji dhe mund duhet p\u00ebr t\u00eb realizuar nd\u00ebrtime t\u00eb tilla. Edhe n\u00ebse shum\u00eb vizitor\u00eb t\u00eb huaj habiten e mrekullohen nga masa e nd\u00ebrtimeve dhe e veprave t\u00eb kryera n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri, ata nuk mund ta marrim dot me mend se p\u00ebr t\u00eb realizuar k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur dyfishi i energjis\u00eb normale, si pasoj\u00eb e v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb tranzicioni. Por kjo \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb saje t\u00eb dashuris\u00eb p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit dhe nga kjo dashuri dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebri vjen kuraja dhe guximi p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me problemet dhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb zgjidhje p\u00ebr to. Kjo tregon, pa dyshim dashurin\u00eb e madhe t\u00eb Kryepiskopit p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr njer\u00ebzit e p\u00ebr Kish\u00ebn.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kjo \u00ebsht\u00eb pjesa e dukshme dhe e prekshme e k\u00ebsaj vepre vigane, por un\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb theksoja edhe nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr, e cila ndon\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb aq shum\u00eb e dukshme, nuk \u00ebsht\u00eb\u00a0 m\u00eb pak e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb folur aq shum\u00eb sa duhet. Kryepiskopi Anastas jo vet\u00ebm q\u00eb arriti t\u00eb realizonte nd\u00ebrtimin e mureve t\u00eb Kish\u00ebs dhe infrastruktur\u00ebn fizike t\u00eb saj, por ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb akoma dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapja e nj\u00eb fryme t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb mir\u00eb brenda Kish\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur pa u lodhur gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb mesazhe t\u00eb paqes, t\u00eb dialogut, t\u00eb mir\u00ebkuptimit, t\u00eb respektit dhe t\u00eb dashuris\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, pa dallim feje, pozicioni klasor dhe etnie.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ai ka p\u00ebrhapur gjithashtu brenda Kish\u00ebs nj\u00eb frym\u00eb pajtimi dhe faljeje. Un\u00eb kam qen\u00eb pran\u00eb tij n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk e kam d\u00ebgjuar q\u00eb t\u00eb flas\u00eb keq kund\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebve, madje as kund\u00ebr atyre q\u00eb kan\u00eb shpifur dhe kan\u00eb shkruar padrejt\u00ebsisht kund\u00ebr tij. Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ishte misionar n\u00eb Afrik\u00eb padyshim q\u00eb pati v\u00ebshtir\u00ebsi.\u00a0Kishte edhe\u00a0njer\u00ebz q\u00eb nuk donin ta pranonin, sepse ishte i bardh\u00eb.\u00a0Por Kryepiskopi Anastas me vepr\u00ebn, devotshm\u00ebrin\u00eb, besimin dhe dashurin\u00eb e tij i b\u00ebri t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr vete. Madje edhe ata q\u00eb e kishin kund\u00ebrshtuar vajtuan kur u largua nga Afrika p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb nd\u00ebrtimin e Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri. Edhe sot, ata e quajn\u00eb si nj\u00eb humbje t\u00eb madhe p\u00ebr Kish\u00ebn e tyre largimin e Kryepiskopit Anastas. E nj\u00ebjta gj\u00eb ka ndodhur edhe k\u00ebtu. Pati njer\u00ebz q\u00eb nuk donin ta pranonin, k\u00ebsaj radhe jo sepse ishte i bardh\u00eb, por sepse vinte nga nj\u00eb komb tjet\u00ebr. As kund\u00ebr k\u00ebtyre Kryepiskopi nuk flet me urrejtje, madje edhe kur dikush shprehet me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb till\u00eb, asnj\u00ebher\u00eb nuk aprovohet nga ai. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb leht\u00eb t\u00eb mbjell\u00ebsh urrejtjen n\u00eb vendin dhe rajonin ton\u00eb dhe z\u00ebrat e faljes dhe dashuris\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb. Prandaj shembulli i tij \u00ebsht\u00eb i vlefsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rajonin, duke d\u00ebshmuar se m\u00ebsimi i Zotit ton\u00eb Jisu Krisht: \u201cDoni armiqt\u00eb tuaj, bekoni ata q\u00eb ju mallkojn\u00eb, u b\u00ebni t\u00eb mir\u00eb atyre q\u00eb ju urrejn\u00eb dhe lutuni p\u00ebr ata q\u00eb ju keqtrajtojn\u00eb dhe ju p\u00ebrndjekin\u201d (Matth. 5:44), \u00ebsht\u00eb i mundur t\u00eb realizohet dhe se falja e dashuria duhet t\u00eb mbizot\u00ebrojn\u00eb mbi urrejtjen. Vet\u00ebm mbi k\u00ebt\u00eb themel hyjnor mund t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb shoq\u00ebri e sh\u00ebndosh\u00eb dhe njer\u00ebzore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Do t\u00eb ndalem p\u00ebrs\u00ebri pak n\u00eb problemin e autoqefalis\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse, ngaq\u00eb ky problem \u00ebsht\u00eb lakuar gjat\u00eb n\u00eb shtypin shqiptar gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve. Rasti i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb unik n\u00eb historin\u00eb bot\u00ebrore. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb nj\u00eb kish\u00eb gjendej pa hierarkin\u00eb e saj. Pati z\u00ebra t\u00eb shumt\u00eb, nd\u00ebrmjet tyre klerik\u00eb, teolog\u00eb dhe kanonist\u00eb, n\u00eb kisha t\u00eb ndryshme n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mendonin dhe shpreheshin se Autoqefalia e Kish\u00ebs Shqiptare tashm\u00eb nuk ekzistonte, sepse nuk ekzistonte m\u00eb nj\u00eb hierarki dhe nj\u00eb struktur\u00eb e cila do ta ushtronte k\u00ebt\u00eb autoqefali. Prandaj, p\u00ebr t\u00eb zgjidhur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje jet\u00ebsore dhe kaq delikate e t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Kish\u00ebn ton\u00eb duhej patjet\u00ebr nj\u00eb nism\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Zgjidhja e k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve nuk \u00ebsht\u00eb aq e leht\u00eb sa duket. Shikoni Kish\u00ebn Orthodhokse n\u00eb Maqedoni, ka mbi dyzet vjet dhe akoma nuk e ka zgjidhur problemin e autoqefalis\u00eb. Kur Kryepiskopit Anastas iu k\u00ebrkua kjo detyr\u00eb nga Patriarkana Ekumenike, ai vuri tre kushte p\u00ebr ta pranuar: T\u00eb ishte i pranuar nga komuniteti orthodhoks, nga autoritetet shtet\u00ebrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb ruhej Autoqefalia e Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0Dhe mund t\u00eb them me siguri q\u00eb\u00a0ishte autoriteti i tij, i cili b\u00ebri t\u00eb heshtin t\u00eb gjith\u00eb z\u00ebrat q\u00eb\u00a0ishin kund\u00ebr autoqefalis\u00eb. Dhe jo vet\u00ebm q\u00eb e ruajti autoqefalin\u00eb,\u00a0por ai e ka konsoliduar at\u00eb akoma edhe m\u00eb shum\u00eb. P\u00ebrpjekjet e tij t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr t\u00eb arsimuar klerin orthodhoks k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb prej dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb ardhjes s\u00eb tij, n\u00eb fillim n\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb marr\u00eb me qira dhe pastaj nd\u00ebrtimi i Akademis\u00eb Teologjike n\u00eb Sh\u00ebn Vlash, Durr\u00ebs, e cila p\u00ebrgatit klerik\u00ebt orthodhoks\u00eb, q\u00eb u ngrit me fondet e mbledhura po prej tij, jan\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb forcuar pavar\u00ebsin\u00eb e Kish\u00ebs son\u00eb. Autoqefalia nuk realizohet vet\u00ebm me nj\u00eb dekret, por me ngritjen e nj\u00eb hierarkie kishtare, me p\u00ebrgatitjen e kuadrove t\u00eb duhur p\u00ebr t\u00eb drejtuar Kish\u00ebn, me pajisjen e saj me klerik\u00eb dhe teolog\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha me autoqefalin\u00eb financiare.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Kryepiskopi Anastas e mbajti Kish\u00ebn t\u00eb bashkuar n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ku \u00e7do gj\u00eb fragmentizohet leht\u00eb. Kushdo q\u00eb e njeh sadopak historin\u00eb e k\u00ebtyre viteve n\u00eb Shqip\u00ebri e di se sa shpejt ndahet gjith\u00e7ka. Interesa t\u00eb ndrysh\u00ebm grupor\u00eb, klanor\u00eb ose personal\u00eb nxisin ndarje t\u00eb ndryshme, saq\u00eb nuk ka mbetur grup, shoqat\u00eb apo \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr pa u ndar\u00eb, duke krijuar konflikte dhe dasi q\u00eb kan\u00eb penguar s\u00eb pari zhvillimin e atyre vet\u00eb. Po ashtu, ai q\u00eb e njeh historin\u00eb e ringjalljes s\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri, e kupton se ishte pik\u00ebrisht personaliteti i tij, njohjet e tij n\u00eb nivel bot\u00ebror, p\u00ebrgatitja e tij e lart\u00eb teologjike dhe organizative, devotshm\u00ebria dhe aft\u00ebsit\u00eb e tij t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, dashuria e tij e madhe p\u00ebr Kish\u00ebn dhe p\u00ebr Zotin, q\u00eb e b\u00ebn\u00eb t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur t\u00eb bashkuar t\u00eb gjith\u00eb komunitetin orthodhoks, duke mos lejuar p\u00ebr\u00e7arjet, t\u00eb cilat do t\u00eb rrezikonin jo vet\u00ebm Kish\u00ebn dhe unitetin e komunitetit orthodhoks, por edhe unitetin e t\u00eb gjith\u00eb vendit. Kur k\u00ebto gj\u00ebra ndodhin ne i marrim shpesh si t\u00eb dh\u00ebna, pa kuptuar tragjedin\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ndodhte n\u00ebse nuk do t\u00eb ishin p\u00ebrpjekje t\u00eb b\u00ebra nga persona t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ai i dha prestigj Kish\u00ebs Orthodhokse, si n\u00eb Shqip\u00ebri ashtu edhe n\u00eb nivelin panorthodhoks dhe at\u00eb bot\u00ebror, nj\u00eb respekt dhe prestigj q\u00eb nuk e ka pasur asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb. Duke qen\u00eb nj\u00eb nga personalitetet m\u00eb t\u00eb spikatura t\u00eb krishterimit, ai ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb emri i Kish\u00ebs dhe i vet\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb b\u00ebhet i njohur n\u00eb shum\u00eb rrethe. Kisha dhe vendi yn\u00eb, p\u00ebr arsye q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb i dim\u00eb, nuk ka qen\u00eb e pranishme n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe ishin pothuaj t\u00eb harruar. Vepra dhe prania e Kryepiskopit n\u00eb shum\u00eb takime dhe organizma nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb kishtar\u00eb dhe t\u00eb tjera kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb Kisha jon\u00eb t\u00eb jet\u00eb jo vet\u00ebm e pranishme, por edhe aktive e kontribuuese. Ne q\u00eb e kemi p\u00ebrfaq\u00ebsuar Kish\u00ebn dhe vendin ton\u00eb n\u00eb shum\u00eb takime nd\u00ebrkomb\u00ebtare e ndiejm\u00eb gjithmon\u00eb kontributin e tij n\u00eb rritjen e respektit p\u00ebr Kish\u00ebn dhe vendin ton\u00eb dhe prestigjit q\u00eb na ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve ne. Kur udh\u00ebton n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb rregullt dhe t\u00eb shtruar mir\u00eb shpesh nuk e kupton se sa shum\u00eb ndihm\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb nd\u00ebrtuar at\u00eb.\u00a0Udh\u00ebtimi nuk do t\u00eb ishte i nj\u00ebjt\u00eb, n\u00ebse rruga nuk do t\u00eb\u00a0ishte e mir\u00eb. T\u00eb hap\u00ebsh dhe t\u00eb rregullosh nj\u00eb rrug\u00eb k\u00ebrkon\u00a0shum\u00eb koh\u00eb dhe mundim. N\u00eb \u00e7do takim nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00a0ne ndihemi se ecim n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb hapur para nesh nga Kryepiskopi Anastas.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ai ka qen\u00eb nj\u00eb bekim jo vet\u00ebm p\u00ebr Kish\u00ebn Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Orthodhoksin\u00eb. Kam qen\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb shum\u00eb takime panorthodhokse dhe jam d\u00ebshmitar i kontributit t\u00eb tij t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebto takime. Shum\u00eb her\u00eb ka qen\u00eb nd\u00ebrhyrja e tij, aft\u00ebsia e tij bind\u00ebse dhe besimi q\u00eb kan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb primat\u00ebt e Kishave t\u00eb tjera Orthodhokse tek ai, q\u00eb t\u00eb arrihej nj\u00eb mir\u00ebkuptim dhe nj\u00eb zgjidhje e pranueshme nga t\u00eb gjith\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve. K\u00ebto fjal\u00eb i thon\u00eb shum\u00eb nga hierark\u00ebt orthodhoks\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kryepiskopi Anastas ka qen\u00eb nj\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb krishterimit n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb dhe nj\u00eb nga z\u00ebrat m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr dialogun nd\u00ebrfetar, t\u00eb bazuar n\u00eb respektin dhe dinjitetin e \u00e7do qenieje njer\u00ebzore. Si nj\u00eb personalitet i spikatur i bot\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb, nj\u00eb teolog i shquar, nj\u00eb person me nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb pastorale dhe nj\u00eb nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit m\u00eb aktiv\u00eb, si n\u00eb dialog\u00ebt nd\u00ebr t\u00eb krishter\u00eb, ashtu edhe n\u00eb ata nd\u00ebrfetar\u00eb, ai ka qen\u00eb iniciues i shum\u00eb takimeve dhe nismave p\u00ebr zgjerimin e dialogut. Por un\u00eb mendoj se kontributi i tij b\u00ebhet akoma m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb pajisjen e k\u00ebtij dialogu me mb\u00ebshtetje teologjike. Prandaj si shkrimet dhe eset\u00eb e tij mbi dialogun nd\u00ebrfetar, ashtu edhe veprimet e tij p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur k\u00ebt\u00eb dialog, jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb mendimin e krishter\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe at\u00eb orthodhoks n\u00eb ve\u00e7anti.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Jeta e tij ka qen\u00eb nj\u00eb jet\u00eb e kushtuar Per\u00ebndis\u00eb dhe njeriut. Ai ka sjell\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb \u00e7muar teorik dhe praktik dhe i ka sh\u00ebrbyer Kish\u00ebs kudo si misionar, si teolog dhe si udh\u00ebheq\u00ebs, duke sjell\u00eb nj\u00eb risi n\u00eb fush\u00ebn teologjike, sepse ai ka aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb rigjall\u00ebroj\u00eb mendimin e Et\u00ebrve t\u00eb Kish\u00ebs.\u00a0<em>Pik\u00ebnisja e jet\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb dhe themeli i shpres\u00ebs son\u00eb &#8211;<\/em>\u00a0shprehet ai\u00a0<em>&#8211; \u00ebsht\u00eb fakti se lavdia e Per\u00ebndis\u00eb shp\u00ebrndahet<\/em>\u00a0<em>n\u00eb mbar\u00eb krijes\u00ebn dhe asnj\u00eb qenie njer\u00ebzore nuk mund t\u00eb<\/em>\u00a0<em>jet\u00eb krejt\u00ebsisht jasht\u00eb p\u00ebrkujdesjes hyjnore.\u00a0<\/em>Dhe k\u00ebto nuk jan\u00eb vet\u00ebm fjal\u00eb, sepse e gjith\u00eb jeta e tij ka v\u00ebrtetuar n\u00eb praktik\u00eb ato q\u00eb ai ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb teori.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Zgjedhja e Kryepiskopit Anastas p\u00ebr t\u00eb kryer rind\u00ebrtimin dhe organizimin e Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri u b\u00eb sepse ai ishte personi i duhur p\u00ebr t\u00eb kryer vepr\u00ebn titanike t\u00eb ringritjes s\u00eb saj. Kjo zgjedhje rezultoi se ishte m\u00eb e mira. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, un\u00eb nuk njoh ndonj\u00eb tjet\u00ebr, shqiptar apo t\u00eb huaj, q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebri p\u00ebr Kish\u00ebn ton\u00eb Kryepiskopi Anastas dhe gjithashtu nuk njoh n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ndonj\u00eb tjet\u00ebr, shqiptar apo t\u00eb huaj, t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vendin ton\u00eb aq shum\u00eb sa ka b\u00ebr\u00eb ai dhe pa as m\u00eb t\u00eb voglin p\u00ebrfitim personal. Mendoj se do t\u00eb ishte n\u00eb nderin ton\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb shprehnin mir\u00ebnjohjen. N\u00eb k\u00ebt\u00eb 80 &#8211; vjetor m\u00eb e pakta q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne si shenj\u00eb mir\u00ebnjohjeje ndaj vepr\u00ebs kolosale t\u00eb k\u00ebtij hierarku t\u00eb shquar \u00ebsht\u00eb t\u2019i themi: FALEMINDERIT!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs, Imzot Joan Pelushi, K\u00ebrkim nr. 3, Tiran\u00eb, 2009. N\u00eb raste p\u00ebrvjetor\u00ebsh \u00ebsht\u00eb e natyrshme q\u00eb t\u00eb meditosh p\u00ebr ngjarjet dhe personat me t\u00eb cilat lidhet p\u00ebrvjetori. N\u00eb fillim t\u00eb n\u00ebntorit ne festuam 80 &#8211; vjetorin e Kryepiskopit Anastas, nj\u00eb em\u00ebr i dashur dhe i respektuar jo vet\u00ebm n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[257],"tags":[588,201],"class_list":["post-13893","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-kryepiskopi","tag-artikuj-per-kryepiskopin-anastas","tag-kryepiskopi-anastas"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Nj\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrkushtuar e gjitha Per\u00ebndis\u00eb dhe njeriut - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/nje-jete-e-perkushtuar-e-gjitha-perendise-dhe-njeriut\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13893\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-04-04T09:18:01+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-04-06T22:35:57+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/nje-jete-e-perkushtuar-e-gjitha-perendise-dhe-njeriut\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/nje-jete-e-perkushtuar-e-gjitha-perendise-dhe-njeriut\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86\"},\"headline\":\"Nj\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrkushtuar e gjitha Per\u00ebndis\u00eb dhe njeriut\",\"datePublished\":\"2020-04-04T09:18:01+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-06T22:35:57+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/nje-jete-e-perkushtuar-e-gjitha-perendise-dhe-njeriut\/\"},\"wordCount\":2726,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"keywords\":[\"Artikuj per Kryepiskopin Anastas\",\"Kryepiskopi Anastas\"],\"articleSection\":[\"Kryepiskopi\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/nje-jete-e-perkushtuar-e-gjitha-perendise-dhe-njeriut\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/nje-jete-e-perkushtuar-e-gjitha-perendise-dhe-njeriut\/\",\"name\":\"Nj\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrkushtuar e gjitha Per\u00ebndis\u00eb dhe njeriut - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2020-04-04T09:18:01+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-06T22:35:57+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/nje-jete-e-perkushtuar-e-gjitha-perendise-dhe-njeriut\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/nje-jete-e-perkushtuar-e-gjitha-perendise-dhe-njeriut\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/nje-jete-e-perkushtuar-e-gjitha-perendise-dhe-njeriut\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nj\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrkushtuar e gjitha Per\u00ebndis\u00eb dhe njeriut\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nj\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrkushtuar e gjitha Per\u00ebndis\u00eb dhe njeriut - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/nje-jete-e-perkushtuar-e-gjitha-perendise-dhe-njeriut\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13893","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2020-04-04T09:18:01+00:00","article_modified_time":"2020-04-06T22:35:57+00:00","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/nje-jete-e-perkushtuar-e-gjitha-perendise-dhe-njeriut\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/nje-jete-e-perkushtuar-e-gjitha-perendise-dhe-njeriut\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86"},"headline":"Nj\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrkushtuar e gjitha Per\u00ebndis\u00eb dhe njeriut","datePublished":"2020-04-04T09:18:01+00:00","dateModified":"2020-04-06T22:35:57+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/nje-jete-e-perkushtuar-e-gjitha-perendise-dhe-njeriut\/"},"wordCount":2726,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"keywords":["Artikuj per Kryepiskopin Anastas","Kryepiskopi Anastas"],"articleSection":["Kryepiskopi"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/nje-jete-e-perkushtuar-e-gjitha-perendise-dhe-njeriut\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/nje-jete-e-perkushtuar-e-gjitha-perendise-dhe-njeriut\/","name":"Nj\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrkushtuar e gjitha Per\u00ebndis\u00eb dhe njeriut - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2020-04-04T09:18:01+00:00","dateModified":"2020-04-06T22:35:57+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/nje-jete-e-perkushtuar-e-gjitha-perendise-dhe-njeriut\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/nje-jete-e-perkushtuar-e-gjitha-perendise-dhe-njeriut\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/2020\/04\/04\/nje-jete-e-perkushtuar-e-gjitha-perendise-dhe-njeriut\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nj\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrkushtuar e gjitha Per\u00ebndis\u00eb dhe njeriut"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13893","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13893"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13893\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13894,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13893\/revisions\/13894"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13893"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13893"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13893"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}