{"id":95618,"date":"2026-06-01T18:49:13","date_gmt":"2026-06-01T16:49:13","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjale-nga-shen-joan-gojarti\/"},"modified":"2026-06-01T18:49:13","modified_gmt":"2026-06-01T16:49:13","slug":"fjale-nga-shen-joan-gojarti","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjale-nga-shen-joan-gojarti\/","title":{"rendered":"Fjal\u00eb nga sh\u00ebn Joan Gojarti"},"content":{"rendered":"<p>Fjal\u00eb nga sh\u00ebn Joan Gojarti<br \/>\nT\u00eb dashur, le t\u00eb mos vajtojm\u00eb hidhur p\u00ebr sa<br \/>\nvdesin dhe ikin nga kjo bot\u00eb, por m\u00eb mir\u00eb le t\u00eb<br \/>\nvajtojm\u00eb dhe t\u00eb qajm\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb e mbaruan je-<br \/>\nt\u00ebn e tyre n\u00eb gjendje t\u00eb keqe m\u00ebkatare. Sepse<br \/>\nedhe bujku, kur e shikon grurin t\u00eb kalbet e t\u00eb<br \/>\nshp\u00ebrb\u00ebhet, nuk vajton, por, kur e shikon t\u00eb plot\u00eb<br \/>\ndhe t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb i paprishur mbi tok\u00eb, ka frik\u00eb<br \/>\ndhe dridhet. Por, kur e shikon t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhet n\u00eb<br \/>\ntok\u00eb, g\u00ebzohet. Meq\u00eb fillimi i jet\u00ebs s\u00eb ardhshme<br \/>\n\u00ebsht\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrja e trupit, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye edhe<br \/>\nne g\u00ebzohemi, kur vdes lig\u00ebsia e trupit dhe njeriu<br \/>\nmbillet (shih Joani 12:24).<br \/>\n&#8230; Dhe, n\u00ebse k\u00ebrkon mbrojtje dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb<br \/>\narsye vajton p\u00ebr burrin t\u00ebnd q\u00eb vdiq, at\u00ebher\u00eb<br \/>\ngjej streh\u00eb te Per\u00ebndia, i Cili \u00ebsht\u00eb mbrojt\u00ebsi i<br \/>\np\u00ebrbashk\u00ebt i t\u00eb gjith\u00ebve, shp\u00ebtimtari dhe ba-<br \/>\nmir\u00ebsi. T\u00eb gjesh streh\u00eb te Per\u00ebndia, i Cili \u00ebsht\u00eb<br \/>\nnj\u00eb bashk\u00ebluft\u00ebtar q\u00eb nuk e mund dot askush,<br \/>\n\u00ebsht\u00eb ndihma e shpejt\u00eb, mbulesa e vazhduesh-<br \/>\nme, q\u00eb gjendet kudo dhe na rrethon si mur. Por<br \/>\nthua se zakoni i t\u00eb jetuarit me burrin tim b\u00ebn<br \/>\nq\u00eb t\u00eb m\u00eb pushtoj\u00eb malli dhe ta dua shum\u00eb. E di<br \/>\nedhe un\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Por, n\u00ebse d\u00ebbon pasionin nga<br \/>\nmendimi yt dhe mendon p\u00ebrbrenda vetes se<br \/>\nkush \u00ebsht\u00eb Ai q\u00eb e mori burrin t\u00ebnd dhe faktin<br \/>\nq\u00eb, n\u00ebse e ke duruar me trim\u00ebri ndarjen dhe<br \/>\nmendimin t\u00ebnd ia ofron Per\u00ebndis\u00eb si nj\u00eb ofer-<br \/>\nt\u00eb bujare, at\u00ebher\u00eb do t\u2019ia dal\u00ebsh mban\u00eb ta ka-<br \/>\np\u00ebrcesh edhe k\u00ebt\u00eb dallg\u00eb. Dhe at\u00eb q\u00eb nuk e<br \/>\nb\u00ebn koha, do ta b\u00ebj\u00eb dashuria e Per\u00ebndis\u00eb. Por<br \/>\nndodh e kund\u00ebrta n\u00ebse me mendimet e k\u00ebqija<br \/>\nfillon t\u00eb torturosh veten, me kalimin e koh\u00ebs<br \/>\ndashuria do t\u00eb shuhet, dhe ti nuk ke p\u00ebr t\u00eb fituar<br \/>\nasnj\u00eb shp\u00ebrblim&#8230;<br \/>\n&#8230; Ki kujdes se mos me ato q\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne n\u00eb<br \/>\nk\u00ebto raste kur vajtojm\u00eb e \u00e7irremi, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\nmos jan\u00eb vepra t\u00eb armiqve dhe t\u00eb kund\u00ebrshta-<br \/>\nr\u00ebve tan\u00eb. Sepse, n\u00ebse do ta \u00e7onin burrin t\u00ebnd<br \/>\nn\u00eb pallatet mbret\u00ebrore dhe do ta kuror\u00ebzonin<br \/>\na do ta godisje kraharorin p\u00ebr t\u00eb dhe a do t\u00eb<br \/>\nvajtoje me t\u00eb madhe, duke th\u00ebn\u00eb se je miku i<br \/>\natij q\u00eb kuror\u00ebzohet? Sigurisht jo, sepse do t\u00eb t\u00eb<br \/>\nquanin armik dhe kund\u00ebrshtar t\u00eb madh. Por<br \/>\nedhe nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb karakteristik\u00eb e<br \/>\nnjeriut q\u00eb do. Pra si \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb doj\u00eb q\u00eb<br \/>\nnj\u00eb njeri i tij i dashur, t\u00eb ndodhet n\u00eb vuajtje t\u00eb<br \/>\nm\u00ebdha dhe para nj\u00eb t\u00eb ardhmeje t\u00eb panjohur?<br \/>\nNd\u00ebrsa, kur largohet mir\u00eb nga ana shpirt\u00ebrore<br \/>\nnga kjo bot\u00eb, ai kuror\u00ebzohet dhe ec\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb<br \/>\nt\u00eb drejt\u00eb. Apo a mund t\u00eb d\u00ebshiroj\u00eb njeriu q\u00eb i<br \/>\naf\u00ebrmi i tij t\u00eb ndodhet n\u00eb mes t\u00eb shtr\u00ebngatave<br \/>\nn\u00eb dete t\u00eb rrezikshme e t\u00eb mos kthehet sa m\u00eb<br \/>\nshpejt n\u00eb liman? Kjo \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e nj\u00eb njeriu<br \/>\nq\u00eb nuk e do t\u00eb af\u00ebrmin.<br \/>\n\u201cPres ngjalljen e t\u00eb vdekurve\u201d<br \/>\n&#8230; Nuk ndihmojn\u00eb lot\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por lutjet,<br \/>\nfaljet, l\u00ebmoshat dhe ofertat. Sepse k\u00ebto nuk u<br \/>\nshpik\u00ebn k\u00ebshtu thjesht, as nuk e b\u00ebjm\u00eb n\u00eb m\u00eb-<br \/>\nnyr\u00eb rast\u00ebsore kujtimin e t\u00eb fjeturve n\u00eb miste-<br \/>\nrin e shenjt\u00eb t\u00eb Eukaristis\u00eb Hyjnore, kur ofroj-<br \/>\nm\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb tyre, qengjin n\u00eb Tryez\u00ebn e Shenjt\u00eb,<br \/>\ni Cili mori mbi Vete m\u00ebkatin e bot\u00ebs, por e b\u00ebj-<br \/>\nm\u00eb q\u00eb t\u00eb vdekurit t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb dobi prej k\u00ebtyre.<br \/>\nAs prifti nuk q\u00ebndron m\u00eb kot n\u00eb altar kur kry-<br \/>\nhet Liturgjia Hyjnore, duke thirrur p\u00ebr hir t\u00eb t\u00eb<br \/>\ngjith\u00eb t\u00eb fjeturve q\u00eb besuan te Krishti. Edhe<br \/>\np\u00ebrkujtimorja q\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr hir t\u00eb tyre, nuk shkon<br \/>\nkot. Sepse, n\u00ebse kujtimi nuk do t\u00eb b\u00ebhej p\u00ebr hir<br \/>\nt\u00eb tyre, nuk do t\u00eb thuheshin as k\u00ebto fjal\u00eb p\u00ebr<br \/>\nprehjen, sepse adhurimi yn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb teat\u00ebr,<br \/>\nlarg qoft\u00eb, por k\u00ebto t\u00eb gjitha jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me urdh\u00ebr<br \/>\nt\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb.<br \/>\n&#8230; Le t\u00eb mos reshtim kurr\u00eb s\u00eb ndihmuari<br \/>\ngjith\u00eb ata q\u00eb u larguan nga kjo bot\u00eb, duke ofruar<br \/>\nlutje t\u00eb p\u00ebrsosura p\u00ebr hir t\u00eb tyre. Sepse para<br \/>\nnesh ndodhet mjeti q\u00eb pastron t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn, pra<br \/>\nLiturgjia Hyjnore. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye marrim guxim<br \/>\ndhe lutemi p\u00ebr t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn, dhe at\u00ebher\u00eb p\u00ebrme-<br \/>\nndim edhe t\u00eb fjeturit bashk\u00eb me martir\u00ebt, bash-<br \/>\nk\u00eb me omologjet\u00ebt, bashk\u00eb me prift\u00ebrinjt\u00eb. Sep-<br \/>\nse t\u00eb gjith\u00eb jemi nj\u00eb trup, edhe pse disa gjymtyr\u00eb<br \/>\njan\u00eb m\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyeshme sesa t\u00eb tjerat. Dhe<br \/>\n\u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb fjeturve tu jepet ndihm\u00eb<br \/>\nnga \u00e7do an\u00eb, pra nga lutjet, nga ofrimi i dhura-<br \/>\ntave, nga shenjtor\u00ebt q\u00eb p\u00ebrmenden tok me ta.<br \/>\nP\u00ebrse, pra, vajton dhe vuan, kur \u00ebsht\u00eb e mundur<br \/>\nt\u2019i sjell\u00ebsh nj\u00eb falje kaq t\u00eb madhe atij q\u00eb u largua<br \/>\nnga kjo bot\u00eb?<br \/>\nPor ti m\u00eb thua gjithashtu, se ngele e vetme<br \/>\ndhe humbe mbrojt\u00ebsin t\u00ebnd. As k\u00ebt\u00eb nuk duhet<br \/>\nta thuash. Sepse nuk humbe edhe Per\u00ebndin\u00eb<br \/>\nbashk\u00eb me burrin t\u00ebnd. Pra, p\u00ebr sa koh\u00eb ke Pe-<br \/>\nr\u00ebndin\u00eb, Ai do t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb se at\u00eb, se<br \/>\nbir dhe se i af\u00ebrm. Sepse edhe ata q\u00eb u larguan<br \/>\nnga kjo bot\u00eb, Per\u00ebndia t\u2019i ka dhuruar, dhe Ai i<br \/>\nb\u00ebri t\u00eb gjitha, e jo ata&#8230; Thuaj: \u201cTi, o Per\u00ebndi, je<br \/>\nAt\u00eb i jetim\u00ebve dhe Gjykat\u00ebs i vejushave\u201d dhe<br \/>\nk\u00ebshtu do t\u00eb kesh ndihm\u00ebn e Tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast<br \/>\ndo t\u00eb fitosh m\u00eb tep\u00ebr ndihm\u00ebn e Tij, do ta kesh<br \/>\nm\u00eb af\u00ebr se m\u00eb par\u00eb, do t\u00eb kujdeset m\u00eb tep\u00ebr<br \/>\np\u00ebr ty, sepse ke m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb.<br \/>\n&#8230; Mos e zem\u00ebro Per\u00ebndin\u00eb por ta fal\u00ebnde-<br \/>\nrosh, me q\u00ebllim q\u00eb me fal\u00ebnderimin t\u00eb largohet<br \/>\nreja e shpirtdob\u00ebsis\u00eb sate. Thuaj si\u00e7 tha edhe<br \/>\nJovi i drejt\u00eb: \u201cZoti ka dh\u00ebn\u00eb dhe Zoti ka marr\u00eb\u201d<br \/>\n(Jov 1:21). Mendo pak se sa t\u00eb shumt\u00eb jan\u00eb ata<br \/>\nq\u00eb e lavd\u00ebrojn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se ti Per\u00ebndin\u00eb, edhe<br \/>\npse nuk pat\u00ebn kurr\u00eb f\u00ebmij\u00eb, as u quajt\u00ebn baba-<br \/>\nllar\u00eb dhe n\u00ebna. Por ti thua se nuk do t\u00eb doje t\u00eb<br \/>\nkishe fare f\u00ebmij\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos quheshe fare baba,<br \/>\nsepse do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos e kisha fituar<br \/>\ng\u00ebzimin e at\u00ebsis\u00eb dhe pastaj t\u00eb m\u00eb hiqej nj\u00eb gj\u00eb<br \/>\ne till\u00eb. T\u00eb lutem, mos i thuaj k\u00ebto, q\u00eb t\u00eb mos e<br \/>\nzem\u00ebrosh Per\u00ebndin\u00eb dhe fal\u00ebnderoje p\u00ebr sa ke<br \/>\nmarr\u00eb n\u00eb jet\u00eb dhe  p\u00ebr ato q\u00eb nuk i ke deri n\u00eb<br \/>\nfund. A nuk tha Jovi i drejt\u00eb: \u201cZoti ka dh\u00ebn\u00eb dhe<br \/>\nZoti ka marr\u00eb. Qoft\u00eb i bekuar emri i Zotit!\u201d (Jov.<br \/>\n1:21)&#8230;<br \/>\n&#8230; K\u00ebt\u00eb b\u00ebj edhe ti dhe mendo brenda vetes<br \/>\nse t\u00eb fjeturin nuk e mori nj\u00eb njeri, por Per\u00ebndia<br \/>\nq\u00eb e krijoi dhe q\u00eb p\u00ebrkujdeset p\u00ebr t\u00eb m\u00eb shum\u00eb<br \/>\nsesa ti dhe e di se cila \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira p\u00ebr t\u00eb&#8230;<br \/>\nDuke ditur t\u00eb t\u00ebra k\u00ebto, le t\u00eb kryejm\u00eb t\u00eb gji-<br \/>\nth\u00eb vepra ngush\u00ebllimi, aq sa kemi mund\u00ebsi p\u00ebr<br \/>\nsa ik\u00ebn larg nesh me vdekjen e, n\u00eb vend t\u00eb vaj-<br \/>\ntimeve dhe p\u00ebrmendoreve, le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb l\u00ebmo-<br \/>\nsh\u00eb, lutje dhe oferta. Q\u00eb edhe ata, si edhe ne, t\u00eb<br \/>\nfitojn\u00eb t\u00eb mirat q\u00eb na premtoi Per\u00ebndia, me hi-<br \/>\nrin e njeridashjen e Birit t\u00eb Tij t\u00eb vet\u00ebmlindur,<br \/>\nt\u00eb Cilit, bashk\u00eb me Atin dhe Shpirtin e Shenjt\u00eb,<br \/>\ni takon lavdia, fuqia dhe nderimi, tani e p\u00ebrher\u00eb<br \/>\ndhe n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve. Amin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Material nga Mars 2018.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"3 (303)","viti":"2018","muaji":"Mars","muaji_numer":"3","dita":"","faqet":"[2]","fjale_kyce":"[\"Fjal\u00eb\", \"sh\u00ebn\", \"Joan\", \"Gojarti\"]","permbledhje":"Material nga Mars 2018.","autori":"","kategoria":"Artikull","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9653],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[12881],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-95618","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull","ngjallja_viti-12881","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Fjal\u00eb nga sh\u00ebn Joan Gojarti - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjale-nga-shen-joan-gojarti\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/95618\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjale-nga-shen-joan-gojarti\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjale-nga-shen-joan-gojarti\/\",\"name\":\"Fjal\u00eb nga sh\u00ebn Joan Gojarti - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T16:49:13+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjale-nga-shen-joan-gojarti\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjale-nga-shen-joan-gojarti\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjale-nga-shen-joan-gojarti\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Fjal\u00eb nga sh\u00ebn Joan Gojarti\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Fjal\u00eb nga sh\u00ebn Joan Gojarti - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjale-nga-shen-joan-gojarti\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/95618","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjale-nga-shen-joan-gojarti\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjale-nga-shen-joan-gojarti\/","name":"Fjal\u00eb nga sh\u00ebn Joan Gojarti - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T16:49:13+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjale-nga-shen-joan-gojarti\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjale-nga-shen-joan-gojarti\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjale-nga-shen-joan-gojarti\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Fjal\u00eb nga sh\u00ebn Joan Gojarti"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/95618","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95618"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=95618"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=95618"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=95618"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=95618"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}