{"id":90741,"date":"2026-06-01T08:08:08","date_gmt":"2026-06-01T06:08:08","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-efrem-siriani-lutja-e-kreshmes-se-madhe\/"},"modified":"2026-06-01T08:08:08","modified_gmt":"2026-06-01T06:08:08","slug":"shen-efrem-siriani-lutja-e-kreshmes-se-madhe","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-efrem-siriani-lutja-e-kreshmes-se-madhe\/","title":{"rendered":"Sh\u00ebn Efrem Siriani. Lutja e Kreshm\u00ebs s\u00eb Madhe"},"content":{"rendered":"<p>Sh\u00ebn Efremi Siriani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga et\u00ebrit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Krishterimit lindor. Ai lindi rreth vitit 306 n\u00eb qytetin e larg\u00ebt t\u00eb Nisibit, n\u00eb Mesopotami. Q\u00eb n\u00eb rini tregoi prirje t\u00eb thell\u00eb shpirt\u00ebrore. I ati, prift pagan, e d\u00ebboi nga sht\u00ebpia p\u00ebr shkak t\u00eb simpatis\u00eb s\u00eb tij ndaj Besimit t\u00eb Krishter\u00eb. I riu u prit me dashuri nga episkopi i shenjt\u00eb Jakovi i Nisibit, i cili u b\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi dhe m\u00ebsuesi i tij shpirt\u00ebror. N\u00ebn drejtimin e tij, Efremi iu p\u00ebrkushtua me zell studimit t\u00eb Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb. Fjala e Per\u00ebndis\u00eb ndezi n\u00eb zemr\u00ebn e tij nj\u00eb zjarr t\u00eb pashuar besimi, dhe e drejtoi n\u00eb jet\u00ebn asketike dhe n\u00eb k\u00ebrkimin e pasuris\u00eb qiellore.<\/p>\n<p>P\u00ebrul\u00ebsia e tij ishte e thell\u00eb dhe e sinqert\u00eb. Efremi u b\u00eb i njohur si &#8220;m\u00ebsuesi i d\u00ebrrmimit t\u00eb shpirtit&#8221;. Lot\u00ebt e pendimit rridhnin pand\u00ebrprer\u00eb nga syt\u00eb e tij, si nj\u00eb pag\u00ebzim i dyt\u00eb pastrues. Ai qante p\u00ebr m\u00ebkatet e tij dhe t\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebs. Ndonj\u00ebher\u00eb, duke medituar mbi m\u00ebshir\u00ebn dhe mrekullit\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb, lot\u00ebt e tij shnd\u00ebrroheshin n\u00eb lot g\u00ebzimi. Predikimet e tij p\u00ebr pendimin dhe p\u00ebr Gjykimin e Fundit preknin edhe zemrat m\u00eb t\u00eb ngurta. Brez pas brezi e deri m\u00eb sot, leximi i veprave t\u00eb sh\u00ebn Efremit sjell lot n\u00eb sy, duke u hapur m\u00ebkatar\u00ebve udh\u00ebn e pendimit dhe t\u00eb kthimit.<\/p>\n<p>N\u00eb mosh\u00ebn nj\u00ebzetvje\u00e7are, pas pag\u00ebzimit, u t\u00ebrhoq n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb heshtje dhe lutje. Shkoi n\u00eb qytetin e Edes\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb pelegrinazh dhe n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb njeriu me t\u00eb cilin mund t\u00eb b\u00ebnte jet\u00eb monakale. Gjat\u00eb udh\u00ebs takoi nj\u00eb grua q\u00eb b\u00ebnte jet\u00eb m\u00ebkatare, u shtir sikur i pranoi propozimet e saj dhe, duke i th\u00ebn\u00eb q\u00eb ta ndiqte, n\u00eb vend q\u00eb ta \u00e7onte n\u00eb ndonj\u00eb vend t\u00eb fshehur dhe t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr m\u00ebkat, e \u00e7oi n\u00eb sheshin publik. Prostituta e pyeti: &#8220;P\u00ebrse po m\u00eb sjell k\u00ebtu? Nuk t\u00eb vjen turp q\u00eb po ekspozohesh para v\u00ebshtrimeve t\u00eb njer\u00ebzve?&#8221;. Shenjtori iu p\u00ebrgjigj: &#8220;O fatkeqe, i druhesh v\u00ebshtrimit t\u00eb njer\u00ebzve, po p\u00ebrse nuk i druhesh syrit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb shikon \u00e7do gj\u00eb dhe do t\u00eb gjykoj\u00eb dit\u00ebn e fundit veprimet dhe mendimet tona m\u00eb t\u00eb fshehta?!&#8221;. E pushtuar nga frika, gruaja u pendua dhe iku n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr shp\u00ebtimin e saj.<\/p>\n<p>Pas disa vitesh q\u00ebndrimi n\u00eb Edes\u00eb, sh\u00ebn Efremi u kthye n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb. Meq\u00eb kishte d\u00ebgjuar t\u00eb lavd\u00ebroheshin virtytet e sh\u00ebn Vasilit, Per\u00ebndia i zbuloi n\u00eb nj\u00eb vizion se episkopi i Qesaris\u00eb i ngjante nj\u00eb shtylle zjarri q\u00eb bashkonte qiellin me tok\u00ebn. Pa humbur koh\u00eb, Efremi u nis p\u00ebr n\u00eb Kapadoki. Mb\u00ebrriti n\u00eb Qesari dit\u00ebn e Theofanis\u00eb dhe hyri n\u00eb kish\u00eb n\u00eb \u00e7astin kur kremtohej Liturgjia Hyjnore. U mall\u00ebngjye kur pa episkopin e madh t\u00eb predikonte, sepse pa nj\u00eb p\u00ebllumb t\u00eb bardh\u00eb q\u00eb rrinte n\u00eb supin e tij dhe i p\u00ebshp\u00ebriste n\u00eb vesh fjal\u00eb hyjnore. Pik\u00ebrisht ky p\u00ebllumb i zbuloi Vasilit pranin\u00eb mes turm\u00ebs t\u00eb asketit t\u00eb p\u00ebrulur sirian. D\u00ebrgoi dik\u00eb q\u00eb ta gjente, biseduan p\u00ebr pak brenda n\u00eb hierore dhe, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tij, ai mori nga Per\u00ebndia dhurat\u00ebn q\u00eb Efremi t\u00eb fliste menj\u00ebher\u00eb greqisht, meq\u00eb shenjtori nuk dinte. Pastaj e hirotonisi dhjakon dhe e la t\u00eb kthehej n\u00eb atdhe.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 338-387 nis\u00ebn luft\u00ebrat mes romak\u00ebve dhe pers\u00ebve dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb mbar\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb nis\u00ebn persekutime t\u00eb pam\u00ebshirshme kund\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebve, duke i konsideruar si aleat\u00eb t\u00eb romak\u00ebve. Kur Efremi m\u00ebsoi n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb p\u00ebr vuajtjet e v\u00ebllez\u00ebrve, shkoi n\u00eb Nisib\u00eb, q\u00eb t&#8217;i ndihmonte me veprat dhe fjal\u00ebt e tij. Q\u00eb kur ishte f\u00ebmij\u00eb, i ishte zbuluar thirrja e Per\u00ebndis\u00eb, sepse kishte par\u00eb n\u00eb nj\u00eb vegim nj\u00eb vresht t\u00eb bollsh\u00ebm, q\u00eb do t\u00eb mbinte prej goj\u00ebs s\u00eb tij dhe do t\u00eb mbushte gjith\u00eb tok\u00ebn. T\u00eb gjith\u00eb zogjt\u00eb e qiellit vinin dhe q\u00ebndronin atje, duke u ngopur me frytet e tij dhe, sa m\u00eb shum\u00eb kokrra hanin, aq me m\u00eb shum\u00eb rrush mbushej vreshti. Hiri i Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb e kishte mbushur me boll\u00ebk, sa, kur i drejtohej popullit, gjuha e tij nuk kishte koh\u00eb t\u00eb shprehte mendimet qiellore q\u00eb Per\u00ebndia i frym\u00ebzonte dhe dukej sikur i mbahej goja. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ai i drejtoi Per\u00ebndis\u00eb k\u00ebt\u00eb lutje: &#8220;P\u00ebrmbaji, o Zot, rr\u00ebket\u00eb e hirit t\u00ebnd!&#8221;. Kur nuk merrej me m\u00ebsimdh\u00ebnie p\u00ebr forcimin e bes\u00ebs kund\u00ebr pagan\u00ebve dhe heretik\u00ebve, u sh\u00ebrbente p\u00ebrul\u00ebsisht t\u00eb gjith\u00ebve, si nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor i v\u00ebrtet\u00eb, duke imituar Krishtin q\u00eb u b\u00eb p\u00ebr ne &#8220;sh\u00ebrb\u00ebtor&#8221;.<\/p>\n<p>Virtytet, lutja, frytet e soditjes dhe t\u00eb studimit, t\u00eb gjitha dhuntit\u00eb q\u00eb Per\u00ebndia i kishte dh\u00ebn\u00eb, nuk i ruante vet\u00ebm p\u00ebr vete, por e stolisi Kish\u00ebn, Nusen e Krishtit, si me kuror\u00eb t\u00eb art\u00eb me gur\u00eb t\u00eb \u00e7muar. M\u00eb 338, kur rrethuan Nisib\u00ebn, fal\u00eb lutjes s\u00eb osh\u00ebnarit dhe t\u00eb sh\u00ebn Jakovit, qyteti u \u00e7lirua. Por pas luft\u00ebrave t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, qyteti ra n\u00eb duart e sovranit mizor t\u00eb pers\u00ebve, m\u00eb 363. Nuk pranoi t\u00eb jetonte n\u00ebn sundimin pagan dhe u nis p\u00ebr n\u00eb Edes\u00eb.<\/p>\n<p>Atje kaloi dhe 10 vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs dhe vazhdoi vepr\u00ebn e pap\u00ebrfunduar t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Interpretimit, themeluar n\u00eb Nisib\u00eb nga sh\u00ebn Jakovi, duke dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim n\u00eb shkoll\u00ebn e Edes\u00ebs, e cila q\u00eb at\u00ebher\u00eb u quajt &#8220;Shkolla e pers\u00ebve&#8221;. Hartoi pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb veprave t\u00eb mrekullueshme, ku njohja e tij p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb dhe p\u00ebr dogmat e shenjta e veshi me stolin\u00eb madh\u00ebshtore t\u00eb nj\u00eb gjuhe t\u00eb pakrahasueshme poetike. Thuhet se kompozoi n\u00eb sirisht m\u00eb shum\u00eb se tre milion\u00eb vargje: komentar\u00eb t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb librave t\u00eb Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb, ligj\u00ebrata kund\u00ebr herezive, himne p\u00ebr Parajs\u00ebn, p\u00ebr Virgj\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr Besimin, p\u00ebr Misteret e m\u00ebdha t\u00eb Shp\u00ebtimtarit dhe p\u00ebr t\u00eb kremtet e vitit. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e k\u00ebtyre himneve hyri n\u00eb kompozimin e librave liturgjik\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn siriane, prej nga vjen edhe p\u00ebrcaktimi si &#8220;Lira e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb&#8221; dhe &#8220;M\u00ebsues i universit&#8221;. Na jan\u00eb transmetuar ligj\u00ebrata t\u00eb shumta, q\u00eb flasin kryesisht p\u00ebr d\u00ebrrmimin e shpirtit, asketizmin dhe virtytet murg\u00ebrore. Pasi organizoi ndihmat e para n\u00eb qytet gjat\u00eb zis\u00eb s\u00eb buk\u00ebs, m\u00eb 372, osh\u00ebnar Efremi fjeti n\u00eb paqe m\u00eb 373, i rrethuar nga murgj dhe asket\u00eb q\u00eb kishin dal\u00eb nga manastiret, nga shkret\u00ebtira dhe shpellat, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb me t\u00eb n\u00eb momentet e tij t\u00eb fundit. La nj\u00eb testament prek\u00ebs, plot p\u00ebrul\u00ebsi dhe d\u00ebrrmim shpirt\u00ebror, ku k\u00ebrkonte vazhdimisht nga ata q\u00eb e donin t\u00eb mos e nderonin me ceremoni mortore pompoze, por ta vendosnin trupin e tij n\u00eb nj\u00eb grop\u00eb q\u00eb ishte caktuar p\u00ebr t\u00eb huajt, dhe t\u00eb mos i \u00e7onin lule e aroma, por lutje.<\/p>\n<p>\u00c7do vit n\u00eb periudh\u00ebn e Kreshm\u00ebs s\u00eb Madhe, bashkohemi me 16 shekuj besimtar\u00ebsh q\u00eb jan\u00eb ushqyer dhe inkurajuar shpirt\u00ebrisht nga p\u00ebrkushtimi i sh\u00ebn Efremit ndaj Krishtit. Lutja e sh\u00ebn Efremit thuhet se p\u00ebrmban t\u00eb gjith\u00eb esenc\u00ebn dhe q\u00ebllimin e Kreshm\u00ebs s\u00eb Madhe. Kur themi fjal\u00ebt e k\u00ebsaj lutjeje, e sjellim t\u00eb gjith\u00eb trupin ton\u00eb n\u00eb meditim, duke b\u00ebr\u00eb metani (p\u00ebrkulje) t\u00eb vogla dhe t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hagjiografi e Sh\u00ebn Efrem Sirianit (c.306-373), nj\u00eb nga et\u00ebrit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Krishterimit lindor, lindur n\u00eb Nisib\u00eb. P\u00ebrshkruan formimin n\u00ebn episkopin Jakov, jet\u00ebn asketike n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, takimin me Sh\u00ebn Vasilin e Madh n\u00eb Qesari, vepr\u00ebn letrare n\u00eb Edes\u00eb (mbi 3 milion\u00eb vargje n\u00eb sirisht) dhe lidhjen me lutjen e Kreshm\u00ebs s\u00eb Madhe.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"2 (389)","viti":"2026","muaji":"Shkurt","muaji_numer":"2","dita":"","faqet":"[13, 14]","fjale_kyce":"[\"Sh\u00ebn Efrem Siriani\", \"Nisib\u00eb\", \"Edes\u00eb\", \"Sh\u00ebn Vasili i Madh\", \"Shkolla e pers\u00ebve\", \"Kreshma e Madhe\", \"asketiz\u00ebm\", \"Lira e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb\", \"Mesopotami\", \"lutje\"]","permbledhje":"Hagjiografi e Sh\u00ebn Efrem Sirianit (c.306-373), nj\u00eb nga et\u00ebrit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Krishterimit lindor, lindur n\u00eb Nisib\u00eb. P\u00ebrshkruan formimin n\u00ebn episkopin Jakov, jet\u00ebn asketike n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, takimin me Sh\u00ebn Vasilin e Madh n\u00eb Qesari, vepr\u00ebn letrare n\u00eb Edes\u00eb (mbi 3 milion\u00eb vargje n\u00eb sirisht) dhe lidhjen me lutjen e Kreshm\u00ebs s\u00eb Madhe.","autori":"","kategoria":"Hagjiografi \/ Patrologjik\u00eb","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[12060],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[12034],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-90741","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-hagjiografi-patrologjike","ngjallja_viti-12034"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Sh\u00ebn Efrem Siriani. Lutja e Kreshm\u00ebs s\u00eb Madhe - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-efrem-siriani-lutja-e-kreshmes-se-madhe\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90741\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-efrem-siriani-lutja-e-kreshmes-se-madhe\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-efrem-siriani-lutja-e-kreshmes-se-madhe\/\",\"name\":\"Sh\u00ebn Efrem Siriani. Lutja e Kreshm\u00ebs s\u00eb Madhe - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T06:08:08+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-efrem-siriani-lutja-e-kreshmes-se-madhe\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-efrem-siriani-lutja-e-kreshmes-se-madhe\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-efrem-siriani-lutja-e-kreshmes-se-madhe\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Sh\u00ebn Efrem Siriani. Lutja e Kreshm\u00ebs s\u00eb Madhe\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Sh\u00ebn Efrem Siriani. Lutja e Kreshm\u00ebs s\u00eb Madhe - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-efrem-siriani-lutja-e-kreshmes-se-madhe\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90741","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-efrem-siriani-lutja-e-kreshmes-se-madhe\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-efrem-siriani-lutja-e-kreshmes-se-madhe\/","name":"Sh\u00ebn Efrem Siriani. Lutja e Kreshm\u00ebs s\u00eb Madhe - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T06:08:08+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-efrem-siriani-lutja-e-kreshmes-se-madhe\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-efrem-siriani-lutja-e-kreshmes-se-madhe\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-efrem-siriani-lutja-e-kreshmes-se-madhe\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Sh\u00ebn Efrem Siriani. Lutja e Kreshm\u00ebs s\u00eb Madhe"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90741","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90741"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90741"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90741"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90741"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90741"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}