{"id":90736,"date":"2026-06-01T08:08:02","date_gmt":"2026-06-01T06:08:02","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/syri-i-keq-dhe-e-verteta-e-besimit-orthodhoks\/"},"modified":"2026-06-01T08:08:02","modified_gmt":"2026-06-01T06:08:02","slug":"syri-i-keq-dhe-e-verteta-e-besimit-orthodhoks","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/syri-i-keq-dhe-e-verteta-e-besimit-orthodhoks\/","title":{"rendered":"&#8216;Syri i Keq&#8217; dhe e v\u00ebrteta e Besimit Orthodhoks"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme d\u00ebgjojm\u00eb shpesh shprehje si: &#8220;Ka sy t\u00eb keq&#8221;, &#8220;Q\u00eb mos t\u00eb na marrin m\u00ebsysh&#8221;, &#8220;Vendos nj\u00eb hajmali q\u00eb t\u00eb mos t\u00eb t\u00eb kap\u00eb syri i keq&#8221; etj. K\u00ebto jan\u00eb dukuri t\u00eb p\u00ebrhapura n\u00eb tradit\u00ebn popullore mesdhetare dhe ballkanike, p\u00ebrfshir\u00eb edhe hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare. P\u00ebr t\u00eb shmangur k\u00ebt\u00eb t\u00eb keqe, dikush vendos syrin blu n\u00eb sht\u00ebpi, dikush var patkoin mbi der\u00eb, dikush mban nj\u00eb hajmali apo nj\u00eb kukull prej kashte &#8220;p\u00ebr mbrojtje&#8221; etj. K\u00ebto zakone, t\u00eb trash\u00ebguara nga koh\u00eb t\u00eb vjetra, lidhen me p\u00ebrpjekjen e njeriut p\u00ebr ta larguar t\u00eb keqen p\u00ebrmes nj\u00eb sendi material. Por p\u00ebr ne, t\u00eb krishter\u00ebt orthodhoks\u00eb, pyetja thelb\u00ebsore nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebse k\u00ebto zakone ekzistojn\u00eb, por n\u00ebse p\u00ebrputhen me jet\u00ebn e Kish\u00ebs dhe me udh\u00ebn q\u00eb na \u00e7on drejt Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p>Shkrimi i Shenjt\u00eb na m\u00ebson se e keqja nuk buron nga syri si organ, por nga smira dhe nga gjendja e zemr\u00ebs. Libri i Urt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Solomonit thot\u00eb: &#8220;Nga smira e djallit hyri vdekja n\u00eb bot\u00eb&#8221; (Urt. Sol. 2:24). Rr\u00ebnja e s\u00eb keqes \u00ebsht\u00eb pasioni dhe largimi nga Per\u00ebndia. Edhe Zoti yn\u00eb Jisu Krisht na m\u00ebson se &#8220;nga zemra e njer\u00ebzve dalin mendimet e liga&#8221; (Mk. 7:21-23). Pra, e keqja buron nga brenda, nga nj\u00eb zem\u00ebr e papastruar, dhe jo nga jasht\u00eb. Problemi nuk q\u00ebndron n\u00eb nj\u00eb energji magjike t\u00eb syrit, por n\u00eb smir\u00ebn dhe ndikimin demoniak q\u00eb vepron p\u00ebrmes pasioneve. Et\u00ebrit e Shenjt\u00eb e thellojn\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim. Sh\u00ebn Joan Gojarti, n\u00eb &#8220;Homeli mbi Ungjillin sipas Mattheut&#8221; (PG 57), thekson se ajo q\u00eb quhet &#8220;sy i keq&#8221; nuk \u00ebsht\u00eb veprim fizik i shikimit, por pasoj\u00eb e smir\u00ebs dhe e sprovimit shpirt\u00ebror. Sh\u00ebn Vasili i Madh, n\u00eb &#8220;Epistola 188&#8221; (PG 32), drejtuar Sh\u00ebn Amfilokut t\u00eb Ikonis\u00eb, d\u00ebnon praktikat supersticioze dhe mb\u00ebshtetjen n\u00eb sende si munges\u00eb besimi n\u00eb Providenc\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb. P\u00ebr Et\u00ebrit, problemi nuk \u00ebsht\u00eb &#8220;syri&#8221; si fenomen i jasht\u00ebm, por zemra e njeriut dhe lidhja e tij me Zotin. Kur njeriu k\u00ebrkon mbrojtje n\u00eb nj\u00eb send, ai, edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavet\u00ebdijshme, zhvendos besimin nga Zoti te materia. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht \u00e7\u00ebshtje kulture, por \u00e7\u00ebshtje besimi.<\/p>\n<p>Tradita Kanonike e Kish\u00ebs \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Kanoni 36 i Sinodit t\u00eb Laodikes\u00eb (380) d\u00ebnon ata q\u00eb p\u00ebrgatisin dhe p\u00ebrdorin hajmali jasht\u00eb Besimit t\u00eb Krishter\u00eb Orthodhoks, duke i quajtur ato &#8220;pranga t\u00eb shpirtit&#8221; dhe duke urdh\u00ebruar p\u00ebrjashtimin e tyre nga bashk\u00ebsia kishtare. Kjo tregon se Kisha nuk i konsideron hajmalit\u00eb si sende t\u00eb pafajshme folklorike, por si shprehje t\u00eb nj\u00eb mentaliteti q\u00eb e lidh shp\u00ebtimin me objekte materiale dhe jo me hirin e Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn frym\u00eb jan\u00eb edhe Kanoni 24 i Sinodit t\u00eb Angir\u00ebs (314), Kanonet 7, 65, 72, 83 t\u00eb Sh\u00ebn Vasilit t\u00eb Madh, si edhe Kanoni 61 i Sinodit t\u00eb Pest\u00eb-Gjasht\u00eb (691), i cili d\u00ebnon praktika supersticioze dhe forma t\u00eb ndryshme besimesh popullore q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb besimin e gjall\u00eb me mekanizma ritual\u00eb. K\u00ebto Kanone nuk kan\u00eb karakter juridik; ato shprehin kujdesin baritor t\u00eb Kish\u00ebs p\u00ebr shp\u00ebtimin e njeriut dhe p\u00ebr ruajtjen e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb besimit.<\/p>\n<p>Kisha nuk e mohon realitetin e tundimit dhe ndikimit t\u00eb s\u00eb lig\u00ebs, por p\u00ebrgjigjja e saj nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorimi i nj\u00eb sendi p\u00ebr ta neutralizuar at\u00eb. N\u00eb jet\u00ebn liturgjike dhe baritore, mbrojtja k\u00ebrkohet p\u00ebrmes lutjes dhe hirit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. N\u00eb librin Uratore e vog\u00ebl t\u00eb Kish\u00ebs p\u00ebrfshihet &#8220;Urata e marrjes m\u00ebsysh&#8221;, e cila i drejtohet me lutje Zotit p\u00ebr \u00e7lirimin nga \u00e7do influenc\u00eb djall\u00ebzore. Kjo d\u00ebshmon se mbrojtja e v\u00ebrtet\u00eb nuk vjen nga objekti, por nga Per\u00ebndia. Prandaj, &#8220;prishja e syrit t\u00eb keq&#8221;, n\u00eb kuptimin e lutjes s\u00eb Kish\u00ebs, e b\u00ebr\u00eb me besim, pendim dhe n\u00eb bashkim me jet\u00ebn sakramentale, \u00ebsht\u00eb krejt e ndryshme nga praktikat supersticioze q\u00eb funksionojn\u00eb si teknika mekanike: e para \u00ebsht\u00eb shprehje e besimit n\u00eb Krishtin; e dyta \u00ebsht\u00eb zhvendosje e besimit drejt nj\u00eb sendi.<\/p>\n<p>Si t\u00eb krishter\u00eb orthodhoks\u00eb, nuk kemi nevoj\u00eb p\u00ebr hajmali. Ne kemi Kryqin si dhe Misteret e Shenjta t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse, si Kungimin e Shenjt\u00eb edhe Misterin e Vajit t\u00eb Bekuar (Efqelia). Kemi jet\u00ebn n\u00eb bashk\u00ebsi dhe lutjen e Kish\u00ebs. Jeta jon\u00eb nuk drejtohet nga frika e nj\u00eb syri t\u00eb keq, por nga shpresa e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Q\u00ebllimi yn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht t\u00eb shmangim nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm, por t\u00eb pastrojm\u00eb zemr\u00ebn dhe t\u00eb b\u00ebhemi pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrjetshme.<\/p>\n<p>Jeta e krishter\u00eb \u00ebsht\u00eb udh\u00ebtim drejt Mbret\u00ebris\u00eb. Kanonet e Shenjta, m\u00ebsimet e Et\u00ebrve dhe jeta sakramentale na drejtojn\u00eb drejt k\u00ebtij q\u00ebllimi. Hajmalit\u00eb dhe praktikat e ngjashme e mbajn\u00eb njeriun t\u00eb lidhur me frik\u00ebn dhe me nj\u00eb siguri t\u00eb rreme. Kisha na fton t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb liri, n\u00eb besim dhe n\u00eb dashuri, duke e vendosur shpres\u00ebn jo n\u00eb sende, por n\u00eb Krishtin. Vet\u00ebm Ai \u00ebsht\u00eb mbrojtja jon\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Vet\u00ebm n\u00eb T\u00eb gjejm\u00eb paqe, \u00e7lirim dhe siguri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jet\u00eb dhe p\u00ebr jet\u00ebn e p\u00ebrjetshme.<\/p>\n<p>Vlash Plepi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vlash Plepi shqyrton fenomenin e besimit popullor n\u00eb &#8216;syrin e keq&#8217; dhe p\u00ebrdorimin e hajmalive, duke e kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb me m\u00ebsimin e Shkrimit, Et\u00ebrve dhe Kanoneve t\u00eb Kish\u00ebs. Tregon se Kanoni 36 i Laodikes\u00eb, Kanonet e Sh\u00ebn Vasilit dhe Sinodi i Pest\u00eb-Gjasht\u00eb d\u00ebnojn\u00eb praktikat supersticioze. Mbrojtja e v\u00ebrtet\u00eb vjen p\u00ebrmes lutjes, Misteresh dhe besimit te Krishti, jo nga objekte materiale.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"2 (389)","viti":"2026","muaji":"Shkurt","muaji_numer":"2","dita":"","faqet":"[8, 9]","fjale_kyce":"[\"syri i keq\", \"hajmali\", \"supersticion\", \"Besimi Orthodhoks\", \"Kanonet e Kish\u00ebs\", \"Sinodi i Laodikes\u00eb\", \"Sh\u00ebn Vasili i Madh\", \"Joan Gojarti\", \"Efqelia\", \"Kryqi\"]","permbledhje":"Vlash Plepi shqyrton fenomenin e besimit popullor n\u00eb 'syrin e keq' dhe p\u00ebrdorimin e hajmalive, duke e kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb me m\u00ebsimin e Shkrimit, Et\u00ebrve dhe Kanoneve t\u00eb Kish\u00ebs. Tregon se Kanoni 36 i Laodikes\u00eb, Kanonet e Sh\u00ebn Vasilit dhe Sinodi i Pest\u00eb-Gjasht\u00eb d\u00ebnojn\u00eb praktikat supersticioze. Mbrojtja e v\u00ebrtet\u00eb vjen p\u00ebrmes lutjes, Misteresh dhe besimit te Krishti, jo nga objekte materiale.","autori":"Vlash Plepi","kategoria":"Artikull theologjik \/ Katekiz\u00ebm","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[12055],"ngjallja_autori":[11323],"ngjallja_viti":[12034],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-90736","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull-theologjik-katekizem","ngjallja_autori-vlash-plepi","ngjallja_viti-12034"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>&#039;Syri i Keq&#039; dhe e v\u00ebrteta e Besimit Orthodhoks - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/syri-i-keq-dhe-e-verteta-e-besimit-orthodhoks\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90736\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"5 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/syri-i-keq-dhe-e-verteta-e-besimit-orthodhoks\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/syri-i-keq-dhe-e-verteta-e-besimit-orthodhoks\/\",\"name\":\"'Syri i Keq' dhe e v\u00ebrteta e Besimit Orthodhoks - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T06:08:02+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/syri-i-keq-dhe-e-verteta-e-besimit-orthodhoks\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/syri-i-keq-dhe-e-verteta-e-besimit-orthodhoks\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/syri-i-keq-dhe-e-verteta-e-besimit-orthodhoks\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8216;Syri i Keq&#8217; dhe e v\u00ebrteta e Besimit Orthodhoks\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"'Syri i Keq' dhe e v\u00ebrteta e Besimit Orthodhoks - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/syri-i-keq-dhe-e-verteta-e-besimit-orthodhoks\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90736","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"5 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/syri-i-keq-dhe-e-verteta-e-besimit-orthodhoks\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/syri-i-keq-dhe-e-verteta-e-besimit-orthodhoks\/","name":"'Syri i Keq' dhe e v\u00ebrteta e Besimit Orthodhoks - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T06:08:02+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/syri-i-keq-dhe-e-verteta-e-besimit-orthodhoks\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/syri-i-keq-dhe-e-verteta-e-besimit-orthodhoks\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/syri-i-keq-dhe-e-verteta-e-besimit-orthodhoks\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8216;Syri i Keq&#8217; dhe e v\u00ebrteta e Besimit Orthodhoks"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90736","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90736"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90736"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90736"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90736"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90736"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}