{"id":90734,"date":"2026-06-01T08:08:00","date_gmt":"2026-06-01T06:08:00","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/aktivitet-ne-kujtim-te-kryepiskopit-te-lumur-anastas\/"},"modified":"2026-06-01T08:08:00","modified_gmt":"2026-06-01T06:08:00","slug":"aktivitet-ne-kujtim-te-kryepiskopit-te-lumur-anastas","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/aktivitet-ne-kujtim-te-kryepiskopit-te-lumur-anastas\/","title":{"rendered":"Aktivitet n\u00eb kujtim t\u00eb Kryepiskopit t\u00eb lumur Anastas"},"content":{"rendered":"<p>Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, u p\u00ebrfaq\u00ebsua nga Mitropoliti i Beratit, Hir\u00ebsi Asti, n\u00eb aktivitetin n\u00eb kujtim t\u00eb Kryepiskopit t\u00eb lumur Anastas, i cili u zhvillua n\u00eb Athin\u00eb m\u00eb 18 shkurt 2026. Ky aktivitet u organizua nga Universiteti Komb\u00ebtar dhe Kapodistrian i Athin\u00ebs dhe Qendra Nd\u00ebrorthodhokse &#8220;Porefthentes&#8221;. Fjalimet e mbajtura theksuan kontributin e Kryepiskopit t\u00eb lumur Anastas n\u00eb fush\u00ebn Akademike, n\u00eb hierapostullimin e tij n\u00eb Afrik\u00eb, Ringritjen e Kish\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe n\u00eb Trash\u00ebgimin\u00eb Qendr\u00ebs Nd\u00ebrthodhokse &#8220;Porefthentes&#8221;.<\/p>\n<p>Me rastin e k\u00ebtij aktiviteti, Hir\u00ebsi Asti, i shoq\u00ebruar nga Protopresviter At\u00eb Joan Qako dhe z. Ilia Ko\u00e7i takoi Kryepiskopin e Athin\u00ebs dhe Gjith\u00eb Greqis\u00eb, Fortlumturin\u00eb e Tij Jeronimi II dhe miq e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb n\u00eb Athin\u00eb t\u00eb Mitropolitit t\u00eb ndjer\u00eb Ignatit. M\u00eb 19-20 shkurt vizitoi Mitropolin\u00eb e Shenjt\u00eb t\u00eb Thiv\u00ebs, Livadhjas\u00eb dhe Avlidh\u00ebs, ku lindi dhe sh\u00ebrbeu Mitropoliti i lumur Ignat, para se t\u00eb vinte n\u00eb vendin ton\u00eb m\u00eb 1998.<\/p>\n<p>Takimet dhe vizita u zhvilluan n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb mir\u00ebnjohjes drejtuar miqve e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Mitropolitit Ignat, q\u00eb i q\u00ebndruan pran\u00eb prej vitesh. N\u00eb k\u00ebt\u00eb klim\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore, Hir\u00ebsi Asti u prit ngroht\u00eb nga Mitropoliti i zon\u00ebs, Hir\u00ebsia e Tij Gjeorgji, i cili shprehu dashurin\u00eb dhe lutjet e vazhdueshme p\u00ebr Kish\u00ebn ton\u00eb dhe n\u00eb ve\u00e7anti Mitropolin\u00eb e Beratit. Me k\u00ebt\u00eb dashuri e respekt, Mitropoliti Gjeorgji organizoi dhe shoq\u00ebroi vet\u00eb n\u00eb programin e mbushur me takime me klerik\u00eb e laik\u00eb, bij shpirt\u00ebror\u00eb t\u00eb t\u00eb lumurit Hir\u00ebsi Ignatit dhe n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e shumta q\u00eb vizituan duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe ato pelegrinazhi.<\/p>\n<p>N\u00eb grupin shoq\u00ebrues mori pjes\u00eb edhe Igumeni i Manastirit t\u00eb Sh\u00ebn Serafimit t\u00eb Dombos, Arkimandriti Nektar Tsekouras, gjithashtu bir shpirt\u00ebror i Mitropolitit t\u00eb lumur Ignat, i cili e ka vizituar disa her\u00eb vendin ton\u00eb. T\u00eb shumta ishin vendet e shenjta q\u00eb vizituan si: kish\u00ebn e Ungjillorit Lluka, ku ndodhet varri i apostullit t\u00eb shenjt\u00eb; kish\u00ebn e Sh\u00ebn Nikoll\u00ebs dhe Rufit; zyrat e Mitropolis\u00eb s\u00eb Thiv\u00ebs; kish\u00ebn e Hyjlind\u00ebses Mari dhe Sh\u00ebn Dhimitrit t\u00eb Thiv\u00ebs, ku nderuan ikon\u00ebn e Virgj\u00ebresh\u00ebs Mari q\u00eb, sipas tradit\u00ebs, \u00ebsht\u00eb ikona e par\u00eb e pikturuar nga vet\u00eb Ungjillori Lluka; Manastirin e Sh\u00ebn Joan Theologut n\u00eb Mazaraki, kish\u00ebn mitropolitane t\u00eb Hyrjes n\u00eb Tempull t\u00eb Hyjlind\u00ebses n\u00eb Livadhja, n\u00eb Orkomeno ku gjendet shenjt\u00ebrorja m\u00eb e vjet\u00ebr e mbijetuar n\u00eb Beoti, si edhe n\u00eb Manastirin e Lindjes s\u00eb Hyjlind\u00ebses n\u00eb Akraifnio.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsia nga Mitropolia e Beratit u njoh edhe me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs sociale e humane q\u00eb zhvillonte Mitropolia e Thiv\u00ebs dhe Livadhjas\u00eb, duke vizituar Qendr\u00ebn e Q\u00ebndrimit dhe Rehabilitimit t\u00eb t\u00eb Moshuarve me S\u00ebmundje Kronike si dhe Qendr\u00ebn e Kujdesit Ditor p\u00ebr Personat me Nevoja t\u00eb Ve\u00e7anta &#8220;Arsim Special&#8221;.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb g\u00ebzim i madh dhe nder i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Kish\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb marr pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbr\u00ebmje t\u00eb bekuar kujtimi, kushtuar t\u00eb lumurit, paraardh\u00ebsit ton\u00eb. Ju fal\u00ebnderojm\u00eb nga zemra p\u00ebr ftes\u00ebn nderuese dhe p\u00ebrsh\u00ebndesim ngroht\u00ebsisht organizator\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Qendra Nd\u00ebrorthodhokse &#8220;Porefthendes&#8221;, ashtu si dhe Kisha e Shqip\u00ebris\u00eb, ndajn\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb shijimit t\u00eb urt\u00ebsis\u00eb s\u00eb pakrahasueshme, dashuris\u00eb s\u00eb dhembshur dhe vepr\u00ebs bamir\u00ebse t\u00eb t\u00eb lumurit, Kryepiskopit Anastas. Ai \u00ebsht\u00eb pionieri i Hierapostullimit t\u00eb Krishter\u00eb Orthodhoks n\u00eb shekujt XX dhe XXI, duke zgjuar nd\u00ebrgjegjen dhe duke hapur horizontin p\u00ebr porosin\u00eb e harruar &#8220;Shkoni pra e m\u00ebsoni gjith\u00eb kombet dhe i pag\u00ebzoni n\u00eb emrin e Atit e t\u00eb Birit dhe t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb. Edhe i m\u00ebsoni ata t\u00eb ruajn\u00eb gjith\u00eb sa ju kam porositur ju. Edhe ja, un\u00eb jam bashk\u00eb me ju gjith\u00eb dit\u00ebt deri n\u00eb mbarim t\u00eb jet\u00ebs. Amin.&#8221; (Mt. 28:19-20). Ai zgjoi Orthodhoksin\u00eb nga tendenca e rrezikshme p\u00ebr t&#8217;u mbyllur n\u00eb vetvete dhe i dhuroi p\u00ebrs\u00ebri potencialin e saj hierapostolik n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku pjesa m\u00eb e madhe e s\u00eb cil\u00ebs jeton ende n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e padijes q\u00eb Zoti u mish\u00ebrua dhe u ngjall dhe rri n\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn e Atit; nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb ende nuk e njeh Kish\u00ebn. Jo vet\u00ebm q\u00eb zgjoi nd\u00ebrgjegje, por si pionier p\u00ebrparoi n\u00eb zona t\u00eb v\u00ebshtira gjeografike dhe kulturore, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb dashurin\u00eb e tij p\u00ebr Krishtin. Fryt i k\u00ebsaj vepre t\u00eb dashuris\u00eb dhe dhuratave t\u00eb tij t\u00eb shumta ishte edhe krijimi i Qendr\u00ebs Nd\u00ebrorthodhokse &#8220;Porefthendes&#8221;, e cila \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu, p\u00ebrparon dhe p\u00ebrpiqet ende tani q\u00eb frym\u00ebzuesi dhe themeluesi i saj ka kaluar n\u00eb jet\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb pran\u00eb Atij t\u00eb cilit i sh\u00ebrbeu dhe e deshi gjith\u00eb jet\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Si &#8220;Porefthendes&#8221;, edhe Kisha e Shqip\u00ebris\u00eb ka shijuar n\u00eb praktik\u00eb energjin\u00eb e dobishme, veprat dhe dashurin\u00eb e Fortlumturis\u00eb s\u00eb Tij p\u00ebr hierapostolin\u00eb. Shqip\u00ebria, nj\u00eb vend q\u00eb gjeografikisht nuk \u00ebsht\u00eb larg nga Greqia &#8211; vet\u00ebm disa kilometra ndajn\u00eb kufijt\u00eb tan\u00eb &#8211; megjithat\u00eb, shpirt\u00ebrisht ishte shum\u00eb larg. Ishte nj\u00eb vend q\u00eb kishte p\u00ebrjetuar ndjekjen m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr ateiste q\u00eb Evropa njeh n\u00eb shekullin XX.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vend ku besimi pothuajse ishte shuar, ku kishat ishin shkat\u00ebrruar ose shnd\u00ebrruar n\u00eb stalla dhe magazina, ku prift\u00ebrinjt\u00eb ishin burgosur ose ekzekutuar, ku brezat e rinj u rrit\u00ebn pa ditur as emrin e Zotit. Kur Kryepiskopi Anastas erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 1992, ai u gjend p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb Kish\u00eb q\u00eb ishte plot\u00ebsisht e shkat\u00ebrruar. Ishin shkat\u00ebrruar jo vet\u00ebm nd\u00ebrtesat, por edhe shpirtrat e njer\u00ebzve ishin plagosur thell\u00eb nga frika, propaganda dhe nga izolimi i trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb tyre shpirt\u00ebrore. Ishte nj\u00eb vend q\u00eb ishte shpallur zyrtarisht si shteti i par\u00eb ateist n\u00eb bot\u00eb, ku \u00e7do shprehje e besimit fetar d\u00ebnohej me burgim ose vdekje. Megjithat\u00eb, pik\u00ebrisht atje, n\u00eb k\u00ebt\u00eb peizazh shpirt\u00ebror q\u00eb dukej i that\u00eb, Kryepiskopi Anastas solli ujin e jet\u00ebs, t\u00eb Frym\u00ebs dhe t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dashuri q\u00eb krijoi &#8220;Porefthendes&#8221; q\u00eb fjala e Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb skajet e dheut, me hirin dhe fuqin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb, ngriti Kish\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb nga themelet e saj. Ai nuk nd\u00ebrtoi vet\u00ebm kisha &#8211; nd\u00ebrtoi shpirtra, nuk riktheu thjesht nd\u00ebrtesa &#8211; riktheu shpres\u00ebn; nuk m\u00ebsoi thjesht fen\u00eb &#8211; nxori n\u00eb drit\u00eb ikon\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb brenda \u00e7do njeriu q\u00eb takonte.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimia e Kryepiskopit Anastas: dashuria p\u00ebr njeriun, respekti p\u00ebr dinjitetin e \u00e7do personi besimi se asnj\u00eb situat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e pashpres\u00eb, kur Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb me ne. I nj\u00ebjti person q\u00eb krijoi &#8220;Porefthendes&#8221; q\u00eb t\u00eb arrij\u00eb deri n\u00eb skajet e bot\u00ebs, gjeti m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb arritur edhe n\u00eb shpirtrat t\u00eb cil\u00ebt ishin shpirt\u00ebrisht n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb kaq t\u00eb af\u00ebrt, por edhe aq larg\u00ebt. N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb, nderojm\u00eb sot kujtimin e tij. Kryepiskopi i lumur Anastas ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e ndritur dhe e ve\u00e7ant\u00eb e Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb &#8211; nj\u00eb bari i v\u00ebrtet\u00eb, nj\u00eb vizionar. Kujtimi dhe trash\u00ebgimia e tij shpirt\u00ebrore meritojn\u00eb t\u00eb nderohen dhe t\u00eb transmetohen te brezat e rinj si d\u00ebshmi e gjall\u00eb e dashuris\u00eb dhe sakrific\u00ebs p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmit. Me emocion t\u00eb thell\u00eb dhe mir\u00ebnjohje ndaj Per\u00ebndis\u00eb, dua t\u00eb p\u00ebrmend lidhjet e ve\u00e7anta q\u00eb bashkojn\u00eb Qendr\u00ebn Porefthendes me Kish\u00ebn Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Q\u00eb t\u00eb dyja jemi bija t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs frym\u00eb, bart\u00ebs t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit vizion: t\u00eb sjellim Krishtin te \u00e7do njeri, t\u00eb kurojm\u00eb plag\u00ebt e bot\u00ebs me dashurin\u00eb e Tij, t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb ura paqeje atje ku ekzistojn\u00eb mure urrejtjeje.<\/p>\n<p>Ofrimi i &#8220;Porefthendes&#8221;-it p\u00ebr Kish\u00ebn ton\u00eb ka qen\u00eb i pa\u00e7muar, dhe gjat\u00eb k\u00ebtyre dekadave ka p\u00ebrshkuar nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb ndritur ofrimi.<\/p>\n<p>Uroj nga thell\u00ebsia e zemr\u00ebs q\u00eb Zoti yn\u00eb Jisu Krisht, me an\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmjetimeve t\u00eb Hyjlind\u00ebses Mari dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shenjtor\u00ebve, t&#8217;i bekoj\u00eb me boll\u00ebk an\u00ebtar\u00ebt e Qendr\u00ebs, si edhe iniciativat dhe veprat tuaja n\u00eb hapat e Atit ton\u00eb t\u00eb lumur. Mbr\u00ebmja e sotme le t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb zemrat e t\u00eb gjith\u00ebve ne, t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrij\u00eb p\u00ebrkushtimin p\u00ebr d\u00ebshmin\u00eb e Ungjillit n\u00eb bot\u00ebn moderne.<\/p>\n<p>Me urime t\u00eb ngrohta dhe gjithmon\u00eb me shum\u00eb dashuri n\u00eb Krishtin,<\/p>\n<p>\u2020 Joani,<br \/>\nKryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit<br \/>\ndhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mitropoliti i Beratit Hir\u00ebsi Asti p\u00ebrfaq\u00ebsoi Kryepiskopin Joan n\u00eb aktivitetin e Athin\u00ebs m\u00eb 18 shkurt 2026 n\u00eb kujtim t\u00eb Kryepiskopit t\u00eb lumur Anastas, organizuar nga Universiteti Kapodistrian dhe Qendra Porefthendes. Delegacioni vizitoi gjithashtu Mitropolin\u00eb e Thiv\u00ebs dhe vende t\u00eb shenjta. Mesazhi i Kryepiskopit Joan thekson trash\u00ebgimin\u00eb hierapostolike t\u00eb Anastasit dhe ringritjen e Kish\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga g\u00ebrmadhat.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Mesazhi i Kryepiskopit Joan n\u00eb aktivitetin e Athin\u00ebs","numri":"2 (389)","viti":"2026","muaji":"Shkurt","muaji_numer":"2","dita":"","faqet":"[6, 7]","fjale_kyce":"[\"Kryepiskopi Anastas\", \"Porefthendes\", \"Athin\u00eb\", \"Mitropoliti Asti\", \"Universiteti Kapodistrian\", \"hierapostulli\", \"Mitropoliti Ignat\", \"Thiv\u00eb\", \"Jeronimi II\", \"Kryepiskopi Joan\"]","permbledhje":"Mitropoliti i Beratit Hir\u00ebsi Asti p\u00ebrfaq\u00ebsoi Kryepiskopin Joan n\u00eb aktivitetin e Athin\u00ebs m\u00eb 18 shkurt 2026 n\u00eb kujtim t\u00eb Kryepiskopit t\u00eb lumur Anastas, organizuar nga Universiteti Kapodistrian dhe Qendra Porefthendes. Delegacioni vizitoi gjithashtu Mitropolin\u00eb e Thiv\u00ebs dhe vende t\u00eb shenjta. Mesazhi i Kryepiskopit Joan thekson trash\u00ebgimin\u00eb hierapostolike t\u00eb Anastasit dhe ringritjen e Kish\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga g\u00ebrmadhat.","autori":"Joani, Kryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb","kategoria":"Lajm kishtar \/ Mesazh","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[12054],"ngjallja_autori":[11952],"ngjallja_viti":[12034],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-90734","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-lajm-kishtar-mesazh","ngjallja_autori-joani-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise","ngjallja_viti-12034"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Aktivitet n\u00eb kujtim t\u00eb Kryepiskopit t\u00eb lumur Anastas - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/aktivitet-ne-kujtim-te-kryepiskopit-te-lumur-anastas\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90734\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/aktivitet-ne-kujtim-te-kryepiskopit-te-lumur-anastas\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/aktivitet-ne-kujtim-te-kryepiskopit-te-lumur-anastas\/\",\"name\":\"Aktivitet n\u00eb kujtim t\u00eb Kryepiskopit t\u00eb lumur Anastas - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T06:08:00+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/aktivitet-ne-kujtim-te-kryepiskopit-te-lumur-anastas\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/aktivitet-ne-kujtim-te-kryepiskopit-te-lumur-anastas\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/aktivitet-ne-kujtim-te-kryepiskopit-te-lumur-anastas\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Aktivitet n\u00eb kujtim t\u00eb Kryepiskopit t\u00eb lumur Anastas\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Aktivitet n\u00eb kujtim t\u00eb Kryepiskopit t\u00eb lumur Anastas - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/aktivitet-ne-kujtim-te-kryepiskopit-te-lumur-anastas\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90734","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/aktivitet-ne-kujtim-te-kryepiskopit-te-lumur-anastas\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/aktivitet-ne-kujtim-te-kryepiskopit-te-lumur-anastas\/","name":"Aktivitet n\u00eb kujtim t\u00eb Kryepiskopit t\u00eb lumur Anastas - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T06:08:00+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/aktivitet-ne-kujtim-te-kryepiskopit-te-lumur-anastas\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/aktivitet-ne-kujtim-te-kryepiskopit-te-lumur-anastas\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/aktivitet-ne-kujtim-te-kryepiskopit-te-lumur-anastas\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Aktivitet n\u00eb kujtim t\u00eb Kryepiskopit t\u00eb lumur Anastas"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90734","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90734"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90734"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90734"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90734"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90734"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}