{"id":90730,"date":"2026-06-01T08:07:55","date_gmt":"2026-06-01T06:07:55","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kreshma-udhetim-drejt-zotit\/"},"modified":"2026-06-01T08:07:55","modified_gmt":"2026-06-01T06:07:55","slug":"kreshma-udhetim-drejt-zotit","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kreshma-udhetim-drejt-zotit\/","title":{"rendered":"Kreshma &#8211; Udh\u00ebtim drejt Zotit"},"content":{"rendered":"<p>Theksohet vazhdimisht q\u00eb kreshma \u00ebsht\u00eb udh\u00ebtim. Jo vet\u00ebm kreshma, por vet\u00eb jeta jon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim. T\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb kemi filluar kreshm\u00ebn, kemi filluar nj\u00eb udh\u00ebtim. Filloi periudha q\u00eb ndryshon ngjyrat. N\u00ebp\u00ebrmjet Ungjillit, Zoti na tregon shpesh p\u00ebr gjendjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhemi. Jo vet\u00ebm Zoti, por edhe shum\u00eb filozof\u00eb e psikolog\u00eb thon\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit kan\u00eb humbur &#8220;veten&#8221; e tyre, dhe kush humbet veten, ka humbur gjith\u00e7ka. Gjith\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb fitoj\u00eb njeriu, nuk mund ta p\u00ebrmbush\u00eb dot at\u00eb q\u00eb mund t&#8217;i jap\u00eb &#8220;vetja&#8221;. Nj\u00eb nga arsyet q\u00eb njeriu mendon se e ka humbur &#8220;veten&#8221; \u00ebsht\u00eb kur nuk e kupton dot q\u00eb e ka humbur at\u00eb. Keni d\u00ebgjuar t\u00eb thuhet te paravolia e Djalit Plangprish\u00ebs p\u00ebr djalin q\u00eb u kthye q\u00eb &#8220;erdhi n\u00eb vete&#8221; (Llk.15:17). Kjo do t\u00eb thot\u00eb se ai filloi t\u00eb kuptoj\u00eb situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhej.<\/p>\n<p>Askush nuk mund t\u00eb filloj\u00eb dot udh\u00ebtimin e kreshm\u00ebs, n\u00ebse nuk vjen n\u00eb vete. Ne sot e kemi humbur q\u00ebllimin e jet\u00ebs. D\u00ebshira p\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsi, etja p\u00ebr pushtet dhe t\u00eb tjera gj\u00ebra t\u00eb kota si k\u00ebto jo vet\u00ebm q\u00eb nuk mund ta ndihmojn\u00eb njeriun q\u00eb t&#8217;i jap\u00eb kuptimin jet\u00ebs, por as nuk e b\u00ebjn\u00eb dot t\u00eb lumtur. Lumturia dhe q\u00ebllimi i jet\u00ebs jan\u00eb t\u00eb lidhura me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Askush nuk mund t\u00eb arrij\u00eb dot lumturin\u00eb, n\u00ebse nuk ka q\u00ebllim n\u00eb jet\u00eb. Njer\u00ebzit n\u00eb dit\u00ebn e sotme nuk kan\u00eb asnj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb jetuar dhe asnj\u00eb q\u00ebllim jete. Kjo ndodh edhe te njer\u00ebzit e kish\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt mendojn\u00eb se besojn\u00eb, vijn\u00eb vazhdimisht n\u00eb kish\u00eb, por kan\u00eb humbur arsyen p\u00ebr t\u00eb jetuar dhe arsyen p\u00ebr t\u00eb vdekur. Vet\u00eb fakti q\u00eb shpeshher\u00eb brenda kish\u00ebs kemi m\u00ebri, grindje, thashetheme, dhe plot kot\u00ebsi, tregon q\u00eb ata njer\u00ebz jan\u00eb t\u00eb ngesh\u00ebm, q\u00eb nuk po udh\u00ebtojn\u00eb. Ai q\u00eb udh\u00ebton, nuk merret me gj\u00ebrat q\u00eb ndodhin n\u00eb stacion, por e ka mendjen vet\u00ebm tek udh\u00ebtimi. Vet\u00eb fakti q\u00eb merremi me shum\u00eb gj\u00ebra rrotull nesh, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb kemi humbur sensin e udh\u00ebtimit. Gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb s\u00eb tij, njeriu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur p\u00ebr pasuri; ai ka grumbulluar pasuri t\u00eb madhe, megjithat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i lumtur. Kishtari n\u00eb librin e tij thot\u00eb se edhe dituria \u00ebsht\u00eb &#8220;kot\u00ebsi e kot\u00ebsive&#8221;. Sado t\u00eb grumbullosh pasuri, ajo nuk mund t\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb, nuk mund t\u00eb t\u00eb sjell\u00eb lumturi. Solomoni ishte shum\u00eb i pasur, megjithat\u00eb nuk ishte i lumtur, sepse ai vet\u00eb thot\u00eb &#8220;kot\u00ebsi e kot\u00ebsive&#8221; (Pred. 1:2).<\/p>\n<p>Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, askush nuk mund t\u00eb arrij\u00eb dot lumturin\u00eb, n\u00ebse shpirti i tij nuk prehet te Zoti. Njeriu \u00ebsht\u00eb krijuar sipas ikon\u00ebs s\u00eb Trinis\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se shpirti yn\u00eb do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb i shqet\u00ebsuar, n\u00ebse nuk prehet te Zoti. Sh\u00ebn Agustini thot\u00eb: &#8220;Zot, na ke krijuar sipas ikon\u00ebs Sate, dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb gjejm\u00eb prehje derisa t\u00eb gjejm\u00eb prehje tek Ti&#8221;.<\/p>\n<p>Prehja te Zoti nuk kuptohet dot pa udh\u00ebtimin drejt Atij. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse e quajm\u00eb kreshm\u00ebn nj\u00eb lloj udh\u00ebtimi: Udh\u00ebtim nga kjo gjendje fizike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhemi, n\u00eb nj\u00eb gjendje tjet\u00ebr t\u00eb thell\u00eb shpirt\u00ebrore. Ky udh\u00ebtim k\u00ebrkon sakrifica, k\u00ebrkon mundim. Si\u00e7 m\u00ebsojm\u00eb nga Shkrimi i Shenjt\u00eb, q\u00eb Izraeli u kthye n\u00eb Tok\u00ebn e Premtuar, duke kaluar n\u00ebp\u00ebrmjet shkret\u00ebtir\u00ebs, e cila simbolizon \u00e7lirimin nga shkret\u00ebtira shpirt\u00ebrore e njeriut.<\/p>\n<p>T\u00eb fitosh p\u00ebrs\u00ebri at\u00eb q\u00eb ke humbur, nuk \u00ebsht\u00eb aq e leht\u00eb, prandaj udh\u00ebtimi \u00ebsht\u00eb i mbushur me v\u00ebshtir\u00ebsi dhe sakrifica, p\u00ebr t\u00eb cilat k\u00ebrkohet nj\u00eb lloj privimi. Arsyetimi foshnj\u00ebrak njer\u00ebzor dhe vler\u00ebsimi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme, pa njohur mir\u00eb gjendjen reale t\u00eb njeriut dhe nevojat e tij, propozuan \u00e7lirime t\u00eb ndryshme. Ashtu si\u00e7 i propozoi vetes dhe Djali Plangprish\u00ebs, sepse edhe ikja e tij ishte l\u00ebvizje p\u00ebr \u00e7lirim. Historia e Djalit Plangprish\u00ebs \u00ebsht\u00eb historia e gjith\u00eb njer\u00ebzimit. Gjithsekush nga ne, ashtu si ai, ndodhet n\u00eb vend t\u00eb larg\u00ebt. Pra, ndodhet jasht\u00eb gjendjes s\u00eb tij, prandaj p\u00ebr t\u00eb \u00e7do gjendje tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i larg\u00ebt.<\/p>\n<p>Sa nga ne kan\u00eb nj\u00eb kungim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me Per\u00ebndin\u00eb? Sa nga ne jetojn\u00eb thell\u00ebsisht shpirt\u00ebrisht me T\u00eb? &#8211; Shum\u00eb pak. K\u00ebt\u00eb filozof\u00ebt e quajn\u00eb &#8220;sensi tragjik i jet\u00ebs&#8221;, sepse kemi humbur shum\u00eb nga ato q\u00eb kishim. Kungimi me Per\u00ebndin\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr shenjtor\u00ebt.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb krijuar sipas ikon\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, jan\u00eb krijuar t\u00eb jen\u00eb n\u00eb kungim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm me T\u00eb, por ky q\u00ebllim sot ka humbur.<\/p>\n<p>Dhe kthimi tek Ai vjen nga nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb, vjen nga nj\u00eb mall q\u00eb ka njeriu p\u00ebr bot\u00ebn tjet\u00ebr. Djali pati mall, k\u00ebshtu thuhet n\u00eb Shkrimin e Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb sa nga shpirtrat dhe zemrat tona ndizet malli p\u00ebr bot\u00ebn tjet\u00ebr? Sa prej nesh mendojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e saj?<\/p>\n<p>Shpeshher\u00eb kjo nuk ndodh as te njer\u00ebzit brenda kish\u00ebs. Dhe ne jemi d\u00ebshmimtar\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e njer\u00ebzve q\u00eb mendojn\u00eb se besojn\u00eb, por nuk kan\u00eb d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shkuar tek Ati. Askush nuk mund t\u00eb shkoj\u00eb diku, n\u00ebse nuk d\u00ebshiron t\u00eb shkoj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7far\u00ebdolloj m\u00ebnyre q\u00eb ta shikojm\u00eb lirin\u00eb, si barr\u00eb apo si dhurat\u00eb, nuk mund t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb dot prej saj. Anj\u00eb prej nesh nuk mund t\u00eb lirohet nga t\u00eb qen\u00ebt i lir\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga bazat kryesore t\u00eb doktrin\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb, q\u00eb gjithsekush \u00ebsht\u00eb krijuar i lir\u00eb ta pranoj\u00eb ose t\u00eb mos e pranoj\u00eb Per\u00ebndin\u00eb; Ta filloj\u00eb ose jo udh\u00ebtimin.<\/p>\n<p>Shum\u00eb njer\u00ebz jan\u00eb munduar t\u00eb gjejn\u00eb lumturin\u00eb; shum\u00eb jan\u00eb p\u00ebrpjekur ta b\u00ebjn\u00eb njeriun t\u00eb lumtur pa Zotin, por pa Zotin nuk ka lumturi. T\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet p\u00ebr lumturi pa Zotin, do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb si tentativa e par\u00eb e Adamit, i cili donte t\u00eb b\u00ebhej zot pa Zotin.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrpjekjen e tyre p\u00ebr t\u00eb gjetur lumturin\u00eb, njer\u00ebzit jo vet\u00ebm humb\u00ebn sensin e udh\u00ebtimit, por humb\u00ebn edhe vet\u00eb udh\u00ebtimin. Prandaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb Kreshm\u00ebs s\u00eb Madhe, gjithsekush nga ne le t\u00eb mendoj\u00eb p\u00ebr udh\u00ebtimin. Duam apo nuk duam nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb jemi n\u00eb fund t\u00eb udh\u00ebtimit. Edhe kushdo q\u00eb mund t\u00eb jetoj\u00eb m\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb themi p\u00ebr hat\u00ebr, 200 vjet, do ta mbaroj\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim.<\/p>\n<p>Mir\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb udh\u00ebtimi t\u00eb filloj\u00eb q\u00eb sot. Nj\u00eb jet\u00eb jasht\u00eb udh\u00ebtimit, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb jet\u00eb. Njeriu nuk e b\u00ebn dot udh\u00ebtimin, n\u00ebse realisht nuk do dhe nuk vendos p\u00ebr t\u00eb. Njeriu ka brenda d\u00ebshira t\u00eb ndryshme, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se jan\u00eb t\u00eb gjitha natyrale, por ato vijn\u00eb nga natyra e deformuar nga pasioni. Kjo \u00ebsht\u00eb dhe arsyeja q\u00eb Zoti e fillon historin\u00eb e njeriut me nj\u00eb &#8220;mos&#8221;. Dialogu i par\u00eb q\u00eb ka pasur Per\u00ebndia me njeriun ka qen\u00eb nj\u00eb ndalim: &#8220;Mos hani nga pema&#8221; (Gjen. 3:4). &#8220;Mos-i&#8221; u vu p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur jo vet\u00ebm ekzistenc\u00ebn e njeriut, por edhe lirin\u00eb e tij, sepse jo \u00e7do kund\u00ebrshtim i &#8220;mos-it&#8221; \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e liris\u00eb.<\/p>\n<p>Njeriu ka nj\u00eb dimension t\u00eb madh shpirt\u00ebror dhe ai duhet ta p\u00ebrmbush\u00eb at\u00eb. Kreshma e ndihmon m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebr t&#8217;u \u00e7liruar sadopak. Kjo mund t\u00eb duket e habitshme, por asketizmi \u00ebsht\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebr \u00e7lirimin m\u00eb t\u00eb madh, \u00e7lirimin nga vetja e rreme. Si\u00e7 thot\u00eb nj\u00eb theolog i famsh\u00ebm orthodhoks: &#8220;\u00c7lirimi q\u00ebndron pik\u00ebrisht n\u00eb \u00e7lirimin e liris\u00eb&#8221;. Vetja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e z\u00ebn\u00eb rob, ne nuk e dim\u00eb akoma se cila \u00ebsht\u00eb gjendja jon\u00eb realisht e lir\u00eb, prandaj privimet e ndryshme q\u00eb kemi gjat\u00eb Kreshm\u00ebs s\u00eb Madhe, do t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Kufizimet nuk duhen par\u00eb si ndalime, as nuk duhen par\u00eb si privime, por si mbrojtje. Shpeshher\u00eb lexojm\u00eb, por nuk kuptojm\u00eb q\u00eb pjesa m\u00eb e madhe e Dekalogut (Dhjet\u00eb urdh\u00ebrimet) (Eks. 20:1-17) \u00ebsht\u00eb me &#8220;mos-e&#8221;: mos k\u00ebt\u00eb, mos at\u00eb, mos at\u00eb. Raporti q\u00eb ka Zoti me ne \u00ebsht\u00eb si ai q\u00eb ne kemi me f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>Shpeshher\u00eb ke nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb pran\u00eb dhe i thua: mos k\u00ebtu, mos atje. E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodh me ne n\u00eb lidhje me Zotin. K\u00ebto &#8220;mos-e&#8221; nuk jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb na kufizuar, por p\u00ebr t\u00eb na mbrojtur, sepse kemi r\u00ebn\u00eb nga gjendja jon\u00eb e par\u00eb dhe na ka humbur p\u00ebrgjegjshm\u00ebria e liris\u00eb. Ta duam lirin\u00eb ton\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, at\u00eb liri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb vendosim vet\u00eb p\u00ebr udh\u00ebtimin. Njeriu i sot\u00ebm e ka humbur k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe as q\u00eb do t&#8217;ia dij\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Prandaj, shpeshher\u00eb m\u00ebsimet fetare, predikimet, paravolit\u00eb e Krishtit, predikimet e sh\u00ebn Joan Pag\u00ebzorit ishin predikime dhe th\u00ebnie q\u00eb ngjallnin kriz\u00eb shpirt\u00ebrore te njer\u00ebzit; nj\u00eb britm\u00eb shpirt\u00ebrore, pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb kuptuar cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i jet\u00ebs s\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb tragjedi e madhe t\u00eb shikosh nj\u00eb njeri t\u00eb krijuar sipas ikon\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Ajo q\u00eb duhet t\u00eb reflektojm\u00eb sot \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo: Ne jemi qenie q\u00eb duhet t\u00eb shkojm\u00eb diku, sepse jemi larguar nga ajo diku. Ne jetojm\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb deformuar; natyra dhe arsyet tona jan\u00eb deformuara, prandaj privimet jan\u00eb p\u00ebr kurimin ton\u00eb. Askush nga ne nuk mund t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ila\u00e7et q\u00eb jep mjeku nuk b\u00ebjn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb hidhura. Po k\u00ebshtu, as p\u00ebr kreshm\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha kufizimet e tjera asketike, nuk mund t\u00eb themi q\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb apo na pengojn\u00eb lirin\u00eb, p\u00ebrkundrazi ato na e forcojn\u00eb lirin\u00eb.<\/p>\n<p>Kush \u00ebsht\u00eb ai i marr\u00eb q\u00eb thot\u00eb: l\u00ebreni f\u00ebmij\u00ebn t\u00eb luaj\u00eb me pistolet\u00eb, se k\u00ebshtu i privoni lirin\u00eb? N\u00ebse do t&#8217;i kuptonim thell\u00eb k\u00ebto ndalime, \u00e7do dit\u00eb do t&#8217;i puthnim ato faqe t\u00eb Dekalogut q\u00eb jan\u00eb t\u00eb mbushura me k\u00ebto &#8220;mos-e&#8221;. Humbja e q\u00ebllimit t\u00eb jet\u00ebs dhe humbja e vetvetes e ka b\u00ebr\u00eb njeriun q\u00eb t\u00eb mos kuptoj\u00eb. Prandaj, shum\u00eb njer\u00ebz nuk kuptojn\u00eb dhe shkojn\u00eb drejt gremin\u00ebs. Neve na duket se jemi ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt, sepse vijm\u00eb n\u00eb kish\u00eb. Un\u00eb nuk shoh ndonj\u00eb ndryshim t\u00eb atij q\u00eb beson dhe atij q\u00eb nuk beson &#8211; kur t\u00eb dy nj\u00ebsoj vjedhin, t\u00eb dy g\u00ebnjejn\u00eb, at\u00ebher\u00eb ku q\u00ebndron besimi k\u00ebtu? Besimi q\u00eb nuk krijon n\u00eb shpirt d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr udh\u00ebtim, nuk \u00ebsht\u00eb besim.<\/p>\n<p>Prandaj, kjo periudh\u00eb udh\u00ebtimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb thell\u00eb n\u00eb \u00e7do skut\u00eb t\u00eb shpirtit ton\u00eb: A besojm\u00eb realisht apo nuk besojm\u00eb? Ky besim a \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ne nj\u00eb lloj zbukurimi apo nevoj\u00eb bazike e jet\u00ebs? Zoti \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ne siguri apo rr\u00ebnja e shpirtit ton\u00eb? A mund t\u00eb jetoj\u00eb dikush jasht\u00eb Jet\u00ebs?<\/p>\n<p>K\u00ebto i themi vazhdimisht n\u00eb psalme e predikime: Zoti \u00ebsht\u00eb jeta dhe \u00e7do jet\u00eb jasht\u00eb Zotit \u00ebsht\u00eb e gjymtuar. Megjithat\u00eb, a \u00ebsht\u00eb jeta jon\u00eb e zhytur dhe e rr\u00ebnjosur thell\u00eb te Zoti? K\u00ebto jan\u00eb pyetjet q\u00eb duhet t&#8217;i b\u00ebjm\u00eb vetes gjat\u00eb Kreshm\u00ebs s\u00eb Madhe. K\u00ebto e b\u00ebjn\u00eb njeriun t\u00eb filloj\u00eb udh\u00ebtimin e tij.<\/p>\n<p>Kjo periudh\u00eb kreshme nuk ndahet nga g\u00ebzimet. Edhe troparet thon\u00eb: &#8220;Le ta fillojm\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb me g\u00ebzim&#8221;. Po t\u00eb filloj\u00eb kreshma, edhe g\u00ebzimi do t\u00eb vij\u00eb vetvetiu. Ne nuk na vjen g\u00ebzim, sepse nuk fillojm\u00eb. Udh\u00ebtimi drejt Zotit \u00ebsht\u00eb i mbushur me g\u00ebzim. Nuk ka jet\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur sesa t\u00eb udh\u00ebtosh drejt Zotit dhe t\u00eb jetosh n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb. Asgj\u00eb nuk mund t\u00eb krahasohet dot me g\u00ebzimin e madh q\u00eb mund t&#8217;i jap\u00eb shpirtit kthimi te Zoti, udh\u00ebtimi drejt Tij. Kjo i jep shpirtit dimensionin e tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, prandaj dhe periudha e kreshm\u00ebs \u00ebsht\u00eb periudh\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritjeje, periudh\u00eb p\u00ebr vendosjen e nj\u00eb gjendjeje shpirt\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb realizuar p\u00ebrmbushjen e ekzistenc\u00ebs son\u00eb (Mk.12:30). Mos e neglizhoni k\u00ebt\u00eb. Kisha jep vazhdimisht shanse. E gjith\u00eb jeta liturgjike e Kish\u00ebs \u00ebsht\u00eb udh\u00ebtim dhe na ndihmon p\u00ebr t\u00eb realizuar takimin personal &#8211; udh\u00ebtimin drejt Zotit. Askush nuk mund t\u00eb shkoj\u00eb te Zoti, n\u00ebse nuk fillon k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim, pik\u00ebnisja e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb pendimi.<\/p>\n<p>Gjithsekush nga ne q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb penduar dhe nuk vazhdon t\u00eb pendohet tregon q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb udh\u00ebtim. Pendimi nuk \u00ebsht\u00eb thjesht t\u00eb kuptosh se ke b\u00ebr\u00eb faj, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e tij. Pendim do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb t\u00eb ndizet nj\u00eb mall p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e Zotit, Atit, dhe at\u00ebher\u00eb fillon udh\u00ebtimi. N\u00ebse nuk fillojm\u00eb k\u00ebt\u00eb, nuk ka pendim, sado t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pseudo-jet\u00eb shpirt\u00ebrore, sikur t\u00eb jemi pendimtar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, madje nj\u00eb pendim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb pendim demoniak. Njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb b\u00ebhen njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb pakuptuesh\u00ebm dhe mendojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrulur dhe fetar\u00eb. Njer\u00ebzit kan\u00eb filluar t\u00eb b\u00ebhen krenar\u00eb, vet\u00ebm ngaq\u00eb mendojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrulur. Ata q\u00eb mendojn\u00eb se jan\u00eb n\u00eb udh\u00ebtim, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk jan\u00eb, jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse zem\u00ebrimi i Zotit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh me farisenjt\u00eb (shih Mt. 23). Ne ndoshta do t\u00eb ndiheshim t\u00eb turp\u00ebruar para nj\u00eb fariseu. Ai kreshmonte 2 her\u00eb n\u00eb jav\u00eb. Kush nga ne e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb sot? Ai jepte nj\u00eb t\u00eb dhjet\u00ebn, kush nga ne e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb? Ai nuk kishte shkelur kuror\u00eb dhe nuk kishte b\u00ebr\u00eb edhe shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera, megjithat\u00eb Zoti ishte kund\u00ebr tij. Ai jetonte n\u00eb nj\u00eb pseudofe. Kjo i kap shpeshher\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb m\u00eb af\u00ebr Kish\u00ebs. Secili nga ne le t\u00eb mendoj\u00eb thell\u00eb sa po e vazhdon udh\u00ebtimin ose n\u00ebse ka nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk do t\u00eb na ndizet nj\u00eb mall n\u00eb shpirt p\u00ebr t\u00eb takuar Zotin, kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb shpirti ka vdekur. (shih Ps. 42:1-2) Dhe, p\u00ebr sa koh\u00eb jemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb, mund ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim.<\/p>\n<p>Koha e udh\u00ebtimit \u00ebsht\u00eb tani. Tani \u00ebsht\u00eb orari q\u00eb mund t\u00eb udh\u00ebtojm\u00eb. Gjithsekush q\u00eb pendohet, p\u00ebrfitimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Le ta shikojm\u00eb kreshm\u00ebn si udh\u00ebtim, jo vet\u00ebm kreshm\u00ebn, por t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn, sepse faktikisht po udh\u00ebtojm\u00eb edhe n\u00ebse disa nuk e din\u00eb. Gjithsekush nga ne shkon drejt di\u00e7kaje. &#8220;N\u00ebse nuk b\u00ebhemi familjar\u00eb q\u00eb k\u00ebtu me Zotin, thot\u00eb sh\u00ebn Joan Gojarti, nuk do t\u00eb jemi as n\u00eb jet\u00ebn tjet\u00ebr familjar\u00eb me T\u00eb. Miq\u00ebsia me Zotin fillon q\u00eb k\u00ebtu. Udh\u00ebtimi dhe kungimi i p\u00ebrjetsh\u00ebm me Zotin fillon q\u00eb k\u00ebtu&#8221;.<\/p>\n<p>Le ta fillojm\u00eb udh\u00ebtimin drejt Zotit dhe le t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr sakrificat e k\u00ebtij udh\u00ebtimi. Le t\u00eb mendojm\u00eb dhe le t\u00eb kuptojm\u00eb ashtu si\u00e7 Psalmi thot\u00eb: &#8220;Shijoni dhe shihni&#8221; (Ps.34:8).<\/p>\n<p>Nuk ka g\u00ebzim m\u00eb t\u00eb madh se jeta shpirt\u00ebrore. Zoti do t\u00eb na shikoj\u00eb q\u00eb n\u00eb momentin e par\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb l\u00ebvizjen p\u00ebr t&#8217;u kthyer dhe q\u00eb menj\u00ebher\u00eb do t\u00eb na jap\u00eb di\u00e7ka; menj\u00ebher\u00eb do t\u00eb ndiejm\u00eb nj\u00eb lloj pranie n\u00eb shpirtin ton\u00eb, e cila do t\u00eb na jap\u00eb g\u00ebzimin dhe fuqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim.<\/p>\n<p>Jeta jon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim drejt Zotit. K\u00ebt\u00eb t\u00eb mos e harrojm\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Ai na bekoft\u00eb ta takojm\u00eb At\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e Pashk\u00ebs. Amin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryepiskopi Joan zhvillon tem\u00ebn se Kreshma e Madhe \u00ebsht\u00eb udh\u00ebtim shpirt\u00ebror nga gjendja fizike drejt prehjes te Zoti. Bazohet te paravolia e Djalit Plangprish\u00ebs dhe te Sh\u00ebn Agustini p\u00ebr t\u00eb treguar nevoj\u00ebn e pendimit dhe heqjes s\u00eb vetes s\u00eb rreme. Argumenton se kufizimet asketike nuk jan\u00eb privime por mbrojtje, dhe se pa kthimin tek Zoti shpirti i njeriut mbetet i shqet\u00ebsuar.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"2 (389)","viti":"2026","muaji":"Shkurt","muaji_numer":"2","dita":"","faqet":"[1, 2, 3]","fjale_kyce":"[\"Kreshm\u00eb\", \"udh\u00ebtim shpirt\u00ebror\", \"pendim\", \"Djali Plangprish\u00ebs\", \"Kryepiskopi Joan\", \"Dekalogu\", \"asketiz\u00ebm\", \"Zoti\", \"lumturi\", \"Pashka\"]","permbledhje":"Kryepiskopi Joan zhvillon tem\u00ebn se Kreshma e Madhe \u00ebsht\u00eb udh\u00ebtim shpirt\u00ebror nga gjendja fizike drejt prehjes te Zoti. Bazohet te paravolia e Djalit Plangprish\u00ebs dhe te Sh\u00ebn Agustini p\u00ebr t\u00eb treguar nevoj\u00ebn e pendimit dhe heqjes s\u00eb vetes s\u00eb rreme. Argumenton se kufizimet asketike nuk jan\u00eb privime por mbrojtje, dhe se pa kthimin tek Zoti shpirti i njeriut mbetet i shqet\u00ebsuar.","autori":"Joani, Kryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb","kategoria":"Mesazh kryepiskopal \/ Predikim","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[12051],"ngjallja_autori":[11952],"ngjallja_viti":[12034],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-90730","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-mesazh-kryepiskopal-predikim","ngjallja_autori-joani-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise","ngjallja_viti-12034"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kreshma - Udh\u00ebtim drejt Zotit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kreshma-udhetim-drejt-zotit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90730\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kreshma-udhetim-drejt-zotit\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kreshma-udhetim-drejt-zotit\/\",\"name\":\"Kreshma - Udh\u00ebtim drejt Zotit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T06:07:55+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kreshma-udhetim-drejt-zotit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kreshma-udhetim-drejt-zotit\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kreshma-udhetim-drejt-zotit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kreshma &#8211; Udh\u00ebtim drejt Zotit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kreshma - Udh\u00ebtim drejt Zotit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kreshma-udhetim-drejt-zotit\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90730","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kreshma-udhetim-drejt-zotit\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kreshma-udhetim-drejt-zotit\/","name":"Kreshma - Udh\u00ebtim drejt Zotit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T06:07:55+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kreshma-udhetim-drejt-zotit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kreshma-udhetim-drejt-zotit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kreshma-udhetim-drejt-zotit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kreshma &#8211; Udh\u00ebtim drejt Zotit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90730","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90730"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90730"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90730"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90730"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90730"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}