{"id":90720,"date":"2026-06-01T08:07:44","date_gmt":"2026-06-01T06:07:44","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/1-janar-rrethprerja-e-zotit-krisht-dhe-shen-vasili-i-madh-70-vjet-jete-dhe-deshmi-e-kryepiskopit-joan\/"},"modified":"2026-06-01T08:07:44","modified_gmt":"2026-06-01T06:07:44","slug":"1-janar-rrethprerja-e-zotit-krisht-dhe-shen-vasili-i-madh-70-vjet-jete-dhe-deshmi-e-kryepiskopit-joan","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/1-janar-rrethprerja-e-zotit-krisht-dhe-shen-vasili-i-madh-70-vjet-jete-dhe-deshmi-e-kryepiskopit-joan\/","title":{"rendered":"1 Janar &#8211; Rrethprerja e Zotit Krisht dhe Sh\u00ebn Vasili i Madh &#8211; 70 vjet jet\u00eb dhe d\u00ebshmi e Kryepiskopit Joan"},"content":{"rendered":"<p>Me shk\u00eblqim u kremtua Liturgjia Hyjnore festive n\u00eb Katedralen e Ngjalljes s\u00eb Krishtit n\u00eb Tiran\u00eb, me rastin e fest\u00ebs s\u00eb Rrethprerjes s\u00eb Zotit dhe kujtimit t\u00eb sh\u00ebn Vasilit t\u00eb Madh. Liturgjia Hyjnore u krye nga Kryepiskopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani, bashk\u00eb me Mitropolitin e Beratit, Hir\u00ebsi Astin dhe klerik\u00eb t\u00eb Kryepiskopat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb Liturgjis\u00eb Hyjnore, Kryesekretari i Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb, Arkimandriti Ignat Todri, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb klerik\u00ebve dhe t\u00eb gjith\u00eb grigj\u00ebs s\u00eb Kish\u00ebs uroi Fortlumturin\u00eb e tij, Kryepiskopin Joan p\u00ebr 70-vjetorit duke th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Fortlumturi! Kjo \u00ebsht\u00eb dita q\u00eb b\u00ebri Zoti, le t\u00eb g\u00ebzohemi dhe le t\u00eb ngaz\u00ebllohemi n\u00eb t\u00eb! Me rastin e 70-vjetorit t\u00eb dit\u00eblindjes suaj, m\u00eb lejoni q\u00eb me g\u00ebzim dhe mir\u00ebnjohje t\u00eb thell\u00eb, t&#8217;ju shpreh dhe p\u00ebrcjell, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve dhe motrave n\u00eb Krishtin, urimet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta dhe t\u00eb ngrohta. Zoti t&#8217;ju bekoj\u00eb dhe t&#8217;ju ruaj\u00eb, sepse n\u00eb qenien tuaj si hierark keni p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e drejtimit dhe t\u00eb baritimit t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb Orthodhokse. Rrug\u00ebtimi juaj nuk ka qen\u00eb i leht\u00eb deri k\u00ebtu; i lindur dhe rritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, n\u00eb koh\u00ebra t\u00eb v\u00ebshtira, keni ditur q\u00eb me urt\u00ebsi, men\u00e7uri dhe d\u00ebshir\u00eb t\u00eb pakufij t\u00eb ruani n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb zemr\u00ebs suaj besimin e patundur n\u00eb Krishtin. Si pjes\u00ebmarr\u00ebs i Kish\u00ebs s\u00eb n\u00ebndheshme, n\u00eb koh\u00ebt e shtr\u00ebngimit t\u00eb madh, kur lutja dhe praktikat fetare qen\u00eb t\u00eb ndaluara, arrit\u00ebt t\u00eb mbanit ndezur flak\u00ebn e besimit pa u trembur. &#8220;Zoti i njeh t\u00eb vet\u00ebt.&#8221; Kur n\u00eb vitet &#8217;90, n\u00eb portat e k\u00ebtij vendi trokiti era e demokracis\u00eb dhe liris\u00eb, ju si t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt ndoq\u00ebt Odisen\u00eb tuaj, por Kisha e Krishtit ishte Itaka p\u00ebrfundimisht. Ora e mir\u00eb trokiti; takimi me t\u00eb lumurin dhe t\u00eb paharrueshmin, Kryepiskopin Anastas, b\u00ebri t\u00eb mundur q\u00eb d\u00ebshira juaj t\u00eb finalizohej, ju dor\u00ebzuat plot\u00ebsisht Krishtit. Pas mbarimit t\u00eb studimeve tuaja theologjike u dor\u00ebzuat klerik, duke qen\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe pedagog i theologjis\u00eb dhe p\u00ebrkthyes i teksteve aq t\u00eb domosdoshme kishtare. Per\u00ebndia i t\u00ebr\u00ebmir\u00eb n\u00eb gjith\u00eb urt\u00ebsin\u00eb e Tij ju thirri n\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, at\u00eb t\u00eb baritimit si peshkop. &#8220;Hiri u derdh n\u00eb buz\u00ebt e tua&#8221; &#8211; thot\u00eb Psalmisti. Si nj\u00eb bari i mir\u00eb dhe i but\u00eb, i pajisur me cil\u00ebsit\u00eb e duhura, barituat shpirtrat e besimtar\u00ebve t\u00eb dioqez\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs. Si nj\u00eb At\u00eb i dhembshur dhe i kujdessh\u00ebm i ushqyet me fjal\u00ebt e Hirit, duke qen\u00eb me ta, p\u00ebr ta dhe tek ata, i palodhur dhe i pandar\u00eb. Nuk ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb sesa sh\u00ebrbesa e p\u00ebrkujdesjes s\u00eb shpirtrave, sepse bariu i Kish\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kujdestar i trupave, por si mbik\u00ebqyr\u00ebs dhe udh\u00ebheq\u00ebs i Kish\u00ebs &#8211; thot\u00eb Gojarti i Hirsh\u00ebm. Fortlumturi! Sot ju q\u00ebndroni si timonieri i Kish\u00ebs son\u00eb, edhe ne t\u00eb gjith\u00eb, si pjes\u00eb e Trupit t\u00eb Kish\u00ebs, jemi p\u00ebrreth jush si bijt\u00eb dhe bijat tuaja t\u00eb shtrenjta n\u00eb Zotin. \u00c7do bir dhe bij\u00eb e Kish\u00ebs e ndien si nj\u00eb obligim dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb t&#8217;ju mb\u00ebshtes\u00eb dhe p\u00ebrkrah\u00eb n\u00eb \u00e7do iniciativ\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr p\u00ebrparimin e komunitetit dhe p\u00ebrhapjen e Fjal\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. &#8220;Zoti i fuqish\u00ebm i jep forc\u00eb atij q\u00eb sh\u00ebrben me p\u00ebrul\u00ebsi dhe e mb\u00ebshtet n\u00eb \u00e7do hap t\u00eb drejt\u00eb&#8221; &#8211; thot\u00eb Sh\u00ebn Grigori Theologu.<\/p>\n<p>Fjala juaj, Fortlumturi, ka qen\u00eb dhe mbetet nj\u00eb doz\u00eb e sakt\u00eb dhe e mir\u00ebp\u00ebrcaktuar n\u00eb \u00e7do situat\u00eb dhe moment t\u00eb udh\u00ebtimit t\u00eb anijes s\u00eb Krishtit, Kish\u00ebs Orthodhokse. P\u00ebrher\u00eb keni ditur t&#8217;i drejtoheni \u00e7do kujt pa dallim, si nj\u00eb ikon\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe bij e bij\u00eb t\u00eb Adamit dhe Ev\u00ebs. Sot, n\u00eb k\u00ebt\u00eb jubile t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb 70-vjetorit t\u00eb jet\u00ebs suaj, ne t\u00eb gjith\u00eb lutemi q\u00eb Hiri i Shpirtit t\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00eb p\u00ebrher\u00eb t&#8217;ju mbuloj\u00eb, t&#8217;ju ruaj\u00eb, t&#8217;ju mbroj\u00eb dhe t&#8217;ju jap\u00eb ndri\u00e7im, fuqi, energji, krijimtari dhe gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb na udh\u00ebhequr, k\u00ebshilluar, m\u00ebsuar dhe dashur t\u00eb gjith\u00ebve. Qofshin vitet tuaja t\u00eb shumta dhe t\u00eb bekuara! Me p\u00ebrul\u00ebsi dhe dashuri puthim t\u00eb djatht\u00ebn tuaj! P\u00ebr shum\u00eb vjet, o Kryezot!<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Urime t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta p\u00ebrcolli edhe Hir\u00ebsi Asti. N\u00eb vijim, Kryepiskopi Joan drejtoi sh\u00ebrbes\u00ebn e Dhoksologjis\u00eb p\u00ebr Fillimin e Vitit t\u00eb Ri, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs iu drejtua lutje Zotit q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuesi dhe Zoti i shekujve t\u00eb bekoj\u00eb Vitin e Ri.<\/p>\n<p>N\u00eb atmosfer\u00ebn festive t\u00eb dit\u00ebs shtohet edhe p\u00ebrvjetori i 70-t\u00eb i Kryepiskopit Joan, pasi sot, m\u00eb 1 janar, feston dit\u00eblindjen e tij &#8211; nj\u00eb p\u00ebrvjetor i ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb nuk sh\u00ebnon thjesht nj\u00eb mosh\u00eb, por nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb jetuar si d\u00ebshmi e gjall\u00eb e hirit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, e besnik\u00ebris\u00eb ndaj Krishtit dhe e sh\u00ebrbimit t\u00eb p\u00ebrulur ndaj Kish\u00ebs dhe popullit. Ndaj n\u00eb vijim klerik\u00eb dhe besimtar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb mor\u00ebn pjes\u00ebn n\u00eb pritjen e organizuar te Qendra Sinodike, pran\u00eb Katedrales, ku sipas tradit\u00ebs Fortlumturia e tij, Joani bekoi dhe ndau p\u00ebr secilin pjes\u00ebmarr\u00ebs kekun e Sh\u00ebn Vasilit t\u00eb Madh. T\u00eb gjith\u00eb i p\u00ebrcoll\u00ebn urime t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta dhe plot mir\u00ebnjohje Kryepiskopit Joan p\u00ebr 70-vjetorin dhe p\u00ebr Vitin e Ri.<\/p>\n<p>Kryepiskopi yn\u00eb mori urime edhe nga Patriark\u00eb t\u00eb Kishave simotra, Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Shk\u00eblqesia e Tij, z. Bajram Begaj, nga Kryeministri, ministra, personalitete t\u00eb shquara t\u00eb vendit, deputet\u00eb, akademik\u00eb dhe miq.<\/p>\n<p>Udh\u00ebtimi i jet\u00ebs s\u00eb tij nga atezimi te njohja me Besimin Orthodhoks n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit; nga studimet n\u00eb Amerik\u00eb te kthimi n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb ringritur Kish\u00ebn Orthodhokse; nga veprimtaria e tij 27-vje\u00e7are n\u00eb Mitropolin\u00eb e Kor\u00e7\u00ebs te froni i Kryepiskopit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, d\u00ebshmon dor\u00ebn e Zotit me sh\u00ebrb\u00ebtorin e tij besnik, i cili ndjek gjurm\u00ebt e figurave t\u00eb shquara t\u00eb Et\u00ebrve t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>70 vjet jet\u00eb dhe d\u00ebshmi<\/p>\n<p>Fortlumturia e Tij lindi n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 1 janar 1956, n\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb mbyllur, t\u00eb persekutuar dhe zyrtarisht ateiste. U rrit n\u00eb vitet m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur besimi ishte i ndaluar me ligj dhe shprehja fetare nd\u00ebshkohej me burg, internim apo edhe me vdekje. Megjithat\u00eb, si\u00e7 d\u00ebshmon vet\u00eb ai, &#8220;nuk mund\u00ebn ta mbyllnin der\u00ebn e Zotit&#8221;. Takimi i tij i par\u00eb me Krishtin ndodhi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mrekullueshme, p\u00ebrmes leximit t\u00eb Dhiat\u00ebs s\u00eb Re n\u00eb fr\u00ebngjisht &#8211; n\u00eb koh\u00eb kur t\u00eb zot\u00ebroje nj\u00eb Ungjill ishte m\u00eb e rrezikshme sesa t\u00eb kishe eksploziv. Fjal\u00ebt e Krishtit i rikthyen g\u00ebzimin e humbur t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb dhe ndez\u00ebn nj\u00eb etje t\u00eb thell\u00eb shpirt\u00ebrore, e cila do ta udh\u00ebhiqte gjith\u00eb jet\u00ebn e tij. N\u00eb fsheht\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb, n\u00eb vitin 1974, n\u00eb bodrumin e nj\u00eb sht\u00ebpie private t\u00eb Priftit Hero n\u00eb Bestrov\u00eb t\u00eb Vlor\u00ebs, at\u00eb Kozmait, n\u00ebn frik\u00ebn e vazhdueshme t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit, u pag\u00ebzua dhe u b\u00eb pjes\u00eb e Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb n\u00ebndheshme &#8211; nj\u00eb Kish\u00eb e vog\u00ebl, por e gjall\u00eb, e ushqyer nga martirizimi, sakrifica dhe besimi i pal\u00ebkundur. N\u00eb ato rrethana, g\u00ebzimi i Krishtit p\u00ebrjetohej me nj\u00eb intensitet t\u00eb rrall\u00eb, q\u00eb vet\u00eb Kryepiskopi Joan e ka cil\u00ebsuar si t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm. Pas r\u00ebnies s\u00eb regjimit komunist, studioi teologji n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Seminarin Teologjik Holy Cross n\u00eb Boston, i mb\u00ebshtetur nga Kisha Orthodhokse Shqiptare, por me nj\u00eb premtim t\u00eb qart\u00eb: kthimin n\u00eb atdhe sapo Kisha t\u00eb rihapte dyert e saj. Dhe ashtu b\u00ebri. N\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb shkat\u00ebrruar shpirt\u00ebrisht e materialisht, u kthye p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer, duke zgjedhur v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb dhe sakrific\u00ebn. U b\u00eb nj\u00ebri nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Kryepiskopit Anastas duke qen\u00eb n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb tij n\u00eb t\u00eb gjitha sfidat, vuajtjet dhe persekutimet si bir besnik dhe i denj\u00eb i Kish\u00ebs s\u00eb shenjt\u00eb dhe Kryebariut t\u00eb saj. Prej 27 vitesh, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani sh\u00ebrbeu si Mitropolit i Kor\u00e7\u00ebs, duke u b\u00ebr\u00eb figur\u00eb at\u00ebrore p\u00ebr dhjet\u00ebra prift\u00ebrinj, mij\u00ebra besimtar\u00eb dhe p\u00ebr gjith\u00eb qytetin. N\u00ebn kujdesin e tij baritor, Mitropolia e Kor\u00e7\u00ebs u shnd\u00ebrrua n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb gjall\u00eb shpirt\u00ebrore, kulturore dhe shoq\u00ebrore. Restaurimi i katedrales historike &#8220;Burimi Jet\u00ebdh\u00ebn\u00ebs&#8221; \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm projekt nd\u00ebrtimor, por akt rikthimi i kujtes\u00ebs historike dhe identitetit shpirt\u00ebror t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs. Si an\u00ebtar i Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00ebn drejtimin e Kryepiskopit t\u00eb lumur Imzot Anastasit, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani ka qen\u00eb d\u00ebshmitar dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor i ringjalljes s\u00eb mrekullueshme t\u00eb Kish\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri &#8211; ngjallje q\u00eb shum\u00ebkush e quan mrekulli t\u00eb koh\u00ebve moderne.<\/p>\n<p>M\u00ebsimi i tij \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht i bazuar mbi Ungjillin dhe m\u00ebsimin e Et\u00ebrve t\u00eb Kish\u00ebs: &#8220;Pa sakrific\u00eb nuk ka g\u00ebzim, pa kryq nuk ka ngjallje, pa dashuri nuk ka jet\u00eb&#8221;. Ai na kujton se urrejtja shkat\u00ebrron gjith\u00e7ka, nd\u00ebrsa egoizmi \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta e dashuris\u00eb. Vet\u00ebm duke par\u00eb ikon\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb \u00e7do qenie njer\u00ebzore, njeriu mund t\u00eb quhet me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i krishter\u00eb.<\/p>\n<p>Ikonom i Madh<br \/>\nAt\u00eb Harallamb Gjoka<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 1 janar 2026 u kremtua Liturgjia Hyjnore p\u00ebr Rrethprerjen e Zotit dhe Sh\u00ebn Vasilin e Madh, dit\u00eb q\u00eb p\u00ebrkon me 70-vjetorin e Kryepiskopit Joan. Artikulli paraqet edhe biografin\u00eb e Kryepiskopit Joan nga pag\u00ebzimi n\u00eb Kish\u00ebn e n\u00ebndheshme m\u00eb 1974 deri n\u00eb fronin e Kryepiskopit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"1 (388)","viti":"2026","muaji":"Janar","muaji_numer":"1","dita":"1","faqet":"[10, 11]","fjale_kyce":"[\"Rrethprerja e Zotit\", \"Sh\u00ebn Vasili i Madh\", \"Kryepiskopi Joan\", \"70-vjetori\", \"dit\u00eblindje\", \"Mitropoliti Asti\", \"Arkimandriti Ignat Todri\", \"Kor\u00e7a\", \"Mitropolia e Kor\u00e7\u00ebs\", \"Holy Cross Boston\", \"Kisha e n\u00ebndheshme\", \"Kryepiskopi Anastas\"]","permbledhje":"M\u00eb 1 janar 2026 u kremtua Liturgjia Hyjnore p\u00ebr Rrethprerjen e Zotit dhe Sh\u00ebn Vasilin e Madh, dit\u00eb q\u00eb p\u00ebrkon me 70-vjetorin e Kryepiskopit Joan. Artikulli paraqet edhe biografin\u00eb e Kryepiskopit Joan nga pag\u00ebzimi n\u00eb Kish\u00ebn e n\u00ebndheshme m\u00eb 1974 deri n\u00eb fronin e Kryepiskopit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.","autori":"At\u00eb Harallamb Gjoka, Ikonom i Madh","kategoria":"Lajm \/ Kremtim \/ Biografi","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[12045],"ngjallja_autori":[12046],"ngjallja_viti":[12034],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-90720","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-lajm-kremtim-biografi","ngjallja_autori-ate-harallamb-gjoka-ikonom-i-madh","ngjallja_viti-12034"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>1 Janar - Rrethprerja e Zotit Krisht dhe Sh\u00ebn Vasili i Madh - 70 vjet jet\u00eb dhe d\u00ebshmi e Kryepiskopit Joan - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/1-janar-rrethprerja-e-zotit-krisht-dhe-shen-vasili-i-madh-70-vjet-jete-dhe-deshmi-e-kryepiskopit-joan\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90720\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/1-janar-rrethprerja-e-zotit-krisht-dhe-shen-vasili-i-madh-70-vjet-jete-dhe-deshmi-e-kryepiskopit-joan\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/1-janar-rrethprerja-e-zotit-krisht-dhe-shen-vasili-i-madh-70-vjet-jete-dhe-deshmi-e-kryepiskopit-joan\/\",\"name\":\"1 Janar - Rrethprerja e Zotit Krisht dhe Sh\u00ebn Vasili i Madh - 70 vjet jet\u00eb dhe d\u00ebshmi e Kryepiskopit Joan - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T06:07:44+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/1-janar-rrethprerja-e-zotit-krisht-dhe-shen-vasili-i-madh-70-vjet-jete-dhe-deshmi-e-kryepiskopit-joan\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/1-janar-rrethprerja-e-zotit-krisht-dhe-shen-vasili-i-madh-70-vjet-jete-dhe-deshmi-e-kryepiskopit-joan\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/1-janar-rrethprerja-e-zotit-krisht-dhe-shen-vasili-i-madh-70-vjet-jete-dhe-deshmi-e-kryepiskopit-joan\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"1 Janar &#8211; Rrethprerja e Zotit Krisht dhe Sh\u00ebn Vasili i Madh &#8211; 70 vjet jet\u00eb dhe d\u00ebshmi e Kryepiskopit Joan\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"1 Janar - Rrethprerja e Zotit Krisht dhe Sh\u00ebn Vasili i Madh - 70 vjet jet\u00eb dhe d\u00ebshmi e Kryepiskopit Joan - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/1-janar-rrethprerja-e-zotit-krisht-dhe-shen-vasili-i-madh-70-vjet-jete-dhe-deshmi-e-kryepiskopit-joan\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90720","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/1-janar-rrethprerja-e-zotit-krisht-dhe-shen-vasili-i-madh-70-vjet-jete-dhe-deshmi-e-kryepiskopit-joan\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/1-janar-rrethprerja-e-zotit-krisht-dhe-shen-vasili-i-madh-70-vjet-jete-dhe-deshmi-e-kryepiskopit-joan\/","name":"1 Janar - Rrethprerja e Zotit Krisht dhe Sh\u00ebn Vasili i Madh - 70 vjet jet\u00eb dhe d\u00ebshmi e Kryepiskopit Joan - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T06:07:44+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/1-janar-rrethprerja-e-zotit-krisht-dhe-shen-vasili-i-madh-70-vjet-jete-dhe-deshmi-e-kryepiskopit-joan\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/1-janar-rrethprerja-e-zotit-krisht-dhe-shen-vasili-i-madh-70-vjet-jete-dhe-deshmi-e-kryepiskopit-joan\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/1-janar-rrethprerja-e-zotit-krisht-dhe-shen-vasili-i-madh-70-vjet-jete-dhe-deshmi-e-kryepiskopit-joan\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"1 Janar &#8211; Rrethprerja e Zotit Krisht dhe Sh\u00ebn Vasili i Madh &#8211; 70 vjet jet\u00eb dhe d\u00ebshmi e Kryepiskopit Joan"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90720","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90720"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90720"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90720"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90720"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90720"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}