{"id":90638,"date":"2026-06-01T08:06:13","date_gmt":"2026-06-01T06:06:13","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-fronezuese-e-hiresise-se-tij-mitropolitit-te-korces-anastasit\/"},"modified":"2026-06-01T08:06:13","modified_gmt":"2026-06-01T06:06:13","slug":"fjala-fronezuese-e-hiresise-se-tij-mitropolitit-te-korces-anastasit","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-fronezuese-e-hiresise-se-tij-mitropolitit-te-korces-anastasit\/","title":{"rendered":"Fjala Fron\u00ebzuese e Hir\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij, Mitropolitit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Anastasit"},"content":{"rendered":"<p>\u201cI Bekuar qoft\u00eb Per\u00ebndia dhe Ati i Zotit ton\u00eb Jisu Krisht! Ai na ka bekuar p\u00ebrmes Krishtit duke na dh\u00ebn\u00eb \u00e7do bekim shpirt\u00ebror e qiellor\u201d (Efes. 1:3).<\/p>\n<p>Fortlumturia juaj, Kryepiskopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, z. Joan.<\/p>\n<p>V\u00ebllez\u00ebr Kryeprift\u00ebrinj, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. V\u00ebllez\u00ebr t\u00eb dashur Kryeprift\u00ebrinj, prift\u00ebrinj dhe dhjakon\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Komuniteteve Fetare, t\u00eb pushtetit qendror e lokal; An\u00ebtar\u00eb t\u00eb parlamentit, Ambasador\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar miq e t\u00eb ftuar, v\u00ebllez\u00ebr dhe motra n\u00eb Krishtin,<\/p>\n<p>Sot ndodhem p\u00ebrpara Per\u00ebndis\u00eb dhe p\u00ebrpara jush me nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshkrueshme fal\u00ebnderimi dhe mir\u00ebnjohjeje. \u00c7do fron\u00ebzim nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb akt i thjesht\u00eb njer\u00ebzor. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje e Kish\u00ebs, nj\u00eb gur i ri i vendosur n\u00eb tempullin e gjall\u00eb t\u00eb Trupit t\u00eb Krishtit. Sh\u00ebn Joan Gojarti na nd\u00ebrgjegj\u00ebson p\u00ebr pesh\u00ebn e madhe t\u00eb sh\u00ebrbimit ton\u00eb, kur kujton se mbi supet e episkopit, r\u00ebndon barra e shpirtrave, p\u00ebrgjegj\u00ebsi e shenjt\u00eb q\u00eb e lidh ngusht\u00ebsisht me kryq\u00ebzimin dhe dashurin\u00eb baritore. Nd\u00ebrsa sh\u00ebn Vasili i Madh, pohon se peshkopi \u00ebsht\u00eb goja e Krishtit kur m\u00ebson dhe dora e Krishtit kur sh\u00ebrben, duke i dh\u00ebn\u00eb form\u00eb t\u00eb dukshme Fjal\u00ebs dhe Dashuris\u00eb hyjnore. N\u00eb drit\u00ebn e k\u00ebtyre m\u00ebsimeve, episkopi \u00ebsht\u00eb thirrur t\u00eb mbaj\u00eb ndezur pishtarin e besimit, t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb t\u00eb eturit p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, t\u00eb ngush\u00eblloj\u00eb t\u00eb l\u00ebnduarit dhe t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb me frym\u00eb sh\u00ebrbese, duke u b\u00ebr\u00eb shenj\u00eb e gjall\u00eb e pranis\u00eb s\u00eb Krishtit n\u00eb mes t\u00eb besimtar\u00ebve. Ai nuk \u00ebsht\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs sipas logjik\u00ebs s\u00eb bot\u00ebs, por bari q\u00eb jep jet\u00ebn p\u00ebr delet e tij. Kjo \u00ebsht\u00eb masa q\u00eb do t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb \u00e7do hap timin: T\u00eb mos k\u00ebrkoj lavdin\u00eb e k\u00ebsaj bote, por lavdin\u00eb e Krishtit; t\u00eb mos k\u00ebrkoj t\u00eb m\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb, por t\u00eb sh\u00ebrbej; t\u00eb mos q\u00ebndroj mbi t\u00eb tjer\u00ebt, por mes tyre, si nj\u00ebri prej tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment zemra ime mbushet me p\u00ebrul\u00ebsi, sepse e di se ky vend q\u00eb po m\u00eb besohet nuk \u00ebsht\u00eb imi, por i Zotit dhe i popullit t\u00eb Tij. Lavd\u00ebroj Trinin\u00eb e Shenjt\u00eb, Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjt\u00eb, q\u00eb n\u00eb \u00e7do koh\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebs sime drejtim dhe kuptim. Nuk \u00ebsht\u00eb e mundur p\u00ebr asnj\u00eb njeri t\u00eb mbaj\u00eb barr\u00ebn e episkopit pa Hirin e Per\u00ebndis\u00eb. Pa T\u00eb, njeriu \u00ebsht\u00eb i dob\u00ebt; me T\u00eb, dob\u00ebsia shnd\u00ebrrohet n\u00eb forc\u00eb, frika n\u00eb guxim, kufizimi n\u00eb mund\u00ebsi. Sepse: \u201cHiri im n\u00eb dob\u00ebsi plot\u00ebsohet\u201d &#8211; i thot\u00eb Zoti Pavlit dhe fjala e tij: \u201ckur jam i dob\u00ebt, at\u00ebher\u00eb jam i fort\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb p\u00ebr mua jo thjesht nj\u00eb varg i shenjt\u00eb, por p\u00ebrvoja e gjall\u00eb e k\u00ebsaj ore.<\/p>\n<p>Me emocion t\u00eb thell\u00eb shpreh mir\u00ebnjohjen time ndaj Fortlumturis\u00eb s\u00eb Tij, Kryepiskopit Joan, t\u00eb cilin Per\u00ebndia e zgjodhi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb vazhdues i vepr\u00ebs s\u00eb paraardh\u00ebsit t\u00eb tij t\u00eb ndjer\u00eb, ringrit\u00ebsit t\u00eb madh t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Kryepiskopit t\u00eb paharruar Anastas. Ai, themeluesi i nj\u00eb epoke t\u00eb re p\u00ebr Kish\u00ebn ton\u00eb, e ngriti at\u00eb nga hiri i shkat\u00ebrrimit t\u00eb ateizmit. Me vizion, me vet\u00ebmohim, me dashuri dhe me zell t\u00eb pakufish\u00ebm, ai rind\u00ebrtoi kishat, hapi shkolla, frym\u00ebzoi breza klerik\u00ebsh dhe besimtar\u00ebsh, krijoi shpres\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha, vendosi themelet e ringritjes kanonike t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb, duke e \u00e7uar drejt krijimit t\u00eb Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb, si shprehje e plot\u00ebsis\u00eb s\u00eb autoqefalis\u00eb s\u00eb saj. T\u00eb gjith\u00eb jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr p\u00ebrmenda, ju nga t\u00eb par\u00ebt Fortlumturi dhe un\u00eb m\u00eb i fundit nd\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit. I fundit deri n\u00eb fund dhe Per\u00ebndia m\u00eb denj\u00ebsoi t\u00eb p\u00ebrjetoj t\u00eb fundit momente t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij tok\u00ebsore. Ajo p\u00ebrvoj\u00eb dhe k\u00ebshillat e Tij t\u00eb vyera do t\u00eb mbeten t\u00eb pashlyera n\u00eb shpirtin tim.<\/p>\n<p>Sot, Fortlumturi, Ju e vijoni k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr me vizion, me dashuri dhe me sakrific\u00eb p\u00ebr Kish\u00ebn. Ju siguroj se do t\u00eb jem bashk\u00ebpun\u00ebtor dhe kireneas n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr, duke mbajtur sa t\u00eb mundem kryqin e Kish\u00ebs son\u00eb. Dhe besoj se jo vet\u00ebm un\u00eb, por edhe t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit episkop\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm k\u00ebtu, q\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebrb\u00ebjm\u00eb Sinodin e Shenjt\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt me respekt, p\u00ebrul\u00ebsi dhe dashuri, gjithashtu i falenderoj p\u00ebr besimin e shprehur ndaj meje dhe propozimit tuaj n\u00ebp\u00ebrmjet vot\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb \u00e7muar, kemi t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim: t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb, t\u00eb bashk\u00ebveprojm\u00eb dhe t\u00eb mbajm\u00eb s\u00eb bashku kryqin e Krishtit, q\u00eb Kisha jon\u00eb t\u00eb ndri\u00e7oj\u00eb gjithmon\u00eb si drit\u00eb e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe e shpres\u00ebs. E vijoni vepr\u00ebn e paraardh\u00ebsit tuaj, pasi shk\u00eblqyet n\u00eb drejtimin, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 27 vjet, e k\u00ebsaj Mitropolie t\u00eb Shenjt\u00eb. U p\u00ebrkushtuat, u sakrifikuat dhe u b\u00ebt\u00eb at\u00eb i dashur p\u00ebr besimtar\u00ebt, klerik\u00eb e laik\u00eb, dhe u b\u00ebt\u00eb mik dhe nj\u00eb person i dashur edhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popullin. E dor\u00ebzoni k\u00ebt\u00eb Mitropoli sot, t\u00eb lart\u00ebsuar, t\u00eb stolisur, t\u00eb bashkuar, nj\u00eb grigj\u00eb e nj\u00eb bari. Kjo \u00ebsht\u00eb arritja m\u00eb e madhe \u201cq\u00eb t\u00eb jen\u00eb Nj\u00eb, sikund\u00ebr Ne jemi nj\u00eb\u201d. Mitropolia e Kor\u00e7\u00ebs ka nj\u00eb vend t\u00eb nderuar n\u00eb historin\u00eb e Kish\u00ebs son\u00eb. Kor\u00e7a \u00ebsht\u00eb quajtur shpesh \u2018qyteti i drit\u00ebs dhe i kultur\u00ebs\u2019. K\u00ebtu u hap\u00ebn shkolla, k\u00ebtu u formuan breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb intelektual\u00ebsh, k\u00ebtu u lidh kultura me besimin dhe arsimi me shpirtin. Kishat e saj, manastiret e saj, ikonat dhe k\u00ebng\u00ebt e saj flasin edhe sot p\u00ebr nj\u00eb trash\u00ebgimi t\u00eb pasur shpirt\u00ebrore. Ky vend dha martir\u00eb si sh\u00ebn Jakovi dhe sh\u00ebn Nikodhimi q\u00eb i dhan\u00eb kuraj\u00eb dhe shembull popullit gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pushtimit osman, dha njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb mbajt\u00ebn gjall\u00eb bes\u00ebn, dha burra dhe gra q\u00eb nuk iu n\u00ebnshtruan err\u00ebsir\u00ebs s\u00eb ateizmit. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb lavdia e tij m\u00eb e madhe: Jo nd\u00ebrtesat e m\u00ebdha, jo emrat e famsh\u00ebm, por shpirtrat e heshtur q\u00eb ruajt\u00ebn zjarrin e bes\u00ebs, kur t\u00eb gjitha dritat e tjera u shuan.<\/p>\n<p>Un\u00eb ndjej se hyj sot n\u00eb nj\u00eb trash\u00ebgimi t\u00eb shenjt\u00eb. Vij nga Vlora e sh\u00ebn Elefterit, sh\u00ebn Anthis\u00eb, sh\u00ebn Danaksit, sh\u00ebn Nilit, sh\u00ebn Romilit, ku Per\u00ebndia m\u00eb denj\u00ebsoi t\u00eb jetoj me njer\u00ebz t\u00eb virtytit dhe lutjes, sakrific\u00ebs dhe altruizmit, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt nuk isha i denj\u00eb, por jam shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs. Kozmai i Apollonis\u00eb, ura lidh\u00ebse e k\u00ebtyre dy qyteteve gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrndjekjes komuniste dhe Ignati i Beratit, e rrug\u00ebs p\u00ebr k\u00ebtu, rrug\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrshkrova pa e ditur p\u00ebr ku Per\u00ebndia m\u00eb kishte nisur. Jetova me dy Kryepiskop\u00ebt e Kish\u00ebs son\u00eb, t\u00eb madhin Anastasin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb urtin, Imzot Joanin. Pra, mos m\u00eb prisni si t\u00eb huaj, por si t\u00eb njohur n\u00eb Krishtin dhe n\u00eb k\u00ebta et\u00ebr t\u00eb shenjt\u00eb q\u00eb p\u00ebrmenda. Nuk jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb filluar nga e para, por p\u00ebr t\u00eb vazhduar nj\u00eb histori q\u00eb ka rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb thella. Jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb shkruar nj\u00eb kapitull t\u00eb ri n\u00eb librin e gjat\u00eb t\u00eb besimit dhe t\u00eb dashuris\u00eb q\u00eb kjo Mitropoli ka shkruar nd\u00ebr shekuj. Sot, sfidat jan\u00eb t\u00eb tjera, nuk kemi p\u00ebrndjekje t\u00eb hapura, por forma t\u00eb fshehta t\u00eb tyre: shp\u00ebrfillje, relativiz\u00ebm, materializ\u00ebm. Njeriu shpesh \u00ebsht\u00eb i humbur mes shum\u00eb z\u00ebrash dhe mes shum\u00eb tundimesh. T\u00eb rinjt\u00eb shpesh nuk gjejn\u00eb kuptim n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme. K\u00ebtu hyn misioni i Kish\u00ebs: t\u00eb jet\u00eb drit\u00eb, t\u00eb jet\u00eb rrug\u00eb. Detyra jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb d\u00ebnojm\u00eb, por t\u00eb ndri\u00e7ojm\u00eb; jo t\u00eb p\u00ebrjashtojm\u00eb, por t\u00eb p\u00ebrqafojm\u00eb; jo t\u00eb gjykojm\u00eb, por t\u00eb udh\u00ebheqim. Kisha duhet t\u00eb jet\u00eb si nj\u00eb spital shpirt\u00ebror, ku t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb sh\u00ebrim, si nj\u00eb sht\u00ebpi ku t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb ngroht\u00ebsi, si nj\u00eb shkoll\u00eb ku t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>Popull bes\u00ebmir\u00eb dhe i dashur i Mitropolis\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, ju siguroj se nuk vij mes jush si i huaj, por si v\u00eblla. D\u00ebshira ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb bashk\u00eb t\u00eb njihemi m\u00eb thell\u00eb. Kjo njohje nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kuriozitet njer\u00ebzor; ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje shpirt\u00ebrore, q\u00eb kthehet n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie, marr\u00ebdh\u00ebnie q\u00eb kthehet n\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb, dhe bashk\u00ebjetesa n\u00eb p\u00ebrjetim t\u00eb Krishtit. Pa Krishtin, \u00e7do marr\u00ebdh\u00ebnie \u00ebsht\u00eb e brisht\u00eb, \u00e7do bashkim \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrkohsh\u00ebm, \u00e7do v\u00ebllaz\u00ebri \u00ebsht\u00eb e pamjaftueshme. Me Krishtin, i panjohuri b\u00ebhet v\u00eblla, i larg\u00ebti b\u00ebhet i af\u00ebrt, i huaji b\u00ebhet pjes\u00eb i t\u00eb nj\u00ebjtit trup. Apostull Pavli na kujton: \u201cSepse ne t\u00eb gjith\u00eb, u pag\u00ebzuam n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn Frym\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb trup\u201d (1 Kor. 12:13). N\u00eb k\u00ebt\u00eb trup, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Kisha, nuk ka m\u00eb ndarje, por nj\u00eb unitet t\u00eb thell\u00eb q\u00eb buron nga Kryet e saj, Krishti.<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Joan Gojarti thot\u00eb se Kisha \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebsi dashurie dhe shp\u00ebtimi, ku askush nuk jeton p\u00ebr veten, por p\u00ebr tjetrin, sepse t\u00eb gjith\u00eb jetojm\u00eb p\u00ebr Krishtin. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se un\u00eb, si bari i ri mes jush, nuk mund t\u2019ju njoh v\u00ebrtet, n\u00ebse nuk ju shoh t\u00eb bashkuar me Krishtin; dhe ju nuk mund t\u00eb m\u00eb njihni mua p\u00ebrtej emrit dhe figur\u00ebs, n\u00ebse nuk e shihni n\u00eb mua sh\u00ebrbes\u00ebn e Krishtit. Pra, njohja jon\u00eb duhet t\u00eb ndodh\u00eb jo n\u00eb nivel njer\u00ebzor, por n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Fjal\u00ebs dhe t\u00eb Mistereve t\u00eb Shenjta. Aty, n\u00eb Kungimin e Shenjt\u00eb, aty, ku Krishti b\u00ebhet buka e jet\u00ebs son\u00eb, ne njohim nj\u00ebri-tjetrin jo si individ\u00eb t\u00eb ndar\u00eb, por si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb Trupi t\u00eb vet\u00ebm, t\u00eb nj\u00eb Familjeje t\u00eb Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Et\u00ebr t\u00eb dashur, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e mi m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt n\u00eb vreshtin e Zotit,<\/p>\n<p>Ju jeni z\u00ebri i p\u00ebrditsh\u00ebm i Kish\u00ebs, prania e saj e gjall\u00eb n\u00eb \u00e7do lagje, n\u00eb \u00e7do fshat e n\u00eb \u00e7do sht\u00ebpi. P\u00ebrmes jush, fjala e Ungjillit predikohet, Misteret kryhen dhe populli i Per\u00ebndis\u00eb ushqehet me Hirin e Shenjt\u00eb. Ju jeni duart me t\u00eb cilat Krishti bekon, buz\u00ebqeshja me t\u00eb cil\u00ebn Kisha ngush\u00ebllon, dhe zemra me t\u00eb cil\u00ebn Bariu i Mir\u00eb i mbledh delet e Tij. Pa ju, \u00e7do fjal\u00eb imja do t\u00eb ishte pa jehon\u00eb, \u00e7do p\u00ebrpjekje pa fryt. Ju jam mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr gjith\u00e7ka keni b\u00ebr\u00eb deri m\u00eb sot, shpesh n\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtira dhe me sakrifica t\u00eb heshtura. Un\u00eb ju premtoj se do t\u00eb jem gjithmon\u00eb pran\u00eb jush, me dashuri, me respekt dhe me lutje. Sepse peshkopi mbi t\u00eb gjitha \u00ebsht\u00eb v\u00eblla dhe sh\u00ebrb\u00ebtor mes sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve. Nuk jemi thjesht bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb, por bashk\u00ebv\u00ebllez\u00ebr n\u00eb Krishtin, t\u00eb lidhur nga nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e madhe dhe nga nj\u00eb dashuri q\u00eb buron nga e nj\u00ebjta Frym\u00eb e Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Katekist\u00eb t\u00eb dashur t\u00eb Mitropolis\u00eb son\u00eb, m\u00ebsues t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb jet\u00ebs dhe shp\u00ebrndar\u00ebs t\u00eb mesazhit t\u00eb Ungjillit, ju jeni ura midis Kish\u00ebs dhe brezave t\u00eb rinj, z\u00ebri q\u00eb dep\u00ebrton n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e f\u00ebmij\u00ebve, t\u00eb t\u00eb rinjve dhe familjeve. P\u00ebrmes jush, Ungjilli hyn n\u00eb sht\u00ebpi e n\u00eb zemra, duke ndri\u00e7uar mendjet dhe duke formuar jet\u00eb t\u00eb reja n\u00eb Krishtin. Nj\u00eb shprehje e njohur thot\u00eb se t\u00eb m\u00ebsosh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb art m\u00eb i madh se t\u00eb sundosh, dhe ai q\u00eb m\u00ebson Ungjillin, vendos themele p\u00ebr p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb misioni juaj i shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Shpreh mir\u00ebnjohjen time p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb, me p\u00ebrkushtim dhe dashuri, mbajn\u00eb gjall\u00eb jet\u00ebn e Kish\u00ebs son\u00eb: An\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebshillave kishtare dhe epitrop\u00ebt q\u00eb kujdesen p\u00ebr \u00e7do nevoj\u00eb t\u00eb shenjt\u00ebrores; ata q\u00eb vullnetarisht japin kontributin e tyre, q\u00eb me g\u00ebzim e zell i japin jet\u00eb \u00e7do veprimtarie kishtare; grat\u00eb e p\u00ebrkushtuara q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb mens\u00ebn ton\u00eb dhe jo vet\u00ebm, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm Krishtin te m\u00eb t\u00eb vegjlit e Tij, sepse \u201cat\u00eb q\u00eb ia b\u00ebt\u00eb nj\u00ebrit prej k\u00ebtyre m\u00eb t\u00eb vegj\u00eblve, Mua ma b\u00ebt\u00eb\u201d (Mt. 25:40). Ju t\u00eb gjith\u00eb, me pun\u00ebn tuaj t\u00eb p\u00ebrditshme, t\u00eb heshtur e t\u00eb palodhur, jeni dora dhe zemra e Kish\u00ebs son\u00eb, jeni d\u00ebshmia e gjall\u00eb se besimi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fjal\u00eb, por shnd\u00ebrrohet n\u00eb dashuri konkrete, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve e motrave.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb n\u00eb Krishtin, detyra jon\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt \u00ebsht\u00eb ungjill\u00ebzimi i popullit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i sh\u00ebrbes\u00ebs son\u00eb: p\u00ebrhapja e Lajmit t\u00eb Mir\u00eb, e lajmit t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb jep kuptim dhe shpres\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb &#8211; Jisu Krishti, i kryq\u00ebzuar dhe i ngjallur. Nuk ka tjet\u00ebr shpres\u00eb p\u00ebr njeriun p\u00ebrve\u00e7 Krishtit; nuk ka tjet\u00ebr drit\u00eb q\u00eb ndri\u00e7on bot\u00ebn p\u00ebrve\u00e7 Ungjillit t\u00eb Tij. Si\u00e7 thot\u00eb Apostulli i kombeve: \u201cNe predikojm\u00eb Krishtin t\u00eb kiyq\u00ebzuar&#8230; fuqin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb dhe urt\u00ebsin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb\u201d (1 Kor. 1:23-24). Ky \u00ebsht\u00eb thesari q\u00eb na \u00ebsht\u00eb besuar, dhe q\u00eb duhet t\u00eb shp\u00ebrndahet, jo t\u00eb ruhet i fshehur, sepse Ungjilli nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e mbyllur n\u00eb libra, por nj\u00eb jet\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb ndahet. Dhe sh\u00ebn Joan Gojarti na kujton se n\u00ebse jeta jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e denj\u00eb p\u00ebr m\u00ebsimin ton\u00eb, at\u00ebher\u00eb fjal\u00ebt tona bien n\u00eb tok\u00eb t\u00eb that\u00eb. Prandaj t\u00eb gjith\u00eb jemi thirrur t\u00eb b\u00ebhemi jo thjesht p\u00ebr\u00e7ues t\u00eb nj\u00eb mesazhi, por d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb tij. E lus Zotin q\u00eb misioni dhe puna jon\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb jet\u00eb si fara e vog\u00ebl q\u00eb, duke r\u00ebn\u00eb n\u00eb tok\u00eb t\u00eb mir\u00eb, jep fryt t\u00eb bollsh\u00ebm: tridhjet\u00eb, gjasht\u00ebdhjet\u00eb dhe nj\u00ebqindfish (Mt. 13:8). Dhe kjo frym\u00eb t\u00eb mos shuhet kurr\u00eb, por t\u00eb rritet p\u00ebrher\u00eb dhe Kor\u00e7a jon\u00eb e bekuar t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb qytet i ndri\u00e7uar nga drita e Ungjillit, nj\u00eb qytet i dashuris\u00eb, i shpres\u00ebs dhe i bashkimit n\u00eb Krishtin.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb shenjt\u00eb ju drejtohem posa\u00e7\u00ebrisht juve, t\u00eb rinjve t\u00eb dashur. Ju jeni shpresa dhe g\u00ebzimi i Kish\u00ebs. Nuk jeni thjesht e ardhmja e saj, por jeni edhe e tashmja e saj e gjall\u00eb. Pa ju, Kisha nuk mund t\u00eb ket\u00eb jet\u00eb t\u00eb plot\u00eb, sepse ju sillni freskin\u00eb, guximin dhe \u00ebndrrat q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb Kish\u00ebn t\u00eb rinovohet vazhdimisht n\u00eb Frym\u00ebn e Shenjt\u00eb. Ju ftoj t\u00eb mos e shihni Kish\u00ebn si nj\u00eb institucion t\u00eb larg\u00ebt, t\u00eb ftoht\u00eb, apo t\u00eb huaj, por si sht\u00ebpin\u00eb tuaj. \u00cbsht\u00eb vendi ku gjeni miq\u00ebsi t\u00eb past\u00ebr, ku gjeni kuptim, ku ndjeni se jeni t\u00eb pranuar dhe t\u00eb dashur. Kisha \u00ebsht\u00eb trupi i gjall\u00eb i Krishtit dhe secili prej jush ka nj\u00eb vend unik, nj\u00eb dhurat\u00eb dhe nj\u00eb thirrje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb askush tjet\u00ebr nuk mund ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb. Shpesh t\u00eb rinjt\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb identitet n\u00eb gj\u00ebra q\u00eb shuhen shpejt: n\u00eb mod\u00eb q\u00eb ndryshon, n\u00eb teknologji q\u00eb vjet\u00ebrohet, n\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb \u00e7astit q\u00eb l\u00ebn\u00eb zbraz\u00ebti. Por identiteti i v\u00ebrtet\u00eb gjendet te Krishti, sepse vet\u00ebm Ai \u00ebsht\u00eb \u201cdje, sot e p\u00ebrgjithmon\u00eb i nj\u00ebjti\u201d (Heb. 13:8). Ai ju njeh me em\u00ebr, Ai ju do pa kushte, Ai ju th\u00ebrret t\u00eb jeni \u201cdrita e bot\u00ebs\u201d dhe \u201ckripa e tok\u00ebs\u201d (Mt. 5:13-14).<\/p>\n<p>Mos e gjykoni Kish\u00ebn p\u00ebr \u00e7do dob\u00ebsi njer\u00ebzore apo gabim t\u00eb dikujt q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e saj. Sepse Kisha nuk \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebsi e t\u00eb p\u00ebrsosurve, por bashk\u00ebsi e atyre q\u00eb ecin drejt p\u00ebrsosjes n\u00eb Krishtin. Ajo \u00ebsht\u00eb spitali shpirt\u00ebror ku \u00e7do plag\u00eb sh\u00ebrohet, dhe askush nuk hyn n\u00eb t\u00eb pa ndjer\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr m\u00ebshir\u00ebn dhe hirin e Per\u00ebndis\u00eb. Si\u00e7 thot\u00eb Apostull Pavli: \u201cPor ne i mbajm\u00eb k\u00ebto thesare brenda vetes si n\u00eb en\u00eb balte, q\u00eb t\u00eb duket qart\u00eb se kjo fuqi madh\u00ebshtore vjen prej Per\u00ebndis\u00eb e jo prej nesh\u201d (2 Kor. 4:7). Edhe un\u00eb, si bari mes jush, dua t\u00eb eci me ju, t\u00eb ndaj \u00ebndrrat dhe shqet\u00ebsimet tuaja, t\u00eb d\u00ebgjoj z\u00ebrin tuaj dhe t\u00eb mb\u00ebshtes p\u00ebrpjekjet tuaja. Kisha \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia juaj, vendi ku t\u00eb gjith\u00eb mund t\u00eb rritemi n\u00eb dashuri, n\u00eb besim dhe n\u00eb shpres\u00eb. Le t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb s\u00eb bashku nj\u00eb komunitet Krisht-qendror, sepse vet\u00ebm n\u00eb T\u00eb gjejm\u00eb kuptimin e jet\u00ebs dhe lumturin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Nderoj me respekt autoritetet e vendit dhe \u00e7do sh\u00ebrbyes publik q\u00eb mban mbi supe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt. Kisha dhe pushteti tok\u00ebsor nuk jan\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb, por dy sh\u00ebrbesa q\u00eb, megjith\u00ebse t\u00eb ndryshme n\u00eb natyr\u00eb, i sh\u00ebrbejn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit popull. Secila prej tyre ka rolin e vet: Shteti \u00ebsht\u00eb thirrur t\u00eb ruaj\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb, paqen dhe rendin e shoq\u00ebris\u00eb, t\u00eb krijoj\u00eb kushtet q\u00eb \u00e7do qytetar t\u00eb jetoj\u00eb me dinjitet dhe siguri; Kisha \u00ebsht\u00eb thirrur t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb shpirtin drejt s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, t\u00eb mbush\u00eb jet\u00ebn me kuptim dhe t\u00eb ushqej\u00eb dashurin\u00eb q\u00eb vjen nga Krishti. Kisha nuk k\u00ebrkon pushtet tok\u00ebsor, sepse fuqia e saj buron nga Kryqi i Krishtit dhe nga Ungjilli q\u00eb ringjall zemrat. Nuk k\u00ebrkon pasuri, sepse thesari i saj \u00ebsht\u00eb dashuria e Zotit q\u00eb nuk mbaron kurr\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb thirrur t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, t\u00eb jap\u00eb shpres\u00eb dhe t\u00eb kujdeset p\u00ebr shpirtin e njeriut. Dhe kur k\u00ebto dy forca bashk\u00ebpunojn\u00eb, populli gjen jo vet\u00ebm paqen e jashtme, por edhe qet\u00ebsin\u00eb e brendshme; jo vet\u00ebm drejt\u00ebsin\u00eb e ligjeve, por edhe drejt\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrgjegjes. S\u00eb bashku mund t\u00eb mb\u00ebshtesim arsimin, duke e pajisur rinin\u00eb jo vet\u00ebm me dije, por edhe me vlera; t\u00eb kujdesemi p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrit dhe t\u00eb braktisurit, duke qen\u00eb pran\u00eb atyre q\u00eb vuajn\u00eb; t\u00eb ngrem\u00eb ura solidariteti dhe mir\u00ebkuptimi mes njer\u00ebzve. Sepse i nj\u00ebjti popull q\u00eb i \u00ebsht\u00eb besuar Kish\u00ebs i \u00ebsht\u00eb besuar edhe shtetit, dhe secili prej nesh, sipas dhurat\u00ebs q\u00eb ka marr\u00eb prej Zotit, \u00ebsht\u00eb thirrur t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb atij. Le t\u00eb ecim, pra, s\u00eb bashku, Kisha dhe pushteti tok\u00ebsor, t\u00eb bashkuar n\u00eb dashuri p\u00ebr popullin ton\u00eb, duke qen\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs, d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe mbjell\u00ebs t\u00eb paqes.<\/p>\n<p>Dhe tani d\u00ebshiroj t\u2019ju drejtohem miqve, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve dhe t\u00eb ftuarve t\u00eb ardhur nga e gjith\u00eb Shqip\u00ebria, por edhe me tej, nga Mitropolit\u00eb fqinje t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Greqis\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeprift\u00ebrinj t\u00eb shenjt\u00eb, klerik\u00eb dhe laik\u00eb t\u00eb respektuar, sot zemra ime \u00ebsht\u00eb plot mir\u00ebnjohje p\u00ebr secilin prej jush q\u00eb ka marr\u00eb mundimin t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb nga larg p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pran\u00eb nesh n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb historike. Prania juaj nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb gjest formal, por nj\u00eb shenj\u00eb dashurie, respekti dhe bashk\u00ebpjes\u00ebmarrjeje shpirt\u00ebrore. \u00c7do hap q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur k\u00ebtu, \u00e7do lodhje udh\u00ebtimi, \u00e7do or\u00eb e kaluar p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet t\u00eb bekuar, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr mua dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Mitropoli nj\u00eb dhurat\u00eb e \u00e7muar q\u00eb do t\u00eb mbetet n\u00eb kujtes\u00ebn ton\u00eb. Kjo dit\u00eb nuk i p\u00ebrket vet\u00ebm nj\u00eb personi, as vet\u00ebm nj\u00eb qyteti apo kishe vendore. Ajo \u00ebsht\u00eb dit\u00eb e g\u00ebzimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, q\u00eb na bashkon n\u00eb nj\u00eb trup e n\u00eb nj\u00eb frym\u00eb, ashtu si\u00e7 Apostulli na kujton se jemi nj\u00eb trup n\u00eb Krishtin, edhe pse shum\u00eb gjymtyr\u00eb. Prania juaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi e gjall\u00eb e unitetit t\u00eb Kish\u00ebs, e dashuris\u00eb q\u00eb kap\u00ebrcen kufijt\u00eb gjeografik\u00eb e gjuh\u00ebsor\u00eb, dhe e thirrjes s\u00eb p\u00ebrjetshme q\u00eb t\u00eb jemi \u201cnj\u00eb zem\u00ebr e nj\u00eb shpirt\u201d n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Ungjillit. Lutem q\u00eb g\u00ebzimi i k\u00ebsaj dite t\u00eb mbetet n\u00eb zemrat tona dhe t\u00eb b\u00ebhet frym\u00ebzim p\u00ebr rrug\u00ebtimin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt drejt drit\u00ebs s\u00eb Krishtit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb udha, e v\u00ebrteta dhe jeta.<\/p>\n<p>Fortlumturia juaj, v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb shenjt\u00eb Kryeprift\u00ebrinj, t\u00eb nderuar miq e t\u00eb ftuar, v\u00ebllez\u00ebr dhe motra n\u00eb Krishtin,<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb, zemra ime ngrihet n\u00eb lutje e fal\u00ebnderim, duke kujtuar fjal\u00ebt e Apostull Pavlit: \u201cT\u00eb gjitha i kam t\u00eb mundura, me an\u00eb t\u00eb Krishtit q\u00eb m\u00eb jep forc\u00eb\u201d (Filipian\u00ebve 4:13). Me k\u00ebt\u00eb besim, ia dor\u00ebzoj jet\u00ebn dhe sh\u00ebrbes\u00ebn time Zotit dhe le veten n\u00eb duart e Tij t\u00eb shenjta. Ju lutem, mb\u00ebshteteni me lutjet tuaja k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim timin t\u00eb ri, sepse pa lutjet e popullit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, \u00e7do peshkop \u00ebsht\u00eb i dob\u00ebt. Ju ftoj t\u00eb gjith\u00ebve, si nj\u00eb trup i gjall\u00eb dhe bashk\u00ebsi e dashuris\u00eb, q\u00eb s\u00eb bashku t\u00eb ecim n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00eb t\u00eb bekuar, t\u00eb b\u00ebhemi nj\u00eb zem\u00ebr dhe nj\u00eb shpirt n\u00eb Krishtin, duke e kthyer \u00e7do dit\u00eb t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb n\u00eb nj\u00eb ofert\u00eb dashurie, sh\u00ebrbimi dhe fal\u00ebnderimi.<\/p>\n<p>E mbyll po me fjal\u00ebt e Apostull Pavlit: \u201cAtij q\u00eb ka fuqi t\u2019ju forcoj\u00eb&#8230; t\u00eb vetmit Per\u00ebndi t\u00eb Urt\u00eb, p\u00ebrmes Jisu Krishtit, i qoft\u00eb lavdia n\u00eb shekuj t\u00eb shekujve\u201d (Rom. 16:25-27). Hiri i Zotit ton\u00eb, Jisu Krishtit, dhe dashuria e Per\u00ebndis\u00eb dhe Atit dhe pjes\u00ebmarrja e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb qoft\u00eb me ju t\u00eb gjith\u00eb. Amin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala e par\u00eb fron\u00ebzuese e Mitropolitit t\u00eb ri t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Anastasit, ku shpreh mir\u00ebnjohje p\u00ebr Kryepiskop\u00ebt Anastas dhe Joan, p\u00ebrshkruan trash\u00ebgimin\u00eb shpirt\u00ebrore t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs dhe Vlor\u00ebs, dhe nis nj\u00eb bashk\u00ebpunim me klerik\u00ebt, katekist\u00ebt, autoritetet dhe t\u00eb rinjt\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"5 (384)","viti":"2025","muaji":"Shtator","muaji_numer":"9","dita":"","faqet":"[13, 14, 15]","fjale_kyce":"[\"Mitropoliti Anastas\", \"Kor\u00e7\u00eb\", \"fjalim fron\u00ebzues\", \"Kryepiskopi Joan\", \"Kryepiskopi Anastas\", \"Vlor\u00eb\", \"Sh\u00ebn Jakov\", \"Sh\u00ebn Nikodhim\", \"Kozmai i Apollonis\u00eb\", \"Ignati i Beratit\", \"katekist\u00eb\", \"rinia\"]","permbledhje":"Fjala e par\u00eb fron\u00ebzuese e Mitropolitit t\u00eb ri t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Anastasit, ku shpreh mir\u00ebnjohje p\u00ebr Kryepiskop\u00ebt Anastas dhe Joan, p\u00ebrshkruan trash\u00ebgimin\u00eb shpirt\u00ebrore t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs dhe Vlor\u00ebs, dhe nis nj\u00eb bashk\u00ebpunim me klerik\u00ebt, katekist\u00ebt, autoritetet dhe t\u00eb rinjt\u00eb.","autori":"Mitropoliti Anastas","kategoria":"Fjalim","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[9245],"ngjallja_autori":[11986],"ngjallja_viti":[11902],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-90638","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-fjalim","ngjallja_autori-mitropoliti-anastas","ngjallja_viti-11902"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Fjala Fron\u00ebzuese e Hir\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij, Mitropolitit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Anastasit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-fronezuese-e-hiresise-se-tij-mitropolitit-te-korces-anastasit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90638\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-fronezuese-e-hiresise-se-tij-mitropolitit-te-korces-anastasit\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-fronezuese-e-hiresise-se-tij-mitropolitit-te-korces-anastasit\/\",\"name\":\"Fjala Fron\u00ebzuese e Hir\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij, Mitropolitit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Anastasit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T06:06:13+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-fronezuese-e-hiresise-se-tij-mitropolitit-te-korces-anastasit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-fronezuese-e-hiresise-se-tij-mitropolitit-te-korces-anastasit\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-fronezuese-e-hiresise-se-tij-mitropolitit-te-korces-anastasit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Fjala Fron\u00ebzuese e Hir\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij, Mitropolitit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Anastasit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Fjala Fron\u00ebzuese e Hir\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij, Mitropolitit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Anastasit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-fronezuese-e-hiresise-se-tij-mitropolitit-te-korces-anastasit\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90638","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-fronezuese-e-hiresise-se-tij-mitropolitit-te-korces-anastasit\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-fronezuese-e-hiresise-se-tij-mitropolitit-te-korces-anastasit\/","name":"Fjala Fron\u00ebzuese e Hir\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij, Mitropolitit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Anastasit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T06:06:13+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-fronezuese-e-hiresise-se-tij-mitropolitit-te-korces-anastasit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-fronezuese-e-hiresise-se-tij-mitropolitit-te-korces-anastasit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-fronezuese-e-hiresise-se-tij-mitropolitit-te-korces-anastasit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Fjala Fron\u00ebzuese e Hir\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij, Mitropolitit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Anastasit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90638","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90638"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90638"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90638"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90638"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90638"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}