{"id":90608,"date":"2026-06-01T08:05:39","date_gmt":"2026-06-01T06:05:39","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/parathenia-e-librit-me-poezi-shpirterore-poema-e-jetes\/"},"modified":"2026-06-01T08:05:39","modified_gmt":"2026-06-01T06:05:39","slug":"parathenia-e-librit-me-poezi-shpirterore-poema-e-jetes","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/parathenia-e-librit-me-poezi-shpirterore-poema-e-jetes\/","title":{"rendered":"Parath\u00ebnia e librit me poezi shpirt\u00ebrore &#8220;Poema e jet\u00ebs&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>Me emocion t\u00eb thell\u00eb, nderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe mir\u00ebnjohje t\u00eb pafund shkruaj k\u00ebto radh\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim t\u00eb \u00e7muar q\u00eb p\u00ebrmbledh krijimet poetike t\u00eb t\u00eb paharruarit Episkopit t\u00eb Apollonis\u00eb, Imzot Kozma Qirjo, nj\u00eb prej pishtar\u00ebve t\u00eb ndritur t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb martire. T\u00eb mbash n\u00eb duar k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb si t\u00eb prek\u00ebsh nj\u00eb relikte t\u00eb shenjt\u00eb, jo prej ari apo argjendi, por t\u00eb thurur me fjal\u00eb q\u00eb lind\u00ebn n\u00eb vuajtje, u ushqyen me besim dhe u ruajt\u00ebn me sakrific\u00eb, duke d\u00ebshmuar p\u00ebr triumfin e Krishtit mbi err\u00ebsir\u00ebn m\u00eb t\u00eb thell\u00eb q\u00eb mbuloi vendin ton\u00eb p\u00ebr gati gjysm\u00eb shekulli.<\/p>\n<p>I. Kujtesa m\u00eb kthen pas n\u00eb koh\u00eb, kur, me zemr\u00ebn plot shpres\u00eb dhe shpirtin t\u00eb etur p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e Ungjillit q\u00eb e kisha zbuluar fshehurazi, nd\u00ebrmora udh\u00ebtimin drejt fshatit Bestrov\u00eb t\u00eb Vlor\u00ebs p\u00ebr t&#8217;u pag\u00ebzuar nga duart e bekuara t\u00eb at\u00eb Kozmait, k\u00ebtij bariu heroik. Djali i tij, Ilia, ruante jasht\u00eb nga \u00e7do rrezik i mundsh\u00ebm. Petro Zhei, nuni im shpirt\u00ebror, q\u00ebndronte pran\u00eb nesh si d\u00ebshmitar i k\u00ebtij misteri t\u00eb shenjt\u00eb q\u00eb m\u00eb bashkoi p\u00ebrgjithmon\u00eb me Krishtin dhe me Kish\u00ebn e Tij t\u00eb fsheht\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00eb Kozmai nuk ishte thjesht nj\u00eb prift; ai ishte nj\u00eb drit\u00eb n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb persekutimit ateist, nj\u00eb mish\u00ebrim i gjall\u00eb i Kish\u00ebs q\u00eb refuzoi t\u00eb vdiste. Nd\u00ebrsa regjimi kishte shkat\u00ebrruar kishat, kishte rr\u00ebzuar kryqet dhe kishte burgosur apo ekzekutuar shum\u00eb klerik\u00eb dhe laik\u00eb, ai e mbante gjall\u00eb flak\u00ebn e besimit n\u00eb zemrat e qindra besimtar\u00ebve. Me guximin e apostujve, ai udh\u00ebtonte fshat m\u00eb fshat, sht\u00ebpi m\u00eb sht\u00ebpi, shpesh n\u00eb k\u00ebmb\u00eb e n\u00eb kushte tejet t\u00eb v\u00ebshtira, duke bartur Kungimin e Shenjt\u00eb n\u00eb nj\u00eb kuti t\u00eb vog\u00ebl, duke pag\u00ebzuar fshehurazi f\u00ebmij\u00eb n\u00eb \u00e7ezmat e fshatrave apo n\u00eb bodrumet e sht\u00ebpive, duke bekuar martesa dhe duke ngush\u00eblluar t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt e t\u00eb vdekurit me fjal\u00ebn e Zotit. Sht\u00ebpia e tij n\u00eb Bestrov\u00eb ishte kthyer n\u00eb katedrale: n\u00eb katin e par\u00eb kryej fshehurazi Liturgjia Hyjnore, nd\u00ebrsa n\u00eb bodrum kryheshin pag\u00ebzimet, duke shnd\u00ebrruar at\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb nj\u00eb Jordan t\u00eb ri p\u00ebr qindra shpirtra t\u00eb etur. Ai ishte prova e gjall\u00eb se Kisha nuk jan\u00eb muret, por bashk\u00ebsia e besimtar\u00ebve t\u00eb mbledhur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Krishtit.<\/p>\n<p>Imzot Kozmai na m\u00ebson se besimi i v\u00ebrtet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb ndjenj\u00eb apo nj\u00eb ideologji, por nj\u00eb veprim konkret dashurie, nj\u00eb d\u00ebshmi (martiria) e p\u00ebrditshme. Ai pag\u00ebzoi rreth 3,000 shpirtra gjat\u00eb viteve t\u00eb persekutimit, duke rrezikuar jet\u00ebn dhe lirin\u00eb e tij p\u00ebr \u00e7donj\u00ebrin prej tyre. Ishte bariu i mir\u00eb q\u00eb nuk la asnj\u00eb dele t\u00eb humbiste, por shkoi ta k\u00ebrkonte n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e ateizmit. Fara q\u00eb ai mbolli me lot dhe mund n\u00ebn tok\u00eb, sot, me hirin e Per\u00ebndis\u00eb, \u00ebsht\u00eb rritur dhe ka lul\u00ebzuar n\u00eb liri. Kisha jon\u00eb e bekuar, e ringjallur nga hiri, q\u00ebndron mbi themelin e gjakut dhe sakrificave t\u00eb shenjtor\u00ebve tan\u00eb bashk\u00ebkohor\u00eb si Imzot Kozmai. Ishte nj\u00eb bekim i ve\u00e7ant\u00eb dhe nj\u00eb moment tejet simbolik kur, vite m\u00eb von\u00eb, un\u00eb, i pag\u00ebzuar prej tij, isha pjes\u00eb e Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe bashk\u00ebcelebrues n\u00eb dit\u00ebn e dor\u00ebzimit s\u00eb tij si Episkop i Apollonis\u00eb.<\/p>\n<p>II. P\u00ebrshkrimi i shkurt\u00ebr i m\u00ebsip\u00ebrm p\u00ebr Imzot Kozmain \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm, sepse ky lib\u00ebr nuk mund t\u00eb kuptohet pa njohur jet\u00ebn martirike t\u00eb autorit. Poezit\u00eb q\u00eb gjenden n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr jan\u00eb d\u00ebshmi e gjall\u00eb e shpirtit t\u00eb tij t\u00eb pasur dhe e besimit t\u00eb patundur; ato jan\u00eb fryt i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb tij baritore n\u00eb kushtet e nj\u00eb p\u00ebrndjekjeje t\u00eb pam\u00ebshirshme. Nevoja p\u00ebr t\u00eb folur n\u00eb vargje vjen nga nevoja p\u00ebr t\u00eb shprehur di\u00e7ka q\u00eb s&#8217;mund t\u00eb shprehet me m\u00ebnyr\u00ebn e zakonshme t\u00eb t\u00eb shprehurit. Rreth nj\u00eb e treta e Bibl\u00ebs Hebraike \u00ebsht\u00eb n\u00eb vargje dhe i t\u00ebr\u00eb Shkrimi i Shenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb i mbushur plot me figura poetike, p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar shprehjen e asaj q\u00eb nuk shprehet dot. &#8220;N\u00eb fakt shkruan Sh\u00ebn Dionis Aeropagjiti Shkrimi i Shenjt\u00eb i ka p\u00ebrdorur format e shenjta poetike p\u00ebr t\u00eb paraqitur frym\u00ebrat pa forma&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb, &#8220;Poema e Jet\u00ebs&#8221;, Imzot Kozmai nuk b\u00ebn thjesht nj\u00eb p\u00ebrshtatje poetike t\u00eb Dhiat\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Bibla ishte lib\u00ebr i ndaluar dhe zot\u00ebrimi i saj d\u00ebnohej r\u00ebnd\u00eb, kjo poem\u00eb sh\u00ebrbente si nj\u00eb Ungjill i folur dhe i k\u00ebnduar. Ai, me mjesht\u00ebrin\u00eb e poet\u00ebve t\u00eb Lab\u00ebris\u00eb, nj\u00eb tradit\u00eb q\u00eb e trash\u00ebgoi nga t\u00eb par\u00ebt dhe e zot\u00ebronte me fines\u00eb, thuri nj\u00eb rr\u00ebfim epik q\u00eb mbante gjall\u00eb kujtes\u00ebn e shenjt\u00eb t\u00eb popullit t\u00eb zgjedhur. Duke filluar nga Krijimi i bot\u00ebs, r\u00ebnia e Adamit, ardhja e Noes\u00eb, thirrja e Abrahamit e deri te dalja nga Egjipti n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Moisiut, \u00e7do varg \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lutje, \u00e7do strof\u00eb nj\u00eb himn lavd\u00ebrimi p\u00ebr Krijuesin dhe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb transmetuar historin\u00eb e shp\u00ebtimit te brezat q\u00eb rrezikonin t\u00eb rriteshin pa e njohur at\u00eb. Kjo poem\u00eb ishte katekizmi i tij p\u00ebr grigj\u00ebn e fsheht\u00eb. Pjesa e dyt\u00eb, &#8220;Shtegtim drejt drit\u00ebs&#8221;, na zbulon thell\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb tij mistike dhe baritore. K\u00ebtu gjejm\u00eb thirrjet e nj\u00eb shpirti q\u00eb e ka njohur Krishtin jo vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet shkrimeve, por edhe n\u00ebp\u00ebrmjet vuajtjes, rrezikut dhe sakrific\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme. Ai na fton t\u00eb ndjekim shembullin e shenjtor\u00ebve dhe t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve, t\u00eb forcohemi me lutje dhe agj\u00ebrim, t\u00eb mbetemi besnik\u00eb ndaj Zotit edhe kur bota na kthen shpin\u00ebn. K\u00ebto poezi nuk u shkruan n\u00eb qet\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb manastiri apo n\u00eb rehatin\u00eb e nj\u00eb zyre kishtare. Ato lind\u00ebn n\u00eb fsheht\u00ebsin\u00eb e nat\u00ebs, mbi nj\u00eb fletore t\u00eb vjet\u00ebr e t\u00eb zverdhur, n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb burgut dhe vdekjes, nga nj\u00eb zem\u00ebr q\u00eb nuk pranoi kurr\u00eb t\u00eb hesht\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>Ajo fletore, e mbushur me flet\u00eb t\u00eb shk\u00ebputura, e ruajtur me kujdes p\u00ebr dekada t\u00eb t\u00ebra, \u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb d\u00ebshmi materiale e q\u00ebndres\u00ebs shpirt\u00ebrore, ashtu si\u00e7 fshiheshin edhe Ungjijt\u00eb dhe librat e lutjeve n\u00eb ato koh\u00eb t\u00eb err\u00ebta. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, puna e at\u00eb Spiro Bulik\u00ebs dhe Andi Rembecit \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, pasi ata, me durim e p\u00ebrkushtim, kan\u00eb sistemuar, komentuar dhe p\u00ebrgatitur p\u00ebr botim k\u00ebt\u00eb trash\u00ebgimi t\u00eb pa\u00e7muar, duke ndihmuar p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb thell\u00ebsin\u00eb biblike dhe shpirt\u00ebrore t\u00eb k\u00ebtyre vargjeve.<\/p>\n<p>III. Duke lexuar k\u00ebto poezi, ju ftoj t\u00eb d\u00ebgjoni jo vet\u00ebm z\u00ebrin e nj\u00eb poeti t\u00eb talentuar, por edhe z\u00ebrin e nj\u00eb d\u00ebshmori t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb besimit, q\u00eb edhe sot, nga qielli, na th\u00ebrret: &#8220;Eja pas meje n\u00eb rrug\u00ebn e kryqit, se vet\u00ebm aty gjendet ngadh\u00ebnjimi i v\u00ebrtet\u00eb!&#8221; Lutja ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb ky lib\u00ebr t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb burim i pashtersh\u00ebm frym\u00ebzimi, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr brezat e rinj, q\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb se liria e besimit q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb sot \u00ebsht\u00eb paguar shtrenjt\u00eb. N\u00eb \u00e7do varg t\u00eb k\u00ebtyre poezive pulson zemra e nj\u00eb Kishe q\u00eb nuk u dor\u00ebzua kurr\u00eb, e nj\u00eb populli q\u00eb ruajti besimin edhe kur \u00e7do gj\u00eb dukej e humbur. Le t\u00eb jen\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb Imzot Kozmait nj\u00eb kujtes\u00eb e p\u00ebrjetshme e triumfit t\u00eb drit\u00ebs mbi err\u00ebsir\u00ebn, e dashuris\u00eb mbi urrejtjen, e besimit mbi dyshimin dhe e Ngjalljes mbi vdekjen!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Parath\u00ebnia e Kryepiskopit Joan p\u00ebr librin me poezi &#8216;Poema e jet\u00ebs&#8217; t\u00eb Episkopit Kozma Qirjo. P\u00ebrshkruan pag\u00ebzimin e tij prej Kozmait, jet\u00ebn martirike t\u00eb autorit dhe vler\u00ebn e dy pjes\u00ebve t\u00eb librit.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Nga Kryepiskopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Joani","numri":"4 (383)","viti":"2025","muaji":"Korrik-Gusht","muaji_numer":"7","dita":"","faqet":"[20, 21]","fjale_kyce":"[\"Kryepiskopi Joan\", \"Poema e jet\u00ebs\", \"Kozma Qirjo\", \"Bestrov\u00eb\", \"Petro Zhei\", \"Spiro Bulika\", \"Andi Rembeci\", \"pag\u00ebzim\", \"diktatura ateiste\", \"Lab\u00ebri\"]","permbledhje":"Parath\u00ebnia e Kryepiskopit Joan p\u00ebr librin me poezi 'Poema e jet\u00ebs' t\u00eb Episkopit Kozma Qirjo. P\u00ebrshkruan pag\u00ebzimin e tij prej Kozmait, jet\u00ebn martirike t\u00eb autorit dhe vler\u00ebn e dy pjes\u00ebve t\u00eb librit.","autori":"Kryepiskopi Joan","kategoria":"Parath\u00ebnie libri","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[11978],"ngjallja_autori":[11951],"ngjallja_viti":[11902],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-90608","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-parathenie-libri","ngjallja_autori-kryepiskopi-joan","ngjallja_viti-11902"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Parath\u00ebnia e librit me poezi shpirt\u00ebrore &quot;Poema e jet\u00ebs&quot; - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/parathenia-e-librit-me-poezi-shpirterore-poema-e-jetes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90608\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/parathenia-e-librit-me-poezi-shpirterore-poema-e-jetes\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/parathenia-e-librit-me-poezi-shpirterore-poema-e-jetes\/\",\"name\":\"Parath\u00ebnia e librit me poezi shpirt\u00ebrore \\\"Poema e jet\u00ebs\\\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T06:05:39+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/parathenia-e-librit-me-poezi-shpirterore-poema-e-jetes\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/parathenia-e-librit-me-poezi-shpirterore-poema-e-jetes\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/parathenia-e-librit-me-poezi-shpirterore-poema-e-jetes\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Parath\u00ebnia e librit me poezi shpirt\u00ebrore &#8220;Poema e jet\u00ebs&#8221;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Parath\u00ebnia e librit me poezi shpirt\u00ebrore \"Poema e jet\u00ebs\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/parathenia-e-librit-me-poezi-shpirterore-poema-e-jetes\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90608","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/parathenia-e-librit-me-poezi-shpirterore-poema-e-jetes\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/parathenia-e-librit-me-poezi-shpirterore-poema-e-jetes\/","name":"Parath\u00ebnia e librit me poezi shpirt\u00ebrore \"Poema e jet\u00ebs\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T06:05:39+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/parathenia-e-librit-me-poezi-shpirterore-poema-e-jetes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/parathenia-e-librit-me-poezi-shpirterore-poema-e-jetes\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/parathenia-e-librit-me-poezi-shpirterore-poema-e-jetes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Parath\u00ebnia e librit me poezi shpirt\u00ebrore &#8220;Poema e jet\u00ebs&#8221;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90608","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90608"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90608"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90608"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90608"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90608"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}