{"id":90595,"date":"2026-06-01T08:05:21","date_gmt":"2026-06-01T06:05:21","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishti-eshte-paqja-jone-efesianeve-214\/"},"modified":"2026-06-01T08:05:21","modified_gmt":"2026-06-01T06:05:21","slug":"krishti-eshte-paqja-jone-efesianeve-214","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishti-eshte-paqja-jone-efesianeve-214\/","title":{"rendered":"&#8220;Krishti \u00ebsht\u00eb paqja jon\u00eb&#8221; (Efesian\u00ebve 2:14)"},"content":{"rendered":"<p>Keni nj\u00eb tem\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, sepse t\u00eb gjith\u00eb flasim p\u00ebr paqen, por paqe nuk ka. K\u00ebto jan\u00eb fjal\u00ebt e profetit Jeremia, i cili thot\u00eb &#8220;paqe, paqe thon\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, por paqe nuk ka!&#8221; Nuk ka paqe, sepse nuk ka paqe t\u00eb brendshme. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb dot paqe nga jasht\u00eb, n\u00ebse nuk do t\u00eb ket\u00eb paqe nga brenda. Dhe tema e kampit q\u00eb thot\u00eb: &#8220;Krishti \u00ebsht\u00eb paqja jon\u00eb&#8221;, pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb gj\u00eb tregon, q\u00eb paqja q\u00eb vjen nga Zoti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paqe q\u00eb na ndryshon t\u00eb gjith\u00ebve. Por paqja nuk do t\u00eb vij\u00eb aq leht\u00eb sa mendojm\u00eb, n\u00ebse nuk do t\u00eb kemi nj\u00eb jet\u00eb shpirt\u00ebrore; Njer\u00ebzit kan\u00eb nj\u00eb ide pak t\u00eb gabuar p\u00ebr jet\u00ebn shpirt\u00ebrore, nj\u00eb lloj misticizmi, romantizmi. Jeta shpirt\u00ebrore \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb. Jeta shpirt\u00ebrore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje e vazhdueshme p\u00ebr t\u00eb jetuar sipas m\u00ebsimeve q\u00eb vijn\u00eb nga Zoti. Si i tha Zoti atij djalit t\u00eb ri q\u00eb erdhi dhe e pyeti, se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj q\u00eb t\u00eb fitoj jet\u00ebn e p\u00ebrjetshme? Ai i tha: Ndiq urdh\u00ebrimet, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, pra, ndiq m\u00ebsimin me t\u00eb cilin i jeni ofruar besimit. N\u00ebse njeriu fillon dhe p\u00ebrpiqet ta p\u00ebrjetoj\u00eb at\u00eb, paqja dal\u00ebngadal\u00eb do t\u00eb vij\u00eb. Por, n\u00ebse nuk p\u00ebrqendrohet dhe \u00e7oroditet me histori t\u00eb ndryshme, njer\u00ebzit nuk do t\u00eb ken\u00eb paqe. N\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrqendrohemi n\u00eb jet\u00ebn shpirt\u00ebrore, paqja do t\u00eb fitohet shum\u00eb m\u00eb leht\u00eb se sa ne mendojm\u00eb. Thashethemet, p\u00ebrgojimet, nuk po flas p\u00ebr shpifje e gj\u00ebra t\u00eb tjera, k\u00ebto e largojn\u00eb paqen nga shpirti i njeriut. Natyra njer\u00ebzore, ndoshta \u00ebsht\u00eb e prirur p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar thashethemet. Ja, t\u00eb gjith\u00eb, secili nga ju, t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb thot\u00eb dikush: Ja, e mor\u00ebt vesh p\u00ebr at\u00eb?! T\u00eb gjith\u00eb vesh\u00ebt hapur p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt nuk m\u00ebsoni asgj\u00eb, edhe sikur t\u00eb dini t\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb, duke filluar nga Adami dhe deri tek njeriu i fundit, nuk do t\u00eb fitoni asgj\u00eb shpirt\u00ebrisht; as paqe nuk do t\u00eb fitoni. Largohuni sa t\u00eb mundeni nga bisedat e kota, sepse bisedat e kota e largojn\u00eb paqen. Prandaj dhe Sh\u00ebn Efremi, n\u00eb lutjen q\u00eb b\u00ebhet gjat\u00eb Kreshm\u00ebs s\u00eb Madhe, thot\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb vogla, q\u00eb i lutet Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb mos t&#8217;ja jap\u00eb.<\/p>\n<p>E para, \u00ebsht\u00eb q\u00eb mos t&#8217;i jap\u00eb frym\u00eb kureshtjeje. P\u00ebrse, ky mjesht\u00ebr kaq i madh i jet\u00ebs shpirt\u00ebrore, i k\u00ebrkon di\u00e7ka q\u00eb duket shum\u00eb e thjesht\u00eb? Sepse ai e di q\u00eb gj\u00ebrat e vogla sjellin probleme t\u00eb m\u00ebdha. Kureshtja e shp\u00ebrqendron gjithmon\u00eb njeriun. Ai do t\u00eb merret me t\u00eb tjer\u00ebt, dhe nj\u00eb njeri q\u00eb merret me t\u00eb tjer\u00ebt nuk do t\u00eb gjej\u00eb paqe, sepse t\u00eb gjesh paqe, do edhe nj\u00eb lloj p\u00ebrul\u00ebsie. Vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrulurit merren me veten, krenar\u00ebt merren me t\u00eb tjer\u00ebt, se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Duke u larguar nga k\u00ebto, do t\u00eb fitoni ju. Shpeshher\u00eb, njer\u00ebzit nuk i japin v\u00ebmendje gj\u00ebrave q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, vet\u00ebm po t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb thashethem, tek ajo gj\u00eb p\u00ebrqendrohen.<\/p>\n<p>Do t&#8217;ju tregoj nj\u00eb histori shum\u00eb t\u00eb bukur q\u00eb vjen nga antikiteti, p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar se si vepron natyra jon\u00eb njer\u00ebzore. Demosteni, orator i famsh\u00ebm i antikitetit, u p\u00ebrpoq q\u00eb t&#8217;ju shpjegonte banor\u00ebve t\u00eb Athin\u00ebs n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, p\u00ebr rrezikun maqedonas, sepse Filipi, mbreti i Maqedonis\u00eb po fillonte pushtimin e Greqis\u00eb s\u00eb Veriut dhe po zbriste posht\u00eb. Ai fliste dhe askush nuk e d\u00ebgjonte. Nj\u00eb her\u00eb mendoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorte nj\u00eb truk, q\u00eb t&#8217;i mbante njer\u00ebzit af\u00ebr dhe u thot\u00eb: Burra t\u00eb Athin\u00ebs, do t&#8217;ju tregoj nj\u00eb histori. Disa veta ndaluan dhe ai vazhdoi t\u00eb tregonte historin\u00eb,&#8230; nj\u00eb athinas donte t\u00eb shkonte n\u00eb Korinth, por nuk kishte gomar dhe shkon tek nj\u00ebri dhe i thot\u00eb, m\u00eb jep gomarin, dhe ai i tha, ta jap me qera, por duhet t\u00eb vij dhe un\u00eb me ty. Mir\u00eb! &#8211; i tha ai. Njer\u00ebzit filluan dhe u grumbulluan edhe m\u00eb shum\u00eb. Duke ecur rrug\u00ebs n\u00eb drek\u00eb, n\u00eb vap\u00eb t\u00eb madhe, ndaluan p\u00ebr t\u00eb pushuar dhe ky q\u00eb kishte marr\u00eb gomarin me qera, donte t\u00eb rrinte n\u00eb hijen e gomarit. Tjetri thoshte: &#8211; Jo, un\u00eb t\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb gomarin me qera, hija me takon mua! Sheshi ishte mbushur plot.<\/p>\n<p>Kur pa sheshin plot, ai filloi t&#8217;i fliste pik\u00ebrisht p\u00ebr gj\u00ebn\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, p\u00ebr rrezikun. Dhe njer\u00ebzit filluan dhe th\u00ebrrisnin: &#8211; Po l\u00ebre rrezikun, por kush q\u00ebndroi n\u00eb hijen e gomarit, at\u00eb na thuaj! Dhe sikur ta dinin se kush q\u00ebndroi, asgj\u00eb nuk do t\u00eb fitonin.<\/p>\n<p>Shpeshher\u00eb, e nj\u00ebjta gj\u00eb ndodh edhe me shp\u00ebrqendrimet tona. P\u00ebrqendrohemi n\u00eb gj\u00ebra q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb lloj vlere dhe jo n\u00eb paqen thell\u00eb brenda nesh. Duke mos pasur p\u00ebrqendrim, nuk kemi as paqe dhe nuk mund t\u00eb vendosim paqe me t\u00eb tjer\u00ebt. Nj\u00eb sherrxhi, nuk mund t\u00eb p\u00ebrhap\u00eb paqe. Zoti na k\u00ebrkon jo vet\u00ebm t\u00eb jemi njer\u00ebz paqtor\u00eb, por na k\u00ebrkon pak m\u00eb tep\u00ebr. Tek lumurimet nuk thuhet &#8220;lum paqtor\u00ebt&#8221;, por thuhet &#8220;lum paqeb\u00ebr\u00ebsit&#8221;; ata njer\u00ebz q\u00eb jo vet\u00ebm thjesht kan\u00eb paqe brenda, por e p\u00ebrhapin dhe tek t\u00eb tjer\u00ebt. Ne nuk mund t\u00eb drejtojm\u00eb tek t\u00eb tjer\u00ebt, di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb shtremb\u00ebruar tek vetja jon\u00eb. Pa pasur paqe vet\u00eb, s&#8217;mund t\u00eb p\u00ebrhapim paqe tek t\u00eb tjer\u00ebt. Prandaj bota nuk ka paqe. Dhe Zoti thot\u00eb n\u00eb Ungjill: &#8220;Un\u00eb do t&#8217;ju jap paqen time, jo si\u00e7 e jep bota&#8221;. Ai flet p\u00ebr paqen e brendshme, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhurata m\u00eb e madhe q\u00eb nj\u00eb njeri mund t\u00eb ket\u00eb n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Th\u00ebnia e famshme e shum\u00eb et\u00ebrve, e shum\u00eb shenjtor\u00ebve, e th\u00ebn\u00eb n\u00eb forma t\u00eb ndryshme, pak a shum\u00eb thot\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb: &#8220;Paqtohu me veten dhe do t\u00eb paqtosh me mij\u00ebra njer\u00ebz rrotull teje&#8221;. Ne nuk p\u00ebrhapim paqen, sepse nuk kemi paqen brenda vetes; dhe paqja me Zotin, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb jasht\u00ebzakonisht e madhe. N\u00ebse do ta kemi at\u00eb paqe, jeta jon\u00eb do t\u00eb ndryshoj\u00eb dhe nj\u00eb njeri q\u00eb ka paqe t\u00eb brendshme, nuk tronditet as nga fjal\u00ebt q\u00eb i thon\u00eb, as kur e shajn\u00eb dhe as kur shpifin kund\u00ebr tij, sepse ai ka arritur nj\u00eb paqe me Zotin dhe nuk tronditet nga gj\u00ebrat e kota.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb si nj\u00eb oqean i thell\u00eb, sado t\u00eb ket\u00eb stuhi jasht\u00eb, thell\u00eb brenda tij \u00ebsht\u00eb i qet\u00eb. Dhe nj\u00eb njeri q\u00eb \u00ebsht\u00eb i thell\u00eb shpirt\u00ebrisht, pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb gj\u00eb realizon. Realizon nj\u00eb qet\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb madhe e cila i jep jet\u00ebs s\u00eb tij g\u00ebzim. Por nuk mund t\u00eb ket\u00eb paqe atje ku \u00ebsht\u00eb e keqja. Un\u00eb citoj shpesh nj\u00eb varg t\u00eb Profetit Isaia, q\u00eb thot\u00eb: &#8220;Nuk ka paqe p\u00ebr t\u00eb paudh\u00ebt!&#8221; \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nuk ka paqe p\u00ebr t\u00eb paudh\u00ebt? Nuk ka paqe atje ku \u00ebsht\u00eb e keqja. N\u00ebse do t\u00eb kemi di\u00e7ka t\u00eb keqe brenda vetes son\u00eb, nuk do t\u00eb kemi paqe. Nj\u00eb njeri q\u00eb grindet me t\u00eb tjer\u00ebt, tallet me t\u00eb tjer\u00ebt, nuk do t\u00eb ket\u00eb as paqe n\u00eb jet\u00ebn e tij. Q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkosh paqe brenda, k\u00ebrkohet nj\u00eb shpirt i pastruar. Fjala paqe, hebraisht, ka edhe kuptimin e nj\u00eb p\u00ebrparimi shpirt\u00ebror; ka kuptimin edhe t\u00eb g\u00ebzimit, sepse n\u00ebse nuk do t\u00eb kemi paqe brenda, nuk do t\u00eb kemi as g\u00ebzim.<\/p>\n<p>Ja, jeta e sotme e njeriut modern, dallohet pik\u00ebrisht se nuk ka as paqe dhe as g\u00ebzim. Edhe miliarder t\u00eb jet\u00eb dikush, nuk ka g\u00ebzim. Njer\u00ebzit, kur nuk kan\u00eb shum\u00eb pasurira, mendojn\u00eb se po t&#8217;i ken\u00eb ato, do t\u00eb realizojn\u00eb gjith\u00e7ka. Por praktika dhe realiteti tregon se nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. N\u00ebse njeriu nuk ka Zotin brenda vetes s\u00eb tij, dhe kur themi q\u00eb nuk ka Zotin, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nuk b\u00ebn nj\u00eb jet\u00eb sipas m\u00ebsimeve t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, nuk do t\u00eb ket\u00eb paqe dhe pa paqe nuk do t\u00eb ket\u00eb g\u00ebzim! Prandaj u flas shum\u00eb njer\u00ebzve p\u00ebr paqen.<\/p>\n<p>Septuaxhinda, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthimi i t\u00eb 70-t\u00eb p\u00ebrkthyesve, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthimi i par\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i Dhiat\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kur Diaspora hebraike e kishte humbur gjuh\u00ebn hebraike dhe n\u00eb Aleksandri flisnin t\u00eb gjith\u00eb greqisht, menduan t\u00eb p\u00ebrkthehej Bibla hebraike n\u00eb greqisht dhe ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthimi i par\u00eb. Sipas tradit\u00ebs u p\u00ebrkthye nga 70 vet\u00eb, prandaj quhet i t\u00eb 70-ve. Dhe fjal\u00ebn &#8220;paqe&#8221; nuk e kan\u00eb p\u00ebrkthyer paqe, por &#8220;g\u00ebzim&#8221;: Nuk ka g\u00ebzim atje ku \u00ebsht\u00eb e keqja, sepse g\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb q\u00eb vjen nga Per\u00ebndia, dhe n\u00ebse nuk do t\u00eb kemi paqe n\u00eb shpirt, nuk do t\u00eb kemi as g\u00ebzim.<\/p>\n<p>Prandaj, mundohuni t&#8217;u largoheni thashethemeve t\u00eb kota dhe sherreve, sepse shpirti juaj do t\u00eb trazohet dhe nuk do t\u00eb ket\u00eb paqe. Paqja nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb ndjesi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shp\u00ebtim, kur njeriu realisht realizon at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb krijuar. T\u00eb krishter\u00ebt besojn\u00eb n\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, po ashtu edhe antropologjia e krishter\u00eb e shpjegon njeriun k\u00ebshtu: Njeriu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qenie e r\u00ebn\u00eb, por njeriu \u00ebsht\u00eb krijuar sipas ikon\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe ikona mbetet aty, mund t\u00eb deformohet, mund t\u00eb nxihet, por ikona aty mbetet.<\/p>\n<p>Detyra e njeriut \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta restauroj\u00eb k\u00ebt\u00eb ikon\u00eb, sepse n\u00ebse restaurojm\u00eb ikon\u00ebn, q\u00eb t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb ndri\u00e7oj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri, do t\u00eb kemi dhe paqe dhe shp\u00ebtim dhe g\u00ebzim. Gjith\u00eb bot\u00ebn t\u00eb sundosh, gjith\u00eb pasurin\u00eb t\u00eb kesh, po nuk pati njeriu g\u00ebzim, jeta e tij fillon dhe thahet. Paqja mund t\u00eb vij\u00eb vet\u00ebm kur njeriu ka nj\u00eb dimension t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb. Sepse ne e shikojm\u00eb jet\u00ebn vet\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj kohe. Sa mund t\u00eb jetojm\u00eb, 70 apo 80? Nj\u00eb dit\u00eb kjo mbaron dhe dimensioni i p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb e ndihmon njeriun t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb jet\u00eb shpirt\u00ebrore dhe t\u00eb largohet nga \u00e7oroditjet e kota, fjal\u00ebt e kota dhe t\u00eb p\u00ebrqendrohet tek thelbi i jet\u00ebs. Shpeshher\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb do t&#8217;i fitoni n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb, do t\u00eb mbeten gjithmon\u00eb tek ju. Rruga q\u00eb do t\u00eb zgjidhni do t\u00eb mbetet gjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>Shpesh ju porosis, mos i b\u00ebni zakon p\u00ebrgojimet, thashethemet, talljet p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, sepse nga k\u00ebto vjen \u00e7orientimi, dhe \u00e7orientimi nuk sjell paqe, por gjithmon\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb konflikt. Nj\u00ebri do t\u00eb ofendohet p\u00ebr fjal\u00ebn q\u00eb ke th\u00ebn\u00eb, do t\u00eb filloni t\u00eb grindeni dhe shpeshher\u00eb mund t\u00eb marrin p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha; dhe sa m\u00eb shum\u00eb trazohet shpirti, aq m\u00eb shum\u00eb mendja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ndri\u00e7uar. Madje dhe shum\u00eb gj\u00ebra po t\u00eb kuptoheshin leht\u00eb, do t\u00eb thjesht\u00ebsoheshin. \u00cbsht\u00eb n\u00eb interesin tuaj t\u00eb filloni q\u00eb tani t\u00eb kultivoni dimensionin e paqes.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu shkruanin Shkrimet e para, q\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb rac\u00eb paq\u00ebsore, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se p\u00ebrhapin vazhdimisht paqe. Kush ka frik\u00eb Per\u00ebndin\u00eb, nuk i ka frik\u00eb njer\u00ebzit, por \u00ebsht\u00eb paqtor. Ata q\u00eb nuk kan\u00eb frik\u00eb Per\u00ebndin\u00eb, tremben nga njer\u00ebzit. N\u00ebse do t\u00eb arrini nj\u00eb paqe t\u00eb thell\u00eb brenda shpirtit tuaj, nuk do t\u00eb keni frik\u00eb. \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb secili nga ju do t\u00eb vendos\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndjek\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tij; do t\u00eb filloj\u00eb udh\u00ebtimin e tij. Kisha beson se jeta e njeriut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim dhe ky udh\u00ebtim presupozon se ka nj\u00eb destinacion p\u00ebrfundimtar, q\u00eb ka nj\u00eb dimension t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, q\u00eb ka di\u00e7ka q\u00eb ne nuk e mbarojm\u00eb vet\u00ebm me jet\u00ebn k\u00ebtu, por e vazhdojm\u00eb edhe m\u00eb pas. N\u00ebse \u00e7orientohemi nga shqet\u00ebsimet e k\u00ebsaj bote, \u00e7oroditjet, zbavitjet dhe e neglizhojm\u00eb k\u00ebt\u00eb dimension, as k\u00ebt\u00eb koh\u00eb nuk do ta g\u00ebzojm\u00eb dot. Sado q\u00eb mund t\u00eb duket si paradoks, por njer\u00ebzit q\u00eb e shikojn\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb dhe e jetojn\u00eb at\u00eb, e g\u00ebzojn\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme, nd\u00ebrsa ata q\u00eb nuk e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb dimension t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb, as k\u00ebt\u00eb koh\u00eb nuk e g\u00ebzojn\u00eb dot.<\/p>\n<p>Ndoshta p\u00ebr ju nuk jan\u00eb akoma k\u00ebto shqet\u00ebsime, por n\u00ebse nuk mbillet fara e mir\u00eb q\u00eb tani, nuk do t\u00eb jap\u00eb fruta kur t\u00eb rritet, sepse \u00e7far\u00eb do t\u00eb mbjellim, do t\u00eb korrim. Mundohuni t\u00eb mbillni farat e mir\u00ebsis\u00eb. N\u00eb kuptimin e krishter\u00eb, t\u00eb jesh i mir\u00eb ose i keq, nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje vet\u00ebm etike, por teologjike, sepse m\u00eb tep\u00ebr i b\u00ebjm\u00eb keq vetes sesa t\u00eb tjer\u00ebve. Duke shpikur p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, duke tallur t\u00eb tjer\u00ebt, duke ofenduar t\u00eb tjer\u00ebt, m\u00eb shum\u00eb d\u00ebnojm\u00eb veten ton\u00eb, sepse nuk na lejon q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb jet\u00eb shpirt\u00ebrore dhe pa nj\u00eb jet\u00eb shpirt\u00ebrore, nuk mund t\u00eb kemi dot paqe, prandaj dhe paqja \u00ebsht\u00eb kaq e r\u00ebnd\u00ebsishme. T\u00eb gjith\u00eb luten p\u00ebr paqe, t\u00eb gjith\u00eb duan paqe, por pak p\u00ebrpiqen p\u00ebr t\u00eb. S\u00eb pari, p\u00ebr t\u00eb paqtuar veten dhe, s\u00eb dyti, p\u00ebr t\u00eb transmetuar at\u00eb paqe dhe tek t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb jan\u00eb rrotull. Prandaj dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr secilin nga ju t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb pun\u00ebtor i paqes.<\/p>\n<p>Tema e paqes e cila thot\u00eb &#8220;Krishti \u00ebsht\u00eb paqja jon\u00eb&#8221; \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, sepse \u00ebsht\u00eb ndryshe nga paqja e bot\u00ebs, jo nga mungesa e luft\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje e thjesht\u00eb shpirt\u00ebrore dhe nj\u00eb g\u00ebzim i thell\u00eb shpirt\u00ebror q\u00eb vjen nga prania e Zotit n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb; dhe prania e Zotit n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe vjen kur shpirti yn\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb paqe; nj\u00eb shpirt i trazuar nuk mund t\u00eb gjej\u00eb dot paqe.<\/p>\n<p>Do t\u00eb doja q\u00eb gjithsecili nga ju t\u00eb p\u00ebrpiqet ta kultivoj\u00eb paqen, sepse si \u00e7do gj\u00eb, n\u00ebse nuk kultivohet, nuk rritet; dhe ajo do t\u00eb thahet. E nj\u00ebjta gj\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe me virtytet e m\u00ebdha q\u00eb njer\u00ebzit duhet t\u00eb mbjellin n\u00eb shpirtin e tyre. Ata duhet t\u00eb p\u00ebrpiqen dhe t&#8217;i rrisin ato virtyte, sepse njeriu nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qenie statike, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qenie dinamike. N\u00eb jet\u00ebn shpirt\u00ebrore do t\u00eb thuhen gjithmon\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb: n\u00ebse nuk do t\u00eb rritemi shpirt\u00ebrisht, nuk do t\u00eb thot\u00eb se do t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb neutral, por do t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb biem. Prandaj, n\u00ebse nuk jemi duke u rritur, do t\u00eb jemi duke r\u00ebn\u00eb. N\u00ebse nuk do t\u00eb jemi paqtor\u00eb, do t\u00eb jemi m\u00eb shum\u00eb agresiv\u00eb dhe duke u b\u00ebr\u00eb konfliktual me njer\u00ebzit rrotull. Nj\u00eb jet\u00eb me konflikte dhe me sherre, do t\u00eb sjell\u00eb probleme t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Prandaj, do t&#8217;ju uroja t\u00eb gjith\u00ebve t\u00eb p\u00ebrpiqeni p\u00ebr paqen dhe le t&#8217;i merrni seriozisht ato fjal\u00eb q\u00eb &#8220;Krishti \u00ebsht\u00eb paqja jon\u00eb&#8221;, sepse realisht Ai \u00ebsht\u00eb paqja jon\u00eb. Vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet m\u00ebsimit t\u00eb Tij, mund t\u00eb realizojm\u00eb nj\u00eb paqe q\u00eb mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb vazhdimisht. Edhe sikur t\u00eb ket\u00eb sherre, p\u00ebrs\u00ebri n\u00ebse do t\u00eb keni paqen e brendshme, p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb keni paqe. Mundohuni t&#8217;i kultivoni k\u00ebto fjal\u00eb, sepse mund t\u00eb mbillni, por n\u00ebse nuk kultivoni, nuk do t\u00eb prodhoni. P\u00ebrpiquni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, sepse t\u00eb par\u00ebt q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitoni do t\u00eb jeni ju, por jo vet\u00ebm ju, por dhe shum\u00eb njer\u00ebz rrotull jush.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjalimi i Kryepiskopit Joan n\u00eb kampin e dyt\u00eb p\u00ebr djem, 19 korrik 2025. Trajton tem\u00ebn e paqes s\u00eb brendshme, p\u00ebrpjekjes shpirt\u00ebrore dhe largimit nga thashethemet dhe sherret.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Fjala e Kryepiskopit Joan, Kampi II p\u00ebr djem, 19 korrik 2025","numri":"4 (383)","viti":"2025","muaji":"Korrik-Gusht","muaji_numer":"7","dita":"","faqet":"[12, 13, 14]","fjale_kyce":"[\"Kryepiskopi Joan\", \"kampi II\", \"djem\", \"paqe\", \"Krishti\", \"Jeremia\", \"Sh\u00ebn Efremi\", \"Demosteni\", \"p\u00ebrjet\u00ebsi\", \"thashetheme\"]","permbledhje":"Fjalimi i Kryepiskopit Joan n\u00eb kampin e dyt\u00eb p\u00ebr djem, 19 korrik 2025. Trajton tem\u00ebn e paqes s\u00eb brendshme, p\u00ebrpjekjes shpirt\u00ebrore dhe largimit nga thashethemet dhe sherret.","autori":"Kryepiskopi Joan","kategoria":"Predikim \/ Fjalim","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[11972],"ngjallja_autori":[11951],"ngjallja_viti":[11902],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-90595","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-predikim-fjalim","ngjallja_autori-kryepiskopi-joan","ngjallja_viti-11902"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>&quot;Krishti \u00ebsht\u00eb paqja jon\u00eb&quot; (Efesian\u00ebve 2:14) - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishti-eshte-paqja-jone-efesianeve-214\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90595\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishti-eshte-paqja-jone-efesianeve-214\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishti-eshte-paqja-jone-efesianeve-214\/\",\"name\":\"\\\"Krishti \u00ebsht\u00eb paqja jon\u00eb\\\" (Efesian\u00ebve 2:14) - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T06:05:21+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishti-eshte-paqja-jone-efesianeve-214\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishti-eshte-paqja-jone-efesianeve-214\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishti-eshte-paqja-jone-efesianeve-214\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8220;Krishti \u00ebsht\u00eb paqja jon\u00eb&#8221; (Efesian\u00ebve 2:14)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\"Krishti \u00ebsht\u00eb paqja jon\u00eb\" (Efesian\u00ebve 2:14) - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishti-eshte-paqja-jone-efesianeve-214\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90595","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishti-eshte-paqja-jone-efesianeve-214\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishti-eshte-paqja-jone-efesianeve-214\/","name":"\"Krishti \u00ebsht\u00eb paqja jon\u00eb\" (Efesian\u00ebve 2:14) - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T06:05:21+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishti-eshte-paqja-jone-efesianeve-214\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishti-eshte-paqja-jone-efesianeve-214\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishti-eshte-paqja-jone-efesianeve-214\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8220;Krishti \u00ebsht\u00eb paqja jon\u00eb&#8221; (Efesian\u00ebve 2:14)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90595","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90595"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90595"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90595"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90595"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90595"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}