{"id":90574,"date":"2026-06-01T08:04:59","date_gmt":"2026-06-01T06:04:59","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-tereshenjterise-se-tij-patriarkut-ekumenik-z-bartholome-gjate-bashkemeshimit-me-fortlumturine-e-tij-kryepiskopin-e-tiranes-imzot-joanin-ne-kishen-patriarkale-te-shen-gjergjit\/"},"modified":"2026-06-01T08:04:59","modified_gmt":"2026-06-01T06:04:59","slug":"fjala-e-tereshenjterise-se-tij-patriarkut-ekumenik-z-bartholome-gjate-bashkemeshimit-me-fortlumturine-e-tij-kryepiskopin-e-tiranes-imzot-joanin-ne-kishen-patriarkale-te-shen-gjergjit","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-tereshenjterise-se-tij-patriarkut-ekumenik-z-bartholome-gjate-bashkemeshimit-me-fortlumturine-e-tij-kryepiskopin-e-tiranes-imzot-joanin-ne-kishen-patriarkale-te-shen-gjergjit\/","title":{"rendered":"Fjala e T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij, Patriarkut Ekumenik, z. Bartholome, gjat\u00eb bashk\u00ebmeshimit me Fortlumturin\u00eb e Tij, Kryepiskopin e Tiran\u00ebs, imzot Joanin, n\u00eb Kish\u00ebn Patriarkale t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit"},"content":{"rendered":"<p>Fortlumturia juaj, Kryepiskopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, v\u00eblla shum\u00eb i dashur dhe bashk\u00ebmeshtar, zoti Joan, s\u00eb bashku me delegacionin tuaj t\u00eb nderuar!<\/p>\n<p>V\u00ebllez\u00ebr hierark\u00eb dhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb klerit t\u00eb \u00e7do shkalle,<\/p>\n<p>Bij t\u00eb dashur m\u00eb Zotin!<\/p>\n<p>&#8220;Prandaj edhe ne q\u00eb jemi t\u00eb rrethuar nga nj\u00eb re kaq e madhe d\u00ebshmitar\u00ebsh&#8221; (Heb. 12:1) dhe shenjtor\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb, patriark\u00eb, et\u00ebr, m\u00ebsues, homologjet\u00eb dhe osh\u00ebnar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb shenjt\u00ebruar k\u00ebt\u00eb Fron t\u00eb shenjt\u00eb Apostolik, Patriarkal dhe Ekumenik t\u00eb Kostandinopoj\u00ebs dhe k\u00ebt\u00eb tok\u00eb t\u00eb bekuar q\u00eb lindi shum\u00eb shenjtor\u00eb, sot, t\u00eb Diel\u00ebn e Gjith\u00eb Shenjtor\u00ebve, mir\u00ebpresim me \u00e7do nderim dhe me dashuri t\u00eb thell\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore Kryepiskopin e ri t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Fortlumturin\u00eb e Tij, Joanin, s\u00eb bashku me delegacionin e tij t\u00eb p\u00ebrzgjedhur, duke p\u00ebrqafuar n\u00eb personin e tij t\u00eb nderuar gjith\u00eb popullin besimtar t\u00eb Kish\u00ebs mot\u00ebr Orthodhokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb!<\/p>\n<p>Mir\u00eb se erdh\u00ebt, Fortlumturi, n\u00eb Kostandinopoj\u00eb, n\u00eb Fanar! &#8220;I bekuar \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb vjen n\u00eb emrin e Zotit!&#8221; Nuk keni ardhur n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb huaj! Keni ardhur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb tuaj! N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e N\u00ebn\u00ebs suaj! N\u00eb vendin ku dikur u p\u00ebrjetuan dhimbjet e lindjes dhe, n\u00eb koh\u00ebn e bekuar, lindi edhe Kisha e Shqip\u00ebris\u00eb, bij\u00eb e zgjedhur dhe e dashur e Kish\u00ebs s\u00eb begat\u00eb M\u00ebm\u00eb t\u00eb Mbret\u00ebresh\u00ebs s\u00eb Qyteteve, sikund\u00ebr edhe shum\u00eb Kisha t\u00eb tjera Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Ballkanit dhe t\u00eb Evrop\u00ebs! Keni ardhur n\u00eb at\u00eb vend t\u00eb shenjt\u00eb ku, s\u00eb fundmi, me ndihm\u00ebn hyjnore, Kisha juaj rilindi kanonikisht pas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb plot\u00eb dhe trishtimit t\u00eb madh t\u00eb regjimit gjysm\u00ebshekullor ateist. Duar arkieratike t\u00eb Mitropolit\u00ebve t\u00eb Fanarit u vendos\u00ebn mbi kryet tuaja, s\u00eb bashku me duart e nderuara t\u00eb atit tuaj shpirt\u00ebror dhe ju b\u00ebn\u00eb Kryeprift t\u00eb Zotit t\u00eb Gjall\u00eb dhe pasues t\u00eb apostujve t\u00eb shenjt\u00eb, q\u00eb edhe Mitropolia e Shenjt\u00eb e Kor\u00e7\u00ebs, nj\u00eb krahin\u00eb e lasht\u00eb kishtare e k\u00ebtij Froni, t\u00eb gjente nj\u00eb mbrojt\u00ebs dhe bari t\u00eb denj\u00eb! Prej shum\u00eb koh\u00ebsh, pra, nuk jeni vet\u00ebm i njohur p\u00ebr ne, por edhe tep\u00ebr i af\u00ebrt dhe ve\u00e7an\u00ebrisht i dashur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb!<\/p>\n<p>Ju kemi njohur, Fortlumturi, p\u00ebr shum\u00eb vite si bashk\u00ebpun\u00ebtorin m\u00eb t\u00eb besuar dhe m\u00eb t\u00eb \u00e7muar t\u00eb paraardh\u00ebsit tuaj t\u00eb ndjer\u00eb, t\u00eb t\u00eb paharruarit dhe t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshmit Kryepiskopit Anastas, Apostullit t\u00eb ri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb! S\u00eb bashku keni mbajtur me durim t\u00eb madh t\u00eb nxehtin e dit\u00ebs dhe t\u00eb ftohtin e nat\u00ebs p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tridhjet\u00eb vite t\u00eb v\u00ebshtira! S\u00eb bashku keni rrezikuar, jeni munduar p\u00ebr Ungjillin dhe p\u00ebr popullin e Zotit dhe keni p\u00ebrmbushur vepra t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb mrekullueshme, mir\u00ebsia e t\u00eb cilave nuk kufizohet vet\u00ebm n\u00eb rrethin e t\u00eb krishter\u00ebve orthodhoks\u00eb, por shtrihet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popullin e Shqip\u00ebris\u00eb, pa dallim feje. S\u00eb bashku me Kryepiskopin e ndritur Anastas keni ndri\u00e7uar pranin\u00eb e Kish\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Sinodin e Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Madh t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Kret\u00eb, q\u00eb u mbajt sakt\u00ebsisht n\u00ebnt\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, duke kontribuar, bashk\u00eb me episkop\u00ebt tuaj t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vendimtare n\u00eb suksesin e punimeve t\u00eb Sinodit. \u00cbsht\u00eb e natyrshme, pra, q\u00eb t\u00eb g\u00ebzoni nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb lart\u00eb n\u00eb oborret e shenjta patriarkale dhe t\u00eb keni nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb zemrat tona! Ndaj, ndjehuni mes nesh thell\u00ebsisht i g\u00ebzuar, i lir\u00eb dhe n\u00eb rehati t\u00eb plot\u00eb, ashtu si\u00e7 ndiheni n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve tuaj! Krishti \u00ebsht\u00eb n\u00eb mes nesh, duke na bekuar dhe shenjt\u00ebruar ne dhe marr\u00ebdh\u00ebniet tona v\u00ebllaz\u00ebrore nd\u00ebrkishtare!<\/p>\n<p>Gjithmon\u00eb, Fortlumturi, Patriarkana Ekumenike, q\u00eb nga koh\u00ebrat e lashta, ka treguar nj\u00eb interes t\u00eb gjall\u00eb prej n\u00ebne p\u00ebr dioqezat e saj, t\u00eb cilat, pasi u emancipuan m\u00eb von\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kanonike, formuan Kish\u00ebn e sotme t\u00eb Shenjt\u00eb Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb! Ajo d\u00ebrgonte hierark\u00eb t\u00eb shquar, me dashuri p\u00ebr popullin vendas, me zell hyjnor, me cil\u00ebsi e aft\u00ebsi, t\u00eb cil\u00ebt vendos\u00ebn themele t\u00eb sh\u00ebndosha t\u00eb besimit dhe jet\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb. Dhe, gjithmon\u00eb, ka qen\u00eb e gatshme t\u00eb vinte n\u00eb ndihm\u00eb e mb\u00ebshtetje sa her\u00eb q\u00eb ishte e nevojshme. Pas turbullirave t\u00eb dhimbshme t\u00eb nxitura nga jasht\u00eb dhe veprimeve antikanonike, q\u00eb sh\u00ebnuan dekad\u00ebn e tret\u00eb deri n\u00eb mesin e dekad\u00ebs s\u00eb kat\u00ebrt t\u00eb shek. XX, k\u00ebto dioqeza u emancipuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kanonike dhe n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me rregullat e Kish\u00ebs. Ato u shnd\u00ebrruan n\u00eb nj\u00eb Kish\u00eb Autoqefale, bij\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht mot\u00ebr shum\u00eb e dashur p\u00ebr ne, dhe ky akt u krye n\u00eb koh\u00ebn kur Patriark Ekumenik ishte paraardh\u00ebsi yn\u00eb i ndjer\u00eb, Beniamini, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb Akti zyrtar Patriarkal dhe Sinodik, si dhe me shpalljen e Tomosit p\u00ebrkat\u00ebs m\u00eb 17 prill 1937. Ky emancipim nuk na largoi aspak nga nj\u00ebri-tjetri, as n\u00eb shpirt e as n\u00eb frym\u00eb! P\u00ebrkundrazi! (Rom. 12:5) K\u00ebshtu, dhimbja dhe trishtimi yn\u00eb p\u00ebr vuajtjet dhe mundimet q\u00eb keni p\u00ebrjetuar p\u00ebr gjysm\u00eb shekulli n\u00ebn regjimin ateist shtet\u00ebror ishin t\u00eb paimagjinueshme dhe lutjet tona drejtuar Zotit p\u00ebr pushimin e p\u00ebrndjekjes dhe p\u00ebr lindjen e dit\u00ebve t\u00eb qet\u00ebsis\u00eb, liris\u00eb dhe paqes ishin t\u00eb zjarrta, me shum\u00eb lot dhe t\u00eb pand\u00ebrprera!<\/p>\n<p>Duke ndjekur martirizimin shum\u00ebvje\u00e7ar dhe duke par\u00eb mundimin e r\u00ebnd\u00eb dhe vuajtjet e barinjve dhe besimtar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me Kryepiskopin e ndjer\u00eb Kristofor n\u00eb krye t\u00eb rrethit t\u00eb martir\u00ebve, por edhe p\u00ebrkushtimin e tyre t\u00eb dashur ndaj Per\u00ebndis\u00eb, q\u00ebndres\u00ebn e patundur n\u00eb besimin e trash\u00ebguar dhe n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e besimit n\u00eb Krishtin, ne shihnim n\u00eb fytyrat e tyre ata p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt mbrojt\u00ebsi juaj, sh\u00ebn Joan Ungjillori, flet n\u00eb Zbules\u00eb: &#8220;K\u00ebta jan\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb ardhur nga p\u00ebrndjekja e madhe. Ata i kan\u00eb lar\u00eb rrobat dhe i kan\u00eb zbardhur ato me gjakun e Qengjit&#8221;. (Zan. 7:14). Lavdi Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund, &#8220;dimri iku e vate, pushoi shiu e kaloi, \u00e7el\u00ebn lulet n\u00ebp\u00ebr ara&#8230; z\u00ebri i turtullit d\u00ebgjohet&#8230; \u00e7eli hardhia&#8221; (K\u00ebnga e k\u00ebng\u00ebve, 2:11-13) n\u00eb tok\u00ebn e shenjtor\u00ebve, martir\u00ebve dhe omologjet\u00ebve t\u00eb besimit, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb arsye shtes\u00eb p\u00ebr g\u00ebzim dhe hare! Dhe atyre q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb nga p\u00ebrndjekja, &#8220;Qengji q\u00eb rri n\u00eb mes t\u00eb fronit do t\u00eb jet\u00eb bariu i tyre dhe do t&#8217;i drejtoj\u00eb p\u00ebr te burimet e uj\u00ebrave t\u00eb jet\u00ebs dhe Per\u00ebndia do t\u00eb fshij\u00eb \u00e7do lot nga syt\u00eb e tyre&#8221;. (Zan. 7:17)<\/p>\n<p>Fortlumturi, me p\u00ebrkujdesjen dashamir\u00ebse t\u00eb paraardh\u00ebsit ton\u00eb t\u00eb ndjer\u00eb, Patriarkut Ekumenik, Serafimit II, me origjin\u00eb nga Delvina, Per\u00ebndia d\u00ebrgoi dikur n\u00eb Shqip\u00ebri predikuesin e zjarrt\u00eb t\u00eb Ungjillit, sh\u00ebn Kozmain e Etolis\u00eb, me q\u00ebllimin q\u00eb t\u00eb ripredikonte Ungjillin te populli i vendit tuaj. Vepra q\u00eb ai p\u00ebrmbushi n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb me p\u00ebrmasa v\u00ebrtet apostolike. Dhe e vulosi at\u00eb p\u00ebrfundimisht me vdekjen e tij t\u00eb lavdishme dhe martirike, duke u b\u00ebr\u00eb hieromartir i Jisu Krishtit. Prania e tij e gjall\u00eb pran\u00eb jush, p\u00ebrmes lipsan\u00ebve t\u00eb shenjta, varrit dhe manastirit t\u00eb tij t\u00eb shenjt\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn jo vet\u00ebm burim frym\u00ebzimi dhe shenjt\u00ebrimi, por edhe nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsim t\u00eb fuqish\u00ebm dhe ndihm\u00eb t\u00eb dobishme para Per\u00ebndis\u00eb, si p\u00ebr ju personalisht, ashtu edhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Kish\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb reja, vazhdues i asaj vepre u b\u00eb, me p\u00ebrkujdesjen e paraardh\u00ebsit ton\u00eb t\u00eb ndjer\u00eb, Patriarkut Ekumenik Dhimitrit n\u00eb fillim dhe m\u00eb pas t\u00eb p\u00ebrul\u00ebsis\u00eb son\u00eb, Kryepiskopi i ndjer\u00eb Anastasi, t\u00eb cilin Per\u00ebndia e d\u00ebrgoi pran\u00eb jush fillimisht si ekzark patriarkal dhe, pas nj\u00eb periudhe t\u00eb shkurt\u00ebr, si Kryepiskop dhe Primat kanonik, i zgjedhur nga Sinodi yn\u00eb i Shenjt\u00eb dhe i Hirsh\u00ebm. Veprimtaria e tij e jasht\u00ebzakonshme dhe shum\u00ebdimensionale p\u00ebr tridhjet\u00eb e tre vite &#8211; kishtare, ringjall\u00ebse, akademike e arsimore, botuese, shoq\u00ebrore, filantropike, kulturore, nd\u00ebrkishtare, nd\u00ebrfetare, paqend\u00ebrtuese dhe t\u00eb tjera &#8211; tashm\u00eb matet me peshore t\u00eb art\u00eb nga historia.<\/p>\n<p>Kryepiskopi i ndjeri ju ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb trash\u00ebgimi t\u00eb madhe dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Megjithat\u00eb, Fortlumturi, jemi t\u00eb bindur se do t\u00eb p\u00ebrpiqeni ta vazhdoni me t\u00eb gjitha forcat tuaja dhe me t\u00eb gjitha dhuntit\u00eb q\u00eb Zoti, ju ka dh\u00ebn\u00eb me bujari. Ju dalloheni p\u00ebr burr\u00ebri dhe trim\u00ebri, p\u00ebr fisnik\u00ebri dhe ndershm\u00ebri, p\u00ebr dije t\u00eb thelluara teologjike, formim shpirt\u00ebror, mendje t\u00eb mpreht\u00eb dhe zell hyjnor p\u00ebr sh\u00ebrbes\u00ebn. Ju karakterizon nj\u00eb p\u00ebrkushtim i palodhur, besnik\u00ebri e devotshme ndaj themeleve t\u00eb tradit\u00ebs kishtare dhe t\u00eb rendit kanonik, si dhe dashuria e madhe dhe vet\u00ebsakrifikuese p\u00ebr popullin tuaj, p\u00ebr bashkepiskop\u00ebt dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt tuaj, p\u00ebr atdheun tuaj t\u00eb bekuar. Horizontet tuaja jan\u00eb t\u00eb hapura dhe t\u00eb gjera dhe n\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyra keni d\u00ebshmuar se jeni nj\u00eb &#8220;en\u00eb e zgjedhur&#8221; e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, &#8220;p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohur emrin e Zotit para kombeve, para mbret\u00ebrve&#8221;. (Vep. 9:15)<\/p>\n<p>Nga ana jon\u00eb, mund t\u00eb prisni gjithmon\u00eb mir\u00ebkuptim v\u00ebllaz\u00ebror, bashk\u00ebpunim t\u00eb sinqert\u00eb dhe nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb gatshme p\u00ebr ndihm\u00eb n\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb keni nevoj\u00eb dhe mundemi t&#8217;ju p\u00ebrgjigjemi &#8220;me nj\u00eb shpirt dhe nj\u00eb mendje&#8221; (Filip. 2:2). N\u00eb \u00e7\u00ebshtjet panorthodhokse dhe nd\u00ebrkishtare, si edhe n\u00eb sfidat q\u00eb dikton realiteti bashk\u00ebkohor i njeriut n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, jemi t\u00eb bindur se do t\u00eb kemi bashk\u00ebpunimin tuaj t\u00eb gatsh\u00ebm. Kemi p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb japim nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb besueshme p\u00ebrpara t\u00eb gjith\u00ebve &#8211; si ndaj besimtar\u00ebve tan\u00eb, ashtu edhe ndaj atyre q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb gjirit t\u00eb Kish\u00ebs &#8211; se Ungjilli i Krishtit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbajtja e v\u00ebrtet\u00eb e zemr\u00ebs dhe e jet\u00ebs son\u00eb, si n\u00eb rrafshin personal, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb kishtar. Po ashtu, thirremi t\u00eb p\u00ebrballemi s\u00eb bashku me sfidat e ndryshme q\u00eb vijn\u00eb nga p\u00ebr\u00e7arjet dhe grindjet me frym\u00ebn e urrejtjes ndaj Krishtit, t\u00eb cilat nxiten dhe kultivohen brenda vet\u00eb trupit t\u00eb Kish\u00ebs; me rip\u00ebrt\u00ebritjen e rrezikshme t\u00eb etnofiletizmit, nj\u00eb frym\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse nd\u00ebrv\u00ebllaz\u00ebrore, e d\u00ebnuar prej koh\u00ebsh nga autoriteti sinodal si herezi, dhe me ndikimin e tij t\u00eb nd\u00ebrlikuar e shkat\u00ebrrues p\u00ebr unitetin e Kish\u00ebs; si edhe me zellin e verb\u00ebr dhe t\u00eb papjekur, q\u00eb, n\u00ebn mask\u00ebn e p\u00ebrshpirtshm\u00ebris\u00eb, e g\u00ebrryen si gangren\u00eb trupin e Kish\u00ebs.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi dhe uniteti mes nesh jan\u00eb sot ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb domosdoshme, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur bota mbar\u00eb tronditet nga konflikte t\u00eb p\u00ebrgjakshme dhe luft\u00ebra, me mij\u00ebra viktima dhe nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb panum\u00ebrt refugjat\u00ebsh. Kisha Orthodhokse thirret t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb guximshme kund\u00ebr dhun\u00ebs e p\u00ebrplasjes dhe n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb dialogut dhe t\u00eb triumfit t\u00eb paqes. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kritike, kur v\u00ebmendja e t\u00eb gjith\u00ebve \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish e p\u00ebrqendruar tek Lindja e Mesme e shum\u00ebvuajtur, ku zhvillimet po marrin p\u00ebrmasa tep\u00ebr t\u00eb rrezikshme dhe t\u00eb pakontrollueshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, i drejtojm\u00eb nj\u00eb thirrje t\u00eb fuqishme udh\u00ebheq\u00ebsve dhe qeverive t\u00eb shteteve dhe popujve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb, q\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb vet\u00ebp\u00ebrmbajtjen e domosdoshme, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn dhe interesin e tyre t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, por edhe p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e mbar\u00eb njer\u00ebzimit. Lutemi q\u00eb Princi i Paqes t&#8217;i ndri\u00e7oj\u00eb dhe t&#8217;i udh\u00ebheq\u00eb q\u00eb t\u00eb zgjedhin dhe t\u00eb ndjekin rrug\u00ebn e dialogut, n\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimit t\u00eb dhun\u00ebs luftarake. I p\u00ebrgj\u00ebrohemi Zotit t\u00eb gjith\u00ebsis\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb civil\u00ebt dhe f\u00ebmij\u00ebt e pafajsh\u00ebm. E dim\u00eb se edhe v\u00ebllai yn\u00eb, Papa i Rom\u00ebs, Leoni XIV, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb thirrje t\u00eb ngjashme. Urojm\u00eb q\u00eb z\u00ebrat tan\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohen, t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb arsyeja dhe t\u00eb marr\u00eb fund lufta dhe derdhja e gjakut n\u00eb Lindjen e Mesme, n\u00eb Ukrain\u00ebn e goditur r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tre vjet, si edhe n\u00eb t\u00eb gjitha zonat e globit q\u00eb tronditen nga konflikte t\u00eb dhunshme.<\/p>\n<p>D\u00ebshmia e p\u00ebrbashk\u00ebt e Kishave tona p\u00ebrball\u00eb shenjave t\u00eb koh\u00ebs p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shprehje t\u00eb denj\u00eb nderimi edhe p\u00ebr Sinodin e Par\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb Ekumenik n\u00eb Nikea, 1700-vjetorin e t\u00eb cilit kremtojm\u00eb k\u00ebt\u00eb vit. Nuk d\u00ebshirojm\u00eb t&#8217;ju lodhim m\u00eb tep\u00ebr! Sidoqoft\u00eb, jemi, t\u00eb bindur se kanalet e komunikimit nd\u00ebrmjet Konstandinopoj\u00ebs dhe Tiran\u00ebs, Patriarkan\u00ebs Ekumenike dhe Kish\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb mbeten gjithmon\u00eb t\u00eb hapura, n\u00eb sinqeritet ungjillor dhe n\u00eb dashuri Krisht-imituese.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb, Fortlumturi, ju lutemi t\u00eb pranoni k\u00ebto dhurata t\u00eb p\u00ebrulura si shprehje modeste e dashuris\u00eb son\u00eb t\u00eb madhe ndaj jush dhe e g\u00ebzimit t\u00eb pamat\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb dhe prani tuaj\u00ebn, t\u00eb bekuar nga Zoti, n\u00eb Qendr\u00ebn ton\u00eb t\u00eb Shenjt\u00eb dhe n\u00eb bashk\u00ebmeshimin ton\u00eb t\u00eb hirsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj dite.<\/p>\n<p>&#8220;Prandaj mbretit t\u00eb amshuar, t\u00eb pavdekshmit, t\u00eb padukshmit, t\u00eb vetmit Per\u00ebndi, i qoft\u00eb nder e lavdi, n\u00eb shekuj t\u00eb shekujve! Amin!&#8221; (1 Tim. 1:17).<\/p>\n<p>Kisha e Shenjt\u00eb Patriarkale e Sh\u00ebn Gjergjit, Fanar<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Predikimi i Patriarkut Ekumenik Bartholome gjat\u00eb Liturgjis\u00eb Hyjnore t\u00eb t\u00eb Diel\u00ebs s\u00eb t\u00eb Gjith\u00eb Shenjtor\u00ebve n\u00eb kish\u00ebn patriarkale t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit. Ai mir\u00ebpret Kryepiskopin Joan si pasues i denj\u00eb i Anastas Janullatosit, p\u00ebrkujton autoqefalin\u00eb e 1937, vler\u00ebson vepr\u00ebn e Kryepiskopit t\u00eb ndjer\u00eb, dhe i b\u00ebn thirrje paqes n\u00eb Lindjen e Mesme dhe Ukrain\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb 1700-vjetorit t\u00eb Sinodit t\u00eb Nikeas.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"3 (382)","viti":"2025","muaji":"Prill-Qershor","muaji_numer":"4","dita":"15","faqet":"[19, 20, 21]","fjale_kyce":"[\"Bartholome\", \"Kryepiskop Joan\", \"Sh\u00ebn Gjergj\", \"Fanar\", \"e Diela e Gjith\u00eb Shenjtor\u00ebve\", \"Anastas\", \"1937\", \"Kozma Etolia\", \"Sinodi i Kret\u00ebs\", \"etnofiletiz\u00ebm\", \"Lindje e Mesme\", \"Papa Leoni XIV\"]","permbledhje":"Predikimi i Patriarkut Ekumenik Bartholome gjat\u00eb Liturgjis\u00eb Hyjnore t\u00eb t\u00eb Diel\u00ebs s\u00eb t\u00eb Gjith\u00eb Shenjtor\u00ebve n\u00eb kish\u00ebn patriarkale t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit. Ai mir\u00ebpret Kryepiskopin Joan si pasues i denj\u00eb i Anastas Janullatosit, p\u00ebrkujton autoqefalin\u00eb e 1937, vler\u00ebson vepr\u00ebn e Kryepiskopit t\u00eb ndjer\u00eb, dhe i b\u00ebn thirrje paqes n\u00eb Lindjen e Mesme dhe Ukrain\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb 1700-vjetorit t\u00eb Sinodit t\u00eb Nikeas.","autori":"Bartholome, Patriarku Ekumenik","kategoria":"Predikim \/ Fjal\u00eb liturgjike","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[11964],"ngjallja_autori":[11963],"ngjallja_viti":[11902],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-90574","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-predikim-fjale-liturgjike","ngjallja_autori-bartholome-patriarku-ekumenik","ngjallja_viti-11902"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Fjala e T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij, Patriarkut Ekumenik, z. Bartholome, gjat\u00eb bashk\u00ebmeshimit me Fortlumturin\u00eb e Tij, Kryepiskopin e Tiran\u00ebs, imzot Joanin, n\u00eb Kish\u00ebn Patriarkale t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-tereshenjterise-se-tij-patriarkut-ekumenik-z-bartholome-gjate-bashkemeshimit-me-fortlumturine-e-tij-kryepiskopin-e-tiranes-imzot-joanin-ne-kishen-patriarkale-te-shen-gjergjit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90574\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-tereshenjterise-se-tij-patriarkut-ekumenik-z-bartholome-gjate-bashkemeshimit-me-fortlumturine-e-tij-kryepiskopin-e-tiranes-imzot-joanin-ne-kishen-patriarkale-te-shen-gjergjit\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-tereshenjterise-se-tij-patriarkut-ekumenik-z-bartholome-gjate-bashkemeshimit-me-fortlumturine-e-tij-kryepiskopin-e-tiranes-imzot-joanin-ne-kishen-patriarkale-te-shen-gjergjit\/\",\"name\":\"Fjala e T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij, Patriarkut Ekumenik, z. Bartholome, gjat\u00eb bashk\u00ebmeshimit me Fortlumturin\u00eb e Tij, Kryepiskopin e Tiran\u00ebs, imzot Joanin, n\u00eb Kish\u00ebn Patriarkale t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T06:04:59+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-tereshenjterise-se-tij-patriarkut-ekumenik-z-bartholome-gjate-bashkemeshimit-me-fortlumturine-e-tij-kryepiskopin-e-tiranes-imzot-joanin-ne-kishen-patriarkale-te-shen-gjergjit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-tereshenjterise-se-tij-patriarkut-ekumenik-z-bartholome-gjate-bashkemeshimit-me-fortlumturine-e-tij-kryepiskopin-e-tiranes-imzot-joanin-ne-kishen-patriarkale-te-shen-gjergjit\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-tereshenjterise-se-tij-patriarkut-ekumenik-z-bartholome-gjate-bashkemeshimit-me-fortlumturine-e-tij-kryepiskopin-e-tiranes-imzot-joanin-ne-kishen-patriarkale-te-shen-gjergjit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Fjala e T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij, Patriarkut Ekumenik, z. Bartholome, gjat\u00eb bashk\u00ebmeshimit me Fortlumturin\u00eb e Tij, Kryepiskopin e Tiran\u00ebs, imzot Joanin, n\u00eb Kish\u00ebn Patriarkale t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Fjala e T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij, Patriarkut Ekumenik, z. Bartholome, gjat\u00eb bashk\u00ebmeshimit me Fortlumturin\u00eb e Tij, Kryepiskopin e Tiran\u00ebs, imzot Joanin, n\u00eb Kish\u00ebn Patriarkale t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-tereshenjterise-se-tij-patriarkut-ekumenik-z-bartholome-gjate-bashkemeshimit-me-fortlumturine-e-tij-kryepiskopin-e-tiranes-imzot-joanin-ne-kishen-patriarkale-te-shen-gjergjit\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90574","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-tereshenjterise-se-tij-patriarkut-ekumenik-z-bartholome-gjate-bashkemeshimit-me-fortlumturine-e-tij-kryepiskopin-e-tiranes-imzot-joanin-ne-kishen-patriarkale-te-shen-gjergjit\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-tereshenjterise-se-tij-patriarkut-ekumenik-z-bartholome-gjate-bashkemeshimit-me-fortlumturine-e-tij-kryepiskopin-e-tiranes-imzot-joanin-ne-kishen-patriarkale-te-shen-gjergjit\/","name":"Fjala e T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij, Patriarkut Ekumenik, z. Bartholome, gjat\u00eb bashk\u00ebmeshimit me Fortlumturin\u00eb e Tij, Kryepiskopin e Tiran\u00ebs, imzot Joanin, n\u00eb Kish\u00ebn Patriarkale t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T06:04:59+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-tereshenjterise-se-tij-patriarkut-ekumenik-z-bartholome-gjate-bashkemeshimit-me-fortlumturine-e-tij-kryepiskopin-e-tiranes-imzot-joanin-ne-kishen-patriarkale-te-shen-gjergjit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-tereshenjterise-se-tij-patriarkut-ekumenik-z-bartholome-gjate-bashkemeshimit-me-fortlumturine-e-tij-kryepiskopin-e-tiranes-imzot-joanin-ne-kishen-patriarkale-te-shen-gjergjit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-tereshenjterise-se-tij-patriarkut-ekumenik-z-bartholome-gjate-bashkemeshimit-me-fortlumturine-e-tij-kryepiskopin-e-tiranes-imzot-joanin-ne-kishen-patriarkale-te-shen-gjergjit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Fjala e T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij, Patriarkut Ekumenik, z. Bartholome, gjat\u00eb bashk\u00ebmeshimit me Fortlumturin\u00eb e Tij, Kryepiskopin e Tiran\u00ebs, imzot Joanin, n\u00eb Kish\u00ebn Patriarkale t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90574","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90574"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90574"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90574"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90574"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90574"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}