{"id":90562,"date":"2026-06-01T08:04:45","date_gmt":"2026-06-01T06:04:45","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intervista-e-pare-e-kryepiskopit-joan-per-shtypin-shqiptar\/"},"modified":"2026-06-01T08:04:45","modified_gmt":"2026-06-01T06:04:45","slug":"intervista-e-pare-e-kryepiskopit-joan-per-shtypin-shqiptar","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intervista-e-pare-e-kryepiskopit-joan-per-shtypin-shqiptar\/","title":{"rendered":"Intervista e par\u00eb e Kryepiskopit Joan p\u00ebr shtypin shqiptar"},"content":{"rendered":"<p>Jeni lindur n\u00eb nj\u00eb vend zyrtarisht ateist dhe n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb e nd\u00ebshkonte lidhjen me fen\u00eb pas vitit 1967. Si ka qen\u00eb rinia juaj n\u00eb ateizmin zyrtar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe kush ka qen\u00eb pika e kthes\u00ebs drejt t\u00eb qenit nj\u00eb besimtar ortodoks? Si e keni njohur priftin Kozma Qirio dhe kur e keni marr\u00eb vendimin p\u00ebr t&#8217;u pag\u00ebzuar? Si e ka pritur familja juaj at\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim? I njoftuat ata?<\/p>\n<p>Rinia ime gjat\u00eb ateizmit ka qen\u00eb pak a shum\u00eb si e gjith\u00eb t\u00eb rinjve n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Ne u rrit\u00ebm pa pranin\u00eb e besimit institutional, por n\u00eb shpirtin e \u00e7do njeriu ndjehen dhe ndodhin gj\u00ebra t\u00eb ndryshme, sepse ne nuk jemi kopje. Gjithsekush ka ve\u00e7antin\u00eb e tij dhe rrug\u00ebn e tij. Jeta jon\u00eb ka nj\u00eb vazhdim\u00ebsi, ku e kaluara jon\u00eb ndikon n\u00eb ngjarjet q\u00eb na ndodhin tani, ose n\u00eb t\u00eb ardhmen. Takimi im i par\u00eb me besimin ndodhi n\u00eb vitin 1974, kur isha n\u00eb vitin e kat\u00ebrt t\u00eb gjimnazit. Sapo kisha m\u00ebsuar fr\u00ebngjisht dhe m\u00eb ra n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr &#8211; Dhiata e Re &#8211; n\u00eb fr\u00ebngjisht. Ai q\u00eb ma dha nuk dinte se \u00e7far\u00eb libri ishte. Kur e lexova, di\u00e7ka ndryshoi thell\u00ebsisht n\u00eb shpirtin tim. M\u00ebnyra sesi ishte shkruar, fjal\u00ebt e thjeshta t\u00eb Zotit, por shum\u00eb t\u00eb thella, m\u00eb bind\u00ebn p\u00ebr v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e tij. K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta psikologjike. Edhe kur dikush t\u00eb tregon di\u00e7ka, shpeshher\u00eb, m\u00ebnyra si ta thot\u00eb t\u00eb bind q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk praktikohej ndonj\u00eb besim, t\u00eb pakt\u00ebn tek t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb un\u00eb njihja. Nuk ishte se un\u00eb praktikoja nj\u00eb besim dhe pastaj u ktheva. Kontakti im me Ungjillin ishte besimi im i par\u00eb. At\u00ebher\u00eb vendosa t\u00eb pag\u00ebzohem, gj\u00eb q\u00eb realizua pak m\u00eb von\u00eb. Prind\u00ebrve nuk u thash\u00eb, jo sepse ishin kund\u00ebr, por nuk doja t&#8217;i trembja. Por n\u00ebna ime e kishte kuptuar.<\/p>\n<p>At\u00eb Kozmain e kam njohur n\u00ebp\u00ebrmjet disa motrave besimtare me banim n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, t\u00eb njohura si motrat Cico, t\u00eb cilat i kemi njohur nga Theofan Popa. S\u00eb bashku me Petro Zhejin, q\u00eb u b\u00eb nuni im, i kemi vizituar ato shpesh her\u00eb. Kemi vizituar gjithashtu edhe At\u00eb Kozmain, i cili banonte n\u00eb fshatin Bestrov\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 1979-1990 keni punuar n\u00eb Spitalin Psikiatrik t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb pavionin e rehabilitimit n\u00ebp\u00ebrmjet terapis\u00eb okupacionale. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo terapi dhe ka nj\u00eb lidhje mes k\u00ebtij profesioni dhe p\u00ebrkushtimit tuaj ndaj fes\u00eb?<\/p>\n<p>Terapia okupacionale p\u00ebrdoret n\u00eb aspekte t\u00eb ndryshme, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar njer\u00ebzit q\u00eb t\u00eb kap\u00ebrcejn\u00eb problemet fizike, emocionale, shoq\u00ebrore dhe ata q\u00eb p\u00ebrballen me probleme t\u00eb sh\u00ebndetit mendor. K\u00ebta t\u00eb fundit, mund t\u00eb gjenden n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb punojn\u00eb, ose t\u00eb krijojn\u00eb lidhje sociale, duke shk\u00ebputur lidhjet me ambientet jasht\u00eb tyre. Reabilitimi i tyre n\u00ebp\u00ebrmjet angazhimit k\u00ebrkon nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe durim, ku p\u00ebrfshihen pun\u00eb t\u00eb lehta dhe psikoterapi. Lidhja mes k\u00ebtij profesioni dhe p\u00ebrkushtimit ndaj fes\u00eb \u00ebsht\u00eb e dukshme. Sepse \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb feja, n\u00eb kuptimin e krishter\u00eb? \u00cbsht\u00eb p\u00ebrpjekja p\u00ebr rehabilitimin e njeriut dhe restaurimi i lidhjes s\u00eb k\u00ebputur nd\u00ebrmjet njeriut dhe Per\u00ebndis\u00eb. Et\u00ebrit e Kish\u00ebs e kan\u00eb par\u00eb gjithmon\u00eb Kish\u00ebn si nj\u00eb spital p\u00ebr sh\u00ebrimin e njeriut dhe jo si nj\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb tjer\u00ebt. Sepse Per\u00ebndia nuk e d\u00ebrgoi t\u00eb Birin n\u00eb bot\u00eb q\u00eb t\u00eb gjykoj\u00eb bot\u00ebn, po q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb bota me an\u00eb t\u00eb tij &#8211; thuhet n\u00eb Ungjill.<\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ceremoni pag\u00ebzimi ilegale? Ku u zhvillua dhe \u00e7far\u00eb i mungon nga nj\u00eb pag\u00ebzim legal q\u00eb b\u00ebhet sot?<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00eb normale pag\u00ebzimi b\u00ebhet n\u00eb kish\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb koh\u00eb persekutimesh pag\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb fsheht\u00ebsi. Nga ana kishtare nuk i mungon asgj\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj i vlefsh\u00ebm, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb prift ose peshkop kanonik. Un\u00eb u pag\u00ebzova n\u00eb bodrumin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb at\u00eb Kozmait. Ishte ai, nuni dhe un\u00eb, nd\u00ebrsa jasht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb rrinte si roje djali i at\u00eb Kozmait, Ilia, q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb prift n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ishte Kisha e fsheht\u00eb ortodokse shqiptare? Kush q\u00ebndronte pas saj? Sa e rrezikuar ka qen\u00eb organizata politikisht?<\/p>\n<p>Termi Kish\u00eb e n\u00ebndheshme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb term i njohur, sidomos n\u00eb vendet e Europ\u00ebs Lindore, q\u00eb tregon veprimtarin\u00eb e fshehur fetare n\u00eb koh\u00ebn e perskutimeve. N\u00eb vendin ton\u00eb, ku persekutimi ishte jasht\u00ebzakonisht i eg\u00ebr nuk ishin grupe t\u00eb organizuara, p\u00ebr shkak sepse pjesa m\u00eb e madhe e hierak\u00ebve kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb dhe kishin mbetur pak prift\u00ebrinj. Gjithsekush q\u00eb ka jetuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e kupton sesa i madh ishte rreziku n\u00ebse dikush do t\u00eb na denonconte. Kisha e n\u00ebndheshme, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn isha p\u00ebrfshir\u00eb edhe un\u00eb, ishte nj\u00eb grup i vog\u00ebl n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe n\u00eb Vlor\u00eb. Pa dyshim q\u00eb ka patur edhe n\u00eb qytete e vende t\u00eb tjera, por un\u00eb nuk i kam njohur, sepse gjith\u00e7ka b\u00ebhej n\u00eb fsheht\u00ebsi t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Cil\u00ebt nga hierark\u00ebt e Kish\u00ebs Ortodokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb keni njohur q\u00eb kan\u00eb mbijetuar pas ndalimit zyrtar t\u00eb fes\u00eb?<\/p>\n<p>Nga hierark\u00ebt nuk kam njohur ndonj\u00ebrin personalisht, ngaq\u00eb kishin nd\u00ebrruar jet\u00eb. Por kam njohur vet\u00ebm disa prift\u00ebrinj, nd\u00ebrmjet tyre edhe at\u00eb Kozmain.<\/p>\n<p>Si arrit\u00ebt t\u00eb ikni n\u00eb SHBA m\u00eb 1990? Kush ju lidhi me shkoll\u00ebn ku studiuat dhe kush ju ndihmoi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb viz\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1990, pas hapjes s\u00eb ambasadave, u lejua t\u00eb mernim pasaportat dhe shkova n\u00eb Itali, s\u00eb bashku me Petro Zhejin dhe nj\u00eb kush\u00ebririn e tij. Atje u pranuam si refugjat\u00eb dhe mor\u00ebm viz\u00eb n\u00eb ambasad\u00ebn amerikane. N\u00eb Amerik\u00eb na u dha Karta jeshile (Green Card). Atje kontaktova at\u00eb Artur Liolinin, i cili m\u00eb ndihmoi q\u00eb Kryepeshkopata shqiptare e Amerik\u00ebs t\u00eb m\u00eb jepte nj\u00eb burs\u00eb studimi, nga nj\u00eb fondacion i krijuar n\u00eb kujtim t\u00eb Imzot Theofan Nolit. N\u00eb Amerik\u00eb, p\u00ebr kishat ortodokse, jan\u00eb dy shkolla t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme teologjike: Holy Cross Greek Orthodox School of Theology (Shkolla Teologjike Ortodokse Greke e Kryqit t\u00eb Nderuar) n\u00eb Boston, n\u00ebn juridiksionin e Patriarkan\u00ebs Ekumenike dhe Saint Vladimir&#8217;s Orthodox Theological Seminary (Seminari Teologjik Ortodoks i Sh\u00ebn Vladimirit) n\u00eb New York, n\u00ebn juridiksionin e OCA (Kisha Ortodokse e Amerik\u00ebs). Meqen\u00ebse Kryepeshkopata Shqiptare e Amerik\u00ebs e ka qendr\u00ebn n\u00eb Boston, studiova n\u00eb at\u00eb qytet.<\/p>\n<p>Keni b\u00ebr\u00eb disa cikle studimesh teologjike n\u00eb Boston. Mund t\u00eb na i p\u00ebrmbledh\u00ebsh ato?<\/p>\n<p>Imzot Joani: N\u00eb Boston, u diplomova me &#8220;High Distinction&#8221; n\u00eb MTS (Master i Studimeve Teologjike) n\u00eb vitin 1993. N\u00eb 1995 shkova p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr t\u00eb ndjekur studime t\u00eb m\u00ebtejshme n\u00eb Universitetin &#8220;Holy Cross Greek Orthodox School of Theology&#8221; n\u00eb Boston. N\u00eb vitin 1997 u diplomova me &#8220;High Distinction&#8221; n\u00eb MT (Master i Teologjis\u00eb, nj\u00eb master i avancuar, ekuivalent me kandidat i shkencave) po n\u00eb Holy Cross, Boston.<\/p>\n<p>Cili ishte kontakti juaj i par\u00eb me Kryepeshkopin Anastas? Sa i qart\u00eb keni qen\u00eb p\u00ebr personalitetin e tij t\u00eb lart\u00eb para se ta njihnit? Sa ju ka motivuar n\u00eb jet\u00ebn tuaj njohja me t\u00eb? A \u00ebsht\u00eb ai njeriu q\u00eb i dedikoni karrier\u00ebn n\u00eb hierarkin\u00eb e Kish\u00ebs Ortodokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<\/p>\n<p>Kontakti im i par\u00eb me Kryepeshkopin Anastas ishte n\u00eb vitin 1992. Nj\u00ebri nga profesor\u00ebt e mi, Mitropoliti Dhimit\u00ebr, m\u00eb von\u00eb Kryepeshkopi Dhimit\u00ebr, meqen\u00ebse ishte nj\u00eb mik i ngusht\u00eb me Kryepeshkopin Anastas, qysh nga rinia e hershme, m\u00eb tregoi rreth veprimtaris\u00eb s\u00eb atij n\u00eb Greqi dhe si misionar n\u00eb Afrik\u00eb. N\u00ebp\u00ebrmjet tij u lidha me Kryepeshkopin, t\u00eb cilit i thash\u00eb q\u00eb kur t\u00eb mbaroj studimet do t\u00eb kthehem n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai u g\u00ebzua dhe m\u00eb p\u00ebrg\u00ebzoi. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb gjendja n\u00eb Shqip\u00ebri ishte e v\u00ebshtir\u00eb, por un\u00eb mendova se n\u00eb Amerik\u00eb nj\u00eb prift m\u00eb shum\u00eb apo m\u00eb pak do t\u00eb ishte nj\u00ebsoj, nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri ishte nj\u00eb nevoj\u00eb e madhe p\u00ebr klerik\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ishte vendi im ku kam lindur dhe ku jam rritur dhe ndjeja nj\u00eb detyrim. K\u00ebto ishin arsyet p\u00ebrse u ktheva.<\/p>\n<p>Mendoj se shembulli i tij ka qen\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb klerik\u00ebt e kish\u00ebs son\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe mua. Dashuria e tij p\u00ebr Kish\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit, urt\u00ebsia dhe p\u00ebrkujdesja p\u00ebr grigj\u00ebn q\u00eb i kishte besuar Per\u00ebndia, durimi dhe vendosm\u00ebria p\u00ebr t\u00eb realizuar objektivat q\u00eb i kishte v\u00ebn\u00eb vetes p\u00ebr rind\u00ebrtimin nga g\u00ebrmadhat t\u00eb kish\u00ebs son\u00eb, ishin gjithmon\u00eb nj\u00eb shembull i gjall\u00eb, me shum\u00eb fuqi, p\u00ebr t\u00eb frym\u00ebzuar t\u00eb tjer\u00ebt. U dor\u00ebzova nga ai si dhjak, prift dhe peshkop.<\/p>\n<p>Ju keni filluar karrier\u00ebn si pedagog n\u00eb Akademin\u00eb Teologjike t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ku jan\u00eb sot student\u00ebt tuaj? Sa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqindja e atyre q\u00eb nuk e kan\u00eb braktisur p\u00ebrkushtimin ndaj Kish\u00ebs?<\/p>\n<p>Imzot Joani: Kur u ktheva n\u00eb Shqip\u00ebri fillova t\u00eb punoja si pedagog n\u00eb Seminarin Teologjik t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Vitet q\u00eb kam kaluar, si laik dhe m\u00eb von\u00eb si klerik, n\u00eb seminarin ortodoks, q\u00eb m\u00eb von\u00eb u ngrit n\u00eb grad\u00ebn e Akademis\u00eb Teologjike, jan\u00eb vite t\u00eb paharruara p\u00ebr mua. I kam dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim t\u00eb gjith\u00eb brezave t\u00eb par\u00eb t\u00eb student\u00ebve, shumica e t\u00eb cil\u00ebve tashm\u00eb jan\u00eb klerik\u00eb dhe tre prej tyre jan\u00eb Mitropolit\u00eb &#8211; Mitropoliti i Apollonis\u00eb dhe Fierit, ai i Elbasanit dhe ai i Beratit.<\/p>\n<p>Shum\u00eb primat ortodoks\u00eb vijn\u00eb nga shkollat e Athin\u00ebs, Kostandinopoj\u00ebs dhe Mosk\u00ebs. Ju vini nga studime t\u00eb thella n\u00eb Boston. A \u00ebsht\u00eb m\u00eb liberale shkolla amerikane dhe a ka ndonj\u00eb pesh\u00eb n\u00eb formimin ortodoks diferenca mes formimit kulturor n\u00eb k\u00ebto shkolla?<\/p>\n<p>Nga p\u00ebrvoja ime mund t\u00eb them se, ndon\u00ebse student\u00ebt nga shkolla amerikane jan\u00eb m\u00eb mendjehapur, p\u00ebrs\u00ebri nuk jan\u00eb liberal\u00eb. Megjith\u00eb ndryshimet kulturore, n\u00eb formimin ortodoks nuk ka ndryshime. N\u00eb shkollat e larta ortodokse n\u00eb Amerik\u00eb ka nj\u00eb seriozitet t\u00eb madh n\u00eb studimet dhe nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb dhe pritshm\u00ebri ndaj student\u00ebve. Ato jan\u00eb shkolla t\u00eb akredituara sipas standarteve t\u00eb universiteteve amerikane dhe botojn\u00eb libra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm teologjik\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do kish\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb debat t\u00eb madh mbi Kryepeshkopin e par\u00eb, Fan Noli, dhe kufirin e paqart\u00eb t\u00eb tij mes politikanit dhe kryepeshkopit. A keni nj\u00eb mendim tuajin?<\/p>\n<p>Imzot Theofan Noli ka qen\u00eb figur\u00eb poliedrike. Ai ishte pajisur nga Per\u00ebndia me talente t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Ishte poet, p\u00ebrkthyes i pashoq, zot\u00ebrues i shum\u00eb gjuh\u00ebve, ekspert i mir\u00eb i muzik\u00ebs, n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb asaj fetare, diplomat i shquar, politikan dhe mbi t\u00eb gjitha njeri i kish\u00ebs. Ai dha nj\u00eb kontribut t\u00eb pa\u00e7muar p\u00ebr nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin komb\u00ebtar dhe p\u00ebrgatitjen e autoqefalis\u00eb, si edhe t\u00eb teksteve kishtare.<\/p>\n<p>Kur isha student n\u00eb Boston, s\u00eb bashku me at\u00eb Artur Liolinin, punuam p\u00ebr disa koh\u00eb n\u00eb organizimin e Bibliotek\u00ebs s\u00eb Fan Nolit. Aty has\u00ebm edhe n\u00eb disa tekste t\u00eb shkruara nga ai, q\u00eb tregojn\u00eb qart\u00eb se p\u00ebr at\u00eb kisha ishte m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja. Ai ka shkruar: &#8220;Nga t\u00eb gjitha veprimtarit\u00eb e mia, dashuria ime e par\u00eb \u00ebsht\u00eb kisha&#8221;. Nd\u00ebrsa p\u00ebrkthimin dhe hartimin e Kremtores &#8211; nj\u00eb lib\u00ebr sh\u00ebrbese q\u00eb p\u00ebrmban psalmet, odet dhe tropare t\u00eb vitit liturgjik ortodoks &#8211; e ka quajtur &#8220;k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e tij m\u00eb t\u00eb madhe&#8221; dhe &#8220;vepr\u00ebn, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb p\u00ebrqendruar p\u00ebrpjekjet e tij m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha shpirt\u00ebrore, letrare, muzikore dhe intelektuale&#8221;. At\u00eb Arturi m\u00eb ka treguar se Imzot Theofani shpesh thoshte: &#8220;N\u00ebse n\u00eb jet\u00ebn politike kryevepra ime ka qen\u00eb pranimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Lidhjen e Kombeve, n\u00eb fush\u00ebn e letrave kryevepra ime \u00ebsht\u00eb Kremtorja&#8221;. K\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb tijat e tregojn\u00eb qart\u00eb kufirin nd\u00ebrmjet politikanit dhe kryepeshkopit.<\/p>\n<p>Ortodoksia dhe patriotizmi shqiptar kan\u00eb qen\u00eb bashkudh\u00ebtar\u00eb n\u00eb formimin e shtetit shqiptar. Shumica e rilindasve tan\u00eb ishin ortodoks\u00eb. Hir\u00ebsia e tij Anastas m\u00eb pati th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb nga shkaqet e konvertimit t\u00eb madh t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb jugut n\u00eb bektashinj ka qen\u00eb mungesa e nj\u00eb Dhiate n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, q\u00eb shkaktonte dhe munges\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs fetare tek ata. Sa ju duket e besueshme kjo?<\/p>\n<p>Pa dyshim q\u00eb mungesa e nj\u00eb literature n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe ishte nj\u00eb nga faktor\u00ebt kryesor\u00eb n\u00eb konvertimin masiv t\u00eb shqiptar\u00ebve. Por, mendoj, se shekulli 19-t\u00eb ishte tashm\u00eb shum\u00eb von\u00eb, duhet t\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb disa shekuj m\u00eb par\u00eb. Deri n\u00eb fillim t\u00eb shekullit 17-t\u00eb popullsia e krishter\u00eb ishte dominuese. Kthimi masiv ndodhi nga fundi i shek. 17-t\u00eb deri n\u00eb fundit e shek. 18-t\u00eb. Mendohet se n\u00eb k\u00ebt\u00eb shekull u kthyen n\u00eb mysliman\u00eb rreth treqind mij\u00eb shqiptar\u00eb. Arsyet kryesore ishin: p\u00ebrbuzja, keqtrajtimi, diskriminimi, sistemi i r\u00ebnd\u00eb fiskal, si edhe d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb patur p\u00ebrfitime. Por, nuk p\u00ebrjashtohen edhe arsye t\u00eb tjera, personale apo kolektive, si edhe karakteri dhe psikologjia e shqiptar\u00ebve. Nj\u00eb shkak tjet\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ka qen\u00eb edhe shkat\u00ebrrimi i madh i kultur\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb q\u00eb u b\u00eb gjat\u00eb luftrave shqiptaro-turke n\u00eb shekujt XV-XVI, n\u00eb t\u00eb cilat u shkat\u00ebrruan kisha e manastire, biblioteka dhe kronika, q\u00eb do t\u00eb ishin mjaft t\u00eb vlefshme, jo vet\u00ebm p\u00ebr studimet e sotme historike, por edhe p\u00ebr ruajtjen e nd\u00ebrgjegjes historike t\u00eb shqiptar\u00ebve. Vendi mbeti thuajse pa klerik\u00eb dhe ata q\u00eb mbet\u00ebn, shpesh ishin t\u00eb pakualifikuar. Nj\u00eb pjes\u00eb e popullsis\u00eb kthehej vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb disa grindjeve me klerin. Kthimi i ortodoks\u00ebve n\u00eb islamiz\u00ebm mori p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb shekullin XVIII.<\/p>\n<p>N\u00eb shekullin e 19-t\u00eb ne kemi zgjim t\u00eb nacionalizmit n\u00eb Ballkan, frym\u00ebzuar nga idet\u00eb e Revolucionit francez. N\u00eb fillim k\u00ebto ide t\u00eb reja, duke zgjuar nj\u00eb nd\u00ebrgjegje komb\u00ebtare, ndihmuan n\u00eb luft\u00ebn e popujve ortodoks\u00eb t\u00eb Ballkanit p\u00ebr t&#8217;u \u00e7liruar nga pushtimi turk dhe Kisha, duke p\u00ebrkrahur popullin e saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb, filloi t\u00eb merrte tep\u00ebr e m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb karakter etnik. Besimi dhe kombi u lidh\u00ebn ngusht\u00eb dhe filluan t\u00eb mos dalloheshin nga nj\u00ebri-tjetri, duke krijuar nj\u00eb konfuzion t\u00eb kategorive. Dhe ky konfuzion pati koston e tij, sepse m\u00eb von\u00eb, nacionalizmi, q\u00eb n\u00eb fillim ishte dukur si nj\u00eb forc\u00eb \u00e7lirimtare dhe i ndihmoi k\u00ebta popuj n\u00eb \u00e7lirimin e tyre komb\u00ebtar, u b\u00eb nj\u00eb faktor ndarjeje dhe urrejtjeje, duke u kthyer k\u00ebshtu n\u00eb nj\u00eb konflikt etnik t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe popullsia ortodokse shqiptare, e cila nuk ishte shumic\u00eb, pati nj\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsim komb\u00ebtar dhe rilind\u00ebsit ortodoks\u00eb u p\u00ebrfshin\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrhapur k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsim. Ata u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb p\u00ebrgatisnin literatur\u00ebn p\u00ebr shkollat shqipe dhe literatur\u00ebn fetare, ku vendin kryesor do ta kishte Dhiata e Re. P\u00ebrpjekja e tyre e madhe dha fryte t\u00eb cilat i g\u00ebzojm\u00eb edhe sot.<\/p>\n<p>Ju jeni nj\u00eb njoh\u00ebs i thell\u00eb i historis\u00eb s\u00eb krishterimit tek ne. Na thuaj pak mbi historin\u00eb e kishave m\u00eb t\u00eb vjetra ortodokse n\u00eb Shqip\u00ebri. Cilat jan\u00eb ato dhe cil\u00ebs periudh\u00eb i p\u00ebrkasin?<\/p>\n<p>Tashm\u00eb dihet se krishterimi u p\u00ebrhap n\u00eb hap\u00ebsirat ku jetonin shqiptar\u00ebt qysh n\u00eb shekullin e par\u00eb. Kemi d\u00ebshmi t\u00eb shumta, t\u00eb cilat e v\u00ebrtetojn\u00eb k\u00ebt\u00eb, si p.sh., peshkopi i par\u00eb i Durr\u00ebsit ishte Sh\u00ebn Qesari, nj\u00eb nga 70 nx\u00ebn\u00ebsit e Krishtit; peshkopi q\u00eb e pasoi, sh\u00ebn Asti, u martirizua n\u00eb vitin 98 etj. Varret e vjetra t\u00eb zbuluara jasht\u00eb mureve t\u00eb Butrintit (shek. II) tregojn\u00eb pranin\u00eb e nj\u00eb komuniteti t\u00eb hersh\u00ebm t\u00eb krishter\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, bazilikat e vjetra, sot t\u00eb rr\u00ebnuara, i kemi kudo n\u00eb vendin ton\u00eb: n\u00eb Durr\u00ebs, Elbasan, Ballsh, Kor\u00e7\u00eb, Pogradec, Sarand\u00eb, Delvin\u00eb, Butrint, Vlor\u00eb etj. Rreth 30 bazilika jan\u00eb zbuluar n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn gjeografike t\u00eb banuara me shqiptar\u00eb. Cil\u00ebsia e tyre dhe p\u00ebrmasat e m\u00ebdha tregojn\u00eb se n\u00eb shek. 5-t\u00eb dhe 6-t\u00eb arkitektura kishtare ishte shum\u00eb e zhvilluar.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kishat e vjetra ortodokse, shtrihen pothuajse n\u00eb t\u00ebr\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb. Po p\u00ebrmend dy nga kishat e vjetra, por numri \u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb i madh. Kisha e Labov\u00ebs s\u00eb Kryqit, si\u00e7 shihet sot, \u00ebsht\u00eb kryesisht nd\u00ebrtim i shekullit t\u00eb 13-t\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Despotatit t\u00eb Epirit, megjith\u00ebse nj\u00eb themel fillestar mund t\u00eb shkoj\u00eb thell\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Perandorit Justinian n\u00eb vitet 527-565. Kisha e Ristozit, n\u00eb rr\u00ebz\u00eb t\u00eb malit t\u00eb Morav\u00ebs, n\u00eb juglindje t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs mendohet t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 896 nga Sh\u00ebn Klementi dhe rind\u00ebrtuar n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit 14-t\u00eb. Pushtimet e shumta soll\u00ebn shkat\u00ebrrime t\u00eb m\u00ebdha dhe shum\u00eb kisha t\u00eb datuara n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme jan\u00eb nd\u00ebrtuar mbi themelet e nj\u00eb kishe akoma m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kur ndodhi Ndarja e Madhe mes Kishave t\u00eb Rom\u00ebs dhe Kostandinopoj\u00ebs? Si u nda territori shqiptar? A ka nj\u00eb vij\u00eb t\u00eb qart\u00eb mes gjeografis\u00eb s\u00eb katolik\u00ebve dhe ortodoks\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Zakonisht p\u00ebrmendet viti 1054 si ndarja e madhe, por konfliktet kishin filluar m\u00eb par\u00eb dhe debatet vazhduan edhe m\u00eb pas. Ndarja ishte nj\u00eb proces q\u00eb vazhdoi n\u00eb disa shekuj. Arsyet ishin teologjike, eklesiologjike, kulturore dhe politike. Theodosi (347-395), ishte perandori i fundit q\u00eb sundoi perandorin\u00eb romake t\u00eb lindjes dhe per\u00ebndimit. Ndarja q\u00eb iu b\u00eb perandoris\u00eb n\u00eb lindje dhe per\u00ebndim dhe e ashtuquajtura linja e Theodosit, ngaq\u00eb u nda n\u00eb koh\u00ebn e tij, p\u00ebrkoi n\u00eb kufirin q\u00eb ndante perandorin\u00eb nga ana kulturore dhe gjuh\u00ebsore: latinishtja n\u00eb per\u00ebndim dhe greqishtja n\u00eb lindje. Territori ku banojn\u00eb sot shqiptar\u00ebt ishte n\u00eb perandorin\u00eb e lindjes. Nuk ka nj\u00eb vij\u00eb t\u00eb qart\u00eb mes gjeografis\u00eb s\u00eb katolik\u00ebve dhe ortodoks\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, por mund t\u00eb themi se ortodoks\u00ebt jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb jug dhe katolik\u00ebt m\u00eb shum\u00eb n\u00eb veri.<\/p>\n<p>Pse Shqip\u00ebria pati n\u00eb Mesjet\u00eb shkrimtar\u00eb dhe dijetar\u00eb katolik\u00eb, por nuk njohim t\u00eb till\u00eb ortodoks\u00eb? A ka pasur dhe jan\u00eb identifikuar me grek\u00eb?<\/p>\n<p>Pa dyshim q\u00eb ka patur, por, meqen\u00ebse gjuha q\u00eb p\u00ebrdorej n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb liturgji dhe n\u00eb shkrimet teologjike, ishte greqishtja, \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb autor\u00ebt t\u00eb identifikohen nga ana etnike. Por, gjuha shqipe n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse, n\u00eb periudh\u00ebn paraturke, duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdorur edhe m\u00eb shum\u00eb se sa mendohet. K\u00ebt\u00eb konkluzion e nxjerrim nga disa d\u00ebshmi mbi arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt si\u00e7 dihet vinin nga besimi orthodhoks dhe n\u00eb fillimet e tyre vareshin nga Patriarkana e Ohrit, nga ku vareshin edhe orthodhoks\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, dhe pajiseshin me prift\u00ebrinj nga kjo Patriarkan\u00eb. Marafioti, 1601, tregon se ata kishin sjell\u00eb me vete nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb shqipes n\u00eb sh\u00ebrbesat fetare, dhe kjo tradit\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn duhet t\u00eb kishte qen\u00eb e shek. XIV-XV. Ndon\u00ebse autori nuk p\u00ebrmend libra, me t\u00eb drejt\u00eb mund t\u00eb besohet se ata duhet t\u00eb kishin patur n\u00eb p\u00ebrdorim libra n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Dokumenti m\u00eb i vjet\u00ebr q\u00eb kemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, gjendet brenda nj\u00eb Kodiku greqisht n\u00eb biblotek\u00ebn Ambroziane t\u00eb Milanos. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb flet\u00eb me format 15 X 13.5 cm, brenda Kodikut me format 23.3 X 15.3. N\u00eb at\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb (perikope) nga Ungjilli i Matheut (27:62-66 &#8211; pjes\u00eb q\u00eb k\u00ebndohet t\u00eb Premten e Madhe), Himni i Pashk\u00ebs dhe urimi: P\u00ebr shum\u00eb vjet, o Kryezot. Mendohet t\u00eb jet\u00eb i shekullit XIV, dat\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka edhe kodiku.<\/p>\n<p>N\u00eb Jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka shum\u00eb toponime dhe emra njer\u00ebzish q\u00eb ting\u00ebllojn\u00eb si veriore dhe i identifikojn\u00eb me katolik\u00ebt. A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb? Gjeni t\u00eb tilla n\u00eb Lab\u00ebri, Zagori, Frash\u00ebr, etj.?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb sot mund t\u00eb ting\u00ebllojn\u00eb si katolik\u00eb, por k\u00ebto emra jan\u00eb n\u00eb fakt varianti shqiptar i emrave t\u00eb krishter\u00eb, p\u00ebrdorur si n\u00eb veri ashtu edhe n\u00eb jug. P.sh. emri i kishave kushtuar Sh\u00ebn Gjergjit ka mbetur Sh\u00ebn Gjergj, nd\u00ebrsa emrat e njer\u00ebzve n\u00eb jugun ortodoks, n\u00ebn influenc\u00ebn e greqishtes, ishin n\u00eb shumic\u00eb Jorgo. Po ashtu, kishat quhen Sh\u00ebn Pjetri, Sh\u00ebn M\u00ebhilli etj, por emrat jan\u00eb Petro, Mihal etj.<\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb sot Bota Ortodokse p\u00ebrtej Shqip\u00ebris\u00eb? A mund t\u00eb na jepni nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb gjeografis\u00eb s\u00eb Ortodoksis\u00eb n\u00eb bot\u00eb?<\/p>\n<p>Bota ortodokse shtrihet kryesisht n\u00eb Europ\u00ebn Lindore dhe n\u00eb Ballkan, por ka gjithashtu nj\u00eb prani t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Lindjen e Mesme dhe n\u00eb Afrik\u00eb, ku jan\u00eb patriarkanat e vjetra. Gjithashtu, si pasoj\u00eb e emgracioneve t\u00eb m\u00ebdha, sot kemi nj\u00eb prani t\u00eb madhe n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e Europ\u00ebs per\u00ebndimore, n\u00eb Amerik\u00eb, Australi etj. Popullsia ortodokse llogaritet rreth 300 milion\u00eb.<\/p>\n<p>Autoriteti i lart\u00eb i Hir\u00ebsis\u00eb s\u00eb Tij, Kryepeshkopit Anastas, e ringjalli Kish\u00ebn dhe e zhvilloi at\u00eb. A ka mund\u00ebsi t\u00eb reja financimi dhe a ka nj\u00eb strategji afatgjat\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Kryepeshkopi Anastas b\u00ebri disa hapa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb siguruar pavar\u00ebsin\u00eb ekonomike t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse n\u00eb Shqip\u00ebri. Me p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrtoi dy hidrocentrale, t\u00eb cil\u00ebt jo vet\u00ebm ndihmojn\u00eb Kish\u00ebn, por edhe vendin, sepse jan\u00eb nj\u00eb burim energjie t\u00eb past\u00ebr. Ne do t\u00eb p\u00ebrpiqemi, sipas mund\u00ebsive tona, p\u00ebr t\u00eb krijuar burime t\u00eb reja financimi dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb strategji afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme jan\u00eb edhe donacionet e besimtar\u00eb, q\u00eb vitet e fundit kan\u00eb filluar t\u00eb rriten.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb raportet tuaja me shtetin shqiptar? \u00c7far\u00eb problemesh t\u00eb pazgjidhura keni me pronat? Cila \u00ebsht\u00eb pesha e financimit t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb Kish\u00ebn Ortodokse?<\/p>\n<p>Raportet e Kish\u00ebs me shtetin jan\u00eb pak a shum\u00eb si t\u00eb gjitha raportet nd\u00ebrmjet komuniteteve fetare dhe shtetit. Kemi nj\u00eb marr\u00ebveshje me shtetin, e cila \u00ebsht\u00eb ratifikuar n\u00eb parlament, por q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar akoma n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e saj. Problemi me pronat \u00ebsht\u00eb i nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe duhej t\u00eb kishte m\u00eb tep\u00ebr vullnet politik p\u00ebr zgjidhjen. Ato u sekuestruan me nj\u00eb dekret dhe mund t\u00eb ishin kthyer, n\u00ebse egzistonte vullneti, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb dekreti tjet\u00ebr. K\u00ebshtu nuk do t\u00eb vazhdonim me gjyqe q\u00eb zgjasin pafund\u00ebsisht. Pronat jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr komunitetet fetare, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb pavarura dhe mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ka b\u00ebj\u00eb me sigurin\u00eb komb\u00ebtare, sepse n\u00ebse nuk do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pavarura ekonomikisht, do t\u00eb ket\u00eb gjithmon\u00eb nd\u00ebrhyrje nga grupime t\u00eb tjera, t\u00eb cilat nuk do t\u00eb jen\u00eb gjithmon\u00eb dashamir\u00ebse ndaj vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb raportet tuaja me besimet e tjera fetare n\u00eb Shqip\u00ebri? A \u00ebsht\u00eb harmonia fetare n\u00eb Shqip\u00ebri e rrezikuar?<\/p>\n<p>Kur flitet p\u00ebr fen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, gjithmon\u00eb p\u00ebrmendet bashk\u00ebjetesa fetare, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thesar i madh i vendit ton\u00eb. Por si \u00e7do gj\u00eb, ashtu edhe bashk\u00ebjetesa, nuk \u00ebsht\u00eb statike. Asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e imunizuar nga ndryshimet, l\u00ebvizjet, rritjet dhe humbjet. Brezat e m\u00ebparsh\u00ebm hodh\u00ebn themelet dhe e zhvilluan k\u00ebt\u00eb tradit\u00eb. \u00cbsht\u00eb detyra e jon\u00eb sot dhe atyre q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb, q\u00eb ta ruajm\u00eb dhe ta forcojm\u00eb vazhdimisht, sepse ashtu si \u00e7do pasuri ajo duhet mbrojtur dhe zhvilluar m\u00eb tej p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p>Tani q\u00eb jeni Kryepeshkopi m\u00eb i ri i Kish\u00ebs Ortodokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, a keni filluar t\u00eb mendoni se me \u00e7far\u00eb do t\u00eb identifikohet epoka juaj n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj Kishe?<\/p>\n<p>Mendoj se duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohemi n\u00eb disa drejtime: n\u00eb ruajtjen e m\u00ebsimeve t\u00eb Zotit, t\u00eb transmetuara nga apostuj deri n\u00eb dit\u00ebt tona, n\u00eb unitetin e kish\u00ebs, n\u00eb forcimin e bashk\u00ebjetes\u00ebs fetare, n\u00eb p\u00ebrkujdesjen ndaj t\u00eb gjith\u00ebve, sidomos ndaj atyre q\u00eb jan\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, n\u00eb nevoj\u00eb, n\u00eb s\u00ebmundje, n\u00eb vetmi dhe t\u00eb m\u00ebnjanuar dhe n\u00eb nxitjen e dialogut, si n\u00eb at\u00eb panortodoks, ashtu edhe n\u00eb dialogun me t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb jet\u00eb miq\u00ebsore dhe d\u00ebshiron t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb paqe me t\u00eb gjith\u00eb, duke ndjekur k\u00ebshill\u00ebn e Sh\u00ebn Pavlit: N\u00ebse mundet, sa varet nga ju, t\u00eb keni paqe me t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit (Rom. 12:18).<\/p>\n<p>Duke ju fal\u00ebnderuar p\u00ebr intervist\u00ebn, a mund t\u00eb kemi nj\u00eb mesazh tuajin p\u00ebr \u00e7do t\u00eb ri shqiptar q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb besimtar i devotsh\u00ebm ortodoks?<\/p>\n<p>Me respekt dhe me vler\u00ebsim ndaj tyre, d\u00ebshiroj t&#8217;ju jap\u00eb t\u00eb rinjve nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb at\u00ebrore: ta duan vendin e tyre dhe t\u00eb mos e braktisin, sepse \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb duash Per\u00ebndin\u00eb dhe mos t\u00eb duash vendin q\u00eb t\u00eb ka lindur dhe rritur dhe njer\u00ebzit q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb t\u00eb. Sakrificat p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt mund t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb kosto, por mendoj se ato do t\u00eb sjellim m\u00eb shum\u00eb g\u00ebzim dhe do ta plot\u00ebsojn\u00eb jet\u00ebn e tyre, sepse nj\u00eb jet\u00eb pa g\u00ebzim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb jet\u00eb e gjymtuar.<\/p>\n<p>Intervist\u00eb e dh\u00ebn\u00eb botuesit t\u00eb gazet\u00ebs &#8220;Tema&#8221;, z. Mero Baze, m\u00eb 26 mars 2025<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervista e par\u00eb e Kryepiskopit Joan dh\u00ebn\u00eb botuesit t\u00eb gazet\u00ebs &#8216;Tema&#8217;, z. Mero Baze, m\u00eb 26 mars 2025. Kryepiskopi flet p\u00ebr rinin\u00eb e tij gjat\u00eb ateizmit, pag\u00ebzimin n\u00eb Kish\u00ebn e n\u00ebndheshme nga at\u00eb Kozma Qirio, studimet teologjike n\u00eb Boston, marr\u00ebdh\u00ebniet me Kryepiskopin Anastas, historin\u00eb e krishterimit n\u00eb Shqip\u00ebri, Ndarjen e Madhe t\u00eb Kishave, raportet me shtetin, besimet e tjera fetare dhe sfidat e kish\u00ebs bashk\u00ebkohore.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"3 (382)","viti":"2025","muaji":"Prill-Qershor","muaji_numer":"4","dita":"26","faqet":"[5, 6, 7, 8]","fjale_kyce":"[\"Kryepiskop Joan\", \"intervist\u00eb\", \"ateiz\u00ebm\", \"Kish\u00eb e n\u00ebndheshme\", \"At\u00eb Kozma Qirio\", \"Spitali Psikiatrik\", \"Boston\", \"Holy Cross\", \"Anastas\", \"Theofan Noli\", \"Krishterimi n\u00eb Shqip\u00ebri\", \"Ndarja e Madhe\", \"Mero Baze\", \"Tema\"]","permbledhje":"Intervista e par\u00eb e Kryepiskopit Joan dh\u00ebn\u00eb botuesit t\u00eb gazet\u00ebs 'Tema', z. Mero Baze, m\u00eb 26 mars 2025. Kryepiskopi flet p\u00ebr rinin\u00eb e tij gjat\u00eb ateizmit, pag\u00ebzimin n\u00eb Kish\u00ebn e n\u00ebndheshme nga at\u00eb Kozma Qirio, studimet teologjike n\u00eb Boston, marr\u00ebdh\u00ebniet me Kryepiskopin Anastas, historin\u00eb e krishterimit n\u00eb Shqip\u00ebri, Ndarjen e Madhe t\u00eb Kishave, raportet me shtetin, besimet e tjera fetare dhe sfidat e kish\u00ebs bashk\u00ebkohore.","autori":"Mero Baze (intervistues)","kategoria":"Intervist\u00eb","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[9283],"ngjallja_autori":[11955],"ngjallja_viti":[11902],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-90562","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-interviste","ngjallja_autori-mero-baze-intervistues","ngjallja_viti-11902"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Intervista e par\u00eb e Kryepiskopit Joan p\u00ebr shtypin shqiptar - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intervista-e-pare-e-kryepiskopit-joan-per-shtypin-shqiptar\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90562\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"22 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intervista-e-pare-e-kryepiskopit-joan-per-shtypin-shqiptar\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intervista-e-pare-e-kryepiskopit-joan-per-shtypin-shqiptar\/\",\"name\":\"Intervista e par\u00eb e Kryepiskopit Joan p\u00ebr shtypin shqiptar - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T06:04:45+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intervista-e-pare-e-kryepiskopit-joan-per-shtypin-shqiptar\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intervista-e-pare-e-kryepiskopit-joan-per-shtypin-shqiptar\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intervista-e-pare-e-kryepiskopit-joan-per-shtypin-shqiptar\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Intervista e par\u00eb e Kryepiskopit Joan p\u00ebr shtypin shqiptar\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Intervista e par\u00eb e Kryepiskopit Joan p\u00ebr shtypin shqiptar - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intervista-e-pare-e-kryepiskopit-joan-per-shtypin-shqiptar\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90562","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"22 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intervista-e-pare-e-kryepiskopit-joan-per-shtypin-shqiptar\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intervista-e-pare-e-kryepiskopit-joan-per-shtypin-shqiptar\/","name":"Intervista e par\u00eb e Kryepiskopit Joan p\u00ebr shtypin shqiptar - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T06:04:45+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intervista-e-pare-e-kryepiskopit-joan-per-shtypin-shqiptar\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intervista-e-pare-e-kryepiskopit-joan-per-shtypin-shqiptar\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intervista-e-pare-e-kryepiskopit-joan-per-shtypin-shqiptar\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Intervista e par\u00eb e Kryepiskopit Joan p\u00ebr shtypin shqiptar"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90562","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90562"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90562"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90562"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90562"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90562"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}