{"id":90558,"date":"2026-06-01T08:04:40","date_gmt":"2026-06-01T06:04:40","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pashke-2025-fitorja-mbi-vdekjen\/"},"modified":"2026-06-01T08:04:40","modified_gmt":"2026-06-01T06:04:40","slug":"pashke-2025-fitorja-mbi-vdekjen","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pashke-2025-fitorja-mbi-vdekjen\/","title":{"rendered":"Pashk\u00eb 2025 &#8211; Fitorja mbi vdekjen"},"content":{"rendered":"<p>Bij t\u00eb shtrenjt\u00eb n\u00eb Zotin,<\/p>\n<p>I<\/p>\n<p>Pashka \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkujtimi i Ngjalljes s\u00eb Zotit Jisu Krisht dhe e v\u00ebrteta themelore e besimit dhe e jet\u00ebs son\u00eb. N\u00ebse nuk do t\u00eb kishte pasur Ngjallje, n\u00ebse nuk do t\u00eb ishte mundur vdekja, at\u00ebher\u00eb predikimi dhe besimi yn\u00eb i krishter\u00eb do t\u00eb ishte i kot\u00eb (I Kor. 15:14), thekson apostulli i madh, sepse vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet Ngjalljes s\u00eb Zotit, natyra jon\u00eb njer\u00ebzore mori r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe kuptimin e saj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Fitorja e Tij mbi vdekjen \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fitore universale, p\u00ebr t\u00eb gjitha koh\u00ebrat dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popujt, fitore me t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb g\u00ebzohet \u00e7do njeri. \u00c7do fitore tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb ka krijuar ndarje dhe vazhdon t&#8217;i ndaj\u00eb njer\u00ebzit nga nj\u00ebri-tjetri. Kur nj\u00eb fiton, nj\u00eb tjet\u00ebr humb. Nj\u00ebri g\u00ebzohet dhe tjetri hidh\u00ebrohet. Nd\u00ebrsa n\u00eb fitoren e Ngjalljes s\u00eb Krishtit, duhet t\u00eb g\u00ebzohen t\u00eb gjith\u00eb, sepse mundet vdekja, armiku i p\u00ebrbashk\u00ebt i t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb Pashk\u00eb ne nuk e kemi mes nesh Kryepiskopin ton\u00eb t\u00eb dashur Anastas. Por zemrat tona ngush\u00ebllohen duke ditur se ai tani nd\u00ebrmjet\u00ebson p\u00ebr ne pran\u00eb Zotit, sepse Per\u00ebndia nuk \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndi i t\u00eb vdekurve, por i t\u00eb gjall\u00ebve (Mt. 22:32). Besojm\u00eb se vdekja nuk \u00ebsht\u00eb fundi, por fillimi i nj\u00eb jete t\u00eb re n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb. N\u00eb shpresofshim n\u00eb Krishtin vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb, jemi m\u00eb t\u00eb mjer\u00ebt e gjith\u00eb njer\u00ebzve (1 Kor.15:19).<\/p>\n<p>Ngjallja e Krishtit na forcon dhe na jep t\u00eb gjith\u00ebve besim, na jep jet\u00eb prej Jet\u00ebs s\u00eb Tij, nj\u00eb jet\u00eb e shenjt\u00eb, nj\u00eb jet\u00eb q\u00eb mposht edhe vet\u00eb vdekjen, nj\u00eb jet\u00eb pa mbarim, ku pushteti tok\u00ebsor i vdekjes nuk ka m\u00eb fuqi. Kemi shpres\u00eb, dhe shpresa jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb emocion, apo vet\u00ebm d\u00ebshir\u00eb, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb siguri e themeluar mbi shk\u00ebmbin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Krishti. Fryma dhe Fjala e Tij mboll\u00ebn far\u00ebn e jet\u00ebs aty ku mbret\u00ebronte vdekja, p\u00ebrhap\u00ebn drit\u00ebn aty ku ishte err\u00ebsira dhe dhan\u00eb g\u00ebzim kudo ku kishte frik\u00eb dhe trishtim. Ai kaloi n\u00ebp\u00ebr varrez\u00ebn njer\u00ebzore, duke p\u00ebrhapur lulet e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>II<\/p>\n<p>Por, ne jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e k\u00ebsaj jete. N\u00eb bot\u00eb ka padrejt\u00ebsi dhe luft\u00ebra, varf\u00ebri dhe mundim, s\u00ebmundje dhe vdekje, q\u00eb shpesh mund ta \u00e7ojn\u00eb njeriun n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim. Egoizmi dhe lakmia i kan\u00eb helmuar dhe deformuar marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet njer\u00ebzve, duke i tjet\u00ebrsuar dhe duke i vetmuar nga nj\u00ebri-tjetri. Largimi nga vlerat, nga dashuria, drejt\u00ebsia, dhembshuria dhe sidomos, nga prania e Zotit n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme, krijon nj\u00eb err\u00ebsir\u00eb shpirt\u00ebrore, duke e mjegulluar mendjen njer\u00ebzore dhe duke e \u00e7oroditur kuptimin e jet\u00ebs. Err\u00ebsira shpirt\u00ebrore \u00ebsht\u00eb pengesa m\u00eb e madhe p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn dhe \u00e7lirimin e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Por, sa m\u00eb e madhe t\u00eb jet\u00eb err\u00ebsira, aq m\u00eb shum\u00eb duhet drita. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb jemi t\u00eb ftuar t\u00eb marrim pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb g\u00ebzim, sepse vet\u00ebm duke e p\u00ebrjetuar n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb drit\u00ebn \u00e7liruese t\u00eb Ngjalljes, qenia jon\u00eb mund t\u00eb transformohet dhe t\u00eb arrij\u00eb dimensionin e saj t\u00eb plot\u00eb. Ne kemi sigurin\u00eb se dashuria e Tij \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se urrejtja, jeta n\u00eb T\u00eb, m\u00eb e fort\u00eb se vdekja dhe se shpresa jon\u00eb n\u00eb Krishtin \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se d\u00ebshp\u00ebrimi. Ai \u00ebsht\u00eb shpresa jon\u00eb dhe ata q\u00eb shpresojn\u00eb te Zoti &#8211; thot\u00eb Profeti Isaia &#8211; do t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrijn\u00eb forc\u00ebn e tyre. Ata do t\u00eb fluturojn\u00eb mbi krah\u00eb si shqiponja; do t\u00eb vrapojn\u00eb dhe nuk do t\u00eb lodhen, do t\u00eb ecin dhe nuk do t\u00eb lig\u00ebshtohen (Is.40:31).<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb ndizet drita e ngjalljes n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, at\u00ebher\u00eb edhe marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrnjer\u00ebzore do t\u00eb ndri\u00e7ohen. Ne jemi krijuar si qenie komunitare dhe jemi thirrur t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb bashk\u00ebsi me nj\u00ebri-tjetrin dhe ta ndihmojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, duke ruajtur dinjitetin e \u00e7do personi njer\u00ebzor, sidomos t\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb nevoj\u00eb dhe n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sakrificat, ashtu si mjekimi, nuk jan\u00eb t\u00eb lehta, por jan\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr sh\u00ebrimin ton\u00eb. Sepse, n\u00ebse nuk do t\u00eb p\u00ebrjetojm\u00eb dhimbjen e kryqit, nuk do ta p\u00ebrjetojm\u00eb as g\u00ebzimin, jet\u00ebn dhe drit\u00ebn e Ngjalljes.<\/p>\n<p>III<\/p>\n<p>T\u00eb dashur v\u00ebllez\u00ebr dhe motra! Gjat\u00eb Pashk\u00ebve ne k\u00ebndojm\u00eb: Vraponi dhe i shpallni bot\u00ebs se si u ngjall Zoti, duke shkat\u00ebrruar vdekjen; Ai \u00ebsht\u00eb Biri i Per\u00ebndis\u00eb, Shp\u00ebtimtari i rac\u00ebs njer\u00ebzore! Ndoshta sot, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, bota jon\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr mesazhin e Pashk\u00ebs, sepse Ngjallja nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb ngjarje e kaluar, por nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb e vazhdueshme p\u00ebr \u00e7do koh\u00eb, p\u00ebr \u00e7do brez dhe p\u00ebr \u00e7do njeri, e cila jep shpres\u00eb, drit\u00eb dhe g\u00ebzim n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb dhe nuk na lejon t\u00eb mbytemi n\u00eb detin e hidh\u00ebrimit. Pavar\u00ebsisht se sa t\u00eb v\u00ebshtira mund t\u00eb jen\u00eb problemet tona, Ngjallja e Krishtit, na premton nj\u00eb t\u00eb ardhme krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Ngjallja e Krishtit nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje dhe nj\u00eb kremtim q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me At\u00eb, por edhe me ne, sepse Ai na b\u00ebri pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Ngjalljes s\u00eb Tij, n\u00ebp\u00ebrmjet plot\u00ebsis\u00eb s\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb Tij njer\u00ebzore. Ngjallja e Tij prek dhe transformon t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit, duke i dh\u00ebn\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb njeriut nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re dhe duke u b\u00ebr\u00eb treguesi i plot\u00ebsimit p\u00ebrfundimtar t\u00eb natyr\u00ebs son\u00eb njer\u00ebzore. Ai q\u00eb sot u ngjall &#8211; shkruan Sh\u00ebn Grigor Theologu &#8211; do t\u00eb m\u00eb p\u00ebrt\u00ebrij\u00eb n\u00eb shpirt dhe do t\u00eb m\u00eb vesh\u00eb me njeriun e ri. P\u00ebr Pashk\u00eb jemi thirrur t\u00eb p\u00ebrqafojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin dhe, p\u00ebr shkak t\u00eb Ngjalljes jet\u00ebdh\u00ebn\u00ebse t\u00eb Krishtit, t\u00eb falim nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb \u00e7do gj\u00eb, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb th\u00ebrrasin me zem\u00ebr t\u00eb past\u00ebr: Krishti u Ngjall!<\/p>\n<p>Me dashuri n\u00eb Zotin e Ngjallur,<br \/>\n\u2020Joani<br \/>\nKryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mesazhi paskal i Kryepiskopit Joan p\u00ebr Pashk\u00ebn 2025, ku flet p\u00ebr Ngjalljen e Krishtit si fitore universale mbi vdekjen dhe burim shprese p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit. Ai p\u00ebrkujton Kryepiskopin Anastas, fton besimtar\u00ebt n\u00eb sakrific\u00eb dhe dashuri dhe n\u00ebnvizon se Ngjallja e Krishtit jep drit\u00eb dhe g\u00ebzim n\u00eb jet\u00ebn e \u00e7do njeriu.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Klerit dhe popullit shpres\u00ebtar","numri":"3 (382)","viti":"2025","muaji":"Prill-Qershor","muaji_numer":"4","dita":"","faqet":"[1, 2]","fjale_kyce":"[\"Pashk\u00eb\", \"Ngjallje\", \"Krisht\", \"fitore mbi vdekjen\", \"shpres\u00eb\", \"Kryepiskop Joan\", \"err\u00ebsir\u00eb shpirt\u00ebrore\", \"Anastas\", \"sakrifica\", \"drita e ngjalljes\"]","permbledhje":"Mesazhi paskal i Kryepiskopit Joan p\u00ebr Pashk\u00ebn 2025, ku flet p\u00ebr Ngjalljen e Krishtit si fitore universale mbi vdekjen dhe burim shprese p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit. Ai p\u00ebrkujton Kryepiskopin Anastas, fton besimtar\u00ebt n\u00eb sakrific\u00eb dhe dashuri dhe n\u00ebnvizon se Ngjallja e Krishtit jep drit\u00eb dhe g\u00ebzim n\u00eb jet\u00ebn e \u00e7do njeriu.","autori":"Joani, Kryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb","kategoria":"Mesazh paskal","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[10703],"ngjallja_autori":[11952],"ngjallja_viti":[11902],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-90558","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-mesazh-paskal","ngjallja_autori-joani-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise","ngjallja_viti-11902"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Pashk\u00eb 2025 - Fitorja mbi vdekjen - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pashke-2025-fitorja-mbi-vdekjen\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90558\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"5 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pashke-2025-fitorja-mbi-vdekjen\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pashke-2025-fitorja-mbi-vdekjen\/\",\"name\":\"Pashk\u00eb 2025 - Fitorja mbi vdekjen - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T06:04:40+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pashke-2025-fitorja-mbi-vdekjen\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pashke-2025-fitorja-mbi-vdekjen\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pashke-2025-fitorja-mbi-vdekjen\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pashk\u00eb 2025 &#8211; Fitorja mbi vdekjen\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pashk\u00eb 2025 - Fitorja mbi vdekjen - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pashke-2025-fitorja-mbi-vdekjen\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90558","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"5 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pashke-2025-fitorja-mbi-vdekjen\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pashke-2025-fitorja-mbi-vdekjen\/","name":"Pashk\u00eb 2025 - Fitorja mbi vdekjen - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T06:04:40+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pashke-2025-fitorja-mbi-vdekjen\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pashke-2025-fitorja-mbi-vdekjen\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pashke-2025-fitorja-mbi-vdekjen\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pashk\u00eb 2025 &#8211; Fitorja mbi vdekjen"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90558","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90558"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90558"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90558"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90558"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90558"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}