{"id":90519,"date":"2026-06-01T08:03:56","date_gmt":"2026-06-01T06:03:56","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-kryeministrit-te-shqiperise-shkelqesise-se-tij-z-edi-rama\/"},"modified":"2026-06-01T08:03:56","modified_gmt":"2026-06-01T06:03:56","slug":"fjala-e-kryeministrit-te-shqiperise-shkelqesise-se-tij-z-edi-rama","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-kryeministrit-te-shqiperise-shkelqesise-se-tij-z-edi-rama\/","title":{"rendered":"Fjala e Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Shk\u00eblqesis\u00eb s\u00eb Tij, z. Edi Rama"},"content":{"rendered":"<p>Fjala e Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Shk\u00eblqesis\u00eb s\u00eb Tij, z. Edi Rama<\/p>\n<p>Komuniteti ortodoks \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb zi!<\/p>\n<p>Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb sot e ve. Kryepeshkopi Anastas e p\u00ebrfundoi detyr\u00ebn e tij vikare si pasrend\u00ebs i apostujve n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shpres\u00ebtar\u00ebve ortodokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Jeta e tij fort e gjat\u00eb, por mbi t\u00eb gjitha fort kuptimplot\u00eb, qe nj\u00eb jet\u00eb p\u00ebr mbar\u00eb Kish\u00ebn Katholike dhe Apostolike, n\u00eb kuptimin patristik t\u00eb fjal\u00ebs, n\u00eb at\u00eb kuptim q\u00eb merr n\u00eb &#8220;Besoren&#8221; e madhe t\u00eb Koncilit t\u00eb Nikes\u00eb mbajtur 1700 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00ebn kujdesin e Kostandinit t\u00eb Madh.<\/p>\n<p>Plot 33 vite ungjill\u00ebzim n\u00eb viset e Shqip\u00ebris\u00eb, nga viti tanim\u00eb i larg\u00ebt 1992 e deri m\u00eb sot jan\u00eb nj\u00eb shif\u00ebr tejet dometh\u00ebn\u00ebse dhe, jo vet\u00ebm simbolikisht, e p\u00ebrputhur me mosh\u00ebn e Krishtit.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebto 33 vite, 3 sh\u00ebrbyen p\u00ebr t\u00eb predikuar ngjalljen e trupit mistik t\u00eb ortodoksis\u00eb shqiptare dhe plot 30 t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb punuar si nj\u00eb &#8220;zdrukth\u00ebtar&#8221; k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs n\u00eb ringritjen e ngrehin\u00ebs s\u00eb shkrumbuar t\u00eb Kish\u00ebs Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Si nga nj\u00eb pik\u00ebpamje e thjesht\u00eb njer\u00ebzore, si nga nj\u00eb pik\u00ebpamje thell\u00ebsisht shpirt\u00ebrore, jeta e Anastas Janullatosit ishte nj\u00eb jet\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e p\u00ebrmbushur p\u00ebrderisa p\u00ebrmes saj u realizua me gjithsej \u00ebndrra e nj\u00eb f\u00ebmije.<\/p>\n<p>&#8220;Kur isha f\u00ebmij\u00eb, &#8211; kujtonte Kryepeshkopi i ndjer\u00eb, &#8211; nuk m\u00eb mjaftonte t&#8217;i jepja di\u00e7ka Per\u00ebndis\u00eb, po duhet t&#8217;i jepesha plot\u00ebsisht Atij. Doja q\u00eb e gjith\u00eb qenia ime t\u00eb jetonte n\u00eb Krishtin. Si hierark i nj\u00eb bashk\u00ebsie shoq\u00ebrore historike, me ndikim t\u00eb madh n\u00eb mozaikun komb\u00ebtar shqiptar, personi i Kryepeshkopit Anastas dhe vepra e tij n\u00eb krye t\u00eb Kish\u00ebs e t\u00eb grigj\u00ebs jan\u00eb q\u00ebmtuar, jan\u00eb admiruar, jan\u00eb bekuar e jan\u00eb qortuar e deri edhe jan\u00eb anatemuar.<\/p>\n<p>Pasionet m\u00eb kontradiktore jan\u00eb shfaqur n\u00eb mexhelisin ton\u00eb kur ka ardhur puna tek veprimtaria publike edhe qytetare e njeriut, i cili deshi apo s&#8217;deshi mori mbi supe, deri edhe tek zjarret e konflikteve f\u00ebminore t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb son\u00eb t\u00eb ringjallur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb me ringjalljen e Kish\u00ebs, por edhe kjo, m\u00eb s\u00eb paku, d\u00ebshmon p\u00ebr stoicizmin e bariut, cil\u00ebsi gjithnj\u00eb e m\u00eb e rrall\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb shumt\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb l\u00ebkund\u00ebn nga fryn era dhe q\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb pak mund\u00ebsi i lihet &#8220;Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb fryj\u00eb nga t\u00eb doj\u00eb&#8221;, si\u00e7 shkruhet tek Gjeneza. Por p\u00ebrtej atyre zjarreve t\u00eb ndezur si rrufe n\u00eb qiell t\u00eb past\u00ebr, andej dhe k\u00ebtej kufirit rri hapur pas gjysm\u00eb shekulli heshtje mortore dhe t\u00eb shuara m\u00eb pas si nj\u00eb hall n\u00eb oborr t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe p\u00ebrtej paragjykimeve dhe dyshimeve kronike t\u00eb lagjes son\u00eb ballkanike, askush dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk e v\u00eb dot n\u00eb dyshim autenticitetin e angazhimit baritor t\u00eb Kryepeshkopit p\u00ebr grigj\u00ebn q\u00eb e gjeti t\u00eb vrar\u00eb, t\u00eb plagosur dhe t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb 33 vite m\u00eb par\u00eb dhe q\u00eb e bashkoi me durim dhe p\u00ebrkushtim t\u00eb madh n\u00eb nj\u00eb vath\u00eb q\u00eb t\u00eb kujton sht\u00ebpin\u00eb e p\u00ebrt\u00ebrir\u00eb nga arratia e demon\u00ebve p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn flet Jezusi n\u00eb Ungjillin sipas Mateut.<\/p>\n<p>Nuk kam un\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim k\u00ebtu t\u00eb b\u00ebj as nekrologjin\u00eb dhe as eulogjin\u00eb e k\u00ebtij prelati, t\u00eb cilin p\u00ebr hirin e pamohuesh\u00ebm t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, gjith\u00eb \u00e7far\u00eb mban rruzulli n\u00eb njer\u00ebz t\u00eb nderuar t\u00eb fes\u00eb, intelektual\u00eb t\u00eb angazhuar p\u00ebr paqen dhe p\u00ebrmes dialogut nd\u00ebrfetar n\u00eb artizan\u00eb t\u00eb komunikimit mes kulteve dhe kulturave dhe deri tek \u00e7do kryetar shteti apo qeverie q\u00eb e njohu, ia pat\u00ebn shum\u00eb zili Kish\u00ebs Ortodokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe me siguri k\u00ebt\u00eb opinion e bashk\u00ebndan t\u00ebr\u00ebsisht me mua dhe miku im, Kryeministri Mitsotakis, i cili na nderon sot me pranin\u00eb e tij dhe t\u00eb delegacionit t\u00eb nderuar q\u00eb e shoq\u00ebron p\u00ebr t\u00eb nderuar figur\u00ebn epokale t\u00eb Kryepeshkopit, Kish\u00ebn Ortodokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shtetin ku ajo sot merr frym\u00eb lirisht, duke dh\u00ebn\u00eb me k\u00ebt\u00eb prani, mesazhin kuptimplot\u00eb t\u00eb pandashm\u00ebris\u00eb n\u00eb jet\u00eb dhe n\u00eb zi mes dy vendeve dhe dy popujve tan\u00eb.<\/p>\n<p>Kam pasur privilegjin t\u00eb jem i pranish\u00ebm k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb Katedrale q\u00eb Kryepeshkopi Janullatos ia kushtoi Ngjalljes s\u00eb Krishtit, ngjalljes s\u00eb trupit t\u00eb Tij mistik n\u00eb Shqip\u00ebri kur u b\u00eb inaugurimi dhe shenjt\u00ebrimi i saj. Ishte dita e madhe e shp\u00ebrblimit t\u00eb mundit t\u00eb tij t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e saj n\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtim ku dhe mua m&#8217;u dha mund\u00ebsua ta shoq\u00ebroj bashk\u00eb me t\u00eb tjer\u00eb, fillimisht si kryebashkiak e m\u00eb pas si kryeminist\u00ebr, deri kur ai e b\u00ebri m\u00eb n\u00eb fund realitet.<\/p>\n<p>At\u00eb dit\u00eb, ai mund i patreguesh\u00ebm deri sa Katedralja hapi dyert u kremtua me pjes\u00ebmarrjen e patriark\u00ebve dhe mitropolit\u00ebve t\u00eb t\u00eb gjitha kishave ortodokse te bot\u00ebs. T\u00eb atill\u00eb prestigj dhe pesh\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrafsh shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb sesa kufijt\u00eb tan\u00eb, as ortodoksia shqiptare po as vet\u00eb Shqip\u00ebria nuk e kishin ndjer\u00eb e lere pastaj, mish\u00ebruar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb rrafshin fetar.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb nderim solemn q\u00eb mbar\u00eb bota ortodokse i b\u00ebnte Kish\u00ebs s\u00eb saj Autoqefale dhe vet\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, \u00e7ka do t\u00eb ishte e pamundur t\u00eb imagjinohej pa pranin\u00eb, rolin dhe personalitetin respektuar bot\u00ebrisht t\u00eb Kryepeshkopit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Sot m\u00eb takon t\u00eb kujtoj n\u00eb nderin e tij, di\u00e7ka q\u00eb shum\u00eb e kan\u00eb par\u00eb apo e kan\u00eb ndjer\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb s&#8217;e kan\u00eb kuptuar apo s&#8217;kan\u00eb dashur ta besojn\u00eb, por q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit ai vet\u00eb e d\u00ebshmoi n\u00eb 33 vjet dhe e d\u00ebshmon edhe sot me trupin q\u00eb la k\u00ebtu n\u00eb tok\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, i cili me k\u00ebrkes\u00ebn e tij do varroset pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb Katedrale t\u00eb Ngjalljes s\u00eb Krishtit, si\u00e7 ai e quajti, dhe si\u00e7 ngjallje kishte dhe vet\u00eb kuptimin e emrit t\u00eb tij. K\u00ebsisoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb mbylljes s\u00eb ciklit t\u00eb nj\u00eb jete kushtuar ngjalljes duhet th\u00ebn\u00eb pa far\u00eb dyshimi se n\u00eb p\u00ebrmas\u00ebn e vetme q\u00eb atij i interesonte, t\u00eb fes\u00eb, Anastasi erdhi mes nesh 33 vjet m\u00eb par\u00eb si nj\u00eb prift nga Greqia dhe pas 33 vitesh ndahet nga ne si Anastasi i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet pranuar se \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjendet ne kujtes\u00ebn ton\u00eb historike dikush i \u00e7far\u00ebdo komb\u00ebsie tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb identifikuar me aq krenari dhe aq p\u00ebrkushtim, me fjal\u00eb dhe me vepra me emrin e Shqip\u00ebris\u00eb sa kryepeshkopi Anastas.<\/p>\n<p>E di q\u00eb ka plot shqiptar\u00eb q\u00eb nuk pajtohen me k\u00ebt\u00eb q\u00eb thash\u00eb, por durim. Dhe ata le t\u00eb kundrojn\u00eb me reflektim t\u00eb paqt\u00eb dhe natyrisht t\u00eb \u00e7liruar nga paragjykimet apo nga dyshimet fqinj\u00ebsore vet\u00ebm disa nga veprat e tij, ku ashtu si\u00e7 njihet pema e mir\u00eb nga frytet e saj, lexohet pa asnj\u00eb ekuivok edhe identifikimi i tij me Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>Sot d\u00ebgjohet n\u00eb diptik\u00ebt e shenjt\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha gjuh\u00ebt liturgjike t\u00eb Ikumenit ortodoks, emri i Kryepeshkopit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb i renditur menj\u00ebher\u00eb pas selive patriarkale dhe dy Kishave Autoqefale, asaj t\u00eb Qipros dhe asaj t\u00eb Greqis\u00eb. Kur e d\u00ebgjon k\u00ebt\u00eb p\u00ebrnderim liturgjik \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb mos i jesh thell\u00ebsisht mir\u00ebnjoh\u00ebs njeriut q\u00eb p\u00ebrcjellim sot, aq m\u00eb tep\u00ebr po t\u00eb mos e harrosh q\u00eb pas shkrirjes n\u00eb flak\u00ebn 23-vje\u00e7are t\u00eb ferrit ateist, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb ishte vet\u00ebm hija e nj\u00eb kujtimi. Ekzistenca e k\u00ebsaj kishe me frym\u00ebn q\u00eb p\u00ebr 33 vite i dha bariu i saj Anastasi i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb aset konstitutiv i vet\u00eb pavar\u00ebsisht, integritetit dhe sovranitetit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00eb &#8220;Kish\u00eb e lir\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb lir\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Sa prek\u00ebse \u00ebsht\u00eb n\u00eb koherenc\u00ebn stoike t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij baritore dhe gjith\u00eb aq shpartalluese p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb paragjykuesit dhe dyshuesit e tij, prania e k\u00ebtij trupi pa jet\u00eb t\u00eb rilind\u00ebsit t\u00eb kish\u00ebs Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pohimi i tij bot\u00ebrisht p\u00ebrpara pak koh\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr shtypin grek, e cila ting\u00ebllon m\u00eb shqip sesa shqipja e kujtdo q\u00eb e ka paragjykuar e dyshuar vet\u00ebm e vet\u00ebm se ai ishte grek, kryepeshkopin e ortodoks\u00ebve shqiptar\u00eb i cili tha: &#8220;Pasuesi im do t\u00eb jet\u00eb shqiptar. Un\u00eb kam q\u00eb n\u00eb vitin 1963 q\u00eb udh\u00ebtoj n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Kam m\u00ebsuar ta respektoj tjetrin si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, t\u00eb mendoj p\u00ebr t\u00eb drejtat e tij. Imagjinoni t\u00eb kishim n\u00eb Greqi nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb ngjashme. A do ta pranonim ta drejtonte kish\u00ebn e Greqis\u00eb nj\u00eb bullgar apo nj\u00eb serb? Sigurisht q\u00eb jo. E konsideroj t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb q\u00eb pasuesi im t\u00eb jet\u00eb shqiptar. Ne nuk shkuam n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb koloni. Ne shkuam p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kish\u00eb autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ajo nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e kish\u00ebs s\u00eb Greqis\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr 14 Kishat Ortodokse Autoqefale t\u00eb bot\u00ebs&#8221;, &#8211; e mbyll shprehjen e tij lapidare kryepeshkopi yn\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb njeriu, \u00e7far\u00eb bariu, \u00e7far\u00eb pajtuesi dhe paqe b\u00ebr\u00ebsi, \u00e7far\u00eb greku n\u00eb komb\u00ebsi dhe \u00e7far\u00eb shqiptari n\u00eb shtet\u00ebsi! Dinjitetin e martirizuar t\u00eb k\u00ebsaj kishe dhe t\u00eb kreut t\u00eb saj, lar\u00eb me djers\u00ebn dhe gjakun e st\u00ebrmundimeve t\u00eb Kristofor Kissit dhe Damian Kokoneshit, Irine Banushit dhe sa e sa t\u00eb tjer\u00ebve, Kryepeshkopi Anastas e rivendosi t\u00eb plot\u00eb n\u00eb altarin e saj t\u00eb rilindur duke i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb Kish\u00ebs, klerit dhe besnik\u00ebve te saj q\u00eb sot ta marrin stafet\u00ebn nga ky atlet triumfator i Krishtit dhe ta \u00e7ojn\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb liri t\u00eb plot\u00eb, n\u00eb pavar\u00ebsi t\u00eb pakthyeshme dhe me nj\u00eb siguri t\u00eb garantuar.<\/p>\n<p>Mjafton ta d\u00ebshirosh dhe ke plot \u00e7far\u00eb t\u00eb m\u00ebsosh prej trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij njeriu q\u00eb refuzoi me p\u00ebrul\u00ebsi t\u00eb rrall\u00eb qindra, mbase mij\u00ebra ftesa p\u00ebr armiq\u00ebsi, p\u00ebr duel, p\u00ebr polemik\u00eb t\u00eb cilat i erdh\u00ebn pa kursim nga t\u00eb kat\u00ebrta an\u00ebt deri n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb jet\u00ebs. Ai q\u00eb duke mos qen\u00eb as vendas, mund t\u00eb ishte dhe m\u00eb i legjitimuar t\u00eb vinte kuj\u00ebn p\u00ebr diskriminimin dhe keqtrajtimin parap\u00eblqeu t\u00eb ndiqte udh\u00ebrr\u00ebfyesin e apostullit Pal apo Pav\u00ebl si\u00e7 e th\u00ebrrasin ortodoks\u00ebt, &#8220;megjith\u00ebse jam i lir\u00eb para t\u00eb gjith\u00ebve u b\u00ebra sh\u00ebrb\u00ebtori i t\u00eb gjith\u00ebve, q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqja pas fjal\u00ebs s\u00eb Zotit sa m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz&#8221;.<\/p>\n<p>I lexuar si pak t\u00eb tjer\u00eb dhe i hapur ndaj kultur\u00ebs s\u00eb madhe kryepeshkopi i n\u00ebnt\u00eb gjuh\u00ebve q\u00eb me mua kishte qejf t\u00eb arg\u00ebtohej duke k\u00ebmbyer ndonj\u00eb fjal\u00eb mbi xhevahiret e Bibl\u00ebs po edhe t\u00eb letrave laike, n\u00eb ato pak momente q\u00eb mbeteshin pasi m\u00eb qante hallet e Kish\u00ebs me siguri nuk do t\u00eb mbante m\u00ebri, por jam i bindur do vinte n\u00eb gaz k\u00ebt\u00eb buz\u00ebn e tij q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs i thoshte t\u00eb t\u00ebra bashk\u00eb me ato q\u00eb nuk thoshte sepse dua t&#8217;ia jap lamtumir\u00ebn me disa rreshta t\u00eb nj\u00eb emri t\u00eb mallkuar, Oscar Wilde n\u00eb De profundis-in e tij.<\/p>\n<p>&#8220;Pjesa m\u00eb e madhe e njer\u00ebzve jetojn\u00eb p\u00ebr t&#8217;u dashur dhe p\u00ebr t&#8217;u adhuruar nga t\u00eb tjer\u00ebt, por ne duhet t\u00eb jetonim p\u00ebr t\u00eb dashur dhe p\u00ebr t\u00eb adhuruar t\u00eb tjer\u00ebt. N\u00ebse dikush na jep dashuri, duhet ta pranojm\u00eb vet\u00eb se jemi t\u00eb padenj\u00eb p\u00ebr t&#8217;u dashur. Askush s&#8217;\u00ebsht\u00eb i denj\u00eb p\u00ebr t&#8217;u dashur. Vet\u00eb fakti q\u00eb Per\u00ebndia e do njeriun, na tregon se n\u00eb rendin hyjnor t\u00eb gj\u00ebrave dashuria e p\u00ebrjetshme u jepet pik\u00ebrisht atyre q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht t\u00eb padenj\u00eb p\u00ebr t\u00eb. N\u00ebse kjo duket fort e hidhur le ta kthejm\u00eb s\u00eb prapi dhe le t\u00eb themi q\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr t&#8217;u dashur me p\u00ebrjashtim t\u00eb atyre q\u00eb e meritojn\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Fort t\u00eb dashur besimtar\u00eb ortodoks\u00eb t\u00eb mbledhur k\u00ebtu nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e vendit, por dhe nga m\u00eb larg, sot komuniteti ortodoks, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por kudo ka zi.<\/p>\n<p>Sot kisha Ortodokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb zi, por le ta themi serish me Sh\u00ebn Palin apo Pavlin &#8220;G\u00ebzohuni gjithnj\u00eb n\u00eb Zotin&#8221;. Jua p\u00ebrs\u00ebris, g\u00ebzohuni&#8221;.<\/p>\n<p>Humb\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb kryepeshkopin e 33 viteve q\u00eb p\u00ebrmes fjetjes n\u00eb Zotin, &#8220;nd\u00ebrroi jet\u00eb&#8221;. Kjo ishte nj\u00eb shprehje q\u00eb ai e konsideronte nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb bukurat e gjuh\u00ebs shqipe, por ama fituat Anastastin e Shqip\u00ebris\u00eb!<\/p>\n<p>Fituat nj\u00eb avokat atje lart, pran\u00eb Zotit q\u00eb liturgjia e Sh\u00ebn Joan Gojartit e quan aq bukur nj\u00eb &#8220;mik t\u00eb njeriut&#8221;.<\/p>\n<p>Fituat shembullin e nj\u00eb shp\u00ebrblestari t\u00eb pajtimit n\u00eb tok\u00eb q\u00eb tashm\u00eb iu takon t\u00eb gjith\u00ebve ta ndiqni dhe p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs na takon t\u00eb gjith\u00ebve ta ndjekim n\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe n\u00eb at\u00eb an\u00eb t\u00eb kufirit, i cili nuk na ndan aq shum\u00eb sa n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb na bashkon.<\/p>\n<p>Paqja qoft\u00eb me shpirtin e Anastasit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb amshim dhe p\u00ebrd\u00ebllimi i k\u00ebsaj dite sjellt\u00eb n\u00eb zemrat e gjithsecilit prej jush ngush\u00ebllimin e Zotit t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjalimi i Kryeministrit Edi Rama n\u00eb varrim, q\u00eb e quan Kryepiskopin Anastas &#8216;Anastasi i Shqip\u00ebris\u00eb&#8217;. P\u00ebrshkruan 33 vitet e sh\u00ebrbes\u00ebs s\u00eb tij ungjill\u00ebzuese, rolin si rind\u00ebrtues i Kish\u00ebs Ortodokse Autoqefale dhe lidhjen e tij me Shqip\u00ebrin\u00eb. P\u00ebrfshin citate nga De Profundis i Oscar Wilde dhe nga apostulli Pav\u00ebl.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"1 (380)","viti":"2025","muaji":"Janar-Shkurt","muaji_numer":"1","dita":"30","faqet":"[10, 11]","fjale_kyce":"[\"Edi Rama\", \"Kryepiskopi Anastas\", \"Kisha Ortodokse Autoqefale\", \"Shqip\u00ebri\", \"33 vite\", \"Katedralja Ngjallja\", \"Anastasi i Shqip\u00ebris\u00eb\", \"Oscar Wilde\", \"Fan Noli\", \"ngjallje\"]","permbledhje":"Fjalimi i Kryeministrit Edi Rama n\u00eb varrim, q\u00eb e quan Kryepiskopin Anastas 'Anastasi i Shqip\u00ebris\u00eb'. P\u00ebrshkruan 33 vitet e sh\u00ebrbes\u00ebs s\u00eb tij ungjill\u00ebzuese, rolin si rind\u00ebrtues i Kish\u00ebs Ortodokse Autoqefale dhe lidhjen e tij me Shqip\u00ebrin\u00eb. P\u00ebrfshin citate nga De Profundis i Oscar Wilde dhe nga apostulli Pav\u00ebl.","autori":"Edi Rama, Kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb","kategoria":"Fjalim p\u00ebrmortor","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[11906],"ngjallja_autori":[11912],"ngjallja_viti":[11902],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-90519","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-fjalim-permortor","ngjallja_autori-edi-rama-kryeminister-i-shqiperise","ngjallja_viti-11902"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Fjala e Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Shk\u00eblqesis\u00eb s\u00eb Tij, z. Edi Rama - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-kryeministrit-te-shqiperise-shkelqesise-se-tij-z-edi-rama\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90519\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-kryeministrit-te-shqiperise-shkelqesise-se-tij-z-edi-rama\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-kryeministrit-te-shqiperise-shkelqesise-se-tij-z-edi-rama\/\",\"name\":\"Fjala e Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Shk\u00eblqesis\u00eb s\u00eb Tij, z. Edi Rama - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T06:03:56+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-kryeministrit-te-shqiperise-shkelqesise-se-tij-z-edi-rama\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-kryeministrit-te-shqiperise-shkelqesise-se-tij-z-edi-rama\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-kryeministrit-te-shqiperise-shkelqesise-se-tij-z-edi-rama\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Fjala e Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Shk\u00eblqesis\u00eb s\u00eb Tij, z. Edi Rama\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Fjala e Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Shk\u00eblqesis\u00eb s\u00eb Tij, z. Edi Rama - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-kryeministrit-te-shqiperise-shkelqesise-se-tij-z-edi-rama\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90519","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-kryeministrit-te-shqiperise-shkelqesise-se-tij-z-edi-rama\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-kryeministrit-te-shqiperise-shkelqesise-se-tij-z-edi-rama\/","name":"Fjala e Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Shk\u00eblqesis\u00eb s\u00eb Tij, z. Edi Rama - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T06:03:56+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-kryeministrit-te-shqiperise-shkelqesise-se-tij-z-edi-rama\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-kryeministrit-te-shqiperise-shkelqesise-se-tij-z-edi-rama\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-kryeministrit-te-shqiperise-shkelqesise-se-tij-z-edi-rama\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Fjala e Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Shk\u00eblqesis\u00eb s\u00eb Tij, z. Edi Rama"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90519","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90519"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90519"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90519"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90519"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90519"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}