{"id":90515,"date":"2026-06-01T08:03:52","date_gmt":"2026-06-01T06:03:52","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-patriarkut-te-konstandinopojes-tereshenjterise-se-tij-z-vartholome\/"},"modified":"2026-06-01T08:03:52","modified_gmt":"2026-06-01T06:03:52","slug":"fjala-e-patriarkut-te-konstandinopojes-tereshenjterise-se-tij-z-vartholome","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-patriarkut-te-konstandinopojes-tereshenjterise-se-tij-z-vartholome\/","title":{"rendered":"Fjala e Patriarkut t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs, T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij z. Vartholome"},"content":{"rendered":"<p>Fjala e Patriarkut t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs, T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij z. Vartholome<\/p>\n<p>Nj\u00eb detyr\u00eb e dhimbshme na ka mbledhur sot n\u00eb kryeqytetin e Shqip\u00ebris\u00eb! Shtylla e madhe e Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri ka r\u00ebn\u00eb! Kryepiskopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Anastasi, ka nd\u00ebrruar jet\u00eb!<\/p>\n<p>Edhe pse mosha e tij e madhe dhe p\u00ebrkeq\u00ebsimi i sh\u00ebndetit na kishin p\u00ebrgatitur p\u00ebr fundin e tij t\u00eb af\u00ebrt n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb tok\u00ebsore, humbja e nj\u00eb Ati shpirt\u00ebror dhe udh\u00ebheq\u00ebsi t\u00eb till\u00eb kishtar shkakton nj\u00eb dhimbje t\u00eb thell\u00eb njer\u00ebzore! Anastasi ishte sh\u00ebrb\u00ebtori i mrekullis\u00eb s\u00eb ringjalljes s\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri, pas nat\u00ebs s\u00eb err\u00ebt dhe t\u00eb zymt\u00eb t\u00eb ateizmit t\u00eb organizuar dhe pas persekutimit q\u00eb regjimi ateist i b\u00ebri t\u00eb krishter\u00ebve.<\/p>\n<p>Kur ai regjim ra dhe u krijua mund\u00ebsia p\u00ebr rind\u00ebrtimin e kish\u00ebs k\u00ebtu, Kisha e Shenjt\u00eb M\u00ebm\u00eb, Patriarkana e Konstandinopoj\u00ebs, nisi k\u00ebrkimin p\u00ebr nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb pajisur me cil\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7anta, i cili do t\u00eb mund t\u00eb merrte p\u00ebrsip\u00ebr shp\u00ebtimin e anijes s\u00eb tronditur nga stuhit\u00eb. Ky burr\u00eb duhej t\u00eb mish\u00ebronte virtytin, zgjuarsin\u00eb, vendosm\u00ebrin\u00eb, shpirtin luftarak, pun\u00ebn e palodhur, zgjuarsin\u00eb diplomatike, njohjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00ebse ishte e mundur, besimin e pal\u00ebkundur n\u00eb misionin e shenjt\u00eb, p\u00ebrkushtimin ndaj traditave t\u00eb shenjta dhe dashurin\u00eb p\u00ebr popullin e vuajtur t\u00eb Zotit. T\u00eb gjitha k\u00ebto cil\u00ebsi i gjet\u00ebm tek Mitropoliti i at\u00ebhersh\u00ebm titullar i Andrus\u00ebs, nj\u00eb njeri i dalluar q\u00eb kishte ndritur n\u00eb misionin e tij n\u00eb Afrik\u00eb dhe q\u00eb kishte fituar nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb respektuar n\u00eb bot\u00ebn akademike. Me p\u00ebrkushtimin dhe urt\u00ebsin\u00eb e tij, ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e spikatur dhe e respektuar n\u00eb Kish\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundshme!<\/p>\n<p>Me origjin\u00eb nga Lefkado-Kefalonia, Anastasi i ndjer\u00eb lindi n\u00eb Pire dhe q\u00eb n\u00eb rinin\u00eb e tij u p\u00ebrkushtua me zem\u00ebr n\u00eb misionarizmin e brendsh\u00ebm, duke u m\u00ebsuar mij\u00ebra t\u00eb rinjve devocionin ndaj Per\u00ebndis\u00eb. Vet\u00eb jeta e tij ishte nj\u00eb mrekulli e Zotit! N\u00ebna e tij, nj\u00eb grua me besim t\u00eb patundur, refuzoi me vendosm\u00ebri k\u00ebshill\u00ebn e mjek\u00ebve p\u00ebr t\u00eb kryer abort, pasi vuante nga tuberkulozi dhe ata e konsideronin vdekjen t\u00eb pashmangshme, si p\u00ebr t\u00eb, ashtu edhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn q\u00eb mbante n\u00eb bark. Dhe fatmir\u00ebsisht q\u00eb ndodhi k\u00ebshtu, sepse f\u00ebmija q\u00eb ajo solli n\u00eb jet\u00eb u b\u00eb nj\u00eb burr\u00eb i shquar, i cili sot, pas 95 vitesh jet\u00eb t\u00eb ndritur, prehet p\u00ebrpara nesh, pasi p\u00ebrmbushi nj\u00eb mision t\u00eb lavdish\u00ebm kishtar dhe njer\u00ebzor. Anastasi kishte nj\u00eb dashuri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr dijet dhe u dallua si nj\u00eb studiues i shk\u00eblqyer i shkencave religjioze, duke i prezantuar bot\u00ebs orthodhokse Islamin, Judaizmin, Budizmin dhe besimet afrikane. P\u00ebrmes k\u00ebsaj pune, kontribuoi fuqish\u00ebm n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb mir\u00ebkuptimi m\u00eb t\u00eb thell\u00eb me besimet e tjera, q\u00eb sot jetojn\u00eb pran\u00eb nesh, dhe n\u00eb kultivimin e bashk\u00ebjetes\u00ebs dhe t\u00eb mir\u00ebkuptimit.<\/p>\n<p>Dashuria e tij e madhe ishte padyshim misionarizmi, t\u00eb cilit i kushtoi vitet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb rinis\u00eb s\u00eb tij. Ai vendosi themele t\u00eb forta, formoi kuadro t\u00eb shquar n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e prift\u00ebris\u00eb dhe e ngriti lart emrin dhe imazhin e Patriarkan\u00ebs s\u00eb lasht\u00eb t\u00eb Aleksandris\u00eb!<\/p>\n<p>Si Drejtor i Sh\u00ebrbes\u00ebs Apostolike (Apostoliki Diakonia) t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Greqis\u00eb, ai nd\u00ebrmori botimin e Teksteve Patristike, duke kontribuar n\u00eb largimin nga ndikimet e huaja, q\u00eb mbizot\u00ebruan deri n\u00eb vitet &#8217;60, dhe orientimin drejt frym\u00ebs autentike orthodhokse. Ai i drejtoi lexuesit te burimet e fresk\u00ebta t\u00eb uj\u00ebrave shpirt\u00ebror\u00eb dhe buka e sh\u00ebndosh\u00eb e Theologjis\u00eb Patristike. Prania e tij n\u00eb L\u00ebvizjen Ekumenike dhe n\u00eb K\u00ebshillin Bot\u00ebror t\u00eb Kishave kishte gjithmon\u00eb nj\u00eb shije t\u00eb fort\u00eb orthodhokse dhe patristike, duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shembull t\u00eb qart\u00eb t\u00eb besimit t\u00eb tij t\u00eb pal\u00ebkundur. Ai ishte gjithashtu shpirti i &#8220;Syndesmos,&#8221; Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb L\u00ebvizjeve Orthodhokse Rinore, ku rreshtohej nd\u00ebr themeluesit e saj, duke ofruar nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb gjall\u00eb dhe vizion p\u00ebr brezat e rinj.<\/p>\n<p>Kisha e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb nga shpallja e saj Autoqefale, ka p\u00ebrjetuar nj\u00eb histori t\u00eb trazuar, kryesisht p\u00ebr arsye politike. Por tragjedia m\u00eb e madhe e saj ndodhi kur regjimi ateist vendosi &#8220;shfuqizimin&#8221; e fes\u00eb, duke persekutuar klerik\u00ebt, duke i p\u00ebrjashtuar nga funksionet e tyre, duke ndaluar \u00e7do akt liturgjik dhe duke e kthyer Kish\u00ebn n\u00eb nj\u00eb Kish\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekur, nj\u00eb Kish\u00eb t\u00eb katakombeve.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1991, Patriarkana Ekumenike, duke p\u00ebrmbushur detyrimin e saj p\u00ebr t&#8217;u kujdesur p\u00ebr t\u00eb gjitha Kishat n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, e thirri Kryepiskopin e ndjer\u00eb Anastas dhe e d\u00ebrgoi n\u00eb Shqip\u00ebri si Ekzark Patriarkal, p\u00ebr t\u00eb vendosur themele t\u00eb reja dhe p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb mesazhin e Ngjalljes tek populli i vuajtur orthodhoks i k\u00ebtij vendi. Pas nj\u00eb viti e gjysm\u00eb, si kishte d\u00ebshmuar pun\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyera n\u00eb ringjalljen e kish\u00ebs, m\u00eb 24 qershor 1992, ai u zgjodh dhe u vendos Kryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sigurisht, sh\u00ebrbesa e tij baritore nuk ishte pa furtuna. Ai e udh\u00ebhoqi Kish\u00ebn n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb t\u00eb ngushta dhe p\u00ebrmes sfidave t\u00eb m\u00ebdha, duke ecur shpeshher\u00eb n\u00eb tehun e shpat\u00ebs. Megjithat\u00eb, ai zot\u00ebronte hirin p\u00ebr t\u00eb zgjedhur bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e duhur, p\u00ebr t\u00eb hapur shtigje aty ku dukej se \u00e7do rrug\u00eb ishte e mbyllur dhe p\u00ebr t\u00eb gjetur burimet e nevojshme p\u00ebr ringjalljen e Kish\u00ebs nga hiri. Kishat, manastiret, shkollat, Seminari Teologjik dhe Klerikal, spitalet dhe institucionet e tjera n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb komunitetit jan\u00eb vet\u00ebm disa nga arritjet e shumta t\u00eb tij. Nga natyra ishte i \u00ebmb\u00ebl dhe i but\u00eb, i duruesh\u00ebm aty ku duhej, por i patundur dhe i pal\u00ebkundur aty ku interesi i Kish\u00ebs e k\u00ebrkonte. Si diplomat me aft\u00ebsi t\u00eb rralla, ai dinte t\u00eb l\u00ebmonte gjembat, t\u00eb shmangte konfliktet, t\u00eb sh\u00ebronte plag\u00ebt, t\u00eb formonte shpirtrat dhe t\u00eb nd\u00ebrtonte Kish\u00ebn n\u00eb p\u00ebrputhje me vullnetin hyjnor.<\/p>\n<p>Do t\u00eb kujtojm\u00eb p\u00ebrher\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u00eb bukur, \u00e7do gj\u00eb t\u00eb ndritur, \u00e7do gj\u00eb t\u00eb p\u00eblqyeshme nga Per\u00ebndia, \u00e7do gj\u00eb q\u00eb Kryepiskopi i ndjer\u00eb nd\u00ebrtoi p\u00ebr Kish\u00ebn. I japim lavdi Zotit, q\u00eb i dhuroi Kish\u00ebs s\u00eb sotme nj\u00eb Kryeprift t\u00eb kalibrit t\u00eb madh shpirt\u00ebror si Anastas Janullatos!<\/p>\n<p>Anastasi, si personalitet dhe si Kryepiskop, \u00ebsht\u00eb padyshim i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm! Humbja e tij p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb tronditje t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr Kish\u00ebn lokale. Megjithat\u00eb, jemi t\u00eb bindur se uratat e tij, s\u00eb bashku me nd\u00ebrmjet\u00ebsimet e t\u00eb gjith\u00eb shenjtor\u00ebve t\u00eb Iliris\u00eb, do t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb zgjedhjen e pasardh\u00ebsit m\u00eb t\u00eb denj\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr fronin e tij. Kisha m\u00ebm\u00eb, Patriarkana e Kostandinopoj\u00ebs, do ta p\u00ebrqafoj\u00eb me dashuri Kryepiskopin e ri, kushdo qoft\u00eb ai, dhe do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb gjithmon\u00eb pran\u00eb tij, e gatshme p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur n\u00eb \u00e7do nevoj\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb!<\/p>\n<p>V\u00eblla Anastas! T\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndesim nga thell\u00ebsia e shpirtit dhe e zemr\u00ebs, duke u lutur q\u00eb t\u00eb prehesh me t\u00eb drejt\u00ebt dhe<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala p\u00ebrmortore e Patriarkut Ekumenik Bartolomeut p\u00ebr Kryepiskopin Anastas, q\u00eb p\u00ebrshkruan jet\u00ebshkrimin e tij: lindjen n\u00eb Pire, studimet, sh\u00ebrbes\u00ebn n\u00eb Afrik\u00eb, rolin si Drejtor i Apostoliki Diakonia, d\u00ebrgimin n\u00eb Shqip\u00ebri si Ekzark Patriarkal m\u00eb 1991 dhe zgjedhjen si Kryepiskop m\u00eb 24 qershor 1992. Theksohet karakteri i tij diplomat dhe roli n\u00eb rind\u00ebrtimin e Kish\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"1 (380)","viti":"2025","muaji":"Janar-Shkurt","muaji_numer":"1","dita":"30","faqet":"[6, 7, 8]","fjale_kyce":"[\"Patriarku Bartolomeu\", \"Kryepiskopi Anastas\", \"Patriarkana Ekumenike\", \"Lefkado-Kefalonia\", \"Pire\", \"Aleksandria\", \"Apostoliki Diakonia\", \"misionarizmi\", \"Andrusa\", \"T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebria\"]","permbledhje":"Fjala p\u00ebrmortore e Patriarkut Ekumenik Bartolomeut p\u00ebr Kryepiskopin Anastas, q\u00eb p\u00ebrshkruan jet\u00ebshkrimin e tij: lindjen n\u00eb Pire, studimet, sh\u00ebrbes\u00ebn n\u00eb Afrik\u00eb, rolin si Drejtor i Apostoliki Diakonia, d\u00ebrgimin n\u00eb Shqip\u00ebri si Ekzark Patriarkal m\u00eb 1991 dhe zgjedhjen si Kryepiskop m\u00eb 24 qershor 1992. Theksohet karakteri i tij diplomat dhe roli n\u00eb rind\u00ebrtimin e Kish\u00ebs.","autori":"Patriarku Ekumenik Vartholome","kategoria":"Fjalim p\u00ebrmortor","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[11906],"ngjallja_autori":[11908],"ngjallja_viti":[11902],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-90515","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-fjalim-permortor","ngjallja_autori-patriarku-ekumenik-vartholome","ngjallja_viti-11902"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Fjala e Patriarkut t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs, T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij z. Vartholome - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-patriarkut-te-konstandinopojes-tereshenjterise-se-tij-z-vartholome\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90515\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-patriarkut-te-konstandinopojes-tereshenjterise-se-tij-z-vartholome\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-patriarkut-te-konstandinopojes-tereshenjterise-se-tij-z-vartholome\/\",\"name\":\"Fjala e Patriarkut t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs, T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij z. Vartholome - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T06:03:52+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-patriarkut-te-konstandinopojes-tereshenjterise-se-tij-z-vartholome\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-patriarkut-te-konstandinopojes-tereshenjterise-se-tij-z-vartholome\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-patriarkut-te-konstandinopojes-tereshenjterise-se-tij-z-vartholome\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Fjala e Patriarkut t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs, T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij z. Vartholome\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Fjala e Patriarkut t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs, T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij z. Vartholome - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-patriarkut-te-konstandinopojes-tereshenjterise-se-tij-z-vartholome\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90515","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-patriarkut-te-konstandinopojes-tereshenjterise-se-tij-z-vartholome\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-patriarkut-te-konstandinopojes-tereshenjterise-se-tij-z-vartholome\/","name":"Fjala e Patriarkut t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs, T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij z. Vartholome - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T06:03:52+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-patriarkut-te-konstandinopojes-tereshenjterise-se-tij-z-vartholome\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-patriarkut-te-konstandinopojes-tereshenjterise-se-tij-z-vartholome\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-patriarkut-te-konstandinopojes-tereshenjterise-se-tij-z-vartholome\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Fjala e Patriarkut t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs, T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij z. Vartholome"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90515","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90515"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90515"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90515"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90515"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90515"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}