{"id":90514,"date":"2026-06-01T08:03:50","date_gmt":"2026-06-01T06:03:50","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-mbikeqyresit-te-fronit-kryepiskopal-hiresi-joanit\/"},"modified":"2026-06-01T08:03:50","modified_gmt":"2026-06-01T06:03:50","slug":"fjala-e-mbikeqyresit-te-fronit-kryepiskopal-hiresi-joanit","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-mbikeqyresit-te-fronit-kryepiskopal-hiresi-joanit\/","title":{"rendered":"Fjala e Mbik\u00ebqyr\u00ebsit t\u00eb Fronit Kryepiskopal, Hir\u00ebsi Joanit"},"content":{"rendered":"<p>Fjalimet e p\u00ebrmortshme t\u00eb mbajtura gjat\u00eb Sh\u00ebrbes\u00ebs s\u00eb Varrimit t\u00eb Kryepiskopit Anastas<\/p>\n<p>Fjala e Mbik\u00ebqyr\u00ebsit t\u00eb Fronit Kryepiskopal, Hir\u00ebsi Joanit<\/p>\n<p>I<\/p>\n<p>&#8220;T\u00eb lumur jan\u00eb q\u00eb tani ata t\u00eb vdekur, q\u00eb vdesin n\u00eb Zotin. Po, thot\u00eb Fryma, q\u00eb t\u00eb prehen nga mundimet e tyre; edhe veprat e tyre i ndjekin pas, bashk\u00eb me ata&#8221; (Zb. 14:13). K\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb na m\u00ebsojn\u00eb se veprat tona nuk harrohen me mbarimin e jet\u00ebs tok\u00ebsore. Ato kryhen brenda nj\u00eb periudhe t\u00eb kufizuar kohe, por fitojn\u00eb nj\u00eb dimension t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, duke na ndjekur n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrtejme. Ka momente kur k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb shfaqen m\u00eb qart\u00eb dhe b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb kuptueshme. Sot, ndodhemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb momenti t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Vepra e Kryepiskopit Anastas n\u00eb rind\u00ebrtimin e Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb madh\u00ebshtore dhe unike. N\u00ebn kujdesin dhe p\u00ebrpjekjet e tij u nd\u00ebrtua dhe restaurua infrastruktura kishtare, u hap\u00ebn kopshte, shkolla dhe institute profesionale, si dhe u mb\u00ebshtet arsimi publik. Kulmi i kontributit t\u00eb tij ishte themelimi i Kolegjit Universitar &#8220;Logos&#8221;, institucioni i par\u00eb i arsimit t\u00eb lart\u00eb orthodhoks n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>I shtyr\u00eb nga dashuria e tij p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit, pa dallim origjine apo bindjesh, ai nuk u kufizua vet\u00ebm n\u00eb nd\u00ebrtimin e objekteve kishtare, por e shtriu kujdesin ndaj mbar\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb gjall\u00eb se Kisha nuk ekziston vet\u00ebm p\u00ebr veten e saj, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, sepse dashuria nuk njeh kufij.<\/p>\n<p>Veprimtaria e gjer\u00eb sociale dhe humanitare e Kish\u00ebs, n\u00ebn drejtimin e Kryepiskopit, ka pasur r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Jan\u00eb mb\u00ebshtetur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb programesh sociale, p\u00ebrfshir\u00eb projekte p\u00ebr zhvillimin e zonave malore, p\u00ebrparimin e bujq\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebve dhe uj\u00ebsjell\u00ebsve, si dhe programe p\u00ebr kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor. Jan\u00eb ndihmuar jetimore, spitale, institute p\u00ebr persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, qendra rezidenciale p\u00ebr t\u00eb moshuar, qendra p\u00ebr t\u00eb burgosur, jan\u00eb ofruar dreka p\u00ebr t\u00eb varfrit etj. E gjith\u00eb kjo veprimtari e gjer\u00eb ka kontribuuar ndjesh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr zhvillimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe ka pasur nj\u00eb ndikim t\u00eb madh n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb dhe ekonomin\u00eb e vendit. Jan\u00eb pun\u00ebsuar me mij\u00ebra njer\u00ebz, duke mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mij\u00ebra familje, nd\u00ebrsa dashuria dhe solidariteti jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb themele t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb bashkuar.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha, Kryepiskopi Anastas \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkushtuar me t\u00eb gjitha energjit\u00eb e tij q\u00eb kontributi m\u00eb i madh i Kish\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb jet\u00eb edukimi dhe formimi i njer\u00ebzve t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe t\u00eb ndersh\u00ebm. Ai ka punuar pa u lodhur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur shpres\u00eb aty ku mbizot\u00ebron d\u00ebshp\u00ebrimi, kuraj\u00eb aty ku sundon frika, drit\u00eb aty ku mbizot\u00ebron err\u00ebsira dhe dashuri aty ku ka konflikte.<\/p>\n<p>II<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb ana e dukshme dhe e prekshme e k\u00ebsaj vepre madh\u00ebshtore, por dua t\u00eb theksoj edhe nj\u00eb her\u00eb di\u00e7ka q\u00eb e kam p\u00ebrmendur m\u00eb par\u00eb; nj\u00eb dimension tjet\u00ebr t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb tij, ndoshta edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb cilin nuk \u00ebsht\u00eb folur sa duhet. Kryepiskopi Anastas nuk u mjaftua vet\u00ebm me nd\u00ebrtimin e mureve t\u00eb Kish\u00ebs dhe krijimin e infrastruktur\u00ebs s\u00eb saj fizike; p\u00ebrpjekja e tij p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb mir\u00eb brenda Kish\u00ebs ka qen\u00eb gjithmon\u00eb prioritet. Q\u00ebllimi i tij ka qen\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb Kish\u00eb ku Per\u00ebndia t\u00eb adhurohet &#8220;n\u00eb frym\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb&#8221; (Jn 4:23).<\/p>\n<p>P\u00ebr Kryepiskopin Anastas, veprat nd\u00ebrtimore nuk ishin nj\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete, por nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb realizuar misionin shp\u00ebtimtar t\u00eb Kish\u00ebs. Nd\u00ebrtesat jan\u00eb ngritur p\u00ebr njer\u00ebzit dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tyre, si mjete q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb adhurimit dhe jet\u00ebs shpirt\u00ebrore t\u00eb besimtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Predikimi i tij, si n\u00eb publik ashtu edhe n\u00eb bisedat private, ka qen\u00eb gjithmon\u00eb i p\u00ebrqendruar te dashuria dhe respekti p\u00ebr \u00e7do qenie njer\u00ebzore, duke p\u00ebrhapur nj\u00eb frym\u00eb pajtimi dhe faljeje brenda Kish\u00ebs. Vendi yn\u00eb ka pasur dhe vazhdon t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb frym\u00eb. N\u00eb fakt, e gjith\u00eb bota ka nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb frym\u00eb, sepse vet\u00ebm mbi k\u00ebt\u00eb themel hyjnor mund t\u00eb nd\u00ebrtohen marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb drejta nd\u00ebrmjet njer\u00ebzve. Vet\u00ebm p\u00ebrmes saj mund t\u00eb ngrihet nj\u00eb shoq\u00ebri v\u00ebrtet njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Kryepiskopi Anastas, me kontributin e tij t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb fuqizimin e dialogut nd\u00ebrmjet popujve t\u00eb ndrysh\u00ebm anemban\u00eb bot\u00ebs, me librat dhe artikujt q\u00eb ofrojn\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb thell\u00eb teologjike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dialog, si dhe me p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr respektimin e dinjitetit dhe liris\u00eb s\u00eb \u00e7do individi, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb referimi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, jo vet\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e dialogut nd\u00ebrfetar, por edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb mendimit njer\u00ebzor n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Fjal\u00ebt e tij t\u00eb njohura, se &#8220;vaji i fes\u00eb nuk duhet t\u00eb p\u00ebrdoret nga asnj\u00ebra pal\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndezur konfliktet, por p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebruar plag\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar zemrat,&#8221; jan\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb lajtmotiv i fuqish\u00ebm kur flitet p\u00ebr rolin q\u00eb feja duhet t\u00eb luaj\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e sotme konfliktuale.<\/p>\n<p>Me shembullin e tij t\u00eb gjall\u00eb, ka forcuar tek t\u00eb gjith\u00eb ne besimin e pal\u00ebkundur tek Per\u00ebndia. Sa her\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me v\u00ebshtir\u00ebsi apo sfida, nuk \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr asnj\u00ebher\u00eb. Me besim t\u00eb thell\u00eb tek Per\u00ebndia dhe i bindur se po kryen pun\u00ebn e Tij, ka q\u00ebndruar i fort\u00eb si shk\u00ebmb, por gjithmon\u00eb me dashuri dhe dhembshuri, duke mbrojtur Kish\u00ebn dhe misionin e saj. Th\u00ebnia e tij tashm\u00eb proverbiale, &#8220;Per\u00ebndia nuk do t\u00eb na braktis\u00eb,&#8221; ka p\u00ebrhapur besim dhe shpres\u00eb te t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt, duke i frym\u00ebzuar ata n\u00eb \u00e7do hap t\u00eb rrug\u00ebs shpirt\u00ebrore. Ai i dhuroi Kish\u00ebs son\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb kishte: pasurin\u00eb e tij t\u00eb pazakont\u00eb shpirt\u00ebrore dhe intelektuale, diturin\u00eb dhe urt\u00ebsin\u00eb, mendimin e pjekur dhe t\u00eb kthjell\u00ebt, p\u00ebrkujdesjen plot dashuri t\u00eb nj\u00eb bariu shpirt\u00ebror dhe p\u00ebrkushtimin e pal\u00ebkundur t\u00eb nj\u00eb t\u00eb krishteri t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhmen e njer\u00ebzimit. Ai na dhuroi t\u00eb gjitha energjit\u00eb e tij fizike dhe emocionale, duke ofruar gjith\u00eb qenien e tij p\u00ebr ne. Me zem\u00ebr t\u00eb p\u00ebrulur dhe plot mir\u00ebnjohje, shpreh fal\u00ebnderimin tim t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb Per\u00ebndia ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb shum\u00eb kalon koha, aq m\u00eb e qart\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne madh\u00ebshtia e vepr\u00ebs s\u00eb Kryepiskopit Anastas. Shpesh habitem dhe mrekullohem, si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, duke pyetur veten se si ka arritur t\u00eb realizoj\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr kaq t\u00eb madhe dhe n\u00eb k\u00ebto dimensione. P\u00ebrgjigjja q\u00ebndron n\u00eb disa elemente thelb\u00ebsore: nj\u00eb besim i pal\u00ebkundur, nj\u00eb dashuri e pakufijshme p\u00ebr Zotin dhe njer\u00ebzit, nj\u00eb talent i rrall\u00eb dhe nj\u00eb hir i madh nga Per\u00ebndia. Vet\u00ebm k\u00ebto forca mund ta b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb mrekulli t\u00eb till\u00eb t\u00eb mundur. Duke nderuar vepr\u00ebn e k\u00ebtij njeriu t\u00eb madh, nderojm\u00eb veten, Kish\u00ebn dhe vendin ton\u00eb. Veprat e tij do ta ndjekin at\u00eb pas, drejt Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb p\u00ebrjetshme t\u00eb Krishtit.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb nderimit t\u00eb Tre Hierark\u00ebve, i japim p\u00ebrsh\u00ebndetjen e fundit nj\u00eb hierarku t\u00eb madh, nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi besnik t\u00eb tyre, t\u00eb cil\u00ebt frym\u00ebzuan mendimin, predikimin, jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e tij. Si\u00e7 Tre Hierark\u00ebt kan\u00eb mbetur p\u00ebr shekuj shembuj dhe shtylla t\u00eb besimit ton\u00eb orthodhoks, edhe jeta dhe vepra e Kryepiskopit Anastas, e frym\u00ebzuar prej tyre, do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shembull i gjall\u00eb dhe nj\u00eb burim frym\u00ebzimi i pashtersh\u00ebm, jo vet\u00ebm p\u00ebr ne sot, por edhe p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>III<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto dit\u00eb, zemrat tona jan\u00eb t\u00eb mbushura me pik\u00ebllim p\u00ebr Atin dhe Kryebariun ton\u00eb t\u00eb dashur. Prania e tij na jepte gjithnj\u00eb siguri dhe tani e ndjejm\u00eb thell\u00eb munges\u00ebn e tij. Megjithat\u00eb, edhe pse jemi t\u00eb trishtuar, e dim\u00eb se ai nuk na ka braktisur. Apostulli Pavli nuk na k\u00ebrkon t\u00eb mos pik\u00ebllohemi. Pik\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb e natyrshme kur largohet nj\u00eb njeri i dashur. Por ai na fton q\u00eb t\u00eb mos pik\u00ebllohemi si ata q\u00eb nuk kan\u00eb shpres\u00eb, sepse n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb nuk ka t\u00eb vdekur. Per\u00ebndia yn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndi i t\u00eb vdekurve, por i t\u00eb gjall\u00ebve (Mt. 22:32).<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb kemi humbur nj\u00eb Kryebari t\u00eb rrall\u00eb, por kemi fituar nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs t\u00eb fuqish\u00ebm pran\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb do t\u00eb lutet pareshtur p\u00ebr ne dhe p\u00ebr Kish\u00ebn ton\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e deshi aq shum\u00eb. N\u00ebse jemi t\u00eb pik\u00eblluar, ne ende gjejm\u00eb ngush\u00ebllim &#8211; shkruan Sh\u00ebn Augustini &#8211; dob\u00ebsia jon\u00eb na r\u00ebndon, por besimi na mban lart. Ne jemi t\u00eb pik\u00eblluar p\u00ebr gjendjen njer\u00ebzore, por sh\u00ebrimin ton\u00eb e gjejm\u00eb n\u00eb premtimin hyjnor.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se ai ishte nj\u00eb pasardh\u00ebs i denj\u00eb i Apostujve dhe, gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, nj\u00eb predikues i zjarrt\u00eb i Kryqit dhe i Ngjalljes, jo vet\u00ebm me fjal\u00eb, por edhe me vepra. Ai e mbajti mbi supe Kryqin e Krishtit dhe k\u00ebshtu nisi rrug\u00ebn e tij drejt Ngjalljes. Jeta e tij ishte nj\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, dhe jeta e v\u00ebrtet\u00eb nuk mbaron me vdekjen, sepse ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb jet\u00eb e shenjt\u00eb e pavdekshme. Prandaj, nuk mund t\u00eb trishtohemi si ata q\u00eb nuk kan\u00eb shpres\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur v\u00ebllez\u00ebr e motra, le t\u00eb lutemi me zem\u00ebr q\u00eb Zoti Krisht, i cili \u00ebsht\u00eb Ngjallja dhe Jeta (Jn. 11:25), ta preh\u00eb shpirtin e Atit dhe Kryebariut ton\u00eb t\u00eb dashur, Kryepiskopit t\u00eb ndjer\u00eb Anastas, n\u00eb tendat e t\u00eb drejt\u00ebve, ku nuk ka as dhimbje, as hidh\u00ebrim, as psher\u00ebtim\u00eb, por jet\u00eb t\u00eb pasosur dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Le t\u00eb jetojm\u00eb me frym\u00ebzimin e tij dhe ta kujtojm\u00eb me nderim dhe dashuri p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>I p\u00ebrjetsh\u00ebm dhe i bekuar qoft\u00eb kujtimi i tij. Amin!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala p\u00ebrmortore e Mitropolitit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs dhe Mbik\u00ebqyr\u00ebsit t\u00eb Fronit Kryepiskopal Joan gjat\u00eb sh\u00ebrbes\u00ebs s\u00eb varrimit. P\u00ebrmblidhet vepra e jasht\u00ebzakonshme e Kryepiskopit Anastas: rind\u00ebrtimi i Kish\u00ebs, kontributi social-humanitar, themelimi i Kolegjit Logos, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr dialogun nd\u00ebrfetar dhe pajtimin. Mbyllet me lutje q\u00eb Zoti ta preh\u00eb shpirtin e tij.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Fjalimet e p\u00ebrmortshme t\u00eb mbajtura gjat\u00eb Sh\u00ebrbes\u00ebs s\u00eb Varrimit t\u00eb Kryepiskopit Anastas","numri":"1 (380)","viti":"2025","muaji":"Janar-Shkurt","muaji_numer":"1","dita":"30","faqet":"[5, 6]","fjale_kyce":"[\"Kryepiskopi Anastas\", \"Mitropoliti Joani\", \"rind\u00ebrtim\", \"Logos\", \"dialogu nd\u00ebrfetar\", \"Tre Hierark\u00ebt\", \"Apostulli Pavli\", \"vaji i fes\u00eb\", \"ringjallja e Kish\u00ebs\", \"varrim\"]","permbledhje":"Fjala p\u00ebrmortore e Mitropolitit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs dhe Mbik\u00ebqyr\u00ebsit t\u00eb Fronit Kryepiskopal Joan gjat\u00eb sh\u00ebrbes\u00ebs s\u00eb varrimit. P\u00ebrmblidhet vepra e jasht\u00ebzakonshme e Kryepiskopit Anastas: rind\u00ebrtimi i Kish\u00ebs, kontributi social-humanitar, themelimi i Kolegjit Logos, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr dialogun nd\u00ebrfetar dhe pajtimin. Mbyllet me lutje q\u00eb Zoti ta preh\u00eb shpirtin e tij.","autori":"Hir\u00ebsi Joani, Mitropolit i Kor\u00e7\u00ebs, Mbik\u00ebqyr\u00ebs i Fronit Kryepiskopal","kategoria":"Fjalim p\u00ebrmortor","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[11906],"ngjallja_autori":[11907],"ngjallja_viti":[11902],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-90514","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-fjalim-permortor","ngjallja_autori-hiresi-joani-mitropolit-i-korces-mbikeqyres-i-fronit-kryepiskopal","ngjallja_viti-11902"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Fjala e Mbik\u00ebqyr\u00ebsit t\u00eb Fronit Kryepiskopal, Hir\u00ebsi Joanit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-mbikeqyresit-te-fronit-kryepiskopal-hiresi-joanit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90514\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-mbikeqyresit-te-fronit-kryepiskopal-hiresi-joanit\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-mbikeqyresit-te-fronit-kryepiskopal-hiresi-joanit\/\",\"name\":\"Fjala e Mbik\u00ebqyr\u00ebsit t\u00eb Fronit Kryepiskopal, Hir\u00ebsi Joanit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T06:03:50+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-mbikeqyresit-te-fronit-kryepiskopal-hiresi-joanit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-mbikeqyresit-te-fronit-kryepiskopal-hiresi-joanit\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-mbikeqyresit-te-fronit-kryepiskopal-hiresi-joanit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Fjala e Mbik\u00ebqyr\u00ebsit t\u00eb Fronit Kryepiskopal, Hir\u00ebsi Joanit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Fjala e Mbik\u00ebqyr\u00ebsit t\u00eb Fronit Kryepiskopal, Hir\u00ebsi Joanit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-mbikeqyresit-te-fronit-kryepiskopal-hiresi-joanit\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90514","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-mbikeqyresit-te-fronit-kryepiskopal-hiresi-joanit\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-mbikeqyresit-te-fronit-kryepiskopal-hiresi-joanit\/","name":"Fjala e Mbik\u00ebqyr\u00ebsit t\u00eb Fronit Kryepiskopal, Hir\u00ebsi Joanit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T06:03:50+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-mbikeqyresit-te-fronit-kryepiskopal-hiresi-joanit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-mbikeqyresit-te-fronit-kryepiskopal-hiresi-joanit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjala-e-mbikeqyresit-te-fronit-kryepiskopal-hiresi-joanit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Fjala e Mbik\u00ebqyr\u00ebsit t\u00eb Fronit Kryepiskopal, Hir\u00ebsi Joanit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90514","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90514"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90514"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90514"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90514"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90514"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}