{"id":90500,"date":"2026-06-01T08:03:35","date_gmt":"2026-06-01T06:03:35","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-rrethin-vicioz-te-perplasjeve-tona-te-brendshme\/"},"modified":"2026-06-01T08:03:35","modified_gmt":"2026-06-01T06:03:35","slug":"ne-rrethin-vicioz-te-perplasjeve-tona-te-brendshme","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-rrethin-vicioz-te-perplasjeve-tona-te-brendshme\/","title":{"rendered":"N\u00eb rrethin vicioz t\u00eb p\u00ebrplasjeve tona t\u00eb brendshme&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb pritje t\u00eb vitit t\u00eb ri&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb rrethin vicioz t\u00eb p\u00ebrplasjeve tona t\u00eb brendshme&#8230;<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb vit tjet\u00ebr kaloi pa e kuptuar! Sa n\u00eb faj ndihem&#8230; Ndiej z\u00eb kritik q\u00eb buron nga thell\u00ebsia e nd\u00ebrgjegjes sime, tek ka z\u00ebn\u00eb p\u00ebr fyti shpirtin tim, duke e paralajm\u00ebruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit. Mundim t\u00eb madh kam brenda vetes.<\/p>\n<p>&#8211; Mjaft m\u00eb! Deri kur? Nuk durohesh m\u00eb!<br \/>\n&#8211; Edhe vet\u00eb nuk e duroj m\u00eb veten. \u00c7&#8217;kujton? Se m\u00eb p\u00eblqen kjo q\u00eb jam? Nuk mundem, nuk duroj m\u00eb t\u00eb konstatoj po t\u00eb nj\u00ebjtat probleme. U lodha!<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb, mbaj mend shum\u00eb mir\u00eb se t\u00eb nj\u00ebjtat beteja kisha edhe vitin e kaluar. Kujtoj madje edhe premtimet q\u00eb i b\u00ebja vetes me z\u00eb t\u00eb dridhur: &#8220;E kuptoj. Nuk mund t\u00eb vazhdoj m\u00eb. Nga sot e tutje fillon program m\u00eb i rrept\u00eb. Kam p\u00ebr t&#8217;u kujdesur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb&#8230; Nuk kam p\u00ebr t\u00eb lejuar q\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet ajo&#8230; n\u00eb asnj\u00eb rast&#8230;&#8221; e t\u00eb tjera t\u00eb tilla t\u00eb ditura, sajesa t\u00eb hipokrizis\u00eb, me apo pa dashje&#8230;<\/p>\n<p>K\u00ebto, vjet&#8230; P\u00ebrs\u00ebri t\u00eb nj\u00ebjtat edhe sivjet&#8230; Pyes veten n\u00ebse jam serioz n\u00eb k\u00ebt\u00eb bised\u00eb me veten; n\u00ebse v\u00ebrtet hidh\u00ebrohem dhe dua t\u00eb ndryshoj; sikur edhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohem disi, me m\u00eb pak d\u00ebshtime&#8230; Eh, \u00e7far\u00eb po them? E \u00e7&#8217;jan\u00eb k\u00ebto q\u00eb them e st\u00ebrthem un\u00eb i mjeri, hipokrit profesionist! Vijoj s\u00eb dh\u00ebni zotime falas&#8230; Si\u00e7 duket, nuk jam mir\u00eb! Nuk mund t\u00eb interpretohen me logjik\u00eb ato q\u00eb mendoj dhe b\u00ebj, n\u00eb lidhje me ato q\u00eb dua s\u00eb brendshmi! Si vall\u00eb, t\u00eb mund t\u00eb dua t\u00eb shkat\u00ebrroj veten?! Nga ana tjet\u00ebr, e di shum\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj q\u00eb t\u00eb jem i sakt\u00eb, i sigurt dhe i sinqert\u00eb me ato sa dua.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb shum\u00eb e analizoj, e ndjej se nuk jam aspak mir\u00eb. Dhe sa m\u00eb thell\u00eb dep\u00ebrtoj n\u00eb thell\u00ebsit\u00eb e mia, nuk mund ta besoj n\u00eb asnj\u00eb rast se nuk jam mir\u00eb! \u00cbsht\u00eb e mundur t\u00eb mos jem mir\u00eb? P\u00ebrderisa e kuptoj se brenda meje, mendimet e mia, sjellja ime, vetja ime &#8211; madje t\u00eb gjith\u00eb rrotull ma thon\u00eb, gjith\u00eb rrethi im shoq\u00ebror &#8211; punojn\u00eb &#8220;normal&#8221;. Mundem t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohem se shum\u00eb her\u00eb nuk ia dal t\u00eb arrij n\u00eb rezultate spektakolare, por besoj e ndihem brenda vetes se jam mir\u00eb! Nuk e di si, por tani q\u00eb po e trajtoj m\u00eb mir\u00eb ndjej nj\u00eb siguri shum\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb! E n\u00eb rast se, n\u00eb fund t\u00eb fundit, nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu dhe me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk jam mir\u00eb? V\u00ebrtet, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, \u00e7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb? \u00c7far\u00eb b\u00ebj? Si e kap\u00ebrcej k\u00ebt\u00eb? N\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk mund t\u00eb vijoj t\u00eb jem k\u00ebshtu i dyzuar dhe vazhdimisht n\u00eb vet\u00ebp\u00ebrplasje&#8230;<\/p>\n<p>Deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, skenari shkruhet thuajse i nj\u00ebjt\u00eb, me protagonist secilin prej nesh&#8230; N\u00eb n\u00ebnshtresat e brendshme e m\u00eb t\u00eb thella t\u00eb shpirtrave tan\u00eb konstatohet nj\u00eb betej\u00eb e brendshme e vazhdueshme, e cila zhvillohet mes premtimeve dhe pun\u00ebve, zotimeve dhe shkeljeve, pasiguris\u00eb dhe siguris\u00eb, depresionit dhe hares\u00eb, t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe hipokrizis\u00eb, jet\u00ebs dhe vdekjes. Duam t\u00eb jemi t\u00eb fuqish\u00ebm, t\u00eb ushtrojm\u00eb vet\u00ebkontroll, t\u00eb jemi t\u00eb vet\u00ebmjaftuesh\u00ebm, e p\u00ebrfundojm\u00eb s\u00eb qeni dramatik\u00eb e n\u00eb vet\u00ebp\u00ebrplasje. Madje, n\u00ebse nuk b\u00ebjm\u00eb shum\u00eb kujdes, e shkat\u00ebrrojm\u00eb veten! Kjo \u00ebsht\u00eb tragjedia e madhe dhe ironike e natyr\u00ebs son\u00eb pas r\u00ebnies: &#8220;&#8230;Por shoh nj\u00eb tjet\u00ebr ligj n\u00eb pjes\u00ebt e trupit tim q\u00eb lufton kund\u00ebr ligjit t\u00eb mendjes sime, dhe m\u00eb skllav\u00ebron n\u00eb ligjin e m\u00ebkatit q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pjes\u00ebt e trupit tim. Mjer\u00eb un\u00eb njeriu! Kush do t\u00eb m\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb nga ky trup i vdekjes?&#8221; (Rom. 7:23-24). \u00cbsht\u00eb gjer\u00ebsisht i ditur konstatimi se &#8220;&#8230; shpirti \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm, po mishi \u00ebsht\u00eb i pafuqish\u00ebm&#8221; (Mt. 26:41). Por si vall\u00eb kemi p\u00ebr ra rregulluar k\u00ebt\u00eb? Pyesim veten&#8230; Kursi diakronik i historis\u00eb gjykon se e mor\u00ebm jet\u00ebn gabim. E nd\u00ebrsa na u dha shans i madh p\u00ebr t\u00eb zgjedhur t\u00eb jemi p\u00ebrjet\u00ebsisht t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb pavdeksh\u00ebm e t\u00eb sigurt, ne, me naivitet u vetinternuam, duke parap\u00eblqyer at\u00eb q\u00eb me shekuj jetojm\u00eb tashm\u00eb, qarkun vicioz t\u00eb p\u00ebrplasjeve tona t\u00eb brendshme. E mor\u00ebm vet\u00eb me fryrje mburracake, n\u00eb duart tona t\u00eb pafuqishme dhe t\u00eb pafta, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e madhe p\u00ebr t\u00eb trajtuar jet\u00ebn ton\u00eb. E v\u00ebrtet\u00eb, tani, kush ka p\u00ebr t\u00eb na ndihmuar pas aq doze arrogance, pas gafash t\u00eb panum\u00ebrta e aq shum\u00eb kryene\u00e7\u00ebsish, pas dinak\u00ebrish t\u00eb shumta dhe hipokrizish t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura q\u00eb na tradhtojn\u00eb vazhdimisht kundrejt t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebs? Kush ka p\u00ebr t\u00eb punuar s\u00eb bashku (apo p\u00ebrs\u00ebri do Ta tradhtojm\u00eb?) p\u00ebr fundin ton\u00eb \u00e7lirues dhe shp\u00ebtimtar? Edhe k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit vet\u00eb e zgjedhim&#8230;<\/p>\n<p>Vazhdimi i skenarit nga kjo pik\u00eb e n\u00eb vijim ka p\u00ebr t\u00eb t\u00eb qen\u00eb p\u00ebrfundim i shkrimit ton\u00eb, personal dhe t\u00eb lir\u00eb. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb se do t\u00eb veproj si\u00e7 dua, n\u00eb liri t\u00eb plot\u00eb: Ose me p\u00ebrulje ia nis ndryshimit tim me ndihm\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb; ose vazhdoj jet\u00ebn duke pasur prij\u00ebs jo Per\u00ebndin\u00eb, por veten. Pra, zgjedh t&#8217;i p\u00ebrballoj p\u00ebrplasjet e mia t\u00eb brendshme duke komunikuar me ndonj\u00eb trajner t\u00eb arteve marciale, apo ndonj\u00eb astrolog, magjistar ose terapist, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb paguar shtrentj\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, rrethi i p\u00ebrplasjeve t\u00eb mia vijon pand\u00ebrprer\u00eb brenda meje duke shtuar vazhdimisht rrotullimet e duke djegur dhe boshatisur nga p\u00ebrmbajtja thelb\u00ebsore shpirtin tim, nd\u00ebrkaq q\u00eb mbush gjith\u00eb e m\u00eb shum\u00eb xhepat e atyre, q\u00eb &#8220;realisht kujdesen&#8221; p\u00ebr sh\u00ebndetin tim t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Krishti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye erdhi n\u00eb bot\u00eb: q\u00eb t\u00eb ofrohet n\u00eb p\u00ebrul\u00ebsi e t\u00eb kungohet thelb\u00ebsisht me secilin shpirt njeriu, si mik, si v\u00eblla, si at\u00eb, si Shp\u00ebtimtar dhe si mjek i shpirtrave dhe trupave tan\u00eb. Besoj n\u00eb hirin e pashtersh\u00ebm dhe p\u00ebrd\u00ebllimin e Tij t\u00eb Madh dhe uroj q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunoj pa hipokrizi k\u00ebt\u00eb vit me T\u00eb, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e shp\u00ebtimit t\u00eb shpirtit tim. Jam i sigurt se vet\u00ebm k\u00ebshtu gj\u00ebrat do t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen time, si n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb ashtu dhe n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi!<\/p>\n<p>Ark. Pamfili,<br \/>\n(p\u00ebrktheu O.B.)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Reflektim shpirt\u00ebror i Ark. Pamfilit n\u00eb prag t\u00eb vitit t\u00eb ri mbi p\u00ebrplasjet e brendshme t\u00eb njeriut, hipokrizin\u00eb dhe premtimet e pap\u00ebrmbushura. Autori thekson se Krishti erdhi n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr t&#8217;u ofruar n\u00eb p\u00ebrul\u00ebsi dhe p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer si mik, v\u00eblla, At\u00eb, Shp\u00ebtimtar dhe mjek p\u00ebr \u00e7do shpirt dhe trup njeriu.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"N\u00eb pritje t\u00eb vitit t\u00eb ri...","numri":"8 (380)","viti":"2024","muaji":"Dhjetor","muaji_numer":"12","dita":"","faqet":"[7]","fjale_kyce":"[\"viti i ri\", \"nd\u00ebrgjegje\", \"betej\u00eb e brendshme\", \"hipokrizi\", \"premtime\", \"Krishti\", \"shp\u00ebtim\", \"p\u00ebrul\u00ebsi\", \"m\u00ebkat\", \"vet\u00ebkontroll\"]","permbledhje":"Reflektim shpirt\u00ebror i Ark. Pamfilit n\u00eb prag t\u00eb vitit t\u00eb ri mbi p\u00ebrplasjet e brendshme t\u00eb njeriut, hipokrizin\u00eb dhe premtimet e pap\u00ebrmbushura. Autori thekson se Krishti erdhi n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr t'u ofruar n\u00eb p\u00ebrul\u00ebsi dhe p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer si mik, v\u00eblla, At\u00eb, Shp\u00ebtimtar dhe mjek p\u00ebr \u00e7do shpirt dhe trup njeriu.","autori":"Ark. Pamfili (p\u00ebrktheu O.B.)","kategoria":"Reflektim shpirt\u00ebror","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[9565],"ngjallja_autori":[11896],"ngjallja_viti":[11815],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-90500","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-reflektim-shpirteror","ngjallja_autori-ark-pamfili-perktheu-o-b","ngjallja_viti-11815"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>N\u00eb rrethin vicioz t\u00eb p\u00ebrplasjeve tona t\u00eb brendshme... - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-rrethin-vicioz-te-perplasjeve-tona-te-brendshme\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90500\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-rrethin-vicioz-te-perplasjeve-tona-te-brendshme\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-rrethin-vicioz-te-perplasjeve-tona-te-brendshme\/\",\"name\":\"N\u00eb rrethin vicioz t\u00eb p\u00ebrplasjeve tona t\u00eb brendshme... - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T06:03:35+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-rrethin-vicioz-te-perplasjeve-tona-te-brendshme\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-rrethin-vicioz-te-perplasjeve-tona-te-brendshme\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-rrethin-vicioz-te-perplasjeve-tona-te-brendshme\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"N\u00eb rrethin vicioz t\u00eb p\u00ebrplasjeve tona t\u00eb brendshme&#8230;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"N\u00eb rrethin vicioz t\u00eb p\u00ebrplasjeve tona t\u00eb brendshme... - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-rrethin-vicioz-te-perplasjeve-tona-te-brendshme\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90500","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-rrethin-vicioz-te-perplasjeve-tona-te-brendshme\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-rrethin-vicioz-te-perplasjeve-tona-te-brendshme\/","name":"N\u00eb rrethin vicioz t\u00eb p\u00ebrplasjeve tona t\u00eb brendshme... - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T06:03:35+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-rrethin-vicioz-te-perplasjeve-tona-te-brendshme\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-rrethin-vicioz-te-perplasjeve-tona-te-brendshme\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-rrethin-vicioz-te-perplasjeve-tona-te-brendshme\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"N\u00eb rrethin vicioz t\u00eb p\u00ebrplasjeve tona t\u00eb brendshme&#8230;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90500","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90500"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90500"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90500"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90500"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90500"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}