{"id":90483,"date":"2026-06-01T08:03:16","date_gmt":"2026-06-01T06:03:16","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zhvillohet-takimi-nderkombetar-ne-paris-duke-imagjinuar-paqen-imaginer-la-paix\/"},"modified":"2026-06-01T08:03:16","modified_gmt":"2026-06-01T06:03:16","slug":"zhvillohet-takimi-nderkombetar-ne-paris-duke-imagjinuar-paqen-imaginer-la-paix","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zhvillohet-takimi-nderkombetar-ne-paris-duke-imagjinuar-paqen-imaginer-la-paix\/","title":{"rendered":"Zhvillohet takimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Paris &#8220;Duke imagjinuar paqen&#8221; (&#8220;Imaginer la paix&#8221;)"},"content":{"rendered":"<p>Me prezenc\u00ebn e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Franc\u00ebs, Emanel Macron, kryetares s\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Parisit Anne Hidalgo, \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb kryeqytetin francez takimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar me tem\u00ebn &#8220;Immaginare la Pace&#8221;, nj\u00eb takim i organizuar nga Komuniteti i Sant&#8217;Egidio-s, n\u00eb datat 22-24 shtator 2024. N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim t\u00eb niveleve t\u00eb larta mor\u00ebn pjes\u00eb klerik\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues nga t\u00eb gjitha besimet n\u00eb bot\u00eb. Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs, Hir\u00ebsi Joani ishte p\u00ebrfaq\u00ebsues nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb, dhe mbajti me k\u00ebt\u00eb rast tem\u00ebn q\u00eb vijon:<\/p>\n<p>Solidaritet me t\u00eb varfrit dhe paqen<\/p>\n<p>Kisha ka nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb m\u00ebsimit t\u00eb saj mbi solidaritetin me t\u00eb varfrit dhe paqen. Element\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb p\u00ebrgjigjen e Kish\u00ebs ndaj varf\u00ebris\u00eb, solidaritetit dhe paqes jan\u00eb dashuria dhe dinjiteti p\u00ebr \u00e7do person, cilido qoft\u00eb ai. \u00cbsht\u00eb e drejta e \u00e7do njeriu q\u00eb t\u00eb trajtohet me dinjitetin e tij t\u00eb lindur dhe shoq\u00ebria duhet t\u00eb drejtohet drejt k\u00ebsaj t\u00eb mire. Strukturat socio-ekonomike q\u00eb i mbajn\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb varf\u00ebri jan\u00eb t\u00eb padrejta dhe k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim. Ata q\u00eb shtypin t\u00eb varfrit, tregojn\u00eb p\u00ebrbuzje ndaj Krijuesit t\u00eb tyre, por ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb mir\u00eb me nevojtar\u00ebt e nderojn\u00eb at\u00eb (Prov. 14:31).<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb nga tekstet m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Kish\u00ebs, Didakia, t\u00eb krishter\u00ebt urdh\u00ebroheshin t\u00eb ndanin me t\u00eb tjer\u00ebt gjith\u00e7ka kishin: &#8220;N\u00ebse ju keni t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrjetshme, sa m\u00eb shum\u00eb duhet ta keni at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb kalimtare.&#8221; Ligj\u00ebrat\u00ebn e tij &#8220;Mbi dashurin\u00eb p\u00ebr t\u00eb varfrin&#8221;, Sh\u00ebn Grigor Theologu e fillon me nj\u00eb rishikim t\u00eb virtyteve t\u00eb ndryshme t\u00eb krishtera dhe e p\u00ebrfundon se mbi t\u00eb gjitha virtytet duhet ta shikojm\u00eb dashurin\u00eb, si t\u00eb parin dhe m\u00eb t\u00eb lartin nga urdh\u00ebrimet, meqen\u00ebse ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbledhja e Ligjit dhe e profet\u00ebve. Shprehjen m\u00eb vitale t\u00eb saj ai e gjente n\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebr t\u00eb varfrit dhe dhembshurin\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit. Duhet t\u00eb kujtojm\u00eb vazhdimisht se vepra e par\u00eb e Krishtit ishte t&#8217;u predikonte ungjillin t\u00eb varf\u00ebrve (Lk. 4:18). Kisha, e cila vazhdon vepr\u00ebn shp\u00ebtimtare t\u00eb Krishtit, duhet t\u00eb kujdeset gjithashtu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Paqja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kombinim i drejt\u00ebsis\u00eb dhe solidaritetit. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb paqe n\u00ebse nuk ka drejt\u00ebsi dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb drejt\u00ebsi n\u00ebse nuk ka solidaritet. Luft\u00ebrat jan\u00eb rezultat i shkeljes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njer\u00ebzve, i shfryt\u00ebzimit t\u00eb individ\u00ebve apo vendeve dhe lakmis\u00eb, t\u00eb cilat krijojn\u00eb gjithmon\u00eb varf\u00ebri dhe konflikte. Agjenda e OKB-s\u00eb 2030 p\u00ebr zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm pohon: &#8220;Nuk mund t\u00eb ket\u00eb zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm pa paqe dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb paqe pa zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm&#8221;. Varf\u00ebria ekstreme \u00ebsht\u00eb edhe produkt i konfliktit por edhe shkak i tij. Ajo nxit zhg\u00ebnjimin dhe munges\u00ebn e shpres\u00ebs, t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit kryesor\u00eb n\u00eb gjenerimin e dhun\u00ebs. Historia ka treguar mij\u00ebra shembuj se si lufta dhe konfliktet \u00e7ojn\u00eb n\u00eb varf\u00ebri dhe shkat\u00ebrrim, dhe varf\u00ebria \u00e7on n\u00eb konflikte t\u00eb m\u00ebtejshme, duke krijuar k\u00ebshtu nj\u00eb rreth vicioz. Lufta n\u00eb Ukrain\u00eb dhe Gaza, si dhe konfliktet n\u00eb shum\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, na tregojn\u00eb d\u00ebmin e madh t\u00eb luft\u00ebs dhe vuajtjet dhe varf\u00ebrin\u00eb e miliona njer\u00ebzve. Ato jan\u00eb nj\u00eb thirrje e fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb ndalojm\u00eb luft\u00ebrat, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb paqe kudo ku ka konflikt dhe t\u00eb jemi n\u00eb solidaritet me t\u00eb varfrit dhe nevojtar\u00ebt. Duke luftuar varf\u00ebrin\u00eb, reduktojm\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e konfliktit dhe duke shmangur konfliktet, ka m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb siguruar paqe.<\/p>\n<p>Solidariteti ripohon iden\u00eb se njer\u00ebzit jan\u00eb krijuar si qenie komunitare dhe jan\u00eb t\u00eb thirrur t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb unitet p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt, dhe duke ruajtur dinjitetin e \u00e7do personi njer\u00ebzor. Ne jemi t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebllez\u00ebr dhe motra. V\u00ebllaz\u00ebri dhe solidaritet nuk n\u00ebnkupton vet\u00ebm t\u00eb ndjejm\u00eb keqardhje p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, por t\u00eb marrim pjes\u00eb n\u00eb dhimbjen e tyre dhe t\u00eb veprojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn.<\/p>\n<p>Solidariteti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shprehje e nd\u00ebrlidhjes son\u00eb. Sh\u00ebn Pavli na ndihmon t\u00eb kuptojm\u00eb realitetin e k\u00ebsaj nd\u00ebrlidhjeje p\u00ebrmes nj\u00eb analogjie me trupat tan\u00eb fizik\u00eb. Sepse, sikurse n\u00eb nj\u00eb trup, ne kemi shum\u00eb pjes\u00eb dhe t\u00eb gjitha pjes\u00ebt nuk kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin funksion, k\u00ebshtu edhe ne, megjith\u00ebse shum\u00eb, jemi nj\u00eb trup n\u00eb Krishtin&#8230; Dhe n\u00ebse vuan nj\u00eb gjymtyr\u00eb, t\u00eb gjitha gjymtyr\u00ebt vuajn\u00eb; kurse po t\u00eb nderohet nj\u00eb gjymtyr\u00eb, t\u00eb gjitha gjymtyr\u00ebt g\u00ebzohen bashk\u00eb me t\u00eb&#8221;. (Rom. 12:14;1 Kor.12:26). Pa solidaritet dhe pa v\u00ebllaz\u00ebri nuk mund t\u00eb kemi as liri dhe barazi.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb detyrim dhe thirrje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb paqen n\u00eb solidaritet me t\u00eb varfrit. Si shpres\u00ebtar\u00eb, duhet t\u00eb bazohemi n\u00eb Shkrimin e Shenjt\u00eb dhe n\u00eb tradit\u00ebn e pasur t\u00eb Kish\u00ebs. &#8220;I Zotit \u00ebsht\u00eb dheu dhe gjith\u00e7ka n\u00eb t\u00eb&#8221; thot\u00eb Psalmisti (Ps. 24:1). Pasuria \u00ebsht\u00eb dhurat\u00eb e Zotit p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr disa prej tyre. Ne nuk jemi pronar\u00eb t\u00eb saj, por vet\u00ebm kujdestar\u00eb. &#8220;Ju nuk po i b\u00ebni dhurat\u00eb t\u00eb varfrit nga pasuria juaj. Ju po i dor\u00ebzoni atij at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e tij&#8221; &#8211; thot\u00eb sh\u00ebn Ambrozi i Milanos.<\/p>\n<p>Pasuria, n\u00eb vetvete, \u00ebsht\u00eb neutrale, por varet nga m\u00ebnyra se si e shohim at\u00eb. Kur e konsiderojm\u00eb si pron\u00eb personale, abuzojm\u00eb me pron\u00ebn e Zotit dhe k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb burimi i \u00e7do krize ekonomike dhe sociale. Krizat ekonomike, luft\u00ebrat dhe varf\u00ebria burojn\u00eb nga krizat shpirt\u00ebrore. Pa sh\u00ebruar k\u00ebto t\u00eb fundit, nuk mund ta sh\u00ebrojm\u00eb at\u00eb ekonomike dhe nuk mund t\u00eb kemi paqe dhe pa paqe do t\u00eb kemi gjithnj\u00eb luft\u00ebra e varf\u00ebri. Ne duhet t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb inkurajojm\u00eb t\u00eb gjitha pjes\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb politikave t\u00eb tyre t\u00eb ken\u00eb nevojat e m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve. Si\u00e7 tha Mahatma Gandhi: Madh\u00ebshtia e nj\u00eb kombi matet nga m\u00ebnyra sesi ai trajton an\u00ebtar\u00ebt e tij m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt.<\/p>\n<p>Ndoshta nuk jemi n\u00eb gjendje p\u00ebr t&#8217;i sugjeruar alternativa konkrete globalizimit ekonomik dhe as nuk kemi ekspertiz\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zhvilluar politika dhe praktika komplekse ekonomike p\u00ebr t\u00eb rregulluar ekonomin\u00eb globale. Por, ne duhet t\u00eb jemi t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur, jo vet\u00ebm me fjal\u00eb, po me vepra dhe me shembull personal, frym\u00ebn e ngroht\u00eb t\u00eb dashuris\u00eb dhe dhembshuris\u00eb nd\u00ebrmjet njer\u00ebzve, p\u00ebr t\u00eb mos ta l\u00ebn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb njer\u00ebzore t\u00eb ngrij\u00eb nga era e akullt e egoizmit dhe t\u00eb fragmentohet nga indiferenca dhe apatia. Gjithashtu, duhet t\u00eb jemi gjithmon\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm dhe krijues p\u00ebr t\u00eb punuar brenda proceseve dhe mund\u00ebsive t\u00eb shoq\u00ebrive t\u00eb lira p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb struktur\u00eb sociale ku i varf\u00ebri t\u00eb mos jet\u00eb thjesht nj\u00eb objekt l\u00ebmoshe i t\u00eb pasurit, por q\u00eb ata t\u00eb ken\u00eb shansin p\u00ebr t\u00eb punuar dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb resurset e njer\u00ebzimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb i varf\u00ebri do t\u00eb ket\u00eb dinjitet, sepse m\u00eb shum\u00eb sesa buk\u00eb, qenia njer\u00ebzore ka nevoj\u00eb p\u00ebr dinjitet dhe respekt, nj\u00eb dinjitet q\u00eb ia ka dhuruar vet\u00eb Krijuesi kur e krijoi sipas ikon\u00ebs s\u00eb Tij.<\/p>\n<p>Prioriteti i Kish\u00ebs Orthodhokse ka qen\u00eb gjithmon\u00eb Ungjilli i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Por ajo e kupton k\u00ebt\u00eb Ungjill t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb. Prandaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur p\u00ebr t\u00eb ruajtur balanc\u00ebn, pa kund\u00ebrv\u00ebnie dhe pa zgjedhur nj\u00ebrin dhe neglizhuar tjetrin, nd\u00ebrmjet Ungjillit t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb, ku p\u00ebrfshihet vepra pastorale p\u00ebr shp\u00ebtimin e njeriut dhe Ungjillit Social, ku p\u00ebrfshihet ushqyerja e t\u00eb varf\u00ebrve, kujdesi sh\u00ebndet\u00ebsor dhe arsimor dhe mbrojtja e t\u00eb dob\u00ebt\u00ebve, sepse t\u00eb dy aspektet jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe t\u00eb nd\u00ebrlidhur.<\/p>\n<p>Guximi i madh i Et\u00ebrve n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet shoq\u00ebrore \u00ebsht\u00eb i njohur. P\u00ebr sh\u00ebn Joan Gojartin, ofrimi i altarit nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb n\u00ebse nuk shtrihet n\u00eb ofrimin e t\u00eb varf\u00ebrve. &#8220;Doni t\u00eb nderoni Trupin e Shp\u00ebtimtarit? &#8211; pyet sh\u00ebn Joan Gojarti, duke komentuar Ungjillin sipas Mattheut. Dhe p\u00ebrgjigjet &#8211; Mos e p\u00ebrbuz at\u00eb kur \u00ebsht\u00eb i zhveshur. Mos e ndero brenda n\u00eb kish\u00eb me veshje t\u00eb m\u00ebndafshta, nd\u00ebrsa jasht\u00eb \u00ebsht\u00eb lakuriq dhe i ngrir\u00eb nga t\u00eb ftoht\u00ebt. Ai q\u00eb tha: &#8216;Ky \u00ebsht\u00eb trupi im&#8217;, dhe e b\u00ebri k\u00ebshtu me an\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb Tij, \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti q\u00eb tha: &#8216;M\u00eb pat\u00eb t\u00eb uritur dhe m\u00eb ushqyet. Gjith\u00eb sa i b\u00ebt\u00eb nj\u00ebrit prej k\u00ebtyre v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb mi m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, ma keni b\u00ebr\u00eb mua&#8217;. Nderojeni at\u00eb pra duke e ndar\u00eb pasurin\u00eb me t\u00eb varfrit. Sepse Per\u00ebndia nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr kupa t\u00eb arta por p\u00ebr shpirtra t\u00eb art\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, besoj se Zoti d\u00ebshiron q\u00eb ne t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb britm\u00ebn e t\u00eb varf\u00ebrve dhe t&#8217;i ndihmojm\u00eb ata. Me k\u00ebt\u00eb rast, fal\u00ebnderoj Komunitetin e Sant Egidios, t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, q\u00eb jo vet\u00ebm d\u00ebgjon britm\u00ebn e t\u00eb varf\u00ebrve dhe nevojtar\u00ebve, por edhe i p\u00ebrgjigjet nevoj\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs Joan Pelushi p\u00ebrfaq\u00ebsoi Kish\u00ebn Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb takimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar &#8220;Imaginer la paix&#8221; t\u00eb organizuar nga Komuniteti i Sant&#8217;Egidio-s n\u00eb Paris m\u00eb 22-24 shtator 2024. N\u00eb ligj\u00ebrat\u00ebn e tij ai zhvilloi tem\u00ebn e solidaritetit t\u00eb krishter\u00eb me t\u00eb varfrit dhe nd\u00ebrtimit t\u00eb paqes, duke iu referuar Didakis\u00eb, Sh\u00ebn Grigor Theologut, Sh\u00ebn Joan Gojartit dhe Apostull Pavlit.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs, Hir\u00ebsi Joan Pelushi mban tem\u00ebn: Solidaritet me t\u00eb varfrit dhe paqen","numri":"7 (379)","viti":"2024","muaji":"Nentor","muaji_numer":"11","dita":"","faqet":"[6, 7]","fjale_kyce":"[\"Paris\", \"Sant'Egidio\", \"Imaginer la paix\", \"Joan Pelushi\", \"Kor\u00e7\u00eb\", \"Macron\", \"Anne Hidalgo\", \"solidaritet\", \"paqe\", \"varf\u00ebri\", \"Joan Gojarti\", \"Ukrain\u00eb\", \"Gaza\"]","permbledhje":"Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs Joan Pelushi p\u00ebrfaq\u00ebsoi Kish\u00ebn Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb takimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar \"Imaginer la paix\" t\u00eb organizuar nga Komuniteti i Sant'Egidio-s n\u00eb Paris m\u00eb 22-24 shtator 2024. N\u00eb ligj\u00ebrat\u00ebn e tij ai zhvilloi tem\u00ebn e solidaritetit t\u00eb krishter\u00eb me t\u00eb varfrit dhe nd\u00ebrtimit t\u00eb paqes, duke iu referuar Didakis\u00eb, Sh\u00ebn Grigor Theologut, Sh\u00ebn Joan Gojartit dhe Apostull Pavlit.","autori":"Mitropoliti Joan Pelushi","kategoria":"Ligj\u00ebrat\u00eb \/ Nd\u00ebrkomb\u00ebtare","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[11888],"ngjallja_autori":[11889],"ngjallja_viti":[11815],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-90483","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-ligjerate-nderkombetare","ngjallja_autori-mitropoliti-joan-pelushi","ngjallja_viti-11815"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Zhvillohet takimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Paris &quot;Duke imagjinuar paqen&quot; (&quot;Imaginer la paix&quot;) - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zhvillohet-takimi-nderkombetar-ne-paris-duke-imagjinuar-paqen-imaginer-la-paix\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90483\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zhvillohet-takimi-nderkombetar-ne-paris-duke-imagjinuar-paqen-imaginer-la-paix\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zhvillohet-takimi-nderkombetar-ne-paris-duke-imagjinuar-paqen-imaginer-la-paix\/\",\"name\":\"Zhvillohet takimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Paris \\\"Duke imagjinuar paqen\\\" (\\\"Imaginer la paix\\\") - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T06:03:16+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zhvillohet-takimi-nderkombetar-ne-paris-duke-imagjinuar-paqen-imaginer-la-paix\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zhvillohet-takimi-nderkombetar-ne-paris-duke-imagjinuar-paqen-imaginer-la-paix\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zhvillohet-takimi-nderkombetar-ne-paris-duke-imagjinuar-paqen-imaginer-la-paix\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Zhvillohet takimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Paris &#8220;Duke imagjinuar paqen&#8221; (&#8220;Imaginer la paix&#8221;)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Zhvillohet takimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Paris \"Duke imagjinuar paqen\" (\"Imaginer la paix\") - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zhvillohet-takimi-nderkombetar-ne-paris-duke-imagjinuar-paqen-imaginer-la-paix\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90483","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zhvillohet-takimi-nderkombetar-ne-paris-duke-imagjinuar-paqen-imaginer-la-paix\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zhvillohet-takimi-nderkombetar-ne-paris-duke-imagjinuar-paqen-imaginer-la-paix\/","name":"Zhvillohet takimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Paris \"Duke imagjinuar paqen\" (\"Imaginer la paix\") - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T06:03:16+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zhvillohet-takimi-nderkombetar-ne-paris-duke-imagjinuar-paqen-imaginer-la-paix\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zhvillohet-takimi-nderkombetar-ne-paris-duke-imagjinuar-paqen-imaginer-la-paix\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zhvillohet-takimi-nderkombetar-ne-paris-duke-imagjinuar-paqen-imaginer-la-paix\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Zhvillohet takimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Paris &#8220;Duke imagjinuar paqen&#8221; (&#8220;Imaginer la paix&#8221;)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90483","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90483"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90483"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90483"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90483"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90483"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}