{"id":90482,"date":"2026-06-01T08:03:15","date_gmt":"2026-06-01T06:03:15","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kontributi-i-kryepiskopit-anastas-ne-ngritjen-dhe-zhvillimin-e-arsimit-parauniversitar\/"},"modified":"2026-06-01T08:03:15","modified_gmt":"2026-06-01T06:03:15","slug":"kontributi-i-kryepiskopit-anastas-ne-ngritjen-dhe-zhvillimin-e-arsimit-parauniversitar","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kontributi-i-kryepiskopit-anastas-ne-ngritjen-dhe-zhvillimin-e-arsimit-parauniversitar\/","title":{"rendered":"Kontributi i Kryepiskopit Anastas n\u00eb ngritjen dhe zhvillimin e arsimit parauniversitar"},"content":{"rendered":"<p>Kryepiskopi Anastas, q\u00eb prej mb\u00ebrritjes s\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 1991, e ka v\u00ebn\u00eb arsimin n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb tij p\u00ebr rigjall\u00ebrimin e Kish\u00ebs Orthodhokse dhe p\u00ebrparimin e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. &#8220;Pas ringritjes s\u00eb tempujve, hapi yn\u00eb i radh\u00ebs jan\u00eb shkollat,&#8221; &#8211; \u00ebsht\u00eb shprehur ai, duke n\u00ebnvizuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e arsimimit p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit. Brenda tre dekadave, me vizionin dhe bekimin e tij, jan\u00eb nd\u00ebrtuar dhe funksionojn\u00eb dhjet\u00ebra institucione arsimore, nga kopshtet dhe shkollat 9-vje\u00e7are deri te gjimnazet dhe Kolegji Universitar &#8220;Logos&#8221;.<\/p>\n<p>Ky angazhim nuk u ndal vet\u00ebm te nd\u00ebrtimi fizik i shkollave dhe kopshteve, por krijoi nj\u00eb rrjet institucionesh q\u00eb ofrojn\u00eb dije, p\u00ebrkujdesje dhe vlera, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb t\u00eb ardhme me integritet dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur frym\u00ebn e dashuris\u00eb dhe solidaritetit n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb dhe vendin ton\u00eb. Si\u00e7 thot\u00eb vet\u00eb Kryepiskopi Anastas: &#8220;Lavd\u00ebroj Zotin q\u00eb kjo \u00ebnd\u00ebrr \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb realitet.&#8221;<\/p>\n<p>M\u00ebposht\u00eb do t\u00eb lexoni nj\u00eb intervist\u00eb me drejtorin ekzekutiv t\u00eb Fondacionit &#8220;Frym\u00eb Dashurie,&#8221; z. Andi Rembeci, p\u00ebr kontributin e Kryepiskopit Anastas n\u00eb zhvillimin e arsimit p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb kontributi q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb Kryepiskopi Anastas p\u00ebr arsimin e brezave n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Fortlumturia e Tij ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme n\u00eb arsimin shqiptar. Ai erdhi n\u00eb nj\u00eb vend, ku Kisha Orthodhokse kishte mbijetuar vet\u00ebm si kujtim. Ai pa nevoj\u00ebn, por mbi t\u00eb gjitha, pa mund\u00ebsin\u00eb. Me vendosm\u00ebri, nisi t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb jo vet\u00ebm tempuj p\u00ebr shpirtin, por edhe shkolla p\u00ebr mendjen. Arsimi u b\u00eb misioni i tij, nj\u00eb udh\u00eb p\u00ebr t\u00eb ringritur jo vet\u00ebm Kish\u00ebn, por edhe nj\u00eb brez t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb rinjsh t\u00eb etur p\u00ebr dije dhe t\u00eb ardhme.<\/p>\n<p>Kontributi i tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e veprimit dhe shpres\u00ebs, q\u00eb fillon n\u00eb korrik t\u00eb vitit 1991. At\u00ebkoh\u00eb, prof. dr. Anastasi erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri si Ekzark i Patriarkan\u00ebs Ekumenike dhe u p\u00ebrball me nj\u00eb realitet t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb ishte t\u00ebr\u00ebsisht e rr\u00ebnuar p\u00ebr shkak t\u00eb persekutimit t\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb regjimit komunist. Mir\u00ebpo, zgjedhja e tij si Kryepiskop i Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri, m\u00eb 24 qershor 1992, sh\u00ebnoi fillimin e nj\u00eb periudhe rip\u00ebrt\u00ebritje dhe ringritjeje.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb sfidash, u b\u00ebn\u00eb hapa vendimtar\u00eb p\u00ebr rind\u00ebrtimin e Kish\u00ebs Orthodhokse dhe zhvillimin e saj, duke i kushtuar nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb arsimit, edukimit t\u00eb brezave t\u00eb rinj, p\u00ebrkujdesjes sociale dhe kultur\u00ebs. N\u00ebn drejtimin e Fortlumturis\u00eb s\u00eb tij, Kryepiskopit Anastas, dhe me nism\u00ebn e Grupit t\u00eb Grave Orthodhokse, m\u00eb 10 tetor 1994 u hap kopshti i par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, i cili u pasua nga hapja e dy kopshteve t\u00eb tjera n\u00eb Durr\u00ebs dhe Kor\u00e7\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht m\u00eb 5 dhjetor 1994 dhe 14 qershor 1995. N\u00eb mars 1997, u \u00e7el kopshti n\u00eb Kavaj\u00eb pran\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Nikoll\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 1998 nj\u00eb tjet\u00ebr kopsht nisi aktivitetin n\u00eb Lushnje, pran\u00eb kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit. Deri n\u00eb fund t\u00eb viteve &#8217;90, rrjeti u zgjerua edhe me kopshte n\u00eb Elbasan, Sarand\u00eb dhe Pogradec. N\u00eb vitin 2000, n\u00eb Vlor\u00eb u hap nj\u00eb tjet\u00ebr kopsht n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb dykat\u00ebshe pran\u00eb kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Theodhor\u00ebve, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2001 filloi t\u00eb funksionoj\u00eb kopshti n\u00eb P\u00ebrmet. N\u00eb vitin 2011, n\u00eb Shkod\u00ebr u hap nj\u00eb kopsht n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb q\u00eb ruan arkitektur\u00ebn tradicionale t\u00eb zon\u00ebs. Edhe Berati pati nj\u00eb kopsht q\u00eb i sh\u00ebrbeu komunitetit p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 20 vite, pran\u00eb katedrales s\u00eb Sh\u00ebn Dhimitrit. N\u00eb Gjirokast\u00ebr u \u00e7el\u00ebn dy kopshte, nj\u00eb pran\u00eb Mitropolis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb dhe nj\u00eb tjet\u00ebr pran\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Kryeengj\u00ebjve. K\u00ebshtu, u krijua nj\u00eb rrjet i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 23 kopshte, nga t\u00eb cilat sot funksionojn\u00eb 15 t\u00eb till\u00eb, n\u00eb qytete dhe ndryshme t\u00eb vendit. Me nj\u00eb p\u00ebrhapje t\u00eb till\u00eb dhe kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr ambientet, standardet dhe programet, k\u00ebto kopshte kan\u00eb mir\u00ebpritur deri sot rreth 11,600 f\u00ebmij\u00eb t\u00eb moshave 4-6 vje\u00e7. Nga k\u00ebta, 65% vijn\u00eb nga familje me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta, 2.5% nga familje me prind\u00ebr t\u00eb divorcuar, 2.7% jan\u00eb jetim\u00eb, 4.5% jetojn\u00eb me gjysh\u00ebrit p\u00ebr shkak t\u00eb emigrimit t\u00eb prind\u00ebrve, dhe 45.5% jan\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb n\u00ebnave n\u00eb pun\u00eb. Ky angazhim reflekton vlerat e solidaritetit dhe p\u00ebrkujdesjes p\u00ebr komunitetin, duke u b\u00ebr\u00eb simbol i p\u00ebrkushtimit dhe edukimit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1998, Kryepiskopi Anastas themeloi fondacionin &#8220;Fryma e Dashuris\u00eb&#8221;, i cili, n\u00ebn udh\u00ebheqjen dhe me mb\u00ebshtetjen e tij, ka luajtur nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb zhvillimin e arsimit cil\u00ebsor n\u00eb Shqip\u00ebri. Fondacioni ka krijuar nj\u00eb rrjet t\u00eb gjer\u00eb shkollash t\u00eb arsimit 9-vje\u00e7ar dhe t\u00eb mes\u00ebm, duke p\u00ebrfshir\u00eb gjithsej 6,049 nx\u00ebn\u00ebs nga viti 2002 deri n\u00eb vitin 2024. N\u00eb Tiran\u00eb, shkolla 9-vje\u00e7are &#8220;Protagonisti&#8221; \u00ebsht\u00eb hapur n\u00eb vitin 2002 dhe ka arsimuar 2,143 nx\u00ebn\u00ebs, nd\u00ebrsa gjimnazi &#8220;Protagonist\u00ebt&#8221; ka filluar n\u00eb vitin 2012, duke diplomuar 688 nx\u00ebn\u00ebs deri m\u00eb sot. N\u00eb Durr\u00ebs, shkolla 9-vje\u00e7are &#8220;Frym\u00eb Dashurie,&#8221; e hapur n\u00eb vitin 2006, ka arsimuar 618 nx\u00ebn\u00ebs, nd\u00ebrsa gjimnazi p\u00ebrkat\u00ebs, i hapur n\u00eb vitin 2015, ka regjistruar 226 nx\u00ebn\u00ebs. N\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Kolegji &#8220;Platon&#8221; i hapur n\u00eb vitin 2015, ka arsimuar 351 nx\u00ebn\u00ebs. N\u00eb Gjirokast\u00ebr, shkolla 9-vje\u00e7are dhe gjimnazi &#8220;Frym\u00eb Dashurie,&#8221; t\u00eb hapura respektivisht n\u00eb vitin 2008 dhe 2017, kan\u00eb arsimuar 718 nx\u00ebn\u00ebs dhe 155 nx\u00ebn\u00ebs secila. N\u00eb Mesopotam, shkolla profesionale dhe gjimnazi &#8220;Frym\u00eb Dashurie,&#8221; t\u00eb hapura n\u00eb vitin 2015, kan\u00eb arsimuar 351 dhe 329 nx\u00ebn\u00ebs respektivisht. N\u00eb Mesopotam, shkolla profesionale ofron 4 drejtime: Informatik\u00eb, Infermieri, Termohidraulik dhe Elektrik, t\u00eb p\u00ebrshtatura p\u00ebr nevojat e tregut t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb institucionet arsimore t\u00eb Fondacionit &#8220;Fryma e Dashuris\u00eb&#8221; sot punojn\u00eb 275 persona, duke p\u00ebrfshir\u00eb 166 m\u00ebsues t\u00eb kualifikuar, 39 edukatore dhe 70 punonj\u00ebs mb\u00ebshtet\u00ebs. Ky staf i p\u00ebrzgjedhur siguron cil\u00ebsin\u00eb dhe standardet m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb arsim dhe edukim, duke krijuar nj\u00eb mjedis t\u00eb favorsh\u00ebm p\u00ebr zhvillimin intelektual dhe shpirt\u00ebror t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve dhe f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2000, n\u00eb Tiran\u00eb dhe Gjirokast\u00ebr u themelua Instituti i Formimit Profesional &#8220;Frym\u00eb Dashurie&#8221;, n\u00ebn kujdesin e Kish\u00ebs son\u00eb dhe me iniciativ\u00ebn dhe bekimin e Kryepiskopit Anastas. Ky institucion kishte p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb ofronte arsim profesional cil\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb, duke i p\u00ebrgatitur ata p\u00ebr tregun e pun\u00ebs n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme. Gjat\u00eb funksionimit t\u00eb tij deri n\u00eb vitin 2013, Instituti ofroi programe studimi dyvje\u00e7are n\u00eb disa drejtime profesionale, p\u00ebrfshir\u00eb kuadrin menaxherial, specialist\u00eb n\u00eb llogarit\u00eb e kompjuterizuara, informatik\u00eb, specialist\u00eb n\u00eb laborator\u00ebt mjek\u00ebsor\u00eb, restaurim dhe konservim t\u00eb veprave t\u00eb artit, si dhe ikonografi bizantine. Programet m\u00ebsimore ishin t\u00eb standardeve evropiane, duke synuar krijimin e nj\u00eb brezi t\u00eb ri profesionist\u00ebsh t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr sfidat e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb funksionimit t\u00eb tij, Instituti diplomoi 1,276 student\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u integruan me sukses n\u00eb tregun e pun\u00ebs. Me ndryshimet e m\u00ebvonshme n\u00eb sistemin arsimor n\u00eb Shqip\u00ebri dhe bazuar n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn dhe suksesin e k\u00ebtij institucioni, n\u00eb vitin 2008 u themelua Fondacioni &#8220;LOGOS&#8221;. Ky fondacion ishte baza p\u00ebr krijimin e Kolegjit Universitar &#8220;LOGOS&#8221;, n\u00ebn kujdesin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Kryepiskopit Anastas, q\u00eb vazhdoi tradit\u00ebn e arsimimit cil\u00ebsor n\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb. Instituti i Formimit Profesional &#8220;Frym\u00eb Dashurie&#8221; ka luajtur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb zhvillimin e arsimit profesional n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb p\u00ebrgatitjen e t\u00eb rinjve p\u00ebr tregun e pun\u00ebs, duke qen\u00eb nj\u00eb shtyll\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb sistemin arsimor t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se ju jeni drejtor ekzekutiv i Fondacionit &#8220;Fryma e Dashuris\u00eb&#8221;, \u00e7far\u00eb ka n\u00eb fokus ky fondacion?<\/p>\n<p>Fondacioni &#8220;Fryma e Dashuris\u00eb&#8221;, themeluar n\u00eb vitin 1998 dhe udh\u00ebhequr nga Presidenti i tij, Kryepiskopi Anastas, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion thelb\u00ebsor p\u00ebr promovimin e arsimit, gjith\u00ebp\u00ebrfshirjes sociale dhe zhvillimit shpirt\u00ebror n\u00eb Shqip\u00ebri. Q\u00eb nga krijimi i tij, fondacioni ka pasur n\u00eb fokus nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sistemi arsimor t\u00eb organizuar dhe cil\u00ebsor q\u00eb reflekton p\u00ebrkushtimin e Kish\u00ebs Orthodhokse ndaj shoq\u00ebris\u00eb. Struktura organizative p\u00ebrfshin nj\u00eb bord administrimi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb organi vendimmarr\u00ebs dhe nj\u00eb zyr\u00eb qendrore q\u00eb mb\u00ebshtet dhe koordinon institucionet arsimore dhe sociale t\u00eb lidhura me Kish\u00ebn.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga aspektet kryesore t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb fondacionit \u00ebsht\u00eb rrjeti i tij arsimor, i cili, sikund\u00ebr e p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb lart, p\u00ebrb\u00ebhet sot nga 15 kopshte, 3 shkolla t\u00eb mesme 9-vje\u00e7are, 5 shkolla t\u00eb mesme dhe 1 shkoll\u00eb profesionale. T\u00eb gjitha k\u00ebto institucione jan\u00eb nd\u00ebrtuar ose rikonstruktuar n\u00eb godina moderne, t\u00eb pajisura me laborator\u00eb t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb fundit dhe ambiente q\u00eb sigurojn\u00eb nj\u00eb arsim cil\u00ebsor jo vet\u00ebm teorik, por edhe praktik. P\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur k\u00ebto shkolla, fondacioni ka angazhuar, si\u00e7 u p\u00ebrmend m\u00eb lart, 166 m\u00ebsues t\u00eb kualifikuar, 39 edukatore dhe 70 punonj\u00ebs mb\u00ebshtet\u00ebs, duke garantuar nj\u00eb mjedis profesional dhe t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj zhvillimit t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve dhe f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb nxitur pjes\u00ebmarrjen dhe p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur familjet n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi ofrohen bursat &#8220;Kryepiskopi Anastas&#8221;, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb bursa p\u00ebr ekselenc\u00eb, p\u00ebr talente t\u00eb ve\u00e7anta dhe p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebs q\u00eb vijn\u00eb nga familje me sfida ekonomike, sociale ose sh\u00ebndet\u00ebsore. Vet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb, Kryepiskopi Anastas ka dh\u00ebn\u00eb mbi 32 mij\u00eb bursa, me nj\u00eb vler\u00eb q\u00eb tejkalon 5 milion\u00eb euro, duke d\u00ebshmuar angazhimin e vazhduesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb garantuar arsimim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Fondacioni \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkujdesur edhe p\u00ebr tarifat e shkollimit, t\u00eb cilat jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat e t\u00eb p\u00ebrballueshmet n\u00eb tregun e arsimit jopublik parauniversitar, duke ruajtur dinjitetin e familjeve dhe duke garantuar p\u00ebrfshirje sociale. Edhe p\u00ebr ata q\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb k\u00ebto tarifa, p\u00ebrkujdesja e Kryepiskopit Anastas siguron qasje p\u00ebrmes bursave dhe mb\u00ebshtetjeve specifike.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 arsimit, fondacioni drejton edhe sh\u00ebrbimin &#8220;Diakonia Agapes&#8221;, nj\u00eb program social dhe humanitar i dedikuar p\u00ebr t\u00eb ndihmuar njer\u00ebzit n\u00eb nevoj\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur zhvillimin rural. Ky sh\u00ebrbim ka qen\u00eb nj\u00eb shtyll\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr p\u00ebrkujdesjen ndaj njer\u00ebzve dhe vendit n\u00eb situata t\u00eb v\u00ebshtira ekonomike dhe sociale. Nj\u00eb nga kontributet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ka qen\u00eb p\u00ebrkujdesja ndaj 33 mij\u00eb refugjat\u00ebve kosovar\u00eb gjat\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb vitit 1999.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 1994, kur nis\u00ebn b\u00ebrthamat e para arsimore dhe deri m\u00eb sot, Fondacioni ka luajtur nj\u00eb rol qendror n\u00eb p\u00ebrballimin e sfidave t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb vendit, duke mb\u00ebshtetur komunitetet dhe duke krijuar hap\u00ebsira arsimore q\u00eb kultivojn\u00eb jo vet\u00ebm dije intelektuale, por edhe vlera shpirt\u00ebrore dhe morale. Kjo qasje holistike ndaj arsimit dhe ndihm\u00ebs sociale e b\u00ebn Fondacionin nj\u00eb shembull t\u00eb sh\u00ebrbimit dhe dashuris\u00eb ndaj gjith\u00eb njer\u00ebzve, pa dallim besimi, prejardhjeje apo sfide personale. Misioni i tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi e p\u00ebrkushtimit t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse dhe Kryepiskopit Anastas p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb zhvillimin e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet e saj.<\/p>\n<p>Andi Rembeci<br \/>\nDrejtor Ekzekutiv<br \/>\nFondacioni &#8220;Fryma e Dashuris\u00eb&#8221;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb me Andi Rembecin, drejtor ekzekutiv i Fondacionit &#8220;Fryma e Dashuris\u00eb&#8221;, p\u00ebr kontributin e Kryepiskopit Anastas n\u00eb zhvillimin e arsimit parauniversitar n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb prej vitit 1991. P\u00ebrshkruan rrjetin e 15 kopshteve, shkollat 9-vje\u00e7are e t\u00eb mesme, Institutin e Formimit Profesional, bursat &#8220;Kryepiskopi Anastas&#8221; dhe sh\u00ebrbimin social Diakonia Agapes.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"7 (379)","viti":"2024","muaji":"Nentor","muaji_numer":"11","dita":"","faqet":"[4, 5]","fjale_kyce":"[\"Andi Rembeci\", \"Fondacioni Fryma e Dashuris\u00eb\", \"Kryepiskopi Anastas\", \"arsim parauniversitar\", \"kopshte\", \"shkolla\", \"Kolegji Logos\", \"bursa\", \"Diakonia Agapes\", \"Mesopotam\"]","permbledhje":"Intervist\u00eb me Andi Rembecin, drejtor ekzekutiv i Fondacionit \"Fryma e Dashuris\u00eb\", p\u00ebr kontributin e Kryepiskopit Anastas n\u00eb zhvillimin e arsimit parauniversitar n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb prej vitit 1991. P\u00ebrshkruan rrjetin e 15 kopshteve, shkollat 9-vje\u00e7are e t\u00eb mesme, Institutin e Formimit Profesional, bursat \"Kryepiskopi Anastas\" dhe sh\u00ebrbimin social Diakonia Agapes.","autori":"Andi Rembeci","kategoria":"Intervist\u00eb \/ Arsim","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[11887],"ngjallja_autori":[11576],"ngjallja_viti":[11815],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-90482","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-interviste-arsim","ngjallja_autori-andi-rembeci","ngjallja_viti-11815"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kontributi i Kryepiskopit Anastas n\u00eb ngritjen dhe zhvillimin e arsimit parauniversitar - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kontributi-i-kryepiskopit-anastas-ne-ngritjen-dhe-zhvillimin-e-arsimit-parauniversitar\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90482\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kontributi-i-kryepiskopit-anastas-ne-ngritjen-dhe-zhvillimin-e-arsimit-parauniversitar\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kontributi-i-kryepiskopit-anastas-ne-ngritjen-dhe-zhvillimin-e-arsimit-parauniversitar\/\",\"name\":\"Kontributi i Kryepiskopit Anastas n\u00eb ngritjen dhe zhvillimin e arsimit parauniversitar - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T06:03:15+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kontributi-i-kryepiskopit-anastas-ne-ngritjen-dhe-zhvillimin-e-arsimit-parauniversitar\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kontributi-i-kryepiskopit-anastas-ne-ngritjen-dhe-zhvillimin-e-arsimit-parauniversitar\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kontributi-i-kryepiskopit-anastas-ne-ngritjen-dhe-zhvillimin-e-arsimit-parauniversitar\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kontributi i Kryepiskopit Anastas n\u00eb ngritjen dhe zhvillimin e arsimit parauniversitar\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kontributi i Kryepiskopit Anastas n\u00eb ngritjen dhe zhvillimin e arsimit parauniversitar - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kontributi-i-kryepiskopit-anastas-ne-ngritjen-dhe-zhvillimin-e-arsimit-parauniversitar\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90482","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kontributi-i-kryepiskopit-anastas-ne-ngritjen-dhe-zhvillimin-e-arsimit-parauniversitar\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kontributi-i-kryepiskopit-anastas-ne-ngritjen-dhe-zhvillimin-e-arsimit-parauniversitar\/","name":"Kontributi i Kryepiskopit Anastas n\u00eb ngritjen dhe zhvillimin e arsimit parauniversitar - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T06:03:15+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kontributi-i-kryepiskopit-anastas-ne-ngritjen-dhe-zhvillimin-e-arsimit-parauniversitar\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kontributi-i-kryepiskopit-anastas-ne-ngritjen-dhe-zhvillimin-e-arsimit-parauniversitar\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kontributi-i-kryepiskopit-anastas-ne-ngritjen-dhe-zhvillimin-e-arsimit-parauniversitar\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kontributi i Kryepiskopit Anastas n\u00eb ngritjen dhe zhvillimin e arsimit parauniversitar"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90482","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90482"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90482"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90482"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90482"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90482"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}