{"id":90443,"date":"2026-06-01T08:02:31","date_gmt":"2026-06-01T06:02:31","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nje-projektligj-me-efekte-negative-per-shendetin-e-individit-femijes-familjes-dhe-shoqerise-shqiptare-ne-teresi\/"},"modified":"2026-06-01T08:02:31","modified_gmt":"2026-06-01T06:02:31","slug":"nje-projektligj-me-efekte-negative-per-shendetin-e-individit-femijes-familjes-dhe-shoqerise-shqiptare-ne-teresi","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nje-projektligj-me-efekte-negative-per-shendetin-e-individit-femijes-familjes-dhe-shoqerise-shqiptare-ne-teresi\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb projektligj me efekte negative p\u00ebr sh\u00ebndetin e individit, f\u00ebmij\u00ebs, familjes dhe shoq\u00ebris\u00eb shqiptare n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb dt. 8 maj 2024, K\u00ebshilli Nd\u00ebrfetar i Shqip\u00ebris\u00eb i d\u00ebrgoi nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur institucioneve m\u00eb t\u00eb larta shtet\u00ebrore lidhur me projektligjin &#8220;P\u00ebr sh\u00ebndetin seksual dhe riprodhues&#8221;, drejtuar Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Komisionit p\u00ebr Pun\u00ebn, \u00c7\u00ebshtjet Sociale dhe Sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, Kryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs, Ministres s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale, Avokatit t\u00eb Popullit dhe p\u00ebr dijeni, Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb t\u00eb drejtat e tij statutore, K\u00ebshilli Nd\u00ebrfetar i Shqip\u00ebris\u00eb, pasi u njoh nga mediat me projektligjin ka ngritur nj\u00eb grup pune nga pes\u00eb komunitetet fetare, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga specialist\u00eb: jurist\u00eb, sociolog\u00eb, teolog\u00eb dhe mjek\u00eb dhe punoi p\u00ebr ta shqyrtuar at\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb grup, Kisha jon\u00eb u p\u00ebrfaq\u00ebsua nga znj. Valbona Duri dhe z. Thoma \u00c7om\u00ebni.<\/p>\n<p>Pas analiz\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij grupi, n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj letre, K\u00ebshilli Nd\u00ebrfetar ngre shqet\u00ebsimin, para Kuvendit dhe Qeveris\u00eb, p\u00ebr hedhjen p\u00ebr konsultim publik t\u00eb k\u00ebtij projektligji pa u konsultuar m\u00eb her\u00ebt me grupet e interesit, p\u00ebrfshir\u00eb Komunitetet Fetare, munges\u00ebn e relacionit t\u00eb argumenteve, q\u00eb kan\u00eb shtyr\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe \u00c7\u00ebshtjeve Sociale p\u00ebr t\u00eb propozuar nj\u00eb projektligj me efekte negative p\u00ebr sh\u00ebndetin e individit, f\u00ebmij\u00ebs, familjes dhe shoq\u00ebris\u00eb shqiptare n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>Argumentet e shumta juridike, mjek\u00ebsore, etike, sociale dhe teologjike p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb themelet e q\u00ebndrimit ton\u00eb kund\u00ebr projektligjit n\u00eb form\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb paraqitur dhe nxisin rishqyrtimin e tij duke u bazuar n\u00eb:<\/p>\n<p>1. Jo sterilizimit: Moslejimin e sterilizimit si metod\u00eb kontraceptive, ve\u00e7 rasteve kur ka indikacion mjek\u00ebsor, p\u00ebrcaktuar kjo nga nj\u00eb komision i posa\u00e7\u00ebm mjek\u00ebsor dhe me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb t\u00eb rriturit.<br \/>\n2. Stimulimin e lindshm\u00ebris\u00eb, duke shtuar kujdesin dhe mb\u00ebshtetjen me m\u00eb shum\u00eb masa sociale, ekonomike, edukative, sh\u00ebndet\u00ebsore etj.<br \/>\n3. Aborti: Rritjen e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit kund\u00ebr nd\u00ebrprerjes vullnetare t\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb, ve\u00e7 rasteve kur ka tregues mjek\u00ebsor dhe \u00ebsht\u00eb e rrezikuar jeta e n\u00ebn\u00ebs, p\u00ebrcaktuar kjo nga komisioni i posa\u00e7\u00ebm mjek\u00ebsor.<br \/>\n4. Jo surrogacis\u00eb: Ndalimin plot\u00ebsisht t\u00eb m\u00ebm\u00ebsis\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuese\/surrogate n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\n5. Mbrojtjen e konceptit t\u00eb familjes me prind\u00ebr n\u00ebn\u00eb dhe baba.<br \/>\n6. Mosz\u00ebvend\u00ebsimin e lidhjes bashk\u00ebshortore me termin &#8220;femra pa partner&#8221;.<\/p>\n<p>I. ANALIZA LIGJORE DHE JURIDIKE N\u00cb LIDHJE ME ELEMENTE SPECIFIKE RISIT\u00cb PROJEKTLIGJIT T\u00cb RI<\/p>\n<p>1. Planifikimi familjar \/ sterilizimi (Neni 10).<br \/>\n2. Nd\u00ebrprerja vullnetare e shtatz\u00ebnis\u00eb (Neni 12, pika 4).<br \/>\n3. Teknikat e riprodhimit t\u00eb asistuar (Neni 15\/18\/19).<br \/>\n4. P\u00ebrdoruesit e teknikave t\u00eb riprodhimit mjek\u00ebsor t\u00eb asistuar (Neni 19).<br \/>\n5. Shtatz\u00ebnia surrogative (Neni 22).<br \/>\n6. Bir\u00ebsimi surrogativ &#8211; parashikim referues n\u00eb Kodin e Familjes p\u00ebr bir\u00ebsimin surrogativ (Neni 22, pika 6).<\/p>\n<p>Konkretisht:<br \/>\n1. Planifikimi familjar \/sterilizimi (Neni 10)<br \/>\nParashikim: Sterilizimi kirurgjikal \u00ebsht\u00eb parashikuar si metod\u00eb p\u00ebr planifikimin familjar dhe kryhet vet\u00ebm kur pacienti jep p\u00eblqimin me shkrim dhe kur plot\u00ebson kriterin mosh\u00eb t\u00eb parashikuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nen (18 vje\u00e7 p\u00ebr femrat dhe 23 p\u00ebr meshkujt, n\u00ebn k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb nevojitet leje nga Komisioni p\u00ebr Vler\u00ebsim Mjek\u00ebsor).<\/p>\n<p>Oponenc\u00eb: Sterilizimi, si metod\u00eb kontraceptive p\u00ebr t\u00eb rriturit, edhe pse parashikohet n\u00eb shumic\u00ebn e vendeve t\u00eb zhvilluara, n\u00eb kontekstin shqiptar bie ndesh me parimet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb mbrojtjes s\u00eb jet\u00ebs dhe t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, sterilizimi i t\u00eb miturit \u00ebsht\u00eb i ndaluar (p.sh. legjislacioni francez parashikon ndalimin e sterilizimit t\u00eb t\u00eb miturit. Madje, edhe sterilizimi i personave me aft\u00ebsi ndryshe vendoset me vendim gjyq\u00ebsor, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb prind\u00ebrve dhe mendimit t\u00eb komisionit rajonal sh\u00ebndet\u00ebsor).<\/p>\n<p>P\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, kjo metod\u00eb, e pashoq\u00ebruar me garancit\u00eb e duhura ligjore p\u00ebrkundrejt abuzimit, nuk krijon besueshm\u00ebri q\u00eb do t&#8217;i sh\u00ebrbej\u00eb q\u00ebllimit t\u00eb planifikimit familjar. Projektligji parashikon nj\u00eb vullnet t\u00eb individit p\u00ebr sterilizim kirurgjikal, por nd\u00ebrkoh\u00eb nuk parashikohet se si do t\u00eb shprehet ky vullnet; se si do t\u00eb mbrohet individi nga vullneti i vesuar; se si vullneti i nj\u00eb individi n\u00ebn mosh\u00ebn e caktuar t&#8217;i besohet nj\u00eb komisioni t\u00eb zakonsh\u00ebm dhe t\u00eb pap\u00ebrcaktuar n\u00eb drejtim t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve; apo edhe n\u00ebse do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb spitalit shtet\u00ebror, apo privat. Kjo e fundit krijon nj\u00eb rrezik t\u00eb shtuar n\u00eb drejtim t\u00eb abuzimit me k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb i jepet nj\u00eb individi, apo nj\u00eb klinike a spitali privat.<\/p>\n<p>Sterilizimi i detyruar, sipas praktik\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, bie ndesh me t\u00eb drejtat e parashikuara n\u00eb Konvent\u00ebn Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut.<\/p>\n<p>2. Nd\u00ebrprerja vullnetare e shtatz\u00ebnis\u00eb (Neni 12, pika 4)<br \/>\nParashikimi: Nd\u00ebrprerja vullnetare e shtatz\u00ebnis\u00eb mund t\u00eb kryhet brenda 14 jav\u00ebve t\u00eb para t\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb gruas shtatz\u00ebn\u00eb dhe duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb disa kushte t\u00eb parashikuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb nen.<\/p>\n<p>Oponenc\u00eb: N\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin ligjor jan\u00eb t\u00eb rralla shtetet q\u00eb n\u00eb legjislacioni e tyre d\u00ebnojn\u00eb nd\u00ebrprerjen vullnetare t\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb aspektin etik, moral dhe fetar ne shprehim q\u00ebndrimin ton\u00eb kund\u00ebr abortit dhe pro jet\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 rasteve kur vihet n\u00eb rrezik sh\u00ebndeti i n\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>3. Teknikat e riprodhimit t\u00eb asistuar (Neni 15\/18\/19)<\/p>\n<p>Parashikimi: Neni, 15, pika 1: &#8220;teknikat e riprodhimit t\u00eb asistuar jan\u00eb procedura q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb rregullojn\u00eb nevojat e nj\u00eb individi ose t\u00eb nj\u00eb \u00e7ifti&#8221;; pika 3: P\u00ebrdorues t\u00eb k\u00ebtyre teknikave do t\u00eb jen\u00eb \u00e7iftet heterologe t\u00eb martuara ose q\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb, si dhe gruaja pa partner.<\/p>\n<p>Neni 18, pika 6: Dhurimi i qelizave riprodhuese ose embrione<br \/>\nNumri maksimal i autorizuar p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb t\u00eb lindur n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb gjenerohen me qeliza riprodhuese t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit dhurues, si p\u00ebr dhuruesin e spermatozoideve, ashtu edhe p\u00ebr dhuruesen e vez\u00ebve, nuk duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se 5 (pes\u00eb). N\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta, mund t\u00eb b\u00ebhen p\u00ebrjashtime, kur gruaja ose \u00e7ifti k\u00ebrkon nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb dyt\u00eb ose t\u00eb tret\u00eb nga i\/e nj\u00ebjti\/nj\u00ebjta dhurues\/dhuruese.<\/p>\n<p>Neni 19, P\u00ebrdoruesit e teknikave<br \/>\n1. E drejta p\u00ebr riprodhim mjek\u00ebsor t\u00eb asistuar, p\u00ebrfshin t\u00eb drejt\u00ebn e riprodhimit p\u00ebr \u00e7iftet heteroseksuale dhe gruas pa partner.<br \/>\n4. Gruaja mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfituese apo p\u00ebrdoruese e teknikave t\u00eb rregulluara n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj pavar\u00ebsisht gjendjes s\u00eb saj civile.<\/p>\n<p>Oponenc\u00eb: Shkelje e Kodit t\u00eb Familjes, ku termi &#8220;grua pa partner&#8221; nuk parashikohet n\u00eb asnj\u00eb dispozit\u00eb t\u00eb Kodit t\u00eb Familjes. Ky term i ri mund t\u00eb shtyj\u00eb edhe fertilizimin nga nj\u00eb \u00e7ift i t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs gjini, por le vend edhe hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr trafikim qeniesh njer\u00ebzore, shkelje e Konvent\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, e drejta e jet\u00ebs dhe t\u00eb drejtat e f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjithashtu, p\u00ebrfshirja n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dispozit\u00eb, Neni 15, pika 1 e termit &#8220;individ&#8221;, si dhe e parashikimit t\u00eb &#8220;gruas p\u00ebrfituese pavar\u00ebsisht gjendjes civile&#8221; n\u00eb Nenin 19 pika 4, jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kodin e Familjes. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kod nuk p\u00ebrfshihen terma t\u00eb tilla kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn, t\u00eb drejtat q\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb at\u00eb q\u00eb nga lindja. N\u00eb Nenin 5 t\u00eb Kodit t\u00eb Familjes parashikohet shprehimisht se: &#8220;\u00c7do f\u00ebmij\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb zhvillim t\u00eb plot\u00eb dhe harmonik t\u00eb personalitetit, ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb rritet n\u00eb nj\u00eb mjedis familjar&#8230;&#8221;<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, lidhur me termin &#8220;individ&#8221; n\u00eb nenin n\u00eb pik\u00ebn 1 t\u00eb Nenit 15, ku parashikohet se teknikat e riprodhimit t\u00eb asistuar jan\u00eb procedura q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb rregullojn\u00eb nevojat e nj\u00eb individi ose t\u00eb nj\u00eb \u00e7ifti, konstatohet se n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij parashikimi tashm\u00eb shtohet edhe nj\u00eb subjekt tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 &#8220;gruas pa partner&#8221; t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendur: atij t\u00eb nj\u00eb individi t\u00eb pap\u00ebrcaktuar, duke l\u00ebn\u00eb shteg edhe p\u00ebr nj\u00eb person jo t\u00eb gjinis\u00eb fem\u00ebrore?<\/p>\n<p>4. &#8220;P\u00ebrdoruesit e teknikave t\u00eb riprodhimit mjek\u00ebsor t\u00eb asistuar&#8221;<\/p>\n<p>Parashikimi: Neni 19 parashikon n\u00eb pik\u00ebn 2: &#8220;Riprodhimi mjek\u00ebsor i asistuar, mund t\u00eb ndodh\u00eb edhe kur ka nj\u00eb marr\u00ebveshje midis nj\u00eb gruaje q\u00eb mbart mitr\u00ebn e saj dhe lind nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr nj\u00eb grua tjet\u00ebr, e cila e ka t\u00eb pamundur t\u00eb lind\u00eb f\u00ebmij\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Oponenc\u00eb: Huazimi i mitr\u00ebs \u00ebsht\u00eb i ndaluar n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb zhvilluara evropiane (Franc\u00eb, Belgjik\u00eb, Gjermani, etj.). Parashikimi i k\u00ebtij projektligji cenon respektin e trupit njer\u00ebzor, dinjitetin e gruas dhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs.<\/p>\n<p>5. Shtatz\u00ebnia surrogative (Neni 22)<br \/>\nParashikimi: &#8221; 1. Shtatz\u00ebnia surrogative b\u00ebhet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje me shkrim midis gruas q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, por q\u00eb ndodhet n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb mjek\u00ebsore, dhe gruas q\u00eb do t\u00eb bart\u00eb fetusin n\u00eb mitr\u00ebn e saj dhe do t\u00eb lind\u00eb f\u00ebmij\u00ebn p\u00ebr llogari t\u00eb s\u00eb par\u00ebs. 2. Gruaja q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb infertile ose ta ket\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shtatz\u00ebni n\u00eb trupin e saj p\u00ebr arsye anatomike, mjek\u00ebsore ose t\u00eb nj\u00eb risku t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndetin e saj, n\u00eb rast se mbetet shtatz\u00ebn\u00eb. 3. Gruaja z\u00ebvend\u00ebsuese (surrogate) nuk duhet t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb vez\u00ebt e saj p\u00ebr arritjen e shtatz\u00ebnis\u00eb. 4. N\u00ebna surrogate duhet t\u00eb jet\u00eb mbi 25 vje\u00e7 dhe t\u00eb ket\u00eb lindur t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb. 5. Procedurat dhe kushtet q\u00eb duhen plot\u00ebsuar p\u00ebr nj\u00eb shtatz\u00ebni surrogate, p\u00ebrcaktohen n\u00eb protokollin p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb miratuar me urdh\u00ebr t\u00eb ministrit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>Oponenc\u00eb: Ky nen paraqet vullnetin e propozuesve t\u00eb projektligjit p\u00ebr t&#8217;i hapur rrug\u00ebn mund\u00ebsive t\u00eb shumta t\u00eb abuzimit me femr\u00ebn dhe dinjitetin e saj, si dhe mosgarantimit t\u00eb drejtave t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs. P\u00ebrdorimi i termit &#8220;surrogative&#8221; n\u00eb vend t\u00eb &#8220;z\u00ebvend\u00ebsuese&#8221; duket i q\u00ebllimsh\u00ebm, p\u00ebr shmangien e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit t\u00eb opinionit publik p\u00ebr kuptimin dhe rreziqet q\u00eb paraqet iniciativa e ligjit. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr &#8220;shfryt\u00ebzimi i m\u00ebm\u00ebsis\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuese&#8221; \u00ebsht\u00eb konsideruar si akt Kriminal nga Parlamenti Evropian n\u00eb Direktiv\u00ebn respektive kund\u00ebr trafikimit t\u00eb qenieve njer\u00ebzore dhe mbrojtjes s\u00eb viktimave.<\/p>\n<p>6. Bir\u00ebsimi surrogativ (Neni 22, pika 6)<br \/>\nParashikimi: Pika 6 e Nenit 22 p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb parashikim referues n\u00eb Kodin e Familjes p\u00ebr bir\u00ebsimin surrogativ, Neni 261, i cili parashikon: &#8220;P\u00ebr bir\u00ebsimin surrogativ, t\u00eb parashikuar n\u00eb ligjin nr. 8876, dat\u00eb 4.4.2002 &#8220;P\u00ebr sh\u00ebndetin riprodhues&#8221;, zbatohen t\u00eb nj\u00ebjtat kritere dhe procedura p\u00ebr bir\u00ebsimin, sipas k\u00ebtij Kodi dhe legjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>Oponenc\u00eb: Dispozita referuese n\u00eb rastin konkret duhet t\u00eb kund\u00ebrshtohen me forc\u00eb pasi paqart\u00ebsia dhe mosparashikimi i shum\u00eb detajeve n\u00ebp\u00ebr nenet konkrete, p\u00ebrfshir\u00eb edhe pik\u00ebn 6 t\u00eb nenit 22 t\u00eb projektligjit, l\u00ebn\u00eb shteg p\u00ebr abuzime me bir\u00ebsimin dhe cenojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt t\u00eb drejtat dhe interesin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs.<\/p>\n<p>Disa argumente q\u00eb ky projektligj bie ndesh dhe cenon<br \/>\n1. T\u00eb drejt\u00ebn e jet\u00ebs, dinjitetit njer\u00ebzor dhe liris\u00eb.<br \/>\na. Deklarata Universale e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, nga e cila burojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kartat dhe protokollet e te drejtave t\u00eb njeriut t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb preambolo dhe n\u00eb Nenin 1,2 dhe 3 t\u00eb deklarat\u00ebs (DUDNJ).<br \/>\n2. Shkelen direktivat dhe normat e Bashkimit Europian, ku Shqip\u00ebria aderon dhe ka detyrim t&#8217;i zbatoj\u00eb.<br \/>\n3. Mbi surrogacin\u00eb (Referuar ligjit, q\u00ebndrimeve dhe argumenteve t\u00eb BE-s\u00eb).<\/p>\n<p>a. &#8220;Trafikimi njer\u00ebzor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt kriminal q\u00eb ka nj\u00eb kosto t\u00eb lart\u00eb njer\u00ebzore.&#8221; &#8211; u shpreh Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Belgjik\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr figurat q\u00eb analizoi fenomenin e surrogacis\u00eb n\u00eb aren\u00ebn evropiane.<br \/>\n4. Duke u nisur nga q\u00ebndrimet dhe qasja e BE- s\u00eb, Parlamenti Evropian e shpalli surrogacin\u00eb nj\u00eb &#8220;krim t\u00eb ri&#8221;, duke e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb Direktiv\u00ebn kund\u00ebr trafikimit t\u00eb qenieve njer\u00ebzore. M\u00eb 24 prill 2024, Parlamenti Evropian votoi unanimisht me 563 vota pro, 7 kund\u00ebr dhe 17 abstenim, duke e konsideruar surrogacin\u00eb zyrtarisht nj\u00eb form\u00eb t\u00eb trafikimit njer\u00ebzor (krim europian).<br \/>\n5. Shtetet evropiane n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e ndalojn\u00eb surrogacin\u00eb pasi konstatojn\u00eb shkeljen e dinjitetit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs dhe n\u00ebn\u00ebs surrogate. Pasojat gjenetike dhe emocionale t\u00eb surrogacis\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, prind\u00ebrit dhe brezat e ardhsh\u00ebm p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr familjen, e cila \u00ebsht\u00eb b\u00ebrthama e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb. F\u00ebmija \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb nga Zoti dhe jo nj\u00eb objekt q\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur d\u00ebshirat dhe egoizmin e t\u00eb rriturve, materializohet n\u00eb industrin\u00eb e surrogacis\u00eb.<br \/>\n6. Komercializimi i riprodhimit, ku t\u00eb pasurit mund t\u00eb blejn\u00eb f\u00ebmij\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb aspekt shqet\u00ebsues dhe p\u00ebrkeq\u00ebsues p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb. Jet\u00ebzimi i surrogacis\u00eb mund t\u00eb transformoj\u00eb konceptin e riprodhimit nga nj\u00eb eksperienc\u00eb natyrale dhe personale, n\u00eb nj\u00eb akt shitblerjeje sipas nevoj\u00ebs. &#8220;Sh\u00ebrbimet&#8221; e riprodhimit do t\u00eb blihen nga personat me kushte m\u00eb t\u00eb mira financiare.<br \/>\n7. Aspekti financiar mund t\u00eb krijoj\u00eb probleme etike dhe t\u00eb shfryt\u00ebzimit t\u00eb grave nga shtresa m\u00eb e varf\u00ebr, t\u00eb cilat mund t\u00eb detyrohen t\u00eb b\u00ebhen n\u00ebna surrogate vet\u00ebm p\u00ebr arsye financiare dhe jo me vullnetin e tyre t\u00eb lir\u00eb.<br \/>\n8. Ekzistojn\u00eb disa an\u00eb negative p\u00ebr barazin\u00eb gjinore, t\u00eb cilat sjellin pasoja negative n\u00eb situatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Praktika e surrogacis\u00eb ka shfaqur problematika p\u00ebr n\u00ebnat surrogate n\u00eb Ukrain\u00eb q\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs, d\u00ebshironin t\u00eb linin vendin por nuk lejoheshin p\u00ebr shkak se duhet ta lindnin f\u00ebmij\u00ebn n\u00eb tok\u00ebn ukrainase.<\/p>\n<p>II. ASPEKTI SH\u00cbNDET\u00cbSOR<br \/>\nAnaliza etike dhe sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb lidhje me elemente specifike risi e projektligjit t\u00eb ri<\/p>\n<p>1. Sterilizimi \/ Planifikimi familjar (Neni 10).<br \/>\n2. Nd\u00ebrprerja vullnetare e shtatz\u00ebnis\u00eb (Neni 12).<br \/>\n3. P\u00ebrdoruesit e teknikave t\u00eb riprodhimit mjek\u00ebsor t\u00eb asistuar (Neni 19)<br \/>\n4. Shtatz\u00ebnia surrogative (Neni 22) Konkretisht:<br \/>\n1. Sterilizimi \/ Planifikimi familjar\/sterilizimi (Neni 10)<br \/>\nParashikim: sterilizimi kirurgjikal \u00ebsht\u00eb parashikuar si metod\u00eb p\u00ebr planifikimin familjar dhe kryhet vet\u00ebm kur pacienti jep p\u00eblqimin me shkrim dhe kur plot\u00ebson kriterin mosh\u00eb t\u00eb parashikuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nen (18 vje\u00e7 p\u00ebr femrat dhe 23 p\u00ebr meshkujt, n\u00ebn k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb nevojitet leje nga Komisioni p\u00ebr Vler\u00ebsim Mjek\u00ebsor).<\/p>\n<p>Oponenc\u00eb: Sterilizimi, si metod\u00eb kontraceptive \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje mjek\u00ebsore q\u00eb ndikon n\u00eb trupin dhe sh\u00ebndetin e individit p\u00ebr gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs. Edhe pse mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb veprim me p\u00eblqimin e vet\u00eb personit, \u00ebsht\u00eb i pakthyesh\u00ebm dhe me pasoja p\u00ebr jet\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Leht\u00ebsimi i nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb till\u00eb bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me rastet e njer\u00ebzve t\u00eb penduar q\u00eb e aplikojn\u00eb at\u00eb, ku mbi 83 % e atyre q\u00eb kan\u00eb kryer sterilizimin pas nj\u00eb kohe kan\u00eb shfaqur pendes\u00eb dhe, akoma m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb rinj, vajza 18- vje\u00e7are ose djem 23-vje\u00e7ar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb mos ken\u00eb informacionin e mjaftuesh\u00ebm mbi pasojat dhe parikthyeshm\u00ebrin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>2. Nd\u00ebrprerja vullnetare e shtatz\u00ebnis\u00eb (Neni 12)<br \/>\nParashikimi: Nd\u00ebrprerja vullnetare e shtatz\u00ebnis\u00eb mund t\u00eb kryhet brenda 14 jav\u00ebve t\u00eb para t\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb gruas shtatz\u00ebn\u00eb dhe duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb disa kushte t\u00eb parashikuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb nen.<\/p>\n<p>Oponenc\u00eb: Bazuar n\u00eb studimet dhe hulumtimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme embrioni njer\u00ebzor q\u00eb nga java e 6-t\u00eb e gravidanc\u00ebs fillon t\u00eb zhvillohet me diferencimin e organeve jet\u00ebsore dhe formimin e shenjave t\u00eb ndryshme identifikuese, duke arritur nj\u00eb diferencim t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb jav\u00ebn 13-14 t\u00eb gravidanc\u00ebs ku, me p\u00ebrdorimin e teknologjis\u00eb dhe metodave gjenetike, mund t\u00eb arrihet t\u00eb p\u00ebrcaktohet edhe gjinia e fetusit.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb realizuar rreth 30.000 aborte n\u00eb 5 vitet e fundit, rreth 220 aborte p\u00ebr 1.000 lindje, &#8211; nj\u00eb p\u00ebrqindje tejet e lart\u00eb.<\/p>\n<p>Aktualisht sot jemi n\u00eb nivelin e lindshm\u00ebris\u00eb 1.4 f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr grua, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb niveli i mbijetes\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb minimalisht 2.1.<\/p>\n<p>Pra zgjidhja nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb stimulojm\u00eb abortin, (nj\u00eb mjet vrastar), por t\u00eb stimulojm\u00eb lindshm\u00ebrin\u00eb me m\u00eb shum\u00eb masa sociale, ekonomike, edukative, sh\u00ebndet\u00ebsore etj.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr &#8220;aborti selektiv&#8221; \u00ebsht\u00eb vras\u00ebsi m\u00eb i madh i fetusit t\u00eb seksit fem\u00ebr, pra bie ndesh direkt me t\u00eb drejtat e grave.<\/p>\n<p>Nga viti 1990 deri m\u00eb sot n\u00ebp\u00ebrmjet &#8220;abortit selektiv&#8221; t\u00eb jasht\u00ebligjsh\u00ebm &#8211; n\u00eb vendin ton\u00eb jan\u00eb vrar\u00eb 33.000 fetuse fem\u00ebrore, mbas p\u00ebrcaktimit t\u00eb seksit intrauterin. Kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb kemi nj\u00eb raport mashkull\/fem\u00ebr 112\/100 nga 105\/100 q\u00eb \u00ebsht\u00eb normaliteti i shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ligj\u00ebrimi i abortit deri n\u00eb jav\u00ebn e 14-t\u00eb:<br \/>\n\u00b7 Prek fetusin n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb formimit dhe zhvillimit si qenie njer\u00ebzore edhe nga ana biologjike.<br \/>\n\u00b7 Ligj\u00ebron abortet selektive me baz\u00eb gjinore duke i vrar\u00eb ato.<br \/>\n\u00b7 Shton koh\u00ebzgjatjen e periudh\u00ebs s\u00eb abortit, duke favorizuar incidenc\u00ebn e tij.<br \/>\nT\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb politika jo vet\u00ebm kriminale, por dhe krejt ndesh me interesat reale t\u00eb popullsis\u00eb dhe shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb.<\/p>\n<p>Sugjerimi yn\u00eb do t\u00eb ishte jo rritja e mosh\u00ebs s\u00eb lejuar t\u00eb abortit, por reduktimi i saj nga 12 jav\u00eb n\u00eb 8 jav\u00eb.<\/p>\n<p>3. P\u00ebrdoruesit e teknikave t\u00eb riprodhimit mjek\u00ebsor t\u00eb asistuar (Neni 19)<br \/>\nParashikimi: Neni 19 parashikon n\u00eb pik\u00ebn 2: &#8220;Riprodhimi mjek\u00ebsor i asistuar mund t\u00eb ndodh\u00eb edhe kur ka nj\u00eb marr\u00ebveshje midis nj\u00eb gruaje q\u00eb mbart mitr\u00ebn e saj dhe lind nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr nj\u00eb grua tjet\u00ebr, e cila e ka t\u00eb pamundur t\u00eb lind\u00eb f\u00ebmij\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Oponenc\u00eb: N\u00eb k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb, nj\u00eb grua detyrohet t\u00eb marr\u00eb me qira trupin e dikujt p\u00ebr q\u00ebllime riprodhuese, pavar\u00ebsisht nga motivet q\u00eb e nxisin at\u00eb, qoft\u00eb presioni psikologjik apo nevojat ekonomike.<\/p>\n<p>Shtatz\u00ebnia me kontrat\u00eb gestacionale k\u00ebrkon jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra injeksionesh hormonale, si dhe teste t\u00eb pak\u00ebndshme p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar bllokimin e mundsh\u00ebm n\u00eb tubat fallopiane dhe procedur\u00ebn ndonj\u00ebher\u00eb shum\u00eb t\u00eb dhimbshme t\u00eb transferimit t\u00eb embrionit.<\/p>\n<p>Kjo procedur\u00eb mund t\u00eb shoq\u00ebrohet me efekte an\u00ebsore, si d\u00ebmtim i p\u00ebrkohsh\u00ebm apo i p\u00ebrhersh\u00ebm i sh\u00ebndetit riprodhues t\u00eb gruas q\u00eb i n\u00ebnshtrohet.<\/p>\n<p>4. Shtatz\u00ebnia surrogative dhe teknikat e riprodhimit t\u00eb asistuar (Nenet 15,18,19, 22)<br \/>\nParashikimi: &#8221; 1. Shtatz\u00ebnia surrogative b\u00ebhet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje me shkrim midis gruas q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, por q\u00eb ndodhet n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb mjek\u00ebsore, dhe gruas q\u00eb do t\u00eb bart\u00eb fetusin n\u00eb mitr\u00ebn e saj dhe do t\u00eb lind\u00eb f\u00ebmij\u00ebn p\u00ebr llogari t\u00eb s\u00eb par\u00ebs. 2. Gruaja q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb infertile ose ta ket\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shtatz\u00ebni n\u00eb trupin e saj p\u00ebr arsye anatomike, mjek\u00ebsore ose t\u00eb nj\u00eb risku t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndetin e saj, n\u00eb rast se mbetet shtatz\u00ebn\u00eb. 3. Gruaja z\u00ebvend\u00ebsuese (surrogate) nuk duhet t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb vez\u00ebt e saj p\u00ebr arritjen e shtatz\u00ebnis\u00eb. 4. N\u00ebna surrogate duhet t\u00eb jet\u00eb mbi 25 vje\u00e7 dhe t\u00eb ket\u00eb lindur t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb. 5. Procedurat dhe kushtet q\u00eb duhen plot\u00ebsuar p\u00ebr nj\u00eb shtatz\u00ebni surrogate, p\u00ebrcaktohen n\u00eb protokollin p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb miratuar me urdh\u00ebr t\u00eb ministrit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>Oponenc\u00eb: Surrogatia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga procedurat mjek\u00ebsore, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr v\u00eb p\u00ebrball\u00eb dinjitetin njer\u00ebzor me paran\u00eb q\u00eb fitohet p\u00ebr shkak t\u00eb &#8220;m\u00ebditjes&#8221; s\u00eb pun\u00ebs riprodhuese t\u00eb grave.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb studime dhe hulumtime, lidhja femij\u00eb &#8211; n\u00ebn\u00eb fillon q\u00eb n\u00eb jet\u00ebn intrauterine. F\u00ebmija, q\u00eb nga muaji i 3-t\u00eb i gravidanc\u00ebs, fillon dialogun sensorial me n\u00ebn\u00ebn, duke u b\u00ebr\u00eb f\u00ebmij\u00eb i asaj n\u00ebne, pavar\u00ebsisht nga lidhja gjenetike.<\/p>\n<p>F\u00ebmija fillon t\u00eb dalloj\u00eb z\u00ebrin e n\u00ebn\u00ebs, rrahjet kardiake, ambientohet edhe me shijet ushqimore t\u00eb n\u00ebn\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet qarkullimit t\u00eb l\u00ebngut amniotik, njeh arom\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs etj.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu edhe sistemi imunitar i f\u00ebmij\u00ebs plot\u00ebsohet e pasurohet gjat\u00eb gravidanc\u00ebs nga n\u00ebna q\u00eb e mban n\u00eb uterus, duke krijuar nj\u00eb lidhje imunitare t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt q\u00eb nga muaji i 6-t\u00eb i gravidanc\u00ebs fetusi merr pjes\u00eb aktive n\u00eb jet\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs, pra midis t\u00eb dyve krijohet nj\u00eb lidhje e fort\u00eb, q\u00eb vazhdon edhe pas lindjes.<\/p>\n<p>Pika e kontaktit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs me ambientin direkt pas lindjes \u00ebsht\u00eb n\u00ebna. Prandaj f\u00ebmija i porsalindur i jepet n\u00eb krah menj\u00ebher\u00eb n\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndarja, q\u00eb k\u00ebrkohet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb k\u00ebto raste sipas propozimit ligjor, p\u00ebrve\u00e7 shum\u00eb problemeve t\u00eb tjera mjek\u00ebsore, mund t\u00eb krijoj\u00eb edhe trauma t\u00eb forta psikike e psikologjike, si t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs, ashtu dhe t\u00eb n\u00ebn\u00ebs q\u00eb e mban n\u00eb uterus.<\/p>\n<p>Pra k\u00ebtu problemet nuk jan\u00eb vet\u00ebm etike e morale, por edhe thell\u00ebsisht biologjike, mjek\u00ebsore dhe gjenetike.<\/p>\n<p>Aplikimi i k\u00ebtij ligji do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb kryesisht p\u00ebr t\u00eb kthyer vendin ton\u00eb n\u00eb nj\u00eb &#8220;ferm\u00eb&#8221; fetusesh e trafikimesh nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb riprodhimit n\u00ebn drejtimin e grupeve t\u00eb ndryshme kriminale komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Po ashtu, rrit mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr disa \u00e7ifte q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb &#8220;f\u00ebmij\u00eb dizajner&#8221; duke qen\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb paguajn\u00eb shuma t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr konceptimin e k\u00ebtyre embrioneve.<\/p>\n<p>Sugjerimi yn\u00eb do t\u00eb ishte ndalimi i plot\u00eb i surrogatis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>III. ASPEKTI SOCIAL DHE ETIK<br \/>\nN\u00eb projektligj \u00ebsht\u00eb parashikuar &#8220;fertilizimi&#8221; si nj\u00eb nga teknikat e p\u00ebrdorura p\u00ebr arritjen e nj\u00eb shtatz\u00ebnie. Lidhur me k\u00ebt\u00eb term, duam t\u00eb theksojm\u00eb q\u00ebndrimin ton\u00eb se teknikat mjek\u00ebsore q\u00eb i vijn\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb nj\u00eb \u00e7ifti bashk\u00ebshort\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb pasur mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb shtatz\u00ebnie duhet t\u00eb jen\u00eb brenda kuadrit t\u00eb konceptit f\u00ebmij\u00eb &#8211; fryt i marr\u00ebdh\u00ebnies midis gruas dhe burrit bashk\u00ebshort\u00eb midis tyre, q\u00eb krijojn\u00eb baz\u00ebn e familjes. N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim, \u00ebsht\u00eb e papranueshme parashikimi i teknikave artificiale t\u00eb krijimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs, &#8211; p\u00ebrdorimit t\u00eb dhuruesve, apo terminologjis\u00eb &#8220;partner&#8221;, &#8220;p\u00ebr nevojat e individit&#8221; &#8220;embrione njer\u00ebzore t\u00eb krijuara&#8221; t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb projektligjin n\u00eb fjal\u00eb. \u00c7do f\u00ebmij\u00eb ka t\u00eb drejt\u00ebn e tij t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb n\u00ebn\u00eb dhe baba t\u00eb njohur prej tij, e cila nuk mund t\u00eb garantohet n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb ngjizje artificiale.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjta konsiderata, quajm\u00eb t\u00eb papranueshme parashikimet e ligjit n\u00eb fjal\u00eb lidhur me krijimin e bank\u00ebs p\u00ebr ruajtjen e embrioneve, ose qelizave riprodhuese dhe institucionit p\u00ebrkat\u00ebs ruajt\u00ebs dhe asgj\u00ebsues t\u00eb tyre. Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre parashikimeve, disa njer\u00ebz prind\u00ebr\/mjek\u00eb vendosin dhe p\u00ebrcaktojn\u00eb fatin e njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb (femij\u00ebs). Natyrsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb lind pyetja &#8211; kush jemi ne, q\u00eb vendosim p\u00ebr fatin e tyre n\u00ebse do t\u00eb jetojn\u00eb, apo do t\u00eb vdesin, si do t&#8217;i p\u00ebrgjigjemi f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb rast se p\u00ebr ata vendosim t\u00eb jetojn\u00eb &#8211; kur t\u00eb marrin vesh p\u00ebr vitet e q\u00ebndruar n\u00eb frigorifer dhe mund\u00ebsin\u00eb, q\u00eb ata edhe mund t\u00eb mos kishin ardhur n\u00eb jet\u00eb?! K\u00ebto p\u00ebrpos q\u00ebndrimit fetar, krijojn\u00eb \u00e7\u00ebshtje etiko-sociale, t\u00eb cilat kan\u00eb ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb qenien e njeriut n\u00eb drejtim t\u00eb tronditjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Rreziku tjet\u00ebr i shtuar p\u00ebr sa i p\u00ebrket ligj\u00ebrimit t\u00eb bank\u00ebs s\u00eb ruajtjes s\u00eb embrioneve, apo mund\u00ebsin\u00eb e asgj\u00ebsimit t\u00eb tyre lidhet edhe me mund\u00ebsin\u00eb e abuzimit, q\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb me k\u00ebto parashikime n\u00eb drejtim t\u00eb trafikimit t\u00eb qenieve njer\u00ebzore, apo organeve.<\/p>\n<p>Perspektiva individualiste e t\u00eb drejtave<br \/>\nDuke v\u00ebrejtur qasjen e p\u00ebrdorur nga projektligji, konstatojm\u00eb se t\u00eb drejtat e p\u00ebrcaktuara aty bazohen mbi nj\u00eb interpretim individualist t\u00eb subjektivitetit, sikur njeriu t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrcaktohej plot\u00ebsisht, duke u nisur vet\u00ebm prej ekzistenc\u00ebs s\u00eb vet si subjekt individual. N\u00eb logjik\u00ebn e absolutizimit t\u00eb p\u00ebrmas\u00ebs individuale (mb\u00ebshtetur edhe nga e drejta p\u00ebr privacy, e kuptuar jo si duhet), t\u00eb drejtat q\u00eb lidhen me praktikat e ndryshme t\u00eb parashtruara aty, zhvendosen n\u00eb sfer\u00ebn private\/individuale, me pretendimin gjithashtu p\u00ebr t&#8217;i par\u00eb ato t\u00eb njohura dhe t\u00eb nxitura prej strukturave publike.<\/p>\n<p>Vijon numrin e ardhsh\u00ebm t\u00eb gazet\u00ebs<\/p>\n<p>(Argumentet e plota i gjeni edhe n\u00eb website-n e Kish\u00ebs son\u00eb)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Analiz\u00eb e detajuar e K\u00ebshillit Nd\u00ebrfetar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kund\u00ebr projektligjit &#8220;P\u00ebr sh\u00ebndetin seksual dhe riprodhues&#8221;. P\u00ebrfshin argumente juridike, mjek\u00ebsore, sociale dhe etike kund\u00ebr sterilizimit, abortit, surrogacis\u00eb dhe konceptit t\u00eb &#8220;gruas pa partner&#8221;.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"M\u00eb dt. 8 maj 2024, K\u00ebshilli Nd\u00ebrfetar i Shqip\u00ebris\u00eb i d\u00ebrgoi nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur institucioneve m\u00eb t\u00eb larta shtet\u00ebrore lidhur me projektligjin \"P\u00ebr sh\u00ebndetin seksual dhe riprodhues\"","numri":"5 (377)","viti":"2024","muaji":"Maj","muaji_numer":"5","dita":"8","faqet":"[7, 8, 9, 10]","fjale_kyce":"[\"projektligj\", \"sh\u00ebndeti seksual\", \"riprodhues\", \"K\u00ebshilli Nd\u00ebrfetar\", \"sterilizim\", \"abort\", \"surrogaci\", \"familje\", \"Valbona Duri\", \"Thoma \u00c7om\u00ebni\"]","permbledhje":"Analiz\u00eb e detajuar e K\u00ebshillit Nd\u00ebrfetar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kund\u00ebr projektligjit \"P\u00ebr sh\u00ebndetin seksual dhe riprodhues\". P\u00ebrfshin argumente juridike, mjek\u00ebsore, sociale dhe etike kund\u00ebr sterilizimit, abortit, surrogacis\u00eb dhe konceptit t\u00eb \"gruas pa partner\".","autori":"K\u00ebshilli Nd\u00ebrfetar i Shqip\u00ebris\u00eb","kategoria":"Analiz\u00eb \/ Q\u00ebndrim publik","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[11856],"ngjallja_autori":[11857],"ngjallja_viti":[11815],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-90443","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-analize-qendrim-publik","ngjallja_autori-keshilli-nderfetar-i-shqiperise","ngjallja_viti-11815","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Nj\u00eb projektligj me efekte negative p\u00ebr sh\u00ebndetin e individit, f\u00ebmij\u00ebs, familjes dhe shoq\u00ebris\u00eb shqiptare n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nje-projektligj-me-efekte-negative-per-shendetin-e-individit-femijes-familjes-dhe-shoqerise-shqiptare-ne-teresi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90443\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"21 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nje-projektligj-me-efekte-negative-per-shendetin-e-individit-femijes-familjes-dhe-shoqerise-shqiptare-ne-teresi\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nje-projektligj-me-efekte-negative-per-shendetin-e-individit-femijes-familjes-dhe-shoqerise-shqiptare-ne-teresi\/\",\"name\":\"Nj\u00eb projektligj me efekte negative p\u00ebr sh\u00ebndetin e individit, f\u00ebmij\u00ebs, familjes dhe shoq\u00ebris\u00eb shqiptare n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T06:02:31+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nje-projektligj-me-efekte-negative-per-shendetin-e-individit-femijes-familjes-dhe-shoqerise-shqiptare-ne-teresi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nje-projektligj-me-efekte-negative-per-shendetin-e-individit-femijes-familjes-dhe-shoqerise-shqiptare-ne-teresi\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nje-projektligj-me-efekte-negative-per-shendetin-e-individit-femijes-familjes-dhe-shoqerise-shqiptare-ne-teresi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nj\u00eb projektligj me efekte negative p\u00ebr sh\u00ebndetin e individit, f\u00ebmij\u00ebs, familjes dhe shoq\u00ebris\u00eb shqiptare n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nj\u00eb projektligj me efekte negative p\u00ebr sh\u00ebndetin e individit, f\u00ebmij\u00ebs, familjes dhe shoq\u00ebris\u00eb shqiptare n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nje-projektligj-me-efekte-negative-per-shendetin-e-individit-femijes-familjes-dhe-shoqerise-shqiptare-ne-teresi\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90443","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"21 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nje-projektligj-me-efekte-negative-per-shendetin-e-individit-femijes-familjes-dhe-shoqerise-shqiptare-ne-teresi\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nje-projektligj-me-efekte-negative-per-shendetin-e-individit-femijes-familjes-dhe-shoqerise-shqiptare-ne-teresi\/","name":"Nj\u00eb projektligj me efekte negative p\u00ebr sh\u00ebndetin e individit, f\u00ebmij\u00ebs, familjes dhe shoq\u00ebris\u00eb shqiptare n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T06:02:31+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nje-projektligj-me-efekte-negative-per-shendetin-e-individit-femijes-familjes-dhe-shoqerise-shqiptare-ne-teresi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nje-projektligj-me-efekte-negative-per-shendetin-e-individit-femijes-familjes-dhe-shoqerise-shqiptare-ne-teresi\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nje-projektligj-me-efekte-negative-per-shendetin-e-individit-femijes-familjes-dhe-shoqerise-shqiptare-ne-teresi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nj\u00eb projektligj me efekte negative p\u00ebr sh\u00ebndetin e individit, f\u00ebmij\u00ebs, familjes dhe shoq\u00ebris\u00eb shqiptare n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90443","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90443"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90443"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90443"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90443"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90443"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}